FK Skenderbeu Korce

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Përmeti: Skënderbeu s’ka faqe në facebook


Drejtori teknik Ilirjan Përmeti, ka dalë në një deklaratë për shtyp, teksa ka bërë të ditur se nuk do të lejohen më veprime të tilla nga ana e tifozëve, teksa ka thënë: “Korça ka qenë shembulli i gjithë tifozërive të tjera dhe më vjen keq që brenda harkut kohor të disa javëve ne si klub kemi marrë këtë tarifë të lartë financiare, vetëm prej dëmeve të tyre. Një prej faqeve që quhet gjoja zyrtare e klubit të Skënderbeut në faqen e facebook-ut, nuk është e tillë. Atje fillojnë edhe sharjet dhe ofendimet e të gjithëve dhe pastaj vijnë në stadium dhe bëjnë këto që bënë, duke na vënë këtë gjobë kaq të madhe.”
 
Pe: FK Skenderbeu Korc

Duro: Xhaxhi, Dinamo s’i ka bërë ndere vetëm Skënderbeut!

Pas fjalëve të trajnerit blu, që Dinamo nuk do të luajë teatër, Duro thotë se Faruk Sejdini t’i kërkojë llogari presidentit për këto

Pak ditë më parë ka qenë trajneri i Dinamos, Faruk Sejdini, që ka deklaruar haptazi në media se skuadra e tij këtë herë nuk do të luajë teatër ndaj Skënderbeut. Këto fjalë kanë dalë nga goja e vetë njëshit të pankinës blu, ndërkohë që komenti nga Korça në lidhje me këto fjalë ka ardhur nga trajneri i Skënderbeut, Shpëtim Duro, që do të deklaronte:

“Sejdinin e kam mik, por për këto fjalë që thotë, t’i kërkojë llogari në radhë të parë presidentit dhe jo t’i kërkojë në media. Mos harroni se Dinamoja vjet nuk i bëri nder vetëm Skënderbeut, i bëri Flamurtarit dhe shumë ekipeve të tjera, ku nderet duket se kanë qenë të shumta dhe këtë e di edhe Sejdini. Unë kam respektin më të madh për Sejdinin dhe të dielën ne do të shkojmë për të fituar ndaj bluve.”

Formacioni “Jemi stërvitur shumë mirë gjatë këtyre ditëve dhe të gjitha stërvitjet kanë pasur seriozitet. Ekipi ka punuar mirë dhe mos harroni se vinim pas atij barazimi zhgënjyes që morëm në javën e parë në shtëpi ndaj Tomorit. Objektivi ynë për këtë 90-minutësh të radhës është që ta fitojmë dhe për këtë duhet të përqendrohemi seriozisht, pasi nuk do të jetë aspak e lehtë.

Nuk jam 100% i vendosur për formacionin dhe nuk di çfarë të them më shumë për emrat e lojtarëve që do të jenë në fushën e lojës. Mund të ketë edhe emra futbollistësh që nga formacioni do të ulen në stol, por unë nuk jam në gjendje që ta them një gjë të tillë. Sa për interesimin që ka për dy lojtarët, Kërçiku dhe Ribeiro, dua të shtoj se i pari luajti shumë mirë ndaj Tomorit. Për Ribeiron, dua t’u kthej një përgjigje edhe tifozëve korçarë.

Kam qenë unë që brazilianin 6 muajt e fundit të sezonit të kaluar e kam mbajtur te Skënderbeu, pasi dihet që nuk luajti për shkak kartoni. Ribeiro ka ngritje në lojën e tij, por nuk mund të them se është në formën e tij më të mirë. Për mua janë titullarë të gjithë, zgjidhja ime, kjo nuk mund të quhet rotacion, pasi të gjithë janë lojtarë formacioni. Deri të dielën kam kohë për të bërë zgjedhjet e mia,” – ka deklaruar Duro.



Shkëmbi: Fitorja me blutë na rikthen besimin

Një ditë më parë, kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, i kërkoi falje gjithë skuadrës dhe drejtuesve të klubit për atë karton të kuq që mori ndaj Tomorit. “Skënderbeu nuk do të më ketë në fushën e lojës, por Duro do ta zgjidhë patjetër këtë mungesë timen, pasi ne kemi një organikë të plotë, që do të thotë se nuk ndihet asnjë mungesë, qoftë edhe imja.

Ndaj Dinamos shpresoj të luajmë si në pjesën e dytë ndaj Tomorit dhe unë jam i bindur që këtë ndeshje do ta kalojmë me sukses. Pas 2-3 ndeshjeve të para të sezonit, normale që kampionët do të kthehen shpejt në krye dhe kthesa le të fillojë këtë të diel me Dinamon dhe të vazhdojë më pas me javët e tjera. Skënderbeu me këtë grup nuk do ta diskutojë titullin kampion,” – ka thënë Shkëmbi.



Korçarët, 3 milionë për të luajtur me drita

Jo pak, por 3 milionë lekë të vjetra do t’i duhet klubit “Skënderbeu” t’i paguajë stadiumit “Qemal Stafa” për të luajtur me drita. Në fakt, kjo mund të duket paksa e çuditshme, pasi ekipi pritës është Dinamo dhe duhet të ishin blutë ata që duhet të paguanin, por gjendja aspak e mirë financiare e tyre i ka detyruar korçarët që të bëjnë një pagesë të tillë. Kjo pagesë është vetëm për ndriçimin, pasi nëse Skënderbeu nuk do të paguante, atëherë ndeshja do të luhej më herët.
 
Pe: FK Skenderbeu Korc

Zeqo: Skënderbeu të mbështetet, jo të kryqëzohet

Për barazimin e fundit, presidenca akoma nuk ka vendosur për gjobat, ndërkohë që Zeqo pret që skuadra të bëjë kthesën

Presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo, duket se vazhdon ta teprojë, duke toleruar nga ndeshja në ndeshje me futbollistët e ekipit të tij, edhe pse rezultatet nuk kanë qenë ato që priteshin. Sezonin e kaluar, edhe pse skuadra e tij ka gabuar në shumë takime, Zeqo nuk vendosi qoftë edhe 1 gjobë, ndërkohë që të njëjtin gjë është duke ndjekur edhe këtë sezon, madje që në start, ku në dy ndeshjet e para skuadra ka arritur të grumbullojë vetëm dy pikë dhe përsëri nuk ka gjoba. Prej dy sezonesh skuadra korçare është ndër skuadrat më të paguara në Shqipëri, ku tashmë është bërë e qartë se klubi juglindor është ndër klubet që paguan më shumë dhe ka korrektësinë më të mëdha për sa u përket pagesave.

Kthesa Në lidhje me këtë investim vërtet të madh të donatorëve të Skënderbeut, Zeqo mbrëmjen e djeshme është pyetur në lidhje me atë se përse nuk po vendos gjoba në adresë të futbollistëve, ndërkohë që vetë ai do t’i përgjigjej: “Në radhë të pare, dua të them se nuk kemi marrë asnjë vendim për gjoba dhe kjo është në dorë të të gjithë donatorëve të Skënderbeut dhe ne nuk kemi zhvilluar ndonjë takim për masat orët e fundit.

ثshtë e vërtetë që të gjithë lojtarët janë paguar me shifra të larta dhe rregullisht, por unë jam i bindur që lojtarët nuk kanë ardhur vetëm për rroga te Skënderbeu, pasi ata kanë edhe egon e tyre profesionale dhe kanë në mes karrierën e tyre. Besoj se kthesa do të vijë, ndërkohë që futbollistët në këtë moment kanë nevojë më shumë se asnjëherë tjetër që të mbështeten. U kërkoj të gjithë tifozëve korçarë, madje edhe gazetarëve, që ta mbështesin ekipin e Skënderbeut, sepse ne shumë shpejt do të kthehemi atje ku kemi qenë, në majën e superligës. Për këtë ju garantoj.”

Dinamo Në lidhje me atë barazim të fundit, numri një i klubit korçar do të thoshte: “Ekipi i Skënderbeut nuk ka zhvilluar një ndeshje aspak të mirë ndaj bluve dhe unë them se gjendja psikologjike e lojtarëve nuk është ajo që duhet të jetë dhe patjetër që ajo ndikon drejtpërsërdrejti edhe në fushën e lojës. Ishte një 90-minutësh ky ndaj bluve që duhet harruar sa më parë dhe nuk ka nevojë që ne të merremi më me atë që iku.

Përpara kemi shumë ndeshje të tjera dhe ky është vetëm fillimi, ndërkohë që të gjithë së bashku do të fillojmë kthesën, kthesë e cila do të fillojë qysh javën e ardhshme ndaj Shkumbinit. Dy pikë në dy javë për kampionët nuk janë shumë, por normale që skuadrat gabojnë dhe për ne ky është momenti që duhet ta kalojmë. Edhe një herë u bëj thirrje të gjithëve që ta përkrahim ekipin.”





Duro: Ky, barazimi më i shëmtuar



Trajneri Shpëtim Duro deklaron se skuadra e tij ka zhvilluar ndeshjen më të dobët që kur ai ka ardhur në krye

Pas barazimit të dytë radhazi që Skënderbeu arriti këtë herë në kryeqytet ndaj Dinamos, ka sjellë shumë polemika, madje pas asaj mbrëmjeje të hidhur në “Qemal Stafa” të dielën që kaloi, një heshtje varri ka rënë mbi gjithë Skënderbeun. Fjalët që Duro të largohet kanë qenë të shumta, duke qenë se si zakonisht në kampionatin shqiptar “koka e parë e turkut” bëhet trajneri.

“Kam 17 vjet trajner dhe gjithmonë kam qenë i suksesshëm. Erdha në Korçë përpara 8 muajsh dhe ishim të gjithë së bashku, unë, presidenti Zeqo dhe lojtarët që arritëm suksesin e madh, duke fituar titullin kampion. Sot, pas javës së dytë, ne kemi vetëm dy pikë, pra dy barazime.

Duke qenë se kam një eksperiencë të madhe në drejtim, unë kam pasur dhe kam kurajon për t’u larguar sa herë që shikoj se punët nuk po ecin ashtu si duhet. Por në këtë moment, unë them se kanë kaluar vetëm dy javë dhe nuk është aspak vonë për të reaguar, pasi me një fitore ne i afrohemi menjëherë kreut të superligës. Në këtë mënyrë, nuk besoj se ka komente të mëtejshme në lidhje me atë se nëse Duro do të largohet nga drejtimi i Skënderbeut.

Nuk e shoh të udhës që të largohem tani, që sapo kemi filluar sezonin e ri, dhe nuk është se unë kam probleme me Skënderbeun apo me gjithë lojtarët. Të gjithë jemi të gatshëm të reagojmë pas këtyre dy barazimeve dhe kështu që do të vazhdoj punën në drejtimin e Skënderbeun,” – ka sqaruar midis të tjerash trajneri i Skënderbeut, Shpëtim Duro, që më poshtë thotë:

“Në barazimin e parë u shfaqëm vërtet mirë në fushë dhe ka qenë çështje fati që nuk fituam, pasi raste krijuam pa fund. Ndërkohë, ky barazimi i fundit ndaj Dinamos, e deklaroj me bindjen time më të madhe, ka qenë barazimi më i shëmtuar që ka marrë ndonjëherë Skënderbeu gjatë gjithë këtyre 8 muajve të drejtimit tim.

Edhe mund ta humbisnim ndeshjen me blutë, kjo nuk ishte aspak çudi, pasi të gjithë lojtarët ishin më dobët se asnjëherë tjetër. Në këto 8 muaj në drejtimin tim ishte hera e parë që nuk luante Shkëmbi dhe ishte po hera e parë që Skënderbeu luajti ndeshjen më të dobët. Kjo tregon se kapiteni korçar është futbollisti më i rëndësishëm i Skënderbeut.”

Skënderbeu, 6 ndeshje zyrtare pa shënuar

Duke filluar nga ndeshja e fundit në sezonin e kaluar me Flamurtarin, ku u humb në Vlorë 1-0, deri te ndeshja e së dielës së kaluar në kryeqytet, kampionët kanë treguar qartë krizën e tyre në vijën e parë të sulmit. Kjo lidhet me atë se në 6 ndeshje, korçarët kanë pësuar 8 gola dhe nuk kanë arritur të shënojnë qoftë edhe një të vetëm. Të gjashtë këto takime të fundit kanë qenë zyrtare, shto këtu Apoelin për Champions dhe Tiranën në Superkupë.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Vrapi: Skënderbeu nuk është në krizë, do ta shihni

Mbrojtësi Endri Vrapi thotë se skuadra është nën tension, por kampionati është i gjatë dhe kthesa do të vijë shpejt

“ثshtë e vërtetë që në dy ndeshjet e para të kësaj superlige kemi arritur të grumbullojmë vetëm dy pikë, por kjo nuk do të thotë aspak që ne jemi në krizë dhe çuditem pse është dhënë gjithë ky alarm, sepse janë luajtur vetëm 180 minuta. Edhe me skuadrat e mëdha ndodh që në dy ndeshjet e startit të mos merren ato rezultate që priten, por mos harroni se kampionati është tepër i gjatë dhe sapo kemi filluar.

Thjesht do të theksoja që Skënderbeu nuk është në krizë dhe ajo që ka ndikuar është se kemi qenë nën tension dhe nuk kemi marrë atë që pritej në fushën e lojës.” Me këto fjalë e ka nisur prononcimin e tij të djeshëm nga Durrësi mbrojtësi Endri Vrapi.

Pavarësisht dy barazimeve, në kampin korçar të gjithë kanë besim se kthesa do të jetë e menjëhershme dhe dy pikë janë thjesht një rastësi. Ka qenë presidenti Agim Zeqo ai që ka theksuar se është i bindur që futbollistët e tij s’kanë ardhur në Korçë vetëm për të marrë rroga dhe këtë mendim e ka mbështetur edhe Vrapi.

Presioni “Kur kemi firmosur kontratat me Skënderbeun, nuk kemi pasur parasysh që të marrim thjesht rrogat, por në kontratë kemi firmosur edhe për pikat e tjera, që objektivi duhet arritur dhe ai është fitimi i titullit kampion dhe Kupa e Shqipërisë. Në përbërje të Skënderbeut janë të gjithë futbollistë profesionistë dhe ne premtojmë se do të dalim shpejt nga kjo krizë, që cilësohet kështu nga njerëz që nuk e duan Skënderbeun, dhe kjo kthesë do të vijë që në ndeshjen e radhës.

Brenda në skuadër nuk kemi aspak probleme dhe thjesht nuk po finalizojmë në fushë. Kjo ka sjellë edhe tensionin në fushë, por është i përkohshëm. Jam pro opinionit sportiv që për Skënderbeun është vetëm fillimi dhe ndodh që një skuadër kampione të mos japë më të mirën vetëm në dy javët e para, ndërkohë që jam kundër të gjitha opinioneve të tjera që flasin dhe duan ta shikojnë skuadrën tonë në këtë gjendje. Kjo s’ka për t’u përsëritur më dhe këtë do ta shikoni,” – ka vijuar më tej Vrapi.

ثshtë i vërtetë fakti që skuadra po vuan finalizimin, pasi për sa i përket prapavijës, skuadra deri tani nuk ka pësuar asnjë gol. Sipas Endri Vrapit, Skënderbeu do të dalë nga kjo gjendje në ndeshjen e së shtunës me Shkumbinin, teksa në fund shprehet: “Duke filluar qysh nesër (sot) për kupë, unë kam mendimin se skuadra do të çlirohet me golat që do të shënojë dhe kjo do të na japë më shumë besim në vijën e parë dhe do të jetë një parapërgatitje për ndeshjen e së shtunës.

Na mjafton vetëm një gol për të thënë se do të jemi sërish pretendentët kryesorë. Skënderbeu edhe këtë sezon nuk ka për ta lëshuar titullin dhe një fitore këtë fundjavë do të thotë që ne të afrohemi sërish me kreun dhe më pas në javët e mëtejshme do të kërkojmë që të komandojmë të vetëm superligën. Nuk është koha për të qarë dy ndeshjet e para, por me mbështetjen e të gjithëve premtoj se kthesa do të vijë.”
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

E respektoj vullnetin dhe deshiren tende per sport si sportdashes qe jam por kam pershtypjen se do ishte e rruges dhe e lezetshme qe ndeshjet apo te dhenat nga nje Kampionat ti sjellesh ne nje teme te vecante qoft kjo per Kampionatin shqiptar apo tjerat. :kafe: Ndoshta ne kete drejtim do ishte mire te te ndihmonin edhe Moderatoret.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Cdo Ekip Ka Temen e vet pse duhet me i hedh informacionet e Skenderbeut tek nje Tjeter....
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Sepse nese dikujt do i intereson per te dhenat mbi Kampionatin shqiptar do hynte dhe do gjente gjithcka cfare do i interesonte qoft edhe per nje ekip te vetme. Po ashtu kjo do vlente edhe per kampionatet tjera. Megjithate ti mos u lodhe dhe vazhdo por kjo ishte vetem nje keshille. :bye:
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Jo jo per kundrazi flm sh per keshillen :)
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Duro: Me Shkumbinin, vendimtare për ecurinë tonë

Për trajnerin e Skënderbeut, ndeshja e së shtunës është vendimtare për ecurinë e kampionëve. Testi i kupës e kënaqi

“Nuk besoj se të shtunën ndaj Shkumbinit në Korçë do të mund të gabojmë më. E them këtë, pasi nuk kemi rrugë tjetër, veç fitores. Jam i bindur që ka ardhur momenti që ne të fitojmë dhe të shënojmë fitoren e parë në këtë sezon të ri. Ky objektiv për 90 minutat e radhës e ka karikuar gjithë skuadrën dhe them se në dy ditët e fundit në prag të kësaj ndeshjeje do të mund të mbyllim edhe formacionin që do të zbres në fushë dhe kam bindjen se për Skënderbeun kanë ikur ditët e vështira dhe ka ardhur ora e fitores.”

Me këto fjalë e ka nisur prononcimin e tij të djeshëm trajneri i Skënderbeut, Shpëtim Duro, i cili ka folur nëpërmjet celularit menjëherë pas ndeshjes së Kupës së Shqipërisë që kampionët luajtën në Pukë përballë Tërbunit. Fitorja 2-1 duket se ka qenë më shumë një fitore që ka ngritur moralin e ekipit, pasi kishte plot gjashtë ndeshje që kampionët nuk po shënonin dot qoftë edhe një gol të vetëm.

Kupa e Shqipërisë “Nuk ishte një fitore për të cilën duhet të gëzohemi, pasi unë e kisha mendjen vetëm te loja që zhvilluan futbollistët e mi, ndërkohë që nuk më interesonte aspak rezultati, pasi siç dihet, kemi edhe ndeshjen e kthimit. Pa diskutim që do ta quajmë vetën të kualifikuar pa u luajtur edhe ndeshja e dytë, por në fushë hodha një skuadër ku pati edhe rotacion, pasi disa futbollistë i kurseva dhe në pjesën e dytë aktivizova lojtarët e rinj.

Jam shumë i kënaqur me lojën dhe kjo është më e rëndësishme për mua dhe skuadrën. Për mua ky tur i parë mund të quhet i mbyllet këtu, që pas ndeshjes së parë, pasi takimi i kthimit do të jetë thjesht sa për të kryer formalitetin e kualifikimit,” – ka theksuar njëshi i pankinës korçare.

Shkumbini Tani Duro e ka mendjen vetëm te Shkumbini, për të cilëin pohon: “S’ka se si të mos e kem mendjen te ndeshja e radhës, pasi unë e deklarova edhe më sipër, që këtë ndeshje të tretë nuk na falet asnjë rezultat tjetër, veç fitores. Mjaft më kemi gabuar në 180 minutat e para dhe normale që tani ka ardhur momenti që skuadra të kthehet te lojërat dhe rezultatet e veta.

Pa diskutim që Shkumbinin e kemi vlerësuar në maksimum dhe 90 minutat e kësaj jave do të jenë vërtet si një finale. Kam edhe ndonjë dyshim të vogël në lidhje me formacionin dhe kjo do të zgjidhet gjatë këtyre ditëve të fundit. Ashtu si gjiithë të tjerët, edhe unë në emër të skuadrës kërkoj mbështetjen e të gjithë sportdashësve korçarë, në mënyrë që t’ia dalim dhe më pas të vijojmë të qetë këtë kampionat, ku ju premtoj se Skënderbeu shumë shpejt ka për ta kapur kreun e superligës.”
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Gvozdenoviç: Edhe Interi, Milani, Reali apo Barça gabuan, por janë pretendentë

Mbrojtësi serb i krahut të majtë për korçarët thotë se është e vështirë të parashikosh, por ka ardhur koha e fitores

Dy ndeshje deri tani dhe vetëm dy pikë për Skënderbeun e trajnerit Duro. Por pavarësisht kësaj, këtë javë duket se është kthyer besimi te futbollistët dhe stafi teknik, që skuadra ka për t’u kthyer si më parë, sërish në majën e superligës. Në fakt, të gjithë kuqebardhët thuajse i kanë harruar dy javët e para dhe i quajnë si javët “e ferrit”, të cilat kanë marrë fund.

Pas provës përgatitore që Skënderbeu kreu ndaj Tërbunit në Pukë, lojtarët kuqebardhë e kanë kthyer vëmendjen nga ndeshja e së shtunës, ku në orën 18:00 do të presin në shtëpi Shkumbinin, ekip që vlen as më pak dhe as më shumë, por vetëm tri pikë. Përpara stërvitjes së djeshme në Korçë, ka qenë Ivan Gvozdenoviç që ka dalë përpara gazetarëve, ndërkohë që serbi tashmë duket se ka ardhur në formën e duhur, atë që priste edhe Duro.

Në javën e parë ndaj Tomorit, Gvozdenoviç luajti vetëm 45 minuta, ndërkohë që ndaj bluve luajti 90 minuta dhe tashmë vendi i tij në formacion duket i sigurt. Për Ivanin, këto dy javë të para dhe dy pikë janë thjesht një e kaluar dhe të tilla rezultate po shënojnë në këto javë të para edhe ekipet e mëdha.

Krahasimi “Mos harroni, edhe Interi, Milani, apo edhe Barcelona dhe Reali, në javët e para kanë zhgënjyer, por përsëri ato mbeten ekipe pretendente. Edhe me ne ka ndodhur e njëjta gjë. Kemi barazuar në dy ndeshjet e startit dhe pa diskutim që janë pak për një skuadër me pretendime kaq të mëdha, siç është Skënderbeu.

Në futboll asnjëherë nuk ka garanci dhe asnjëherë nuk mund të parashikosh përpara një ndeshjeje futbolli. Ndaj Tomorit nuk na desh fati, ndërsa ndaj Dinamos luajtëm dobët dhe kaq për mua mjafton për t’u quajtur këto 180 minutat që duhen fshirë nga kujtesa. Të gjitha skuadrat japin maksimumin ndaj nesh sa herë përballen si në fushën tonë, por edhe jashtë.

Tani duhet të mendojmë për ndeshjet e tjera dhe unë personalisht, por edhe grupi tjetër i lojtarëve janë gati për të dhënë më të mirën në fushë. Jam përshtatur shumë mirë me Skënderbeun dhe m’u bënë javë këtu në Korçë. Trajneri më ka provuar edhe në mesfushë, por roli im ideal është mbrojtës krahu, ose edhe qendre. Gjithsesi, kjo pak rëndësi ka, pasi unë luaj ku të ketë nevojë ekipi dhe e rëndësishme është që ndihem mirë dhe kam ardhur në Korçë për të dhënë maksimumin,” – thekson Gvozdenoviç.

Shkumbini Pavarësisht se bashkëshorten e tij, Natasha dhe djalin Stefan, nuk i ka me vete në Korçë, si shumë të tjerë, ai ka deklaruar se nuk e ka problem, pasi ai ka ardhur për të luajtur futboll dhe për të shlyer atë besim që i ka dhënë presidenca dhe trajneri. Në lidhje me ndeshjen e së shtunës ndaj peqinasve, Gvozdenoviç do të shtonte:

“Këtë javë të tretë ndaj Shkumbinit ne duhet të japim më shumë se 100%, pasi vijmë pas dy rezultateve jo të favorshme për ne dhe unë e theksova edhe më sipër, që është e vështirë të bësh parashikime përpara çdo ndeshjeje, por ne këtë herë do të fitojmë, pasi nuk kemi rrugë tjetër. Këtë ua premtoj me fjalë, por do ta shikoni edhe në fushën e lojës,” – i mbyll fjalët e tij 33-vjecari me shumë përvojë i Skënderbeut, serbi Ivan Gvozdenoviç.



Tifozët korçarë: Erdhi ora e fitores…!

Ultrasit kuqebardhë premtojnë spektakël ndaj peqinasve dhe thonë se “Ujqërit” do të kthehen

Thonë që ujqërit kthehen në dimër dhe në Korçë tashmë vera ka disa ditë që ka ikur dhe ndeshja e javës së 3-të ndaj Shkumbinit do të luhet në temperatura shumë herë më të ulëta se ato që u luajt me Tomorin në javën e parë. Për herë të parë dje, edhe vetë trajneri Duro ka veshur tutat, duke treguar se dimri është në prag në qytetin juglindor dhe kjo do të thotë që ujqërit janë gati të kthehen.

Këtë shprehje janë duke përdorur në prag të ndeshjes së kësaj fundjave ndaj Shkumbinit edhe tifozët e Skënderbeut, të cilët janë në përgatitjet e tyre të fundt, pasi edhe në shkallët e stadiumit pritet që këtë javë të ketë një spektakël më vete. Ndryshe nga java e parë ndaj Tomorit, ku në shkallët e stadiumit Skënderbeu nuk ishin më shumë se 5 mijë sportdashës, rekordi më negativ i tifozëve korçarë prej një viti, këtë të shtunë priten pa frikë që të jenë 10 mijë të tillë.

Të etur për të shijuar fitoren e parë të këtij sezoni, ultrasit kanë disa ditë që kanë filluar organizimin e tyre, ndërkohë që diçka që të bind për një gjë të tillë, është edhe shitja e biletave që ka filluar prej disa ditësh dhe tifozët tashmë e kanë siguruar vendin e tyre në stadium.

Mungesa e sportdashësve në javën e parë lidhet edhe me atë se në minutat e fundit sportdashësit korçarë u dyndën për bileta dhe kompania private nuk i përballoi dot, duke u bllokuar edhe dyert e stadiumit e duke lënë shumë tifozë jashtë kangjellave. Këtë herë gjithçka është ndryshe dhe organizimi është bërë në atë mënyrë që askush të mos mbetet jashtë stadiumit.

Koha e mjaftueshme për përgatitjet e tifozëve ka bërë që ultrasit të vendosin të gjitha pankartat në stadium dhe në Korçë pritet vetëm starti i javës së 3-të, që korçarët e cilësojnë me të drejtë si javën e parë, pasi për Skënderbeun tani fillon kampionati.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Kampionët gjobitet me 30% të rrogës, Zeqo e mohon

Rrogën e gushtit stafi dhe futbollistët korçarë e kanë marrë me gjobë. Klubi merr masat e para, ndërsa presidenti ngre supet

Më së fundi, është zbuluar edhe gjoba e parë për ekipin e Skënderbeut. Edhe pse nuk ka qenë një gjobë e orëve të fundit, duhet thënë se pas disa rezultateve jo të mira, sidomos në dy javët e para, me barazimet ndaj Tomorit dhe Dinamos, klubi juglindor ka prerë edhe biletën e parë të gjobës për të gjithë futbollistët, por njëkohësisht edhe për stafin teknik.

Kjo gjobë, që është vendosur përpara se lojtarët të udhëtonin drejt Laçit, është munduar që të mos bëhet publike për mediat, por kanë qenë vetë lojtarët dhe stafi teknik, që kur kanë tërhequr në bankë rrogën e muajit gusht, kanë parë që kanë pasur më pak para nga çfarë kanë marrë më parë.

Nga klubi “Skënderbeu” bëjnë të ditur se gjoba e futbollistëve, por edhe e stafit teknik me në krye trajnerin Shpëtim Duro, ka qenë këtë herë në vlerën 30% të rrogës për të gjithë. Kjo ka qenë masa e parë që është marrë në adresë të Skënderbeut, ndërkohë që skuadra në katër javët e para ka vetëm pesë pikë.

Mohimi i Zeqos I pyetur në lidhje me këtë gjobë, presidenti Agim Zeqo e mohon një gjë të tillë, teksa thotë: “Nuk ka gjobë për lojtarët dhe stafin teknik,” – ka thënë prerazi Zeqo. Ndërkohë që vetë lojtarët dhe stafi teknik, të pyetur në lidhje me këto gjoba, janë shprehur se janë bërë realitet, pasi në rrogat e muajit gusht ata kanë marrë 30% më pak të pagës.

Ndoshta një gjobë të tillë Skënderbeu e kishte hak pas gjithë këtyre rezultateve jo fort të mira që ka arritur në javët e para, por ajo që bie në sy është deklarata e presidentit, i cili e mohon. Kampionët e shohin veten për momentin në vendin e 10-të, një vend që as e kishin menduar më parë, ndërkohë që tani ky është një fakt.

Sezonin e kaluar, Skënderbeu vetëm tri javë kampionat provoi vendin e tretë, ndërkohë që në këtë superligë e shikon veten shumë poshtë. Me të drejtë edhe drejtuesit e skuadrës e kanë prerë gjobën e parë, që mund të cilësohet e para edhe për “epokën” e presidentit Zeqo. Nëse këto rezultate do të vijojnë, atëherë mund të priten edhe gjoba të tjera në klubin “Skënderbeu”.



Zeqo: Na mungon goli, sulmi nuk po reagon…!

“Nuk luajtëm keq në Laç, madje mund të them se kemi qenë më superiorë se kurbinasit, pa thënë se kemi qenë ata që kemi qarkulluar më shumë topin, por ja që nuk vlen asgjë e tillë, pasi ne humbëm. Më vjen keq që nga kjo transfertë e vështirë dolëm pa gjë, por kështu e ka futbolli, kur nuk shënon, e pëson.

Të gjithë merakun e kam te sulmi, ku asnjë prej sulmuesve nuk po shënon dhe kjo vërtetë po na mundon shumë. Me pak fjalë, në Laç ne luajtëm mirë dhe nuk mund të them gjë për sa i përket lojës, por humbja është humbje dhe sigurisht që kjo ka bërë që ne të mos gjejmë dot ritmin e duhur. E pashë në mbrëmje vonë edhe nëpërmjet ekranit golin e Muzakës, që ka qenë i rregullt.

Gola të tillë që anulohen me pa të drejtë, detyrimisht që ndikojnë në rezultat dhe kjo ndodhi këtë herë me ne. Shpresoj dhe besoj që gjykime të tilla të mos ndodhin më, pasi ne jemi një skuadër më shumë se korrekte në fushë,” – ka deklaruar dje mes të tjerash presidenti Agim Zeqo.



Nuk mjafton një “Shkëmb” për Skënderbeun!

Sezonin e kaluar, kur Skënderbeu u shpall edhe kampion i superligës në të njëjtën javë si sot, pra pas javës së 4-t golashënuesi më i mirë i kampionëve ka qenë Shkëmbi me 2 gola. Si për ironi të fatit, edhe sot pas javës së 4-t të kësaj superlige, te korçarët kryeson Shkëmbi po me dy gola. Në Laç përsëri kuqebardhët i janë falur liderit dhe kapitenit të tyre, ndërkohë që sulmi i Skënderbeut në 4 javët e para ka shënuar vetëm një gol me anë të Kërçikut. 4 gola kanë shënuar gjithsej korçarët, pra një gol për ndeshje, ndërkohë që Shkëmbi është ai që ka shënuar gjysmën e këtyre golave.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Duro nuk duron më, tone të ashpra të tijve në analizë

Për rreth 15 minuta, sa ka zgjatur analiza e ndeshjes me Laç, trajneri nuk ka kursyer kritikat, madje e duke ngritur jo pak zërin

Me të drejtë, trajneri i Skënderbeut, Shpëtim Duro, u ka folur me tone të ashpra të tijve ditën e djeshme përpara se skuadra të startonte stërvitjen e parë të kësaj jave. Më shumë se i mërzitur nga kjo humbje e fundit, që njëkohësisht ishte e para për kampionët në këtë sezon, Duro ka analizuar humbjen në Laç në mënyrën e vet origjinale, përpara futbollistëve në aneksin e stadiumit.

Rreth 15 minuta ka zgjatur kjo analizë, ndërkohë që njëshi i pankinës ka ngritur zërin ndaj të tijve, sidomos për dy momentet e golave që pësoi ekipi ndaj kurbinase, që i kushtuan Skënderbeut edhe këtë humbje, duke e zbritur në vendin e dhjetë. Pavarësisht se loja e kampionëve ka qenë e mirë në këtë transfertë, është rezultati ai që flet qartë dhe kjo nuk i ka pëlqyer Duros, që nuk e kishte menduar as vetë që në 4 javët e para do të grumbullonte pak më shumë se një pikë për çdo ndeshje.

Shumë pak për një skuadër kampione dhe ajo që të çudit në këto rezultate të deritanishme është fakti që te Skënderbeu jo vetëm që s’ka asnjë problem brenda ekipit, por edhe emrat nuk mungojnë, madje është një nga klubet me korrekte edhe për sa i përket anës financiare.

Mungesat e golave duket se janë shqetësimi më i madh, por të mos harrojmë se në vijën e parë kampionët kanë emra të tillë, si Xhafaj, Muzaka, Kërçiku, pa thënë edhe Ribeiro, apo edhe Grboviç. Pra, një Skënderbe më shumë se kampion në letër për këtë superligë, por një skuadër që këtë nuk po e bën realitet në fushën e lojës.

Këto dy javë pushimi do të vlejnë shumë si dy javë relaksi dhe që do të ndikojnë në gjendjen psikologjike të ekipit, që duket se është një nga faktorët kryesorë që skuadra nuk po del te fitoret. Këto rezultate kanë shqetësuar edhe presidencën, ku Zeqo dhe donatorët presin sigurisht më shumë nga ky ekip që kanë ndërtuar për këtë sezon.

Këto rezultate po mundojnë edhe Duron, pasi diçka nuk shkon dhe mendohet që kryeqytetasi i pankinës korçare shumë shpejt të ndryshojë diçka te futbollistët, qoftë duke ndërhyrë edhe te gjendja e tyre psikologjike. Analiza e humbjes së fundit në Laç nuk ka zgjatur më shumë se 15 minuta ditën e djeshme, një analizë që ka pasur tone të ashpra dhe me të drejtë 16 lojtarët që kanë qenë në dispozicion të Duros ditën e djeshme, kanë ulur kokat dhe kanë premtuar se kthesa e kampionëve do të jetë e shpejtë.

Mungojnë 6 lojtarë në stërvitje

Jo pak, por 6 futbollistë të Skënderbeut kanë munguar ditën e djeshme në stërvitjen e parë të kësaj jave. Dy kroatët, Bratiç dhe Biskup, udhëtuan në drejtim të Kroacisë që pas ndeshjes me Laçin. Po ashtu, dje ka munguar edhe slloveni Almir Sulejmanoviç, i cili sot do të kthehet nga vendlindja.

Po sot do të kthehet edhe Altin Grboviç, lojtar që pas një periudhe të gjatë pushimi për shkak të një dëmtimi, duket se do të jetë gati në ndeshjen e javës së 5-të ndaj Kamzës. Dy lojtarët e tjerë kanë qenë Shehi dhe Muzaka, dy kuqezinjtë e vetëm që janë grumbulluar nga kombëtarja jonë.

Shkëmbi: Duhet të ishim në krye, jo me 5 pikë

“Dihet që 5 pikë janë shumë pak për këtë Skënderbe. Ky ekip, këta lojtarë dhe ky klub, meritonte që të ishte në krye të superligës pas 4 javëve të para, por ja që realiteti është ndryshe. Ndoshta edhe fati nuk ka qenë me ne në këtë start të kësaj superlige, ndërkohë që një fat pozitiv për ne është ai se ekipet e tjera nuk janë shkëputur dhe të gjitha pa përjashtim kanë bërë hapa të gabuara.

Tani presim reagimin e ekipit tonë në fushë dhe ky do të jetë i shpejtë.” Kështu është shprehur dje përballë gazetarëve kapiteni Bledi Shkëmbi, që më pas ka thënë: “Vetëm në dy javët e para kemi pasur probleme në fushë, ndërkohë që në dy javët e tjera kemi dhënë maksimumin. Laçi, mos harroni, se është një fushë e vështirë për të gjitha skuadrat, ndërsa ne kemi zhvilluar transfertën më të mirë.

Në këtë transfertë të fundit kemi qenë pa fat. Ky është realiteti dhe ne nuk e meritonim humbjen në ndeshjen e fundit. Mbi gjithçka dua të them se Skënderbeu ka rritje në lojë nga ndeshja në ndeshje.”



Xhafaj: Nuk flas për mediat deri në dhjetor!

Daniel Xhafaj në katër javët e para nuk ka dalë akoma te goli. Ndoshta vetë vlonjati, duke parë që akoma nuk po shënon, ka gjetur një mënyrë të tijin origjinale, duke deklaruar se nuk do të flasë për mediat të paktën deri në muajin dhjetor. Madje për këtë vendim që ka marrë, Xhafaj do t’i drejtojë edhe një kërkesë drejtuesve të klubit dhe trajnerit Shpëtim Duro. Për të ardhur keq që një futbollist i tillë si Xhafaj do t’u mungojë mediave për shumë kohë, ndërkohë që vendimi që ka marrë do të respektohet nga të gjithë. Ndoshta janë mediat ato që i kanë sjellë një fat të keq Xhafajt te Skënderbeu dhe qoftë e tillë, ndërkohë që pavarësisht se nuk ka shënuar asnjë gol deri tani, Xhafaj mbetet një nga sulmuesit më të mirë në superligën shqiptare dhe në Korçë të gjithë presin me padurim që ai të zhbllokohet sa më parë.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Bicaj:Nuk ka alarm, Skënderbeu do të rikthehet në krye


Mbrojtësi i qendrës për korçarët, Ditmar Bicaj, pas mungesës në Laç, në ndeshjen ndaj Kamzës do të jetë gati për lojë

“Lexoj nëpër media, dëgjoj shpesh gjatë këtyre ditëve që shqetësimi i vetëm i kësaj superlige jemi vetëm ne. Unë do t’u thoja të gjithëve që këto javë të para janë thjesht jo të mira për ekipin e Skënderbeut dhe asgjë më shumë se kaq, madje nuk është e udhës që të vihet alarmi, pasi vetëm katër javë kanë kaluar dhe kemi edhe shumë të tjera përpara.

Faktikisht duhet të kishim 10 pikë, por ja që në këto katër javë kemi mbledhur vetëm gjysmën e tyre. Ky është futbolli dhe këtë vit po luajmë mirë, por s’po marrim rezultatet, ndërkohë që një vit më parë në shumë ndeshje nuk kemi luajtur mirë, por kemi marrë rezultatet. Ndodhin edhe gjëra të tilla.”

Kështu ka deklaruar gjatë ditës së djeshme mbrojtësi shtatlartë i Skënderbeut, Ditmar Bicaj, që në fakt nuk ishte prezent në fushën e Laçit në humbjen e fundit që pësoi skuadra e tij, pasi ndaj peqinasve një javë më parë u ndëshkua me kartonin e kuq dhe ndaj kurbinasve shleu edhe dënimin njëjavor.

Vendin e tij e zuri Gvozdenoviç, ndërkohë që ndaj Kamzës, Skënderbeu do të jetë më i qetë, pasi do t’i kthehen disa lojtarë. Deri tani mbrojtja e Skënderbeut ka pësuar tre gola në katër javë dhe dy prej tyre i pësoi në Laç. Dy penallti janë dhënë kundër kampionëve dhe të dy golat janë shënuar.

Golat Shqetësimi për të gjithë në Korçë është mungesave e golave të shënuar, pasi prapavija nuk ka probleme. Për këtë mungesë të golave të sulmuesve dhe për rezultatet e deritanishme të këtij Skënderbeut, Bicaj më tej do të thoshte: “Në fakt, me gol vjen fitorja, me gol do të jemi edhe më të qetë dhe përderisa kjo mungon ne sigurisht që nuk mund të ndihemi mirë.

Mendoj se Skënderbeu ka një sulm shumë cilësor, por ndoshta në këto javët e para lojtarët që kanë ardhur nuk janë përshtatur, por të jeni të bindur që Xhafaj, Muzaka, Kërçiku, apo edhe të tjerët do t’i shikoni në vazhdim të kësaj superlige.

Humbjen në Laç nuk e meritonim, pasi të gjithë e panë që na u mohua një gol dhe ne luajtëm shumë mirë në atë ndeshje, por gjithçka tashmë një kapitull i mbyllur dhe duhet të shohim vetëm përpara. Duhet të jemi të gjithë bashkë dhe jo nën presion dhe shumë shpejt të gjithë kundërshtarët tanë kanë për të na parë në krye.”

Gjoba I pyetur në lidhje me gjobën prej 30% që është vendosur nga ana e klubit, Bicaj nuk ka dashur ta komentojë, gjë të cilën nuk e ka bërë deri më sot asnjë te Skënderbeu, edhe pse gjoba është prerë dhe rrogën e gushtit të gjithë lojtarët e kanë marrë të reduktuar. Gjithsesi, në lidhje me ndeshjen e radhës, Ditmar Bicaj do të pohonte:

“Kemi kohën e mjaftueshme deri fundjavën e ardhshme për ndeshjen ndaj Kamzës. Ajo ndeshje do të jetë edhe kthesa e Skënderbeut dhe ne jo vetëm që jemi të bindur që do të fitojmë, por do të kënaqim të gjithë edhe me lojën që do të zhvillojmë. Fati nuk ka qenë me në disa ndeshje, por kjo nuk do të thotë që edhe ndaj kamzalinjve do të kemi sërish fatin e zi. Kamzën e presim me padurim për t’u kthyer edhe një herë si kampionë.”



Pas Janina sot zyrtarizon ardhjen, të dielën miqësorja

Miqësorja mes Skënderbeut dhe Pas Janinës, për të gjitha hollësitë e saj, në lidhje me orarin dhe ardhjen e skuadrës greke në qytetin e Korçës do të mësohet vetëm ditën e sotme në orët e pasdites. Klubi grek ka konfirmuar vetëm faktin që kjo ndeshje testuese do të luhet të dielën dhe jo ditë tjetër që përflitet.

Sot klubi kuqebardhë pret shkresën zyrtare në lidhje me axhendën e skuadrës greke, pasi kanë qenë korçarët që e kanë kërkuar një gjë të tillë, për të programuar edhe stërvitjet deri të dielën. Kjo do të jetë miqësorja e kthimit, pasi ndeshja e parë u luajt në stadiumin e Janinës në fund të muajit gusht, ku Skënderbeu humbi 1-2.



Arapi, shqetësimi i vetëm i këtyre ditëve

Renato Arapi, mbrojtësi i krahut të majtë për korçarët, gjatë pasdites së djeshme ka ndier dhimbje në kavilje, ndërkohë që ky ka qenë shqetësimi i orëve të fundit për kampionët. Por sipas mjekut Jorgo Pantazi, ky është një dëmtim i lehtë dhe do të kalojë shpejt, ndërkohë që, pavarësisht dhimbjeve, Arapi nuk e ka lënë stërvitjen.

Deri në ndeshjen e fundjavës së ardhshme ndaj Kamzës, pritet që “infermieria” e Skënderbeut të zbrazet krejtësisht, ndërkohë që Arapi do të jetë një tjetër zgjidhje për Duron, ku nëse Gvozdenoviç luan si mbrojtës i krahut të majtë, atëherë Arapi do të jetë në mesfushë, po në të njëjtin krah, gjë që Duro e ka praktikuar disa herë gjatë këtyre javëve të para.



Korçarët, më të qetë pas humbjes në Laç

Humbja në Laç për kampionët nuk është pritur mirë nga asnjë në qytetin juglindor, ndërkohë që edhe vetë lojtarët një ditë pas humbjes, por edhe të martën, kanë ndier presionin mbi tyre. Kjo u ndje edhe te Xhafaj, që deklaroi se nuk do të flasë për mediat deri në muajin dhjetor, ndërkohë që pas këtyre ditëve jo fort të mira për Skënderbeun, dje gjendja ka qenë më e qetë.

Në këtë gjendje ka ndikuar edhe trajneri Duro, i cili është duke futur në skuadër një frymë pozitive, ndërkohë që deri fundjavën e ardhshme ekipi do të jetë me moral të lartë dhe qetësia ka mbizotëruar qysh dje te të gjithë lojtarët.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Kërçiku: Tirana s’diti të më mbante, te Skënderbeu si “pasha”

18-vjeçari kryeqytetas, i ardhur këtë sezon në Korçë, ka bërë një paraqitje të shkëlqyer, ndërkohë që premton gola

ثshtë vetëm 18 vjeç dhe deri tani, me paraqitjet që ka bërë te Skënderbeu, mund të cilësohet një lojtar mjaft i domosdoshëm për kampionët. Fanellën e Tiranës e veshi vetëm në dy ndeshje, ndaj Spartak Trnavës, pasi u përzgjodh të aktivizohej me ekipin e parë nga trajneri spanjoll Hulian Rubio, ndërkohë që menjëherë pas Kupave të Europës, ai mori rrugën drejt Korçës.

Ku ka bërë prezantimet e para me kampionët, duke lënë mbresa mjaft pozitive. Për pasojë, në dy ndeshjet e fundit ka luajtur titullar për 90 minuta. Për sa i përket sulmit të Skënderbeut, deri tani Kërçiku është i vetmi lojtar nga ky repart, që ka shënuar një gol. Krejt ndryshe, Xhafaj dhe Muzaka akoma se kanë bërë sefte.

Paraqitja e tij është vlerësuar maksimalisht edhe nga specialistët në qytetin juglindor, por jo vetëm. Ditën e djeshme, për herë të parë, që pas mbërritjes te Skënderbeu, ka qenë zgjedhja e Duros që Kërçiku të flasë për mediat. Djaloshi 18-vjeçar, që në fakt duhej të ishte në këtë moment me ekipin tonë kombëtar U-19, por është përjashtuar për arsye banale nga trajneri, përpara gazetarëve ka shfaqur emocione të mëdha, të cilat nuk i ka të tilla në fushën e lojës.

Kombëtarja U-19 “Në radhë të parë, dua të them se më vjen keq që nuk ndodhem në këto momente me kombëtaren e 19-vjeçarëve, pasi doja të kontribuoja për këtë fanellë. Vetëm pak ditë përpara se të fillonte kampionati, unë erdha në Korçë për stërvitje, gjë të cilën nuk e pëlqeu trajneri i kombëtares U-19, pasi më donte nën urdhrat e tij, kështu që më përjashtoi.

Gjithsesi, kjo është zgjedhja e tij, ndërsa unë konfirmoj gatishmërinë time maksimale dhe në çdo kohë për të kontribuar për çdo fanellë kuqezi, të cilësdo kombëtare qoftë. Me këtë dua të them se pres një ftesë edhe nga ekipi Shpresa. E nisa me këto fjali intervistën time, për të sqaruar një situatë që më ka munduar shumë kohët e fundit, por fatmirësisht kam gjetur ngrohtësinë dhe mbështetjen maksimale te Skënderbeu, çka më ngushëllon,” – ka thënë në fillim talenti kryeqytetas.

Skënderbeu “Dua të theksoj se ndihem shumë se mirë që këtë sezon kam zgjedhur fanellën e Skënderbeut, skuadër për të cilën kam firmosur dy vjet. Tirana nuk diti të më mbante, pasi atje më afruan me një shumë të njëjtë financiare, jo pak, por 5 vite kontratë. Por kjo tashmë ka përfunduar dhe unë jam duke menduar vetëm për Skënderbeun, – ka theksuar 18-vjeçari Dorian Kërçiku, i cili duket se ka zënë vendin e titullarit te Skënderbeu që në momentet e para.

Ndaj peqinasve, në javën e 3-të, Kërçiku jo vetëm shënoi golin e parë me këtë fanellë, por më shumë se kaq, ka ngritur siparin e golave për Skënderbeun në këtë sezon. “Te Skënderbeu konkurrenca është e madhe dhe zgjedhja që jam në formacion është vetëm e trajnerit. Unë respektoj çdo zgjedhje të tij dhe do të jap maksimumin për ta ndihmuar ekipin në realizimin e objektivave që ka, sa herë të më kërkohet.

Pesë pikë kemi arritur të grumbullojmë deri tani, që janë shumë pak për mundësitë e këtij ekipi. Megjithatë, keni për ta parë që shumë shpejt do të jemi në krye. U premtoj të gjithëve se brenda tri javësh do të jemi në krye të superligës, pasi do të presim Kamzën ndeshjen e ardhshme, më pas do të udhëtojmë në Durrës, dy ndeshje që për mua duhet të fitohen. Duke filluar që ndaj kamzalinjve, ne do të japim më shumë se 100%. Nuk duhet të harroni se kundërshtarët që janë në krye për momentin akoma nuk janë përballur me ne.”

Sulmi “Për sa i përket sulmit të Skënderbeut, që nuk ka shënuar në këto katër javë kampionat, për pasojë edhe është kritikuar, deklaroj se kemi të bëjmë vetëm me një problem fati. Mosshënimi i golave nga ana e Xhafajt dhe Muzakës nuk është krizë e tyre, absolutisht mungesë aftësish të këtyre dy lojtarëve tepër të spikatur në kampionatin shqiptar, por në futboll ndodh të kesh një “moment jo”.

Pra, është thjesht çështje fati, asgjë më shumë se kaq. S’ka si të jetë ndryshe, kur dihet që Xhafaj është lodhur duke goditur shtyllat. Do t’i gjejmë golat shumë shpejt, ashtu sikurse do ta bëjmë tonin kreun e klasifikimit, për të mos e lëshuar më pastaj,” – e përfundon mes shumë emocioneve Dorian Kërçiku, që shumë shpejt është kthyer në një idhull në qytetin juglindor.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Duro: S’ka më gabime, rival potencial shoh vetëm Tiranën


Trajneri i kampionëve, Shpëtim Duro, analizon katër javët e para dhe thotë se te të tijëve u është kthyer besimi

Kanë kaluar ditë nga humbja e fundit, që pësoi Skënderbeu, ku kampionët janë dorëzuar për herë të parë në këtë sezon, në Laç, me rezultat 2-1. Kjo humbje e parë sezonale duket se është harruar nga të gjithë futbollistët dhe stafi teknik, pasi në deklarata të gjithë janë shprehur të bindur se Skënderbeu nuk do të gabojë më. Kjo për vetë faktin se formula e re e kampionatit me 26 javë nuk ua lejon një gjë të tillë.

Trajneri Njëshi i pankinës korçare, Shpëtim Duro, beson si asnjëherë tjetër se grupi nuk do të mund ta pranojë këtë vend të 10-të, që mban aktualisht Skënderbeu. Në një prononcim për “Sportin shqiptar”, ka qenë vetë Duro, që ka analizuar këto javë të para, teksa ka deklaruar: “Normalisht, e pranoj se në katër javët e para nuk kemi arritur objektivin. I kishim menduar të fituara para kohe këto ndeshje, pasi me llogaritë e fillimit duhej t’i kishim marrë të plota pikët.

Dy javët e para kanë qenë jo fort të mira për ekipin, ku loja u pasqyrua edhe në rezultat. Ndërkohë, në dy javët e tjera, në shtëpi ndaj Shkumbinit, dhe në Laç, kemi pasur rritje në lojë, madje mund të them se kemi filluar edhe të shënojmë. Por, në fund të fundit, Skënderbeut i duhen dhe i mungojnë pikët, ndërkohë që po të shikoni, ka ekipe pa shumë ambicie, që kanë marrë më shumë se ne.

Kishim menduar që në këtë moment të ishim në krye, por ja që realiteti flet ndryshe. Megjithatë, ndonëse nuk e kemi arritur kreun, jemi me fati se ekipet e tjera nuk janë shkëputur.

Optimizmi Përsa i përket ndeshjes së radhës me Kamzën dhe javëve në vazhdim, trajneri Duro Pohon: “Gabime të tjera nuk na lejohen më. Jo vetëm unë, por të gjithë lojtarët e dinë mire këtë gjë. Ne kemi shumë besim se qysh në ndeshjen e radhës do të kthehemi te fitorja. Nuk më interesojnë shumë ndeshjet e ardhshme, por më intereson për momentin vetëm Kamza.

Kanë qenë gabimet tona, ato që na kanë kushtuar deri tani, ndaj duhet të impenjohemi më shumë se 100 % në vazhdim. Kur të mbërrijmë te ndeshja me Teutën, pas dy javësh, apo me Tiranën dhe Flamurtarin, do të flasim ndryshe për këtë Skënderbe. Tani është radha të mendojmë dhe të karikohemi për sfidën më të afërt, me Kamzën.”

Sulmi Reparti sulmues i Skënderbeut, me Xhafajn dhe Muzakën, akoma nuk po del te goli, por për Duron ky nuk është shqetësimi kryesor. “Sigurisht, mua si trajner nuk më intereson shumë se kush shënon, por më intereson të shënojë skuadra dhe të fitojmë. Në këto dy javë të fundit e kemi bërë këtë gjë. Tre gola kemi shënuar ndaj peqinasve, dy ndaj Laçit, por njëri na u anulua pa të drejtë.

Sikurse e shihni, nuk janë pak gola. Normalisht, sulmuesit duhet të shënojnë më shumë, por për Xhafajn mendoj se është një ngërç psikologjik, që nuk po arrin të konkludojë te Skënderbeu. Unë ju garantoj se Muzaka-Xhafaj do të jetë një dyshe e spikatur në sulmin tonë, që do të dalë shpejt te goli dhe s’do të ndalet më,”- vijon trajneri i Skënderbeut.

Rivalët ”Po ta mbani mend, në deklaratat e mia, përpara se të startonte ky kampionat, kam thënë se do të ketë shumë skuadra pretendente. Me ç’ka treguar gara në 4 javët e para, më ka dale fjala. Por, për mua kampionati do të fillojë të marrë rrugë nga java e 8-të apo e 9-të. Vetëm atëherë do të duken qartë skuadrat që do të rivalizojnë për kreun. Sinqerisht, e pranoj që Tirana është momentalisht një skuadër shumë e mirë, që duhet vlerësuar maksimalisht nga të gjithë. Për të tjerat, le të presim,” – e mbyll prononcimin e tij Shpëtim Duro.



Kampionati për mua do të fillojë të marrë rrugë nga java e 8-të apo e 9-të. Vetëm atëherë do të duken qartë skuadrat që do të rivalizojnë për kreun. Sinqerisht, e pranoj që Tirana është momentalisht një skuadër shumë e mirë, që duhet vlerësuar maksimalisht nga të gjithë. Për të tjerat, le të presim
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Gvozdenoviç, një “Ivan i tmerrshëm” karikon Skënderbeun


“Luaj ku të ketë nevojë ekipi dhe jam i gatshëm të bëj më të mirën”. Kështu është shprehur, kur mbërriti në Korçë për të veshur fanellën e Skënderbeut, dhe deri tani e ka mbajtur fjalën. Themi këtë, pasi serbi Ivan Gvozdenoviç është një xhol për trajnerin Shpëtim Duro. Edhe pse roli i tij është mbrojtës i krahut të majtë, ai ka bërë një paraqitje shumë të mirë në një rol tjetër, në ndeshjen e fundit në Laç, pavarësisht se Skënderbeu ka humbur. Gozdenoviç ka luajtur në vend të Bicajt, në qendër të prapavijës së kampionëve. Nga java në javë, Ivani, siç e thërrasin në Korçë, po ngrihet në lojën e tij, ndërkohë që kujtojmë se në momentin kur mbërriti te Skënderbeu, nuk gëzonte një formë të mirë fizike. Fundjavën e ardhshme, ndaj Kamzës, Gvozdenoviç pritet të luajë në krahun e tij të majtë, sepse Arapi do të shtyhet më tej në mesfushë dhe në këtë mënyrë Skënderbeu do të jetë më i plotë edhe në prapavijë, pas disa problemeve dëmtimesh dhe kartonësh, që kishte javët e fundit.

Analiza Serbi Gvozdenoviç ka analizuar katër javët e para të kampionatit të ri, për të cilat thotë se nuk u kanë buzëqeshur kampionëve. Madje, sipas tij, Skënderbeu nuk e meriton aspak vendin e 10-të: “Nuk i shkon përshtat Skënderbeut një vend i tillë në klasifikim, kur dihet fort mirë se çfarë potenciali ka. Unë, së bashku me ekipin, po bëjmë të pamundurën për ta kthyer Skënderbeun sa më shpejt në krye. E përsëris, nuk është aspak e mirë që ndodhemi kaq poshtë në tabelën e klasifikimit, por ky është një realitet që duhet zhbërë në fushën e lojës, javët në vazhdim. Ajo ka ikur nuk kthehet më, e rëndësishme është të mos gabojmë më. Në Laç, në humbjen e parë që pësuam në kampionat, fati nuk qe me ne. Atje luajtëm vërtet mirë, kështu që më vjen keq që nuk morëm qoftë edhe një pikë. Nëse më pyesni mua, në këtë ndeshje i meritonim të trija pikët. Edhe gjyqtarët, sidomos në ndeshjet e fundit, po ndikojnë në rezultat, kështu që kërkojmë prej tyre të jenë më korrektë. Katër javët e para duhet t’i harrojmë sa më parë, t’i kthejmë sytë te sfida e radhës me Kamzën, ku duhet të shfaqemi të plotë dhe në potencialin tonë të vërtetë.”

Kamza Skënderbeu do ta presë Kamzën në shtëpi, javën e 5-të, një ndeshje që në fakt në letër duket e lehtë, por nuk do të jetë e tillë në fushën e lojës: Një paralajmërim të tillë bën edhe Gvozdenoviç: “I kemi parë ndeshjet se si kemi dalë, kur i kemi nënvleftësuar kundërshtarët. Të gjitha skuadrat, kur luajnë ndaj nesh, japin maksimumin. Edhe Kamzën e vlerësojmë maksimalisht, sepse do të vijë për t’u mbrojtur në Korçë, ngaqë e kënaq edhe një pikë. Por, ne nuk duhet të pranojmë asnjë rezultat tjetër, veç fitores. Me një motivim të tillë, jam i bindur që do të marrim maksimumin. Skënderbeu duhet të punojë si grup dhe jo me individë. Nëse kjo ndodh, atëherë të jeni të bindur që edhe rezultatet do të vijnë”.

Premtimi Përsa i përket objektivit të kampionëve dhe atë se kur e shikon skuadrën e tij në krye, Gvozdenoviç do të thoshte: “U premtoj tifozëve të zjarrtë korçarë se kanë për ta parë shumë shpejt Skënderbeun në krye. Nuk mund të them një javë të caktuar, se kur do të ngjitemi në majë, por jam i bindur që do të vijë shpejt kjo ditë. Tirana dhe Teuta po e kryesojnë superligën për disa gabime që kemi bërë ne në këto 4 javë. Me kthesën që pritet të bëjmë që ndaj Kamzës, do ta kuptojnë të gjithë se duhet të na ndjekin nga pas në këtë kampionat, jot ë jemi në vendin e dhjetë.”

Tirana Tashmë ka ditë që mediat janë duke folur në lidhje me atë që Gvozdenoviç po kërkon nga Tirana, ish-skuadra e tij sezonin e shkuar, borxhin prej 13.400 eurosh. Këtë kërkesë Ivani e ka bërë edhe në FSHF, prej nga akoma nuk ka marrë një vendim përfundimtar: “Unë po kërkoj një të drejtë timen. Tirana më ka mbi 13 mijë euro borxh, pa m’i dhënë nga sezoni i kaluar. Ndryshe nga çfarë flitet, s’u kam asnjë detyrim bardhebluve, ndaj pres vetëm drejtësi nga federata. Tirana nuk ka qenë korrekte me mua në detyrimet financiare kontraktuale, ndaj kërkoj që e drejta ime të vihet sa më shpejt në vendin e duhur.”



Skënderbeu-Kamza, luhet të dielën e 16 tetorit

Edhe pse është ende herët, duhet thënë se ndeshja e javës së 5-të, mes Skënderbeut dhe Kamzës, është mësuar se kur do të luhet. Ditën e djeshme, në klubin “Skënderbeu” ka mbërritur njoftimi zyrtar nga ana e FSHF-së, e cila ka njoftuar se ndeshja me Kamzën do të luhet ditën e diel, më 16 tetor. Madje, më shumë se kaq, është mësuar edhe orari i ndeshjes, ora 18.00, çka do të thotë se përsëri në Korçë do të ndizen projektorët e stadiumit.



Biletat për Kamzën, më herët në treg

Klubi “Skënderbeu”, për të mos sjellë amulli në orët e fundit para ndeshjes, ka vendosur t’i hedhë në treg të gjitha biltetat e ndeshjes me Kamzën më herët se çdo radhë tjetër. Të gjithë tifozët korçarë, qysh ditën e parë të javës që vjen, do të mund t’i kenë në dorë biletat e ndeshjes Skënderbeu-Kamza. Pavarësisht se është akoma herët, drejtuesit e klubit kanë deklaruar se çmimet edhe për këtë ndeshje nuk do të ndryshojnë. Tifozët që qëndrojnë kryesisht në tribunën C, D dhe E, do të mund ta blejnë një biletë me 200 lekë të rinj. Biletat do të fillojnë të shiten nga e hëna në të gjitha pikat e gazetave në qytetin juglindor, por edhe në sportelet pranë stadiumit.



Fagu: Edhe një muaj dhe jam gati…

Mbrojtësi i krahut të djathtë të Skënderbeut, Erbim Fagu, që u mungon kampionëve që prej majit të këtij viti, ka disa javë që ka filluar stërvitjen, por pritet të jetë i gatshëm vetëm në mesin e muajit nëntor, pas atij operacioni të vështirë që kreu disa muaj më parë. “Do të kthehem në ndeshjen ndaj Flamurtarit, në javën e 9-të të superligës, kur të luajmë këtu në Korçë. Tani për tani jam duke kryer vetëm vrapime, por pres që shumë shpejt të filloj kontaktet edhe me topin. Dua t’u premtoj tifozëve se shumë shpejt do të më shikojnë në fushë, ku do të jap më të mirën për objektivin madhor të Skënderbeut, titullin kampion,” – ka deklaruar mbrojtësi kryeqytetas.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Zeqo: Skënderbeu ishte me grip, tani prisni shpërthimin


Bosi i korçarëve me humor thotë se futbollistët e tij e kaluan sëmundjen gripale dhe pret që së shpejti ekipin ta shikojë në krye

Në 4 javët e para të kampionatit, Skënderbeu ka arritur të grumbullojë vetëm 5 pikë, që në fakt janë pak, për të mos thënë se në Korçë nuk e besojnë që kampionët për momentin ndodhen në vendin e 10-të dhe e quajnë thjesht një start jo të mirë dhe që kjo renditje do të harrohet shpejt.

1 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, askush te kampionët nuk e kishte menduar që do të ndodhnin, ndërkohë që me laps në dorë, përpara fillimit të sezonit, kampionët në 4 javë kishin shënuar në fletë 12 pikë, por ja që tani kanë 7 pikë më pak.

Ky pa dyshim që është start për t’u harruar, teksa stafi dhe presidenca janë shprehur hapur se gabime të tilla bëjnë edhe skuadrat e mëdha në Europë dhe kjo gjendje është thjesht kalimtare. Qysh në ndeshjen e radhës ndaj Kamzës, të gjithë presin rikthimin te fitorja, por edhe rikthimin e Skënderbeut te lojërat dhe rezultatet që të gjithë i presin.

Presidenti Pa dyshim që ai beson më shumë te kthesa e Skënderbeut është njeriu që ka investuar më shumë te kjo skuadër, pikërisht ai është presidenti Agim Zeqo. Në një prononcim për gazetën “Sporti shqiptar”, Zeqo e ka quajtur këtë gjendje normale, pasi futbollistët e ekipit të tij i kishte kapur gripi, grip që tashmë për të kaloi.

“ثshtë e vërtetë që çunat i kishte kapur gripi dhe nuk ishin në gjendje që në 4 javët e para të jepnin maksimumin, sepse me grip nuk mund të presësh më shumë se kaq. Tani jam i bindur që sëmundja e stinës kaloi dhe keni për të parë që të gjithë do të shpërthejnë, për të marrë ndeshje pas ndeshje ato rezultate që ne presim.

Në fakt, nuk e kishim menduar që në 4 javë të kishim vetëm 5 pikë, por mos harroni se me Tomorin në javën e parë fati nuk ishte me ne, ndërkohë që në Laç ne humbëm për faj të “xhaketave të zeza”, që na anuluan një gol të rregullt. Ne nuk jemi një ekip që ankohemi dhe ua hedhim fajin të tjerëve.

Unë e përmenda edhe fajtorin, që ishte gripi që kishte kapur futbollistët dhe kaq mjafton për të thënë se kjo tashmë është një punë e mbyllur dhe unë pres me padurim kthesën e Skënderbeut,” – ka deklaruar më shumë se optimist pasditen e djeshme presidenti Zeqo.

E ardhmja Më tej, për vazhdimësinë e Skënderbeut, “bosi” i korçarëve do të pohonte: “Nuk mund të falim më gabime të tjera dhe këtë e dinë edhe futbollistët, të cilët më kanë premtuar se ky ishte fillimi dhe fundi i disa rezultateve që edhe ata vetë nuk i prisnin. Kam besim dhe nuk ka se si të mos e kem, pasi ua kemi plotësuar të gjitha kushtet lojtarëve dhe ata tashmë e dinë detyrën e tyre.

Qysh ndaj Kamzës keni për të parë një skuadër vërtet kampione, si me lojë, por edhe me rezultat. Ky kampionat nuk të lë të gabosh shumë, pasi ka shumë më pak javë se sezoni që kaloi dhe, në këtë mënyrë, unë shpresoj që pas disa javësh ta shikoj ekipin tim në krye.”
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Vjen një trajner çek në vend të Duros, Zeqo e mohon

Rreth orës 18:00 të mbrëmjes së djeshme, faqja e internetit e Skënderbeut largon Duron, por trajneri dhe presidenti nuk dinë gjë

Një lajm i çuditshëm dhe që me shpejtësinë e erës është shpërndarë dje në orët e vona të mbrëmjes ka qenë ai i largimit të trajnerit të Skënderbeut, Shpëtim Duro, dhe prezantimin ditën e sotme të trajnerit çek Stanislav Levy. Komentet kanë qenë të mëdha për këtë lajm dhe i pari që e ka përhapur ka qenë e ashtuquajtura faqe zyrtare e klubit Skënderbeut në facebook.

Madje, gazeta ka kontaktuar menjëherë me drejtuesit e kësaj faqeje, të cilët kanë thënë se gjithçka është e vërtetë, pas një sms-je që i ka dërguar një prej donatorëve të Skënderbeut (emri i të cilit ka qenë sekret, por në momentin e fundit është mësuar se mban shkrimin e zv.presidentit të Skënderbeut, Artan Take) administratorit të kësaj faqeje.

Në fakt, edhe pak kohë më parë ka qenë një lajm tjetër, ku të gjithë futbollistët dhe stafi teknik janë gjobitur për rezultate të dobëta me 30% të shumës, ku në kampin korçar të gjithë e kanë pohuar me gojën e tyre, por presidenti Agim Zeqo e mohoi një gjë të tillë. Për të ardhur te lajmi i mbrëmjes së djeshme, sms e ardhur në adresë të faqes është kjo që po botojmë më poshtë:

Nesër prezantohet trajneri i ri i Skënderbeut nga اekia, Stanislav Levy, ka qenë edhe trajner te Hanoveri flm z……. për këtë superlajm.

Pas këtij lajmi, që në klubin “Skënderbeu” quhet thashethem, gazeta “Sporti shqiptar” ka kontaktuar me presidentin Agim Zeqo dhe më pas me trajnerin aktual të Skënderbeut, Shpëtim Duro.

Presidenti Zeqo Në kontaktin e mbrëmjes së djeshme me presidentin Agim Zeqo, ai ka ngritur supet, teksa ka deklaruar: “Nuk di absolutisht asnjë gjë dhe unë si president i Skënderbeut e mohoj një lajm të tillë. Nuk e di kush merret me këto fjalë, pasi janë të pavërteta dhe nëse do të kishim një gjë të tillë, do ta bënim publike menjëherë.

Edhe njëherë mos u besoni të tjerëve, pasi kur nuk di gjë unë, s’kanë se si ta dinë të tjerët më parë se mua. Nuk është momenti që të merremi me fjalë të tilla, pasi duhet ta kemi mendjen vetëm te Skënderbeu, në mënyrë që të ngjitet sa më shpejt në krye.”

Trajneri Duro Pas fjalëve të Zeqos, gazeta ka kontaktuar mbrëmë vonë edhe me trajnerin aktual të Skënderbeut, Shpëtim Duro, i cili nuk e ka pritur aspak mirë, duke mohuar madje me zë të lartë: “Ju lutem, mos u merrni me lajme të tilla që dalin në facebook. E kam thënë edhe njëherë dhe po e përsëris, që nuk kam mbetur unë të heqë dikush, sepse jam trajner që prej 17 vitesh e s’më ka hequr asnjë president.

Unë kam marrëdhënie të shkëlqyera me presidentin dhe, po ta shikoj që diçka nuk shkon, iki vetë dhe nuk kam nevojë të më largojë dikush. Më vjen keq që besoni dhe ju lajme të tilla, por ky është një thashethem që as ka lidhje në këtë moment me mua. Personalisht nuk di gjë dhe mos më pyesni për gjëra të tilla, pasi janë vetëm thashetheme.”
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Zeqo: Ja pse e largova Duron dhe solla një të huaj


Presidenti deklaron se arriti mirëkuptimin me Duron për largimin e tij dhe beson te profesionalizmi i trajnerit çek

I qeshur është parë ditën e djeshme në prezantimin e trajnerit të ri të Skënderbeut, Stanislav Levy, presidenti i korçarëve, Agim Zeqo, i cili në radhë të parë përpara gazetarëve ka sqaruar fjalët e tij të një dite më parë, teksa mohoi se te Skënderbeu do të vinte një trajner i ri. “Nuk kisha se si ta bëja një gjë të tillë, pra ta bëja publike lajmin e largimit të Duros dhe ardhjen e trajnerit Levy.

Tri ditë pas humbjes së fundit që ne arritëm në Laç, të gjithë donatorët e Skënderbeut u mblodhëm për të diskutuar gjendjen e ekipit dhe normalisht vendosëm që përgjegjësitë e para t’i kishte trajneri. Fundjavën e kaluar ne vendosëm përfundimisht që ta ndërronim trajnerin dhe thirrëm trajnerin çek, që sot ndodhet në Korçë. Mirëpo një ditë më parë ne nuk kishim biseduar me të, madje as nuk kishim firmosur kontratën e re.

Sot (dje) pas bisedimeve që patëm dhe pasi ramë dakord, vendosëm përfundimisht për firmosjen e kontratës së re të këtij trajneri dhe pastaj e pamë të udhës që ta bënim publik lajmin. Nuk mund ta bëja publik një lajm, kur ndoshta sot (dje) mund të mos binim dakord dhe pastaj…Kjo do të thotë që unë si president bëj publike vetëm lajme kur i zyrtarizoj dhe asnjëherë para kohe, për këtë duhet të më kuptojnë edhe mediat,” – ka deklaruar presidenti Zeqo.

Zeqo për Duron Më pas ka bërë të ditur edhe arsyet që e çuan në largimin e Shpëtim Duros: “Qysh në momentin që përfunduam vjet sezonin dhe u shpallëm kampionë, ne ishim të sigurt që me Duron trajner gjithçka do të funksiononte edhe këtë vit. Nuk e filluam mirë që me Superkupën ndaj Tiranës, të cilën e humbëm, edhe pse jemi një skuadër më e mirë se Tirana. Nuk ia fal vetes në radhë të parë atë humbje dhe të gjithë kemi faj.

Më pas në kampionat, shorti i 4 javëve të para ishte i mirë, madje ne mendonim që minimumi sot të kishim 10 pikë dhe maksimumi 12 të tilla. Kjo nuk ndodhi. Atëherë rruga e vetme është që ndryshonim diçka dhe ndryshimi i vetëm ishte trajneri, pasi futbollistët nuk i afrojmë as nuk i largojmë dot, sepse merkatoja ka përfunduar. E njoftova Duron me telefon dhe ai më mirëkuptoi.

Edhe ai ishte i bindur që kishim lënë pikë rrugës. Madje duhet të kishim dhënë diçka më shumë edhe në Champions ndaj Apoelit, por për faj të përvojës ne nuk kaluam turin. Këto rezultate të kohëve të fundit na bindën ne biznesmenëve që të zgjidhnim këto ndryshime që ne bëmë. Jam i bindur që mund të bënim ndryshime edhe në skuadër te futbollistët, por nuk mund të bëjmë dot tani në këtë moment, do të presim janarin.”

Zeqo për Levyn Ndërkohë që në lidhje me ardhjen e trajnerit të ri, Stanislav Levy, Zeqo do të pohonte: “Nuk kemi provuar asnjëherë si klub një trajner të huaj dhe, duke parë eksperiencën dhe përvojën që kanë këta të huaj më shumë se trajnerët shqiptarë, vendosëm të sillnim Stanislav Levy te Skënderbeu.

Ai ka një përvojë të madhe dhe jam i bindur që me të jo vetëm që do të shpallemi kampionë, por do të arrijmë të paraqitemi denjësisht edhe në Champions Leaguen e ardhshme. Sa për kontratën, ai ka firmosur për një vit, këtu përfshihen edhe ndeshjet e Europës, me opsion rinovimi, nëse çdo gjë ecën sipas objektivit tonë,” – përfundon fjalët e tij presidenti, Agim Zeqo.



Stanislav Levy: Erdha për një skuadër kampione

“Dua të them se e njoh Skënderbeun vetëm nëpërmjet internetit dhe me bisedën që kam bërë me presidentin. Në internet kam parë disa ndeshje të Skënderbeut në kampionatin shqiptar dhe të dy takimet që kjo skuadër ka luajtur me Apoelin për Champions. Kam qenë në Gjermani prej 16 vitesh, madje atje kam drejtuar edhe Hanoverin dhe shqiptari i parë që kam njohur është Altin Lala.

Ofertën që mora nga presidenti Zeqo e pranova dhe duke mos e njohur në fushë këtë skuadër, nuk më mbetet gjë tjetër, veçse të filloj sa më shpejt nga puna, pasi të dielën ne kemi ndeshjen e radhës ndaj Kamzës, të cilën duhet ta fitojmë. Për lojtarët nuk bëjmë dot ndryshime në këtë moment dhe në këtë mënyrë një trajner që do të arrijë sa më shumë suksese duhet të fillojë punën dhe këtë do ta bëj që sot (dje) me Skënderbeun,” – përfundon fjalët e tij trajneri i ri i Skënderbeut, Stanislav Levy.



Duro ikën i përlotur: Suksese Skënderbeut!

Një ditë më parë, trajneri Shpëtim Duro pati deklaruar sapo mori vesh lajmin si thashethem se ai do të largohet, se atë deri më sot në 17 vjet drejtim nuk e ka hequr njeri dhe ai do të vazhdojë të jetë trajner i Skënderbeut, ndërkohë që dje ka ndodhur krejt e kundërta. Duro, në orën 15:30 të pasdites së djeshme ka thirrur në sallën e konferencave të shtypit në stadiumin “Skënderbeu” të gjithë futbollistët dhe stafin teknik, teksa u ka thënë:

“Ju falenderoj të gjithëve për atë që keni dhënë nën drejtimin tim si trajner. Donatorët e menduan që unë të largohesha dhe unë po iki. Ju uroj suksese dhe jam i bindur që ky ekip do të japë maksimumin për të dalë sërish kampion,” – ka pohuar Duro, që i përlotur ka takuar lojtarët dhe është larguar me makinën e tij në drejtim të Tiranës.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Trajneri Levi me dorë të hekurt, u qep gojën lojtarëve


Nuk do të ketë asnjë deklaratë për mediat jo vetëm nga trajneri i ri, por as nga futbollistët deri të shtunën, pas Kamzës

Vetëm 24 orë në drejtim të Skënderbeut dhe trajneri i ri i kampionëve, Stanislav Levi, ka vendosur pa ardhur mirë rregullin e ri në klubin juglinor. Deri të shtunën pas ndeshjes me Kamzën nuk do të ketë asnjë deklaratë për shtyp, qoftë nga stafi teknik, apo edhe nga futbollistët. Kjo do të thotë se njëshi i stolit korçar u ka qepur që në fillim gojën të gjithëve.

Të gjithë gazetarët, dje, rreth orës 15:30 të pasdites, 30 minuta përpara fillimit të procesit stërvitor, kanë qenë prezentë në stadium për të marrë intervistat me stafin apo futbollistët, por urdhri ishte i prerë: Askush nuk do të flasë. Mësohet se kjo heshtje e të gjithëve deri të shtunën do të ndodhë pasi Levi nuk i njeh as futbollistët, as mediat, nuk njeh as ambientin dhe deri në ambientimin e plotë, që do të thotë deri të shtunën në mbrëmje, ai ka vendosur këtë rregull.

Këtë heshtje dje e komunikuan për mediat edhe drejtuesit e klubit, ndërkohë që premtuan se të shtunën pas Kamzës trajneri do të jetë gati dhe do të flasë gjerë e gjatë për këtë Skënderbe. Pas të shtunës do të ketë edhe një rregullore të re, ndoshta njësoj si paraardhësi i tij, Duro, pasi futbollistët dhe stafi do të flasin me radhë dhe në ditë të caktuara. Gjithsesi, ky është një vendim që vjen nga vetë trajneri dhe të gjitha mediat do ta respektojnë këtë vendim, ndërkohë që qoftë ky një ndryshim pozitiv për këtë Skënderbe.

Stërvitja Ndoshta çeku Levi ka menduar të ndryshojë mentalitetin që ditën e parë të punës së tij, ndërkohë që dje Stanislav Levi ka veshur edhe tutat, duke dalë në stërvitje. Në orën 15:50 minuta, Levi së bashku me ndihmësin e tij, Lorenc Hysi, i janë drejtuar aneksit të stadiumit “Skënderbeu”, të dy të veshur me uniformat e reja të Skënderbeut, uniforma që për herë të parë i provojnë.

Pas mbërritjes në aneksin e stadiumit, në mesin e fushës, Levi ka mbledhur futbollistët, teksa u ka shpjeguar mënyrën e stërvitjes për dje. Më pas skuadra ka kryer stërvitjen e radhës, një stërvitje që të paktën është dukur me ritëm të lartë në të gjitha ushtrimet që kanë kryer lojtarët. ثshtë sigurisht shpejt për të gjykuar Levin në një stërvitje, pasi dje ishte vetëm fillimi.

Qoftë një start i mbarë për të në drejtimin e Skënderbeut, por heshtja në media e lojtarëve dhe stafit të Skënderbeut është ajo që nuk pëlqehet nga të gjithë, pasi edhe tifozët duan të dinë diçka më shumë rreth ekipit të tyre, por duhet të presin deri të shtunën në mbrëmje për të mësuar ndonjë fjalë nga stafi dhe futbollistët.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Presidenti Zeqo: Besoj te trajneri Levi, por të presim…


Bosi i korçarëve thotë se është shpejt për të gjykuar një trajner që ka vetëm 48 orë në krye të ekipit, do t’ia lë kohës

Skënderbeu – Kamza (nesër 18:00)

“Kanë kaluar vetëm 48 orë që Stanislav Levi, trajneri i ri i Skënderbeut, është në krye të skuadrës dhe e them me bindje që edhe për trajnerin më të mirë në botë do të ishte shpejt për të thënë një gjykim të saktë për kaq orë që ndodhet në krye të ekipit. Levin ne e sollëm te Skënderbeu për të bërë ndryshimin dhe shpresoj që të marrim ndryshimin, por sigurisht që nuk mund ta marrim sa hap e mbyll sytë. Të presim dhe të shikojmë Skënderbeun në fushën e lojës, ndërkohë që unë besoj te ky trajner.

Besoj, sepse unë në fakt, te çdo trajner që ka qenë pjesë e Skënderbeut kam besuar, ashtu siç besova edhe te Duroja, por koha do ta tregojë qartë se çfarë do të mund të marrim nga ky trajner i ri.” Këto kanë qenë fjalët e presidentit të Skënderbeut, Agim Zeqo, teksa “bosi” korçar është dukur optimist për këtë zgjedhje që ka bërë.

Provën e parë Stanislav Levi do ta ketë këtë të shtunën në Korçë, një ndeshje që në fakt duket e lehtë për korçarët, por që në këtë sezon të ri, këto ndeshje të ashtuquajtura të lehta, kanë dalë më të vështira. Në Korçë thonë që Skënderbeu edhe pa trajner të jetë, ndaj Kamzës do të fitojë, por të shohim Levin, ndoshta ndryshimet e para do të duken vetëm në fushën e lojës.

Zeqo për Kamzën Në lidhje me ndeshjen e së shtunës që skuadra e tij do të luajë ndaj Kamzës, presidenti Agim Zeqo do të pohonte: “Fjalia e parë që dua të them për këtë ndeshje është ajo se ne duhet të kemi shumë kujdes nga ekipet e ashtuquajtura të dobëta. Një e tillë është edhe Kamza dhe jam i bindur që ekipe të tilla të mblidhen në portë dhe hajde t’u shënosh gol.

Këtë përvojë e kemi edhe në javët e para të superligës, kur kujtojmë që Tomori në javën e parë na u mblodh i gjithi në portën e tij dhe një javë më vonë e provuam edhe në kryeqytet, ku Dinamoja po ashtu mendoi më shumë për mbrojtjen, pavarësisht se nuk luajtëm ashtu siç e prisnim. Me pak fjalë, ne duhet të gjejmë zgjidhjet tona, që të mposhtim edhe skuadra të këtij niveli, që kanë si synim vetëm të mbrohen.”

Rivalët Për sa u përket rivalëve për titull, që për momentin ndodhen në krye dhe Skënderbeu ndodhet në vendin e 10-të, Zeqo do të shprehej: “Ne nuk duhet të merremi aspak me ekipet e tjera dhe kjo do të ndodhë që në këtë moment dhe në vazhdim. As na duhet se çfarë do të bëjë Tirana, Vllaznia, Flamurtari, apo të tjerat.

Ne do të shikojmë vetëm punën tonë dhe vetëm kur të marrim kreun, do të mund të flasim edhe për to. اelësi i Skënderbeut tani e në vazhdim do të jetë vlerësimi njësoj që do t’u bëjmë të gjitha skuadrave dhe të gjitha ndeshjet do t’i marrim një e nga një. Të mundim njëherë Kamzën dhe pastaj do të kemi kohë të flasim edhe për ndeshjen e radhës që do të kemi në Durrës. Kam shumë besim se me këtë rrugë që kemi nisur në këtë moment edhe me ardhjen e trajnerit të ri, do t’ia dalim.”



Zv.trajneri prononcohet, gati gjoba e parë

Menjëherë sapo stafi i ri teknik ka marrë detyrën e re të drejtimit të Skënderbeut, është marrç edhe gjoba e parë. Nuk bëhet fjalë për trajnerin e ri të Skënderbeut, Stanislav Levi, por për ndihmësin e tij, Lorenc Hysi, i cili të mërkurën që sapo kaloi shkeli edhe rregulloren e vendosur nga ana e klubit. Vetë Hysi bëri publik lajmin të mërkurën në orët e pasdites se deri në përfundimin e ndeshjes ndaj Kamzës të gjithë lojtarët dhe stafi teknik do të heshtin për mediat, gjë që e pohoi edhe zyrtari i klubit, Ilirjan Përmeti.

Dhe në fakt, kjo ka ndodhur për disa media, ndërkohë që për media të tjera, Hysi ka dhënë intervistë, duke shkelur në këtë mënyrë edhe rregulloren e klubit kampion, çka parashikon gjobë. Të pyetur në lidhje me atë se sa do të jetë shifra e gjobës për Hysin, drejtuesit e klubit juglindor nuk kanë mundur ta bëjnë të ditur, ndërkohë që kjo shkelje e rregullores i është bërë e ditur edhe vetë ndihmësit të trajnerit çek Levi.



Nuk ka pushim, Levi edhe pas Kamzës në stërvitje

Asnjë ditë pushim për Skënderbeun, madje është planifikuar që edhe pas ndeshjes ndaj Kamzës, e cila do të luhet të shtunën në mbrëmje, që menjëherë një ditë më vonë, të dielën, skuadra të zhvillojë një seancë stërvitore, madje me ngarkesë të plotë. Mosnjohja me ekipin që ka trajneri Levi dhe ndihmësi i tij kanë bërë që të merret ky vendim, ndërkohë që kujtojmë se për herë të parë Skënderbeu do të zhvillojë një seancë stërvitore edhe ditën që do të luhet ndeshja.

Kjo do të ndodhë pikërisht nesër, ku në orët e paradites, skuadra nga grumbullimi do të zbresë përsëri në stadium, ku do të kryejë një seancë të shkurtër, për të qenë pasdite gati në orën 18:00 për ndeshjen e javës së 5-të. Kjo do të thotë që kampionët nuk do të marrin frymë, pasi çeku ka vendosur të ndryshojë gjithçka në klubin juglindor.



“Shtrydhen” korçarët, edhe ujin e pinë me leje

Aq shumë i ka shtrydhur në stërvitje lojtarët e tij trajneri i ri, aq sa edhe ujin të gjithë fubollistët e pinë me leje. Kjo ka ndodhur edhe dje në stërvitjen e pasdites, ku pas çdo ushtrimi me topin lojtarët kërrkonin të pinin ujë, por trajneri u kishte dhënë urdhër që vetëm në pushim të çdo ushtrimi do të ndodhë një gjë e tillë, madje edhe uji do të pihet në mënyrë të organizuar.

Kjo ka rënë në sy në seancën e djeshme, ndërkohë që në rrethimin e brendshëm të aneksit të stadiumit, atje ku skuadra ka zhvilluar edhe seancën e djeshme, nuk është lënë të hyjë asnjë, qoftë ky edhe gazetar, ndërkohë që heshtja ka mbizotëruar në të gjithë fushën, pasi lojtarët nuk kishin kohë të shkëmbenin fjalë me njëri-tjetrin. Ky është trajneri i ri i Skënderbeut, që edhe ujin e ka porositur të pihet me leje.



Dilema për formacionin, titullarë gati stolin

Me shumë gjasa, përveç ndryshimeve në stërvitjen e kampionëve, që janë ndryshime të mëdha, ditën e nesërme, kur do të luhet edhe ndeshja ndaj Kamzës, pritet që disa nga titullarët që në 4 javët e para kanë luajtur dhe e kishin të sigurt formacionin, ta fillojnë ndeshjen nga stoli.

Kjo është parë edhe dje në stërvitjen e Skënderbeut, teksa Levi në momentin që bënte taktikë me të tijtë në fushë, ka provuar disa ndryshime, ku hera-herës edhe titullarë që e mendonin të sigurt vendin në formacion, kanë qëndruar jashtë skemës në stërvitje. Përpara se të aludohet për emra futbollistësh, ajo se kush do ta nisë ndeshjen nga stoli, do të duket qartë nesër, në orën 18:00, orë kur do të startojë edhe ndeshja me Kamzën.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Kamza “stopon” Skënderbeun e trajnerit Stanislav Lëv



E keqja e kampionëve korçarë nuk paska qenë trajneri Shpëtim Duro, i cili u bë “kurban” për fillimin e keq të sezonit. Skënderbeu është prezantuar në fushën e tij me Kamzën me një “look” të ri në stol, ku vendin e trajnerit Duro e ka zënë çeku Stanislav Lëv. Ndonëse u fol për rregulla dhe praktika të reja nga ana e çekut, Skënderbeu mbetet po ai, ku ndonëse luan në fushën e tij nuk di të kalojë as debutuesit nga Kamza. Takimi ka përfunduar në barazim 0-0. Korçarët janë munduar dhe e kanë kërkuar golin me të gjitha mënyrat, por kamzalinjtë kanë qenë të pakalueshëm dhe të rrezikshëm me kundërsulme. Minutat e fundit Skënderbeu i ka mbyllur në iferioritet numerik, pasi braziliani Riberio është ndëshkuar me karton të kuq, ku si lojtarë i fundit i ka hequr një mundësi kundërsulmi dhe shënimi sulmuesit të Kamzës, Eleandro Pema. Ky fillim tregon qartë, se Skënderbeu nuk është ai i edicionit të fundit, ku në fushën e tij i fitonte të gjitha takimet. Pika që kanë marrë kamzalinjtë në Korçë peshon shumë dhe tregon se në futbollin shqiptar nuk ka shumë diferenca, pavarësisht emrave.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

“Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”


Skënderbeu – Kamza 0-0

Skënderbeu: Shehi, Radas, Bicaj, Gvozdenoviç, Arapi, Bratiç, Orelesi, Kërçiku (Ribeiro 46′), Shkëmbi (Allmuça 74′), Muzaka, Xhafaj. Trajner: S. Levi.

Kartonë të verdhë: Radas, Arapi

Karton i kuq: Ribeiro

Kamza: Bytyçi, F. Tafaj, Ndreka, Ardit Beqiri, Hallaçi, Belçev, Ishka, Manuka (Mici 67′), Capa (Karapici 83′), Pema, Ziambo (F. Tafaj 71′). Trajner: E. Gjoka.

Kartonë të verdhë: Beqiri, Belçev, Ishka, Capa, E. Tafaj

Gjyqtarë: E. Hoxha (Lezhë), M. Dervishi, D. Salaj (Shkodër)



“Radiografia”

12′- Rasti i parë i ndeshjes u takon korçarëve. Pas një topi pa shumë pretendime brenda zonës mike, është Xhafaj që gjuan me kokë dhe vetëm traversa shpëton miqtë nga pësimi i golit të parë.

16′- Miqtë provojnë nga një goditje dënimi. ثshtë Capa që gjuan nga 35 metra, por jashtë.

20′- Një top i gjatë brenda zonës korçare dhe, Ziambo i vetëm nuk arrin te kalojë Shehin, pasi ky i fundit shpëton një gol të sigurt me grushtimin e tij.

45′- Goditje dënimi për Skënderbeun. Muzaka kroson për Bicajn, që me kokë e çon topin disa cntimetra larg shtyllës së djathtë pingule të Bytyçit.

47′- Muzaka, në rastin e parë të pjesës së dytë, gjuan nga larg, por gjuajtja e tij përfundon jashtë.

56′- Ribeiro fut një top të saktë brenda zonës së kamzalinjve dhe Xhafaj për pak sa nuk shënon, por këtë herë është Bytyçi që shpëton një gol të sigurt në portën e tij.

84′- Kundërzbritje e shpejtë e miqve. Teksa Ziambo po shkonte i vetëm drejt portës korçare, në vijën e 16 metrave, Ribeiro e tërheq duke e rrëzuar. Karton i kuq dhe i drejtë për brazilianin.

85′- Karapici gjuan fuqishëm në goditjen e dënimit dhe Shehi bën mrekullinë, duke e grushtuar topin për në këndore.





Komenti

Skënderbeu nuk mund dot as Kamzën në shtëpi, duke treguar se kampionët nuk janë më ajo skuadër pretendente si sezonin e kaluar. Kuqebardhët, pas barazimit të djeshëm në fushën e tyre, janë futur në krizë të plotë, pasi me 6 pikë në 5 javë, as skuadra me më pak objektiva në këtë superligë nuk do të ishte e kënaqur. Në javën e parë ndaj Tomorit debutues në superligë, kampionët nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0, ndërkohë që e njëjta gjë ka ndodhur edhe dje, po ndaj një ekipi tjetër debutues si Kamza, që dje me të drejtë e ka quajtur barazimin në Korçë si një fitore. Ia kishte fajin këtij Skënderbeu, Shpëtim Duro dhe presidenca vendosi ta largonte kryeqytetasin, ndërkohë që me vetëm 5 ditë dhe me lojën që zhvilloi Skënderbeu nën drejtimin e trajnerit Stanislav Levi, mund të them se ishte skuadra më e dobët që kemi parë ndonjëherë në epokën e presidentit Zeqo.

Pjesa e parë Me një rreshtim 4-3-3 për Skënderbeun dhe 4-5-1 për kamzalinjtë ka nisur ndeshja e djeshme në Korçë, ku dukej qartë që në fillim se miqtë do të ishin të kënaqur edhe me një barazim dhe menduan vetëm për të mbrojtur me fanatizëm portën e tyre. Daniel Xhafaj duket se qenka i pafat me fanellën e Skënderbeut, pasi edhe dje goditi traversën, ku deri tani janë shënuar për të dy shtylla dhe një tranversë, por asnjë gol. Kjo ka ndodhur në minutën e 12-të, ku vlonjati për pak sa nuk shënon, por traversa u vjen në ndihmë miqve. Pas kësaj minute, miqtë aplikojnë shumë mirë kundërsulmin, ku Capa në të 16-ën dhe Ziambo 4 minuta më vonë, për pak sa nuk shtangin stadiumin “Skënderbeu”, por Shehi tregohet i sigurt. Skënderbeu kryhen shumë volum të madh loje, madje përqindja e topit në favor të korçarëve është shumë e madhe, por pa rezultat. Rasti tjetër i korçarëve shënohet në minutën e fundit të kësaj pjese, ku Bicaj me kokë për pak sa nuk shënon.

Pjesa e dytë Fillon me një ndryshim për korçarët, ku trajneri Levi heq nga fusha talentin Kërçiku, për të futur Ribeiron, ndërrim ky kokë për kokë. Gjoka nga ana tjetër i beson të njëjtit formacion, ndërkohë që loja është thuajse e njëjtë, ku korçarët sulmojnë, por pa rrezikshmëri, ndërkohë që miqtë vetëm mbrohen dhe mendojnë vetëm për kundërsulmin, që dje ka qenë i rrezikshëm në disa momente. Muzaka gjuan jashtë në sinjalin e parë të kësaj pjese, ndërkohë që Daniel Xhafaj, këtë here, në minutën e 56-të ndalet nga Bytyçi. Në minutat e mëtejshme shumë pak raste, për të mos thënë aspak për të dy ekipet. Ndërkohë, në minutën e 84-t vendësit do të mbeteshin me 10 futbollistë në fushën e lojës, pasi Ribeiro ka mbajtur dhe tërhequr Ziambon, që po shkonte i vetëm drejt portës së Shehit. Asnjë risi deri në fund dhe gjithçka mbyllet me këtë barazim të bardhë, ku një pikë i ka ardhur për shtat vetëm kamzalinjve, ndërkohë që Skënderbeu i drejtuar nga Levi ka zhgënjyer, ndërsa dora e trajnerit të ri nuk është dukur fare, pasi Skënderbeu ka luajtur shumë herë më dobët se në javët e para, sidomos në sulm. 6 pikë në 5 javë konfirmojnë me plot gojën krizën e kampionëve.



Levi: Kaq mund të bëja në këto 5 ditë

“U vërtetua ajo që kisha parë disa ditë më parë në video te ky ekip, ku Skënderbeu dominon përqindjen më të madhe të topit në lojë, por kjo nuk mjafton, pasi jemi shumë larg zonës dh duhet të shënojmë. 6 nga futbollistët tanë sot kishin detyra sulmuese, edhe dy mesfushorët e krahut, por që në mesfushë ne humbisnim topin. Unë nuk kam ardhur në Korçë për të bërë revolucin, por do bëj ndërrime dhe do ul lojtarë në stol, kjo ndodh në bazë të lojës që kam zgjedhur të zhvillojë skuadra. Lojtarët e mi nuk i zbatuan të gjithë detyrat. U kisha kërkuar lojën e shpejtë, por humbnin shumë topin në momente që nuk ishte e nevojshme ta mbanim atë. Unë jam këtu prej 5 ditësh dhe nuk bëhet fjalë për krizë sulmi, por duhet punë dhe vetëm punë.”



Gjoka: Mund ta kishim fituar këtë takim

“Një pikë në Korçë përballë kampionëve sigurisht që është e rëndësishme, por ne e dinim gjendjen e kundërshtarit gjatë këtyre javëve të para dhe e shfrytëzuam momentin jo fort të mirë që po kalon Skënderbeu. Shpresoja ta fitonim ndeshjen, sepse rastet i patëm, por siç erdhi situata deri në fund, edhe një pikë na mjafton. Në fund duhet të kishim shënuar patjetër. Mos u çudisni që Kamza barazoi, pasi ne pretendonim dhe kishim ardhur në Korçë për më shumë se një pikë, ndërkohë që ne me këtë ekip, po e them qysh tani, që nuk do të dalim nga kategoria, por do të mendojmë për mesin e artë të superligës. Një rezultat pozitiv ndaj kampionëve në transfertë vlen shumë për moral, aq më tepër që ne ishim mundur në shtëpi.”



Policët përleshen me ultrasit

Në pushimin mes dy pjesëve, policia e Korçës është përleshur me tifozët korçarë, për shkak se ata hodhën disa tymuese dhe kryesisht ultrasit janë nxjerrë nga stadiumi. Nuk është hera e parë që tifozët korçarë e bëjnë këtë gjë, por nëse deri dje nuk janë nxjerrë jashtë, mbrëmë kanë përfunduar jashtë stadiumit, edhe pse me forcë. Për veprimet e tifozëve klubi i Skënderbeut ka marrë jo pak gjoba dhe prandaj janë marrë masa në vazhdim.



Të veçanta

- Pas ndeshjes së djeshme, për herë të pare, firma private që administron shitjen e biletave në Korçë ka konfirmuar shifrën e saktë, ku vetëm 1.550 sportdashës e kanë ndjekur ndeshjen e djeshme.

- Në tribunën qendrore dje nuk ka munguar ministri i Financave, Ridvan Bode dhe pranë tij ndodhej presidenti Agim Zeqo dhe donatorët e tjerë të Skënderbeut.

- Endri Vrapi, mbrojtësi i Skënderbeut, për herë të pare, që kur ka ardhur në Korçë, e ka ndjekur ndeshjen për 90 minuta nga stoli, pasi nuk u preferua nga trajneri Levi.

- Xhafaj në 5 javë nuk po del dot te goli. Ndaj peqinasve në javën e 3-të, ai goditi dy herë shtyllën, ndërsa dje goditi një herë traversën.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Zeqo: Barazimi me Kamzën ishte një katastrofë…!


Presidenti i korçarëve deklaron nga Vjena se skuadrës i mungon përgatitja fizike, por nuk di kujt t’ia hedhë fajin në këtë moment

Presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo, nuk po buzëqesh një herë në këto 5 javë të para të kësaj superlige, pasi skuadra e tij, ose ndryshe kampionët e vendit, edhe pas kësaj jave vazhdojnë ta shikojnë veten në vendin e 10-të, një vend që nuk kishte aspak lidhje me objektivat e Skënderbeut përpara fillimit të kampionatit.

Pas barazimit të fundit ndaj Kamzës, presidenti Zeqo, së bashku me zëvendësin Ardian Takaj, janë futur në dhomën e trajnerit Stanislav Levi, duke biseduar gjatë për gjendjen e ekipit, por kryesisht për të mësuar edhe konkluzionet se si e ka parë trajneri i ri ekipin kampion.

Dhe pa dyshim që mësohet se edhe fjalët e Levit nuk kanë qenë me nota pzitive për gjendjen që ka kaluar Skënderbeu deri tani, ndërkohë që akoma nuk po duket se po gjendet fajtori, ose të vihen pikat mbi “i” se cili është faktori kryesor që ka bërë që korçarët të kenë vetëm 6 pikë në 5 javë.

Presidenti Pas barazimit tjetër drithërues në shtëpi, presidenti Zeqo u largua menjëherë drejt kryeqytetit, ndërkohë që dje për punët e tij private ka udhëtuar drejt Vjenës, atje ku në orët e pasdites i kontaktuar nga gazeta “Sporti shqiptar”, me plot gojë e ka quajtur barazimin e fundit ndaj Kamzës një katastrofë.

“Nuk di çfarë të them, pasi unë, ose ne, që e shikojmë ndeshjen nga jashtë fushës, mund të deklaroj se këtij Skënderbeu i mungon kontigjenti fizik dhe ky është një fakt që duket më së miri në fushën e lojës. Bëjmë volum loje, qarkullojmë topin, por nuk jemi aspak agresivë përpara portës kundërshtare. اfarë mund të them unë si president më shumë se ky barazim i fundit ishte një katastrofë?

Sido që të rridhnin ngjarjet, ne nuk na falej ky barazim, aq më tepër ndaj Kamzës, ndërkohë që vërtetova edhe diçka tjetër, që të gjitha ekipet e vogla, sa herë vijnë në Korçë, na mbyllen prapa dhe qenka vërtet e vështirë për t’i çarë. Bisedova pas ndeshjes edhe me trajneri Levi, i cili më dha të njëjtin konkluzion, ku kontigjenti fizik i mungon krejtësisht këtij ekipi. Nuk mund të them unë se kush është fajtori, pasi unë kam vetëm detyrën të financoj, ndërsa për këtë gjendje të ekipit tim nuk më vjen aspak mirë,” – pohon numri një i klubit korçar.

Sulmi Presidenti i korçarëve dje nga Vjena ka folur edhe për mungesën e golave për Skënderbeun e tij në këto 5 javë të para, teksa kuqebardhët kanë shënuar vetëm 4 gola. “Nuk ka mundësi që Xhafaj dhe Muzaka të mos shënojnë dot në këto javë, pasi ata janë sulmuesit më të mirë në Shqipëri. Edhe unë nuk e besoj që ata të mos shënojnë akoma, por jam i bindur që do të kthehen, sepse e theksova edhe më lart, që nuk ka mundësi.

Shumë shpejt kemi për të shijuar gola nga këta lojtarë dhe unë këtë e deklaroj jo se duhet të jem optimist, por sepse ky është realiteti, që sulmi i Skënderbeut ka vuajtur shumë deri tani, por nuk ka për të vuajtur në javët në vazhdim.

Nuk më mbetet gjë tjetër, vetëm të pres kthesën e Skënderbeut dhe shyqyr që, përveç Teutës, të gjitha skuadrat e tjera kanë gabuar dhe nuk kanë pikët maksimale, sepse po të kishin pikët maksimale, atëherë kot që mendonim titullin qysh në këtë moment,” – mbyll prononcimin e tij të djeshëm nga Austria presidenti i korçarëve, Agim Zeqo.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Levi, gati të ndryshojë skemën e lojës së Skënderbeut


Trajneri çek, duke parë vështirësinë e futbollistëve në zgjedhje, ka menduar të ndryshojë skemën e lojës që në ndeshjen e radhës

Në Korçë, pas atij barazimi që kampionët arritën ndaj debutuesve të Kamzës, ku presidenti Agim Zeqo e ka quajtur katastrofë, pak besojnë se Skënderbeu këtë sezon do të jetë i aftë për të fituar titullin e dytë radhazi kampion. Në vetëm 5 javë, diferenca e Skënderbeut të vendit të 10-të me kreun e superligës, që mbahet nga Teuta, është 6 pikë, shumë për një ekip si korçarët, që duket se tashmë kanë konfirmuar edhe krizën e këtij sezoni.

Trajneri i Skënderbeut, Stanislav Levi, të gjithë fajin ia ka hedhur stafit teknik që ka pasur më parë ekipi korçar, ndërkohë që kjo pak rëndësi ka për tifozët e këtij qyteti, pasi ata presin kthesën e skuadrës dhe nuk u intereson se kush e ka pasur fajin. “Kur nuk kemi se çfarë të bëjmë, pasi futbollistët janë të njëjtët dhe ne nuk mund të ndryshojmë me shkopin magjik brenda pak ditësh gjendjen fizike të futbollistëve, atëherë do të ndryshojmë skemën e lojës në fushë.”

Me këto fjalë është shprehur njëshi i pankinës korçare, i cili ka lënë të kuptohet se qysh në ndeshjen e radhës që kampionët do të luajnë ndaj Teutës në fundjavë, do të shikojmë një skuadër ndryshe, të paktën për sa i përket modulit të rreshtimit të lojtarëve. Jo më kot edhe Levi pati deklaruar se nuk do t’ia dijë për emra futbollistësh, por ai do në fushë vetëm ata lojtarë që janë më të përgatitur.

Bledi Shkëmbi, në barazimin e fundit ndaj Kamzës, ishte vendosur të luante në sulm, gjë që edhe vetë oranizatori nuk e priste, por që nuk shkoi ashtu siç duhet dhe Levi nuk e ka kursyer as kapitenin, duke e ndërruar në minutën e 74-t me Allmuçën. Më parë stolin e kishte zënë i riu Kërçiku, që ia la vendin në pushimin e ndeshjes Ribeiros, pa thënë se në stol kishte qenë që nga minuta e parë Endri Vrapi, që as vetë nuk e kishte menduar se do ta niste ndonjëherë nga rezervat.

Rreshtimi Me gjithë këto ndryshime, sërish kampionët nuk mundën që t’ia dilnin, ndërkohë që Levi, që sot mbush plot një javë në krye të stolit juglindor, është duke menduar se çfarë duhet të ndryshojë sa më parë të jetë e mundur te ky ekip.

Ndeshja e nesërme ndaj Besës për kupë do të jetë një provë e parë e këtij ndryshimi të skemës, ndërkohë që në kampionat të dielën që vjen, me shumë gjasa, Levi do të luajë me 4-5-1 në momentin që Skënderbeu do të jetë në mbrojtje dhe 4-3-3 në momentin që skuadra do të sulmojë.

Të gjitha këto ndryshime çeku ua ka bërë të ditur futbollistëve korçarë në disa tabela të mëdha që janë vendosur prej ditësh në dhomat e zhveshjes të futbollistëve të Skënderbeut, tabela që duket se një pjesë e mirë e lojtarëve po i shikojnë për herë të parë.

Në start Levi nuk ia ka dalë, atëherë duhet të presim për t’i lënë kohën e mjaftueshme trajnerit të ri dhe për të parë se çfarë do të arrijë të bëjë me këtë Skënderbe.Ndërkohë që flitet dhe thuhet se pasi të hapet merkatoja, Skënderbeu do të largojë disa lojtarë dhe do të afrojë urgjentisht ata lojtarë në pozicione të ndryshme që do të kërkojë trajneri Levi.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Pas Vrapit dhe Orelesit, kush e ka radhën të ulet në stolin korçar?


Trajneri çek luan skemën 4-1-4-1, skemë e cila do të praktikohet edhe në Durrës këtë fundjavë për kampionat ndaj teutës

Sërish ndryshime për Skënderbeun e trajnerit të ri Stanislav Levi dhe këtë herë këto ndryshime vijnë në Kupën e Shqipërisë, një provë gjenerale përpara asaj prove të madhe që korçarët kanë për të luajtur në Durrës ditën e diel për kampionat. Trajneri çek, në kupë ka arritur të shënojë edhe fitoren e parë në krye të pankinës korçare, ndërkohë që kujtojmë se fundjavën e kaluar Skënderbeu po nën drejtimin e tij barazoi 0-0 me Kamzën, për kampionat.

Kjo do të thotë që Levi e bëri sefte me fitore dhe, pavarësisht se vinte ndaj një ekipi të kategorisë së parë, si Besa, duhet thënë se ka qenë më shumë një fitore morali. Vetëm 2-3 raste sërish për Skënderbeun e Levit përpara portës dhe po kaq raste edhe në ndeshjen e parë të tij, do të thotë që skuadra vijon të vuajë në vijën e parë të sulmit. Vetë Levi kishte premtuar se në kupë ndaj Besës do të luante me skemë ndryshe nga ndeshja e parë dhe ai përdori skemën 4-1-4-1, një skemë që nuk bindi shumë me lojën që zhvilluan futbollistët e tij, por edhe për të më e rëndësishme ishte fitorja.

Ndryshimet Sërish do të ketë ndryshime në formacionin e Skënderbeut. Ndaj Kamzës, në javën e kaluar, Vrapi u ul në stol për t’i lënë vendin Gvozdenoviçit, ndërkohë që të mërkurën Levi uli në stol Orelesin, ashtu siç duhet thënë se u aktivizua vetëm 15 minuta Radas, pasi ai do të mungojë në Durrës. Të gjitha këto ndryshime kanë ardhur për atë se Levi kishte mundësinë më të mirë për të kryer provën e tij gjenerale me ekipin përpara ndeshjes ndaj Teutës dhe ai vetë ia ka arritur qëllimit.

Një Skënderbe pa shumë shkëlqim ky i epokës së re të Levit, por duhet të presim akoma dhe prova e vërtetë do të jetë ajo e Durrësit, pasi kreu i pankinës mbush pothuajse dy javë nën drejtimin e Skënderbeut ditën që skuadra e tij do të luajë në Durrës. Edhe vetë Levi, pas ndeshjes ndaj Besës, e ka deklaruar hapur se nuk ka qenë shumë i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, ndërkohë që ka qenë i kënaqur vetëm për tripikëshin e parë të Kupës së Shqipërisë.

Trajneri “Nuk kam qenë shumë i kënaqur me lojën që zhvilloi skuadra, por ne fituam. Kjo tregon se duhet akoma shumë punë dhe, ndaj Besës, edhe pse ishte për kupë, ne duhet të luanim akoma më mirë. Ndoshta ndikoi terreni, ndoshta ndikoi edhe skuadra e mirë që kishim përballë, pasi pavarësisht se është në kategorinë e parë, nuk pati shumë dallime në fushën e lojës.

Unë besoj shumë te ndryshimi i Skënderbeut dhe të presim dhe të besojmë të gjithë se kampionët do të rikthehen. Tani duhet të ulim kokën dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës që ne do të luajmë në kampionat ndaj Teutës, një ndeshje vërtet shumë e rëndësishme dhe shumë e vështirë njëkohësisht,” – ka deklaruar trajneri i Skënderbeut.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Skënderbeu, për “jetë a vdekje” kundër Teutës


Bregdetarët janë në krye të superligës, por “ujqërit” janë gati “ta kafshojnë” Teutën brenda në shtëpi, pasi nuk kanë rrugë tjetër

Nëse ka një ndeshje që mund të quhet për “jetë a vdekje” për Skënderbeun, pa dyshim që është kjo e nesërmja në “Niko Dovana” të Durrësit, ku kampionët e vendit me vetëm 6 pikë në renditje, do të përballen me kryesuesen e momentit për këtë superligë, Teutën, që ka deri tani dyfishin e pikëve të kampionëve.

Atmosfera në kampin korçar duket se është optimiste për ndeshjen e së dielës, ndërkohë që me një barazim dhe me një fitore në kupë, Stanislav Levi ka provën e tij në krye të pankinës korçare. Në Korçë besojnë shumë se Skënderbeu ka për t’ia dalë në këtë 90-minutësh, por kjo nuk është në dorë të tifozëve apo fanatikëve të futbollit në këtë qytet, pasi e kanë në dorë vetë lojtarët në fushën e lojës.

Futbollistët Dje, ka qenë dita e 11-të që të gjithë lojtarët e Skënderbeut nuk po prononcohen për mediat. Një urdhër i ardhur nga stafi i ri teknik nga اekia, ka bërë që të gjithë lojtarët të mos flasin më, ndërkohë që flitet se kjo heshtje do të zgjasë deri në fundin e sezonit, një kohë shumë e gjatë, por që në ditët në vazhdim do të gjendet edhe një zgjidhje. Edhe vetë lojtarët i ka marrë malli të prononcohen nëpër media, ndërkohë që këtë heshtje askush nuk mund ta thyejë, pasi rregullorja e bën të qartë mirë, që kush flet, gjobitet dhe më pas pezullohet.

Kjo dorë e hekurt e Levit ka sjellë edhe reagime nga disa lojtarë të ndryshëm, të cilët në heshtje, por duke u lutur që emri i tyre të mos dalë, e kanë cilësuar një diktaturë të trajnerit dhe ata vetë besojnë se kjo nuk ka për të zgjatur shumë. Gjatë ditës së djeshme, nëpërmjet telefonit, një prej futbollistëve korçarë, që pa dyshim që ka kërkuar të mos i bëhet publik emri, i pyetur në lidhje me ndeshjen e së dielës, për gazetën ka pohuar:

“Heshtja e futbollistëve nuk vjen nga ne, por është një vendim i vetë stafit dhe ne do ta respektojmë këtë heshtje deri në fund. Gjithsesi, në këto ditë qëndrimi në Durrës kemi menduar vetëm për ndeshjen e së dielës me Teutën, një sfidë që vlen vërtet shumë dhe që ne na është kërkuar që ta fitojmë patjetër.”

Transfertat Ndërkohë që të gjithë te Skënderbeu besojnë dhe shpresojnë që kanë për t’ia dalë në Durrës, ajo që duhet të themi për kampionët është fakti se në dy ndeshje të luajtura jashtë deri tani në 5 javët e kësaj superlige, Skënderbeu nuk ka arritur të shënojë asnjë fitore. Në javën e 2-të, në kryeqytet ndaj Dinamos, kampionët morën një barazim të bardhë 0-0, ndërkohë që në javën e 4-t, në Laç, Skënderbeu pësoi humbjen e parë të sezonit.

Pra, një barazim dhe një humbje, shumë pak për një skuadër kampione dhe me synime të mëdha, ndërkohë që kjo transfertë e kësaj të diele do të jetë e treta për Skënderbeun. Korçarët sezonin e kluar kanë humbur në një takim të luajtur në Durrës, ndërkohë që duhet thënë se sa herë që Skënderbeu lë Korçën për të luajtur jashtë shtëpisë së vet, nuk ka arritur të marrë dot rezultate pozitive. Historia është histori, por “ujqërit” këtë të diel janë gati “ta kafshojnë” Teutën e kreut të superligës.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

neser luhet

Teuta – Skënderbeu ora17:00
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Teuta – Skënderbeu 0-0

---------- Post added at 00:50 ---------- Previous post was at 00:49 ----------

Bala vendos fitoren e Tiranës, Laçi dhe gjyqtarët mundin Dinamon, Skënderbeu vetëm 1 pikë në Durrës

Tirana ka vuajtur për të fituar në shtëpi ndaj Bylisit dhe protagonist i kësaj fitoreje ishte sulmuesi shkodran, Bekim Bala, që shënoi tre gola, kundrejt dy të kapitenit ballshiot Amarildo Dimo. Të parët kalojnë në avantazh miqtë me Dimon në minutën e 27-të. Në minutën 31 Bala barazpeshon, 1-1 mbaron pjesa e parë. Në minutën e 53-të Bala kalon në avantazh bardheblutë, ndërsa në minutën e 71-të Dimo shënon golin e dytë për Bylisin me penallti. U mendua se kjo ndeshje do të përfundonte në barazim, por në minutën e fundit Bekim Bala shënon golin e tretë duke bekuar fitoren e Tiranës, që shkon në kuotën e 13 pikëve.

Kastrioti ka fituar në Krujë 2-0 me Aploninë dhe në këtë mënyrë konfirmohet momenti mirë i krutanëve. Në minuëtn e 30 Inkango shënon golin e parë për Kastriotin dhe në minutën e fundit të pjesës së parë Turdiu shënon golin e dytë me anë të një 11-metërshi . Me këtë fitore Kastrioti shkon në kuotën e 12 pikëve.

Laçi ka fituar 1-0 ndaj Dinamos me një gol të shënuar në minutën e 90-të nga Vucaj me 11-metërsh. Dinamo është në ditët e saja më të vështira, ku tani nuk e don askush, gjë e cila u vërtetua edhe në Laç. Dinamovitët kundërstar nuk patëm vendasit, por edhe gjykimin, pasi u mohon bluve një 11-metërsh të pastër dhe akordon një të tillë për vendasit në fund, penallti e diskutueshme. Edhe pas javës së gjashtë Dinamo mbetet në “frigorifer”, pasi është e fundit me – 1 pikë.

Takimi mes Teutës dhe Skënderbeut nuk ka dhuruar asgjë, ku në fund ka fituar frika për të mos u mundur, pasi 90 minutat kanë përfunduar 0-0. Teuta me këtë pikë arrin t’i bashkohet Tiranës në krye në kuotën e 13 pikëve, ndërsa kampionët korçarë nuk janë ata të sezonit të shkuar. Skënderbeu në dy ndeshjet e fundit është nën drejtimin e trajnerir çek, Stanislav Levi. Kampionët kanë ndryshuar kullën e drejtimit, por në terren s’ka ndryshuar asgjë, pasi Skënderbeu nuk di të fitojë, si dhe skuadra nuk di të shënojë.
 
Pe: FK Skenderbeu Korce

Zeqo: Luajtëm mirë, meritonim fitoren


Për herë të parë, “bosi” i korçarëve ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e kampionëve, por që nuk mjaftoi për të marrë 3 pikët

Ndoshta për herë të parë në këto 6 javë kampionat, presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo, është shprehur se ka mbetur shumë i kënaqur nga skuadra e tij, duke e cilësuar një nga lojërat më të mira që ka zhvilluar ekipi. Presidenti Agim Zeqo, ashtu siç edhe kishte premtuar, të dielën që kaloi e ka ndjekur takimin në tribunën qendrore e “Niko Dovanës”.

Vetë Zeqo, ashtu si të gjithë të tjerët që kanë parë këtë takim, ka komentuar pas barazimit në fushën e lojës se të tijtë meritonin më shumë se një pikë. “Nuk më vjen aspak mirë që nga Durrësi ne dolëm me vetëm një pikë. Fati nuk ka qenë me ne në këtë takim dhe Teutën dy herë e ndalën edhe shtyllat nga pësimi i një goli, që do të ishte me vlera të mëdha për ne në këtë moment. Gjithsesi, ky është futbolli.

Në Laç meritonim të paktën një pikë, por nuk e morëm. Në shtëpinë tonë ndaj Tomorit dhe Kamzës meritonim më shumë se barazimet e bardha, ndërkohë që vjen kjo ndeshje e Durrësit dhe këtu meritonim më shumë se një pikë. Janë vërtet shumë pikë të lëna rrugës, por e rëndësishme është që skuadra është kthyer te lojërat e saj më të mira dhe nuk është e thënë që gjithmonë fati do të jetë kundër nesh. Në fund të fundit ne kënaqëm të pranishmit në stadium me lojën që zhvilluam dhe treguam se kampionët po rikthehen, madje si në sezonin e kaluar,” – ka pohuar Zeqo.

-6 nga kreu “Bosi” i korçarëve ka folur edhe për diferencën prej 6 pikësh që ka për momentin Skënderbeu nga kreu i kësaj superlige, që për momentin mbahet nga Tirana dhe Teuta: “Sigurisht që diferenca prej 6 pikësh nuk është ndonjë diferencë e madhe, pasi vetëm 540 minuta kanë kaluar deri tani, ndërkohë që nuk kemi kohë të qajmë pikët që kemi lënë, por të shikojmë përpara.

Nga 18 pikë të mundshme që duhej të kishte çdo ekip, të gjithë mund të themi se kanë gabuar, madje edhe kryesueset kanë marrë nga 5 pikë më pak. Kjo na jep besim më të madh se do t’i rikuperojmë rrugës këto pikë dhe deri në fundin e fazës së parë ne pa diskutim që do të jemi në vendet e kreut të superligës. Diferenca e vogël me pikë nga kundërshtarët na e jep këtë të drejtë që të besojmë dhe e rëndësishme është që Skënderbeu tashmë po bind.”
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top