FK Teuta Durres

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Kategoria Superiore/ Teuta-Flamurtari 1-0
Nje gol ne minuten e pare shtese ka derguar ne qiell Teuten. Hyshmeri, futbollisti elbasanas me perlen e realizuar ne fund te ndeshjes mund te quhet pa frike heroi i ketij takimi...
 
Pe: FK Teuta Durres

Teuta – Flamurtari 1-0

Shënues: Hyshmeri 92’

Teuta: Rizvani, Sheta, Osmani, Bakiasi, Markoviç (Nika 85’), Tairi, Veliaj, Hyshmeri, Stafa, Pepa (Dosti 60’), اota. Trajner: H. Lika.

Kartonë të verdhë: Bakiasi, Hyshmeri



Flamurtari: Moçka, Abraham, Progni (Begaj 73’), Lena, Veliu, Arbri (Shtubina 75’), Rajoviç, Kuqi, Idrizaj (Dragonov 81’), Sakaj, Hysa. Trajner: E. Lutaj.

Kartonë të verdhë: Veliu, Begaj

Gjyqtarë: L. Jemini, D. Rexha, E. Barushi (Tiranë)



Rastet

14’- Veliaj në pozicion qendror godet në formë parabole, por pret pa vështirësi Moçka.

20’- Progni nga distanca në krahun e majtë të sulmit godet fort tokazi, por pret në pozicion Rizvani.

25’- Progni sërish nga e majta ka goditur rrezikshëm tokazi, por këtë herë topi i tij ka përfunduar jashtë.

38’- Progni nga e djathta kroson në qendër, ku Kuqi në hyrje të zonës durrsake godet me kokë dhe Rizvani grushton.

45’- Goditje dënimi për Flamurtarin nga e djathta e sulmit vlonjat, godet Veliu tokazi, por topi ka përfunduar jashtë.

48’- Tairi në pozicion qendror nga rreth 25 metra godet fort, por topi i tij përfundon jashtë pak centimetra larg shtyllës.

60’- Hysa ka shpërthyer nga e majta dhe ka hyrë brenda zonës, ku godet rrufeshëm dhe topi përplaset në shtyllën e majtë.

65’- Arbri kroson brenda zonës dhe atje Rizvani nuk arrin të zotërojë topin, i cili goditet menjëherë nga Lena, por Osmani shpëton portën.

72’- Goditje dënimi nga e djathta për durrsakët që ekzekutohet nga Veliaj, Sheta pranë portës godet me kokë, por Rajoviç largon topin në goditje këndi.

74’- Dosti vepron bukur në hyrje të zonës në pozicion qendror dhe godet rrufeshëm me të majtën tokazi, por topi ka përfunduar jashtë.

77’- Dosti nga e djathta pason brenda zonës për اotën, i cili vetëm dy metra larg portës nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë.

92’- Hyshmeri nga e majta në rreth 25 metra distancë ka goditur fort, duke tronditur rrjetën e portës vlonjate. 1-0 për Teutën.

93’- Dosti ka depërtuar në zonë nga e majta dhe ka goditur rrufeshëm në drejtim të portës, por Moçka grushton.



Komenti

Teuta ka fituar në ndeshjen e parë në “Niko Dovana” për këtë sezon, duke entuziazmuar mijëra tifozë durrsakë, që si asnjëherë tjetër kanë mbushur stadiumin e Durrësit, të nxitur edhe nga synimet e mëdha që ka Teuta këtë sezon. Durrsakët treguan me këtë fitore se këtë sezon janë një ekip me ambicie, që do të jetë i vështirë për t’u mundur. Tashmë Teuta ka mposhtur dy pretendentë dhe kryeson tabelën. Ndeshja ka filluar në një atmosferë festive, ku 5 mijë tifozë me fishekzjarre e kore të vazhdueshëm i japin zemër durrsakëve. Duke u nisur nga atmosfera në stadium, dukej sikur ishin kohët kur Teuta dilte kampione në sezonin 1993-1994. Pikërisht këtë atmosferë e përforcoi edhe një protagonist i asaj Teute kampione, Artan Vila, i cili shkelmoi topin në mënyrë simbolike.

Pjesa e parë ka nisur me një ritëm të ulët. Të dy ekipet kanë luajtur me shumë kujdes në mbrojtje, duke studiuar njëri-tjetrin dhe duke menduar më shumë për t’u mbrojtur e për të mos pësuar, sesa për të sulmuar. Loja ka qenë e vakët dhe pa raste shënimi për të dyja skuadrat. Teuta luan e ngjeshur në mbrojtje, ndërkohë që tenton edhe të kundërsulmojë, por pa rezultat, pasi mesfusha durrsake në këtë pjesë të parë nuk arrin të jetë e lidhur me sulmin, ku si Pepa, ashtu edhe اota mbeten krejtësisht të izoluar nga mbrojtësit vlonjatë. Flamurtari nga ana e tij luan mjaft mirë në mbrojtje, duke mos krijuar asnjë hapësirë, ndërkohë që ka organziuar sulme të shpejta, por që gjithsesi vetëm në një rast kanë rrezikuar portierin Rizvani. Megjithatë, pas minutës së 25-të, Flamurtari ka shtuar shumë presionin e tij dhe fiton terren, duke e zhvendosur lojën në gjysëmfushën e Teutës. Megjithatë, mbrojtja durrsake ka qenë në lartësinë e duhur dhe vlonjatët vetëm në minutën e 38-të kanë arritur ta vënë me të vërtetë në vështirësi Rizvanin, ndërkohë që rezultati nuk ka ndryshuar pasi mungon finalizmi. Durrsakët nga ana e tyre nuk arrijnë të organizojnë sulme të befasishme, por aksionet e tyre janë të lexueshme dhe lehtësisht të thyeshme nga mbrojtja vlonjate. Megjithatë, edhe pse ritmi i vlonjatëve ka ardhur duke u rritur dhe durrsakët janë mbrojtur mirë, rezultati nuk ka ndryshuar dhe pjesa e parë është mbyllur në barazim 0-0.

Pjesa e dytë ka pasur një ritëm më të lartë se e para dhe të dy ekipet e kanë kërkuar më me ngulm golin. Në fillim janë vlonjatët që kërkojnë me ngulm golin, madje arrijnë fare pranë tij, kur Hysa ka goditur shtyllën dhe u duk se durrsakët do të mbylleshin sërish në mbrojtje, por në të vërtetë nuk ka ndodhur kështu. Trajneri Lika kryen një zëvendësim në sulm, duke ndërruar Pepën me Dostin. ثshtë pikërisht ky i fundit që i ka dhënë një tjetër frymëmarrje sulmit durrsak, madje është Dosti protagonisti i dy rasteve për shënim, ku në njërin rrezikon vetë portën vlonjate, ndërsa në tjetrin pason për اotën, që pranë portës nuk shënon. Durrsakët në këtë mënyrë marrin frymë, sulmojnë, madje janë bërë të rrezikshëm që pas minutës së 60-të, duke e vënë disa herë në vështirësi mbrojtjen dhe portën vlonjate. Loja ka një ritëm të lartë e mjaft të kënaqshëm dhe durrsakët këmbëngulin shuë tashmë për të arritur golin, megjithatë mbrojtja vlonjate ka qenë e vështirë të çahet, pasi mbrojtësit vonjatë nuk krijojnë hapësira përballë durrsakëve, që e kanë shtuar shumë presionin dhe kanë mbyllur vlonjatët deri në fund të pjesës së dytë në gjysëmfushën e tyre. Pikërisht në fund të ndeshjes, madje në minutën e dytë shtesë, ka ardhur edhe goli i shkëlqyer i Hyshmerit, i cili me një të majtë therëse ka tronditur rrjetën, por edhe vlonjatët, duke shënuar një gol spektakolar. Kështu, Teuta ka arritur të fitojë, megjithëse me një rezultat minimal, një ndeshje shumë të vështirë. Tashmë ka 6 pikë, si asnjë skuadër tjetër.



Lika: U çliruam në pjesën e dytë dhe shënuam

“Fituam një ndeshje tepër të vështirë, madje unë përgëzoj Flamurtarin për lojën e mirë që bëri në Durrës. Kemi vuajtur në pjesën e parë, pasi ekipi nuk arriti të çlirohej dhe mosdalja në sulm na krijoi probleme, megjithëse mbrojtja ka funksionuar mjaft mirë në këtë ndeshje. Kjo erdhi edhe për meritë të kundërshtarit, që ishte vendosur shumë mirë në fushë në pjesën e parë dhe ishte tepër i mobilizuar. Në pjesën e dytë ekipi u çlirua dhe këtu ndikoi edhe zëvendësimi që bëra kur aktivizova Dostin, i cili është lojtar i talentuar që i dha frymëmarrje sulmit. Madje për këtë arsye e aktivizova, që të lidhte më mirë mesfushën me sulmin. Me kalimin e minutave krijuam raste, shtuam presionin dhe arritëm të shënojmë një gol, që na dha tri pikë të rëndësishme. Përshëndes lojtarët, por edhe tifozët që na mbështetën.”



Lutaj: Ekipi luajti shumë mirë, por ky është futbolli

“Nuk kam asnjë vërejtje për ekipin, i cili ka zhvilluar një lojë të shkëlqyer në Durrës. Humbja erdhi nga një episod i vetëm dhe djemtë dhanë maksimumin, por nuk morëm atë që dhamë, megjithëse kishim disa raste të pastra. Natyrisht nuk e meritonim humbjen, përkundrazi, meritonim fitoren, por futbolli kështu e ka. E rëndësishme është që ekipi ka luajtur një nga ndeshjet e tij më të mira.”



Të veçanta

- Topin, në mënyrë simbolike, e ka shkelmuar në fillim Artan Vila, protagonist i ekipit durrsak në vitet 1992 deri në 1999.

- Në shkallët e stadiumit ishte vendosur edhe një banderolë në kujtim të volejbollistit të Teutës që humbi jetën tragjikisht pak ditë më parë, Juxhin Guza.

- Rreth 4500 tifozë kanë ndjekur këtë ndeshje në “Niko Dovana”, nga të cilët rreth 800 kishin ardhur nga Vlora.

- Në minutën e 70 ndeshja është ndërprerë nga Jemini për pak minuta, në mënyrë që lojtarët të freskohen.
 
Pe: FK Teuta Durres

Lika: Teuta nuk kalon në eufori, shohim ndeshjet e tjera

Trajneri Hasan Lika pohon se ekipi do të qëndrojë me këmbë në tokë, pasi ndeshje të tjera të vështira e presin

“Kampionati është gjatë dhe ky është vetëm fillimi, ndaj duhet t’i bëjmë hapat një e nga një dhe të përgatisim me shumë kujdes çdo ndeshje për të realizuar objektivin, që është minimumi dalja në Europë.” Kështu shprehet trajneri i Teutës, Hasan Lika, i cili i shmanget euforisë. “Pavarësisht se kemi mundur dy nga ekipet më të mira të kampionatit, do të vazhdojmë të jemi me këmbë në tokë.

Fituam një tjetër ndeshje të vështirë dhe kryesojmë me meritë, por ky është vetëm fillimi. Në pjesën e parë nuk u shprehëm siç duhej dhe kjo ndikoi që të viheshim në vështirësi nga kundërshtari. Në pjesën e dytë loja u përmirësua, një lojë të mirë realizoi veçanërisht Dosti, që u fut në lojë si zëvendësues dhe ndryshoi ritmin e takimit.

Djemtë besuan deri në fund dhe arritëm të dalim me sukses nga kjo ndeshje. Me kalimin e minutave krijuam raste, shtuam presionin dhe arritëm të shënojmë një gol, që na dha tri pikë të rëndësishme. Megjithatë, ne jemi me këmbë në tokë, sepse kemi rrugë të gjatë për të plotësuar synimet tona. Përshëndes lojtarët, por edhe tifozët, që na mbështetën kaq shumë në këtë ndeshje,” – pohon trajneri i Teutës.

Hyshmeri Trajneri Lika, në ndeshjen e kaluar me Tiranën është parë shpesh teksa udhëzonte vazhdimisht Hyshmerin, madje ndonjëherë bëhej nervoz prej tij, si pasojë e disa pasimeve të gabuara. Edhe në ndeshjen me Flamurtarin, Lika sërish e ka udhëzuar disa herë Hyshmerin e në fund ishte pikërisht ai që shënoi.

I pyetur për këtë, Lika thotë: “Hyshmeri është një lojtar i mirë e mjaft i rëndësishëm për ekipin, por në ndeshjen me Tiranën kishte disa probleme me pasin dhe po kështu edhe në ndeshjen me Flamurtarin. I dhashë sërish udhëzime për probleme të tilla. Madje edhe në momentin e golit ai bëri të kundërtën e asaj që i thashë unë, por të paktën këtë herë bëri mirë që veproi me kokën e tij,” – tregon Lika për Hyshmerin.

Rivalët Ndeshjen e ardhshme durrsakët do të udhëtojnë në Shkodër, por më parë kanë ndeshjen e kupës dhe për Likën Vllaznia është një tjetër kundërshtar po kaq i fortë sa çdo ekip tjetër. “Në fillim na duhet të kalojmë me sukses ndeshjen e kupës dhe të fitojmë që në ndeshjen e parë në Kukës.

Më pas na duhet të punojmë me intensitet për të përgatitur një ndeshje tjetër po kaq të vështirë sa dy të parat, ndeshjen kundër Vllaznisë. Ekipi shkon në Shkodër psikologjikisht mjaft mirë pas dy fitoreve të para, por duhet të mos jemi euforikë dhe të jemi me këmbë në tokë. Vllaznia është një kundërshtar shumë i vështirë dhe ne duhet të ruajmë vazhdimësinë pozitive, ndaj ndeshja do të jetë e fortë, por shpresojmë në një rezultat pozitiv,” – thotë në fund trajneri i Teutës, Hasan Lika.
 
Pe: FK Teuta Durres

Teuta sërish racionale, mjafton një gol për të kapur kreun


Durrsakët shfrytëzojnë vetëm një rast të vetëm dhe marrin maksimalen, ndërsa ballshiotët edhe jashtë po tregojnë se janë të fortë

Teuta – Bylis 1-0

Teuta ka fituar tri pikë me vlerë në fushën e saj në “Niko Dovana” dhe është sërish në krye, por me pikë të barabarta me Tiranën. Megjithëse një fitore me vuajtje, ishte e merituar për durrsakët, që kanë këmbëngulur gjatë gjithë ndeshjes për të gjetur golin, përballë një Bylisi të rreshtuar mjaft mirë në mbrojtje. ثshtë dashur një gabim i portierit Egbo dhe talenti i sulmuesit اota që Teuta të merrte tri pikë të çmuara me durim dhe me disiplinë taktike.

Pjesa e parë Në këtë pjesë loja është zhvilluar pa shumë raste shënimi për të dyja skuadrat, megjithëse që në fillim të ndeshjes durrsakët kanë qenë më këmbëngulës. Bylisi ka menduar në këtë pjesë vetëm për mbrojtjen. Teuta gjatë gjithë pjesës së parë ka patur epërsi territoriale dhe e ka qarkulluar shumë topin me qëllim që të depërtonte në mbrojtjen ballshiote, që në të vërtetë nuk ka krijuar asnjë hapësirë.

Trajneri Shensoy e ka rreshtuar Bylisin në fushë si një formacion më shumë mbrojtës, ku ballshiotët kanë katër mbrojtës dhe dy mesfushorë. E vetmja alternativë për durrsakët kanë qenë gjuajtjet nga distanca, ku ka rrezikuar Hyshmeri, ndërkohë që اota vetëm një herë ka arritur të depërtojë në zonën ballshiote, ku Egbo ka zgjidhur situatën e vështirë përpara portës.

Pjesa e dytë Ka nisur e barabartë, ku të dy ekipet bëjnë gabime në qarkullimin e topit dhe nuk janë të qartë në sulmet e tyre, megjithatë loja mbrojtëse e të dy ekipeve ka qenë në lartësinë e duhur. Me kalimin e minutave sërish Teuta e shton presionin dhe krijon rrezikshmëri në sulmin e saj përballë Bylisit. Durrsakët i janë afruar më shumë portës se në pjesën e parë, madje krijojnë disa raste shënimi përballë Bylisit, që ndihet në vështirësi me kalimin e minutave.

Durrsakët e shtojnë presionin dhe në minutën e 71-të Pepa nga e majta ka depërtuar në zonë dhe ka harkuar një top në portë, ku Egbo grushton me vështirësi dhe topi përplaset në traversë e më pas اota pranë aksionit shtyn topin në rrjetë dhe Teuta kalon në avantazh 1-0.

Pas golit sërish durrsakët luajnë me qarkullimin e topit kryesisht në mesfushë, por mendojnë më shumë për mbrojtjen, ndërkohë që ballshiotët hidhen në sulme të vazhdueshme, por vetëm në fund të ndeshjes rrezikojnë dhe është ndërhyrja e mrekullueshme e Rizvanit që ka shpëtuar portën dhe ruajtur avantazhin. Në fund ka pasur edhe disa nota nervozizmi nga ana e ballshiotëve, por gjithçka ka përfunduar pa ndryshim të rezultatit.



Lika: Duruam dhe vuajtëm, por morëm fitoren

“Kemi fituar një ndeshje të vështirë dhe me një kundërshtar që është mbrojtur mjaft mirë dhe nuk na ka krijuar asnjë hapësirë, ndaj edhe ndeshja na është vështirësuar. Megjithatë, nëse do të kishim shfrytëzuar mirë ato raste të krijuara, mund të kishim shënuar edhe ndonjë gol tjetër.

E rëndësishme është që me durim e vuajtje arritëm një fitore tjetër të rëndësishme dhe e them me bindje se Teuta mund të fitojë ndaj cilitdo ekipi këtë sezon. Djemtë kanë luajtur mirë dhe me disiplinë taktike, gjë që jep edhe rezultatin e kërkuar. Tashmë pushimi që kemi në kampionat do të na shërbejë që të rikuperojmë edhe ndonjë lojtar të dëmtuar.”



Shensoy: Teuta nuk luan futboll, di vetëm shah

“Teuta nuk luan futboll në fushën e lojës, por luan shah dhe ka një taktikë të fortë italiane. Për pasojë ne e kishim studiuar me kujdes lojën e durrsakëve dhe iu përgjigjëm atyre taktikisht, por në një rast ndëshkuam veten. Durrsakët pikërisht këtë shfrytëzuan, rastin, dhe shënuan.

Ne kishim disa raste, por nuk arritëm të barazonim. Gjithsesi, mund të them se me futboll ne nuk humbëm, pasi bëmë më të mirën, por gabuam në një rast. Shihet qartë që Bylisi nuk është më ai i vjetshmi, kur ishte luan në fushë të tij dhe mace jashtë saj. Tashmë ne jemi kthyer në tigër jashtë fushe, gjë që e treguam në Durrës.”
 
Pe: FK Teuta Durres

Që Teuta të mos vuajë, sulmi të shënojë më shumë

“I dënueshëm gjesti i Stafës. Sa për objektivat, mund të them se ato nuk ndryshojnë: parësore është një vend në zonën UEFA”

“Jam i kënaqur deri tani nga ekipi, por pres më shumë, pasi jam i bindur që kemi mundësi.” Kështu shprehet presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, i cili ka komentuar ecurinë e deritanishme të skuadrës së tij, që ndodhet në krye të klasifikimit bashkë me Tiranën.

“Pa dyshim që jam i kënaqur nga ecuria e skuadrës në këtë fillim kampionati. Teuta, besoj janë të gjithë në një mendje me mua, ndodhet me meritë në krye të klasifikimit. Komplimentet e mia shkojnë në adresë të të gjithë faktorëve që përbëjnë Teutën, që nga stafi teknik dhe deri te lojtari më i fundit. Dua të nënvizoj faktin se trajneri Lika e vendos mjaft mirë skuadrën në fushë dhe dihet tashmë që kemi një armë të fortë, përsa i përket taktikës.

Por unë këmbëngul se kemi mundësi për më shumë, sepse, nëse do të shënosh vetëm nga një gol për ndeshje, nuk ke garanci se mund ta sigurosh fitoren. Mbetesh i frustruar deri në minutën e fundit dhe në këtë mënyrë skuadra vuan. Ndaj pres më shumë, sidomos nga sulmi, sepse po realizon pak. Nëse ky repart shënon më tepër se një gol për ndeshje, skuadra nuk vuan tërë lojës, por e administron më me qetësi rezultatin. Megjithatë, siç e thashë, në vija të përgjithshme jam i kënaqur nga skuadra, e cila ka gabuar vetëm në Shkodër.

Por futbolli kështu është: diku edhe mund të gabosh, e rëndësishme është bindja për të dhënë maksimumin dhe për ta përballuar me sukses konkurrencën shumë të fortë në këtë kampionat. Teuta ka objektiva seriozë në këtë edicion, gjë të cilën po e tregon në fushë. Mundën brenda në shtëpi Tiranën, çka dëshmon se mund të fitojmë ndaj çdo kundërshtari.

Djemtë po punojnë shumë dhe e rëndësishme është se në skuadër nuk ka eufori. Nuk ka vend për t’u vetëkënaqur në një garë kaq të fortë, ku skuadrat janë të ngjeshura me pikë dhe një gabim i vetëm të zbret disa shkallë në klasifikim. Prandaj, ndeshjet duhen marrë një nga një, duke qëndruar me këmbë në tokë. Sa për objektivat, mund të them se ato nuk ndryshojnë: parësore është një vend në zonën UEFA.”

Gjesti dhe dënimi i Stafës Tepër i ashpër ka qenë presidenti Hasanbelliu lidhur me gjestin e mbrojtësit Stafa, i cili ka pështyrë Sozën e Bylisit. Hasanbelliu shprehet se Teuta është një skuadër që ka përparësi absolute disiplinën. “Ai i Stafës është një gjest antisportiv, krejtësisht i papranueshëm për klubin e Teutës.

Jam shumë dakord me dënimin e Komisionit të Disiplinës, madje mund të shtoj se ne si klub do ta dënojmë këtë lojtar me një gjobë financiare mjaft të rëndë. Me këtë ndëshkim duam t’u tregojmë të gjithë futbollistëve të klubit tonë se nuk do të tolerojmë gjëra të tilla.

Mungesa e disiplinës dhe gjeste të tilla do të ndëshkohen maksimalisht nga klubi ynë, që i konsideron të patolerueshme veprimet që thyejnë disiplinën në ndeshje, por edhe jashtë saj.” Nga ana e tij Stafa u ka kërkuar falje tifozërisë durrsake dhe drejtuesve të klubit, duke thënë se ishte provokuar vazhdimisht nga Soza në atë ndeshje dhe se në gjaknxhetësi e sipër kishte bërë atë veprim, të cilin ia ktheu me të njëjtën monedhë edhe Soza.
 
Pe: FK Teuta Durres

Teuta me një “marsh” më tepër, rikthehet Mancaku


Fantazisti durrsak ka lënë pas dëmtimin dhe është gati për t’u aktivizuar që në ndeshjen e radhës me Apoloninë në fundjavë

“Tani jam gati për të luajtur, por edhe për të shënuar.” Kështu shprehet mesfushori sulmuesi i Teutës, Bledar Mancaku, që ka qenë gjithë këtë periudhë i dëmtuar dhe tashmë duket plotësisht i riaftësuar dhe ngadalë ka arritur edhe një formë të mirë sportive, gjë që mund të sjellë aktivizimin e tij në ndeshjen kundër Apolonisë. Kanakari i tifozërisë durrsake shprehet se ndihet i lumtur që më në fund po afron dita e aktivizimit.

“Falënderoj presidentin Hasanbelliu, drejtuesit e klubit trajnerin dhe shokët e skuadrës për mbështetjen në këtë riaftësim, por në radhë të parë dua të falënderoj tifozët që më kanë pritur kaq shumë dhe premtoj se nuk do t’i zhgënjej jo vetëm për sa i përket lojës, por edhe golave. Ndihem mjaft mirë, jam në shtëpinë time. Mendoj se sezoni i ri do të rikthejë kohët e arta të durrsakëve, pasi merkatoja ka qenë shumë e fuqishme dhe ambiciet tona janë të mëdha këtë sezon.”

Golat Teuta i ka fituar ndeshjet e saj me rezultat minimal 1-0, megjithatë, sipas Mancakut, forca sulmuese e Teutës do të vijë në rritje dhe për pasojë edhe golat do të shtohen. “Te skuadra ka disa lojtarë që njohin mirë portën, kjo është pozitive, sepse sa më shumë lojtarë të shënojnë, aq më e fortë bëhet skuadra.

Jam i bindur që ne do të shënojmë më tepër gola në ndeshjet e ardhshme, sepse edhe sulmi po forcohet, por edhe konkurrenca është e fortë, gjë që shton ambiciet për të realizuar fitore të thella me gola. Personalisht synoj të shënoj sa më shumë gola për Teutën time dhe do të jap maksimumin për një fanellë që ka qenë gjithnjë e dashur për mua.”

Apolonia Ndonëse Teuta ka ruajtur një pjesë të mirë të ekipit të sezonit të kaluar, skuadra e këtij viti, sipas Mancakut, ka diçka më shumë që bën të jetë më e fortë, teksa në fund thotë: “Këtë sezon Teuta ka diçka më shumë krahasuar me sezonin e kaluar, pasi grupi është më i konsoliduar dhe është përforcuar me disa lojtarë me përvojë që i japin siguri Teutës në lojë.

Unë mendoj se ne i kemi mundësitë për të vazhduar më këto rezultate dhe në takimet vijuese. Po e përgatisim me seriozitet takimin me Apoloninë, kështu që do të punojmë për ta përballuar me sukses dhe këtë sfidë. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, pasi luajmë përballë një ekipi të fortë, por ne synojmë t’i ndalim në fushën e tyre.”
 
Pe: FK Teuta Durres

Teuta e Durrësit, e drejtuar nga Hasan Lika, ka vijuar ritin e saj edhe në javën e gjashtë të kampionatit, duke “pickuar” kundërshtarin e radhës, duke shënuar vetëm një gol, por duke marrë ato më të rëndësishmet në futboll, 3 pikët. Këto të radhës, marrë në Fier, i kanë dhënë kreun e renditjes së superligës skuadrës bregdetare, që tashmë i sheh të tjerët nga lart, në kuotën e 12 pikëve. Një gol i realizuar nga Sheta me penallti u ka mjaftuar “djemve të detit” në transfertën fierake, ku kanë mundur minimalisht Apoloninë vendase. Një 90-minutësh përgjithësisht i ekuilibruar, por ku diferencën e ka bërë një penallti, e kthyer në
 
Pe: FK Teuta Durres

Sheta: Le të flasin ç’të duan, Teuta kryeson


Kapiteni i durrsakëve, Arjan Sheta, ka shënuar golin e fitores në Fier dhe ia dedikon djalit të tij, Deanit

“Ne e merituam fitoren, pasi luajtëm më mirë se kundërshtari dhe mbajmë me meritë kreun të vetëm.” Kështu shprehet mbrojtësi dhe njëkohësisht kapiteni i durrsakëve, Arjan Sheta, i cili vulosi edhe fatin e ndeshjes në Fier, ku ka shënuar golin që i dha tri pikë Teutës nga 11-metërshi. Sheta shprehet i emocionuar për momentin që goditi penalltinë, teksa thotë: “ثshtë kënaqësi kur Teuta fiton dhe sigurisht që është kënaqësi e veçantë për mua kur vulosa fatin e ndeshjes me golin tim të parë këtë sezon.

E ndjeja përgjegjësinë dhe emocionin kur gjuajta atë 11-metërsh jo thjesht se ky gol mund të vendoste ndeshjen, pasi në ndeshje delikate edhe një gol mund të përcaktojë fitoren, por më shumë përgjegjësi ndjeva për faktin se një kapiten në momente të tilla duhet të tregojë gjakftohtësi dhe të mos gabojë. Në momentet kyçe shfaqet edhe kapiteni, ndaj jam i kënaqur që shënova.

Ne i kemi të përcaktuar lojtarët që godasin goditje standarde dhe penalltitë trajneri m’i ka caktuar mua t’i godas. Pas golit bëra edhe gjestin tim të zakonshëm, duke treguar se çdo gol që shënoj ia dedikoj djalit tim, Dean. Me këtë rast dua të falënderoj edhe tifozerinë durrsake, që na ka mbështetur në maksimum në këtë ndeshje të vështirë.”

Synimet Në lidhje me komentet se Teuta është pragmatiste dhe fiton ngushtë, por ende nuk bind për pretendente, Sheta shprehet: “Ne nuk e kemi filluar kampionatin, duke thënë që jemi pretendentë për titull. Ne kemi hyrë me objektiv për të qenë ndër më të mirët dhe ndër më të mirët po e tregojmë që jemi. Natyrisht, edhe pse objektivin e kemi për zonën europiane, kjo nuk do të thotë që të mos synojmë titullin, pavarësisht nëse shumë njerëz nuk besojnë te kjo gjë.

Rëndësi ka që të besojmë dhe, përderisa ne kemi besim se mund të fitojmë ndaj cilitdo ekipi, mund të synojmë edhe më lart se zona europiane, por gjithsesi, tani është akoma fillimi dhe, pavarësisht se çfarë komentesh bëhen poshtë e lart, ne i ruhemi euforisë dhe ecim me këmbë në tokë.

I marrim ndeshjet një e nga një, sepse të gjithë janë kundërshtarë të vështirë, madje tani e tutje do të jenë akoma më shumë, kështu që mjafton të vazhdojmë në këtë mënyrë, duke fituar dhe pak rëndësi ka se fitojmë minimalisht apo me diferencë golash. Ne na duhen pikët dhe pikët i marrim me meritë, duke treguar që jemi një skuadër kompakte dhe me forcë grupi.”



4 Herë ka regjistruar fitoren 1-0 ekipi durrsak në 5 javë kampionat, duke u renditur kështu i pari me 12 pikë me 4 fitore të ngushta



1 Gol për ndeshje ka regjistruar Teuta në 5 javë, duke shënuar 5 gola, ku vetëm ai i اotës në Shkodër nuk ka pasur vlerë, pasi është sfumuar nga 3 golat e Vllaznisë
 
Pe: FK Teuta Durres

Neser Luhet

Teuta – Skënderbeu ora17:00
 
Pe: FK Teuta Durres

Teuta – Skënderbeu 0-0
 
Pe: FK Teuta Durres

Dosti: Më mungon vetëm goli te Teuta


I riu Albi Dosti është paraqitur mirë në ndeshjet e fundit, duke marrë vlerësimet e trajnerit dhe të specialistëve

“Kam punuar shumë derisa fitova rolin e titullarit dhe deri tani mendoj se kam lënë gjurmët e mia në ndeshjet ku jam aktivizuar, por në të ardhmen do të kërkoj golin.” Kështu shprehet mesfushori me tipare sulmuese i Teutës, Albi Dosti, i cili ka qenë më i miri në fushën e lojës në ndeshjen kundër Skënderbeut, duke marrë edhe komplimentet e trajnerit Lika. Sipas Dostit, nuk mjafton më vetëm loja e mirë, por duhet patjetër goli. “Më vjen keq që nuk fituam kundër Skënderbeut, pasi zhvilluam një lojë mjaft të mirë. Krijuam raste, por nuk arritëm të finalizojmë.

Po luaj mirë, por nuk mjafton, pasi unë kërkoj golin, sidomos në këto momente kur kemi probleme në finalizimin e aksioneve, ndaj në ndeshjet e ardhshme do të kërkoj golin, të cilit po i afrohem shumë në çdo ndeshje,” – thekson i riu Dosti. Trajneri Hasan Lika e nënvizon lojën e Dostit si zhvillim pozitiv në radhët e Teutës, duke e vendosur Dostin në pozicionin e vlerave që i takon. “ثshtë një futbollist i nevojshëm për Teutën dhe po shfaq dukshëm aftësitë dhe talentin e tij, ashtu sikundër punon edhe në stërvitje. Edhe në ndeshjen e fundit Dosti plotësoi më së miri misionin që i caktuam,” – pohon Lika.

Objektivat Në lidhje me komentet se Teuta është pragmatiste dhe fiton ngushtë, por ende nuk bind për pretendente, Dosti shprehet: “Ne nuk e kemi filluar kampionatin duke thënë që jemi pretendentë për titull. Ne kemi hyrë me objektiv për të qenë ndër më të mirët dhe ndër më të mirët po e tregojmë që jemi. Natyrisht, edhe pse objektivin e kemi për zonën europiane, kjo nuk do të thotë që të mos synojmë titullin, pavarësisht nëse shumë njerëz nuk besojnë te kjo gjë.

Rëndësi ka që të besojmë ne dhe përderisa ne kemi besim se mund të fitojmë ndaj cilitdo ekipi, mund të synojmë edhe më lart. Gjithsesi, tani është akoma fillimi dhe, pavarësisht se çfarë komentesh bëhen poshtë e lart, ne i ruhemi euforisë dhe ecim me këmbë në tokë. I marrim ndeshjet një nga një, sepse të gjithë janë kundërshtarë të vështirë, madje tani e tutje do të jenë akoma më shumë, kështu që mjafton të vazhdojmë në këtë mënyrë, duke fituar dhe pak rëndësi ka se fitojmë minimalisht apo me diferencë golash. Ne na duhen pikët dhe pikët i marrim me meritë, duke treguar që jemi një skuadër kompakte dhe me forcë grupi.”
 
Pe: FK Teuta Durres

اota: S’duhet ta lëshojmë kurrsesi kreun


Sulmuesi i Teutës pohon se duhet ruajtur ritmi, aq më shumë që ndaj Tomorit luhet në fushë asnjanëse

“Duhet të mbajmë ritmin dhe të ruajmë kryesimin.” kështu shprehet sulmuesi i Teutës, Mirel اota, i cili shprehet se humbja në kupë nuk do të ndikojë në ndeshjen e ardhshme kundër Tomorit, ku durrsakët synojnë një rezultat pozitiv. “Ndeshja e kupës ka tjetër specifikë, megjithatë ne humbëm jo vetëm pse nuk ishim në një ditë të mirë, por kishim shumë mungesa.

Në ndeshjen e radhës në kampionat do të jemi më të kompletuar dhe kemi vetëm synimin, që të ruajmë kreun, por për këtë duhen tri pikë. Të fitosh kundër një ekipi të vështirë si Tomori, nuk do të jetë e lehtë, por ne duhet ta bëjmë, në radhë të parë për pikët, por edhe për të zhbllokuar sulmin, sepse kemi tri ndeshje në kupë e kampionat që nuk shënojmë. Ndaj duhet të bëjmë patjetër gola kundër Tomorit, në mënyrë që të zhbllokohemi dhe të marrim tri pikët.”

Kompaktësia اota mendon se ndeshja kundër skuadrës së Tomorit është një provë e vërtetë për skuadrën e tij, teksa thotë: “Jam i kënaqur që nga java në javë loja ime po vjen duke u përmirësuar. Këtë sezon gjithçka është ndryshe në skuadrën tonë, vërtetë grupi i lojtarëve nuk ka shumë ndryshime nga viti i kaluar, por skuadra ka mentalitet tjetër. Përgatitja gjatë javës është mjaft e mirë dhe të gjithë hyjmë në fushë me besimin për të qenë fitues.

Fatmirësisht kemi qenë rezultativ gjatë këtyre javëve, por e rëndësishme është mos mbetemi në këto nivele, por të përmirësohemi edhe më shumë. Teuta ka qenë gjithnjë një skuadër grupi dhe falë kompaktësisë, ka arritur të jetë rezultative në ndeshjet e para. Ndaj ne shpresojmë të jemi po aq të konsoliduar edhe në trasfertën e ardhshme.

اdo ekipi i pëlqen të jetë në krye ndaj dhe dëshirojmë të vazhdojmë me këtë ritëm. Por këtë do e realizojmë kur vijmë duke u rritur javë pas jave, duke fituar dhe jashtë fushës sonë. Kemi qenë të suksesshëm në dy ndeshje të luajtura jashtë fushës tonë, ndaj duhet ta provojmë ta bëjmë përsëri këtë”.
 
Pe: FK Teuta Durres

Hyshmeri: Kam të tjerë gola me peshë për Teutën


Autori i dy golave për durrsakët, Renato Hyshmeri, pohon se më shumë rëndësi ka që ekipi është në krye

“Jam i lumtur që kam shënuar gola me peshë për Teutën dhe po kështu do të vazhdoj edhe në të ardhmen.” Kështu shprehet mesfushori i Teutës, Renato Hyshmeri, i cili përveçse është një nga lojtarët më të mirë të Teutës, ka shënuar një tjetër gol të rëndësishëm. Hyshmeri u ka dhënë fitoren durrsakëve në ndeshjen kundër Flamurtarit me një goditje nga distanca, ndërkohë që edhe kundër Tomorrit ka lëshuar një tjetër “predhë” që tronditi beratasit. “Jam i lumtur që kam shënuar dy gola të bukur dhe me peshë për ekipin.

Nuk ndalem këtu, por do të vazhdoj me gola të tjerë që kam dëshirë të kenë po këtë peshë edhe në të ardhmen. ثshtë e vërtetë që kam shënuar që të dy golat nga larg dhe më pëlqen goditja nga distanca në dinamikën e aksionit sulmues. Golin tim ia dedikoj stafit drejtues dhe të gjithë shokëve të ekipit, pasi me të vërtetë kam gjetur një ambient tepër të ngrohtë e miqësor në Durrës, madje me këtë rast përshëndes edhe tifozët durrsakë, që më kanë përkrahur vazhdimisht,” – vijon mesfushori elbasanas.

Vijëmësia Hyshmeri beson se ekipi mund të ruajë vazhdimësinë pozitive dhe në takimet e ardhshme, teksa thotë: “Kemi një grup të konsoliduar dhe që është mjaft i uritur për rezultate pozitive. Jemi shumë të kënaqur që kemi nisur mbarë, por kemi shumë rrugë për të bërë deri në fund. Skuadra është përforcuar me shumë lojtarë, duke krijuar një grup të kompletuar në të gjitha repartet.

Tashmë të gjithë dëshirojmë që ky grup të funksionojë sa më mirë, ashtu siç ka ndodhur deri tani dhe Teuta të jetë mes skuadrave më të forta të sezonit. Deri tani besojmë dhe e treguam që jemi të fortë, por duhet të ruajmë këtë vazhdimësi pozitive dhe të mbajmë kreun dhe shpresojmë të mbetemi në krye,” – thotë në fund mesfushori i Teutës, Renato Hyshmeri.
 
Pe: FK Teuta Durres

TEUTA -DINAMO 2-0

Teuta fiton 2-0 me Dinamon dhe ruan kreun. Durrsakët kanë nisur t’i rrisin parametrat e tyre, pasi shënojnë nga dy gola për takim. Dinamovitët mbeten sërish në “frigorifer” duke qenë të fundit me -1 pikë. Gjithsesi duhet theksuar se edhe në këtë takim është vërejtuar një dashakeqësi e gjykimve ndaj bluve.
 
Pe: FK Teuta Durres

Teuta udhëheq e superligën, vetëm një gabim i saj

Përjashto ndeshjen me Vllazninë në Shkodër, durrsakët janë treguar racionalë dhe pragmatistë, duke marrë thuajse pikët e plota

Durrsakët e filluan kampionatin e 73-të me një fitore të papritur, duke mundur në kryeqytet Tiranën. Teuta ishte renditur e 8-ta sezonin e kaluar, ndërsa Tirana e 5-ta, me vetëm 2 pikë dhe 2 gola diference më shumë. Java e parë nxorri 6 ekipe kryesuese me pikë të barabarta, u arrit vetëm një barazim. Nga fitueset vetëm Teuta ishte udhëtuese. Durrsakët e filluan sezonin në vendin e 570-të me koeficent 883. Një gol i vetëm dhe fillon ngjitja durrsake, 6 vende me lart dhe 30 pikë.

Java e 2-të ishte derbi “detar”. Mjaftoi një gol ndaj Flamurtarit, që Teuta të vazhdonte me pike të plota, pasi kishte kaluar dy gjigandë. “Kuotizacioni” durrsak shkoi në 932 pikë. Një javë më vonë durrsakët ngecin në “Loro Boriçin”. Për durrsakët “shënojnë” autogol shkodranët, që i “bombardojnë” bregdetarët 3 herë. Të dy ekipet, së bashku me Tiranën dhe Flamurtarin “takohen” te kuota e 6 pikëve, duke ndjekur Bylisin.

Teuta kthehet në “Niko Dovana” për të pritur për të tretën javë radhazi një skuadër me pozicion kryesues. Përsëritet “refreni” durrsak, shënojnë vetëm një gol, por miqtë nga Ballshi nuk mundën ta bënin një gjë të tillë. Përtej Durrësit mësohet se Tirana mund Flamurtarin dhe Vllaznia del pa pikë nga Kruja… Pas 360 minutash Tirana dhe Teuta kryesojnë të vetme. Nga ana e tyre durrsakët shtojnë 10 pikë, por nuk lëvizin nga vendi i 558-të.

Javën e 5-të. Teuta udhëton drejt Fierit, që kishte mundur në kryeqytet Kamzën! Apolonia ndiqte dyshen kryesuese me dy pikë, së bashku me ballshiotët. Takim rivalësh! Por dhe tiranasit udhëtonin drejt Shkodrës. Ndeshja e pestë radhazi me gol të vetëm nga durrsakët, fitorja e 4-t… 24 herë kampionët ishin ndarë “miqësisht” me shkodranët në shifrat 2-2, duke lënë nga një “dyshe” rrugës. Teuta kryesuese e vetme.

Ka kuotën më lartë në “EuroIndex” në dy vitet e fundit me 955 pikë. Më 23 shtator, udhëheqësja e vetme e Superligës priste kampionët e Shqipërisë. Skënderbeu vetëm kishte barazuar 0-0 me Kamzën. Po me këtë rezultat përfundon dhe Teuta-Skënderbeu. Durrsakët ruajnë udhëheqjen e K73K, por u janë afruar me një pikë më pak, Kastrioti dhe Flamurtari.

Java e 7-të dhe e 8-të kanë qenë javë të lehta për formacionin e Hasan Likës. Dy vajtje-ardhje me dy skuadrat e fundit të kampionatit kalojnë me fitore 2-0 në Berat dhe në Durrës me Dinamon e vendit të 14-të!

Për të sfiduar Shkumbinin në Peqin, durrsakët kanë kohë 2 javë. Një fitore e Teutës mund të bëjë të arrihet indeksi “1000” për herë të parë pas dhjetorit 2008! Formulat e përdorura nga “EuroIndex” i jep vetëm 26 % shanse Teutës për të fituar. Shkumbinit i është llogaritur shansi i fitores në kuotën 47%. Prandaj fitorja durrsake do t’u japë atyre shumë pike nga “EuroIndex”.

Pra, Teuta ka patur një short shumë të fortë. Këtij fakti i shtohet edhe raporti rezultateve në fushën pritëse apo udhëtuese. Durrsakët kanë luajtur barazisht nga 4 ndeshje brenda apo jashtë. 10 pikë në Durrës dhe 9 pikë jashtë, duke kryesuar renditjen me 19 pikë. Ndiqet nga Tirana me dy pike më pak, që ka marrë 7 pikë në 3 ndeshje.
 
Pe: FK Teuta Durres

Lika: Teuta ka grup kompakt dhe vlerëson njësoj të gjithë ekipet


Trajneri Hasan Lika është i kënaqur me paraqitjen e deritanishme, por nuk përmend titullin, ai mbetet te synimi i kapjes së Europës

“Rezultatet e deritanishme lidhen me përgatitjen serioze të çdo ndeshjeje, sepse ne i marrim ndeshjet një e nga një, nuk na intereson fare emri i kundërshtarit, pasi që të gjitha ekipet janë njësoj të vështirë dhe ekipi mobilizohet njësoj.” Ky është çelësi i suksesit të deritanishëm i durrsakëve, sipas trajnerit Hasan Lika. Teuta tashmë nuk fiton më ngushtë 1-0, por fiton bindshëm me lojëra të mira dhe ajo që është më e rëndësishme, nuk pëson gol.

Trajneri Hasan Lika është i kënaqur me atë çfarë ka shprehur skuadra e tij, duke komplimentuar lojtarët për vlerësimin që i kanë bërë çdo ndeshjeje. Teuta e kishte vlerësuar shumë ndeshjen me Dinamon, pasi ishte shansi më i mirë për t’u shkëputur nga Tirana. “E kishim vlerësuar Dinamon, pavarësisht nga problemet që ka pasur ky ekip. Në pjesën e parë patëm vështirësi, sepse Dinamo nuk na la shumë hapësira, duke luajtur e ngjeshur në mbrojtje.

Në pjesën e dytë e zgjidhëm ndeshjen shpejt, falë një loje të mirë. Ajo që dua të them është se ne u impenjuam maksimalisht, nuk ka asnjë ndeshje të lehtë dhe morëm një fitore të merituar në një takim që e kontrolluam plotësisht. Jemi në rrugë të mbarë dhe na duhet të ruajmë këtë vazhdimësi për të bërë realitet objektivat tona,” – thekson Lika.

Synimet “Teuta po funksionon shumë mirë si skuadër dhe ky është një element mjaft i rëndësishëm për të shkuar drejt suksesit. Por jemi të vetëdijshëm se na duhet të punojmë dhe më shumë, pasi ndeshjet vijnë duke u bërë gjithnjë e më të vështira dhe kundërshtarët do të na vlerësojnë më tepër.

Jemi të kënaqur për ecurinë e deritanishme, por na duhet vazhdimësia e këtyre rezultateve. Duhet të vlerësojmë ndeshjet javë pas jave me të njëjtin seriozitet që kemi treguar në takimet e mëparshme.

Synimi ynë është të fitojmë mundësinë e përfaqësimit në Kupat e Europës. Nëse aftësitë tona, shansi dhe mundësia na afrojnë të tjera synime, sigurisht që kjo do të mbetet meritë e ekipit dhe e punës tonë të vazhdueshme e të palodhur. Kështu besojmë se do të vazhdojmë edhe në ndeshjet e ardhshme,” – thotë ndër të tjera trajneri i Teutës, Hasan Lika.

Teuta ka fituar titullin kampion më 1994, por nëse ky sezon do t’u japë durrsakëve titullin e dytë apo jo durrsakëve, Lika shprehet: “ثshtë akoma herët për ta diskutuar këtë. Siç e thashë, Europa mbetet objektivi ynë dhe deri tani jemi brenda objektivit.”



Edhe Teuta kërkon një ndeshje miqësore

Pas dy ditësh pushim, durrsakët kanë rinisur stërvitjen në aneksin e stadiumit “Niko Dovana”. Edhe pse me një mot të paqëndrueshëm, Teuta e ka zhvilluar normalisht stërvitjen dhe duke përfituar edhe nga kjo ndërprerje e kampionatit, durrsakët mund të luajnë në fundjavë edhe një miqësore, por ende nuk është përcaktuar emri i kundërshtarit. Trajneri Lika i ka pasur të gjithë lojtarët në dispozicion në këtë fillim të përgatitjeve për ndeshjen e javës së ardhshme, ku durrsakët kanë një transfertë të vështirë në Peqin.
 
Pe: FK Teuta Durres

Stafa: ثshtë më e vështirë të mbash kreun


Mbrojtësi i Teutës shprehet se duhet patjetër një rezultat pozitiv në Peqin, për të mbajtur vendin e parë

“Të arrish vendin e parë është e vështirë, por ta mbash atë do të jetë akoma më e vështirë, megjithatë, ne duhet ta realizojmë këtë gjë.” Kështu shprehet mbrojtësi i Teutës, Shaqir Stafa. Ky lojtar është i rëndësishëm te Teuta, teksa falë shpejtësisë së tij, i jep më shumë ritëm krahut të djathtë të mbrojtjes, duke qenë gjithashtu edhe një ndihmë më shumë për sulmin.

Ndërsa po përgatitet ndeshja e ardhshme në Peqin, atmosfera është entuziaste dhe besohet te një tjetër rezultat pozitiv. Mbrojtësi Stafa ka besim se skuadra e tij do të jetë në krye të renditjes edhe në vazhdim: “Nëse arrijmë një tjetër rezultat pozitiv, do të jemi sërish në krye të renditjes. Por për të arritur këtë, nuk do të jetë aspak e lehtë, sepse dihet që kundërshtari është mjaft i fortë në fushën e tij. Megjithatë, ekipi ynë edhe në trasfertë ka treguar forcën e tij ashtu si në Durrës, ndaj ne kemi meritë në mbajtjen e vendit të parë.”

Suksesi “Për ne ajo që ka më shumë rëndësi është të përqendrohemi maksimalisht për ndeshjen e radhës, pasi lënia e pikëve do të jetë ndëshkuese. Nëse vitin e kaluar kishim një skuadër simpatike dhe me shumë lojtarë të rinj, këtë sezon jemi një grup më solid.

Lojtarët e rinj tashmë kanë më shumë përvojë, por dhe përforcimet janë përshtatur mjaft mirë me ekipin dhe i gjithë suksesi ynë në këto javë ka ardhur nga kompaktësia e grupit,” – thotë Stafa. Idhulli i tij është Dani Alves dhe në çdo ndeshje të Teutës tifozët mbajnë përherë në duar banderola që krahasojnë Stafën me lojtarin e madh. “Nuk dua t’i zhgënjej këta tifozë dhe dua të kontribuoj në fitoret e Teutës,” – pohon në fund Shaqir Stafa.
 
Pe: FK Teuta Durres

Rizvani si Shehi, 450 minuta pa pësuar gol


Janë të dy portierë durrsakë dhe të dy në pesë ndeshjet e fundit nuk pësojnë gol, portieri i Teutës premton vijëmësinë

“Do të jetë ndeshje nga më të vështirat në Peqin, por ne shkojmë atje për të ruajtur kryesimin.” Kështu shprehet portieri dhe një nga pikat më të forta të Teutës, Bledion Rizvani, i cili vijon: “E kemi nisur në mënyrën më të mirë kampionatin dhe një fillim i mbarë është gjysma e punës. Për më tepër, kemi kaluar disa nga skuadrat pretendente.

Por ajo që ka më shumë rëndësi është të vijojmë me këto rezultate edhe në javët e ardhshme, sidomos në Peqin, ku do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe ku ne shkojmë për tri pikë për të mbajtur kryesimin.” Rizvani mbetet nga pikët më të forta të Teutës. Veç cilësive të veta, ai ka shansin e madh që në favor ruajtjes së portës është një mbrojtje solide, ku nuk ka hapësira. Porta durrsake në pesë ndeshjet e fundit, pra për 450 minuta, nuk është prekur asnjëherë.

Përgjegjësia “Veçanërisht vihem në pozita pune kur ekipi shënon në portën kundërshtare dhe kur fitorja sigurohet vetëm nëpërmjet paprekshmërisë së portës. Fitoret e ngushta të Teutës, përjashto ato me Tomorin dhe Dinamon, më kanë bërë që të ndiej peshën e madhe të përgjegjësisë në mbrojtjen e kuadratit të portës.

Veç kësaj, më duhet që gjatë gjithë kohës të orientoj mbrojtjen dhe mesfushën në pozicionet që duhet të zënë për evitimin e rrezikut të kundërshtarit,” – thotë Rizvani. Në tetë ndeshjet e zhvilluara deri tani, durrsakët kanë shënuar 9 gola dhe janë goditur me vetëm tri rrjeta.

Rizvani kujton që të tre këto gola i ka pësuar në vetëm një takim, madje brenda 30 minutave. Mbetet që për 690 minuta, porta e Teutës të ketë ruajtur paprekshmërinë. Rizvani vazhdon të jetë modest, teksa nuk kërkon që këta tregues t’ia atribuojë vetëm vetes së tij.
 
Pe: FK Teuta Durres

Hyshmeri: Shkumbini? Thjesht të mbajmë ritmin tonë


Mesfushori elbasanas kërkon të luhet ashtu si në transfertat e tjera, pavarësisht se ekipi kundërshtar në fushën e tij është i fortë

“Nëse luajmë në Peqin, ashtu siç kemi luajtur edhe ndeshjet e tjera në transfertë, jam i bindur që nuk ndalemi.” Kështu shprehet mesfushori i Teutës, Renato Hyshmeri, i cili komenton sfidën e fundjavës me Shkumbinin. Durrsakët do të luajnë një transfertë të vështirë në Peqin ndaj Shkumbinit. Kjo sfidë do të jetë një test i vështirë për ekipin kryesues.

Por Hyshmeri beson se, nëse durrsakët do të luajnë si në ndeshjet e fundit jashtë Durrësit, mund të dalin me sukses dhe nga fusha e Peqinit: “Jemi të ndërgjegjshëm që nuk ka asnjë ndeshje të lehtë, ndaj do ta kemi të vështirë edhe këtë javë ndaj Shkumbinit. Por nëse luajmë si ndeshjet e fundit që kemi realizuar jashtë Durrësit, mund të marrim një rezultat pozitiv dhe në këtë takim,” – thotë Hyshmeri, i cili thekson se ndihet mjaft mirë te Teuta dhe është meritë e të gjithë ekipit vlerësimi që ai ka marrë:

“Ndihem mirë te Teuta dhe është meritë e të gjithë ekipit që më vlerësuan si futbollistin më të mirë për muajin tetor. Për mendimin tim, këtë vlerësim mund t’i takonte edhe portierit Rizvani, i cili nuk pëson gol që nga java e katërt e kampionatit apo katërshes së mbrojtjes, që nuk lejon të depërtojë asgjë në prapavijë, apo Veliajt që organizon dhe shënon dhe me radhë اotës, Dostit, Tairit, Pepës etj.”

Serioziteti Loja kolektive, shkrirja e cilësive të individit në funksion të grupit, është vlera më e madhe e kësaj Teuta, e cila kurrsesi nuk mendon se kjo është gjithçka e arritur. Dhe brenda vlerës së përgjithshme, çmohen edhe meritat individuale të Hyshmerit, i cili befason për vizionin e tij për ecurinë e Teutës. Ai nuk ka dëshirë të japë opsione afatgjata të Teutës, kur ndeshja me Shkumbinin është në prag, teksa vë në dukje:

“Teuta vlerëson çdo kundërshtar të radhës dhe i trajton ata njëlloj. Nëse i ndan ndeshjet në të lehta dhe të vështira, nuk bën gjë tjetër, veçse nënvleftëson garën, shtrin sipërfaqen e euforisë dhe vetëkënaqësisë, duke dëmtuar veten. Jemi në krye të kampionatit, pasi kemi treguar vazhdimësi në lojë dhe rezultate.

Nga java në javë jemi rritur më shumë në lojën tonë, duke fituar në mënyrë bindëse në takimet e fundit ndaj Tomorit dhe Dinamos. Pavarësisht se kryesojmë të vetëm kampionatin, të gjithë jemi me “këmbë në tokë”, duke qenë të vetëdijshëm që asnjë ndeshje nuk duhet nënvlerësuar, nëse duam të jemi në të njëjtat pozita.”

Konkurrenca Lëvizshmëria e lindur, driblimet plot finesë dhe teknikë, gjuajtjet e forta dhe të menjëhershme janë disa nga tiparet e Renato Hyshmerit, që siç po zhvillohen ngjarjet, është nga blerjet më pikante të Teutës. Natyrisht, vlerat e prezantuara nga Hyshmeri janë kushtëzuar edhe nga ecuria spektakolare e Teutës.

Ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare për Teutën, si në ndeshjet e kampionatit, por edhe të Kupës së Shqipërisë. Durrsakët synojnë të jenë rezultativë dhe në ndeshjen e ardhshme, duke nisur që nga ajo e fundjavës ndaj Shkumbinit. Sipas mesfushorit në fjalë, rendimenti i skuadrës është rritur dhe për shkak konkurrencës që ka në çdo pozicion, duke i nxitur lojtarët të bëjnë më të mirën gjatë javës.

“Asnjë lojtar nuk e ka të sigurt vendin në formacion, ndaj kjo na nxit të punojmë sa më shumë gjatë javës për të bindur trajnerin për të qenë në fushë nga minuta e parë,” – thotë në fund mesfushori i Teutës, Renato Hyshmeri.
 
Pe: FK Teuta Durres

Dosti: Ndaj Shkumbinit, me autoritetin e kryesuesit të garës


Mesfushori durrsak Albi Dosti përmend vështirësinë e ndeshjes, por të tilla tashmë janë të gjitha sfidat, aq më tepër në Peqin

“Për ne nuk ka asnjë ndehsje të lehtë, si brenda, ashtu edhe jashtë fushës sonë, pasi të gjitha ekipet tashmë mobilizohen në maksimum, sepse luajnë kundër kryesuesit.” Kështu shprehet mesfushori i Teutës, Albi Dosti, i cili është tashmë një nga pikat e forta të mesfushës durrsake, madje ai është “produkt” i ekipeve zinxhirë të Teutës, që tashmë luan si titullar. Sipas Dostit, pas aktivizimit të mirë me U-21, ai i është kthyer stërvitjes, ku i gjithë ekipi është i mobilizuar që të mos e lëshojë kreun në Peqin.

Dosti i përgjigjet kështu deklaratave nga kampi peqinas, që shprehen se durrsakët do të lënë kreun në këtë ndeshje: “Luajtëm mirë me ekipin e Shpresës, ku unë bëj maksimumin për të paraqitur sa më mirë ngjyrat durrsake dhe them se ja kam arritur. Tashmë vëmendjen e kam në Peqin, ku dua jo vetëm të luaj mirë, por pse jo, të mos tentoj edhe një gol.

Padyshim që peqinasit luajnë në fushën e tyre dhe do të kërkojnë maksimumin, por ne kemi besim që nuk e humbasim kreun në këtë ndeshje. Teuta ka treguar se është një ekip që nuk pëson gola, renditet me meritë në krye dhe është ekip që është vështirë ta mundësh. Ndaj nuk është kaq e thjeshtë që Teuta të humbasë kreun, qoftë edhe në një fushë të vështirë si Peqini. Ne kemi besim të jashtëzakonshëm se do të ruajmë kryesimin dhe do të marrim një rezultat pozitiv në këtë ndeshje, edhe pse luajmë në transfertë.”

Në të vërtetë statistikat u japin të drejtë durrsakëve, pasi të gjitha transfertat, me përjashtim të asaj të Vllaznisë, i kanë fituar, duke treguar një disiplinë taktike në fushën e lojës, gjë që do ta shfaqin edhe në Peqin. “Forca e grupit dhe disiplina taktike në fushë janë armët tona kryesore. Natyrisht në një ndeshje të vështirë si kjo, ne duhet të zbatojmë pikë për pikë detyrat taktike, në mënyrë që të dalim sërish të pathyeshëm edhe nga kjo transfertë.

Tashmë të gjitha ndeshjet tona janë mjaft të vështira, sepse çdo ekip mobilizohet në maksimum, sepse ka përballë ekipin kryesues. Por ne nuk trembemi nga askush. Do të vazhdojmë të luajmë me këmbë në tokë dhe duke vijuar rrugën tonë, që këtë sezon jam i bindur që do të na japë një sukses të madh,” – vijon Dosti. Në lidhje me komentet se Teuta është prgamatiste dhe fiton ngushtë, por ende nuk bind për pretendente, Dosti në fund do të thoshte:

“Ne nuk e kemi filluar kampionatin duke thënë që jemi pretendentë për titull. Ne kemi hyrë me objektiv për të qenë ndër më të mirët dhe ndër më të mirët po e tregojmë që jemi. Natyrisht, edhe pse objektivin e kemi për zonën europiane, kjo nuk do të thotë që të mos synojmë titullin, pavarësisht nëse shumë njerëz nuk besojnë te kjo gjë.

Rëndësi ka që të besojmë ne dhe përderisa ne kemi besim se mund të fitojmë ndaj cilitdo ekipi, mund të synojmë edhe më lart. Pavarësisht se çfarë komentesh bëhen poshtë e lart, ne i ruhemi euforisë dhe ecim me këmbë në tokë. I marrim ndeshjet një e nga një, sepse të gjithë janë kundërshtarë të vështirë, madje tani e tutje do të jenë akoma më shumë, kështu që mjafton të vazhdojmë në këtë mënyrë duke fituar dhe pak rëndësi ka se fitojmë minimalisht apo me diferencë golash.”



Hyshmeri, mungesa e deklaruar e durrsakëve

Teuta ka zhvilluar dje një seancë stërvitore në “Niko Dovana”, madje trajneri Lika ka ndarë ekipin në dy grupe, duke zhvilluar një ndeshje kontrolli për të parë gjendjen e ekipit përpara ndeshjes së vështirë në Peqin. Teuta do të ketë një mungesë të rëndësishme në këtë ndeshje, pasi mesfushori Hyshmeri ka pësuar një dëmtim në kockë në pjesën e poshtme të këmbës dhe do ta ketë të pamundur të luajë në një nga transfertat më të vështira të durrsakëve.
 
Pe: FK Teuta Durres

Hasan Lika: Teuta po tregon në çdo ndeshje karakter dhe grintë


Trajneri i ekipit durrsak qëndron me “këmbë në tokë”, duke vlerësuar çdo ndeshje, pavarësisht se cili kundërshtar është përballë

“Edhe këtë ndeshje e fituam me vështirësi, por pikërisht te vështirësia qëndron me sa duket edhe merita, sepse të kalosh vështirësitë dhe të fitosh, është meritë, pasi ekipi tregon forcë, grintë dhe karakter, duke funksionuar si një grup harmonik, gjë që e ndihmon ta zgjidhë çdo ndeshje, sado e vështirë qoftë.” Kështu shprehet trajneri i Teutës, Hasan Lika, i cili komenton fitoren e fundit të durrsakëve në Durrës: “Ishte një ndeshje, ku edhe pse ne luajtëm më mirë se kundërshtari, kishim vështirësi, sepse Laçi jo vetëm u mbrojt mirë, por edhe rrezikoi me kundërsulme.

Megjithatë, djemtë treguan shpirt gare, zbatuan detyrat taktike dhe e zgjidhën ndeshjen. Natyrisht, kemi edhe të meta dhe ndeshje të tilla shërbejnë për të parë të edhe metat tona, që duhet t’i riparojmë. Problem mbetet ende mungesa e shënimit të golave nga sulmi, por nga ana tjetër kemi një favor më shumë, mendoj, kur shikon që në ekipin tonë janë disa lojtarë që shënojnë gola dhe kjo është merita jonë.

Rëndësi ka që ekipi vazhdon ecurinë pozitive dhe kryeson me meritë kampionatin.” Megjithëse hapësira mediatike për Teutës kryesuese të kampionatit vazhdon të jetë e kufizuar, trajneri Lika nuk shqetësohet, pasi, sipas tij, puna vazhdon, kur thotë:

“Ne vazhdojmë punën tonë duke i marrë ndeshjet një e nga një dhe fakti që flitet jo sa duhet për Teutën, nga njëra anë na nxit më shumë që të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë, që t’i bindim të gjithë, edhe mediat, por edhe të gjithë ata që ende nuk besojnë te ne. Por, siç e thashë, ne vazhdojmë të punojmë, sepse në të vërtetë ndeshjet nuk fitohen në media, por në fushën e lojës dhe pikërisht në këtë fushë ne duhet të tregojmë se dimë vetëm të fitojmë.”

Titulli Trajneri Lika komenton ecurinë e deritanishme të durrsakëve, duke shtuar se ndeshjet e mbetura të fazës së parë do të jenë edhe më të vështira, teksa thotë: “Për Teutën që në verë u fol për një tjetër kurs nga ai i mëparshmi: nga ekip emergjence, të kthehej në konkurrues dhe sfidues. Kemi thënë se u luajtën 14 ndeshje miqësore, e paparë ndonjëherë. Ky ishte një lloj kolaudimi dhe parapërgatitje për ballafaqimet e ardhshme.

Testimi i parë serioz u dha që në javën e parë, kur erdhën në Durrës fitues ndaj Tiranës pretendente. Megjithatë, gjithnjë kemi theksuar se kërkojmë Europën. Ne vazhdojmë të punojmë me modesti dhe thjeshtësi dhe të shprehim mirë atë që dimë ta bëjmë. Futbollistët nuk i kemi ngarkuar me peshën e rëndë të fitimit të titullit kampion, por të veprimeve të sakta të të shprehurit të futbollit profesionist. Jam i mendimit se tani është vështirësia jonë më e madhe.

Ekipet për mbijetesë apo për karrierë prezantimi, nuk janë më pak “të hidhura” se sa ato që konsiderohen të forta. Për Teutën, ndeshjet e mbetura të fazës së parë janë një malore shumë e forta, për kalimin e së cilës do të përdorim të njëjtin vullnet dhe kurajo për ta kaluar, siç kemi vepruar deri tani. ثshtë ende herët për të folur për titull. Ne jemi më se të bindur që Teutës nuk ka për t’ia falur kush, por do ta kërkojë nëpërmjet aftësive dhe përgatitjes së futbollistëve të saj.”
 
Pe: FK Teuta Durres

Hasanbelliu e pranon: Po, tani mund të ëndërrojmë edhe titullin


Pas 11 javëve, më në fund presidenti i Teutës del hapur se ekipi është i aftë për të fituar kampionatin dhe prandaj kërkon përqendrim

“Ecuria është mjaft e mirë dhe kjo na jep të drejtë të ëndërrojmë edhe për titullin.” Kështu shprehet presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, i cili gjithsesi shton se objektivi i durrsakëve nuk ndryshon, por është ai që Teuta të renditet në vendin e parë, të dytë ose të tretë.

Gjithsesi, Teuta dëshmoi edhe një herë tjetër se është pretendentja kryesore për titullin kampion, të cilin skuadra durrsake, pjesëmarrëse qysh nga kampionati i parë, e ka fituar vetëm një herë, në sezonin 1993-1994, kur në pankinë ishte Haxhi Ballgjini, ndërsa skuadra përbëhej nga emra të tillë, si Shtama, Kapllani, Abazi, Xhakoni, Brahohi, Bushi, Zalla, Xhai, Vila, Dobi, Begeja etj.

Hasanbelliu e ka shprehur se Teuta është me këmbë në tokë dhe i merr ndeshjet një nga një, por kur bëhet fjalë për titullin, presidenti i qetë, por më me eksperiencë se të gjithë në superiore, thotë: “Ecuria është mjaft e mirë dhe kjo na jep të drejtë të ëndërrojmë edhe për titullin. Pa dyshim, tashmë e kemi vërtetuar në fushën e lojës se jemi pretendentë realë për titullin, por do të vazhdojmë t’i marrim ndeshjet një nga e një, pa eufori dhe me këmbë në tokë.

Teuta po tregon se po i jep tonin këtij kampionati dhe të gjithë treguesit e bëjnë ekipin durrsak pretendent, por jo me deklarata, por me atë çfarë tregon në fushën e lojës, ku ekipi luan mjaft mirë dhe po i fiton ndeshjet si brenda, ashtu edhe jashtë fushës. Ndaj tashmë, duke parë gjendjen e ekipit, kërkojmë maksimumin, por siç e thashë, qëllimi ynë mbetet vendi i parë, i dytë apo i tretë. Teuta po ndërtohet për të qenë në elitë dhe më duket se kjo gjë po ndodh.

Synimi ynë më i afërt është kampionë të dimrit dhe më pas do të mendojmë të afrojmë si përforcim lojtarë cilësorë kryesisht sulmues, që mund të jenë dy apo tre të tillë. Edhe në merkaton e janarit do të marrim dy apo tre futbollistë dhe të gjithë do të jenë sulmues, sepse na duhet të përforcojmë me urgjencë sulmin, në mënyrë që të jemi edhe më shumë agresivë. Kampionati me kaq shumë rivalitet është i gjatë dhe shumë i vështirë, ndaj na duhet të përforcohemi në janar nisur nga pretendimet tona gjithnjë në rritje. Megjithatë, tashmë vëmendja jonë është te ndeshja e radhës.”

Statistikat Pas javës së 11-të, Teuta vazhdon të kryesojë kategorinë superiore. Të dhënat mbi këtë ecuri janë vërtet mbresëlënëse, ku durrsakët shënojnë gola, marrin pikë dhe ruajnë vendin e parë. Rizvani pëson pesë gola në 990 minuta lojë, e barabartë me një gol në 198 minuta. 28 pikët e grumbulluara, me përjashtim të barazimit të bardhë me Skëndrbeun, kanë ardhur nëpërmjet 14 golave të shënuar.

Si kurrë ndonjëherë, Teuta grumbullon 15 pikë në transfertë, më shumë se të gjitha ekipet, duke bindur në shifra këtë ecuri galopante të saj. Teuta nuk ka pësuar asnjë gol në “Niko Dovana” dhe në përgjithësi Teuta është bërë e frikshme.



“Drejtuesit e klubeve të organizojnë ndeshjet, jo t’i prishin”

“Dhuna në Laç ishte mjaft e rëndë dhe padyshim duhen marrë masat më të rrepta të mundshme për ta ndëshkuar këtë dhunë, sepse në rast se nuk ndëshkohet sa duhet, atëherë dhuna përsëritet. Pa dyshim ishte e trishtueshme të shohësh një ndeshje futbolli që kthehet në “luftë” dhe kjo duhej evituar, por meqenëse nuk u arrit të evitohej, të paktën duhet ndëshkuar rreptësisht,” – ka deklarua numri një i Teutës. Edhe në Kamzë lojtarët durrsakë kanë dëgjuar thuajse gjatë gjithë ndeshjes kore ofenduese dhe sharje pa fund.

Në lidhje me këtë lloj presioni, Hasanbelliu u bën thirrje drejtuesve të klubeve të marrin masa më të mira në organizimin e ndeshjeve: “Duhet kuptuar që ne nuk shkojmë për luftë në transfertë, por shkojmë për të luajtur futboll, që është sport dhe si i tillë nënkupton paqe.

Më vjen keq kur gjejmë në stadiumet ku shkojmë ambiente armiqësore, gjë që nuk ka kuptim kur bëhet fjalë për futboll. Edhe në Kamzë pati një presion ofendues të vazhdueshëm ndaj lojtarëve tanë, çka nuk e ndihmon sportin. Nisur nga kjo, por sidomos edhe ajo që ndodhi në Laç, u bëj thirrje drejtuesve të klubeve që të marrin masa më të mira për organizimin e ndeshjeve.”
 
Pe: FK Teuta Durres

Tairi: Le të vënë “baste”, Teuta nuk ndalet as në Pogradec


Mesfushori Flamur Tairi e di që rivalët mezi presin që durrsakët të gabojnë, por nuk do t’ua plotësojnë dëshirën edhe këtë javë

“Nuk duhet të ndalemi, por ta mbyllim me fitore të tjera këtë vit.” Kështu shprehet një nga lojtarët më me grintë të durrsakëve, mesfushori Flamur Tairi, i cili komenton duelet e Teutës në transfertën e Pogradecit, si dhe objektivat e durrsakëve. Tairi i përgjigjet edhe Likës, “basti” i të cilit është se Teuta humbet dhe Tirana afrohet. Sipas Tairit, ka kohë që shumë njerëz presin që Teuta të humbasë por ajo vetëm fiton, ashtu siç do të bëjë edhe në Pogradec.

“Janë shumë “baste” si ai i Likës që janë humbur deri tani, pasi shumë njerëz kanë pasur shpesh mosbesim tek ekipi ynë dhe presin çdo javë që Teuta të humbasë, por në fakt ne fitojmë dhe hapin fals e bëjnë ata që presin që ne të humbin. Edhe këtë herë besoj se do të jetë e njëjta gjë, rivalët tanë presin që në të humbasim, ndërkohë që kam bindjen se do të vazhdojmë të ruajmë diferencën me vendin e dytë.

Nga ana tjetër, do të doja që ata që presin humbjen e Teutës, të shpresojnë të mos bëjnë ndonjë hap tjetër fals, sepse diferenca shkon nga 5 në 8 pikë. Tashmë kanë mbetur dhe dy ndeshje në raundin e dytë të kupës, të cilat jemi të detyruar t’i kalojmë me sukses, për të shpresuar në kualifikimin e mëtejshëm, ndonëse jo gjithçka varet nga këmbët tona. Por për të besuar, duhet fitojmë ndeshjet tona, që mos dalim më herët nga ç’pritet nga lufta për fitimin e Kupës së Shqipërisë,” – ka theksuar Tairi.

Transfertat Ndryshe nga kupa, ndeshjet e kampionatit kanë pasur një ecuri pothuajse perfekte për bregdetarët, që kanë fituar nëntë nga ndeshjet e luajtura në 11 javë të kampionatit. “Fitoret e njëpasnjëshme kanë krijuar më shumë besim te të gjithë dhe ne tashmë zbresin në fushë shumë të motivuar dhe më një vetëbesim më të madh, që na jep mundësinë për t’u paraqitur shumë mirë në fushën e lojës.

Shpresojmë ta mbyllim me të njëjtin ritëm vitin për të qenë sa më pranë objektivave sezonalë,” – ka vijuar Tairi, sipas të cilit durrsakët do të bëjnë të pamundurën për të mos u ndalur në rrugën e tyre, teksa shprehet: “Ne do të bëjmë ç’është e mundur që Teuta të mos të ndalet. Kemi humbur vetëm një ndeshje në fushë të huaj në javën e tretë dhe kemi barazuar në të gjashtën. Gjithçka tjetër është tripikëshe.

Pesë ndeshjet e fundit janë të gjitha fitore, pa bërë dallim jashtë apo brenda fushës tonë. Por tashmë sfidat tona rriten ndjeshëm dhe qëndresa e ekipeve ndaj nesh vjen në rritje. Teuta është kthyer në pikë ku duan ta godasin të gjithë, pasi ky marshim i dëmton ato me humbje pikësh. Shpresojmë shumë të mos ndalemi.” Tairi, ashtu si të gjithë durrsakët e tjerë, shprehet se Teuta është brenda objektivave, por ëndërron për një trofe, kur thotë: “Objektivat që na janë bërë të njohura është të renditemi nga vendi i parë deri tek i treti dhe Teuta këtë po bën.

ثshtë renditur në vendin e parë, por deri tek i treti ne jemi brenda asaj që kërkojmë në këtë kampionat. Kërkojmë zonën europiane të konkurrimit. Qëllimi kryesor është të mos përsëritej gjendja kritike e sezonit të kaluar, kur u luftua deri në javën e fundit për mbijetesën në kategorinë superiore. Tani është krejt e qartë. Kjo gjë nuk ndodh më, të paktën për këtë periudhë që po flasim.

Nëse bëhet një analizë e këtyre 11 javëve, unë gjykoj se faktet janë të mjaftueshme për ta trajtuar si favorite Teutën tonë në fitimin e kampionatit. Treguesit janë absolutisht më të mirë nga të gjitha ekipet. Veçanërisht i pazakontë është numri i fitoreve në tërësi dhe në fushë të huaj në veçanti. Ky është një mentalitet prej kampioni.”
 
Pe: FK Teuta Durres

Hasanbelliu: Presidenti i Pogradecit nuk merr vesh nga futbolli


Numri një i klubit durrsak pohon se gjyqtari Jorgji e mbajti korrekt takimin, ndërsa deklaratat e kryebashkiakut Shkëmbi nxitën dhunën

“Teuta fitoi me meritë dhe të gjithë panë që ne luajtëm shumë më mirë se kundërshtari. Edhe gjykimi ishte korrekt.” Kështu shprehet presidenti i Teutës, Edmond Hasabelliu, i cili ka reaguar pas deklaratave nga kampi pogradecar, duke shprehur keqardhjen për të tilla prononcime, që sipas tij, nuk bëjnë gjë tjetër, veçse nxisin dhunën në shkallët e stadiumeve. “Ndeshjen e panë të gjithë, njerëz të zakonshëm e specialistë, dhe të gjithë panë që Teuta fitoi me meritë dhe nuk i vodhi asgjë askujt.

Ekipi ynë luajti shumë më mirë se kundërshtari dhe e meritoi fitoren. Sa për pretendimet e Pogradecit, ato duken qartë se nuk qëndrojnë. Më vjen keq për deklaratat e Artan Shkëmbit, sepse unë kam respekt për të si njeri dhe si kryetar bashkie, pasi është një administrator mjaft i mirë për qytetin e Pogradecit.

Po nëse e bën mirë punën e kryebashkiakut, nga ana tjetër duket se nuk merr vesh nga futbolli, ndaj është mirë që të mos bëjë deklarata të tilla, të cilat ndezin gjakun e tifozërisë dhe çojnë në ato fenomene që u vunë re edhe në Pogradec. Për mendimin tim, tifozët janë të pafajshëm, pasi dhuna shkaktohet nga VIP-at, pasi janë pikërisht këta të fundit që me veprime apo me deklarata nxisin dhunën, sepse tifozët shikojnë se çfarë bëjnë drejtuesit dhe kalojnë në akte të shëmtuara, si ato që pamë edhe në Pogradec.

Për mendimin tim, duket qartë që ai arbitër ka gjykuar me korrektesë, madje na takon ne si klub të shkojmë tani në spital e ta falënderojmë që e mbajti ndeshjen drejt. Madje, duke pasur parasysh fusha të tilla, mund të thuhet që arbitri duhet përshëndetur që pati guximin të gjykonte korrekt dhe ishte korrektesa e tij që u shpërblye me dhunë.

Mua më bëri përshtypje edhe diçka tjetër, pasi përpara ndeshjes, kur bisedonim me Shkëmbin, ai e kontestonte shumë arbitrin e katërt, madje unë i thashë se si ka mundësi që konteston arbitrin e katërt, kur të gjithë kontestojnë kryesorin. Pas ndeshjes ai e harroi arbitrin e katërt dhe iu kthye kryesorit, por më vjen keq që dëgjova deklarata të tilla nga drejtuesit e Pogradecit. Teuta fitoi me meritë, ashtu siç ka fituar çdo ndeshje tjetër deri tani,” – ka theksuar presidenti i Teutës.

Ecuria Hasanbelliu komenton gjithashtu titullin kampion dimri, duke u shprehur se është mjaft i kënaqur nga skuadra, teksa thotë: “Jam i kënaqur nga ekipi, sepse ka pasur një ecuri të shkëlqyer, duke i marrë ndeshjet një nga një dhe duke fituar me karakter e grintë, ashtu siç ndodhi edhe në ndeshjen e fundit. Trajneri Lika ka bërë një punë të shkëlqyer me djemtë, duke i bërë një grup kompakt dhe në punën e tij ai ndihmohet pa dyshim nga Starova dhe stafi teknik.

Teuta është një kompleks harmonik, ku çdo hallkë funksionon ashtu si duhet. Megjithatë, na duhet të jemi sërish me këmbë në tokë dhe t’i shmangemi euforisë, pasi tani kemi sërish sy duele të mëdha, ku na duhen dy fitore të tjera me Flamurtarin, në kupë dhe me Kastriotin, ku sërish duhet të kërkojmë maksimumin, që të ruajmë distancat në renditje.” Hasanbelliu e ka shprehur se Teuta është me këmbë në tokë dhe i merr ndeshjet një nga një, por kur bëhet fjalë për titullin.

Presidenti i qetë, por më me eksperiencë se të gjithë në superiore, shprehet: “Ecuria është mjaft e mirë dhe kjo na jep të drejtë të ëndërrojmë edhe për titullin, aq më tepër që tashmë e kemi bërë gjysmën e punës. Pa dyshim, tashmë e kemi vërtetuar në fushën e lojës se jemi pretendenti real për titullin, por do të vazhdojmë t’i marrim ndeshjet një e nga e një pa eufori dhe me këmbë në tokë.

Teuta po tregon se po i jep tonin këtij kampionati dhe të gjithë treguesit e bëjnë ekipin durrsak pretendent jo me deklarata, por me atë çfarë tregon në fushën e lojës, ku ekipi luan mjaft mirë dhe fiton ndeshjet, si brenda, ashtu edhe jashtë fushës. Ne e kemi thënë që në fillim se kjo Teutë po ndërtohet për të qenë në elitë dhe më duket se kjo gjë po ndodh. Të kalojmë me sukses edhe dy ndeshje dhe më pas do të mendojmë të afrojmë si përforcim lojtarë cilësorë, kryesisht sulmues që mund të jenë dy apo tre të tillë.”
 
Pe: FK Teuta Durres

Tefik Osmani: Fituam me meritë, më vjen keq për dhunën


“Golin tim të parë për Teutën ia dedikoj të gjithë ekipit, presidentit dhe tifozëve tanë të zjarrtë, që na ndjekin kudo dhe janë bërë realisht lojtari ynë i 12-të.” Kështu shprehet mbrojtësi Tefik Osmani, i cili ka shënuar golin e tij të parë në kampionat për ekipin durrsak nga pika e bardhë. Më tej Osmani shprehet se Teuta fitoi me meritë dhe shpreh keqardhjen për dhunën, ku u godit edhe sulmuesi اota: “Ne fituam me meritë dhe vetëm po të mos kesh sy që të shikosh mund të thuash ndonjë gjë tjetër.

Ne luajtëm mirë dhe u shpallëm kampionë të dimrit, duke bërë gjysmën e rrugës drejt titullit kampion. Më vjen për dhunën e shfaqur në Pogradec dhe them se edhe humbjen duhet të dish ta përballosh, për më tepër që ne luajtëm shumë më mirë se kundërshtari. Por mendoj se dhunën më shumë e shkaktuan veprimet e lojtarit numër 9 të Pogradecit, i cili i dha shkëndijën dhunës, pasi ishte ky lojtar që provokonte shumë dhe në fund të ndeshjes në dhomat e zhveshjes ka goditur edhe sulmuesin اota.

Ne jemi futbollistë profesionistë dhe si të tillë duhet të jemi të përmbajtur kur humbasim, sepse po luajmë futboll dhe nuk po bëjmë luftë. Më vjen keq që ndodhën ato akte në fund të ndeshjes. Megjithëse durrsakët mbeten me këmbë në tokë, Osmani shprehet optimist për vazhdimësinë: “Kemi një ndeshje që duhet kaluar me sukses me Flamurtarin, sepse na duhet të vazhdojmë rrugën në Kupë dhe në fundjavë ku duhet të mbyllim me fitore këtë vit.

Mund të thuhet se titulli kampion dimri na nxit më shumë të ëndërrojmë për titullin e madh, por ne vazhdojmë të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të jemi brenda objektivave tona. Jemi një grup kompakt, që funksionon mjaft mirë dhe e kemi merituar me shumë punë e djersë të jemi të parët, pasi luftojmë në çdo ndeshje dhe tregojmë karakter, duke fituar çdo duel. Duhet të japim gjithnjë 100% për të arritur rezultatin. Varemi shumë nga grupi dhe jo nga individët,” – thotë mes të tjerash mbrojtësi Tefik Osmani.
 
Pe: FK Teuta Durres

Delibasiç, sulmuesi serb që përforcon vijën e parë të Teutës

Presidenti Hasanbelliu ka konfirmuar blerjen e parë në merkaton e dimrit, por priten të tjerë në ditët në vijim. Plaku dhe Duro nuk vijnë

Serbi Pavle Delibasiç është lojtari i parë i afruar te Teuta në merkaton e dimrit. Delibasiç është 33 vjeç dhe një sulmues i njohur në Serbi, ku ka luajtur edhe shumicën e karrierës së tij. Sulmuesi me mjaft përvojë ka luajtur me ekipe të njohura në Serbi, Bullgari, si dhe Greqi. Presidenti Hasanbelliu deklaroi se sulmuesi serb është një lojtar cilësor dhe me përvojë, që do të fuqizojë ndjeshëm sulmin durrsak, duke e bërë atë edhe më agresiv.

Delibasiç ka mbërritur të martën në Durrës dhe ka nënshkruar me Teutën deri në fund të sezonit, duke u bërë tashmë lojtar i ekipit durrsak. Delibasiç është 184 cm i gjatë dhe ka luajtur në karrierën e tij me ekipe, si Spartak Zlatibor Voda, Buduçnost, Novi Pazar, Bezanija etj., në Serbi, Leotar Trebinje në Bosnjë Hercegovinë, Chongqing Lifan në Kinë, Kalithea në Greqi, Lokomotiva e Plovdivit dhe Minyor Pernik në Bullgari etj.

Ekipi që luante deri tani Delibasiç ishte ekipi serb Bezanija, ndërkohë që pasi është shkëputur nga ky ekip, ka nënshkruar për ekipin e Teutës. Presidenti Hasanbelliu u shpreh se ky është vetëm lojtari i parë që do të përforcojë sulmin, pasi pritet edhe një tjetër lojtar në këtë repart, duke e kthyer Teutën në një ekip mjaft agresiv.

Tashmë, sipas presidentit durrsak, po bëhen tratativa për një mbrojtës të majtë, që është tepër i nevojshëm për durrsakët, si dhe për një mesfushor, por presidenti durrsak ka qenë i rezervuar në emra, ndonëse ka pohuar se pritet edhe ndonjë tjetër lojtar i huaj.

Duro dhe Plaku Kohët e fundit është folur mjaft në mjediset sportive durrsake për disa lojtarë që mendohej se do të vinin te Teuta, madje janë lakuar emra të njohur, si Klodian Duro dhe Sabino Plaku, por i pyetur për emra të tillë, presidenti Hasanbelliu I ka hedhur poshtë këta zëra, duke u shprehur se nuk po bëhen tratativa me këta lojtarë, ndërkohë që po bisedohet aktualisht për një lojtar tjetër të huaj dhe nuk po bisedohet me lojtarë shqiptarë.

Ndërkaq, ekipi durrsak i është rikthyer stërvitjes normale, madje të mërkurën do të zbresë në stërvitje edhe sulmuesi serb i sapoardhur. Durrsakët do të marrin pushimet më 29 dhjetor e më pas do të rifillojnë stërvitjen në datën 4 janar, ndërkohë që më 7 janar ekipi durrsak do të niset për minifazë përgatitore 12 ditore në Antalia të Turqisë, ku do të bashkohen edhe lojtarët e tjerë që do të përforcojnë ekipin durrsak.

Në këtë merkato, sipas presidentit Hasanbelliu, ekipi do të forcohet shumë, pasi tashmë synohet titulli. “Jam mjaft i kënaqur nga ekipi, sepse ka pasur një ecuri të shkëlqyer, duke i marë ndeshjet një e nga një dhe duke fituar me karakter e grintë. Trajneri Lika ka bërë një punë të shkëlqyer me djemtë, duke i bërë një grup kompakt dhe në punën e tij ai ndihmohet pa dyshim nga Starova dhe stafi teknik.

Teuta është një kompleks harmonik, ku çdo hallkë funksionon ashtu siç duhet. Ecuria është mjaft e mirë dhe kjo na jep të drejtë të ëndërrojmë edhe për titullin, aq më tepër që tashmë e kemi bërë gjysmën e punës.

Pa dyshim, tashmë e kemi vërtetuar në fushën e lojës se jemi pretendenti real për titullin, por do të vazhdojmë t’i marrim ndeshjet një nga një, pa eufori dhe me këmbë në tokë, sepse faza e dytë do të jetë akoma më e vështirë, ndaj dhe po e forcojmë edhe më shumë ekipin,” – ka deklaruar mes të tjerash presidenti Hasanbelliu.
 
Pe: FK Teuta Durres

Sheta: Kjo stërvitje do na vlejë për titullin


Kapiteni i Teutës, Arjan Sheta, pohon se durrsakët kanë filluar që tani të mendojnë për ndeshjen e parë me Tiranën

Ka shënuar tre gola në fazën e parë, i dyti golashënues për Teutën pas sulmuesit اota. Megjithëse është mbrojtës, ai nuk ndalet as në fazën përgatitore, ku shënon sërish gol, edhe pse në një miqësore. Bëhet fjalë pikërisht për kapitenin e Teutës, Arjan Sheta, që shënoi golin e vetëm për durrsakët në miqësoren e parë me kampionët e Kazakistanit, ku Teuta barazoi 1-1.

Vetë Sheta shprehet: “Jemi në kushte optimale stërvitore dhe ndeshjet miqësore do të jenë një test i rëndësishëm për ne. Me kampionët e Kazakistanit edhe mund të kishim fituar, pasi luajtëm më mirë, por lodhja bëri të vetën, pasi një ditë më parë udhëtuam për gjithë ditën dhe të nesërmen dolëm direkt në miqësore. Megjithatë, grinta durrsake bëri të vetën dhe ne shënuam të parët e mund të fitonim, por edhe me barazim nuk jemi keq, aq më tepër që ata kishin një ekip shumë të fortë.

Gjithsesi, kjo fazë përgatitore në përgjithësi do të na vlejë shumë në rrugën tonë drejt titullit.” Edhe pse duhet ende edhe një muaj nga starti i kampionatit, durrsakët mendojnë për ndeshjen e parë, që është ajo me rivalen më të afërt për titull, Tiranën. Sipas Shetës, durrsakët po përgatiten seriozisht për atë takim dhe që tani e kanë mendjen tek ajo ndeshje, teksa thotë:

“Jemi në vend të parë, me 5 pikë më shumë se kundërshtari më i afërt, një pozicion që e kemi arritur me meritë për atë çka kemi dhënë në fazën e parë. Po punojmë që të paraqitemi në vazhdimësi po aq mirë sa një fazë më parë. Për të arritur këtë objektiv, duhet t’i marrim ndeshjet një nga një, vetëm në këtë mënyrë do të ruajmë vazhdimësinë pozitive. Nuk duhet të harrojmë që kampionati ka shumë ndeshje deri në fund, ndaj na duhet vëmendje dhe çdo ndeshje të vlerësohet sikur të jetë një finale.

Duhen ende dhe disa javë që të luhet ndeshja e parë me Tiranën. Ne synojmë të përmirësohemi më shumë dhe të kemi një formacion sa më kompakt deri në atë takim. ثshtë një ndeshje decizive, pasi një rezultat pozitiv na jep shumë besim në objektivin tonë për të ruajtur kryesimin. Në një ndeshje të tillë janë të mundshme të gjitha rezultatet, por ne luajmë para tifozëve dhe do të kërkojmë vetëm fitoren.”
 
Pe: FK Teuta Durres

Hyshmeri: Teuta nuk duhet ta humbë besimin për kreun

Mesfushori Renato Hyshmeri është rikthyer, pasi është rikuperuar dhe nga ndeshja me Apoloninë do të jetë 100% të formës së tij

“Nuk duhet ta humbim besimin për të vazhduar luftën.” Kështu shprehet mesfushori i Teutës, Renato Hyshmeri, i cili rikthehet në fushë pas disa javësh mungese për arsye të dëmtimit që ka pasur. Hyshmeri shprehet se barazimi në Ballsh konsiderohet rezultat pozitiv për durrsakët, edhe pse ekipet e kreut janë shkëputur me 4 dhe me 5 pikë nga Teuta. Sipas Hyshmerit, Teuta do t’u rikthehet fitoreve dhe, pse jo, edhe rikuperimit të pikëve kundrejt rivalëve për titull.

“Në Ballsh kemi luajtur mirë dhe kemi marrë një rezultat pozitiv. Asnjë ekip nuk e ka të lehtë në Ballsh, sepse atje gjetëm një ekip mjaft mirë fizikisht dhe që mbrohej mirë dhe unë mendoj se barazimi iu përgjigj lojës. Ne luajtëm me kujdes për të mos pësuar, ndërkohë që edhe pse kishim disa raste, nuk arritëm të përfitonim. Por tashmë mendoj se Teuta do t’u rikthehet fitoreve, pasi edhe mungesa duket se nuk do të kemi më.

Tirana është 5 pikë para nesh, por nuk mendoj se gjithçka është mbyllur, pasi edhe me Tiranën mund të ndodhë ajo që ndodhi me ne dhe kështu Teuta rifiton pozicion e saj. Rëndësi ka që të mos bëjmë më hapa false dhe në ndeshjen e ardhshme të rikthehemi te fitorja,” – thekson mesfushori elbasanas i Teutës, që ka disa javë që qëndron larg fushave, derisa ka ardhur aktivizimi për disa minuta në Ballsh, ndërkohë që me Apoloninë Hyshmeri do të jetë në fushë që nga minuta e parë dhe duket se tashmë mesfushori e ka lënë plotësisht pas dëmtimin.

Rikuperimi “Më vinte keq që nuk isha në gjendje të jepja ndihmën time. Dëmtimi i papritur më largoi disa javë nga aktivizimi dhe pikërisht në një moment delikat për ekipin. Isha i pamundur për t’u kthyer në gjendjen time të mëparshme. Por falë kujdesit dhe përkushtimit e ndihmës mjekësore, arrita më në fund ta neutralizoj dëmtimin. Tashmë mund të luaj dhe të jap kontributin tim për ekipin, në mënyrë që ta ngremë sërish ekipin në pozicione më lart, të cilat i humbëm së fundi,” – vijon Hyshmeri.

Ndërkohë, futbollisti e ndien deficitin e krijuar. Dhe jo vetëm ai, por në tërësi mesfusha në raport me golin. Në pamje të parë, shpërndarja e golave në këmbët e 10 futbollistëve është dukuri për t’u përshëndetur, por kur shikon brenda këtij 19-golëshi vihet re se dyshja اota-Pepa nuk është më ajo e sezonit të kaluar. Pepa ka shënuar 1 gol ndaj Kastriotit në javën e 13-të dhe këtu është ndalur.

Mirel اota deri tani ka shënuar 5 herë. Mesatarja e shënimit të Teutës deri në këto 17 javë është 1 gol në çdo 80.5 minuta lojë. اota i bie të ketë shënuar 1 gol në çdo 306 minuta lojë, kur sezonin e kaluar librazhdasi për kohën që luajti realizonte 1 gol në çdo 191.5 minuta lojë. Ndërkohë të gjithë mesfushorët bashkë kanë shënuar vetëm 5 gola, aq sa sulmuesi اota.

“Forca sulmuese e ekipit, pa lënë mënjanë aspektin mbrojtës, vjen nga mesfusha, madje jo rrallë ka ardhur edhe nga mbrojtja. Autokritika nga ana jonë është më e pakta që mund të bëhet në ndeshjen e radhës. Shpresoj shumë te rikthimi im. I bëj thirrje grupit t’i mbledhë edhe një herë forcat dhe t’ia shpërblejmë tifozërisë me fitore dhe me gola ndeshjen e ardhshme ku na duhet të rikthehemi më në fund te fitorja,” – përfundon mesfushori i Teutës, Renato Hyshmeri.



Kapiteni Sheta nis sot stërvitjen me grupin

Mbrojtësi dhe kapiteni i Teutës, Arjan Sheta, do t’i rikthehet stërvitjes sot, sepse duket se gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm, madje sipas mjekëve të ekipit durrsak, nëse gjithçka shkon mirë, Sheta mund të luajë kundër Apolonisë në Durrës. Sheta është dëmtuar në kavilje në ndeshjen kundër Flamurtarit. Stafi i Teutës kërkon të jetë i kujdesshëm për sa i përket kapitenit, në mënyrë që ai të mos rrezikojë më shumë seç duhet, duke qenë se dëmtimi i tij nuk ishte i lehtë.



اota, dëmtimi i tij nuk paraqet problem

Sulmuesi kryesor i durrsakëve, Mirel اota, nuk ka luajtur në ndeshjen e fundit në Ballsh dhe shkak për këtë mungesë të tij ka qenë një dëmtim i lehtë në gju, që sulmuesit i ka ndodhur pikërisht në stërvitjen e fundit. Për të mos rrezikuar për një dëmtim më të rëndë, stafi mjekësor i Teutës nuk e ka lejuar futbollistin të luajë, ndërkohë që bëhet e ditur se rikuperimi i اotës do të jetë i shpejtë, madje në fundjavë ai do të jetë në fushë kundër Apolonisë, pse jo, për të shënuar edhe gol.
 
Titulli: FK Teuta Durres

Teuta s’fal me Shkumbinin
11 Shkurt 2013

Teuta nuk ka falur në shtëpinë e saj, përballë Shkumbinit, duke fituar pastër 3-0 dhe duke ruajtur vendin e dytë. Në “Niko Dovana”, trajneri i durrsakëve Gugash Magani luante kundër së shkuarës së tij dhe në fund ka dalë fitimtar. Teuta synonte t’i afrohej Skënderbeut, pas humbjes së këtij të fundit ndaj Vllaznisë dhe tashmë diferenca mes tyre është vetëm 7 pikë. Duke parë edhe përballjen direkte, shpresat e durrsakëve për të luftuar për titull, të paktën në letër, duken reale. Përsa i përket takimit, heroi i tij ka qenë sulmuesi Daniel Xhafaj, autor i dy golave. Vlonjati shënoi në minutën e 15-të, ndërsa në startin e pjesës së dytë, ishte Tefik Osmani që dyfishoi shifrat për ekipin durrsak. Në fundin e takimit, Daniel Xhafaj realizoi edhe golin e tretë për Teutën dhe të dytin personal, duke fundosur Shkumbinin. Ndryshe nga vitet e shkuara, peqinasit duken vërtet në një moment të rëndë këtë sezon, teksa rrezikojnë seriozisht rënien. /Balkanweb
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top