Fk kastrioti Kruje

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Kastrioti me 10 lojtarë bën kthesën e pritur me Vllazninë

Krutanët shënojnë dy herë dhe mbrojnë rezultatin, ndërsa shkodranët luajnë mirë, por nuk arrijnë të marrin qoftë një pikë në Krujë

KASTRIOTI – VLLAZNIA 2-1

Ndreu: Kjo ishte kthesa, tani do të ecim para

“Zhvilluam një pjesë të parë mjaft të mirë, gjë për të cilën flet edhe rezultati, ku u shënua edhe dy herë radhazi. Me daljen me karton të kuq të Turdiut na u desh të ndërronim shumë gjëra në mënyrën e lojës sonë.

Të mos harrojmë se luanim ndaj Vllaznisë dhe gjërat dukeshin tepër të vështira, por futbollistët e mi e treguan veten se tashmë e kanë kuptuar se që të jesh pretendent je i detyruar të përballosh edhe situata të tilla. Falë atij stoli që kam në dispozicion, arrita të bëja ndryshimet e duhura për ta mbrojtur fitoren deri në fundin e takimit. Ju garantoj se kjo ishte edhe kthesa e madhe e Kastriotit.”



Josa: Në futboll duhet t’i pranosh të gjitha

“اdo skuadër hyn në fushë për të fituar, por në futboll duhet t’i pranosh të gjitha. Ishte një lojë mjaft e bukur si nga krutanët, ashtu edhe nga ne. Pati gola të bukur, por mund të kishte edhe më shumë. Pas mbetjes së Kastriotit me dhjetë lojtarë, ne ushtruam më shumë presion, por mundëm të shënonim vetëm një herë.

Kështu e ka futbolli. Dua të rishikoj edhe një herë rastin e anulimit të golit dhe një pozicion jashtë loje, për të cilin nuk jam akoma i bindur. Kam pretendime për shtesën e lojës në fundin e takimit, ku u dhanë vetëm tri minuta dhe kur të paktën qenë bërë gjashtë ndërrime.”
 
Pe: Fk kastrioti Kurje

Hahahhahah o i modh e ke boj kurja jo Kruja hahahahhahahhah
 
Pe: Fk kastrioti Kruje

lapsus i mengjesit :p
 
Pe: Fk kastrioti Kruje

Apeli i Ndreut: Kastriot, është koha për të mos gabuar më!


Skuadra krutane ka marrë vetëm gjashtë pikë në katër javë kampionat, ku tri prej këtyre takimeve i ka zhvilluar në stadiumin e saj, në Krujë. Për një ekip si Kastrioti, që e filloi këtë garë me një pretendim shumë të madh, duken pak, por mënyra se si ka nisur kjo superligë, kur kryesuesi është vetëm tri pikë larg tyre, pozicioni në të cilin ndodhen në tabelë duket komod. Edhe për trajnerin Ndreu nuk ka asgjë për t`u alarmuar, pasi superliga është vetëm në fillimin e saj. Do të duhet edhe pak kohë që pretendentët e vërtetë të shfaqen realisht, ndoshta pas dy javësh, ndoshta më tepër se kaq. Gjithsesi, për trajnerin krutan, Ramadan Ndreu, tashmë është koha që Kastrioti të mos gabojë më, sidomos në fushën e vet. “Për një pretendent, kjo do të ishte totalisht e pafalshme, ndërkohë që duhen synuar me patjetër pikët edhe në transfertë. Të tilla objektiva, – sipas Ndreut, – Kastrioti i ka plotësisht të mundshme , sepse ka në dispozicion një grup futbollistësh cilësorë, që përfaqësojnë kualitete edhe në stolin e rezervave. Pikërisht për një shkak të tillë, unë shpreh bindjen time të plotë se nuk do të ndihem kurrë në siklet për të ndërtuar një formacion fitues, edhe kur kartonët, apo dëmtimet të privojnë mundësinë e aktivizimit të një apo më shumë titullarëve.”

Pretendentët ” Lidhur me skuadrat pretendente të këtij kampionati, ku edhe ne kemi ambiciet tona legjitime dhe të bazuara në investimin serioz të presidencës, s’mund të flasësh me siguri tani për tani. Sipas përvojës, gishtin mund t’ia drejtosh njërit apo tjetrit për favorit pas shtatë apo tetë javësh kampionat. Në këtë stacion të garës e në vazhdim mund të shihet qartë se nga anon “peshorja e titullit”. Në këtë moment duhet vënë në llogari edhe vlera e investimeve dhe saktësia e përzgjedhjeve të elementeve të cilësdo skuadër, të cilitdo trajneri.”

Bylisi I pyetur për takimin e radhës, që Kastrioti do ta luajë në Ballsh, trajneri Ndreu deklaron: ”ثshtë vërtet një transfertë e vështirë, sepse kundërshtari i radhës jo vetëm luan në fushën e tij, por më shumë është një pretendent tjetër në superligë, ashtu si ne. Bylisi, sidomos në fushën e vet, i ka pikët të shtrenjta. Megjithatë, ne po përgatitemi me të gjithë seriozitetin e duhur, me një objektiv të vetëm në mendje, për të marrë më të mirën e mundshme. Fitorja e fundit me Vllazninë na ka rritur moralisht, kështu që do të tentojmë të mos dalim pa pikë nga Ballshi.”

Përgatitjet Ndërkohë, skuadra krutane vazhdon të stërvitet me ngarkesë të plotë, përveç Xhihanit, i cili mendohet t`i bashkangjitet grupit pas të hënës. Në mesjavë ,traneri Ndreu, në vend të seancës stërvitore ka preferuar të zhvillojë një ndeshje miqësore me Skraparin, të cilën e ka fituar 3-2. Nisur edhe nga emrat e lojtarëve të aktivizuar, u pa qartë se më shumë se sa për rezultatin, tekniku Ndreu ishte i interesuar të vëzhgonte në kushte reale formën e disa prej futbollistëve, të cilët, duke qenë në stolin e rezervave, janë edhe kontigjent për të plotësuar formacionin sa herë që ai do ta ketë të nevojshme. Dhe në fakt, përveç Inkangos, që shënoi golin e parë, autorë të fitores ndaj skraparlinjëve ishin Tepshi dhe Lleshi, të cilët nuk kanë qenë titullarë në katër javët e para të kampionatit, por vazhdojnë të kenë besimin e Ndreut.
 
Pe: Fk kastrioti Kruje

Neser Luhet

Kastrioti – Apolonia ora 14:00
 
Pe: Fk kastrioti Kruje

Kastrioti – Apolonia 2-0

Shënues:Inkango 30′, Turdiu 45′ (11-m)
 
Pe: Fk kastrioti Kruje

Kastrioti kalon pa problem Apoloninë, vetëm një pikë larg kreut

Krutanët fitojnë pastër, ku Inkango shënon golin e gjashtë personal, ndërsa fierakët nuk munden të bëjnë tjetër surprizë në transfertë



KASTRIOTI – APOLONIA 2-0



Ndreu: Mund të kishim shënuar më shumë

“Ishte një fitore e merituar. Treguam edhe një herë se jemi pretendentë. Megjithatë, mendoj se kishim mundësi të shënonim edhe më shumë. Gjithsesi, fitorja na gëzoi dhe na bën më entuziastë për ecurinë e mëtejshme drejt objektivave që kemi përcaktuar. Sido që jemi fitues, për rastet e shumta që kemi shpërdoruar, do t’i nënshtrohemi një analize të mirëfilltë me fillimin e javës. Përpara kemi një sfidë të vështirë, ku shpërdorime të tilla do të jenë të patolerueshme, pasi nuk do të na krijohen gjithmonë kaq shumë raste.”



Papuçiu: Nuk e arritëm dot objektivin këtë herë

“Dy gola, që për mendimin tim, nuk duhej t’i kishim pësuar. Skuadra nuk arriti të dalë siç duhet në lojën e saj për të mbajtur një rezultat të bardhë, pasi edhe transferta konsiderohej tepër e vështirë dhe kjo ndikoi pastaj edhe në shumë probleme të tjera nga prapa. Kështu ne nuk e arritëm dot objektivin, për të cilin edhe kishim ardhur, për të marrë një pikë. Gjithsesi, të dy golat e realizuar nga vendësit mbeten mjaft të dyshimtë. Unë nuk e kam zakon të merrem me arbitrat, por këtë herë mbetem i pabindur në këto dy raste.”



Tث VEاANTA

-Trajneri i fierakëve, Stavri Nica, edhe pse e përgatit skuadrën gjatë gjithë javës, ndeshjen zyrtare e ndjek nga tribunat, për shkak të atij dënimi që ka marrë pak kohë më parë nga Komisioni i Disiplinës. Këtë radhë ai ka qenë mik i gazetarëve në tribunën e tyre.

- E gjithë pjesa dytë është zhvilluar nën reshjet e shiut, por që nuk ka penguar futbollistët në lojën e fortë e të bukur dhe as tifozët nuk janë larguar nga stadiumi deri në përfundimin e takimit.

- Menjëherë pas përfundimit të takimit, trajneri Ramazan Ndreu është nisur me urgjencë drejt qytetit të Durrësit për të ndjekur ndeshjen e kundërshtarit të radhës, Skënderbeut të Korçës.
 
Pe: Fk kastrioti Kruje

KASTRIOTI – TOMORI 3-1

Kastrioti merr një fitore të vyer në shtëpi duke mundur 3-1 Tomorin. Krutanët pas humbjes në Korçë arrijnë të reabilitohen duke marrë 3 pikë dhe zënë vendin e katërt në rënditje. Ndërsa Tomori zhgënjen sërish dhe me këtë ecuri në fund të sezonit mund të kthehet nga erdhi, në kategorinë e parë.
 
Titulli: Fk kastrioti Kruje

10 Shkurt 2013

Kastrioti ka mposhtur 4-1 Apoloninë, duke e kthyer në një shëtitje sfidën e djeshme dhe duke “zhytur” në renditje ekipin fierak. Skuadra krutane nuk ka patur mëshirë, duke marrë 3 pikë që e çon atë në një zonë disi më të qetë të klasifikimit. E kundërta ndodh me Apoloninë, që mbetet në vendin e parafundit dhe me shumë pak shpresa për të siguruar mbijetesën në Kategorinë Superiore. Fierakët kanë vetëm 9 pikë në klasifikim dhe u duhet të rikuperojnë 7 të tilla për të siguruar të paktën futjen në plejof./balkanweb
 
Titulli: Fk kastrioti Kruje

Mile ulet në stolin e Kastriotit
18/11/2013
Kristaq Mile është trajneri i ri i Kastriotit. Ashtu sic ishte bërë i ditur më parë në median e shkruar, trajneri beratas ka marë drejtimin e skuadrës krutane pas dorëheqjes së parevokueshme të Ramazan Ndreut.
2dqv7te.jpg
Drejtuesit e klubit kanë prezantuar përpara stërvitjes së fundit ish trajnerin e Shkumbinit i cili ka nisur menjëherë seancën stërvitore. Futbollsitët dhe i tërë ambienti futbollistik në Krujë shpresonin që dorëheqja e Ndreut të ishte thjesht një shfryrje e momentit, por pasi kanë pritur rreth një javë pa marë përgjigjen e duhur, atëhere vendosën të emërojnë trajnerin e ri. Kështu Kristaq Mile rikthehet të drejtojë në Superiore, pasi për herë të fundit ishte në drejtimin e Shkumbinit sezonin e kaluar, pa e ndihmuar skuadrën peqinase ti shpëtojë rënies nga klasifikimi. Gjithashtu Mile ka drejtuar edhe skaudrën e qytetit të tij Tomorin e Beratit si dhe Lushnjen, teksa ka qënë në tre periudha të ndryshme në drejtimin e Shkumbinit. 55 vjecari do të ketë një detyrë të vështirë mbi supe, pasi duhet të udhëheqë Kastriotin në garën e vështirë për mbijetesë. Për momentin krutanët janë në vendin e 10 të klasifikimit me 12 pikë, vetëm dy pikë larg vendit të fundit. Mile do të nisë detyrën e re me një transfertë të vështirë ndaj Partizanit.
/S.Sport
 

Attachments

  • 2dqv7te.jpg
    2dqv7te.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top