FK Shkumbini

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Kategoria Superiore/ Shkumbini - Apolonia 2-0
 
Pe: FK Shkumbini

Dervishi “show” në Peqin, Shkumbini luan tenis me Tomorin

Shkumbini – Tomori 6-2

Shënues: Dervishi 3’ (11-m), 7’, 37’, 64’ (11-m), 95’, Shenaj 57’ \ Bakiu 26’, اela 50’

Shkumbini: Kotorri, Xhyra, Lundraxhiu, Diop, Ramazani, Pashja, Shenaj, Sulkja (Salliu 68’), Gjata (Isaj 68’), Dervishi, Mustafaj (A. Magani 68’). Trajner: K. Mile.

Kartonë të verdhë: Salliu

Tomori: Llani, Nino, اela, Kaja (Muça 59’), Krasniqi, اaushaj, Gjyla (Mile 46’), Roshi, Hodo, Bakiu, Arbri (Kuka 64’). Trajner: P. Daiu.

Kartonë të verdhë: Llani (2)

Kartonë të kuq: Krasniqi, Llani

Gjyqtarë: B. Pashaj, E. Biçaku, D. Agaraj (Tiranë)



“Radiografia”

3’- Dervishi depërton në zonë, por pengohet nga mbrojtësi Krasniqi. 11-metërsh për Shkumbinin, e kthen në gol vetë Dervishi dhe 1-0.

7’- Gjata shërben saktë për Dervishin brenda zonës dhe sulmuesi peqinas arrin të shmangë portierin Llani, për të shënuar sërish, 2-0 për Shkumbinin.

12’- Kundërsulmi i Tomorit nga e djathta e sulmit që mbyllet me gjuajtjen e bukur të اaushajt, por Kotorri grushton.

24’- Bakiu pranë zonës, por gjuajtja e sulmuesit beratas është e gabuar dhe përfundon mbi shtyllë.

27’- Pas goditjes nga këndi, Bakiu arrin t’i shpëtojë mbulimit të mbrojtësve dhe nuk e ka të vështirë të gjejë rrugën e rrjetës. Tomori ngushton në 2-1.

35’- Kundërpërgjigjet Shkumbini me Xhyrën, por gjuajtja e tij e fortë “qeth” traun e sipërm e përfundon jashtë.

37’- Dervishi ndërmerr një aksion nga e majta e sulmit dhe pranë fundores nga një pozicion të vështirë shënon golin e tretë personal. 3-1 për Shkumbinin.

49’- Tomori rrezikon me anë të Hodos, që gjuan nga distanca, por Kotorri pret me siguri.

50’- اela i pambuluar nuk e ka të vështirë të shënojë, duke ngushtuar diferencën në 3-2.

57’- Shenaj del fitues mes mbrojtësve miq, për të gjuajtur saktë me kokë dhe 4-2 për Shkumbinin.

64’- Ka sërish 11-metërsh dhe portieri Llani del me të kuq. Gjuan saktë sërish Dervishi dhe 5-2 për Shkumbinin.

75’- Mile shërben saktë për اaushajn, por gjuajtja tij është për t’u harruar.

95’- Dervishi i bën mbylljen më të bukur takimit, duke shënuar një gol të bukur pas një guajtje fluturimthi të Dervishit, që ishte i 5-ti për të në këtë takim. Mbyllet 6-2 për Shkumbinin.



Shkumbini ka fituar dje përballë ekipit të Tomorit me rezultatin e thellë 6-2, duke arritur ta mposhtë në të gjitha drejtimet. Ka qenë një fitore me shifra tenistike, që pakkush e pati menduar më përpara, nisur edhe nga grupi i lojtarëve që ka ekipi beratas, i cili duhet pranuar që erdhi në Peqin me pretendime të mëdha. Merita për fitoren e marrë është e gjithë ekipit, por në mënyrë të veçantë e trajnerit Mile, që ka ditur të punojë me grupin, për të marrë në këtë takim më të mirën nga çdo futbollist. Mile fitoi dje përballë ish-ekipit të tij, duke treguar se mbetet puna dhe harmonia arma kryesore në çdo rast. Takimi i djeshëm pati protagonist kryesor sulmuesin peqinas, 29–vjeçarin Roland Dervishi, që diti të konkretizojë me 5 gola, duke u treguar i saktë nga pika e 11-metërshit, por edhe në rastet e paraqitura gjatë 90 minutave.

Pjesa e parë Takimi i djeshëm nisi me gol, Shkumbini ka shënuar që në minutën e tretë, që u shoqërua me daljen nga fusha të mbrojtësit Krasniqi si mbrojtësi i fundit, që pengon Dervishin përballë portës së Llanit. Tomori shokohet dhe Shkumbini shumë shpejt do të gjejë golin e dytë po me Dervishin, që korrigjon gabimin e Mustafajt. Sulmuesi peqinas shfrytëzon saktë pasimin e Gjatës, del fitues mes mbrojtësve, duke shmangur më pas edhe portierin Llani, duke realizuar atë që nuk bëri Mustafaj disa çaste më parë. Pas golit të dytë, Shkumbini sikur kënaqet dhe e ul ritmin, duke kërkuar që ta qarkullojë topin në sektorët e mesit të fushës. Nga ana tij Tomori bën pak përpjekje, duke u bazuar te loja e kundërsulmit, por Bakiu dhe Arbri e kanë të vështirë që të depërtojnë në mbrojtjen e drejtuar saktë nga Diop. Ndërrimi i vendeve të Gjylës me اaushajn e dha menjëherë efektin e vet, sepse do të shoqërohet me golin e parë për beratasit, që erdhi pas goditjes së këndit. Goli i shënuar nga Bakiu të krijoi përshtypjen që loja do të hapej, por kjo nuk ndodhi. Në momentin më të mirë të miqve, do të jetë përsëri Devishi që do të vendosë diktatin në fushë, duke realizuar një gol të bukur, që e detyron portierin Llani ta shoqërojë topin vetëm me sy. Me rezultatin 3-1 përfundon pjesa e parë.

Pjesa e dytë Largohet Gjyla, që zëvendësohet nga Vangjel Mile. Me një futbollist më pak dhe me rezultatin në disfavor, Tomori e ka të vështirë që të organizohet dhe mendon më shumë për mbrojtjen, duke rreshtuar shumë forca në këtë repart. Shkumbini di të përfitojë, për të ushtruar vazhdimisht presion dhe goli i shënuar nga اela është si një fotokopje e gabimeve të golit të parë në rreshtimin e ekipit peqinas në goditjet standarde. Reagimi i vendësve do të jetë i shpejtë me anë të mesfushorit Shenaj, që realizon golin e 4-t dhe të kapitullimit për Tomorin. Shkumbini tani luan lirshëm dhe dikton në fushë në çdo drejtim, duke luajtur vazhdimisht pranë zonës së portës së miqve. ثshtë radha e sulmuesit Mustafaj për të shënuar, por ai pengohet në mënyrë të parregullt nga portieri Llani dhe, përveç 11-metërshit, vjen edhe kartoni i dytë i kuq për Tomorit. Pas golit të pestë për Shkumbinin dhe të katërtin personal për Dervishin, që ekzekuton saktë gjuajtjen tjetër të penalltisë, është radha që trajneri Mile të bëjë 3 zëvendësime në të njëjtën kohë, duke u dhënë mundësi futbollistëve të rinj. Për t’u mbyllur, po aq bukur me golin spektakolar të Dervishit dhe për të vendosur përfundimisht rezultatin 6-2, një rezultat që do ta mbajë mend jo vetëm Dervishi, por të gjithë në Peqin.



Mile: Humbja le t’u bëhet mësim beratasve

“Duhet pranuar që për mua nuk ishte edhe aq e lehtë, sepse isha i detyruar të jem kundër ekipit ku jam rritur, kam luajtur dhe e kam drejtuar në vite. Më vjen keq për Tomorin, sepse ka një grup të mirë me lojtarë cilësorë, por dihet, futbolli nuk bëhet me llafe dhe për një ditë, por kërkon punë e organizim. I uroj suksese Tomorit dhe shpresoj që kjo humbje t’u shërbejë si mësim për të ardhmen, që të mos renditen në fund, por mes ekipeve më të mirë. Fitorja e Shkumbinit ishte e merituar, sepse futbollistët luajtën me zemër dhe i zbatuan detyrat që iu ngarkuan.”



Të veçanta:

- Dy presidentët e ekipeve, I. Rrushi për Shkumbini dhe F. Nasufi për Tomorin, që janë edhe kryebashkiakët e dy qyteteve, e ndoqën takimin pranë njëri-tjetrit.

- Në minutën e 83-të takimi u ndërpre nga gjyqtari Pashaj për të zbrazur tribunën ku ishin vendosur tifozët beratas, për shkak të sjelljeve e qëndrimeve jo të mira që ata po mbanin.

- Në qendër të fushës grupimi “Besnikët” kishte vendosur një parrullë, ku shkruhej: “Mile, shtëpia jote është Peqini!”

- 8 futbollistë që luajtën dje me Tomorin kanë luajtur më parë me Shkumbinin, pa harruar edhe trajnerin Daiu, që drejtoi Shkumbinin sezonin e kaluar, por edhe financuesin Ali Dyrmishi, që dy vite më parë ka qenë president në Peqin.

- Nga 50 euro kanë marrë si shpërblim në fund të takimit futbollistët peqinas, pak në dukje, por shumë për moral.



Dervishi: Golat ia dedikoj dajës dhe trajnerit Mile

Roland Dervishi, protagonisti kryesor në fitoren e djeshme 6-2 me ekipin e Tomorit, shënoi jo pak, por 5 gola, si asnjëherë tjetër. Dje, në stadium, Dervishi ka pasur një tifoz të veçantë, dajën e tij, që ka udhëtuar posaçërisht nga Anglia për ta ndjekur nipin në fushë. Ai dje ka qenë në një ditë të jashtëzakonshme, duke shkëlqyer me lojën që zhvilloi, por edhe me golat. “Jam i kënaqur në radhë të parë për fitoren që arritëm përballë Tomorit, por patjetër që jam i kënaqur edhe për golat që shënova në këtë takim. Golat që shënova ia dedikoj dajës tim, që erdhi dje nga Anglia vetëm për të parë ndeshjen, por padyshim, edhe për trajnerin Mile, që po bën kaq shumë për ne,” – pohoi Dervishi.
 
Pe: FK Shkumbini

Pashja: Shkumbini me “gjak të ri” po i tejkalon parashikimet


Shkumbini është stërvitur rregullisht dhe me ngarkesë të plotë në kompleksin e klubit. Periudha e ndërprerjes së kampionatit është shfrytëzuar nga trajneri Kristaq Mile si një minicikël për përgatitjen më të mirë të ekipit, duke u nisur edhe nga kushtet konkrete, pasi në grupin bardhekaltër bëjnë pjesë shumë lojtarë të rinj, që vijnë nga ekipet zinxhirë të klubit. ثshtë për t’u evidentuar fakti që 17-vjeçarët Emiliano Lundraxhiu, Eneo Sulkja, Jurgen Vogli, Artur Magani, por dhe A. Isaj ,E. Magani , A. Lundraxhiu etj., të ardhur nga ekipet zinxhirë, kanë arritur të marrin rolin e titullarit te Shkumbini. Ata e kanë justifikuar plotësisht veten në takimet e luajtura deri më tani. Trajneri Mile ka meritën kryesore në këtë drejtim, sepse i ka përkrahur vazhdimisht, duke ditur të punojë çdo ditë me ta, pa u lodhur. “Gjaku i ri” i Shkumbinit, që për herë të parë pati mundësinë të zhvillonte një fazë përgatitore të plotë përpara kampionatit, ka arritur deri tani t’i bashkohet krejt natyrshëm pjesës tjetër të ekipit, që ka përvojë më shumë në fushën e lojës. Ky është një fakt mjaft domethënës për veteranin dhe kapitenin e Shkumbini, Lorenc Pashja, që i atribuohet punës së trajnerit Kristaq Mile dhe ndihmësit të tij, K. Dervishi. Në këtë mënyrë, ata po i sigurojnë ekipit bardhekaltër mbijetesën në superiore, por edhe vazhdimësinë e traditës, që Shkumbini ka për 20 vjet, kur konkurron denjësisht mes më të mirëve të vendit.

اdo e keqe e ka një të mirë “Vështirësitë financiare që patëm në fillim të sezonit kishin edhe të mirën e tyre, sepse në vend që të merrnim futbollistë nga rrethet, si gjithmonë, u detyruam t’i hedhim sytë nga ekipet e moshave. Eshtë merita e trajnerit Mile dhe e ndihmësit të tij K. Dervishi, që patën guximin për ta bërë një gjë të tillë. Ata ditën të punojnë çdo ditë me këta të rinj, duke u qëndruar pranë dhe duke i inkurajuar vazhdimisht në stërvitje. U gjetën vendin e duhur në formacion, i përgatitën në çdo drejtim për të luajtur si titullarë me Shkumbinin. Arritën në një kohë rekord që të harmonizojnë si duhet elementin e ri e me perspektivë me brezin më të vjetër. Nisur nga e gjithë kjo situatë, vërtet paska vlerë ajo thënia popullore: اdo e keqe e paska edhe një të mirë!”

Fitoret me goleada Për kapitenin Lorenc Pashja, nuk janë të rastit dy rezultatet e fundit të Shkumbinit, fitoret me goleada, 7-0 në kupë ndaj Burrelit dhe tri ditë më pas, 6-2 ndaj Tomorit në kampionat. “Kjo tregon më së miri punën profesionale dhe të koordinuar më së miri nga stafi teknik trajneri Mile. Formula e zgjedhur prej tij, gërshetim mes të rinjve plot vrull dhe energji, me lojtarët e tjerë të eksperiencës, po i jep frytet e veta. Personalisht, duke qenë se kam edhe përgjegjësinë e kapitenit, jam munduar të përbëj një shembull për të rinjtë, si në stërvitje, edhe në ndeshjet zyrtare. Me këtë ritëm dhe harmoni do të kërkojmë më të mirën edhe në ndeshjen e radhës, me Dinamon, pas një jave në kryeqytet. Ekipi ynë po kalon një gjendje mjaft të mirë dhe kjo reflektohet në stërvitje çdo ditë. Jemi përpara takimit me Dinamon dhe po punojmë fort për një kundërshtar me traditë, që duhet vlerësuar në çdo drejtim, pa harruar që drejtohet nga një trajner i madh. Sejdinin e kemi pasur trajner në Peqin, kështu që e njohim mirë për punën që bën dhe për meritat që ka në motivimin e ekipit. Prandaj, duhet t’i bëjmë mirë llogaritë për ndeshjen e radhës, duke mos u bazuar shumë në situatën e vështirë që po kalojnë blutë në këtë kampionat,” – përfundon Pashja.

Moti i keq anulon miqësoren me Elbasanin

Ishte parashikuar që, dje, në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” të zhvillohej një test miqësor kontrolli mes skuadrave të së njëjtës prefekturë. Duke qenë se të dyja skuadrat, Shkumbini dhe Elbasani, e kishin pushim, trajnerët respektivë kishin menduar të luanin një miqësore, por kjo ka dështuar. Shkak për këtë është bërë moti i keq, që e kishte rënduar së tepërmi fushën e stadiumit të Elbasanit.
 
Pe: FK Shkumbini

Në kryeqytet, në “Selman Stermasi”, më herët do të barazonte pa gola Dinamo me Shkumbinin. Një sfidë e dominuar përgjithësisht nga blutë, por që s’kanë pasur qetësinë dhe qartësinë e nevojshme për të konkluduar. Kjo edhe për meritë të peqinasve, që me një taktikë më të studiuar kanë arritur të marrin një pikë në këtë transfertë. Dinamo vazhdon të mbetet e fundit në klasifikim, me minus një pike, pasi në gjashtë javë kampionat nuk ka mundur dot ende t’i rikuperoje 3 pikët e hequra nga FIFA, për shkak të mospagimit të ish-lojtarit të vet kroat, Dario Bodrusic
 
Pe: FK Shkumbini

Pogradeci – Shkumbini 0-0
 
Pe: FK Shkumbini

Shenaj: Shkumbini s’ka këllqe për dy frontet


Mbrojtësi gjirokastrit pohon se e gjithë vëmendja është spostuar për të marrë fitoren ndaj Laçit

Trajneri Kristaq Mile dje pasdite iu rikthye stërvitjes në përgatitje për ndeshjen e radhës, duke e patur të plotë grupin. Humbja 3–4 të mërkurën në Peqin me Apoloninë për kupë nuk është se ka ndikuar shumë në moralin e ekipit, sepse në këtë takim Mile aktivizoi kryesisht futbollistët e rinj, duke treguar hapur që vëmendja e Shkumbinit është për ndeshjet e kampionatit.

Nga futbollistët e formacionit të parë, në ndeshjen me Apoloninë, luajtën vetëm mbrojtësi Diop dhe mesfushori Shenaj, por megjithë përvojën e tyre, nuk arritën ta shmangnin humbjen në ndeshjen e dytë të kupës. Për gjirokastritin Fejzo Shenaj, që luan sezonin e 4-t në Peqin, Shkumbini, për vetë kushtet, është më i përqendruar në ndeshjet e kampionatit, duke kërkuar që kupën ta shfrytëzojë në funksion të saj.

Nuk është se humbja në kupë na prishi shumë punë, sepse qëllimi ynë për këtë ndeshje ishte të provoheshin lojtarët e rinj dhe trajneri Mile në këtë mënyrë u dha mundësi futbollistëve të formacionit që të bënin pushim. Ata e ndoqën ndeshjen e kupës nga tribuna dhe vetëm pas takimit zhvilluan seancën e zakonshme të stërvitjes.

Nuk është se nuk e dëshironim të fitonim, kur luanim me formacionin e dytë, por ne e kemi deklaruar që në fillim të sezonit që nuk i kemi mundësitë të luftojmë të luftojmë në të dy frontet, kampionat e kupë, duke qenë të detyruar të përqendrohemi vetëm për ndeshjet e kampionatit. Të dielën do të presim ekipin e Laçit dhe për ne është një takim që merr vlera, pasi vijmë nga dy barazimet që kemi marrë në Tiranë me Dinamon dhe në Pogradec me ekipin vendës, duke marrë pikë në dy transferta radhaz në kampionat.

Kemi një përvojë të hidhur me Laçin sezonin e kaluar, por që na ka vlejtur si mësim. Shkumbini, i përbërë nga djem të rinj, që kanë ardhur nga ekipet zinxhirë të klubit, ka treguar në këto javë që e ka grupin e duhur në të gjitha repartet për ta kërkuar rezultatin pozitiv në çdo fushë, sidomos kur luan përpara sportdashësve të vet. Fitorja me Laçin mbetet si një detyrë për ne dhe unë jam i bindur që do ta arrijmë,” – ka përfunduar mesfushori i Shkumbinit, Fejzo Shenaj.
 
Pe: FK Shkumbini

K. Mile: Të rinjtë peqinas të mos kënaqen me pak


Shkumbini nuk shkoi më shumë se barazimi në takimin e fundit që luajti në Peqin, duke pasur përballë ekipin e Laçit. Dy barazimet e marra në transfertë në 2 ndeshjet e fundit, krijuan idenë që Shkumbini edhe përballë Laçit në fushën e vet do të tregonte të njëjtat vlera, për t’ju gëzuar në fund fitores. Kjo nuk ndodhi për dobësitë që shfaqi ekipi vendës në këtë 90-minutësh, pa mohuar meritën e kundërshtarit.

U pa qartë që në fillim që të besuarit e Miles në ndeshjen me Laçin u futën në fushë me një besim të tepruar, duke e menduar të fituar takimin përpara kohe. Trajneri Mile nuk e fshehu pakënaqësinë për lojën që zhvilloi ekipi tij, sepse me të drejtë ai priste më shumë nga ekipi që drejton. Beratasi që drejton Shkumbinin pranon që të dielën përballë Laçit ekipi i tij ka qenë larg asaj që pritej, duke treguar shenja vetëkënaqësie e sigurie të tepruar nga futbollistë të veçantë.

“Nuk jam i kënaqur nga ekipi dhe loja që zhvilloi dhe për mua ishte ndeshja më e dobët në këtë kampionat. Kjo mund të ketë ardhur nga ndonjë nënvlerësim apo ndjenjë vetëkënaqësie pas barazimit që morëm me Pogradecin. Mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë, sepse loja ishte e hapur për të dy ekipet dhe, po të nisesh nga rastet e krijuara, mund të kishim fituar ne, por edhe mund të ishim ndëshkuar e të fitonte Laçi.

Në këtë ndeshje luajtëm me disa mungesa, duke u bazuar te futbollistët e rinj, që janë me të ardhme, por duhet të punojnë edhe më shumë për ta merituar vendin në formacion. Këta janë djem të rinj dhe duhet të rriten nga java në javë dhe jo të kënaqen me pak. Duhet pranuar që në momente të veçanta ekipi prodhoi lojë, por nuk pati vazhdimësi, duke luajtur me hope, gjë që është e papranueshme,” – deklaron trajneri Kristaq Mile, i cili ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës me Kamzën.
 
Pe: FK Shkumbini

KAMZA-SHKUMBINI 1-0

Kamza ka marrë një fitore të vështirë ku në fushën e saj i ka mjaftuar një gol i Eleandro Pemës për të kaluar pa lagur Shkumbinin. Pema shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe shkon në kuotën e 13 pikëve. Në këtë takim u dhanë tre kartonë të kuq, 2 për Kamzën dhe një për peqinasit.
 
Pe: FK Shkumbini

Xhyra: Durrsakët ta harrojnë pikën në Peqin

“Teuta kryeson me meritë kampionatin, por kjo nuk do të thotë që është e pathyeshme dhe në Peqin do të largohet pa pikë.” Kështu shprehet mbrojtësi peqinas Klemend Xhyra, duke shprehur besimin e plotë që “djemtë e detit” do të ndalen në Peqin. Për Xhyrën, përgatitjet që po bën ekipi përpara këtij takimi të lënë të shpresosh që bardhekaltrit do të bëjnë më të mirën e tyre.

“Ndërprerja e kampionatit na dha mundësi më shumë për ta marrë veten, duke pasur më tepër kohë që ta përgatisim ndeshjen me Teutën. Vijmë pas humbjes minimale me ekipin e Kamzës, që në fakt nuk e meritonim me lojën që zhvilluam. Në Kamzë luajta i dëmtuar dhe pranova të sakrifikoja për ekipin.

Tani dëmtimi është lënë pas dhe unë e ndiej veten të gatshëm për të bërë më të mirën për ekipin tim. Një fitore me Teutën nuk është e pamundur, por e realizueshme. Kemi treguar në fushën tonë se dimë të fitojmë përballë çdo kundërshtari kur kemi ditur t’i bëjmë vlerësimin e duhur në fushën e lojës, duke luajtur me grintë e me dëshirë.

Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe të dielën përballë Teutës, me mbështetjen e sportdashësve tanë, duke kërkuar që t’i kënaqim ata. Duke pasur kundërshtar ekipin që kryeson superligën dhe që vjen pas disa rezultatesh pozitive, kur porta e Teutës dihet që ka disa ndeshje që nuk pëson gol, sigurisht që nuk është e lehtë, por të mos harrojmë që motivimi dhe dëshira për të fituar nuk do të na mungojë përballë një kundërshtari të tillë.

Përgjegjësia më e madhe na takon ne që luajmë në mbrojtje, për t’i dhënë ndihmën dhe sigurinë e duhur sulmuesve për të gjetur rrugën e rrjetës dhe për të shënuar. Synimi ynë është fitorja, por të njëjtën gjë do të kërkojë edhe kundërshtari për të mos e dorëzuar kreun e kjo do ta bëjë edhe më të bukur takimin,” – thotë ndër të tjera Klemend Xhyra.
 
Pe: FK Shkumbini

Shkumbini merr pikën e parë, Laçi teston të rinjtë

Sfida mes Laçit dhe Shkumbinit mbyllet në barazim, por më shumë vëmendje u është kushtuar të rinjve

Shkumbini – Laçi 1-1

Shënues: E.Magani15’ / Vucaj 44’



Shkumbini: Kotorri, Lundraxhiu (Balliu 67’), Xhyra, Ramazani, Salliu, Shenaj (Isaj 68’), Gjata (A. Magani 87’), Kafazi, E.Magani, Lluca, Mustafaj. Trajner: K. Mile.

Laçi: Vashaku, Rexha, Hoxha, (Buljan 32’), Hithi, Sefgjini, Muça (Selimi 46’), Vucaj, Shazivari (Kastrati 32’), Zefi, Lloga, Dragiçeviç. Trajner: N. Dede.

Kartonë të verdhë: Kafazi, Salliu, Mustafaj, Vucaj (2)

Karton të kuq: Vucaj

Gjyqtarë: A. Beqiri, G. Qirici, D. Myftari (Tiranë)



Shkumbini ka marrë dje përballë Laçit pikën e parë në grup pas 3 takimesh, por më shumë se pika, pavarësisht rezultatit në fund, ka bindur me lojën e zhvilluar, duke qenë kërkues deri në fund. Ekipi laçian mund ta quajë veten me fat që arriti të ruajë deri në fund barazimin, duke marrë në Peqin pikë të vlefshme për t’u kualifikuar. Shkumbini e nisi mirë takimin, duke shfaqur dëshirë për ta fituar ndeshjen dhe pikët e para në grup.

Dyshja sulmuese Mustafaj–Lluca, veçanërisht në pjesën e parë, funksionoi mjaft mirë dhe është merita e portierit Vashaku që Laçi nuk pësoi gol. Duhej të vinte minuta e 15-të që Vashaku të dorëzohej, kur Gjata nga e djathta e sulmit jep një asist për Mustafajn për të nxjerrë më pas të lirë Endri Maganin në shtyllën e dytë, që shënon golin e avantazhit. Nga ana e vet, ekipi mik, edhe pse luan më i tërhequr, nëpërmjet pasimeve të sakta kërkon ta ngacmojë portën e Kotorrit, duke shfrytëzuar aftësitë e sulmuesve nëpërmjet kundërsulmeve të shpejta.

Kur pritej fundi i pjesës së parë me avantazhin e Shkumbinit, është Erion Vucaj, nga më të mirët për ekipin e Laçit, që realizon golin e barazimit pas një gjuajtjeje nga distanca. Në fillimin e pjesës së dytë, trajneri Dede aktivizon Selimin për të përforcuar mesfushën. Janë futbollistët e Laçit në këtë pjesë që rrezikojnë të parët me Zefin, por shumë shpejt vjen reagimi vendas me mbrojtësin Xhyra, i cili gjuan me kokë dhe portieri Vashaku di të reagojë, duke grushtuar për të shpëtuar portën nga gola të sigurt.

Epërsia e vendasve bëhet më e madhe sidomos në 20’ e fundit, kur kundërshtari detyrohet të luajë me një futbollist më pak, pas daljes me karton të kuq pas dy të verdhave të Vucajt. Vendasit e shpërngulin lojën në gjysmëfushën e kundërshtarit, duke qarkulluar dendur topin nëpërmjet pasimeve të shumta dhe veprojnë mirë deri në kufijtë e zonës, por pa qenë në gjendje të mposhtin Vashakun.



Deklarojnë:

Kristaq Mile, trajner i Shkumbinit: “Takimin për kupë me Laçin e patëm vlerësuar si ndeshje kampionati, për të treguar gjendjen tonë reale dhe si një reflektim të asaj që treguam me Teutën 3 ditë më parë. Jam i kënaqur nga shpirti i garës që treguan lojtarët në fushë, por edhe në ndeshjen me Laçin u panë defekte pranë portës dhe në mbështetjen që duhet t’i bënin repartet njëri-tjetrit në momente të caktuara. Futbollistët nuk duhet të futen në fushë me ndjenjën e inferioritetit, por si një ekip që di të luajë, di të mbrohet dhe të fitojë. ثshtë fundi fazës së parë të kampionatit dhe gjërat vështirësohen më shumë.”



Nevil Dede, trajner i Laçit: “Mendoj që barazimi ishte rezultati më i drejtë për këtë takim. E patëm deklaruar edhe më përpara që nuk kishim pretendime të mëdha për këtë takim të kupës dhe mund të them që pika e marrë në Peqin më kënaqi, sepse testova të rinjtë.”
 
Pe: FK Shkumbini

Shkumbini “përmbyt” Tiranën, kreu më larg për skuadrën e Rubios


Peqinasit u shkaktojnë bardhebluve humbjen e parë në transfertë, tani rreziku u vjen edhe nga Skënderbeu

SHKUMBINI – TIRANA 3–2



Shënues: Mustafaj 31’, Dervishi 73’, Sulkja 78’ / Bala 53’, 64’



SHKUMBINI: Kotorri, Lundraxhiu, Diop, Salliu (E. Magani 65’), Xhyra, Pashja, Shenaj, Gjata, Kafazi (Sulkja 76’), Dervishi (Lluca 86’), Mustafaj. Trajner: K. Mile.

Kartonë të verdhë: Lundraxhiu, Dervishi



TIRANA: Lika, Sina, Dabulla, Pisha, Ahmataj, G. Lika, Karabeci, Dushku, Bala, Morina (Tushe 46’), Ferraj (Kalari 72’). Trajner: H. Rubio.

Kartonë të verdhë: Tushe, Dushku

Gjyqtarë: E. Sino, I. Tartari, N. Rrapaj (Fier)



“Radiografia”

17’- Kundërsulm i Tiranës në krahun e djathtë, Dushku kroson te Karabeci, që përballë Kotorrit e fare pranë portës, nuk arrin ta devijojë topin për në rrjetë.

23’- Gjuajtje e fortë e Xhyrës, i cili pas një goditjeje dënimi e ka gjetur në pozicion portierin Lika, që grushton me vështirësi.

26’- Shkumbini pranë golit me sulmuesin Dervishi, që gjuan prirët me portën, arrin ta shmangë Likën, por gabon në finalizim, duke e kaluar topin ngjitur me shtyllën pingule.

29’- Portierit Kotorri i vjen në ndihmë shtylla pingule pas goditjes me kokë të sulmuesit të Tiranës, Bala, që për pak sa nuk shënoi.

31’- Aksioni i nisur që nga mbrojtësi Salliu përfundon me sulmuesin Mustafaj që del fitues mes dy mbrojtësve miq për të gjuajtur saktë e për të shënuar golin e parë 1-0.

53’- Tirana shfrytëzon një moment hezitimi të vendasve në ekzekutimin e një goditjeje dënimi nga ku përfiton Bala, i pandehur në pozicion jashtë loje, por ka gjuajtur dhe ka barazuar rezultatin në 1-1.

64’- Ahmataj kroson nga e majta e sulmit në zonë, ku ndodhet i lirë Bala, që nuk fal, duke shënuar pas goditjes me kokë, 1-2.

73’- Portieri Lika e ka të pamundur ta ndalë gjuajtjen e fortë të Dervishit, kur më parë arrin të ndalë në dy raste, duke grushtuar, por Shkumbini ngulmon dhe pas goditjes së shtyllës gjen golin e barazimit me Dervishin.

78’- Krosimi i E. Maganit nga e djathta gjen të lirë 18-vjeçarin Sulkja në shtyllën e dytë, që arrin të shmangë daljen e nxituar të Likës për të shënuar golin e fitores.

85’- Miqtë i afrohen golit, por portjeri Kotorri tregohet më i shpejtë se sulmuesi Bala, duke e grushtuar topin e gjuajtur prej tij dhe duke shpëtuar portën nga goli i barazimit.





Shkumbini ka marrë dje një fitore të bukur dhe të merituar, duke ditur ta mposhtë ekipin e Tiranës në lojë dhe në rezultat. Për ekipin e drejtuar nga trajneri Mile, fitorja e djeshme ishte si dhurata më e mirë që iu bë tifozerisë dhe grupimit “Besnikët”, që disa ditë më parë, më 28 nëntor, në Ditën e Flamurit, festuan një vjetorin e krijimit.

Për Shkumbinin, që dominohet nga futbollistët e rinj vendas 17-19 vjeçarë, ka qenë një nga lojërat më të mira që ka zhvilluar deri tani, duke treguar të ardhmen e sigurt të ekipit bardhekaltër i ndërtuar me futbollistët e rinj vendas që kanë fituar besimin e trajnerit Mile. Ky i fundit ka meritat kryesore, pasi falë punës së palodhur ka ndërtuar një grup kompakt, që po bind javë pas jave në lojë dhe rezultat.

Kurse Tirana pëson humbjen e dytë dhe të parën në transfertë pas plotë 11 javësh. Bardheblutë me këtë humbje janë distancuar jo pak, por pesë pikë nga Teuta kryesuese dhe dje nuk kanë ditur të ruajnë avantazhin me dy golat e Bekim Balës, ndërsa tashmë duhet të kenë frikë Skënderbeun.

Pjesa e parë Vendwsit që në fillim të ndeshjes shfaqin dëshirë për të fituar dhe rrezikojnë portën e Tiranës me mesfushorin Gjata. Trajneri Mile ka ditur ta vendosë mirë ekipin në fushë, por më shumë se kjo janë vetë futbollistët ata që dinë t’i zbatojnë detyrat duke e detyruar ekipin mik të luajë më i tërhequr në mbrojtje. Në disa raste, mbrojtësit miq e kanë të vështirë të ndalin vrullin e sulmuesve vendas, duke shfaqur edhe pasiguri por që nuk u shfrytëzua siç duhet.

Ekipi vendas dikton për disa minuta në fushën e lojës, duke zotëruar mesin e fushës dhe duke arritur të dalë fitues në të gjitha dyluftimet me kundërshtarin. Madje, Shkumbini luan vazhdimisht në sulm dhe si rezultat i presionit të vazhdueshëm, goli nuk do të vonojë. ثshtë sulmuesi Mustafaj që edhe në këtë ndeshje mbeti vazhdimisht problem për mbrojtësit e Tiranës, që gjen golin e parë në kampionat.

Edhe pas avantazhit, Shkumbini nuk e ul ritmin e lojës, duke treguar në çdo rast ego dhe dëshirë për ta fituar takimin më shmë se kundërshtari. Në qoftëse nuk pati gol tjetër për Shkumbinin në pjesën e parë meritë ka edhe portieri Lika, që diti të zgjidhë situata të vështira.

Pjesa e dytë Fraksioni i dytë fillon më mirë për Tiranën. Trajneri Rubio bëri një ndryshim “kokë më kokë”, duke aktivizuar Tushen në vend të Morinës. Kjo lëvizje rezultoi për mbarë sepse ekipi i Tiranës arriti ta kontrollojë më mirë lojën në fillim, duke ditur të organizohet më mirë në mesfushë dhe në veprimet sulmuese. Janë rreth 20 minuta të vështira që kalojnë vendasit, pa ditur të orientohen siç duhet.

Falë përvojës, ekipi mik arrin ta shfrytëzojë euforinë e peqinasve dhe për minuta të tëra dominon në fushë dhe krijon epërsi me lojë, madje përmbys rezultatin, duke ditur të shënojë e të çojë shifrat në 1-2 me dopietë të Balës. U desh goli i dytë i Tiranës që të dilte në pah reagimi i peqinasve. Trajneri Mile ndërhyn nga stoli, duke aktivizuar të rinjtë E. Magani dhe E .Sulkja për t’i dhënë më tepër freski mesfushës dhe ia del.

Në harkun e një minute porta e Likës kalon çaste dramatike dhe në një rast i vjen në ndihmë shtylla pingule. Madje, Dervishi, sulmuesi më i mirë i Shkumbinit dhe i kampionatit, mposht portierin Lika, duke barazuar rezultatin. Nuk kalojnë as pesë minuta dhe Magani e Sulkja do të gatuajnë golin e fitores, për t’i bërë mbylljen më të bukur këtij takimi, duke e çuar rezultatin përfundimtar në 3-2, çka ka gëzuar vendasit dhe ka pezmatuar miqtë.



Mile: Ishim më të mirët, fitoren ua dedikojmë “Besnikëve”

“Luajtëm dhe fituam përballë një kundërshtari të forte, që njihet për vlerat që ka në kampionatin tonë, por nuk duhet të harrojmë që ekipi më i mirë është ai që luan më mirë 90 minuta. Por ekipi im ishte më i miri, pavarësisht se në disa minuta të pjesës së dytë gabuam, sidomos në repartin e mbrojties, që u vetëkënaq para kohe, duke menduar se loja mbaroi me 45 minutat e para.

Rëndësi ka që ekipi diti të reagojë për ta përmbysur rezultatin dhe unë i përgëzoj të gjithë për atë që treguan në fushën e lojës. Fitoren unë si trajner ua dedikoj sportëdashësve, sidomos grupimit “Besnikët”, që patën njëvjetorin, sepse kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë besnikë për ne në çdo ndeshje, ashtu siç e kanë emrin.”



Rubio: S’e prisja humbjen, Shkumbini luajti me dëshirë

“Nuk e prisja humbjen, por një ditë ajo do të vinte. E pata deklaruar që kundërshtari ishte për t’u vlerësuar, sepse luan me dëshirë. Në pjesën e parë, Shkumbini luajti më mirë dhe arriti të gjejë edhe golin, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë ne ishim më lart në lojë, madje ditëm ta kthejmë rezultatin në favorin tonë.

Më pas erdhi goli i barazimit dhe ne sikur e humbëm toruam, u tronditëm disi dhe kjo ndikoi që të pësonim edhe golin e tretë. ثshtë vetëm një ndeshje e humbur, sepse kampionati është i gjatë dhe ka ndeshje shumë përpara. Pashë një tifozeri korrekte, që e mbështeti shumë ekipin e vet.”



TE VEاANTAT

- Në tribunën “VIP” kishte shumë specialistë nga Tirana e nga rrethet, por edhe drejtues ekipesh. Binte në sy prania e donatorit të Tiranës, Refik Halili, në krah të presidentit të Besës, Nexhat Bizhdili, por edhe ajo e ish-futbollistëve kryeqytetas, Indrit Fortuzi dhe Krenar Alimehmeti.

- Shkumbini dje luajti me fanellat e reja, dhuratë e sponsorit më të ri të Shkumbinit. Pronari i Bar kafes “Universal”, Fatmir اiftja, është afruar ditët e fundit pranë ekipit dhe ka qenë me fat, pasi shijoi fitoren përballë Tiranës.

- Futbollistët e Shkumbinit u futën në fushë duke mbajtur të veshura për disa minuta fanella që i dedikoheshin grupimit të tifozëve më të rinj “Besnikët”, ku mbizotëronte urimi për njëvjetorin e themelimit. Ky urim u shoqërua më pas në tribunën përballë me shpalosjen e një flamuri gjigant me ngjyrat e fanellës së ekipit .

- Binte në sy dje një parrullë në gjuhën angleze e vendosur nga “Besnikët”: “Take That Monkey- Donia”, ku ironizoheshin tifozët maqedonas për racizmin kundër shqiptarëve e shfaqur në ndeshjen e kombëtares sonë muajin e kaluar ne Prilep të Maqedonisë .

- Munguan dje në stadium, si rrallëherë në vitet e fundit, tifozët e përhershëm të Tiranës, grupi “Fanatics”.

- Sulmuesi i Shkumbinit Mustafaj në takimin me Tiranën gjen golin e parë në kampionat pas 11 javësh, ndërkohë që sulmuesi tjetër Dervishi rikthehet te goli dhe si golashënuesi më i mirë i superiores, ndërsa mesfushori18- vjeçar Eneo Sulkja vulosi fitoren e peqinasve, duke shënuar golin e dytë personal.
 
Pe: FK Shkumbini

Mile: Reagim mbresëlënës, ky është Shkumbini!


Trajneri Kristaq Mile ka mbetur i kënaqur nga grinta e të tijve dhe ia dedikon këtë fitore grupimit “Besnikët”

Për shkak të kalendarit të ngjeshur nga ndeshjet e kampionatit dhe të kupës, në muajin e fundit futbollistët e Shkumbinit nuk kanë pasur mundësi të bëjnë qoftë edhe një ditë pushimi. Këtë privilegj nuk e patën as ditën e djeshme, kur mendohej që do të ishin të lirë, sepse ekipi vinte pas fitores me ekipin e Tiranës. Trajneri Mile e pa të arsyeshme që stërvitja të mos ndërpritej asnjë ditë, për të qenë më të përqendruar.

Fitorja e fundit me ekipin e Tiranës është pritur me shumë entuziazëm në Peqin, duke mbetur tema kryesore e bisedave në mjediset sportive të qytetit. Për ekipin bardhekaltër dhe trajnerët Mile e Dervishi ishte një sukses i merituar, që vinte menjëherë pas fitores me Kastriotin një javë më parë në Krujë.

Në këtë përballje ekipi i Shkumbinit bindi me lojën që zhvilloi, duke treguar që kundërshtari nuk duhet vlerësuar nga emri apo tradita, por me atë që tregon në fushën e lojës. “Ishte një fitore e bukur. Do të thoja që futbolli nuk luhet me statistika, por me atë që jep në fushë. Tirana njihet për vlerat që ka në kampionatin tonë, por nuk duhet të harrojmë që ekipi më i mirë është ai që luan për 90 minuta dhe Shkumbini diti ta bëjë këtë më mirë se kundërshtari, sepse duhet pranuar që vrapoi më shumë se ata.

Zhvilluam një pjesë të parë të mirë, duke e administruar lojën, për ta konkretizuar epërsinë, duke kaluar në avantazh me golin e sulmuesit Mustafaj, por gabuam në disa minuta të fillimit të pjesës së dytë, sidomos në repartin e mbrojtjes, sepse u vetëkënaqëm para kohe, duke e menduar të fituar ndeshjen. Rëndësi ka që ekipi nuk u dorëzua, kur kundërshtari kaloi në avantazh, por gjeti forcat e duhura për të reaguar.

I përgëzoj të gjithë lojtarët për atë që treguan në fushën e lojës, sepse nuk është e lehtë të përmbysësh një rezultat, duke e kthyer humbjen në fitore, kur përballë ke një ekip si Tirana. Kjo fitore na bën që të jemi më të qetë për ndeshjet e tjera, duke ditur t’i vlerësojmë jo nga emri dhe tradita, por nga forcat reale që ai ka dhe nga loja që ai zhvillon.

Në ndeshjen e fundit kemi pasur një mbështetje të madhe morale nga sportdashësit, që na kanë inkurajuar gjatë javës në stërvitje, por më shumë gjatë 90 minutave të ndeshjes. Fitoren ia dedikuam grupimit “Besnikët”, sepse kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë besnikë për ne, “ – deklaron trajneri i Shkumbinit, Kristaq Mile.

---------- Post added at 15:48 ---------- Previous post was at 15:47 ----------

Mile: Reagim mbresëlënës, ky është Shkumbini!


Trajneri Kristaq Mile ka mbetur i kënaqur nga grinta e të tijve dhe ia dedikon këtë fitore grupimit “Besnikët”

Për shkak të kalendarit të ngjeshur nga ndeshjet e kampionatit dhe të kupës, në muajin e fundit futbollistët e Shkumbinit nuk kanë pasur mundësi të bëjnë qoftë edhe një ditë pushimi. Këtë privilegj nuk e patën as ditën e djeshme, kur mendohej që do të ishin të lirë, sepse ekipi vinte pas fitores me ekipin e Tiranës. Trajneri Mile e pa të arsyeshme që stërvitja të mos ndërpritej asnjë ditë, për të qenë më të përqendruar.

Fitorja e fundit me ekipin e Tiranës është pritur me shumë entuziazëm në Peqin, duke mbetur tema kryesore e bisedave në mjediset sportive të qytetit. Për ekipin bardhekaltër dhe trajnerët Mile e Dervishi ishte një sukses i merituar, që vinte menjëherë pas fitores me Kastriotin një javë më parë në Krujë.

Në këtë përballje ekipi i Shkumbinit bindi me lojën që zhvilloi, duke treguar që kundërshtari nuk duhet vlerësuar nga emri apo tradita, por me atë që tregon në fushën e lojës. “Ishte një fitore e bukur. Do të thoja që futbolli nuk luhet me statistika, por me atë që jep në fushë. Tirana njihet për vlerat që ka në kampionatin tonë, por nuk duhet të harrojmë që ekipi më i mirë është ai që luan për 90 minuta dhe Shkumbini diti ta bëjë këtë më mirë se kundërshtari, sepse duhet pranuar që vrapoi më shumë se ata.

Zhvilluam një pjesë të parë të mirë, duke e administruar lojën, për ta konkretizuar epërsinë, duke kaluar në avantazh me golin e sulmuesit Mustafaj, por gabuam në disa minuta të fillimit të pjesës së dytë, sidomos në repartin e mbrojtjes, sepse u vetëkënaqëm para kohe, duke e menduar të fituar ndeshjen. Rëndësi ka që ekipi nuk u dorëzua, kur kundërshtari kaloi në avantazh, por gjeti forcat e duhura për të reaguar.

I përgëzoj të gjithë lojtarët për atë që treguan në fushën e lojës, sepse nuk është e lehtë të përmbysësh një rezultat, duke e kthyer humbjen në fitore, kur përballë ke një ekip si Tirana. Kjo fitore na bën që të jemi më të qetë për ndeshjet e tjera, duke ditur t’i vlerësojmë jo nga emri dhe tradita, por nga forcat reale që ai ka dhe nga loja që ai zhvillon.

Në ndeshjen e fundit kemi pasur një mbështetje të madhe morale nga sportdashësit, që na kanë inkurajuar gjatë javës në stërvitje, por më shumë gjatë 90 minutave të ndeshjes. Fitoren ia dedikuam grupimit “Besnikët”, sepse kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë besnikë për ne, “ – deklaron trajneri i Shkumbinit, Kristaq Mile.
 
Pe: FK Shkumbini

Mile: Nuk ishte Shkumbini që drejtoj në Vlorë


Trajneri Kristaq Mile është habitur nga paraqitja mjaft e dobët e ekipit të tij, teksa gjithçka do të analizohet me imtësi

Pas dy fitoreve që arriti Shkumbini, me Kastriotin dhe me Tiranën, në Vlorë përballë Flamurtarit do të vinte zhgënjimi më i madh për sportdashësit peqinas, kur humb me rezultatin e thellë 0-5. Ishte një humbje e papritur jo vetëm për rezultatin, por më shumë për lojën që zhvilloi Shkumbini, duke qenë hija e vetvetes në fushën e lojës.

Përballë Flamurtarit në ndeshjen e fundit, Shkumbini nuk arriti të tregojë asgjë nga vlerat e veta dhe këtë e pranon edhe trajneri Mile, që e ka pasur të vështirë për ta drejtuar ekipin e tij në fushën e lojës. “Ishte një humbje që erdhi pas një loje të dobët që zhvilloi ekipi kur nuk ishin një apo dy futbollistë që gabuan, por i gjithë ekipi. Mungesa e regjimit përpara ndeshjes pati ndikimin e vet, por kjo nuk mund ta justifikojë paraqitjen e dobët, sepse nuk është ndeshja e parë e ekipit tonë jashtë fushës që kemi qenë të detyruar të udhëtojmë e të luajmë brenda ditës.

Në ndeshjen e fundit u panë shenjat e vetëkënaqësisë për fitoret e fundit. Mund të them që në takimin me Flamurtarin nuk e pashë skuadrën time, atë që unë stërvis në fushën e lojës. Kemi luajtur mjaft keq, duke mos treguar asgjë të mirë në fushën e lojës. Shkaqet do t’i analizojmë, me synimin që ekipi të mos ndodhet më në situata të tilla të pakëndshme.

Do të përpiqemi si ekip të nxjerrim mësimet e duhura dhe jam i bindur që futbollistët do të dinë të reflektojnë në fushën e lojës, duke nisur që nga ndeshja e radhës me Vllazninë, që unë do ta cilësoja si një finale. Kam besimin e plotë që lojtarët dhe i gjithë ekipi do të dinë ta kalojnë dhe ta lënë pas humbjen e fundit me Flamurtarin, për të treguar vlerat më të mira në ndeshjen e fundit të fazës së parë,” – ka deklaruar trajneri i Shkumbinit, Kristaq Mile.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top