FK Skenderbeu Korce

Pe: FK Skenderbeu Korce

Zeqo: Nuk po heqim dot “tersin” nga Skënderbeu


Presidenti i kampionëve thotë se nuk ka mundësi që skuadra të ketë kaq pikë dhe futbollistëve sikur u kanë bërë magji

Presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo, në formën edhe të humorit, pasditen e djeshme pas fitores së të tijve për Kupën e Shqipërisë, ka deklaruar se akoma nuk po mundet ta gjejë “tersin” e Skënderbeut të tij, skuadër e cila në 6 javë ka 7 pikë, 6 më pak se kryesuesit e kësaj superlige. Në një prononcim për “Sportin shqiptar”, “bosi” korçar ka deklaruar:

“Në fakt, jo vetëm unë, por të gjithë në Korçë nuk po mundemi të gjejmë kush është tersi i këtij Skënderbeu në 6 javët e para, sepse nuk ka kurrsesi mundësi që ne kampionët e vendit të kemi 7 pikë në tabelën e klasifikimit. Duke kërkuar tersin e Skënderbeut dhe duke mos e gjetur, u kam kërkuar futbollistëve që të shkojnë “të këndohen” në ndonjë kishë apo xhami, sepse ndoshta na kanë parë me syrin e keq.” Më shumë se i kënaqur ka mbetur presidenti i Skënderbeut pas kësaj fitoreje, por më shumë duket se po i gëzohet lojës së Skënderbeut.

Kupa “Normalisht që fitore të tilla të gëzojnë dhe na kthejnë besimin e munguar në kampionat. Mos haroni, ne kishim disa mungesa të rëndësishme, ashtu siç kishin edhe miqtë nga Kruja, për të cilët dua të them se kam përshtypjen se ashtu si ne, e kanë mendjen më shumë te ndeshja e së hënës për kampionat.

Kjo fitore nuk duhet të na vetëkënaqë aspak, pasi është thjesht një fitore në kupë dhe asgjë më shumë se kaq. Ekipe të mëdha si Skënderbeu, po e quaj të tillë, pasi jemi kampionë dhe kemi si objektiv përsëri titullin, mendoja se paskan ngërçe në një apo e shumta në dy javë, por kjo tona po zgjat pak si shumë,” – ka vijuar numri një i klubit korçar.

Zeqo për Levin I pyetur edhe për atë se si e shikon drejtimin në pankinë nga trajneri i ri çek, Stanislav Levi, presidenti Zeqo do të thoshte: “Unë personalisht jam shumë i kënaqur me Levin si trajner dhe këtë e shikoj si në stërvitje, por edhe në disiplinën që ka futur ai në skuadër. Këtë nuk e them vetëm nga mendja ime, por ma kanë thënë edhe lojtarët e ekipit tim.

Me të gjithë që kam biseduar më kanë shprehur se është një trajner vërtet shumë i mirë dhe ka një komunikim të veçantë edhe jashtë stërvitjes, çka do të thotë shumë për një skuadër. Kjo tregon se Levi në Korçë e ka nisur mirë dhe më ka bindur edhe mua që kam bërë një zgjedhje të mirë. I përgëzoj të gjithë për këtë punë që po bëjnë me Skënderbeun dhe tani presim rezultatet vetëm në fushën e lojës.”
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Zeqo: Më shumë më gëzoi këmba e Daniel Xhafajt


Presidenti deklaron se Skënderbeu po rikthehet, por të vërtetin do ta shikojmë pas 2-3 javësh dhe shumë afër kreut të renditjes

Skënderbeu është rikthyer te fitorja numër dy për djemtë e Levit, ndërkohë që me këtë tripikësh kampionët janë ngjitur në kuotën e 10 pikëve, duke pasur një distancë 6 pikë me kreun. Fitorja ndaj krutanëve kishte vlera, sepse në Korçë u ndal një skuadër pretendente, siç është Kastrioti.

Katër ndeshjet e “ferrit” për Skënderbeun filluan që të hënën që kaloi dhe tashmë kanë mbetur edhe tri të tjera, duke filluar që këtë javë ndaj Tiranës në kryeqytet dhe për të vijuar më pas me Flamurtarin në Korçë dhe në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë. Atmosferën e fitores së fundit korçarët po e përjetojnë akoma, edhe për atë se fitore të tilla në këtë superligë Skënderbeu i ka me “pikatore”.

Presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo, ka mbetur shumë i kënaqur nga kjo fitore dhe duhet theksuar se ai ka gëzuar shumë në tribunë pas golit të Xhafajt, duke qenë edhe ai pjesë e festimeve jo vetëm të golit të fitores, por veçanërisht të golit të munguar të vlonjatit.

Zeqo për Xhafajn “Në radhë të pare, dua të them se fitorja ishte shumë e rëndësishme. Ne e dinim shumë mirë që në këtë 90-minutësh na duhej vetëm tripikëshi dhe këtë e arritëm në fushë, me lojë dhe rezultat. Pa diskutim që të gjithë u gëzuam për këtë tripikësh dhe falënderoj në mënyrë të veçantë edhe sportdashësit, të cilët ishin më të shumtë në numër në shkallët e stadiumit. Ky tripikësh merr vlera më të mëdha edhe për atë se erdhi nga këmbët e Xhafajt.

U gëzova shumë për të dhe tani them se vlonjati nuk ka për t’u ndalur më. Të njëjtën gjë pres tani vetëm nga Muzaka, sulmuesi tjetër, i cili akoma nuk e ka fituar besimin dhe prandaj nuk shënoi edhe ndaj Kastriotit, pavarësisht se rastet nuk i munguan. Gjithsesi, pavarësisht se ne u kënaqëm të gjithë pas kësaj fitore, dua të shtoj se nuk është akoma ajo skuadër që unë pretendoj. Pas 2-3 javësh them se keni për të parë një Skënderbe totalisht tjetër.”

Tirana Të dielën që vjen, në ndeshjen e radhës, kampionët do të kenë provën e vërtetë të këtyre 8 javëve të para, pasi do të udhëtojnë për t’u ndeshur me Tiranën, që kryeson superligën me plot 6 pikë larg Skënderbeut. “ثshtë e vërtetë që këtë javë kemi një ndeshje shumë të vështirë për të luajtur ndaj Tiranës, por jam i sigurt që në kryeqytet do të shohim për herë të parë futboll të bukur, mes dy skuadrave pretendente.

Ndaj Tiranës do të shkojmë me të vetmin objektiv për të mos dalë pa gjë, ndërkohë që këtë do ta tregojë fusha e lojës. Me bardheblutë kemi për të marrë edhe një hak, pasi na morën Superkupën në Korçë dhe ne shkojmë për t’u kthyer vizitën dhe për t’i mundur në kryeqytet,” – mbyll prononcimin e tij të djeshëm presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo.



Levi: Ftohtë në Korçë, por më ngroh ekipi

Trajneri çek thotë se skuadra e tij nuk është akoma në ditët më të mira, pasi edhe sulmuesit nuk shënojnë

Pas plot 21 ditësh, ose ndryshe tri javësh në krye të stolit korçar, për çekun e Skënderbeut, Stanislav Levi, ka ardhur edhe fitorja e parë në kampionat. Në fakt, Levi, në krye të Skënderbeut në tri javë ka zhvilluar 5 ndeshje, por dy prej tyre për kupë, teksa të dyja, ndaj Besës dhe Kastriotit, i ka fituar.

Në kampionat, Levi në stolin e Skënderbeut, ka barazuar ndaj Kamzës, ka barazuar sërish ndaj Teutës në Durrës dhe ja vjen së fundi kjo fitore 1-0 ndaj Kastriotit, duke bërë që çeku të gëzohet, pasi vërtet ka sjellë një ndryshim të madh në skuadrën korçare. “Më vjen mirë që fituam dhe jam maksimalisht i kënaqur nga kjo fitore. Ndeshja e fundit ishte me shumë cilësi në fushë dhe me ritëm, gjë që u pa nga të gjithë. Në fushën e lojës ishim ne dhe vetëm ne ata që e meritonim fitoren.

Pas golit të parë dhe të vetëm të Xhafajt, doja që skuadra të ishte me agresive përpara portës mike, ndërkohë që rastet e tjera duhej t’i shfrytëzonim. Për sa i përket uljes në stol të Vrapit, dua të them se ai është një lojtar me shumë kualitete, por në ndeshjet që ne kemi zhvilluar mbrojtja ka qenë në lartësinë e duhur dhe më vjen vërtet keq që Vrapi ndodhet në stol. Të gjithë duhet të punojnë më shumë dhe unë e kam theksuar edhe herë të tjerë që kush ta meritojë do të luajë në formacion,” – thotë trajneri çek.

اeku për Korçën “Banoj vetëm 100 metra larg stadiumit dhe e kaloj ditën me njerëzit më të afërt të mi, por në 24 orë që ka dita, unë 24 orë jetoj vetëm me futbollin. Edhe pas kësaj fitoreje ndaj Kastriotit më duhet të mendoj, të shikoj video dhe gjithçka tjetër vetëm për futbollin.

Gjatë javës që kaloi kam dhënë edhe një intervistë në gazetën më të madhe sportive në اeki, teksa edhe atje jam shprehur se jam surprizuar nga Shqipëria dhe nga Korça në veçanti. Kam thënë se në Shqipëri e dashurojnë shumë futbollin, ndërkohë që nuk u kthehem asnjëherë vendimeve që marr. Në këtë qytet bën shumë ftohtë, por mua më ngroh më shumë Skënderbeu,” – mbyll fjalët e tij çeku Stanislav Levi.



Dje një seancë, sot dy, paradite e pasdite

Ndryshe nga herët e tjera, ekipi i Skënderbeut ditën e djeshme ka zhvilluar një seancë stërvitore, e cila u zhvillua në orën 11:00 të mesditës në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”. Kjo seancë mund të quhet shkrydhëse për të gjithë futbollistët, sepse nuk ka pasur ngarkesë të lartë, ndërkohë që qysh sot do të fillojnë sërish dy seancat ditore.

Sot, në orën 11:00, skuadra do të zhvillojë përsëri një seancë, ndërkohë që pasdite, në orën 15:00, do të kryhet edhe një tjetër, ku në orët e pasdites mendohet që ngarkesa të jetë më e madhe. Futbollistët e Skënderbeut nuk kanë më kohë që të çlodhen, pasi përpara kanë një ndeshje të rëndësishme, siç është ajo ndaj Tiranës dhe deri të shtunën, kur të kryhet edhe stërvitja e fundit, ngarkesa do të jetë e lartë për të gjithë kampionët.



Biskup, i vetmi që rrezikon ndaj Tiranës

Pas fitores ndaj Kastriotit në Korçë, kampionët kanë filluar të mendojnë menjëherë për Tiranën, ndërkohë që gjendja e futbollistëve duket se është e mirë, duke përjashtuar vetëm kroatin e mesfushës, Luko Biskup. Mesfushori u ndërrua në minutën e 80-të, teksa pësoi një dëmtim në këmbë dhe, sipas stafit mjekësor, lojtari nuk ka kryer as stërvitje ditën e djeshme. Mjeku Jorgo Pantazi ka theksuar se pritet që gjatë ditës së sotme Biskupit t’i bëhet edhe një eko, në mënyrë që të shikohet shkalla e dëmtimit.

Nëse vetë ekoja do të tregojë se ka një tërheqje, atëherë qysh në këtë moment do të deklarohet mungesa e parë për Skënderbeun ndaj Tiranës. Për sa u përket të tjerëve, nuk ka asnjë problem, ndërkohë që në përballjen ndaj bardhebluve do të jenë katër korçarë me nga dy të verdha, duke rrezikuar ndeshjen pasardhëse ndaj një ekipi tjetër, si Flamurtari. Bratiç, Vrapi, Arapi dhe Biskup janë katër lojtarët që kanë deri tani dy kartonë
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

TIRANA – SKENDERBEU 0-0

Kryendeshja e javës ishte ajo mes Tiranës dhe Skënderbeut, takim i cili u zhvillua në “Qemal Stafa” dhe përfundoi në barazim 0-0. Takimi ishte i një niveli të kënaqshëm, tifozëri e zjarrtë, por mungoi bukuria e golit. Kampionët korçarë dominuan qarkullimin e topit dhe arritën të frenojnë bardheblutë në shtëpinë e tyre. Nga ky barazim i Tiranës ka përfituar Teuta, që tani është e para dhe e distancuar dy pikë nga bardheblutë.

Java e 8-të



Të premten

POGRADECI –LAاI 3-1

Shënues: اipi 48’, Eminhazeri 67’, اela 87’/ Vucaj 93’



Të shtunën

KAMZA – SHKUMBINI 1-0

Shënues: Pema 15′ (11-m)

VLLAZNIA – BYLIS 3-3

Shënues: Sukaj 32′(11-m), 50′, Vajushi 103′/ Dimo 48′ (11-m), Popoviç 83′, Ristevski 101′

Të dielën

KASTRIOTI – TOMORI 3-1

Shënues: Plaku 2′, Karamani 25′ (autog), Xhihani 46′/ Bakiu 86′

FLAMURTARI – APOLONIA 1-1

Shënues: Veliu 63′/ Ndoni 31′

TEUTA – DINAMO 2-0

Shënues:Veliaj 50′, Jakupi 65′

TIRANA – SKENDERBEU 0-0
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Zeqo: Ky që patë është Skënderbeu kampion


Sipas bosit të korçarëve, ndaj Tiranës në fushë ishte vetëm një ekip, Skënderbeu, ndërkohë që thotë se të tijve u mungon vetëm fati

Vazhdon të përjetohet në qytetin më të madh juglindor të Shqipërisë shija e mirë e asaj ndeshjeje që dhuroi Skënderbeu në “Qemal Stafa”, të dielën e kaluar ndaj Tiranës. Një barazim që me të drejtë është quajtur si një fitore për kampionët, madje ata e kanë cilësuar vetën fituesit moralë të këtij 90-minutëshi të javës së 8-të.

Gjithsesi, po të shohësh klasifikimin, kjo lojë e Skënderbeut jo vetëm ndaj Tiranës, por për disa javë me radhë nuk përkon aspak me renditjen, pasi 11 pikë dhe një vend i 8-të në është në sintoni me atë që dhuron realisht në fushën e lojës ky Skënderbe. Fakti është fakt dhe stafi teknik dhe presidenca korçare tashmë nuk dëshirojnë më vetëm lojëra të mira, por edhe rezultate, pasi vetëm tripikëshat i bëjnë punë këtij Skënderbeu, duke filluar nga kjo javë që vjen.

Këtë e di mirë edhe Levi, një trajner që ka ndryshuar shumë në lojën e korçarëve, ndërkohë që në katër sfidat e “vdekjes”, siç janë cilësuar ndeshjet ndaj Kastriotit, Tiranës, Flamurtarit dhe Vllaznisë, në dy prej tyre kanë shënuar një fitore dhe një barazim për këtë Skënderbe.

Tashmë radhën e ka Flamurtari, skuadër që do të jetë mysafire në Korçë dhe objektivi i vetëm tashmë është vetëm tripikëshi. Presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo, deklaroi një javë më parë se Skënderbeun e vërtetë do ta shikoni pas 2-3 javësh, ndërkohë që ndaj vlonjatëve i bie që të shohim atë Skënderbe kampion që kërkon në të vërtetë “bosi” i juglindorëve.

Zeqo për Tiranën “Së pari, dua të them se në Tiranë, në qoftë se do të kishim shënuar gol, ishte tamam ky Skënderbeu që unë dua. Të gjitha repartet e Skënderbeut në atë ndeshje ishin perfektë, përveç sulmit, që nuk shënoi, por pas kësaj ndeshjeje e them me plot gojë se na duhet edhe pak fat, sepse ngelëm duke goditur vetëm shtyllat. Në sfidën Tirana-Skënderbeu, në fushën e lojës kishte vetëm një skuadër dhe ata ishim ne.

E mposhtëm Tiranën në të gjitha drejtimet dhe kemi luajtur vërtet si kampionë. Besoj se edhe ata që nuk kishin besim te ky Skënderbe, që tashmë janë bindur se ne jemi kampionët dhe do të vazhdojmë me këtë ritëm deri në fundin e kësaj superlige. Nëse luajmë kështu edhe në vazhdim, nuk kemi për të lënë asnjë pikë, qoftë në shtëpi, por edhe në transfertë, ato pikë që na mungojnë më shumë se kurrë.

I përgëzoj me gjithë zemër të gjithë lojtarët dhe stafin teknik dhe Skënderbeu i së dielës është ai i vërtetë dhe këtë ta ngulitin mirë në mendje të gjitha ekipet që do të përballen me ne qysh pas këtij momenti,” – mbyll fjalët e tij i kënaqur presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo.



5 Ndeshje pa gola kanë përfunduar për Skënderbeun në kampionat, duke shënuar kështu një record më vete, por jo pozitiv për kampionët në fuqi

0 Humbje ka trajneri çek Stanislav Levi në krye të ekipit korçar, duke marrë 3 barazime, të tre në kampionat, dhe 3 fitore, dy në kupë dhe një në kampionat



5 barazime në 8 javë, korçarët ekip “X”

Si asnjë skuadër tjetër në superligë, kampionët kanë 5 barazime 0-0, ndërsa Levi rendit 3 fitore dhe 3 barazime

I pesti barazim pa gola 0-0 u arrit për kampionët të dielën që sapo kaloi në “Qemal Stafa” ndaj Tiranës dhe deri tani në 8 javë të superligës, Skënderbeu mund të cilësohet pa frikë skuadra e “X”-ve. Laçi dhe Shkumbini, me nga tri barazime, e ndjekin nga prapa Skënderbeun, ndërkohë që kampionët për çudi kanë thyer çdo rekord, pasi të pesë barazimet, ndaj Tomorit, Dinamos, Kamzës, Teutës dhe së fundi Tiranës, kanë qenë me shifrat zero.

Një Skënderbe që nuk shënon, por që as nuk pëson gol, nuk ka arritur të mbledhë deri tani më shumë se 11 pikë, -13 pikë më pak se ç’duhet të kishte një skuadër që mund t’i kishte fituar të gjitha ndeshjet deri tani. Skënderbeu i Stanislav Levit, për kampionat, ka arritur të grumbullojë 6 pikë në 4 ndeshje, ku tri barazime përkojnë me shifrat 0-0 dhe një fitore me rezultatin 1-0.

Levi në krye të pankinës korçare ka shënuar vetëm një gol dhe nuk ka pësuar asnjë, një bilanc që do të thotë se Skënderbeu është ndërtuar për të qenë një skuadër mbrojtëse. Po të mbledhësh edhe rezultatet e Kupës së Shqipërisë së këtij Skënderbeu të drejtuar nga Levi, atëherë mund të themi se bilanci i çekut në krye të Skënderbeut është 3 fitore dhe 3 barazime.

Kampionët, përveç Dinamos, që ka shënuar vetëm një gol deri tani, janë ekipi që kanë shënuar më pak gola, vetëm 5, ndërkohë që 4 prej tyre në shtëpinë e vet dhe vetëm një në transfertë. Skënderbeu dhe Teuta vijojnë pas 8 javësh që të jenë dy skuadrat që kanë pësuar më pak gola vetëm 3, por durrsakët të mos harrojmë se janë +8 pikë më shumë se kampionët. Dy barazime 0-0, korçarët i kanë arritur në fushën e tyre dhe 3 në transfertë, duke vërtetuar thënien se Skënderbeu i këtij viti qenka skuadra e “X”-ve.

Levi “ثshtë e vërtetë që jemi një skuadër që pak kemi shënuar në portat kundërshtare, por unë do të thoja se po të mbledhësh edhe ndeshjet e kupës, ne kemi shënuar normalisht. Por mos harroni se ne kemi tronditur disa herë shtyllat dhe kjo do të thotë që edhe për sa i përket sulmit, nuk kemi qenë keq, por fati nuk ka qenë me ne. Të gjithë e patë edhe në kryeqytet që ne patëm disa raste për shënim dhe në shumë ndeshje shtyllat na kanë ndalur,” – ka thënë trajneri Levi.



7 shtylla të bardhekuqve, as fati nuk i do

Në 8 javë të kësaj superlige, skuadra korçare mund të quhet pa frikë kampionia e goditjeve të shtyllave. Deri tani futbollistët e Skënderbeut kanë goditur 7 herë shtyllat, duke filluar që me Xhafajn, që mban kreun me 3 shtylla të goditura, dy Tomorit dhe një Kamzës. Ndaj Teutës kanë qenë Bratiç dhe Gvozdenoviç ata që kanë vijuar të godasin nga një herë shtyllat, ndërkohë që radhën e kishte Kastrioti, teksa Kërçiku ka goditur shtyllën.

Me shtyllën e fundit në “Qemal Safa” ndaj Tiranës, ku protagonist ka qenë Gjergji Muzaka, është një koloni e tërë e lojtarëve të Skënderbeut që kanë goditur shtyllat. Në fakt, thonë që shtylla është gjysmë goli dhe po të mbledhësh golat që ka shënuar deri tani dhe shtyllat e goditura, Skënderbeu shkon në vend të parë. Por ja që këto shtylla nuk vlejnë.



Mbaron pushimi, sot të gjithë në stërvitje

Sot përfundojnë edhe 48 orët e pushimeve për futbollistët e Skënderbeut. Ka qysh nga ndeshja e fundit ndaj Tiranës të dielën që kaloi që kampionët po pushojnë pranë familjeve të tyre dhe pikërisht sot, në orën 10:30, të gjithë së bashku do të jenë në stadium për të startuar dy javët e stërvitjeve për ndeshjen e radhës që skuadra do të luajë ndaj Flamurtarit. Pikërisht sot pritet të zhvillohen dy seanca stërvitore, ndërkohë që me nga dy seanca do të jetë e gjithë kjo javë.

Trajneri Levi ka menduar që këtë fundjavë të mos ketë pushim për të tijtë, pasi lojtarët e kanë shlyer pushimin me këto dy ditë pushim. Duke filluar që sot, do t’i mungojnë Skënderbeut tre futbollistë. Bëhet fjalë pikërisht për Shehin dhe Muzakën, dy lojtarë që janë grumbulluar me ekipin tonë kombëtar dhe po ashtu edhe Dorian Kërçiku, talenti 18-vjeçar, që është thirrur me ekipin tonë kombëtar Shpresa.





Korçarët: “Minjtë” s’i kapin dot peng “ujqërit”

Ka më se dy ditë që në faqe mediash apo në faqet e facebook-ut qarkullon një foto e një tifozi të Skënderbeut, që në ndeshjen e fundit në “Qemal Safa”, sipas ultrasve bardheblu, është kapur rob nga ata dhe ka pozuar me shallin e Tiranës. Kjo pa dyshim që dje në orët e mesditës ka sjellë edhe reagimin e tifozëve kuqebardhë, të cilët në një deklaratë për gazetën do të pohonin: “Atë foto që të gjithë e kanë parë se gjoja tifozin e Skënderbeut e kishin zënë rob bardheblutë, do ta shpjegonim për të gjithë opinionin futbolldashës se ai në foto vetëm tifoz i Skënderbeut nuk është. Personi në foto është nga qyteti i Lushnjës dhe është një lypës që bredh në gjithë Shqipërinë. Tiranasit në këtë mënyrë kanë detyruar të pozojë një lushnjar me shallin e Tiranës dhe mirë kanë bërë, ndërkohë që të mos u gënjejë mendja, sepse “minjtë” e Tiranës as që kanë shans të kapin ndonjë “ujk”. Le të flenë me ëndrra “ujqish” bardheblutë.”
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Levi shënon humbjen e parë, për fat është vetëm miqësore


Për herë të parë në drejtimin e kampionëve, trajneri çek Stanislav Levi del kokëulur, pasi humbet miqësoren e djeshme në Korçë



Skënderbeu – Renova 1-2

Shënues: Shkëmbi 65’ / Andonov 40’ (11-m), 55’



Skënderbeu: Llapanji, Radas (Fagu 78’), Vrapi, Gvozdenoviç, Bicaj (Sulejmanoviç 65’), Orelesi, Topalli (Xhafaj 46’), Allmuça, Shkëmbi, Ribeiro (K. Arapi 59’), Tahirllari (Kame 75’). Trajner: S. Levi.

Renova: Elezi, Ristov, Simofski, Statovski (Gashi 70’), Emini (Shefiti 85’), Bajrami (Smajli 65’), Stepanovski, Gafuri (Fetai 78’), Sahiti, Andonov, Nuhiu (Hashimi 86’). Trajner: V. Kostov.

Gjyqtarë: E. Kello, K. Zguro, A. Furamani (Korçë)

Kartonë të verdhë: Gvozdenoviç, Allmuça / Sahiti



Skënderbeu ka humbur në miqësoren e djeshme ndaj skuadrës maqedonase të Renovës së Tetovës. 1-2 për miqtë nga Maqedonia ka qenë rezultati përfundimtar i ndeshjes së djeshme, dhe duhet thënë se nuk ka qenë i drejtë ky rezultat, duke u nisur nga ajo që kanë paraqitur të dy skuadrat në fushën e lojës. Gjithsesi ishte thjesht një miqësore. Rreth 2 mijë sportdashës e kanë ndjekur këtë miqësore, ndërkohë që në tribunën qendrore mungonte presidenti Agim Zeqo, por ndodhej zëvendësi i tij, Ardian Takaj.

Muzaka, Shehi, Kërçiku, Bratiç, Biskup dhe Arapi ishin 6 mungesat e skuadrës korçare në këtë 90 minutësh, ndërkohë që edhe Xhafaj e ka nisur nga stoli. Këto mungesa të shumta kanë bërë që trajneri Stanislav Levi të hedhë në fushë një formacion krejtësisht të rinovuar, ku duhet theksuar se u ka lënë shumë hapësirë në këtë miqësore edhe të rinjve, por edhe atyre që nuk kanë pasur mundësi të jenë titullarë në kampionat.

Me një 11-she të ribërë, Skënderbeu gjithsesi në pjesën e parë e ka kërkuar më shumë golin, ku duhet thënë se Ribeiro, Radas dhe Shkëmbi kanë humbur raste të pastra dhe mund të kishin shënuar golin e avantazhit qysh në këtë pjesë. Atë që nuk e bëjnë kampionët e Shqipërisë, e bëjnë maqedonasit e Renovës, teksa në minutën e 40-të është Andonov që pengohet në mënyrë të parregullt brenda zonës korçare nga Gvozdenoviç dhe gjyqtari Kello tregon dorën te pika e bardhë e penalltisë. Gjuan saktë Andonov dhe Renova kalon në avantazh, 1-0 ndaj Skënderbeut.

Pjesa e dytë Pas pushimit, trajneri Levi kryen shumë ndërrime, ndërkohë që në fushë hidhet edhe Xhafaj, sulmuesi kryesor i Skënderbeut, që edhe pse nuk e ka kaluar akoma 100% dëmtimin e tij, ka luajtur një pjesë loje. Kur pritej që Skënderbeu të barazonte rezultatin, vetëm 10 minuta pas startit të fraksionit të dytë, janë sërish miqtë që shënojnë dhe përsëri është Andonov.

ثshtë Nuhiu së pari që gjuan fuqishëm dhe topi pasi i rrëshket nga duart Llapanjit, godet shtyllën dhe kthehet sërish në lojë, ku Andonov, shumë pranë aksionit, e shtyn topin për herë të dytë në rrjetën e Skënderbeut. Duhet të vinte minuta e 65-të që Skënderbeu të shënonte golin e parë, ku Kristi Arapi çon një top për Shkëmbin, që në hyrje të zonës, mjeshtërisht shënon golin e parë dhe të vetëm për korçarët.

Edhe pse rastet për Skënderbeun nuk kanë munguar në 20 minutat e fundit, madje kampionët ushtruan presing në portën e Renovës, goli i barazimit nuk ka ardhur, dhe në këtë mënyrë, korçarët pësojnë këtë humbje në miqësoren e djeshme, që u luajt nën projektorët e dritave dhe që u shërbeu më së miri të dy skuadrave në këtë moment pushimi në kampionatet e vendeve të tyre.



Trajneri çek: Një miqësore që na shërbeu shumë

Pas humbjes së djeshme në miqësoren kundër Renovës me rezultatin 1-2, ka qenë trajneri i Skënderbeut, Stanislav Levi, që ka dalë në një konferencë për shtyp, teksa ka deklaruar: “Nuk më intereson aspak rezultati i kësaj ndeshjeje, pasi ishte thjesht një ndeshje miqësore dhe unë e zhvillova më shumë për të parë nga afër gjendjen e disa futbollistëve të stolit dhe për të aktivizuar edhe futbollistët e rinj, që nuk kanë pasur hapësirë në kampionat.

Me këtë rast unë i pashë të gjithë dhe dua të them fjalët më të mirë për këtë Skënderbe. I vetmi problem është se akoma nuk jemi shumë agresivë përpara portës kundërshtare dhe vuajmë shumë për të shënuar. Ne kishim shumë mungesa dhe disa prej lojtarëve i ruajtëm në mënyrë që të mos rrezikonim përpara një ndeshjeje tepër vendimtare që kemi për të luajtur ndaj Flamurtarit.

Edhe Shkëmbi ndjeu dhimbje në gju, por vazhdoi lojën për 90 minuta, ndërkohë që ju garantoj se, si Shkëmbi, por edhe Xhafaj, janë dy lojtarë që do të jenë 100% ndaj vlonjatëve. Së fundi, dua të them se ishte një miqësore që na vlejti shumë dhe ishim ne ata që këmbëngulëm ta zhvillonim. I falënderoj të gjithë futbollistët e mi për lojën që zhvilluan!”



Batuta e tifozëve: Për vlonjatët, bileta te “belvederja”

Ka filluar të ndihet në distancë atmosfera e ndeshjes së javës së 9-të të superligës mes Skënderbeu dhe Flamurtarit. Tifozët e të dyja skuadrave kanë filluar të hedhin batutat e tyre, një herë njëra palë dhe një herë pala tjetër.

Dje e kanë pasur mesa duket radhën tifozët e Skënderbeut, të cilët në lidhje me tifozët vlonjatë kanë thënë: “Ne do t’i mirëpresim tifozët e Flamurtarit, por ata do të mund ta shikojnë ndeshjen vetëm te kodrat e “belvederes” (një kodër 100 m larg stadiumit), sepse vetëm për atje do të kenë mbetur bileta ditën që do të luhet kjo ndeshje.

Tifozët vlonjatë është e vërtetë që vijnë në Korçë, pasi u shijon stadiumi dhe ndeshjet me drita dhe s’kanë faj, pasi nuk kanë parë të gjorët ndonjëherë ndeshje me projektorë. Atë ditë nuk do të ketë asnjë vend në stadium dhe vlonjatët është e mira që ta prenotojnë këtë kodrën që ju thamë qysh tani, pasi më vonë nuk do të ketë bileta as për atje.

Sa për atë që na bënë vlonjatët në ndeshjen e fundit dhe që ne kemi thënë që do të marrim hak, të mos harrojnë ata se futbollistin Vishaj e çuan në spital nga hedhjet e stolave plastikë dhe shisheve në fushë, apo këto i kanë harruar?

Do të kenë fatin e madh që tifozët e Flamurtarit të vijnë në Korçë, dhe ne i ftojmë të shijojnë dhe t’u qajë syri për pak dritë në një ndeshje futbolli. Do t’u servirim të provojnë, nëse s’e kanë provuar, edhe birrën dhe kërnackat, dhe më pas do t’i nisim në drejtim të Vlorës me një thes me gola”.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Zeqo: Koha për të fituar, s’më intereson kush është përballë


“Bosi” i korçarëve deklaron se dëshiron që të imitohet ndeshja e fundit me Tiranën, pastaj tripikëshat do të vijnë vetë

اdo ditë e më shumë në qytetin juglindor është duke u ndier atmosfera e pragndeshjes së kësaj fundjave, teksa në Korçë do të luhet Skënderbeu-Flamurtari. Në fakt, ka të paktën një javë që të dy ekipet janë duke u përgatitur për këtë përballje dhe koha ka qenë e mjaftueshëm në dispozicion të dy stafeve për të treguar më të mirën të dy skuadrat në fushën e lojës.

Skënderbeu në këtë ndeshje vlen me disa avantazhe më shumë. Kampionët për herë të parë kanë zhvilluar ndeshjen më të mirë të sezonit javën që sapo kaloi, teksa barazuan në “Qemal Stafa” me rezultatin e bardhë ndaj Tiranës, por me një lojë vërtet shumë të mirë. Po ashtu, avantazhi tjetër është se korçarët do të luajnë përballë sportdashësve të tyre të zjarrtë, ndërkohë që edhe gjendja e këtij ekipi duket se është në kulmin e formës më të mirë.

Me moral më të lartë, Skënderbeu do të presë Flamurtarin, një skuadër vërtet e fortë, por që vjen në këtë 90-minutësh pasi ka barazuar në shtëpi ndaj Apolonisë dhe për korçarët ky Flamurtar nuk është ai i një viti më parë. Përpos kësaj, duhet thënë se të dy kampet janë shprehur optimistë gjatë gjithë këtyre ditëve të fundit, ndërkohë që presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo, dhe të gjithë donatorët e skuadrës korçare janë të bindur se ky 90-minutësh i kësaj të shtune është më vendimtari për sa i përket së ardhmes së ekipit të tyre, në objektivin e titullit kampion.

Zeqo optimist “Nuk besoj se ka më shtylla për Skënderbeun. I mbaruam shumë shpejt këtë sezon, pasi në 8 javë goditëm 7 shtylla dhe tani e kanë radhën golat. Kjo ndeshje ndaj Flamurtarit, për mua, është një mision më se i arritshëm nga të gjithë futbollistët e mi në fushën e lojës. Nuk kemi rrugë tjetër, veç fitores, dhe këtë e di mirë krejt skuadra.

Do të dëshiroja shumë që të përsëritej ajo ndeshje e javës së kaluar ndaj Tiranës në kryeqytet dhe, nëse kjo ndodh, atëherë nuk më intereson aspak se cilën skuadër do të kemi përpara, Flamurtarin, apo ndonjë tjetër, pasi fitoret do të jenë të sigurta. Vlonjatët kanë objektivat e tyre dhe mua si president i Skënderbeut nuk më intereson aspak kundërshtari.

Ata janë një ekip me synime edhe këtë vit, por në Korçë ne duhet të tregojmë se jemi një ekip i fortë dhe nuk duhet të falim asnjë ekip. Jemi drejt fundit të fazës së parë dhe ne nuk kemi më kohë që të gabojmë, qoftë edhe në një ndeshje të vetme, pasi gabimet e deritanishme na kanë kushtuar vërtetë shumë.

Si e shikoj kundërshtarin e Skënderbeut këtë javë? Më mirë pyesni kundërshtarët, pasi mua më intereson vetëm fitorja dhe nuk dua të shikoj më se me cilin ekip luan Skënderbeu, por dua që në çdo ndeshje vetëm të arrihet fitorja dhe asnjë rezultat tjetër,” – ka thënë gjatë ditës së djeshme presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo.



Shpëtim Gjika, “non grata” në Korçë

Presidenti i Flamurtarit është i padëshiruar në qytetin juglindor, pasi ishte ai që acaroi dy ekipet sezonin e kaluar

Takimi më i fortë sezonin e kaluar për sa u përket përballjeve në superligë, të gjithë e mbajnë mend që ka qenë Skënderbeu-Flamurtari. Në të tri rastet që u përplasën këto dy ekipe, duhet thënë se atmosfera ka qenë e nxehtë, aq sa plot një vit më parë deklaratat kanë qenë bombastike nga ana e të dy kampeve.

E tillë duket se po krijohet atmosfera edhe në prag të kësaj ndeshjeje, ku pritësit këtë herë janë korçarët dhe e cilësojnë këtë ndeshje si një “hakmarrje”. Më 7 nëntor të një viti më parë, Skënderbeu do të humbiste në Vlorë me rezultatin 4-0, ndërkohë që nga ajo skuadër e vjetshme, në formacionin e Skënderbeut, këtë herë do të jenë vetëm 4 lojtarë, Shehi, Shkëmbi, Bicaj dhe Vrapi. Pra, një Skënderbe krejt ndryshe nga ai i vitit të kaluar, që do të ketë në përbërje edhe një vlonjat.

Gjika Të gjithë e mbajnë mend një vit më parë në Vlorë, teksa Shkëlqim Muça, ish-trajneri i Skënderbeut, është sharë edhe ofenduar në kor madje gjatë në këtë stadium, ku nxitësi kryesor, sipas korçarëve, ka qenë presidenti i vlonjatëve, Shpëtim Gjika. Në Vlorë shanë në kor edhe presidentin e Skënderbeut, Agim Zeqo.

Pavarësisht se këto ngjarje kanë kohë që kanë kaluar, në Korçë nuk mund të harrohet kollaj presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, i cili është cilësuar “non grata” nga ana e korçarëve. Gjika vjet nuk mori guximin të udhëtonte drejt Korçës, pasi e dinte që kishte gabuar, ndërkohë që pas ndeshjes Skënderbeu-Flamurtari 1-0, presidenti vlonjat deklaroi se ishte në stadium pranë tifozëve, duke gënjyer. Këtë të shtunë, me shumë mundësi, Shpëtim Gjika nuk do ta marrë rrugën drejt Korçës, ndërkohë që, edhe nëse ndodh, do ta ketë pisk mes tifozëve korçarë.



5 futbollistë kuqebardhë rrezikojnë Vllazninë

Pesë futbollistë të Skënderbeut rrezikojnë në ndeshjen e radhës ndaj Flamurtarit, që nëse ndërshkohen me karton të verdhë, të mos luajnë një javë më vonë në Shkodër ndaj Vllaznisë. Vrapi, Biskup, Bratiç, Orelesi dhe Muzaka janë pesë emrat e lojtarëve që figurojnë në listën e atyre që kanë nga 2 kartonë të verdhë dhe ndaj vlonjatëve duhet të kenë shumë kujdes këtë të shtunë.

Kjo do të thotë që Skënderbeu nuk është duke menduar vetëm për ndeshjen e radhës, por edhe atë të javës së 10-të ndaj Vllaznisë në transfertë, një 90 minutësh tjetër i vështirë për djemtë e Levit. Të pesë lojtarët që përmendëm më sipër dhe që kanë nga dy të verdha, janë të rëndësishëm për formacionin e Skënderbeun, ndërkohë gjithçka duhet parashikuar dhe Levi duhet të përgatitet edhe për ndonjë mungesë nëse ndonjë prej tyre ndërshkohet sërish.



Levi nesër do t’i ketë të gjithë në stërvitje

Ndërkohë që gjatë kësaj periudhe stafi teknik i Skënderbeut ka pasur disa mungesa, mendohet që vetëm ditën e nesërme Levi dhe ndihmësi i tij Hysi të kenë në dispozicion 100% të skuadrës. E themi këtë, pasi po nesër pritet që në Korçë të mbërrijnë nga grumbullimi më kombëtaren tonë Orges Shehi dhe Gjergji Muzaka, ndërkohë që pritet nga grumbullimi me Shpresat edhe i talentuari Dorian Kërçiku.

Ky i fundit, edhe pse është një lojtar me shumë vlera, akoma nuk dihet nëse do ta fillojë apo jo ndeshjen ndaj vlonjatëve që nga minuta e parë, ndërkohë që dy të tjerët janë pa diskutim pjesë e 11-shes të Skënderbeut dhe mezi pritet që të bashkohen të paktën në këto seanca të fundit stërvitore. Kjo ka bërë që Levi të përgatitet që ditën e nesërme të zhvillojë edhe një minitest të vogël, në mënyrë që të vendosë për formacionin, pasi vetëm të mërkurë do të ketë mundësi ta bëjë një gjë të tillë, pasi të ketë të gjithë grupin gati.



Arapi në alarm, dyshohet për dëmtim serioz

Edhe pse në ndeshjen e kësaj jave vetëm një mungesë do të jetë e sigurt, ajo e mbrojtësit të krahut të majtë, Renato Arapi, pasi ka plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë, duhet thënë se durrsaku rrezikon të mos luajë për javë të tëra. Ka disa ditë që Arapi ndien dhimbje në muskujt e barkut dhe ditën e sotme është lënë që të bëhet edhe një rezonancë, në mënyrë që të mësohet shkalla e sigurt e dëmtimit.

Nëse problemet do të jenë serioze, atëherë Arapit do t’i duhet t’i drejtohet operacionit, çka mund ta lërë disa javë larg fushave të futbollit, ndërkohë që mjeku i skuadrës beson se dhimbjet që ka për momentin ky lojtar janë thjesht pa shumë problem. Nëse vërtet Arapi do ta ketë problem serioz, atëherë te Skënderbeu do të ketë shumë probleme, pasi nuk ka mbrojtës të majtë që ta zëvendësojë, vetëm nëse Gvozdenoviç do të zërë vendin e tij dhe ta lërë mbrojtësin e qendrës, rol të cilin e ka kryer shumë mirë deri tani.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

-5 gradë në Korçë, “ujqërit” kërkon të ngrijnë bregdetarët


Temperaturat e ulëta në qytetin juglindor kanë detyruar korçarët ta afrojnë ndeshjen nga ora 18:00 në orën 16:00

Ndeshja e javës së 9-të mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, e planifikuar për t’u luajtur në orën 18:00 ditën e shtunë, ditën e djeshme është vendosur nga klubi “Skënderbeu” që të afrohet me 120 minuta të tjera. Dje, në orët e paradites, ka qenë presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo, që i ka kërkuar federatës që ndeshja e kësaj fundjave të mos zhvillohet kaq vonë për sa i përket orarit, pasi në Korçë temperaturat po shënojnë shifrat më të ulëta disa gradë në zero dhe rreth orës 13:00 të mesditës ka ardhur edhe përgjigja përfundimtare nga FSHF-ja.

Ndoshta pasi është konsultuar edhe me kanalin Supersport, pasi është ajo që ka të drejtën ekskluzive të superligës shqiptare, FSHF-ja ka rënë dakord që ndeshja Skënderbeu-Flamurtari të afrohet me 120 minuta, pra, nga ora 18:00, të afrohet për të startuar në orën 16:00.Arsyeja e vetme e afrimit të kësaj ndeshjeje me rreth dy orë ka të bëjë vetëm me faktin e vetëm se në Korçë ka një javë që po mbizotërojnë temperatura të ulëta dhe në atë orë që ishte planifikuar të zhvillohej edhe ndeshja temperaturat shkojnë të paktën -5 gradë Celsius, për të mos thënë edhe më të ulëta.

ثshtë e papërballueshme për korçarët dhe jo më për vlonjatët që një ndeshje kaq e rëndësishme të ndikohej nga këto temperatura dhe në këtë mënyrë kanë qenë drejtuesit e klubit juglindor që dje kanë arritur akordin me ndryshimin e orarit të ndeshjes dhe menjëherë pas këtij akordi po dje është lajmëruar për ndryshimin e orës edhe klubi “Flamurtari”.

Deri në orën 18:00, kur pritet që të shtunën të përfundojë ky takim, temperaturat mund të shkojnë në zero gradë, por nuk mund të luhej një 90 minutësh në -5 gradë celsius. Në Korçë, sezonin e kaluar disa ndeshje u zhvilluan edhe në -8 gradë, ndërkohë që acari ka ditë që ka pushtuar juglindjen dhe vlonjatët edhe me ndryshimin e orarit, do ta kenë sërish pisk, pasi këtë të ftohtë mund ta durojnë vetëm “ujqërit” dhe jo një skuadër bregdetare.

Presidenti Zeqo Ka qenë pikërisht presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo, ai që ditën e djeshme ka arritur akordin e ndryshimit të orarit të ndeshjes dhe pasi ka marrë “OK”-in nga federata, për gazetën “Sporti shqiptar”, ka theksuar: “E kishim menduar prej ditësh në fakt që mund dhe duhet ta ndryshonim orarin e zhvillimit të kësaj ndeshjeje, pasi në Korçë po mbizotëron një i ftohtë i madhe, sidomos pas orës 18:00.

Për të shpresuar se do të shikojmë një ndeshje të bukur dhe sa më shumë cilësore, ne menduam që ta ndryshojmë orën dhe ta fillojmë këtë takim në orën 16:00. Orë më e përshtatshme se kjo nuk mund të gjenim dhe në këtë mënyrë unë shpresoj që edhe sportdashësit të jenë sa më të shumtë në numër në shkallët e stadiumit,” – ka deklaruar ditën e djeshme presidenti Zeqo.

Menjëherë sapo është mësuar ky ndryshim orari, klubi juglindor ka kryer të gjitha lajmërimet edhe në media, në mënyrë që edhe tifozët korcarë të mos ngatërrohen, pasi të gjitha biletat që janë shitur dhe vazhdojnë të shiten mbajnë orën 18:00, si orë e fillimit të takimit. Duke filluar që sot, firma private që merret me shitjen e biletave, do të bëjë edhe ndryshimin në biletat që do të shiten, ndërkohë që në të gjithë Korçës afishe të mëdha po përhapin lajmin se ndeshja Skënderbeu-Flamurtari do të luhet ditën e shtunë në orën 16:00



Shkëmbi, lideri që u duhet korçarëve

Nëse do të themi që Skënderbeu ka një futbollist më shumë në fushë, ai është padyshim kapiteni korçar

Skënderbeu, në çdo ndeshje që ka luajtur deri tani në shtëpi, padiskutim që ka patur edhe ndihmën e një lojtari shumë të rëndësishëm dhe ai ka qenë tifozi që nuk i ka munguar asnjëherë me përkrahje këtij ekipi. Por tashmë prej kohësh kampionët kanë një lojtar më shumë edhe në fushë dhe ai është kapiteni dhe lideri i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, lojtari i vetëm korçar dhe ai që mban shirtin e kapitenit të ekipit prej dy sezonesh.

32-vjeçari me shumë përvojë jo vetëm në kampionatin shqiptar, por edhe jashtë kufijve, duket se tashmë me ardhjen e Stanislav Levit në pankinë ka rilindur edhe njëherë dhe ka qenë futbollisti më i mirë në fushën e lojës, të paktën në këto 8 javë që ka luajtur Skënderbeu. Nga 720 minuta që duhet të luante një futbollist deri tani, Shkëmbi ka luajtur gjithsej 608 minuta dhe është golashënuesi më i mirë për korçarët me dy gola të shënuar, një prej të cilëve me 11-metërsh.

Në mesin e fushës, Shkëmbi është një lider i padiskutueshëm dhe këtë e di më mirë se kushdo tjetër edhe trajneri Levi, i cili e ka parë me sytë e tij se një lojtar si Shkëmbi rallë i vjen futbollit shqiptar. Pas Xhafajt, Shehit dhe Sulejmanoviç, Bledi Shkëmbi është futbollisti më moshën më të madhe në skuadrën juglindore, ndërkohë që deri tani te ky Skënderbeu janë aktivizuar vetëm dy korçarë me fanellën kuqebardhë. Shkëmbi me 608 minuta dhe Tahirllari me 85 minuta janë përfaqësuesit e vetëm të këtij qyteti dhe e gjithë Korça tashmë mburret vetëm me Shkëmbin.

Dhe me të drejtë edhe shiritin e kapitenit mban ky lojtar, ndërkohë që jo pak herë mesfushori ka qenë vendimtar me golat, por edhe me pasimet e shumta që kryen. Qysh pas ardhjes së Levit në krye të pankinës, Shkëmbit i është caktuar edhe një detyrë disi më e vështirë, pasi duhet të qëndrojë prapa sulmuesit Xhafaj dhe t’i shërbejë sa më shumë këtij të fundit.

Një rol që nuk e ka bërë asnjëherë, por që një kapiten që bën gjithçka në fushë çfarë mund t’i thotë trajneri. Një Skënderbe shumëkombësh, por që udhëhiqet nga një lider korçare. Edhe vlonjatët këtë të shtunë do ta kenë më shumë se të vështirë, pasi përpara se të pretendojnë të thyejnë Skënderbeun, duhet të thyejnë së pari një “shkëmb”.



Skënderbeu nuk e lë Orelesin me kombëtaren

Afrikani i Skënderbeut, Nuredin Orelesi, futbollisti i vetëm me ngjyrë që ndodhet në radhët e kampionëve, nuk është lejuar që të bashkohet me kombëtaren e shtetit të vet. Mësohet se përpara disa ditësh ka mbërritur një ftesë nga kombëtarja nigeriane në dejtim të Orelesit, në mënyrë që ky i fundit të ishte pjesë e tij, por udhëtimi i nigerianit nuk është kryer. Ka qenë klubi juglindor që ka lajmëruar edhe në zyrat e FSHF-së në lidhje me këtë mosudhëtim të futbollistit në fjalë. Arsyeja e vetme që Orelesi nuk ka udhëtuar në drejtim të Nigerisë lidhet edhe me atë se lojtari ka një dëmtim në këmbë dhe nuk duhet të rrezikojë më shumë, ndërkohë që është i preokupuar maksimalisht me skuadrën e tij të Skënderbeut për dy ndeshjet e radhës, atë ndaj Flamurtarit këtë fundjavë dhe ndaj Vllaznisë javën tjetër në Shkodër. Për korçarët këto dy sfida janë shumë herë më të rëndësishme se aktivizimi i Orelesit në kombëtaren nigeriane dhe në këtë mënyrë mesfushori nuk ka udhëtuar në drejtim të Nigerisë.



Asnjë njoftim për bileta nga vlonjatët

Shumë bujë për sa u përket tifozëve vlonjatë, të cilët po trumbetojnë me të madhe se do të udhëtojnë të shumtë në drejtim të Korçës ditën e shtunë, madje klubi “Flamurtari” ka deklaruar se do t’i nisë të organizuar këta tifozë. Por ndërkohë që tifozët miq po përgatiten dhe është folur në shtypin sportiv se vlonjatët u kanë kërkuar korçarëve edhe për numrin e biletave një gjë e tillë është mohuar ditën e djeshme nga klubi kuqebardhë. “Deri tani që flasim nuk kam asnjë kontakt nga ndonjë drejtues të klubit të Flamurtarit në lidhje me atë që ne të bëhemi gati për tifozët miq, madje t’u ruajmë edhe biletat. Nuk më është kërkuar asnjë biletë nga ana e bregdetarëve dhe ne jemi në pritje të tyre, në mënyrë që vlonjatët të mos flasin shumë nëpër media, por të bëjnë edhe njoftimin e tyre zyrtar se sa bileta u duhen. Për sa i përket tribunës, ata do të vendosen në Tribunën E dhe gjithçka është gati, ndërkohë që pavarësisht se nuk na kanë lajmëruar, ne do t’i mirëpresim,” – ka theksuar drejtori teknik i klubit “Skënderbeu”, Ilirjan Përmeti.



Vijnë tre kuqezinjtë, plotësohen kuqebardhët

Për herë të parë pas plot 10 ditësh, Skënderbeu ditën e djeshme ka qenë i plotë në seancën e vetme të zhvilluar në orët e mesditës. Orges Shehi, Gjergji Muzaka dhe Dorian Kërçiku, ishin tre kuqezinjtë korçarë, dy të parët me ekipin tonë kombëtar dhe tjetri pjesë e ekipit tonë kombëtar Shpresa. Trajneri Levi me këta tre lojtarë ka zhvilluar një stërvitje të plotë, pasi tashmë e ka të qartë për formacionin që do të zbresë në fushën e lojës. 23 lojtarë kanë qenë të pranishëm ditën e djeshme në stërvitje, ndërkohë që edhe lojtarët e dëmtuar, Grboviç dhe Arapi, kanë kryer një seancë të plotë me grupin, pavarësisht që janë dy lojtarët e vetëm që janë të sigurt që nuk do të luajnë këtë fundjavë ndaj Flamurtarit. Levi ka zhvilluar edhe një test të shkurtër me të grupin të ndarë në dy ekipe, ndërkohë që vetëm nesër do të vendosë për formacionin, ky dy prej lojtarëve që mungonin prej ditësh, Shehi dhe Muzaka, janë 100% pjesë e formacionit të Skënderbeut.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Duro: 3 pikët e Skënderbeut, e vetmja rrugë…


Dy ish-trajnerët e një edicioni më parë u rikthehen emocioneve të sfidës, tashmë larg pankinës, por afër komentit

Skënderbeu ka “trenin” e fundit që duhet të kapë në orar, në të kundërt objektivi mund të ndryshojë

Ndeshja ka “nisur” të luhet jo vetëm nga lojtarët, por edhe nga ata që sezonin e shkuar kaluan jo pak stres. Pikërisht nga trajnerët. Duke nisur me Shpëtim Duron, trajnerin kampion të sezonit të kaluar. Me të gjetën modulin më të shëmtuar të largimit, megjithatë, ai, Duro beson sërish se ndeshja mbetet një vitrinë rivalësh. Sipas tij, nëse Skënderbeu nuk merr pikët që i duhen, domethënë 3, atëherë ai del përfundimisht nga beteja për titullin kampion. “Realisht skuadra gjendet nën këtë presion.

Duhet të marrë tri pikë, në të kundërt del përfundimisht nga lufta për titull. Dhe kjo situatë realisht duhet marrë shumë në konsideratë. Them se mundësitë janë, ndonëse përballë nuk është ashtu sikundër theksohet, një Flamurtar i lehtë. Mund të them se Skënderbeu ka “trenin” e fundit që duhet të kapë në orar, në të kundërt objektivi mund të ndryshojë, pasi edhe formati me më pak ndeshje, imponon distancë pikësh që nuk mund të arrihen. Sidoqoftë duhet kujdes, unë e shoh Flamurtarin pretendent.

Një ekip, që në ndryshim nga vjet nuk është dobësuar. Ai vjen në Korçë, pa trysni dhe pa presionin nën këmbë për të marrë pa tjetër tri pikë. Ashtu sikundër ishte edhe një edicion më parë, kur u shpallëm kampionë, por që ndryshimi i vetëm ishte se, fitoi Skënderbeu, ndonëse kishte edhe plot ndeshje të tjera, më shumë se një fazë.

Flamurtari i edicionit të kaluar, ose më saktë Flamurtari i Maganit kishte individualitete, por nuk mund të them se në këtë edicion ekipi vlonjat është më i dobët. Jo. E kam ndjekur në disa ndeshje dhe them që, përvec hapit “JO” që bëri në fushën e tij me Apoloninë, i ka të gjitha mundësitë të jetë dhe është po në atë zonë si vjet. Pretendent real për titull. Besoj se nesër në Korçë do të jetë një ndeshje e bukur.

Nuk janë tamam rrethanat e një kampionati më parë, pasi ka edhe më shumë rivalë këtë vit, por mendoj se edhe një pikë për skuadrën e Flamurtarit do të ishte një objektiv i arritur”, – thekson ish-trajneri i Skënderbeut, Shpëtim Duro, ai që Korçës i dha titullin. Një këndvështrim si “ish” për ekipet që vjet diskutuan deri në fund kampionatin, që në fakt përfundoi në Laç, por që për Duron në Korçë nisi pikërisht me përballjen kundër Flamurtarit. Sipas ish-pankinës, nëse nuk vijnë tri pike, rrezikohet ndjeshëm historia korçare e titullit.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Zeqo: Lutaj? Trajner që e mundëm me 10 lojtarë!


Presidenti i Skënderbeut thotë se nuk ka dëshirë të bëjë polemika, por i thotë Lutajt që të shikojë punën e vet e të mos provokojë lojtarët

Korçarët në fakt e kishin shprehur hapur prej dy ditësh edhe në media që nuk kishin më dëshirë të merreshin me ndeshjen e kaluar ndaj Flamurtarit, takim që u fitua nga Skënderbeu, por që pas ndeshjes dhe deri dje, janë vlonjatët që vijojnë të flasin në shtypin sportiv. Ditën e djeshme në gazetën “Sporti shqiptar”, ka qenë shkrimi me titullin: “Lutaj: Zeqo mos provoko, mjaft me fjalë!”, ajo që ka risjelllë edhe një herë polemikat.

Pas prononcimit të trajnerit të Flamurtarit në këtë shkrim, teksa ka folur kundër presidentit Zeqo, ka qenë ky i fundit ditën e djeshme që i ka kthyer një përgjigje, në të cilën do të deklaronte: “Më vjen keq që duhet të merrem edhe një herë me fjalët e të tjerëve, pasi e kam për zakon, që nuk përgjigjem në raste të tilla, por po e sqaroj trajnerin e Flamurtarit, në mënyrë që të mos flasë më gjepura nëpër media.

Nuk është nevoja që një trajner si Lutaj të merret me fjalë të kota mediatike, por nuk se çfarë të bëjë gjë tjetër, pasi duke mbuluar atë humbje të Korçës, kërkon që ta harrojë atë, duke thënë se unë jam një president që kaq qejf të dal në shtyp, që të bëhem i famshëm. Ndoshta Lutaj flet për veten dhe do të ma ketë ngatërruar mua emrin, sepse ai e di shumë mirë që Zeqo nuk ka dëshirë dhe që as kam pasur ndonjëherë dëshirë që të dal në shtyp për t’i bërë publicitet vetes sime.

Lutajn e panë në Korçë gjithë Shqipëria që është një trajner të cilin e mundi Skënderbeu me vetëm 10 lojtarë në fushën e lojës. Këtë të shikojë më parë ky trajner dhe të mos merret me të tjerët. Por duke dashur që të mbrohet para popullit të Vlorës, ai tani do të duket dhe del në faqe të parë nëpër media, jo sepse flet Lutaj, por sepse ka zënë në gojë emrin tim.

Unë nuk i kam thënë asgjë më shumë këtij trajneri, përveç faktit që ka qenë ai që provokoi lojtarët e Skënderbeut për atë incident të vogël që ndodhi dhe kjo është një e vërtetë që edhe ai vetë e di. Ky provokim doli sheshit, pasi Lutaj i paska thënë “legen” Xhafajt dhe këtë e pranoi edhe vetë. Atëherë, çfarë trajneri na qenka ky Lutaj? Ne i dhamë një mësim këtij trajneri se si e mundim me një lojtar më pak.”

Vllaznia Duke folur më tej në prononcimin e tij të djeshëm, “bosi” i korçarëve, për ndeshjen e së shtunës të Skënderbeut në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë, do të deklaronte: “Përballja e kësaj fundjave në Shkodër do të jetë një tjetër ndeshje e fortë për Skënderbeun. Kjo është e 5-ta ndeshje radhazi që ne luajmë me ekipe pretendente, por në Shkodër e them pa frikë që është një stadium ku luhet futboll dhe këtë nuk e them vetëm unë, por të gjithë.

Atje të gjithë ekipet luajnë pa frikë një futboll të bukur, sepse të le vetë kultura e këtij qyteti që ta bësh një gjë të tillë. Ne po përgatitemi denjësisht për këtë ndeshje të kësaj fundjave dhe unë jam i bindur që skuadra do të bëjë më të mirën. Kemi ngritje në lojën tonë nga java në javë dhe e kemi vlerësuar maksimalisht Vllazninë. E them edhe njëherë që ne po vuajmë në këtë moment ato pikë që lamë në javët e para. Të gjithë lojtarëve u kam thënë se, nëse luajnë si në javët e kaluara, rezultati do të vijë vetë dhe kjo është kërkesa ime kryesore, loja e mirë, pastaj fusha do të tregojë se kush do të fitojë.”



Kampionët, -5 pikë nga një vit më parë



Sezonin e kaluar, kur u shpallën kampion, pas javës së 9-të, Skënderbeu kishte 19 pikë, sot ka vetëm 14 pikë



Diferenca e pikëve mes Skënderbeut të një viti më parë dhe Skënderbeut të tanishëm në vetëm 9 javë kampionat nuk është një diferencë e madhe. Ndërkohë që pas javës së 9-të në sezonin e kaluar, kampionët ndodheshin në vendin e dytë me 19 pikë, sot ndodhen në vendin e 7-të me 14 pikë, pra 5 pikë më pak. Por e përbashkëta është që Skënderbeu i vjetshëm dhe ai i këtij viti kanë bërë një start të dobët. Sezonin e kaluar, korçarët vërtet bënë një start të dobët, por më pas gjithçka ndryshoi dhe arritën deri atje sa të merrnin edhe titullin kampion. Në Korçë, pas fitores ndaj Flamurtarit, mendojnë se tripikëshi i fundit është si një “hajmali” dhe se Skënderbeu tani pas çdo jave vetëm do të ngjisë shkallët e renditjes. Pas 9 javëve në sezonin e kaluar, Skënderbeu kishte 6 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje. Këtë vit, Skënderbeu ka 3 fitore, 5 barazime dhe 1 humbje, pra ngjashmëria është sërish te humbjet, pasi si vjet, por edhe sivjet, kampionët kanë vetëm një humbje. Skënderbeu i një viti më parë në 9 javë ishte skuadra që kishte shënuar më shumë gola, plot 16, me një mesatare prej 1.8 gola për ndeshje, ndërkohë që këtë vit kampionët kanë realizuar vetëm 7 gola deri tani, mesatarisht 0.8 gola për ndeshje. Për sa u përket golave të pësuar një vit më parë, Skënderbeu kishte pësuar 7 gola, ndërkohë që këtë vit ka pësuar 4 gola, ose 0.4 gola për ndeshje. Pra, më shumë gola janë shënuar një vit më parë dhe më pak gola janë pësuar në këtë sezon. Veçse Skënderbeu nuk duhet të harrojë që këtë vit kampionati është me 26 javë, ndërkohë që vjet kishte 33 javë dhe koha ka qenë e mjaftueshme për të rikuperuar pikë. Dhe së fundi, në 9 javët e vitit të kaluar, Skënderbeu u drejtua nga vetëm një trajner, siç ishte Shkëlqim Muça, ndërkohë që këtë sezon nga dy trajnerë, Shpëtim Duro dhe Stanislav Levi.





Disiplina nuk fal Bicin, 10 javë për mbrojtësin e Skënderbeut

Komisoni i Disiplinës, i mbledhur dje më datë 23 Nentor 2011, për shqyrtimin e problemeve disiplinore të konstatuara në ndeshjet e kategorive të ndryshme të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe për shqyrtimin e ankesave te paraqitura. Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe, si i diskutoi çështjet në tërësi, arriti disa konkluzione. Më të rëndë e ka pasur futbollisti i Skënderbeut, Ditmar Bici, i cili për pështyrje të zyrtarit të KF “Flamurtarit”, Përparim Lushaj, është dënuar me 10 (Dhjetë) ndeshje pezullim nga aktivitet sportive në bazë të nenit 48. Ndërkohë që edhe protagonisti tjetër i incidentit në ndeshjen Skënderbeu – Flamurtari, Përparim Lushaj, zyrtari i vlonjatëve, është dënuar me 3 (tre) ndeshje pezullim. Por edhe tifozët kuqebardhë kanë krijuar një dëm financiar për Skënderbeun. Për hedhje të sendeve të forta dhe mjeteve ndezëse në fushën e lojës nga ana e spektatorëve korçarë, KF “Skënderbeu” dënohet me 3 mln lekë të vjetra gjobë. Ndërkohë që ja kanë hedhur paq dy trajnerët e superligës Ramadan Ndreu dhe Heqerem Memushaj, të cilët vetëm janë paralajmëruar për sjelljet e tyre gjatë ndeshjeve të fundit. Ndërkohë që Komisioni i Disiplinës i drejtuar nga Eno Bushi dhe anëtarët Sajmir Xhuglini dhe Sajmir Dauti kanë vendosur disa saksione të tjera për skuadra të kategorive inferiore. Gjithashtu është falur edhe fusha e Bylisit dhe si pasojë përballë Apolonisë në javën që vjen, ballshiotët do të kenë përkrahjen e fansëve të tyre.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës

Lojtari i KF “Skënderbeu”, Ditmar Bicaj, për pështyrje ndaj zyrtarit të ekipit kundërshtar dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet sportive.

- Zyrtari i KF “Flamurtari” Përparim Lushaj për sjellje të keqe dhe provokim ndaj kundërshtarit dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim.

- KF “ Skënderbeu “ për hedhje të mjeteve ndezëse dhe sendesh të forta në fushën e lojës nga spektatorët dënohet me 300.000 lekë gjobë.

- Trajneri i KF “Veleçiku”, Besnik Duli, për sjellje të keqe dhe pështyrje ndaj lojtarit kundërshtar dënohet me 12 ndeshje pezullim nga aktivitetet sportive.

- Lojtari i KF “Veleçiku” Gerald Duli për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim.

- Futbollisti i KF “Himara” Erion Dinaj për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet sportive.

- KF “Himara” për uljen në stol të personave të dënuar nga organet e drejtësisë sportive dënohet me 50.000 lekë gjobë.

- KF “Memaliaj” për hedhje sendesh të forta në fushën e lojës me pasojë goditjen e zyrtarit të ndeshjes dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin e saj .

- Lojtari i KF “Korabi”, Maringlen Vojka, për provokim të publikut dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim.

- Trajnerët e KF “Kastrioti” dhe KF “Tomorri”, Ramadan Ndreu dhe Eqerem Memushi, për reagimet e tepruara të tyre paralajmërohen se në rast përsëritje do tw jenë objekt i ndëshkimeve.

- Pranimin e kërkesës së lojtarevë të KF “ Gramozi “ Ervis Peçi dhe Hyserion Shupe dhe pezullimin e pjesshëm të dënimit për këta 2 lojtarë.

- Pranimin e kërkesës së KF “ Bylis “ për pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Korçarët realistë: Fazën e parë e mbyllim të tretët!


Presidenca korçare u ka kërkuar lojtarëve që të paktën në fund të dhjetorit Skënderbeu të jetë -4 pikë nga kreu i renditjes

-8 pikë nga kreu kanë kampionët e Shqipërisë tri javë përpara se të përfundojë faza e parë e kësaj superlige, ndërkohë që kjo diferencë në pamje të parë duket e madhe, por që për korçarët është më se e rikuperueshme. Gabimet e javëve të para kanë bërë që Skënderbeu të vuajë shumë pikët e lëna rrugës, sidomos në dy barazimet 0-0 të arritura në shtëpi nga Tomorit dhe Kamzës, ndeshje të cilat nuk mund të kthehen më.

270 minuta përpara fundit të vitit dhe fundit të fazës së parë janë shansi më i mirë që Skënderbeu t’i afrohet edhe më shumë kreut të superligës, pasi dihet që kreu, i cili mbahet nga Teuta, është i pamundur për t’u kapur në kaq pak javë. E gjithë kjo ka bërë që objektivi i tanishëm, ose i thënë ndryshe, deri në fundin e dhjetorit, është që kampionët të renditen në vendin e tretë të superligës dhe t’u afrohen ndjeshëm kryesuesve, të paktën -4 pikë larg të jetë Skënderbeu në fund.

Por kjo nuk varet vetëm nga “këmbët” e Skënderbeut, pasi edhe nëse korçarët i ftojnë të tri ndeshjet e mbetura, do të shikohen rezultatet e rivalëve të kreut. Teuta dhe Tirana janë skuadra që duhet të gabojnë ose të “ngecin” diku, në mënyrë që Skënderbeu të përfitojë për t’u afruar dhe kjo do të thotë që Skënderbeu nuk është duke menduar vetëm për veten, por do të ndjekë me vëmendje të madhe edhe ndeshjet e kryesuesve.

Gjithsesi, -4 pikë nga kreu në fund të fazës së parë, me këto lojëra dhe me këto rezultate që ka arritur skuadra në javët e fundit, janë një mision që mund të arrihet, ndërkohë që në Korçë të gjithë janë në “këmbë” dhe mezi presin që Skënderbeu të rikthehet në vendin ku i takon, vend që do të bëhet i realizueshëm vetëm në vitin 2012, por që të paktën deri në fund të këtij viti të rikuperohen sa më shumë pikë.

Donatorët Optimizmi nuk është kthyer vetëm te stafi teknik, apo futbollistët, ky optimizëm edhe i madh te tifozët dhe në veçanti te donatorët e Skënderbeut, që në fakt kanë mbetur të kënaqur nga këto ndeshje të fundit që ka zhvilluar ekipi. Në një takim që kanë pasur biznesmenët e Skënderbeut ditët e fundit me skuadrën, mësohet se fjalët e tyre kanë qenë:

“Ne jemi shumë të kënaqur dhe ndryshimi është i dukshëm, por që na vjen keq që ky Skënderbe që duhet të ishte dhe i takonte të ishte në krye, ndodhet në vendin e 4-t. Gjithsesi, çdo skuadër e madhe mund të gabojë dhe kjo ndodhi edhe te ne. Janë gjëra që ndodhin, por që duhen harruar dhe ne kemi shansin më të mirë që edhe këtë vit ta fitojmë titullin kampion.

Ne dhe gjithë qyteti i Korçës do t’i mbështesim maksimalisht dhe tani “fjala” është për ju në fushën e lojës. Një “bravo” të madhe për të gjithë ju që po bëni më të mirën për këtë Skënderbe,” – u kanë thënë donatorët futbollistëve dhe në këtë mënyrë në Korçë të gjithë po qëndrojnë të bashkuar për të ringritur Skënderbeun edhe një herë emocionet dhe atë skuadër të madhe të sezonit të kaluar.



Levi: Ndaj Luftëtarit dua vetëm fitoren

E gjithë skuadra kuqebardhë është përqëndruar te ndeshja e sotme, ku kërkohet vetëm fitorja

“Nuk dua t’ia di se përballë kujt luajmë. Unë dua fitoren nesër (sot) ndaj Luftëtarit, në mënyrë që të sigurojmë një herë kualifikimin sa më parë për në turin tjetër të kupës, pastaj menjëherë pas vërshëllimës së fundit, do të fillojmë të mendojmë për kampionatin.” Me këto fjalë u është drejtuar të tijve ditën e djeshme përpara stërvitjes së orës 14:00, trajneri i Skënderbeut, Stanislav Levi.

Pa dyshim që me këto fjalë Levi do të thotë që nuk ka ndër mend të rrezikojë aspak me një formacion tjetër, ashtu siç skuadra luajti edhe në ndeshjen e para një jave në Gjirokastër. Mësohet se sot ndaj Luftëtarit në Korçë stafi çek do të hedhë në fushën e lojës qysh nga fillimi formacionin më të mirë, me përjashtim të disa mungesave, që janë lojtarë që nuk duhet të rrezikojnë.

Më tej, në këtë minianalizë të djeshme, Levi u ka thënë të tijve: “Në radhë të parë, ju falënderoj për këtë përkushtim vërtet të madh që keni të gjithë, pasi në kampionat po zhvilloni ndeshje vërtet të mira dhe ky është edhe fryti i punës së gjatë që keni bërë të gjithë. Por sigurisht që vlerësim maksimal duhet edhe për Kupën e Shqipërisë, pasi ju e dini që një objektiv është edhe fitimi i këtij trofeu.

ثshtë rrugë e gjatë deri në fund të kësaj kupe, por ne nuk duhet t’i lëmë gjërat për në fund, prandaj dua që nesër (sot) të fitojmë ndaj Luftëtarit me gola dhe me lojë bindëse,” – u ka thënë së fundi të tijve Levi, që më pas ka zhvilluar stërvitjen e fundit në aneksin e stadiumit. Por seanca e djeshme stërvitore ka zgjatur më shumë se çfarë ishte parashikuar dhe 30 minutat e fundit Levi dhe të tijtë i kanë zhvilluar në fushën e stadiumit, atje ku lojtarët më shumë kanë kryer gjuajtje në kuadrat, por nën projektorët e dritave.

Levi ka zbardhur edhe formacionin e Skënderbeut që do të zbresë. Në portë do të jetë Shehi. Në mbrojtje do të jenë dyshja Sulejmanoviç, Vrapi, Fagu dhe Arapi. Në mesfushë Shkëmbi, Orelesi, Allmuça, Kërçiku dhe Biskup. Në sulm do të jenë Muzaka dhe Xhafajj, ku ky i fundit do të ketë një shans tjetër për të shënuar, pasi në 10 javë ka arritur të shënojë vetëm një gol.



Ndeshja e Kupës luhet në aneksin e stadiumit

Pas më shumë se tri dekadash, aq sa nuk e mbajnë mend edhe sot e kësaj dite në Korçë, Skënderbeu do të kthehet të luajë një ndeshje zyrtare në aneksin e stadiumit. Te fusha me bar sintetik, atje ku kuqebardhët zhvillojnë çdo ditë stërvitje, do të luhet edhe ndeshja e sotme e Kupës së Shqipërisë, mes Skënderbeut dhe Luftëtarit, takim që do të fillojë në orën 14:00.

Kjo do të ndodhë për arsye se në stadiumin “Skënderbeu” kanë filluar punimet për shtrimin e pistës me tartan dhe mendohet që këto punime të mbarojnë deri në startin e ndeshjes së javës së 11-të të superligës. Të dyja skuadrat kanë rënë dakord që kjo ndeshje të luhet në aneks dhe kjo do të thotë se edhe sportdashësit jo vetëm që do të qëndrojnë në këmbë pas rrjetave të telit, por nuk do të presin as bileta.



اështja “Bicaj”, korçarët me veshët nga Apeli

Ka disa ditë që klubi juglindor i është drejtuar Komisionit të Apelit në lidhje me çështjen e Ditmar Bicajt, i cili u dënua pas ndeshjes me Flamurtarin për 10 javë, për atë gjest që kreu ndaj pankinës vlonjate, pas provokimeve të trajnerit Lutaj. Deri tani ka kaluar vetëm një ndeshje dhe kanë mbetur edhe 9 të tjera, ndërkohë që korçarët besojnë se Apeli do ta ulë dënimin e mbrojtësit kryeqytetas.

“Të gjithë kanë të drejtën të apelojnë një vendim dhe ne kemi bërë të njëjtën gjë për dënimin që iu dha Bicajt. Besojmë se një dënim i tillë nuk ka qenë i drejtë dhe ne kërkojmë që të paktën pas disa ndeshjesh Bicaj të jetë pjesë e Skënderbeut në fushën e lojës,” – ka përfunduar fjalët e tij drejtori teknik i klubit “Skënderbeu”, Ilirjan Përmeti.



Bratiç-Radas-Gvozdenoviç nuk rrezikojnë për Kupë

Tri mungesa të sigurta do të ketë sot Skënderbeu në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Luftëtarit. Bëhet fjalë për tre lojtarë të huaj, dy kroatë dhe një serb. Davor Bratiç dhe Marko Radas së bashku me Ivan Gvozdenoviçin, janë lajmëruar qysh ditën e djeshme që sot nuk do të jenë pjesë e skuadrës dhe do të qëndrojnë pushim.

Kjo nuk do të ndodhë për atë se këta lojtarë janë të dëmtuar, përkundrazi, kjo treshe, për të mos u rrezikuar edhe më shumë, pasi në fundjavë ka një ndeshje të rëndësishme për të luajtur Skënderbeu, ka qenë një zgjedhje nga ana e trajnerit Levi që t’i lërë pushim. Edhe në seancën stërvitore të pasdites së djeshme, po të tre këta futbollistë nuk kanë kryer stërvitje me grupin dhe në këtë mënyrë sot, pas ndeshje së kupës, një pjesë e mirë e futbollistëve do të zhvillojnë rregullisht stërvitje për t’u përgatitur për Bylisin në fundjavë.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Zgjodhet sulmi, Xhafaj-Muzaka, golat e kthesës


Pas fitores së djeshme për kupë, korçarët e kanë mendjen vetëm te ndeshja e së dielës me Bylisin, teksa nuk diskutohet fitorja

Skënderbeu ka bërë thjesht detyrën në ndeshjen e djeshme naj Luftëtarit për Kupën e Shqipërisë, teksa ka “falur” gjirokastritët, duke u shënuar vetëm dy gola. Por pavarësisht fitores, duhet thënë se kampionët tashmë e kanë hedhur një “këmbë” në fazën e mëtejshme të kupës dhe qysh dje, pas kësaj fitoreje, të gjithë në kampin kuqebardhë kanë filluar të mendojnë vetëm për Bylisin, ndeshje e cila është caktuar që të luhet të dielën në orën 15:00, për shkak të punimeve që po kryhen gjatë këtyre ditëve në pistën e stadiumit.

Edhe trajneri Stanislav Levi ditën e djeshme ka mbetur i kënaqur për fitoren dhe nuk ka menduar për atë se sa e thellë do të ishte, ose e thënë ndryshe, për atë “hakmarrje” që u fol prej ditësh në qytetin juglinor ndaj Luftëtarit, pasi këta të fundit e patën mundur Skënderbeun në ndeshjen e parë 4-1. Në formacionin e korçarëve dje ka pasur disa mungesa edhe për atë se stafi teknik nuk ka dashur që të rrezikojë futbollistët që kanë pasur probleme me dëmtimet.

Gvozdenoviç, Radas dhe Fagu kanë qenë ata që kanë pushuar, ndërkohë që ajo që pa dyshim e ka kënaqur Levin në fitoren e djeshme kanë qenë dy golat e shënuar. Gjergji Muzaka dhe sulmuesi kryesor i Skënderbeut, Daniel Xhafaj, janë rikthyer te goli, ku secili prej tyre kanë shënuar nga një gol në secilën pjesë dhe kanë mbyllur llogaritë ndaj gjirokastëritëve.

Në kampionat të dy lojtarët kanë shënuar po nga një gol secili dhe atë që e kanë bërë për 10 javë me radhë, sulmi korçar e ka bërë dje vetëm gjatë 90 minutave të ndeshjes. Tashmë, me këta gola, Skënderbeu është gati që të fillojë qysh sot përgatitjet për ndeshjen e së dielës, ndaj Bylisit, një takim që në letër duket i lehtë për kampionët, por që kjo do të duket vetëm në fushën e lojës.

Pas dy fitoreve të fundit, atë ndaj Flamurtarit në shtëpi dhe Vllaznisë në transfertë, në kampin korçar është rikthyer optimizmi, ndërkohë që kampionët kanë edhe tri ditë kohë për t’u përgatitur për këtë sfidë të radhës. Sipas presidencës korçare, objektivi i ekipit është 9 pikë në tri ndeshjet e radhës, ndërkohë që “dora” e Levit dhe stafit të tij është ndier shumë, pasi Skënderbeu është afruar ndjeshëm me kreun.

Synimi që në fund të fazës së parë skuadra të jetë të paktën -4 pikë nga kreu do të duket qysh këtë fundjavë, pasi Skënderbeu duhet të fitojë, së pari në shtëpi dhe më pas të presë për ndonjë hap të gabuar që mund të bëjnë Teuta dhe Tirana, dy kryesueset. Nga skuadrat kryesuese sulmi i kampionëve është më i dobëti, por për Levin dhe të tijtë nuk ka rëndësi se kush shënon, por të rëndësishme janë fitoret.

Këtë fundjavë, me sa duket, do të kemi një rikthim të Xhafajt dhe Muzakës, dy lojtarë që dje kanë shënuar golat e dytë individualë dhe janë gati ta bëjnë të njëjtën gjë edhe këtë të diel, për të treguar se skuadra nuk është kthyer vetëm te lojërat dhe rezultatet pozitive, por edhe sulmi më së fundi po kalon ditët e veta më të mira.





Presidenti Duka dhe sekretari Prodani, drejt Ukrainës

Armand Duka, president i Federatës Shqiptare të Futbollit, është nisur dje drejt Ukrainës. Për ta shoqëruar, së bashku me të ka fluturuar edhe sekretari i përgjithshëm, Eduard Prodani. Dy funksionarët e FSHF-së janë të ftuar në një përvjetor të krijimit të Federatës Ukrainase të Futbollit, ku për ta nderuar këtë të fundit do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit shqiptarë.



Erjon Bogdani gjen golin në Kupën e Italisë

Sulmuesi kuqezi Erjon Bogdani, i cili aktivizohet në radhët e اezenës në Itali, ka gjetur golin në sfidën e Kupës së Italisë, përballë skuadrës së Gubios, që militon në Serinë B. Pas një 11-metërshi të fituar nga Kandreva, “Bogu” është i saktë nga pika e bardhë, në minutën e 11-të, duke hapur kështu fitoren e pastër në shifrat 3-0 dhe kualifikimin e اezenës për në çerekfinale. Bogdani ka zhvilluar një ndeshje të mirë edhe në sfidën e fundit të Serisë A, teksa fitojë një penallti ndaj Xhenoas. Në minutën e 73-të Bogdani ka lënë fushën e lojës, pasi stafi teknik i اezenës ka menduar ta ruajë për në sfidën e kampionatit.



Maska i sjell fat Ujkanit ndaj Katanias

Portieri i kombëtares shqiptare, Saimir Ujkani, është aktivizuar titullar të martën në mbrëmje në Kupën e Italisë, gjatë përballjes Katania-Novara. Miqtë kanë triumfuar me rezultatin 3-2 në një transfertë të vështirë, duke përmbysur rezultatin që më parë ishte në favor të vendësve. Me të vërtetë portieri kosovarë ka pësuar dy gola, por duket se maska mbrojtëse, pas dëmtimit të pësuar ndaj Bolonjës, jo vetëm që e ka rikthyer në fushën e blertë, por ka qenë edhe me fat për “gardianin” kuqezi.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

اlirohet plotësisht Xhafaj, java e 11-të flet në favor të Skënderbeut


Kampionët bëjnë ligjin për 84 minuta, teksa kryesojnë 3-0, por për 120 sekonda ballshiotët ngushtojnë diferencën, por vetëm kaq



Skënderbeu – Bylis 3-2

Shënues: Xhafaj 13’, 72’, Tahirllari 34’ / Koreshi 84’, Dimo 86’



Skënderbeu: Shehi, Biskup (Kërçiku 59’, Gvozdenoviç 89’), Radas, Vrapi, Arapi, Orelesi, Allmuça, Muzaka (Fagu 84’), Shkëmbi, Tahirllari, Xhafaj. Trajner: S. Levi

Karton i verdhë: Vrapi



Bylis: Frashëri, Idrizi, Shoshi, Teqja, Ristevski, Kule, Koreshi, Gega (Rrapaj 46’), Uashington, Dimo, Xhafa (Asllani 56’). Trajner: N. Shensoj.

Kartonë të verdhë: Frashëri, Idrizi, Dimo, Rrapaj

Gjyqtarë: R. Sadiku (Elbasan), D. Rexha, G. Qirici (Tiranë)



“Radiografia”

9’- Tahirllari për korçarët pengohet në mënyrë të paregullt brenda zonës ballshiote nga ana e Idrizit dhe gjyqtari Sadiku jep 11-metërsh. ثshtë kapiteni Shkëmbi që gjuan nga pika e bardhë, por topi prek këmbët e portierit Frashëri dhe del jashtë.

13’- 3 goditje radhazi nga këndi për vendësit dhe në të fundit Shkëmbi fut një top tokazi në zonë dhe Xhafaj, i ndodhur fare pranë, kalon vendësit në avantazh. 1-0 për Skënderbeun.

16’- Miqtë, në zbritjen e parë rrezikojnë me anë të Dimos, që ekzekuton fuqishëm një goditje dënimi, por grushton Shehi.

17’- Kundërzbresin kampionët, Shkëmbi provon të zërë në befasi portierin Frashëri, por ky i fundit me pritjen e tij nuk lejon që të shënohet goli i dytë.

18’- Fjodor Xhafa për Bylisin, në rastin më ideal për të barazuar shifrat, edhe pse i vetëm përballë Shehit, nuk bën gjë tjetër, veçse e çon topin mbi traversë.

31’- Skënderbeu zbret rrezikshëm dhe është Muzaka që këtë herë jep një asist për Tahirllarin, por talenti korçar bën më të vështirën, duke gjuajtur jashtë.

34’- Allmuça për korçarët nga e djathta e sulmit shërben për 20-vjeçarin, Tahirllari, që nuk e ka të vështirë të shënojë golin e dytë për vendësit.

58’- Kroati Biskup gjen të lirë Xhafajn, që gjuan menjëherë, por këtë herë pret Frashëri.

72’- Xhafaj për rreth 35 metra kalon 3 mbrojtës, driblon edhe portierin Frashëri dhe me portën e boshatisur shënon golin e tretë për Skënderbeun.

84’- Mbrojtja e Skënderbeut është në “gjumë”. Korreshi në një gjuajtje pa shumë pretendime e çon topin në rrjetë, duke shënuan golin e parë për miqtë.

86’- Sërish befasojnë miqtë. Këtë herë Dimo imiton golin e 2 minutave më parë, duke zënë në befasi mbrojtjen korçare dhe duke shënuar golin e dytë, por nuk ka më raste dhe gjithçka mbyllet 3-2 për Skënderbeun.



Skënderbeu të bën vërtet me zemër. Me këtë shprehje mund ta nisim komentin e ndeshjen së djeshme në Korçë, teksa për 84 minuta korçarët bënë ç’të deshin në fushën e lojës, madje, përveç 3 golave të shënuar, mund të shënonin edhe të tjerë, por për 120 sekonda ballshiotët shënojnë dy gola dhe vunë në diskutim fitoren e kampionëve. Me sa duket, “nafta” e djeshme e Ballshit dje ka qenë me “ujë” dhe Skënderbeu, pavarësisht se si rrodhën ngjarjet në fundin e ndeshjes, ka arritur një fitore të sigurt dhe më se të merrituar.

Sërish Levi dhe Skënderbeu i tij kanë treguar se kampionët janë kampionë dhe nuk mund të falin më, sidomos në fushën e tyre. Pas fitores së një dite më parë të Teutës dhe diferencës prej 11 pikësh, Skënderbeut dje i dilte detyrë vetëm të fitonte dhe të mos pranonte asgjë tjetër, veç tripikëshit, gjë që u arrit me sukses.

Ka qenë trajneri Stanislav Levi që është parë të festojë si “i çmendur”, madje është afruar pranë tifozëve i vetëm dhe ka festuar për disa minuta. Tri pikët e djeshme e ngjisin Skënderbeun në vendin e tretë, ndërkohë që diferenca me vendin e dytë është vetëm tri pikë dhe me kreun ka mbetur po ajo diferencë, 8 pikë.

Pjesa e parë Në fillim të ndeshjes trajneri Levi i ka befasuar të gjithë me disa ndryshime në formacion, teksa 20-vjeçari Tahirllari për herë të parë e ka nisur nga minuta e parë. Gvozdenoviç nuk është rrezikuar, duke e lënë në stol, ndërkohë që dje, përveç Bicajt dhe Bratiçit, që ishin të skualifikuar, nuk kanë qenë në pankinë as Grboviç apo Ribeiro, kjo një zgjedhje e njëshit të pankinës.

Me tre sulmues, korçarët janë të rrezikshëm që në minutat e para, ndërkohë që miqtë nga Ballshi me shumë mungesa, më shumë kanë përdorur një skemë mbrojtëse. Vetëm pas 9 minutash lojë vendësit fitojnë një 11-metërsh me anë të të riut Tahirllari, që pengohet në mënyrë të parregullt nga ana e Idrizi. ثshtë specialisti i gjuajtjeve nga pika e bardhë Shkëmbi, që këtë herë nuk ka mundur të jetë i saktë.

Por vendësit nuk demoralizohen, përkundrazi, shtojnë rastet dhe në minutën e 13-të është Daniel Xhafaj që shënon i ndodhur në zonën mike, duke festuar gjatë edhe për atë se ishte goli i dytë deri tani në ktë superligë. Ky gol ka çliruar kampionët, ndërkohë që miqtë kanë pasur dy mundësi të mira për të barazuar. Skënderbeu në minutën e 34-t shënon edhe golin e dytë, këtë herë autor ka qenë Tahirllari, një nga lojtarët më të mirë në fushë deri në këtë minutë.

Pjesa e dytë Fraksioni i dytë i ndeshjes nis i qetë, madje miqtë dukeshin sikur nuk donin të rrezikonin, ndërkohë që vendësit janë të qetë dhe luajnë më shumë në mesin e fushës. Skënderbeu krijon raste, kjo pasi në sulm Levi rreshtoi, jo pak, por 5 futbollistë. Duhet të vinte minuta e 72-të që Skënderbeu të shënonte edhe golin e tretë, këtë herë me anë të golashënuesit Xhafaj, që shënoi një gol individual, duke treguar se tashmë është rikthyer vërtet në formën e tij më të mirë.

Pas shifrave 3-0, u duk se gjithçka do të mbyllej me këtë itore të thellë, por në minutat e fundit kampionët lëshojnë shumë. Brenda 2 minutash Bylisi shënon dy gola identikë, me anë të Korreshit dhe Dimos dhe ankthi tashmë është edhe më i madh. Skënderbeu më pas zgjohet dhe mbron mirë avantazhin, ndërkohë që Bylisi nuk ka forca për të shënuar golin e barazimit.

Vërshëllima e fundit e Sadikut bën që në stadium të fillojë festa, një festë e ligjshme, që erdhi pas kësaj fitoreje me shumë vlera për Skënderbeun. Levi dhe të tijtë me plot gojë janë rikthyer dhe transferta e fundit për vitin 2011-të, në Fier, dhe ndeshja e fundit në shtëpi ndaj Pogradecit, janë dy objektivat e vetme që kanë mbetur, duke shpresuar se këto 180 minuta do t’i shtojnë edhe 6 pikë të tjera Skënderbeut.



Levi: E komplikuam fitoren, por e merituam

“Të them të drejtën, pas shënimit të tre golave, skuadra kaloi në eufori dhe e vumë në dyshim këtë fitore vetëm në momentet e fundit të ndeshjes. Menduam se kundërshtari nuk do të arrinte të shënonte më dhe faji kryesor për pësimin e dy golave ishte për pasoje e neglizhimit dhe nënvleftësimit. Gjithsesi, fitorja ishte më se e merrituar. E rëndësishme është që ekipi krijoi raste të shumta për shënim dhe kjo pa dyshim që do të sillte edhe gola.

Me këtë tripikësh, ne tashmë e shohim veten në vendin e tretë dhe sot (dje) kemi përfituar për t’iu afruar 3 pikë Tiranës, pasi ka humbur nga ana e vet në Peqin. E vetmja gjë që na shqetëson është diferenca me Teutën kryesuese, por besojmë se nga java në javë do afrohemi me kreun. Si përfundim, jam shumë i kënaqur me këtë fitore me gola.”



Shensoj: Kishim mungesa, bëmë sa mundëm

“Skuadra korçare fitoi me meritë. Jemi përballur me kampionët fatkeqësisht në këtë moment mjaft të mirë që janë duke kaluar, pasi në javët e para kundërshtarët patën probleme. Kolegut Levi i bëj komplimente për punën e bërë, ndërkohë që sot (dje) në Korçë erdhëm vetëm me vetëm 13 futbollistë. Popoviçin dhe Kelmendin i kishim të skualifikuar, ndërkohë që Abazaj na u dëmtua në nxemje.

Aktivizova edhe të riun Asllani, i cili sot bëri debutimin. Kisha pak alternativa dhe kjo sigurisht që ndikoi në lojën tonë. Bëmë maksimumin e mundshëm, teksa shënuam dy gola dhe të them të drejtën pas golit të dytë nuk kishim më fuqi që të barazonim. Për mua Skënderbeu është një kandidat i fshehur për fitimin e titullit kampion dhe së bashku me Teutën dhe Tiranën do të jenë tri ekipet që do të luftojnë për titullin.”



Të veçanta

- Një shi i imët ka rënë përpara dhe gjatë ndeshjes dje në Korçë, duke e bërë terrenin rëshqitës.

- Mbi 5 mijë sportdashës e kanë ndjekur ndeshjen e djeshme në Korçë.

- Numrat e fanellave të Bylisit ishin krejtësisht të padukshme dhe kjo ra në sy edhe të vëzhguesve dhe gjyqtarëve.

- Në tribunën qendrore të stadiumit nuk ka munguar si zakonisht presidenti Agim Zeqo dhe zëvendësi Ardian Takaj, ndërkohë që dje kanë qenë edhe trajneri i Pogradecit, Ylli اekiçi.

- Në minutën e 20-të, gjyqtari Sadiku ka kthyer brenda 50 sekondash katër rivënie anësore, dy për vendësit e dy për miqtë, pasi lojtarët gabonin.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

اlirohet plotësisht Xhafaj, java e 11-të flet në favor të Skënderbeut


Kampionët bëjnë ligjin për 84 minuta, teksa kryesojnë 3-0, por për 120 sekonda ballshiotët ngushtojnë diferencën, por vetëm kaq



Skënderbeu – Bylis 3-2

Shënues: Xhafaj 13’, 72’, Tahirllari 34’ / Koreshi 84’, Dimo 86’



Skënderbeu: Shehi, Biskup (Kërçiku 59’, Gvozdenoviç 89’), Radas, Vrapi, Arapi, Orelesi, Allmuça, Muzaka (Fagu 84’), Shkëmbi, Tahirllari, Xhafaj. Trajner: S. Levi

Karton i verdhë: Vrapi



Bylis: Frashëri, Idrizi, Shoshi, Teqja, Ristevski, Kule, Koreshi, Gega (Rrapaj 46’), Uashington, Dimo, Xhafa (Asllani 56’). Trajner: N. Shensoj.

Kartonë të verdhë: Frashëri, Idrizi, Dimo, Rrapaj

Gjyqtarë: R. Sadiku (Elbasan), D. Rexha, G. Qirici (Tiranë)



“Radiografia”

9’- Tahirllari për korçarët pengohet në mënyrë të paregullt brenda zonës ballshiote nga ana e Idrizit dhe gjyqtari Sadiku jep 11-metërsh. ثshtë kapiteni Shkëmbi që gjuan nga pika e bardhë, por topi prek këmbët e portierit Frashëri dhe del jashtë.

13’- 3 goditje radhazi nga këndi për vendësit dhe në të fundit Shkëmbi fut një top tokazi në zonë dhe Xhafaj, i ndodhur fare pranë, kalon vendësit në avantazh. 1-0 për Skënderbeun.

16’- Miqtë, në zbritjen e parë rrezikojnë me anë të Dimos, që ekzekuton fuqishëm një goditje dënimi, por grushton Shehi.

17’- Kundërzbresin kampionët, Shkëmbi provon të zërë në befasi portierin Frashëri, por ky i fundit me pritjen e tij nuk lejon që të shënohet goli i dytë.

18’- Fjodor Xhafa për Bylisin, në rastin më ideal për të barazuar shifrat, edhe pse i vetëm përballë Shehit, nuk bën gjë tjetër, veçse e çon topin mbi traversë.

31’- Skënderbeu zbret rrezikshëm dhe është Muzaka që këtë herë jep një asist për Tahirllarin, por talenti korçar bën më të vështirën, duke gjuajtur jashtë.

34’- Allmuça për korçarët nga e djathta e sulmit shërben për 20-vjeçarin, Tahirllari, që nuk e ka të vështirë të shënojë golin e dytë për vendësit.

58’- Kroati Biskup gjen të lirë Xhafajn, që gjuan menjëherë, por këtë herë pret Frashëri.

72’- Xhafaj për rreth 35 metra kalon 3 mbrojtës, driblon edhe portierin Frashëri dhe me portën e boshatisur shënon golin e tretë për Skënderbeun.

84’- Mbrojtja e Skënderbeut është në “gjumë”. Korreshi në një gjuajtje pa shumë pretendime e çon topin në rrjetë, duke shënuan golin e parë për miqtë.

86’- Sërish befasojnë miqtë. Këtë herë Dimo imiton golin e 2 minutave më parë, duke zënë në befasi mbrojtjen korçare dhe duke shënuar golin e dytë, por nuk ka më raste dhe gjithçka mbyllet 3-2 për Skënderbeun.



Skënderbeu të bën vërtet me zemër. Me këtë shprehje mund ta nisim komentin e ndeshjen së djeshme në Korçë, teksa për 84 minuta korçarët bënë ç’të deshin në fushën e lojës, madje, përveç 3 golave të shënuar, mund të shënonin edhe të tjerë, por për 120 sekonda ballshiotët shënojnë dy gola dhe vunë në diskutim fitoren e kampionëve. Me sa duket, “nafta” e djeshme e Ballshit dje ka qenë me “ujë” dhe Skënderbeu, pavarësisht se si rrodhën ngjarjet në fundin e ndeshjes, ka arritur një fitore të sigurt dhe më se të merrituar.

Sërish Levi dhe Skënderbeu i tij kanë treguar se kampionët janë kampionë dhe nuk mund të falin më, sidomos në fushën e tyre. Pas fitores së një dite më parë të Teutës dhe diferencës prej 11 pikësh, Skënderbeut dje i dilte detyrë vetëm të fitonte dhe të mos pranonte asgjë tjetër, veç tripikëshit, gjë që u arrit me sukses.

Ka qenë trajneri Stanislav Levi që është parë të festojë si “i çmendur”, madje është afruar pranë tifozëve i vetëm dhe ka festuar për disa minuta. Tri pikët e djeshme e ngjisin Skënderbeun në vendin e tretë, ndërkohë që diferenca me vendin e dytë është vetëm tri pikë dhe me kreun ka mbetur po ajo diferencë, 8 pikë.

Pjesa e parë Në fillim të ndeshjes trajneri Levi i ka befasuar të gjithë me disa ndryshime në formacion, teksa 20-vjeçari Tahirllari për herë të parë e ka nisur nga minuta e parë. Gvozdenoviç nuk është rrezikuar, duke e lënë në stol, ndërkohë që dje, përveç Bicajt dhe Bratiçit, që ishin të skualifikuar, nuk kanë qenë në pankinë as Grboviç apo Ribeiro, kjo një zgjedhje e njëshit të pankinës.

Me tre sulmues, korçarët janë të rrezikshëm që në minutat e para, ndërkohë që miqtë nga Ballshi me shumë mungesa, më shumë kanë përdorur një skemë mbrojtëse. Vetëm pas 9 minutash lojë vendësit fitojnë një 11-metërsh me anë të të riut Tahirllari, që pengohet në mënyrë të parregullt nga ana e Idrizi. ثshtë specialisti i gjuajtjeve nga pika e bardhë Shkëmbi, që këtë herë nuk ka mundur të jetë i saktë.

Por vendësit nuk demoralizohen, përkundrazi, shtojnë rastet dhe në minutën e 13-të është Daniel Xhafaj që shënon i ndodhur në zonën mike, duke festuar gjatë edhe për atë se ishte goli i dytë deri tani në ktë superligë. Ky gol ka çliruar kampionët, ndërkohë që miqtë kanë pasur dy mundësi të mira për të barazuar. Skënderbeu në minutën e 34-t shënon edhe golin e dytë, këtë herë autor ka qenë Tahirllari, një nga lojtarët më të mirë në fushë deri në këtë minutë.

Pjesa e dytë Fraksioni i dytë i ndeshjes nis i qetë, madje miqtë dukeshin sikur nuk donin të rrezikonin, ndërkohë që vendësit janë të qetë dhe luajnë më shumë në mesin e fushës. Skënderbeu krijon raste, kjo pasi në sulm Levi rreshtoi, jo pak, por 5 futbollistë. Duhet të vinte minuta e 72-të që Skënderbeu të shënonte edhe golin e tretë, këtë herë me anë të golashënuesit Xhafaj, që shënoi një gol individual, duke treguar se tashmë është rikthyer vërtet në formën e tij më të mirë.

Pas shifrave 3-0, u duk se gjithçka do të mbyllej me këtë itore të thellë, por në minutat e fundit kampionët lëshojnë shumë. Brenda 2 minutash Bylisi shënon dy gola identikë, me anë të Korreshit dhe Dimos dhe ankthi tashmë është edhe më i madh. Skënderbeu më pas zgjohet dhe mbron mirë avantazhin, ndërkohë që Bylisi nuk ka forca për të shënuar golin e barazimit.

Vërshëllima e fundit e Sadikut bën që në stadium të fillojë festa, një festë e ligjshme, që erdhi pas kësaj fitoreje me shumë vlera për Skënderbeun. Levi dhe të tijtë me plot gojë janë rikthyer dhe transferta e fundit për vitin 2011-të, në Fier, dhe ndeshja e fundit në shtëpi ndaj Pogradecit, janë dy objektivat e vetme që kanë mbetur, duke shpresuar se këto 180 minuta do t’i shtojnë edhe 6 pikë të tjera Skënderbeut.



Levi: E komplikuam fitoren, por e merituam

“Të them të drejtën, pas shënimit të tre golave, skuadra kaloi në eufori dhe e vumë në dyshim këtë fitore vetëm në momentet e fundit të ndeshjes. Menduam se kundërshtari nuk do të arrinte të shënonte më dhe faji kryesor për pësimin e dy golave ishte për pasoje e neglizhimit dhe nënvleftësimit. Gjithsesi, fitorja ishte më se e merrituar. E rëndësishme është që ekipi krijoi raste të shumta për shënim dhe kjo pa dyshim që do të sillte edhe gola.

Me këtë tripikësh, ne tashmë e shohim veten në vendin e tretë dhe sot (dje) kemi përfituar për t’iu afruar 3 pikë Tiranës, pasi ka humbur nga ana e vet në Peqin. E vetmja gjë që na shqetëson është diferenca me Teutën kryesuese, por besojmë se nga java në javë do afrohemi me kreun. Si përfundim, jam shumë i kënaqur me këtë fitore me gola.”



Shensoj: Kishim mungesa, bëmë sa mundëm

“Skuadra korçare fitoi me meritë. Jemi përballur me kampionët fatkeqësisht në këtë moment mjaft të mirë që janë duke kaluar, pasi në javët e para kundërshtarët patën probleme. Kolegut Levi i bëj komplimente për punën e bërë, ndërkohë që sot (dje) në Korçë erdhëm vetëm me vetëm 13 futbollistë. Popoviçin dhe Kelmendin i kishim të skualifikuar, ndërkohë që Abazaj na u dëmtua në nxemje.

Aktivizova edhe të riun Asllani, i cili sot bëri debutimin. Kisha pak alternativa dhe kjo sigurisht që ndikoi në lojën tonë. Bëmë maksimumin e mundshëm, teksa shënuam dy gola dhe të them të drejtën pas golit të dytë nuk kishim më fuqi që të barazonim. Për mua Skënderbeu është një kandidat i fshehur për fitimin e titullit kampion dhe së bashku me Teutën dhe Tiranën do të jenë tri ekipet që do të luftojnë për titullin.”



Të veçanta

- Një shi i imët ka rënë përpara dhe gjatë ndeshjes dje në Korçë, duke e bërë terrenin rëshqitës.

- Mbi 5 mijë sportdashës e kanë ndjekur ndeshjen e djeshme në Korçë.

- Numrat e fanellave të Bylisit ishin krejtësisht të padukshme dhe kjo ra në sy edhe të vëzhguesve dhe gjyqtarëve.

- Në tribunën qendrore të stadiumit nuk ka munguar si zakonisht presidenti Agim Zeqo dhe zëvendësi Ardian Takaj, ndërkohë që dje kanë qenë edhe trajneri i Pogradecit, Ylli اekiçi.

- Në minutën e 20-të, gjyqtari Sadiku ka kthyer brenda 50 sekondash katër rivënie anësore, dy për vendësit e dy për miqtë, pasi lojtarët gabonin.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Memelli-Soza-Pejiç, Skënderbeu zgjedh një nga këta të tre


Mes tre emrave, drejtuesit e klubit dhe Stanislav Levi duhet të zgjedhin një prej tyre, teksa në “pol” qëndron argjentinasi Rafael Soza

Koha e merkatos duket se ka filluar të ndihet përpara kohe në qytetin juglindor. Pavarësisht se Levi dhe stafi i tij kanë javë që deklarojnë se nuk duan t’ia dinë për merkaton e janarit, pasi këtë do ta mendojnë vetëm pas përfundimit të fazës së parë, burime pranë stafit teknik bëjnë me dije se tashmë është filluar të flitet për emra lojtarësh. Deri tani kanë dalë në fokus disa emra futbollistësh, ku kryesisht po mendohet për sulmin.

Janë disa alternativa për vetëm një emër që mendohet të zgjedhë Levi në janar dhe sigurisht që do të zgjidhet edhe sulmuesi më i mirë. Përveç Rafael Sozës dhe Pero Pejiçit, dy emra tashmë të njohur në Shqipëri dhe që kanë javë që po përfliten se do të vijnë në janar në qytetin juglindor, në skenë ka dalë edhe Migen Memelli, pogradecari që kohët e fundit është folur se mund të kalojë edhe te Flamurtari, por që po përflitet edhe si një mundësi dhe alternativë për të qenë pjesë e Skënderbeut nga muaji janar.

Kontaktet me këtë futbollist pritet të fillojnë në ditët e para të javës që vjen, por së pari do të jetë trajneri Levi ai që do ta shikojë lojtarin në disa video me ekipin që është duke luajtur në Arabi, Al Tawoon. Por thuhet se sugjerimet edhe për Memellin janë të shumta në këto ditët e fundit dhe Levi duhet që shpejt të japë edhe një përgjigje përfundimtare në lidhje me këtë lojtar, sepse Memelli ka pasur oferta edhe nga skuadra të tjera dhe nëse Skënderbeu do të kërkojë që ta bëjë sa më shpejt të vetin, duhet të vendosë.

Në këtë mënyrë, Memelli, Soza dhe Pejiç, janë tre emrat e sulmit, ku pritet që vetëm njëri prej tyre të jetë në krah të Xhafajt në janar me fanellën kuqebardhë. Gjithsesi, mund të kemi edhe dy ardhje nga këta tre emra, por një gjë është e siturt, se njëri prej tyre duhet ta përgatisë valixhen për të udhëtuar drejt Korçës, pasi dita po afron.

Pista çeke Por përveç Memelli-Soza-Pejiç, tre emra tashmë më shumë se kurrë të lakuar për të qenë pjesë e Skënderbeut në janar, burime pranë trajnerit bëjnë me dije se te Skënderbeu pritet të vijnë edhe lojtarë nga اekia. Në fakt, qysh në momentin që Levi mbërriti te Skënderbeu, u fol shumë që në janar do të afrojë lojtarë që ai i njeh më mirë se kushdo tjetër dhe që i ka pasur edhe në skuadrat ku ai ka drejtuar.

Madje flitet se përpara fundit të vitit, Levi do të udhëtojë drejt familjes së vet në اeki dhe andej do të fillojë edhe bisedimet, ku më shumë flitet për një mbrojtës dhe dy mesfushorë çekë, të cilët me shumë mundësi do të udhëtojnë bashkë me trajnerin për në qytetin juglindor përpara fillimit të fazës përgatitore në ditët e para të muajit të parë të vitit që vjen.

Pra, do të thotë që edhe pista çeke nuk hidhet poshtë, por për këtë pistë nuk mund të themi asnjë emër, pasi Levi po i mban sekret dhe nuk ka ndër mend t’i bëjë të ditur. Në këtë mënyrë, merkatoja e Skënderbeut ka filluar të ndihet, ku shumë emra përfliten, por vulën e fundit do ta vendosë trajneri, teksa të gjitha kompetencat ia ka dhënë Stanislavit edhe presidenti Agim Zeqo.



Bardhekuqtë, gati “hakmarrjen” ndaj Besës

Një vit më pare, nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Duro, Skënderbeu do të skualifikohej nga Kupa e Shqipërisë dhe skuadra që ia bëri “dhuratë” ka qenë Besa. Madje kavajasit i kanë skualifikuar kampionët qysh në ndeshjen e parë të luajtur në Korçë, teksa kanë fituar me rezultatin 3-1. Kuqebardhët një vit më parë kishin si synim të fitonin si titullin kampion, por edhe Kupën e Shqipërisë, gjë që për këtë të dytën nuk u arrit asgjë, pasi Besa ishte ajo që la në mes ëndrrën korçare.

Këtë skualifikim pa dyshim që nuk mund dhe nuk e kanë harruar akoma kampionët dhe mezi presin që këtë herë të marrin “hakun” e një viti më parë. Edhe pse kavajasit e kanë fjetur tashmë mendjen nga kupa, pasi janë skualifikuar me kohë dhe nuk do të vazhdojnë më tej, vendësit kanë bërë gati goleadën, në mënyrë që ta quajnë si “hakmarrjen” e vetme ndaj kavajasve.



Korçarët e mbyllin sot me një stërvitje për Kupën

Ekipi i Skënderbeut ditën e sotme do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes së nesërme për Kupën e Shqipërisë ndaj Besës. Sipas planit stërvitor të trajnerit Levi, stërvitja e fundit do të zhvillohet në orën 13:00, orë e cila do të luhet edhe ndeshja e nesërme ndaj kavajasve.

Në fakt, kjo stërvitje është planifikuar për t’u zhvilluar në stadium, por shirat e shumtë që kanë rënë gjatë gjithë pasdites së djeshme me shumë gjasa do të bëjnë që kampionët ta mbyllin sërish në aneks, atje ku kanë ditë të tëra që stërviten.

Pas kësaj stërvitjeje të fundit që do të zhvillohet sot, skuadra juglindore do të fillojë menjëherë grumbullimin, i cili do të kryhet si zakonisht në hotel “George” dhe që ky grumbullim do të fillojë sot, por do të mbarojë vetëm pas ndeshjes së radhës që Skënderbeu do të luajë në kampionat ndaj Besës, pasi deri pas kësaj transferte i gjithë grupi do të qëndrojë bashkë.



Trajneri Levi, gati ndryshimet në formacion

Ditën e nesërme, në ndeshjen e radhës për Kupën e Shqipërisë ndaj Besës në Korçë pritet që trajneri Levi të bëjë disa ndryshime, të cilat duket se në disa prej tyre është i detyruar t’i bëjë për shkak dëmtimesh. Në këtë mënyrë, Radas dhe Gvozdenoviç janë të sigurt që nesër nuk do të aktivizohen asnjë minutë, ndërkohë që edhe mesfusha pritet të sjellë disa ndryshime të tjera.

Gjithsesi, Levi do të presë edhe ditën e sotme, për të parë se çfarë do të ndodhë në seancën e fundit stërvitore dhe më pas do të vendosë edhe vulën e fundit për 11-të futbollistët që ta nisin për kupë qysh nga minuta e parë. Në sulm, mendohet që edhe këtë herë nga minuta e parë të jetë i talentuari 20-vjeçar Artnand Tahirllari, futbollist që duket i ka hyrë në zemër Levit për atë lojë të bukur dhe atë gol që shënoi në ndeshjen e fundit ndaj Bylisit. Për Skënderbeun, ndeshja e nesërme ndaj kavajasve do të jetë më shumë një 90-minutësh kontrolli përpara ndeshjes së fundjavës në Fier ndaj Apolonisë.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Skënderbeu interesohet edhe për George Ambourouet


Përveç interesimit në orët e fundit për sulmuesin Elis Bakaj, del në skenë edhe futbollisti i kombëtares së Gabonit, Ambourouet

اdo ditë e më shumë te kampionët është duke u folur për merkaton e janarit, ku deri tani emra të tillë, si Soza, Dragusha, Sukaj etj., janë duke u përfolur shumë në lidhje me një mbërritje të mundshme në janar në qytetin juglindor. Por sigurisht që asgjë zyrtare nuk ka për momentin, ndërkohë që orët e fundit kanë dalë në skenë edhe dy emra të tjerë. Elis Bakaj, qysh prej momentit që është folur se do të kthehet në Shqipëri, ka ngjallur interesimin e korçarëve për ta bërë pjesë të kampionëve një lojtar me kaq vlera.

Por nuk ka asgjë konkrete edhe me kontaktin me kryeqytetasin, ndërkohë që shanset që Bakaj të vijë te Skënderbeu, janë shumë të pakta, pasi sulmuesi preferon të luajë sërish jashtë vendit. Ditën e djeshme në skenë ka dalë edhe edhe një emër tjetër, që në fakt përmendet për herë të parë në kampin juglinor. Burime pranë klubit kuqebardhë bëjnë me dije se futbollisti i kombëtares së Gabonit, George Ambourouet, me shumë gjasa mund të vijë te Skënderbeu në janar.

Kujtojmë që Ambourouet ka qenë në Shqipëri në sezonin 2010-2011 dhe ka luajtur me Dinamon, ndërkohë që te blutë ka qenë në atë kohë edhe Nuredin Orelesi, nigeriani që tashmë luan për ngjyrat e Skënderbeut. Miqësia e tij futbollistit nga Gaboni dhe Orelesit ka bërë që tashmë ky synim i Skënderbeut për në muajin janar të bjerë edhe në veshët e Stanislav Levit, trajnerit të kampionëve që ka filluar të mendojë qysh tani për merkaton e janarit.

Në fakt, vetë Orelesi e ka bërë të sigurt faktin që Ambourouet në janar do të vijë në Shqipëri dhe do të luajë me një skuadër shqiptare, por nuk ka dhënë hollësi më të shumta se kaq. Këtë kërkesë ia ka bërë të ditur Levi edhe presidentit Agim Zeqo, pasi Skënderbeu ka nevojë për lojtarë formacioni dhe jo për lojtarë stoli. Futbollisti nga Gaboni që po përflitet shumë ditët e fundit se do të mbërrijë në Korçë në janar, do të mund të themi se është një lajm i vërtetë apo jo vetëm pas disa ditësh.

Merkatoja Ndërkohë që merkatoja e dimrit do të fillojë zyrtarisht vetëm në ditët e para të muajit të parë të vitit të ardhshëm për Skënderbeun, ajo do të fillojë në fakt qysh pas ndeshjes së fundit këtë fundjavë, që kampionët do të luajnë në shtëpi ndaj Pogradecit. Këtë e ka bërë të ditur për mediat edhe trajneri Stanilav Levi, i cili ka deklaruar se menjëherë pas ndeshjes së fundit të fazës së parë, ai do të ulet së bashku me stafin e tij në një tavolinë së bashku me donatorët e Skënderbeut, ku pa dyshim që në krye do të jetë Zeqo.

Përpara se Levi të udhëtojë drejt اekisë, pritet që ky takim të zhvillohet të dielën që vjen, që do të thotë që trajneri çek ka dëshirë t’i vendosë pikat mbi “i” përpara kohe dhe kur të kthehet sërish në janar në Korçë, skuadra të jetë plotësisht gati për të filluar fazën përgatitore e mbushur me lojtarët e duhur që kampionët të mendojnë të kenë në përbërje.

Siç duhet, disa përforcime te Skënderbeut do të vijnë nga اekia, ndërkohë që kjo pa diskutim që do edhe “ok”-in e presidentit Zeqo, i cili do të jetë ai që do të garantojë pa diskutim edhe anën financiare. Ky takim përpara fundit të vitit do të zbulojë shumë gjëra, madje pritet që emrat e parë të merkatos të mësohen qysh në fundin e kësaj jave.



Trajneri Levi “zgjidh gojën”, por vetëm në Fier

Më së fundi, Stanislav Levit i ka rënë “inati” me mediat dhe të shtunën që sapo kaloi, doli në konferencën e shtypit në “Loni Papuçiu”, pas fitores që arriti skuadra e tij në Fier me rezultatin e thellë 5-1. Kjo dalje publike e Levit, ndoshta ka të bëjë edhe me frikën që Levi ka pasur nga ndonjë reagim nga ana e FSHF-së, nëse Levi e përsëriste sërish të njëjtën gjë, siç bëri disa ditë më parë, teksa në Korçë nuk pranoi të fliste për mediat.

“Jam shumë i kënaqur me lojën që zhvilluan futbollistët e mi në këtë fitore 5-1 që arritëm ndaj Apolonisë dhe pa dyshim, që edhe pse ishim me mungesa të shumta dhe të rëndësishme, ne përsëri ia dolëm dhe nuk e diskutuam fitoren, fitore e cila vërtetoi se ekipi po kalon një formë vërtet të mirë. Ne duhet të shikojmë vetëm përpara,” – kanë qenë fjalët e Levit pas asaj fitoreje të thellë që Skënderbeu arriti në Fier.



Orelesi-Muzaka, “lamtumirë” para kohe 2011-ës

Dy futbollistët e formacionit të Skënderbeut, Nuredin Orelesi dhe Gjergji Muzaka, e kanë mbyllur para kohe fazën e parë dhe kanë marrë pushimet qysh pas përfundimit të ndeshjes në Fier. Themi këtë, pasi ndaj Apolonisë të shtunën që sapo kaloi, Orelesi dhe Muzaka kanë qenë dy futbollistët e vetëm që janë ndëshkuar për kampionët me kartonë të verdhë.

Ka mjaftuar që të dy të mos jenë të gatshëm për ndeshjen e fundit të sezonit, që do të luhet këtë fundjavë në Korçë ndaj Pogradecit. Orelesi dhe Muzaka ishin në listën e gjatë të futbollistëve që kishin nga dy të verdha dhe me këto të verdha që kanë marrë, e kanë fjetur mendjen dhe sigurisht që do të jenë dy mungesa të rëndësishme për Skënderbeun.

Përveç tyre, duke shtuar edhe Gzovdenoviç dhe Bicajn, dy futbollistë të tjerë që janë të sigurt që nuk do të luajnë, atëherë mund të themi se kampionët do të luajnë ndaj liqenorëve me plot 4 titullarë më pak.



8 shtylla në 12 javë, çfarë tersi për kampionët!

Deri tani, në 12 javë të kësaj superlige, Skënderbeu ka arritur të shënojë 17 gola, ose e thënë ndryshe 1.4 gola për ndeshje. Në fakt, vetëm në këto javët e fundit kampionët janë zgjuar për sa u përket golave që kanë shënuar, por që gjithsesi akoma nuk mund të themi se golat për Skënderbeut janë të shumtë.

Skënderbeu nuk hyn ndër skuadrat më të mira për sa u përket golave të shënuar, por po t’i mbledhësh edhe shtyllat që kanë goditur korçarët, atëherë mund të themi se janë produktivë më shumë se asnjë skuadër tjetër e kësaj superlige.

Deri tani në 12 javë Skënderbeu ka thyer çdo rekord, duke goditur plot 8 shtylla, ku njërën prej tyre e ka goditur në ndeshjen e fundit në Fier, teksa ka qenë Arapi autori i traversës në minutën e 14-të. Listën e shtyllave të goditura e kryeson Daniel Xhafaj me tre të tilla, ndërkohë që pas tij me vetëm nga një shtyllë vijnë Bratiç, Gvozdenoviç, Kërçiku, Muzaka dhe Arapi. Me kaq shumë shtylla mund të themi se kampionët po vazhdon t’i shoqërojë tersi në këtë superligë.



Ribeiro e bën “sefte”, 1 gol në 176 minuta aktivizim

Më së fundi, ka mbërritur edhe goli i parë i brazilianit, Bernardo Ribeiro, gol që ka ardhur pikërisht në këtë javë të parafundit të fazës së parë në Fier. I futur në fushën e lojës në minutën e 69-të në vend të Bratiç, Ribeiro arriti të shënonte golin e 5-të dhe të fundit për Skënderbeun, ndërkohë që ky ka qenë i pari për brazilianit, që nuk i ka pasur “punët” mirë me trajnerin Stanislav Levi dhe është një kandidatët kryesorë për t’u larguar në merkaton e janarit.

Deri tani, në 12 javë, Ribeiro ka luajtur 176 minuta dhe ka shënuar vetëm një gol, shumë pak për një sulmues, ndërkohë që goli i shënuar në Fier, ka qenë në formën e një ngushëllimi edhe për atë se braziliani shpreson që në fund të kësaj faze të bindë Levin, në mënyrë që të mos largohet nga kampionët. Nëse do të largohet apo jo në janar nga kampionët, Bernardo Ribeiro që erdhi me shumë bujë te Skënderbeu, këtë do ta mësojmë vetëm pas disa ditësh.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Zeqo: Teuta e meriton kreun, por kampionatin e marrin ne!


“Bosi” i korçarëve komplimenton Teutën si kampione dimri, por thotë se shumë shpejt kreu do t’u takojë kampionëve, madje edhe titulli

Një ndeshje si kjo e fundjavës së kaluar në Fier dhe një fitore si kjo 5-1 në fakt nuk ishte parashikuar aspak nga drejtuesit e klubit juglindor, por që Skënderbeu ka treguar edhe një herë se është kampioni i superligës dhe realisht është kthyer në formën e vet më të mirë. Një fitore si kjo e fundit ka vërtetuar se korçarët janë rikthyer bujshëm edhe në ndeshjet në transfertë, atje ku problemi ka qenë më i madh dhe tashmë Skënderbeu po ecën me ritmin e duhur.

Për sa i përket kësaj fitoreje të fundit, edhe vetë presidenti Agim Zeqo është shprehur i kënaqur, teksa ka deklaruar: “Pa diskutim që të gjithë kemi mbetur të kënaqur me këtë fitore të fundit 5-1 që ne arritëm në shtëpinë e fierakëve dhe vlerësimi që ne i bëmë këtij takimi, solli edhe këtë fitore të thellë, por jo vetëm me gola, por edhe me lojë.

Ne dominuam totalisht ndeshjen e fundit dhe nuk është hera e parë që zhvillojmë lojëra kaq të mira, pasi në këto 5-6 javët e fundit skuadra ka pasur shumë rritje dhe kjo vjen si rrjedhojë e vlerësimit një e nga një që po u bëjmë të gjitha ndeshjeve. Nuk besoj se kjo fitore do shumë komente, pasi ne treguam realisht në fushë se kush janë kampionët dhe bëmë thjesht detyrën dhe asgjë më shumë se kaq. Në fund të fundit edhe unë si president ndihem i kënaqur për këtë fitore.”

Teuta “Bosi” i juglindorëve më pas ka pranuar të flasë edhe për Teutën, si kampione e dimrit: “E vetmja gjë që na shqetëson shumë në këto javë janë diferencat me kreun e superligës, teksa Teuta ndodhet sërish 8 pikë larg nesh dhe për mua, durrsakët e meritojnë plotësisht kreun në këtë fazë të parë dhe jo më kot kanë siguruar një javë përpara edhe “titullin” e vogël si kampion i dimrit.

Ishim ne ata që gabuam në javët e para dhe këtë gjë nuk e bënë durrsakët dhe për këtë bravo ju qoftë. Gjithsesi, Teuta e meriton kreun, por unë e them me bindje se kampionatin në fund do ta marrin ne. Durrsakët duhet të mundin një herë Skënderbeun që të shpallen kampionë dhe këtë do ta shohim në fazën e dytë. Teuta ka disa ndeshje të vështira jashtë fushës së vet dhe do të vijë një ditë që edhe durrsakët do të gabojnë, pasi ne i kemi mbaruar gabimet tona, i bëmë që në fillim dhe nuk ka më të tilla hapa fals.

Sigurisht, edhe nëse ne gabojmë, atëherë le ta meritojë Teuta titullin, por jam shumë i bindur që ne nuk do të gabojmë më dhe tani jemi duke parë vetëm nga kreu. Së fundi, dua të them se ne nuk kemi frikë Teutën, madje aspak, por e vetmja frikë që kemi nga kryesuesit janë pikët.”

Merkatoja “E kam thënë edhe herë të tjera dhe vijoj ta them edhe në këtë moment, që nuk kemi asnjë lajm të ri për sa i përket merkatos së dimrit. Duhet të prisni edhe ju si media të përfundojë njëherë faza e parë dhe më pas do të ulemi me Levin të flasim edhe për ndonjë përforcim që do të na duhet. Nuk e mohoj faktin që ne e dëshirojmë shumë Xhevahir Sukajn, por ai së pari është nën kontratë me Vllazninë dhe nëse do të jetë i lirë, patjetër që do ta marrim te Skënderbeu.

Kemi menduar për këtë lojtar dhe këtë e theksova edhe pak më sipër që nuk e mohoj, por për emra të tjerë nuk kemi folur dhe as që na ka shkuar në mendje. Këtë punë më mirë se kushdo tjetër e di trajneri dhe është ai që do të kërkojë lojtarë, ose mund të mos kërkojë fare, kjo është në dorë të Levit.

Gjithsesi, unë jam shumë i kënaqur me punën e deritanishme të stafit teknik dhe të futbollistëve dhe ky është Skënderbeu i vërtetë që ne prisnim të gjithë. Për Skënderbeun, tani e ka radhën Pogradeci dhe do të jetë një ndeshje që unë besoj se do t’i bëjmë një mbyllje dinjitoze, ashtu siç na ka hije, fazës së parë,” – përfundon prononcimin e tij presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo.



Bardhekuqve s’u “intereson” Kupa, sot me të rinjtë

Kampionët, që janë të kualifikuar qysh pas ndeshjes së 5-të në grup, me atë fitore 3-0 ndaj Besës, e kanë “fjetur” mendjen për sa i përket Kupës së Shqipërisë dhe sot në ndeshjen e fundit të grupeve, që përkon me çiftin Kastrioti-Skënderbeu, kampionëve as që u intereson aspak përfundimi i këtij takimi. Kjo ka bërë që ditën e djeshme në drejtim të Krujës të udhëtojë ekipi i të rinjve me disa ndryshime të vogla.

Në këtë mënyrë, në stolin drejtues të Skënderbeut sot do të jetë në Krujë drejtori teknik Ilirjan Përmeti, ndërkohë që pranë tij do të jetë Milutin Kërçiç dhe trajneri i dytë i të rinjve, legjenda Dhimitraq Xhambazi. Dje kanë udhëtuar të gjithë futbollistët ekipit të të rinjve dhe bashkë me ta edhe 4 lojtarë që stërviten me të rriturit, por që kanë gjetur pak hapësira në ndeshjet e deritanishme, portieri i dytë i Skënderbeut, Erjon Llapanji, Mario Kame, Grigor Topalli dhe Kristi Arapi. Levi dhe trajneri i dytë Lorenc Hysi kanë qëndruar në Korçë me gjithë skuadrën dhe do të kryejnë stërvitjen e radhës.



Radas në 100%, Vrapi rikthehet pas kartonëve

Marko Radas, kroati që sakrifikoi shumë në ndeshjen e fundjavës së kaluar në Fier, duke luajtur i dëmtuar, është kthyer në 100% të formës së tij dhe nuk ka më probleme dëmtimi. Këtë e pohojnë burime pranë stafit mjekësor, ndërkohë që Levin e ka gëzuar shumë edhe lajmi Ivan Gvozdenoviç, pas një vizite që ka pasur në اeki, ka lajmëruar korçarët se nuk do të kryejë operim, por do të jetë i gatshëm pasi të kthehet në Shqipëri për të qenë pjesë e skuadrës.

Sigurisht që të tilla lajme janë pritur mirë edhe nga Levi, ndërkohë që vetëm një rikthim këtë të premte ndaj Pogradecit si ai i Vrapit është shumë pak, kur kemi parasysh se Gvozdenoviç, Orelesi, Muzaka dhe Bicaj janë katër mungesa me shumë vlerë dhe që do të ndihen për kampionët. Gjithsesi, Skënderbeu do të dijë të fitojë edhe me kaq mungesave dhe këtë është duke përgatitur edhe çeku i pankinës Levi, në mënyrë që t’i bëhet një mbyllje sa më e mirë kësaj faze të parë.



Skënderbeu-Pogradeci, të premten në orën 16:00

Ditën e djeshme, FSHF-ja ka lajmëruar drejtuesit e klubit “Skënderbeu” në lidhje me zhvillimin e ndeshjes së fundit të vitit që kampionët kanë për të luajtur përballë Pogradecit. Derbi i Prefekturës së Korçës, Skënderbeu-Pogradeci, do të luhet ditën e premte në orën 16:00 dhe tashmë kampionët duhet thënë se nuk kanë më shumë se tri ditë kohë për t’u përgatitur për këtë sfidë të fundit të fazës së parë.

Në fakt, Skënderbeu kishte ditë të tëra që po i kërkonte federatës së futbollit për mundësinë e afrimit të kësaj ndeshjeje edhe për atë se në Korçë festa e Krishtlindjes festohet më shumë se në çdo qytet tjetër të Shqipërisë dhe në këtë mënyrë mundësia më e mirë për t’u zhvilluar kjo ndeshje është e premtja.

Dhe tashmë gjithçka është vendosur dhe sportdashësit korçarë kanë shansin që të mbushin shkallët e stadiumit në ndeshjen e fundit të 2011-ës edhe për atë se ndeshja e së premtes do të zhvillohet sërish nën projektorët e dritave
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Shkëmbi: Me Zeqon president, titujt vijnë vetë në Korçë

Kapiteni i kampionëve e quan një vit të artë 2011 dhe thotë se edhe këtë sezon titulli do t’i takojë vetëm Skënderbeut

Për Skënderbeun, ky vit që po lëmë pas, mund të quhet ndër më të suksesshmit e të gjitha kohërave, qysh në momentin që është themeluar ky klub. Themi këtë, pasi përveç titullit kampion, që ishte i dytir dhe që erdhi pas plot 78 vitesh, Skënderbeu është sërish edhe në sezonin e ri pretendent kryesor për fitimin e trofeut. Më mirë se kaq nuk mund të shkonte një vit si ky i 2011-ës, ndërkohë që këtë e shprehin futbollistët, stafi teknik, donatorët, por edhe sportdashësit.

Pa dyshim që një meritë të jashtëzakonshme te sukseset e këtij ekipi ka edhe kapiteni dhe lideri i kësaj skuadreje, Bledi Shkëmbi, futbollist që në gjysmën e parë është shpallur edhe golashënuesi më i mirë te Skënderbeu, me 5 gola të shënuar. Në prononcimin e tij të fundit për vitin 2011, për “Sportin shqiptar”, vetë Shkëmbi flet me nota më shumë se pozitive për skuadrën e tij, teksa do të deklaronte: “ثshtë e vërtetë që ky vit që po lëmë pas ka qenë me plot suksese për ne.

Kemi fituar titullin e dytë në historinë e Skënderbeut, pas plot 78 vitesh dhe i kemi bërë edhe një mbyllje dinjitoze fazës së parë të kësaj superlige, duke treguar se jemi sërish pretendentë kryesorë. Unë besoj dhe shpresoj se edhe mot, do ta fillojmë atje ku e lamë, me të tilla lojëra dhe rezultate. Nëse do të bëja një krahasim me Skënderbeun kampion dhe Skënderbeun e kësaj superlige, do të thoja që ky i tanishmi është vërtet më i fortë nga të gjitha anët.

Titujt kampionë, janë gjithmonë të vështirë për t’u fituar dhe këtë e dimë mirë edhe në këtë moment, por ne do të bëjmë maksimumin tonë që edhe këtë sezon ta sjellim titullin në Korçë. Personalisht kam bërë dhe do të vijoj të jap maksimumin për skuadrës dhe këtë vit jam përpjekur të bëj më të mirën dhe sigurisht ndihem i kënaqur, pasi edhe frytet e punës kanë filluar të vijnë. Gjithmonë për një futbollist ka më mirë dhe kjo do të thotë që edhe vitin tjetër do të përpiqem të jap akoma më shumë.

Gjej rastin të falënderoj për titullin që morëm këtë vit, por edhe për fazën e parë mjaft të mirë që zhvilluam, të gjithë futbollistët, stafin drejtues dhe presidencën korçare me në krye presidentin Agim Zeqo. Jam plotësisht i bindur se me një president të tillë si Zeqo, edhe këtë sezon titulli do të vijë vetëm në Korçë dhe këtë do ta bëjmë realitet në fushën e lojës.

Ky Skënderbe po bind nga të gjitha anët,” – ka theksuar midis të tjerash fjalët e tij lideri i këtij Skënderbeu, Bledi Shkëmbi, një nga lojtarët që u shpall në qytetin juglindor, në fund të këtij viti edhe futbollisti më i mirë te kampionët.

Shkëmbi për të ardhmen Kur e pyet Shkëmbin në lidhje me atë se në fushën e lojës, të jep përshtypjen se ndodhet në kohërat e veta më të mira, vetë lojtari të thotë: “Nuk mund të them që jam në kohërat e mia më të mira, por e pranoj që po luaj me një skuadër me synime vërtet të mëdha dhe e thënë troç, me një skuadër të madhe si Skënderbeu. Të gjithë kanë merita të jashtëzakonshme ne fushë dhe nuk janë vetëm meritat e mia.

Nëse një skuadër luan mirë, dalin në pah vlerat e të gjithëve edhe një herë unë thjesht kam dhënë maksimumin tim dhe asgjë më shumë se kaq. Për sa i përket diferencës prej -9 pikësh që kemi në këtë moment, dua të them se realisht sot duhet të ishim -6 pikë, pasi mos harroni se ne kemi një ndeshje me pak ndaj Pogradecit, takim që do ta fitonim po të luhej dhe do ta fitojmë më 8 shkurt do të luhet.

Ky Skënderbeu ka ardhur në formë dhe ndërrimi i trajnerit pas javës së 4-t na bëri që të jepnim maksimumin në stërvitje dhe në ndeshje dhe, si rrjedhojë, erdhën edhe rezultatet. Gjithsesi, më mirë për të tjerat le t’ia lëmë kohës, ndërkohë që gjej rastin në këtë fundvit, që të uroj gjithë Skënderbeun gëzuar dhe një vit të mbarë, ndërkohë që nuk dua të haroj aspak edhe tifozët edhe ata i uroj në këto festa.

Pak më lart përmenda presidentin Zeqo, se me të titujt nuk do t’i mungojnë këtij ekipi dhe të jeni të bindur që një president të tillë do ta dëshironte çdo ekip, por këtë fat e ka Skënderbeu. Qoftë 2012-a një vit sa më i mbarë për të gjithë,” – mbyll prononcimin e tij të fundit për gazetën në vitin që po lëmë pas kapiteni Bledi Shkëmbi, emblema e vetme e korçarëve tek ekipi i qytetit të tyre.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Dy sllovakët bindin, Skënderbeu sot stërvitje në Antalia


Kampionët kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme në Turqi dhe vetëm sot startojnë stërvitjen e parë, ku do të jenë me dy seanca në ditë

Vetëm mbrëmë në orët e vona të mbrëmjes, në orën 20:00 me orën turke, kampionët e Shqipërisë kanë mbërritur në Antalia të Turqisë. Ashtu siç edhe ishte parashikuar, Skënderbeu ka lënë Durrësin dje në orën e para të mëngjesit dhe kanë hipur avionin e parë në kryeqytetin kosovar të Prishtinës.

Më pas, Skënderbeu ka mbërritur në Stamboll, atje ku futbollistët dhe stafi teknik kanë pritur më shumë se 120 minuta për të ndërruar edhe avionin e radhës. Stamboll-Antalia ka qenë edhe itinerari i fundit i kampionëve dhe në këtë mënyrë më së fundi korçarët kanë mbërritur në destinacion, ku pasi janë vendosur në hotelin e tyre, duhet thënë se lodhja ka qenë e madhe.

Gjithsesi, dje mund të themi se ka qenë vetëm dita e parë e kampionëve në qytetin turk, ndërkohë që stërvitja e parë pritet të zhvillohet vetëm sot në orët e para të mëngjesit. Dje, pas mbërritjes, porosia e trajnerit Stanislav Levi ka qenë që futbollistët të çlodheshin sa më shumë të ishte e mundur, pasi qysh sot i pret një fazë me ngarkesë të lartë dhe futbollistët nuk do të kenë kohë të marrin “frymë”.

Nga dy seanca stërvitore do të zhvillojnë kuqebardhët në Antalia të Turqisë gjatë gjithë ditëve të qëndrimit të tyre, ndërkohë që i njëjti itinerar që u ndoq ditën e djeshme me vajtjen në Antalia, do të ndiqet edhe ditën e fundit që Skënderbeu do të kthehet në atdhe. Burime pranë skuadrës bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme, menjëherë sapo skuadra ka mbërritur në Turqi, Levi është njohur me fushat dhe terrenent ku do të zhvillohen të gjitha stërvitjet, në mënyrë që qysh sot në stërvitjen e parë Skënderbeu të mos humbasë kohë.

Bindin dy sllovakët Për më shumë se 4 ditë stërvitjeje në Shqipëri duhet thënë se stafi teknik ka ndjekur me kujdes ata futbollistë që kanë ardhur ditët e fundit te kampionët dhe që janë të vetmit në merkaton dimërore të kampionëve. Trajneri çek ka ndjekur me vëmendje sidomos dy futbollistë sllovakë që ka sjellë me vete, Tomash Peciar dhe Peter Durica.

Sipas burimeve pranë stafi teknik, të dy lojtarët e kanë bindur Levin në këto paraqitje të para, por që do të shikohen më shumë me vëmendje vetëm në ditët e qëndrimit në Antalia, sidomos kur skuadra të luajë edhe ndeshjet miqësore. Gjithsesi, fakti që Levi në opinionin e tij të parë ka thënë se i pëlqen të dy lojtarët dhe janë më shumë se të nevojshëm për këtë Skënderbe, do të thotë se 90% të mundësive Peciar dhe Durica mund të quhen pjesë e Skënderbeut.

Të dy sllovakët nuk kanë firmosur akoma kontratën e re me kampionët, por këtë gjë do të bëjnë vetëm në momentin që të kthehen në Shqipëri. Deri tani vetëm Plaku mund të quhet zyrtarisht nga ata lojtarë që kanë ardhur deri tani si pjesë e kampionëve, pasi ka firmosur, ndërkohë që dy sllovakët dhe Cikalleshi, edhe pse janë pjesë të kampionëve, nuk e kanë bërë një gjë të tillë.



Xhafaj-Plaku, pak Flamurtar nga i vjetshmi

Sezonin e kaluar ishin pjesë të vlonjatëve, “armiqve” të Skënderbeut, ndërkohë që sot u duhet të sfidojnë vlonjatët

Pavarësisht se duhen të paktën edhe 17 ditë deri në startin e ndeshjes së parë zyrtare të këtij viti, midis Skënderbeut dhe Flamurtarit, për Kupën e Shqipërisë, duhet thënë se qysh pas hedhjes së shortit dhe deri më 28 janar, kur të startojë ky takim, emocionet po shtohen çdo ditë e më shumë.

Një fakt mjaft interesant është se, si Flamurtari, por edhe Skënderbeu, për disa ditë me radhë do të stërviten së bashku ne të njëjtin vend, në Antalia të Turqisë, por edhe pse janë bashkë, ata nuk do të kenë mundësi që do të shikohen nga afër me njëri-tjetrin. Shkëlqim Muça i Flamurtarit dhe Stanislav Levi i Skënderbeut janë dy trajnerët që do të sfidojnë së bashku njëri-tjetrin qysh në muajin e parë të vitit dhe Skënderbeu-Flamurtari, sfida e parë që do të luhet në Korçë, pas 17 ditësh, do të jetë më shumë se një ndeshje.

Një vit më parë ka qenë Muça pjesë e korçarëve, por që sot ka kaluar te Flamurtari. Nga ana tjetër, edhe Skënderbeu ka rëmbyer dy “lebër”. Bëhet fjalë për Daniel Xhafajn dhe Sebino Plakun, të dy lojtarë që kanë qenë pjesë e Flamurtarit sezonin e kaluar dhe që kanë sfiduar korçarët, skuadrën në të cilën sot kanë veshur fanellën.

Vlonjati Xhafaj e mundi Flamurtarin në ndeshjen e parë në Korçë në fazën e parë, teksa kuqebardhët do të fitonin 2-1, ndërkohë që tashmë pritet të vijë edhe momenti i Plakut, lojtar që prezantimin e tij të parë zyrtar me fanellën e Skënderbeut do ta bëjë pikërisht më 28 janar ndaj Flamurtarit. Një koincidencë e bukur, por që Xhafaj-Plaku mendohet të jetë vija e parë e sulmit dhe në këtë mënyrë kampionët janë duke menduar që t’i shënojnë vlonjatëve me ata futbollistë që ka pasur kundërshtari sezonin e kalur.

Plaku është shprehur në momentin që firmosi për Skënderbeu, se vjen në Korçë për të shënuar sa më shumë gola, ndërkohë që këtu ka gjetur edhe Xhafajn, një sulm tërësisht “lab”, por që kanë synimin e vetëm, për të mundur Flamurtarin. Në Korçë, ka javë të tëra që atmosfera e ndeshjes së Kupës së Shqipërisë ndaj vlonjatëve ka filluar të ndihet, ndërkohë që dy skuadrat prej më shumë se një viti e gjysmë do të hapin këtë vit kalendarik me këtë superndeshje në Korçë.

Heshtja e shtypit do të vijojë edhe në Turqi

Skënderbeu do të vijojë heshtjen e shtypit edhe gjatë ditëve të qëndrimit në Turqi, ndërkohë që kjo është e ditur nga Levi dhe stafi i tij. Vetëm gjatë ditëve të pushimit midis ndërrimit të viteve, lojtarët janë lënë të lirë për të folur dhe ishte hera e parë dhe e fundit në këtë sezon, që futbollistët kampionë kanë folur pa hezitim.

Ndërkohë që qysh pas mbërritjes se Levit në Korçë, madje edhe në këtë moment që skuadra ndodhet në Antalia, askush nga pjesëtarët e stafit, apo lojtarët nuk do të lejohet që të flasë për shtypin sportiv. I vetmi që është lejuar të bëjë rolin e zëdhënësit është drejtori teknik i këtij klubi, Ilirjan Përmeti, por që sidoqoftë është shumë pak për një skuadër kampione. Kjo heshtje për të gjithë futbollistët do të thotë që lojtarët nuk duhet të komunikojnë aspak me gazetarët, sepse në rast të kundërt do të gjobiten dhe kjo gjë u është bërë e ditur edhe 4 afrimeve të reja.



Gati miqësorja e parë për korçarët, me Inter Bakunë

Sipas planit stërvitor në Antalia të Turqisë, Skënderbeu është në pritje të miqësores së parë që pritet të zhvillohet në datën 15 janar. Sipas korçarëve, në momentin që nodheshin në Shqipëri, u fol se kundërshtari i parë në miqësore do të jetë Inter Bakuja e Azerbajxhanit dhe vetëm gjatë ditës së sotme, stafi teknik do të konfirmojë edhe zyrtarisht këtë miqësore.

Tashmë dihet që kampionët kanë siguruar dy takime miqësore, ndërkohë që në ditët e fundit të qëndrimit kanë menduar të luajnë edhe një të tretë, por emri i kundërshtarit nuk është bërë i ditur, pasi akoma nuk është gjetur një skuadër. Sipas të gjitha gjasave, skuadra e tretë që do të ndeshet me Skënderbeun do të jetë një skuadër turke, ku me shumë mundësi do të jetë ekip i kategorisë së dytë të këtij vendi.



Bashkohet me kampionët edhe nigeriani Orelesi

I fundit që është bashkuar me Skënderbeun, ose e thënë ndryshe lojtari i 23-të që ka plotësuar kontigjentin e kampionëve, është nigeriani Nuredin Orelesi. Në fakt, kishte ditë të tëra që mesfushori nuk ndodhej pranë ekipit, edhe për atë se kishte pasur disa probleme me pasaportën dhe vetëm ditën e djeshme ai është bashkuar me ekipin e tij në Turqi.

Orelesi në këtë mënyrë ka plotësuar edhe mungesën e vetme dhe tashmë është nën urdhrat e Levit dhe sot pritet të zhvillojë edhe stërvitjen e parë të këtij viti me kampionët. Ndërkohë që grupi është i plotë 100% duhet thënë se i vetmi që gjatë kësaj periudhe do të stërvitet veç të tjerëve është serbi Ivan Gvozdenoviç, futbollist që do të jetë nën urdhrat e stafit mjekësor dhe pritet që vetëm javën e ardhshme të fillojë të punojë me topin.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Kampionët, të dielën ndaj Odesës, e dyta me Inter Bakunë


Presidenti Zeqo konfirmon miqësoren e parë ndaj ekipit të Kristi Vangjelit, që do të luhet më 15 janar, e dyta vetëm tri ditë më vonë

Ditën e diel, më 15 janar, Skënderbeu, siç dihet, do të luajë edhe ndeshjen e parë miqësore në tokën turke, atje ku ndodhet pej 48 orësh. Në fakt, dy ekipet e para miqësore ishin konfirmuar, por vetëm sa ka ndryshuar radhën, pasi të dielën më 15 janar Skënderbeu do të luajë, së pari, ndaj ukrainasve të Ch. Odesa dhe vetëm 3 ditë më vonë do të jetë Inter Baku përballë kampionëve të Shqipërisë.

Në këtë mënyrë, të dielën do të jetë me ukrainasit testi i parë i Stanislav Levit në këtë vit të ri, ndërkohë që këtë lajm e ka konfirmuar ditën e djeshme vetë presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo, i cili së bashku me donatorët e tjerë të ekipit, do të jenë të dielën në Turqi për të parë nga afër ekipin në këtë test. Ukrainasit e Ch. Odesa e kanë mbyllur fazën e parë në ligën e parë ukrainase në vendin e 11-të me 20 pikë.

Në skuadrën kundërshtare do të jetë edhe një shqiptar, teksa bëhet fjalë për korçarin Kristi Vangjeli, i cili këtë sezon luan pikërisht me Ch. Odesa dhe ka qenë pikërisht ai një nga iniciatorët e zhvillimit të kësaj ndeshjeje miqësore. Për këtë miqësore, nuk është mësuar akoma ora e saktë se kur do të luhet, por e rëndësishme është që tashmë Vangjeli do të ketë fatin të luajë ndaj ish-ekipit ku ka dalë edhe si futbollist.

Ditën e sotme, Skënderbeu ka planifikuar të kryejë dy seanca dhe të njëjtën gjë do të bëjë edhe të shtunën, një ditë përpara ndeshjes miqësore me ukrainasit. Pas kësaj miqësoreje të parë, Inter Baku do të jetë përballja e dytë vetëm tri ditë më vonë pas të parës dhe të tretën Skënderbeu do të zhvillojë vetëm një ditë përpara largimit nga Antalia. Janë tri miqësore që trajneri Levi i pati kërkuar me ngulm edhe për atë se janë testet më të mira përpara një faze të dytë vërtet më shumë se të forte, kur Skënderbeu të kthehet të luajë në superligën shqiptare.

Prova e parë Në ndeshjen e parë miqësore ndaj ukrainasve, trajneri Stanislav Levi dhe stafi i tij kanë vendosur që të aktivizojnë të gjithë futbollistët që kanë në dispozicion. Kjo ndeshje do të jetë rasti më i mirë që Levi të shikojë nga afër edhe afrimet e para, ato të dy sllovakëve, ku qendërmbrojtësi Tomash Peciar duket se do të ulë një nga dy lojtarët e qendrës, Bicajn ose Vrapin në stol.

Pikërisht në këtë pozicion Levi do të shikojë edhe më shumë, pasi mungesa e Gvozdenoviçit do të jetë edhe për disa javë të tjera dhe, deri në kthimin e serbit, Levi dëshiron që të ketë gati një mbrojtës sa më të sigurt në këtë pozicion. Po ashtu, edhe vija e parë e sulmit, madje që në minutat e para, do të jetë e gjitha për dyshen Xhafaj-Plaku dhe ky 90 minutësh i parë do të tregojë edhe vlerat e vërteta të këtij reparti pas afrimeve të fundit.
 
Titulli: FK Skenderbeu Korce

Skenderbeu -pogradeci 3-0
nje super skenderbe!!!!!!!!!!!!!!!!!!
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Zeqo: Skënderbeu apo Tirana? Kush gabon, lamtumirë titullit
20/03/2012 14:46


Për “bosin” e korçarëve, Agim Zeqo, këto 9 javë të fundit janë si 9 finale dhe nuk lejohen gabime, qoftë edhe në një ndeshje të vetme

Lufta për titullin kampion të këtij viti duket se tashmë është bërë më e fortë se kurrë. 9 javë përpara fundit të superligës, duket se Tirana kryesuese për momentin dhe Skënderbeu me vetëm një pikë më larg, janë dy skuadrat që do të diskutojnë trofeun e këtij sezoni.

Gjithsesi, është shpejt për të dhënë verdiktin e fundit edhe për atë se janë edhe 27 pikë në lojë, aq më tepër që kemi për të parë akoma përballje të tilla të mëdha, si Skënderbeu-Teuta, Skënderbeu-Tirana, apo edhe Flamurtari-Skënderbeu.

Në Korçë, humbja e fundit e vlonjatëve në shtëpi ndaj Tiranës ka ngjallur shumë dyshime, por kampionët e kanë ndarë mendjen se titulli mbetet vetëm në dorën e tyre dhe nuk mund të shpresojnë që dikush ta ndalë Tiranën kryesuese. Një Korçë e tërë është ndier e fyer nga ato që kanë dëgjuar në stadiumin “Flamurtari”, ku tifozët vendës dhe ata bardheblu kanë sharë pa fund Skënderbeun.

Pritet që Disiplina këtë herë të marrë masa ndaj këtyre veprimeve, pasi kujtojmë që të tilla gjëra, kur kanë ndodhur në Korçë, ka qenë po kjo Disiplinë që ka vendosur gjoba të rënda për klubin “Skënderbeu”. Për tifozët bardheblu, kampionët nuk shqetësohen shumë, pasi shumë shpejt në Korçë do të jetë mysafirr Tirana, skuadër që e gjithë juglindja mezi po e pret që të jetë mysafire në këtë qytet, që solli pothuajse një vit më parë në Superkupën e Shqipërisë atë rrëmujë të paparë ndonjëherë.

Presidenti Përpara se të arrihet deri në atë ndeshje, ka qenë “bosi” i Skënderbeut, Agim Zeqo, që ka komentuar rreth faktit të titullit kampion, teksa për “Sportin shqiptar” do të pohonte: “ثshtë e vërtetë që Tirana dhe Skënderbeu janë shkëputur disi nga ekipet e tjera, por nuk duhet harruar edhe Teuta. Për mua, qoftë ekip im apo edhe Tirana, kush gabon qoftë edhe në një ndeshje të vetme, do ta paguajë shtrenjtë.

E thënë më ndryshe, këto 9 javë të mbetura do të jenë vendimtare. Tirana dhe Skënderbeu po tregojnë se janë dy skuadrat që do ta diskutojnë këtë trofe dhe ne shpresojmë që të gabojë Tirana, pasi ne e kemi thënë që i kemi mbaruar gabimet. Gjithsesi, unë u kam thënë lojtarëve të mi, që nuk lejohet qoftë edhe një gjysmë gabimi, pasi në të kundërt, do t’i lajmë duart nga titulli. Tani mbetet që këtë ta tregojë fusha e lojës.”

Edhe 9 javë Në fakt, në 9 javët e mbetura, Skënderbeu ka për të luajtur disa ndeshje vendimtare, ku shumë shpejt pritet të shohim në Korçë edhe supersfidën e titullit, Skënderbeu-Tirana. Për presidentin e Skënderbeut, Agim Zeqo, këto ndeshje të mbetura: “Të gjitha ndeshjet për ne janë si një finale.

Qoftë përballjet me ekipet e kreut, por edhe me skuadrat e fundit të tabelës, janë shumë të rëndësishme dhe në këtë mënyrë, ne si zakonisht bëjmë llogaritë tona, ndërkohë që të tjerët le të bëjnë llogaritë e tyre. Deri tani në 9 javët e fundit kemi shënuar vetëm fitore dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Kjo është e vetmja rrugë që na çon te trefeu dhe unë jam i bindur që pas kthimit në shtëpi, Skënderbeu do të karikohet edhe më shumë. Të tjerat le t’ia lëmë fushës së lojës.”
 
Titulli: FK Skenderbeu Korce

Skënderbeu mposhti 4-2 Kukësin në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë dhe siguron kualifikimin duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëve.
fumiw8.jpg
15-12-2012
Dy gola të Pejiç, një i Shkëmbit dhe një i Arapit i dhanë fitoren skuadrës korçare, ndërsa për miqtë barazoi përkohësisht Hoxha në minutën e 27, ndërsa në të 80-ën, Popovic shënoi sa për statistikë.

Po 4-2 përfundoi edhe rezultati i takimit tjetër në këtë grup. Kastrioti mposhti Shkumbinin, që mbetet pa pikë në fund të grupit. Golat për vendasit u shënuan nga Gocaj, Tanishi, Karapici dhe Caca, ndërsa për peqinasit shënuan Magani dhe Gjata.

Pas ndeshjeve të dyta, Skënderbeu udhëheq grupin me 6 pikë, ndjek Kastrioti me 3 pikë, po aq sa Kukësi që për golavarazh më negative zbret i treti. Shkumbini mbyll rënditjen me zero pikë.

Të dielën luhen dy takimet e vlefshme për grupin B, ku Teuta pret Flamurtarin në Durrës, ndërsa Bylisi pret Laçin në Ballsh./Tch
 

Attachments

  • fumiw8.jpg
    fumiw8.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: FK Skenderbeu Korce

Skëndërbeu, kampion tre herë rresht
11/05/2013

[video=youtube;YT2Cif-NnbU]http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=YT2Cif-NnbU[/video]

Skënderbeu merr për të tretin vit radhazi trofeun e titullit kampion të Superligës, ndërkohë që Kukësi bën surprizën duke e mbyllur sezonin si nënkampione e Shqipërisë në futboll.

Kukësi dhe Skënderbeu, që i kishin arritur objektivat e tyre dhe nuk kishin çfarë të synonin më, e shëndërruan në një spektakël ndeshjen në “Zeqir Ymeri”, duke shënuar 7 gola para 5 mijë tifozëve kuksianë, të cilët festuan gjatë gjithë ndeshjes.

Kukësi, skuadra surprizë e këtij sezoni, solli dhe një rit të ri në futbollin shqiptar, i cili shihet vetëm nëpër kampionatet europiane.

Para ndeshjes verilindorët formuan tunelin në fushën e lojës dhe pritën me duartrokitje lojtarët e Skënderbeut, të cilët prej tre vjetësh po dominojnë Superligën.

Korçarët e Mirel Joses do të përfaqësojnë Shqipërinë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Kukësi dhe Teuta në Europa League. Ndërkohë, skuadrat që do të zbresin një kategori më poshtë janë: Apolonia, Tomori, Luftëtari dhe Shkumbini.

Ky sezon futbollistik do të përfundojë me finalen e Kupës së Shqipërisë, e cila do të luhet mes Bylisit dhe Laçit më 17 maj, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.
/Tch
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top