Fk Flamurtari Vlore

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Veliu: Gola si ai në Gjirokastër do të shënoj sërish


Mbrojtësi i Flamurtarit, Franc Veliu, parashikon dyfish vështirësi ndaj Teutës, por njëkohësisht ka besim për fitore

Teuta – Flamurtari (nesër 18:00)

Goli i shënuar ndaj Kamzës me goditje dënimi nuk është i pari realizuar nga mbrojtësi i Flamurtarit, Franc Veliu, por duket se për të tilla goditje futbollisti tashmë është quajtur edhe nga shokët e ekipit si lojtari që pritet në çdo rast të tillë të jetë i pari që do të marrë përsipër gjuajtje të tilla. Vetë mbrojtësi i Flamurtarit pranon se mes goditjesh të tilla ka mundësinë të shënojë edhe emrin e tij në listën e golashënuesve, ndërsa premton se ai gol i realizuar ndaj Kamzës nuk do të jetë i vetmi për këtë sezon.

“Do të provoj në çdo ndeshje, nëse me jepet mundësia dhe synimi im është të mos mbetem me vetëm një gol, pavarësisht se karakteristikat e mia nuk janë ato të golashënuesit. Nga goditje të tilla kam shënuar edhe sezonin e kaluar, por edhe për këtë kampionat synoj që të realizoj sërish.

Më vjen mirë që në ndeshjen e parë të kampionatit realizova një gol të tillë, por mbi të gjitha dua të vlerësoj faktin se arritëm të merrnim një fitore me shumë vlera, përballë një kundërshtari që unë e mendoj se do t’i hapë probleme çdo kundërshtari, pavarësisht se ku do të luajë.

Teuta “Tri pikët e para në start janë pa dyshim mjaft të rëndësishme, por na duhet të vijojmë në këtë rrugë, pra të fitoreve. Ditën e shtunë do të luajmë përballë një ekipi që është përforcuar ndjeshëm këtë merkato verore, pikërisht Teuta, e cila për të gjithë ka bërë një surprizë, duke fituar me Tiranën në javën e parë të kampionatit.

Ata kërkojnë të dyfishojnë fitoret e tyre, kjo edhe në bazë të deklaratave të tyre, por përballë këtë javë është Flamurtari, ndaj nuk mendoj se e kanë fitoren të siguruar. Më vjen mirë që do të luajmë me drita, në një fushë shumë të mirë si ajo e stadiumit “Niko Dovana” dhe ndeshja premton të jetë mjaft cilësore.

Ne shkojmë në Durrës për të marrë maksimumin në këtë përballje, të cilën do ta quaja shumë të rëndësishme për Flamurtarin dhe mendoj se jemi në gjendje të realizojmë një fitore në fushën e kundërshtarit të radhës. Teuta ka afruar mjaft emra cilësorë në gjirin e vet, por ka edhe një grup shumë të mirë futbollistësh nga sezoni i kaluar.

Ne kemi luajtur përballë Teutës edhe në një ndeshje miqësore të fituar në Vlorë dhe kemi hasur vështirësi përballë saj, ndaj mendoj se do të jetë një ndeshje shumë luftarake,” – e mbyll prononcimin e tij mbrojtësi i Flamurtarit, Franc Veliu.

Brkiç te Flamurtari kur merkatoja ka mbaruar?!
Flamurtari nuk ka hequr dorë nga afrimi i një futbollisti me peshë për sulmin. Burime nga klubi vlonjat bëjnë me dije se serbi Mladen Brkiç, një emër ky shumë i përfolur gjatë gjithë muajit gusht për t’u afruar te Flamurtari, mund të bëhet pjesë e kuqezinjve vlonjatë. Nuk dihet se si do të veprojë Flamurtari për afrimin e këtij futbollisti dhe aktivizimin e tij, kur dihet se merkatoja tashmë është e mbyllur zyrtarisht.

Megjithatë, burime nga klubi vlonjat kanë saktësuar se sulmuesi serb pritet të zyrtarizohet si pjesë e Flamurtarit në ditët në vijim, për të bërë të mundur që Lutaj të ketë në dispozicion një tjetër futbollist në repartin e sulmit të ekipit për ndeshjet në vijim.

Fakti që sulmi i Flamurtarit nuk ka dhënë atë që pritej në ndeshjen e parë të kampionatit përballë Kamzës, ka bërë që drejtues të ekipit vlonjat të mendojnë seriozisht për të përforcuar këtë repart. Dhe pikërisht për këtë qëllim mendohet tashmë alternativa Brkiç. Afrimi i sulmuesit serb është përfolur edhe kohë më parë pranë ekipit vlonjat, por brenda klubit ka pasur edhe mosbesues për cilësitë e sulmuesit në fjalë.

Lutaj do më shumë goditje drejt portës

ثshtë punuar nga trajneri Lutaj dhe stafi teknik me goditjet nga larg portës. Pas golit të Veliut, si duket, trajneri shpreson të ketë edhe të tjerë, duke e parë si armë efikase, pasi lojtarët që mund të gjuajnë saktë nga larg nuk mungojnë. Pikërisht për këtë qëllim Lutaj ka kërkuar nga futbollistët të godasin më shumë në drejtim të portave kundërshtare, pasi kërkohet që të shënohet sa më shpejt.

Ndërkohë, përpara seancës së paradites së djeshme, trajneri Lutaj ka zhvilluar edhe një bisedë me futbollistët në dhomat e zhveshjes, ku është diskutuar për ndeshjen e Kamzës, por edhe për ndeshjen pasardhëse ndaj Teutës në Durrës. Ndërkohë gjatë seancës së pasdites është punuar më shumë me topin. Sot është menduar vetëm një seancë stërvitore dhe më pas nisja drejt Durrësit.

S’ka më dyshime, Sakaj titullar ndaj Teutës
Sakaj pritet ta nisë titullar ndeshjen ndaj Teutës, Brahja ndoshta sërish në stol. Mbrojtësi laçian i Flamurtarit nuk luajti as në ndeshjen e parë përballë Kamzës. Afrimi i Rajoviçit gjatë merkatos verore ka shtuar numrin e lojtarëve mbrojtës dhe veç Sakajt të dëmtuar, në ndeshjen e parë nuk u aktivizua as Brahja.

Duket se edhe mesfushori Kuqi, që luajti titullar ndaj Kamzës, mund ta nisë si zëvendësues, ndërsa bullgari Dragonov do ta startojë sërish nga stoli ndeshjen, ku duket se paraqitja e tij në Gjirokastër është vlerësuar pak nga stafi teknik i Flamurtarit.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Lutaj: Flamurtari do t’i vlerësojë njësoj të gjithë kundërshtarët

Trajneri vlonjat nuk e komenton çështje Brkiç, por kërkon që optimizmi i lojtarëve të kthehet në fitore në ndeshjen e sotme në Durrës

Ndeshja e dytë e këtij kampionati për Flamurtarin është një përballje jo e lehtë në transfertë, kur dihet se sot nën dritën e projektorëve vlonjatët do të ndeshen me Teutën në Durrës. Një ndeshje që ka shumë ditë që flitet në Vlorë, por në këtë mes trajneri i Flamurtarit, Edmond Lutaj, ka kërkuar nga futbollistët e tij të mos tregohen euforikë në deklaratat e tyre, por të mendojnë për përballimin me sukses të kësaj ndeshjeje shumë të rëndësishme.

Duke dashur të mos prekë shumë çështjen “Brkiç”, trajneri i Flamurtarit ka theksuar se synimi është vetëm ndeshja e radhës në Durrës dhe më pas të mendohet për çështje të tjera. “Dëshiroj që ndaj Teutës të realizojmë një ndeshje të bukur, por edhe të marrim maksimumin nga kjo përballje. Unë vijoj të qëndroj në idenë se për të fituar, duhet edhe të luash një ndeshje cilësore, ndaj më duket se nuk kanë shumë vend deklaratat euforike, por paraqitja e futbolistëve në fushën e lojës.

Ndaj në ndeshjen e radhës ndaj Teutës duhet të luajmë futbollin që kërkohet nga Flamurtari dhe pastaj ta shoqërojmë atë edhe me rezultat. Fakti është që kundërshtarin e kësaj jave e njohim disi më shumë, pasi kemi zhvilluar edhe një ndeshje miqësore përballë tyre gjatë muajit gusht, megjithatë një ndeshje miqësore ndryshon shumë nga një ndeshje e vërtetë e futbollit në kampionat,” – thekson trajneri Lutaj.

Vlerësimi “Duhet të kuptojmë se nuk ka ekipe të lehta apo të forta, por vlerësimi do të jetë i njëjtë për të gjithë kundërshtarët. Teuta ka arritur fitore në javën e parë dhe vjen në këtë përballje me Flamurtarin me shumë besim, ndaj mendoj se do të jetë një përballje shumë e vështirë për ne, por edhe për kundërshtarin. Ekipin e kam mirë në stërvitje dhe besoj se jemi në gjendje të dhurojmë një ndeshje cilësore në Durrës.

Fakti që do të luajmë në një stadium si ai i Durrësit dhe me drita, do të sjellë në shkallët e stadiumit edhe shumë sportdashës, ndaj këta të fundit presin një ndeshje të bukur. Le t’u dhurojmë këtyre një ndeshje cilësore, por duke menduar edhe për rezultat. Unë pres që optimizmi që ndoshta është krijuar te futbollistët, të shaqet veç në fushën e lojës dhe të shndërrohet në fitore për Flamurtarin,” – ka përfunduar trajneri Edmond Lutaj.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Lutaj: Flamurtari luajti mirë, durrsakët i ndihmoi shumë fati


Trajneri vlonjat, pavarësisht humbjes ndaj Teutës, thotë se ekipi ka rritje në lojën e tij, duhet rregulluar vetëm finalizimi i rasteve

Trajneri i Flamurtarit, Edmond Lutaj, dukej qartë se nuk e ka përtypur mirë humbjen e minutës së fundit në Durrës ndaj Teutës. Një humbje që edhe për trajnerin vlonjat është ndikuar veç nga fati dhe jo nga ajo çfarë shfaqën të dy ekipet në fushën e lojës. “Ky është futbolli dhe unë e thashë edhe pas ndeshjes. Ndëshkohesh atëherë kur nuk e pret dhe kjo ka ndodhur në Durrës.

Mendoj se kemi qenë superiorë në të gjitha drejtimet ndaj kundërshtarit, duke dominuar në lojën tonë, pavarësisht se luanim në fushë kundërshtare. Duke parë lojën e zhvilluar, ky Flamurtar më bind, por duhet të tregohemi më të qetë përpara portës së kundërshtarit. Duhet të shënojmë, të jemi më të qetë në administrimin e lojës dhe kjo mangësi u vu re edhe në Durrës.

Flamurtari është treguar ndaj Teutës superior, por kjo nuk mjaftoi dhe ne dolëm pa pikë nga fusha kundërshtare. Por kemi zhvilluar lojë të mirë dhe kjo është diçka pozitive, duke treguar se Flamurtari do të vijojë të pësojë rritje në lojën e tij dhe natyrisht në ndeshjet e radhës duhet të mendojmë për të riparuar ndonjë problem që u vu re gjatë ndeshjes me Teutën.

Por në përgjithësi për lojën e zhvilluar jam optimist dhe të mos harrojmë se luanim ndaj një ekipi shumë të përforcuar si Teuta, që tashmë kryeson. Por kampionati është ende i gjatë dhe natyrisht do të tregojmë pretendimet tona,” – ka theksuar trajneri Lutaj.

Progni “Nuk mund të besoj që kemi humbur në Durrës. Kemi humbur shumë raste dhe po nuk shënove, do të pësosh, ky është ligji i futbollit dhe tani pas Teutës e kemi mësuar shumë mirë. Kam pasur një moment shumë të mirë edhe unë për të shënuar, por topi është përplasur në trupin e mbrojtësit, nuk e besoj që nuk hyri në rrjetë.

Meritonim jo vetëm një pikë, por plot tri të tilla ndaj Teutës dhe askush nuk mund të thotë të kundërtën. Por futboli ky është, duhet t’i pranojmë verdiktet e fushës së lojës. Mendoj se Flamurtari është sërish aty ku dëshirojmë, por ajo humbje sot më djeg,” – është shprehur mesfushori Gerhard Progni, duke qenë në të njëjtën linjë me trajnerin.



Vlonjatët shohin edhe nga kupa

Flamurtari ka dalë dje në stërvitje. Pavarësisht ndeshjes, që është zhvilluar në mbrëmje, futbollistët kanë dalë sërish në stërvitje. Ndërkohë, duket se edhe dita e pushimit mund të reduktohet këtë javë, pasi në mesjavë Flamurtari luan për Kupën e Shqipërisë ndaj Bilisht-Sportit, edhe pse është deklaruar disa herë se në ndeshjen e kupës do të luajnë kryesisht ata lojtarë që janë aktivizuar më pak gjatë dy javëve të para të kampionatit.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Sakaj: Nuk dorëzohet Flamurtari se humbi një ndeshje

Kapitenit vlonjat i vjen keq që ekipi u ndëshkua në atë mënyrë, por pretendimet e kuqezinjve nuk ndryshojnë pas kësaj
Kapiteni i Flamurtarit, Artan Sakaj, vijon të qëndrojë në të njëjtën linjë me fjalët e trajnerit apo edhe të futbollistëve të tjerë se Flamurtari në Durrës nuk e meritonte të humbiste, madje sipas tij, ekipi vlonjat nuk meritonte as barazimin, por vetëm fitoren. “Të vjen keq që në një ndeshje të komanduar totalisht, pothuajse gjatë gjithë 90 minutave, të dalësh pa asnjë pikë.

Mendoj se e kemi merituar të fitonim, por ky është futbolli, ndaj është edhe loja që aq shumë pëlqehet nga të gjithë. Jemi të mërzitur për faktin se nuk e meritonin këtë ndëshkim, pasi vetëm këtë fjalë mund të gjej në këto momente për humbjen në Durrës, megjithatë më duhet të pranoj se Flamurtari ka nisur të tregojë qartë se çfarë ekipi do të jetë këtë sezon,” – thekson kapiteni vlonjat.

Objektivat “Një humbje nuk ndryshon asgjë për objektivat e ekipit për këtë sezon futbollistik, pasi janë luajtur veç dy ndeshje dhe kampionati është shumë i gjatë. Nuk dua këtu të justifikoj apo të qajmë humbjen në Durrës, por thjesht të pranojmë atë që dha verdikti i fushës në ndeshjen e së shtunës. Teuta mori tri pikët dhe për këtë e përgëzojmë. Ajo që duhet të mendojmë ne është ndeshja e radhës. Kastrioti është kundërshtari i radhës dhe nuk është aspak i lehtë.

ثshtë një nga ekipet që është përforcuar ndjeshëm dhe natyrisht i ka shtuar bukurië kampionatit, ashtu si edhe shumë ekipe të tjera, por ne kërkojmë të largojmë sa më parë humbjen ndaj Teutës. Fitorja mbetet objektivi ynë për këtë përballje. Kujtojmë që Kastrioti mund të quhet rival dhe duke e menduar edhe ne, atëherë e lëmë disi prapa dhe shohim betejat me rivalët e tjerë,” – vijon më tej mbrojtësi Sakaj.

Kalendari “Megjithatë, kjo javë do të jetë disi më e ngarkuar për të gjithë, pasi në mesjavë luajmë për kupë dhe më pas në fundjavë për kampionat. Vërtet do të udhëtojmë në Bilisht dhe ndoshta ndikon, por kalendari është i njëjtë për të gjithë, kështu që neve na duhet të ulim kokën dhe luajmë njësoj në dy frontet.

Nuk e di kush do të luajë në ndeshjen e kupës, por sigurisht që më shumë hapësira do të kenë të rinjtë dhe ata që nuk janë aktivizuar shumë. Ndërsa ndaj Kastriotit në fundjavë do të jetë një tjetër Flamurtar. Për lojën po, patjetër, por ndryshimi do të jetë edhe në rezultat, ku llogaritet vetëm fitorja. Ne e treguam se dimë të zhvillojmë futboll të bukur, por këtë radhë do ta shoqërojmë me një fitore,” – përfundon kapiteni i Flamurtarit, Artan Sakaj.

Në Kavajë ose Lushnjë për Flamurtari-Kastrioti
Vlonjatët do të luajnë sërish larg Vlorës në ndeshjen e kampionatit. Nga 4 ndeshje që është e dënuar fusha e Flamurtarit, vetëm një është shlyer, duke udhëtuar në Gjirokastër për ndeshjen hapëse me Kamzën. Duket se edhe për ndeshje e javës së tretë për Flamurtarin do të qëndrojë në fuqi dënimi i FSHF-së, pavarësisht kërkesës në apel apo edhe mundësisë që kanë kërkuar vlonjatët për të paguar dënimin e mbetur.

Ndaj Kastriotit, Flamurtari do të kërkojë sërish një fushë asnjanëse për të luajtur ndeshjen. Por këtë radhë sportdashësit vlonjatë kanë kërkuar të mos zhvillohet shumë larg Vlorës. Në Kavajë apo Lushnjë janë opsionet e menduara deri më tani nga drejtues të ekipit vlonjat për ndeshjen e javës së tretë Flamurtari-Kastrioti.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Normal o qe sdorzohemi me nje humbje pasi kampionati esht i gjet :D forcaaaaaaaaaaaa flamurtari :D :D
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

edhe vjet e humbi kot... nuk e deshi federata... dhe shteti
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Geri اipi: Nuk e kemi humbur besimin te ky Flamurtar

Shefi i klubit vlonjat beson se edhe sulmi do të zhbllokohet, pse jo, nga ndeshja me Kastriotin, edhe pse është një përballje jo e lehtë

E ka ndjekur nga afër dhe nuk ka munguar që të jetë në stadiumim edhe në ndeshjen e radhës përballë Teutës, ndërsa pas takimit të humbur në Durrës, shefi i klubit të Flamurtarit, Geri اipi, ka dalë i zhgënjyer vetëm nga rezultati i arritur dhe jo nga loja. Për ndeshjen në Durrës vijohet të flitet në Vlorë dhe natyrisht pranohet se humbja ishte i vetëm rezultati që nuk mendohej.

اipi ka pohuar faktin se gjithsesi ka ende mjaft rrugë përpara dhe natyrisht ato pikë të lëna në Durrës mund të rikuperohen nga vlonjatët në ndeshjet në vijim, duke nisur pa dyshim nga takimi që do të luhet këtë javë në kampionat ndaj Kastriotit. “Kemi parë një ndeshje të bukur në Durrës. Ekipi është paraqitur mjaft mnirë në fushën e lojës. Nëse do të ishim më të saktë apo më të qetë përpara portës, sot flisnim për një rezultat ndryshe.

Gjithsesi, nuk kemi ç’të bëjmë dhe duhet të mendojmë për sfidën e radhës. Kampionati është shumë i gjatë dhe tashmë gjithçka vjen e vështirësohet edhe më shumë. Megjithatë, duhet thënë se Flamurtari e ka brumin për të vijuar i qetë në këtë sezon dhe për të zhvilluar një kampionat të bukur dhe cilësor. Sot flasim për ndeshjen ndaj Teutës, por unë mendoj se duhet të jemi në vëmendje të ndeshjes së radhës, pa harruar aspak edhe Kupën e Shqipërisë, ku do të luajmë në këtë kompeticion ndeshjen e parë të sezonit,” – ka theksuar shefi i klubit vlonjat.

Besimi “Në këto momente kampionati mbetet vëmendja kryesore, pasi jemi vetëm në javën e tretë dhe duhet të mendojmë për të arritur fitoren përballë një ekipi cilësor, siç është këtë sezon Kastrioti. Stafi teknik është duke zhvilluar punën e vet dhe pa dyshim janë këta të fundit që i dinë më mirë gjërat në brendësi të ekipit, ne mund të flasim për atë se çfarë pamë në fushën e lojës.

Të gjithë jemi të bindur se sulmi duhet të tregohet më i saktë përpara portës dhe të shfrytëzojë rastet që i paraqiten në një ndeshje, pasi nëse nuk realizon, ndëshkohesh. Kjo u duk qartë edhe ndaj Teutës dhe besoj se kjo do të ndryshojë për ndeshjet në vijim. Asnjëherë nuk e kemi humbur besimin te ky ekip dhe një humbje e ardhur në një mënyrë të tillë, nuk ndryshon asgjë.

Ndeshja e radhës përballë Kastriotit në kampionat është ndoshta momenti më i mirë që edhe lojtarët e sulmit të çlirohen dhe të dalin te goli. Besoj se kjo ka për të ndodhur shumë shpejt,” – përfundon shefi i klubit të Flamurtarit, Geri اipi, që duket në fjalët e tij nuk e quan të merituar humbjen në Durrës, por nga ana tjetër pranon që sulmi i Flamurtarit do të dalë te goli.
Lutaj qëndron në Vlorë, në kupë me stolin
Sokol Branica dhe Bujar Gogunja do të drejtojnë ekipin sot në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë përballë Bilisht Sportit në Bilisht, ndërsa Lutaj do të qëndrojë në Vlorë për të vijuar stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit që nuk ka udhëtuar drejt Bilishtit.

Lojtarët që nisën si titullarë ndeshjen në Durrës nuk kanë udhëtuar në drejtim të Bilishtit për ndeshjen e parë të kupës, ndërsa kanë qenë të gjithë nën urdhrat e trajnerit Lutaj në stërvitjen e radhës. Me ekipin nuk ka udhëtuar as sulmuesi serb Mlladen Brkiç, pavarësisht se nuk është aktivizuar në ndeshjen e fundit në Durrës. Duket se Lutaj kërkon të marrë maksimumin nga futbollisti serb në ndeshjen e radhës në kampionat përballë Kastriotit.

Ndërkohë, konfirmohet se sulmi në ndeshjen e kupës do të përbëhet nga dyshja Draganov-Shehaj. Bullgari ka luajtur vetëm pak minuta në ndeshjen ndaj Teutës, ndërsa Shehaj nuk është aktivizuar asnjë minutë në Durrës. Ndërkohë, në formacion sot do të gjejnë vend lojtarë si Brahja, Beqiri apo edhe portieri Spaho, si dhe shkodrani Shtubina.

Vlonjatët nuk i pengon as moti i keq
Moti i keq nuk e ka penguar vijimin e seancave stërvitore. Lutaj ka preferuar të vijojë më të njëjtin ritëm përgatitjet me ekipin e tij. Stërvitja është zhvilluar në ambientet e fushës së re të ngritur pranë Pyllit të Sodës në Vlorë, një fushë që përdoret kryesisht nga ekipet e moshave për zhvillimin e ndeshjeve të tyre dhe që është me bar sintetik.

Drejtuesit: Kujdes me kartonët e verdhë
Katër kartonë të verdhë për lojtarët e Flamurtarit në vetëm dy javë kampionat. Ndëshkimet që kanë marrë futbollistët vlonjatë në këto dy ndeshje duket se kanë sjellë shqetësim te drejtuesit dhe stafi teknik i Flamurtarit.

Kartonët e verdhë shtojnë rrezikun që futbollistë të veçantë të mungojnë në sfidat e ardhshme për Flamurtarin, kur dihet se në program në dy javët në vijim janë dy sfida të rëndësishme, si ajo ndaj Kastriotit fillimisht dhe ndaj Tiranës më pas në javën e katërt. Drejtuesit kanë tërhequr vëmendjen që të mos merren kartonë kot, sidomos në lidhje me gjeste antisportive që kanë lidhje me lojën.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Branica: Kastrioti gjithnjë ka qenë i vështirë për t’u mundur

Zv/trajneri i Flamurtarit shprehet se ekipi është i obliguar të fitojë, pasi rikthehet të luajnë në fushën e tij dhe përballë tifozëve

Zv/trajneri i Flamurtarit, Sokol Branica, drejtoi ekipin në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë në Bilisht dhe pas fitores në mesjavë, vlonjatët tashmë quhen pa dyshim në turin tjetër. Por për zv/trajnerin e Flamurtarit, që edhe herë të tjera ka marrë një detyrë të tillë, ndeshja e kupës pati mundësinë që të vinte në pah edhe shumë futbollistë të cilët janë aktivizuar vetëm pak minuta në kampionat.

Sipas tij, vëmendja e të gjithëve është te kampionati në këto momente, pikërisht te ndeshja përballë Kastriotit. “Ne vepruam në një mënyrë që asnjë futbollist të mos qëndronte pa stërvitje, ku një pjesë e tyre luajtën për kupë dhe një pjesë tjetër u stërvitën nën drejtimin e trajnerit Lutaj në Vlorë.

Pra, të gjithë futbollistët patën mundësi të jenë në përgatitje dhe të mendojnë për ndeshjen e ditës së diel. Edhe ata lojtarë që luajtën në kupë, natyrisht që mendjen e kanë te kampionati dhe mendoj se të gjithë presin shansin e tyre për t’u aktivizua. Ndeshja për kupë ishte e lehtë, por për kampionat gjithçka ndryshon,” – ka theksuar Branica.

Kundërshtari “Kastrioti përherë ka qenë një kundërshtar i vështirë, ndërsa këtë sezon është pa dyshim përforcuar, por fakti që jemi kthyer të luajmë në Vlorë, na e shton motivimin për të arritur fitoren. Pra, tashmë jemi më shumë të obliguar për të marrë tri pikët dhe jo vetëm kaq, por edhe të luajmë për sportdashësit tanë të zjarrtë, të cilët në asnjë ndeshje nuk na kanë qëndruar larg, duke na mbështetur në çdo takim.

Edhe ndaj Kastriotit presim që numri i tyre në shkallët e stadiumit të jetë i lartë dhe natyrisht përkrahja e tyre, që me thënë të drejtën na duhet në këto momente, do të na japë më shumë krahë drejt arritjes së fitores. Krutanët kanë një ekip cilësor, ne i vlerësojmë, por nuk mund të tolerojmë aspak në fushën tonë. Flamurtari futet me të vetmin objektiv për këtë ndeshje, tri pikët.

Kjo është vetëm java e tretë dhe çdo kundërshtar nuk ka kristalizuar objektivat e veta, por mendoj se tashmë duhet nisur dhe të mendohet seriozisht, ndaj nuk mund të lëmë më pikë, mbi të gjitha kur luajmë në fushën tonë. Jam i bindur se Flamurtari do ta arrijë objektivin, pra fitoren. Kemi një motiv ndoshta më shumë se kundërshtari për këtë takim, rikthimi që luajmë në fushën tonë,” - përfundon zv/trajneri i ekipit vlonjat, Sokol Branica.



Brkiç titullar, apo do ta nisë nga stoli?

Sulmuesi serb i Flamurtarit, Brkiç, është i gatshëm për ndeshjen ndaj Kastriotit. Futbollisti që tashmë pritet të mbajë në fanellë numrin19, vijon normalisht stërvitjen me ekipin vlonjat, por pavarësisht gatishmërisë që duket se ka treguar vetë futbollisti, ka ende dilema për aktvizimin e tij nga minuta e parë.

Trajnerët e ekipit vlonjat kanë saktësuar se sulmuesi serb do të ketë mundësinë që të aktivizohet për Flamurtarin në ndeshjen ndaj Kastriotit, por do të vendoset deri ditën e ndeshjes nëse Brkiç do ta nisë nga minuta e parë apo nga stoli. Brkiç është treguar i qetë në stërvitje dhe dilema nëse do të aktivizohet nga minuta e parë apo jo, lidhet me gjendjen e tij, pasi duket se për një kohë të caktuar futbollisti ka qëndruar pa stërvitje në vendin e tij.



Asnjë mungesë në kampin e Flamurtarit

Flamurtari do të jetë i plotë për ndeshjen përballë Kastriotit. Nuk ka asnjë futbollist të dëmtuar apo të ndëshkuar me kartonë të verdhë dhe të kuq, pavarësisht se deri tani në vetëm dy javë kampionat janë plot katër kartonët e verdhë për vlonjatët. Diçka e tillë ka qenë edhe objekt bisede në klubin vlonjat pak ditë më parë, ndërkohë që kryesore për stafin teknik të Flamurtarit mbetet fakti se shkojnë të plotë në këtë përballje.

Natyrisht, do të ketë futbollistë të cilët kërkojnë më shumë minuta aktivizim, por Lutaj ka sqaruar se ende nuk i ka përcaktuar futbollistët që do të jenë të gatshëm për ndeshjen, po kështu edhe formacionin titullar, pasi ka ende disa dyshime. Ndaj për gjithçka do të vendoset vetëm një ditë para ndeshjes.



Ndeshja në shtëpi, tifozët nxitojnë për bileta

Flamurtari rikthehet të luajë në Vlorë. Nuk kishte ndodhur në këtë sezon futbollistik që vlonjatët të luanin përballë sportdashësve të tyre, ndërsa tashmë diçka e tillë bëhet realitet. Lajmi i përhapur me shpejtësi ka sjellë edhe reagimin e tifozëve të Flamurtarit, ndërsa prej paradites së ditës së enjte kanë nisur interesimet e para për një biletë në ndeshjen përballë Kastriotit.

Një pjesë e mirë e sportdashësve të Flamurtarit nuk arritën ta shihnin nga afër Flamurtarin në këtë kampionat në ndeshjen hapëse dhe natyrisht interesimi për ndeshjen e parë në këtë sezon në stadiumin e vet është i madh
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Flamurtari rikthehet te fitorja në shtëpi, krutanët në “tokë”

Vlonjatët e kanë zgjidhur mirë ndeshjen, por trajnerit Lutaj s’i pëlqen loja, ndërsa Ndreu e ka me futbollistët me eksperiencë

Flamurtari – Kastrioti 3-1

Flamurtari fiton dhe arrin fitoren e dytë në tri javë, ndërsa Kastrioti shënon humbjen e dytë radhazi. ثshtë pritur me interes ndeshja, ku Flamurtari kthehej në stadiumin e vet dhe me thënë të drejtën në shkallët e stadiumit ka pasur një numër shumë të lartë sportdashësish për të ndjekur këtë takim. Flamurtari shkon tashmë në kuotën e 6 pikëve në dy javë, duke “qarë” kreun e renditjes pas humbjes në minutën e fundit të ndeshjes së Durrësit dhe tashmë e pret sërish një tjetër sfidë “ferri”, atë ndaj Tiranës në kryeqytet.

Pjesa e parë Ndeshja është luajtur në temperatura disi të larta për stinën dhe minutat e para janë thjesht për të njohur lojën e kundërshtarit. Një gjuajtje e Plakut dhe një nga Veliu, që përfundon jashtë, janë momentet që mund të thuhen deri në minutën e 30-të, edhe pse në disa momente loja ashpërsohet dhe nuk mungojnë kartonët e verdhë.

Pas minutës së 30-të loja e Flamurtarit ndryshon plotësisht. Fillimisht Veliu jep shkëndijen e parë, ku Hoxha largon në korne. Nga goditja e këndit vjen goli i Rajoviçit për Flamurtarin. Sërish një mbrojtës. Janë minuta ku vlonjatët dominojnë dhe mund të shënojnë sërish. Dhe nuk vonon goli i dytë, ai vjen në minutën e 42-të, kur Veliu ekzekuton saktë një goditje dënimi, topi prek ndoshta edhe një mbrojtës dhe përfundon në rrjetë. Ka reagime të lojtarëve të Kastriotit dhe pankinës, por nuk ndryshon asgjë. 2-0 dhe me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë.

Pjesa e dytë Në 45 minutat e dyta Ndreu nis ndryshimet e para në lojë, hyn Sefa, por edhe Xhihani, që mund të përfitojë sapo hyn, por gjuajtja e tij nga larg është jashtë. Rastet nisin dhe shtohen, Brkiç në një moment nuk mund ta shtyjë topin në rrjetë, ndërsa Sakaj vonohet në pasin e fundit brenda zonës.

Por goli i tretë më në fund do të vijë nga një sulmues dhe është pikërisht Hysa që ka realizuar pas tri goditjeve radhazi në portë të Flamurtarit. Pas golit, vlonjatët lëshojnë dhe i besojnë vetëm kundërsulmit, mes të cilit mund edhe të shënonin sërish nga rastet e krijuara. Sefa godet shtyllën, ndërsa Plaku përballë Moçkës nuk shënon.

Minuta e fundit sjell një gol nga ish-futbollisti i Flamurtarit, Plaku, i cili shënon golin e nderit për Kastriotin pas një mosmarrëveshjeje mes mbrojtjes dhe portierit. Përfundimisht, 3-1 për Flamurtarin, që merr kështu fitoren e dytë sezonale, ndërsa krutanët rrëzohen sërish, këtë herë në transfertën e tyre të parë.



Lutaj: I kënaqur nga pikët, jo nga loja

“Jam i gëzuar me fitoren, por nuk mendoj se duhet të luajë në këtë mënyrë një ekip si Flamurtari. I kemi dhënë shumë hapësirë kundërshtarit pas golit dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Në futboll nuk lejohet që kundërshtarit t’i lëshosh milimetrin, ndërsa Flamurtari i ka dhënë metra të tëra Kastriotit. Duhet kuptuar që kur je në avantazh dhe e ke lojën në dorën tënde, nuk mund ta veprosh në këtë mënyrë.

Pa dyshim që jam i kënaqur me fitoren, por kemi ende për të përmirësuar dhe për këtë do të flasim me futbollistët. Shënuan mbrojtësit, por gol sot bëri edhe Hysa që është sulmues. Mbrojtësit na kanë zgjidhur situatën, kjo është e vërtetë, por në të ardhmen do të jenë sulmuesit ata që vendosin fatet e një takimi. Mendoj se kemi ende punë, është një fitore që do të na vlejë.”



Ndreu: I zhgënjyer nga lojtarët me përvojë

“Një ndeshje shumë e dobët, Kastrioti dështoi. Nuk mund të luajmë në këtë mënyrë, jam krejtësisht i pakënaqur. Kemi në ekip shumë futbollistë që janë cilësorë dhe në një ekip me pretendime dhe këta duhet të kuptojnë që futbolli luhet dhe me lojtarët e tjerë. Nuk jam i kënaqur sot (dje), por unë them se Kastrioti do të rivalizojë fort për Europën dhe besoj se i kemi mundësitë tona.

Sot (dje) nuk kemi zhvilluar një ndeshje të mirë dhe nuk jam i kënaqur, duhet të ndryshojmë për të shkuar te pretendimet tona. Flamurtari ka një ekip të mirë, por është shpejt të flasësh për pretendentët. Do ta analizojmë këtë humbje gjatë javës, që javës tjetër t’i rikthehemi fitores, aq më tepër që presim Vllazninë, një tjetër skuadër të fortë dhe pretendente.”



Të veçanta

- Ka pasur një debat Lutaj-Ndreu vetëm pas pesë minutash lojë, që është zgjidhur paqësisht. Gjithçka kish të bënte me hyrjen e trajnerit të Kastriotit pranë pankinës së Flamurtarit për të udhëzuar ekipin e tij.

- Të dy ekipet kanë pasur të njëjtin sponsor në fanellën e tyre dhe bluza e bardhë e Kastriotit dukej si fanella e dytë e Flamurtarit.

- Në mesin e pjesës së dytë ka pasur një ndërprerje për t’u ardhur në ndihmë lojtarëve të freskohen nga temperaturat e larta.

- Presidenti i Flamurtarit, Gjika, e ka ndjekur takimin së bashku me presidentin e Kastriotit, Djala.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

اipi: Humbëm ndaj Tiranës, të mos e dramatizojmë situatën

Shefi i klubit vlonjat pohon se në transfertën e fundit vendosën episodet dhe nuk mund të flitet për krizë të Flamurtarit

Flamurtari sërish i dobët në transfertë, por në Vlorë nuk pranojnë krizë. Humbja e fundit përballë Tiranës quhet e pranueshme në kampin vlonjat, edhe pse ka rezerva për lojën e Flamurtarit në ndeshjen e fundit. Shefi i klubit të Flamurtarit, Geri اipi, ka pranuar se ekipi luajti dobët në transfertën e kryeqytetit, por nuk ka vend të flasësh për krizë, kur janë luajtur vetëm katër javë kampionat.

Sipas اipit, ishte një ndeshje që u vendos nga episodet dhe Flamurtari nëse nuk do të kishte pësuar shpejt, mund të kishte dalë me të paktën një barazim nga kryeqyteti. “Kemi humbur ndaj Tiranës në transfertë dhe nuk duhet parë si fundi i botës. Janë luajtur vetëm katër javë kampionat dhe distanca me kreun nuk është larg.

Vetëm një ndeshje na ndan nga kreu i renditjes, pra nuk mund të themi se Flamurtari është në vështirësi. Përkundrazi, ekipi vlonjat ka mundësi më shumë dhe ndoshta kjo ndërprerje e kampionatit do t’u shërbejë si futbollistëve, ashtu edhe stafit teknik, për të rregulluar ndonjë mangësi që është vërejtur gjatë kësaj kohe.

Të humbasësh me Tiranën nuk është dramë dhe nuk duhet ta bëjmë të tillë, për vetë faktin se Flamurtari ka treguar se di të dalë nga situata të tilla dhe të shkojë në vendin që e meriton,” – citon sekretari اipi.

“Në këto katër javë kemi marrë dy fitore dhe dy humbje, por nëse mund të quhet humbje është kjo e fundit ndaj Tiranës, ndaj në katër javë kampioat mund të ndodhë edhe diçka e tillë .Gjithsesi, ka ende mjaft kohë për të rikuperuar pikët dhe ekipi të dalë në gjendjen e tij të mirë, si në lojë, ashtu edhe me rezultate. Koha punon në favorin tonë.

Ndërpritet kampionati për dy javë dhe pas rifillimit të tij do të kemi mundësië të luajmë dy ndeshje në shtëpi, në të cilat Flamurtari duhet të marrë maksimumin e pikëve, pra dy fitore. Më pas ka shumë kohë në dispozicion për të menduar për transfertat, pasi nëse pretendon të jesh në ekipet e kreut, duhet të marrësh pikë edhe jashtë fushës tënde.

Një humbje është keq për këdo, por u takon futbollistëve dhe stafit teknik të analizojnë mangësitë që janë vërejtur tek ekipi dhe të arrihen që gjërat të vihen në vendin e duhur. Flamurtari e ka grupin, stafin teknik dhe mbështetjen, ndaj le të lëmë ekipin të qetë të punojë në stërvitje.

Më besoni, do të vijë edhe rezultatet pozitive edhe në ndeshjet në transfertë, të mos krijojmë situata të cilat nuk qëndrojnë në këtë momente. Jemi një ekip cilësor dhe një humbje nuk ndryshon asgjë për Flamurtarin. Pikët do të vijnë, pasi sezoni sapo ka nisur, janë luajtur vetëm katër ndeshje,” – përfundon shefi i ekipit vlonjat, Geri اipi.

Lutaj në Suedi, stërvitja do të drejtohet Branica-Gogunja

Trajneri i Flamurtarit, Edmond Lutaj, ka përfituar nga ndërprerja e kampionatit për t’u larguar disa ditë drejt Suedisë, aty ku ndodhet familja e tij, ndërsa stërvitja gjatë katër ditëve të ardhshme do të drejtohet nga Branica dhe Gogunja. Lutaj ka komunikuar me futbollistët dhe stafin teknik, duke përcaktuar edhe një program stërvitor. Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve në stërvitjen e Flamurtarit do të mungojë mbrojtësi Franc Veliu, i thirrur nga ekipi kombëtar për ndeshjet në Francë dhe në Tiranë ndaj Rumanisë.

Ndeshjet jashtë mbeten tabu, probleme edhe sulmi

Flamurtari pa pikë në transfertë, sulmi vijon të mbetet problematik. Në katër javë kampionat vetëm një gol i realizuar nga sulmuesit e Flamurtarit është quajtur shumë pak nga specialistët vlonjatë dhe sportdashësit, të cilët duket qartë se presin më shumë nga lojtarët e këtij reparti.

Pesë gola ka shënuar Flamurtari në katër javët e para dhe vetëm një prej tyre është realizuar nga sulmuesi Hysa, ku golashënuesi më i mirë për vlonjatët deri tani me dy gola është një qendërmbrojtës, Franc Veliu. Një situatë e tillë ka vite që nuk ndodh tek ekipi vlonjat dhe natyrisht në këtë gjendje të krijuar mungesa e rezultateve në transfertë lidhet edhe me shterpësinë e sumuesve, të cilët ende nuk po arrijnë të gjejnë rrugën e rjetës.

Edhe ndaj Tiranës sulmi i Flamurtarit shumë pak vuri në vështirësi portën kundërshtare dhe kjo është quajtur një nga pikat ku pritet të punohet më shumë gjatë kësaj ndërprerjeje të kampionatit.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Sakaj: Flamurtari vetëm ndaj Tiranës s’ka luajtur mirë

Kapiteni vlonjat analizon 4 ndeshjet e para, teksa thotë se pikët do të rikuperohen dhe natyrisht që ekipi do të jetë në krye

Kapiteni i Flamurtarit, Artan Sakaj, është një nga futbollistët që në këtë periudhë duket se ka më shumë përgjegjësi dhe nuk mund të mungonte në këtë periudhë të fliste mbi ecurinë e Flamurtarit, mbi të gjitha për ndeshjen e fundit të humbur përballë Tiranës në kryeqytet. “Një ditë e keqe për Flamurtarin, por nuk duhet të vëmë nën akuzë askënd. Ne fitojmë dhe humbasim si ekip,” – ka theksuar kapiteni i Flamurtarit, Artan Sakaj, në intervistën e tij.

Një tjetër transfertë ku Flamurtari del duarbosh…?

Janë dy transferta të ndryshme. Nëse në Durrës ndaj Teutës të gjithë u mërzitëm për humbjen, ndaj Tiranës duhet të mërzitemi për paraqitjen që bëmë të gjithë në fushën e lojës, pa asnjë përjashtim. Ne fitojmë dhe humbasim në fushën e lojës të gjithë dhe nuk ka vend këtu për të fajësuar njërin apo tjetrin. Ishte një ditë “jo” për Flamurtarin dhe pa dyshim ndeshje të tilla nuk duhet të përsëriten për ekipin tonë, duke nisur nga takimi i radhës që kemi në kampionat. Ne na duhet që atë që tregojmë në Vlorë, ta bëjmë edhe jashtë fushës sonë.

اfarë mendoni se nuk shkoi ndaj Tiranës?

E kemi nisur mirë, madje mund të rrezikonim seriozisht në portën kundërshtare. Kemi pësuar gol dhe pas atij momenti nuk shfaqëm Flamurtarin që kërkon reagimin ndaj kundërshtarit. Jo se Tirana zhvilloi lojë, duke na vënë nën presion, por ishte Flamurtari në një ditë të keqe, që nuk arriti të impononte lojën e tij.

Por kjo është edhe një ndeshje ku të gjithë kemi se çfarë të analizojmë dhe të rikuperojmë për takimet e radhës. Sezoni është i gjatë dhe natyrisht ka ende mjaft rrugë të gjatë përpara, për të vijuar punën tonë drejt arritjes së objektivave. Ndaj Tiranës kemi humbur vetëm një ndeshje, asgjë më shumë.

Ishte cilësuar një ndeshje mes pretendentësh. Si e mendoni pas këtij takimi Tiranën rivale?

Do mbetet gjithmonë një sfidë mes rivalësh dhe pretendentësh. Në vijim do të dalin në pah ekipet që do të jenë pretendente, është shpejt të flasësh edhe për Tiranën.

Janë dy javë ndërprerje dhe më pas në shtëpi ndaj Pogradecit…?

Dy javët mund të na shërbejnë mjaft mirë për të qenë të përqendruar në stërvitje dhe pa dyshim kjo kohë do të na vlejë. Ne jemi të gjithë së bashku në seancat stërvitore për të dhënë më pas të mirën e asaj që kemi përfituar në ndeshje. Pogradeci? ثshtë shpejt akoma të flasim për ndeshjen e radhës, por po ju them se do të luajmë në shtëpi dhe hapat falsë janë të ndaluar. Me gjithë respektin për kundërshtarin, nuk mund të tolerojmë në shtëpi.

Në fundjavë ndoshta një miqësore me Vlorën…?

Nën drejtimin e dyshes Sokol Branica-Bujar Gogunja, ekipi i Flamurtarit ka startuar prej orës 16:00 të ditës së martë sërish seancat stërvitoire. Siç dihet, trajner Edmond Lutaj do të mungojë deri në fundjavë, pasi është larguar drejt familjes së tij në Suedi. Branica dhe Gogunja do të vijojnë sipas një programi të përcaktuar, ndërsa parashikohen vetëm nga një seancë në ditë për përgatitjet e ekipit vlonjat. Në fundjavë pritet edhe zhvillimi i një ndeshjeje miqësore, ndoshta përballë Vlorës.



Drejtuesit: Dy takime rresht të fitohen, ndryshe…

Nuk shënohet dhe nuk fitohet në transfertë dhe drejtuesit e ekipit vlonjat janë të pakënaqur me performancën e Flamurtarit, kryesisht në ndeshjen e fundit. Por nuk bëhet fjalë për ndonjë masë. Fakti që dy ndeshjet e radhës luhen në shtëpi kanë bërë që drejtuesit e ekipi të mos reagojnë.

Por burimet brenda klubit vlonjat kanë saktësuar se për të dy takimet drejtues të ekipit kërkojnë gjashtë pikë të plota dhe asnjë rezultat tjetër, veç fitoreve. Në rast të kundërt, mund të ketë masa, të cilat do të zbatohen edhe sipas rregullave të përcaktuara nga vetë klubi.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Ka probleme,Flamurtari mendon që tani për merkaton e janarit


Dështimi në sulm i bullgarit Draganov dhe forma jo e mirë e serbit Brkiç, bën që drejtuesit të mendojnë për një sulmues që tani

Flamurtari sërish mendon për merkaton. Edhe pse janë luajtur vetëm katër javë kampionat dhe aktualisht thuhet që ekipi ende nuk ka arritur gjendjen e tij më të mirë, në klubin e futbollit “Flamurtari” ka nisur të mendohet sërish për merkato, tashmë dimërore. Pavarësisht faktit se duhen të paktën tre muaj deri në janar, për drejtues të Flamurtarit afrimi i të tjerëve futbollistëve quhet tashmë një domosdoshmëri.

Diçka e tillë është lidhur natyrisht edhe me rezultatet e arritura nga Flamurtari gjatë katër javëve të para dhe faktit se në vijën e sulmit mungon një futbollist lider dhe i aftë të shënojë në çdo moment. Pikërisht te sulmi duket se do të jetë ndërhyrja kryesore e drejtuesve të Flamurtarit në merkaton e janarit, për të risjellë në ekip një lojtar që do të dijë të marrë përgjegjësi në sulm.

Afrimi i bullgarit Draganov është quajtur një nga blerjet më të këqija në kampin vlonjat dhe, pavarësisht se nuk pranohet zyrtarisht, duket se ardhmja e tij te Flamurtari tashmë mund të quhet një mision i përfunduar. Afrimi edhe i sulmuesit serb Brkiç ishte një blerje ndoshta e detyruar, duke parë faktin se u dështua me bullgarin dhe në vijën e sulmit duhej dhe kërkohej një lojtar dhe një emër i njohur.

Ofertat Në këtë periudhë te Flamurtari u është besuar sulmuesve si Idrizi, Hysa dhe Shehaj, por aktualisht këta të fundit ende nuk kanë dalë në atë lojën e pritshme. Kështu afrimi i një sulmuesi është quajtur tashmë një domosdoshmëri nga drejtues të ekipit vlonjat, pavarësisht se ka ende mjaft kohë dhe gjithçka mund të ndryshojë në tre muajt e ardhshëm.

+Por jo vetëm sulmi, por edhe në mesfushë konfirmohet se do të ketë të tjera afrime, me të paktën një futbollist. Reparti që mendohet se nuk do të preket gjatë merkatos së dimrit është ai i mbrojtjes. Kanë nisur të piketohen edhe lojtarë, të cilëve mund t’u bëhet një ofertë gjatë muajit janar. Për këtë qëllim, bëhet e ditur se drejtues të ekipit të Flamurtarit janë duke u interesuar për lojtarë të cilët mund të jenë ndoshta me probleme në klubet aktuale apo mbyllin kontratat e tyre.

Synohet që gjithçka të zhvillohet brenda kampionatit shqiptar, ndërsa për pistat e huaja mungon interesimi, duke parë edhe faktin se nga lojtarët e huaj të afruar tek ekipi vlonjat shumë pak prej tyre kanë mundur të justifikojnë kontratën që kanë nënshkruar apo të jenë të denjë për të mbajtur veshur fanellën kuqezi.

Por veç këtij fakti, bëhet e ditur se në janar pritet të ketë edhe largime futbollistësh, mes atyre që janë aktivizuar shumë pak gjatë këtij sezoni, por ndoshta edhe mes lojtarëve që kanë nisur të shfaqin pakënaqësi për kohën e aktivizimit të tyre gjatë kësaj periudhe.



Rritet ngarkesa, dy seanca çdo ditë

Stërvitje me dy seanca në ditë. Në ditën e dytë të përgatitjeve pas ndeshjes me Tiranën, stafi teknik ka vendosur kryerjen e dy seancave stërvitore nga futbollistët dhe një praktikë e tillë do të zbatohet edhe në ditët në vijim, të paktën deri në fundjavë.

Gjatë paradites futbollistët kanë punuar më shumë me anën fizike, ndërsa gjatë pasdites është theksuar se kryesore do të jetë loja me top. Ndërkohë, konfirmohet se nëse nuk arrihet zhvillimi i një ndeshjeje miqësore, do të praktikohet një përballje brenda grupit, madje kjo mund të zhvillohet edhe ditën e enjte pasdite.



Branica: Humbja me Tiranën të mos lërë gjurmë

“Humbja përballë Tiranës nuk duhet të lërë gjurmë te Flamurtari, por thjesht të shihet si një moment kur duhet të mendohet për të reflektuar.” Kështu pohon zv.trajneri i Flamurtarit, Sokol Branica, që ka vijuar seancat stërvitore me ekipin në mungesë edhe të trajnerit Lutaj. “Një humbje për të cilën është folur gjatë gjithë këtyre ditëve dhe të merresh me ndeshjen e humbur në kryeqytet, tashmë nuk vlen më për asgjë.

Na duhet të mendojmë për sfidat e ardhshme në kampionat dhe për këtë qëllim na ndihmon edhe koha që kemi në dispozicion. Jemi në prag të dy takimeve që do t’i luajmë në shtëpi, duke nisur nga ajo përballë Pogradecit. Mendimi im është se në superligë nuk ka ekipe të lehta dhe të vështira, por duhet punë dhe djersë për të fituar pikët.

Stërvitja ka nisur e qetë dhe nuk shoh arsye të mos jetë e tillë, pasi futbollistët tashmë janë të bindur se në Tiranë nuk dhanë atë që pritej. Duke nisur nga ndeshja përballë Pogradecit dhe më tej, qëllimi do të jetë mbi të gjitha marrja e pikëve maksimale dhe mendoj se i kemi mundësitë për diçka të tillë. Por për të qenë në krye të renditjes, nuk mjafton vetëm të fitosh në shtëpi, por duhet që pikë dhe fitore të marrësh edhe në ndeshjet jashtë fushës tënde.

Tani ne do të luajmë në dy javët e ardhshme në stadiumin tonë, aty ku kërkojmë maksimumin e pikëve dhe më pas mund të mendojmë për ndeshjet në transfertë, pasi do të kërkojmë që edhe jashtë Vlorës të tregojmë Flamurtarin e vërtetë dhe pretendent. Ndërsa sa i përket kupës, mund ta themi një short normal, nuk mund të nënvlerësohet apo mbivlerësohet ndonjë ekip. Kupa ëshë në fokusin tonë, kështu nuk mund të tolerojmë. Vjet bëmë gabim, kështu që nuk mund ta bëjmë dy vjet rresht këtë gjë,” – përfundon zv.trajneri i Flamurtarit, Sokol Branica.



3 Sulmues janë afruar në merkaton e verës te Flamurtari, Vilfor Hysa, Dragomir Draganov dhe Mlladen Brkiç, ku vetëm shqiptari është në nivelet e kërkuara



2 Lojtarë sulmues u larguan në verë nga ekipi vlonjat, pikërisht goleadori Daniel Xhafaj dhe Sebino Plaku, të dy të padëshiruar në kampin kuqezi
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Progni driblon kritikat: Flamurtari është në rrugën e duhur

Mesfushori i vlonjatëve e konsideron një ditë të keqe paraqitjen me Tiranën, ndërsa premton kthesën me 6 pikë në dy sfidat e radhës

“Pogradeci është një ndeshje mjaft e rëndësishme për Flamurtarin dhe ecurinë tonë në kampionat. Pavarësisht faktit se duhen edhe rreth 10 ditë nga përballja me debutuesit në superligë, kanë nisur të ndihen ethet e kësaj sfide, për vetë faktin se jemi në një moment kur nuk na lejohen hapat falsë.”

I këtij mendimi është mesfushori Gerhard Progni, për të cilin ka ardhur momenti për të treguar vlerat më të mira të kuqezinjve, për të bërë autokritikën e humbjes së fundit me Tiranën: “Pogradeci është një kundërshtar si gjithë të tjerët, ndaj do ta trajtojmë me seriozitetin maksimal, pavarësisht se është debutues në superligë. ثshtë nga ato përballje, që nga opinioni ndoshta mendohet e lehtë në letër, por personalisht s’jam aspak i këtij mendimi.

Liqenorët janë në superligë falë meritës së tyre, sikurse gjenden në kuotën e 6 pikëve, me dy fitore në këto katër javë kampionat, po falë vlerave që disponojnë. Kjo tregon se përballë do të kemi një kundërshtar cilësor. Me këtë s’dua të krijoj alibi, as të shtroj terrenin për t’u justifikuar, por t’i japim hakun kundërshtarit të radhës, ndaj të cilit, e përsëris, kërkohet angazhim maksimal prej nesh, nëse duam të fitojmë.

Luajmë në Vlorë, para tifozëve tanë, çka do të thotë se kemi vetëm një rrugë, atë të marrjes së 3 pikëve. Veç kësaj, duhet të reagojmë pas humbjes zhgënjyese në kryeqytet, me Tiranën, për të treguar se jemi Flamurtari i pretendimeve reale. ثshtë folur shumë gjatë kësaj periudhe për humbjen që pësuam në Tiranë, janë thënë e stërthënë gjëra, që nuk i meriton kjo skuadër.

Megjithatë, neve si futbollistë na mbetet të dëshmojmë në fushën e lojës vlerat më të mira, për t’u treguar të gjithëve se ajo humbje në Tiranë ishte veçse një ditë e keqe, që mund ta kalojë çdo skuadër. Ama, kjo s’duhet përsëritur, ndryshe situata do precipitonte dhe ne si skuadër do të gjendeshim para një bumerangu.

Për pasojë, rëndësia e dy sfidave të radhës, që fatmirësisht do t’i luajmë në shtëpi, bëhet e madhe. Le ta nisim si duhet autokritikën me Pogradecin, për ta kompletuar me Vllazninë. Gjashtë pikë në dy javët e radhës shlyejnë plotësisht zhgënjimin e paraqitjes së dobët ndaj bardhebluve. Sot do të luajmë një ndeshje miqësore, e cila do të na vlejë shumë, pasi do të jetë një test gjeneral edhe për Pogradecin.

Tifozët vlonjatë duhet të jenë të qetë për pritshmëritë karshi skuadrës së tyre të zemrës. Flamurtari ka në gjirin e vet shumë lojtarë cilësorë, të rinj dhe me eksperiencë, që do t’i përmbushin plotësisht objektivat e klubit për këtë sezon. Shumë shpejt do të jemi aty ku na kërkohet, në vijën e parë të superligës.

Të mos harrojmë se nga kreu i renditjes na ndajnë vetëm tri pikë, pra vetëm një ndeshje e fituar, kështu që s’ka fare vend për t’u alarmuar apo për të kaluar në paragjykime e kritika të ekzagjeruara, që nuk i vlejnë skuadrës në këtë moment.”



328 Minuta lojë në radhët e kuqezinjve ka mesfushori Gerhard Progni në katër javët e para të kampionatit. Në dy ndeshje ai është zëvendësuar, ndërsa dy të tjera ka qenë me kohë të plotë. Në këto javë të para të kampionatit, ai është ndëshkuar edhe me një karton të verdhë.



3 Sezone ka që luan me Flamurtarin mesfushori me origjinë tropojane, që nga 2009-2010, kur la Dinamon për kuqezinjtë bregdetarë. Me këtë fanellë, ai ka realizuar gjithsej 6 gola, në 3639 minuta lojë aktivizim, që rrumbullakos për momentin me vlonjatët.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Mbyte flamurtari mbyte te duam kampion kte sezon :D
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Hysa: Nuk e keni parë akoma Flamurtarin më të mirë

“Sulmuesit do të çlirohen që nga ndeshja e radhës, ndërsa synimi për dy takimet e ardshme janë vetëm gjashtë pikë”

“Sulmit i mungon goli? I shënojmë Pogradecit dhe çdo gjë kthehet normalisht.” Kështu thotë sulmuesi i Flamurtarit, Vilfor Hysa, që është i qartë në fjalët e tij, por kërkon, veç shënimit të golit nga sulmuesit, rëndësi të ketë më shumë fitorja. “Ndaj Pogradecit, takim të cilin e luajmë në shtëpi, ne duhet të rikthehemi te fitorja dhe padyshim që në këtë ndeshje nuk mendojmë rezultat tjetër, veç tri pikëve.

Gjatë kësaj periudhe është bërë shumë zhurmë për mungesën e golit të sulmuesve të Flamurtarit, por kjo është thjesht çështje kohë. Ndaj Kastriotit shënova unë golin e tretë, tani veç meje, do të shënojnë edhe sulmuesit e tjerë, duhet vetëm pak durim. Mendoj se humbja përpara një jave në Tiranë nuk ka lënë një shije të mirë jo vetëm te ne futbollistët, por edhe në të gjithë opinionin sportiv të qytetit.

Sportdashësit kërkojnë shumë nga ekipi dhe për këtë kanë të drejtë, të bëjnë kritika apo edhe në stërvitje të kërkojnë më shumë nga Flamurtari. Prandaj ndeshja me Pogradecin është momenti ku Flamurtari do të kthehet te fitorja dhe sulmi te goli. Shënojmë këtë javë dhe largojmë kritikat,” – thekson sulmuesi Hysa.

Synimet “Kam ardhur këtë sezon te Flamurtari për të dhënë kontributin tim dhe besoj se jam duke e bërë diçka të tillë, por vazhdimësinë e shoh më shumë pozitive. Fakti që luajmë dy takimet e radhës në fushën tonë, ka nisur të quhen në opinioin sportiv si momentet e dy fitoreve të Flamurtarit. Natyrisht, edhe për ne futbollistët dhe stafin teknik ky është objektivi, por këtë gjë duhet ta arrijmë në fushën e lojës, duke luajtur mirë, duke kënaqur publikun dhe duke shënuar gola.

Flamurtari më i mirë ende nuk është parë dhe për këtë shumë shpejt do të shihni se ekipi do të shkojë në vendin ku e meriton të jetë. Jemi pretendent apo jo, këtë do ta tregojë koha. Nuk mendoj se ekipet e tjera kanë diçka më shumë se Flamurtari, përkundrazi. Dy humbjet kanë ardhur edhe për fajin tonë, por mendoj se kreu mund të arrihet.

Tashmë në vëmendjen tonë mbetet vetëm takimi me Pogradecin, më pas ai me Vllazninë, pavarësisht se janë dy takime për të cilat ne kemi nisur të mendojmë, ku duhet të marrim vetëm maksimumin, pra janë dy takime ku Flamurtari duhet të llogarisë gjashtë pikë të radhës në kampionat, por për këtë duhet djersë dhe mund në fushën e lojës,” – përfundon sulmuesi i Flamurtarit, Vilfor Hysa.



Vlonjatët bëjnë pushim të dielën

Flamurtari shijon një ditë pushim, ndërsa përgatitjet startojnë sot me ritme të larta. Dita e diel ka qenë një ditë relaksi për futbollistët, ku shumë prej tyre kanë preferuar t’i kalojnë pranë familjeve të tyre. Ndërkohë, sot, në orën 16:00 nisin edhe përgatitjet për ndeshjen me Pogradecin, ndërsa mendohet se të enjten ekipi plotësohet me rikthimin në grup të Telushit dhe mbrojtësit Veliu.



Tifozët kuqezinj vlerësojnë ekipin në miqësore

Sportdashësit vlonjatë duartrokasin ekipin në fitoren përballë Tomorit në miqësore. Pavarësisht se ka qenë vetëm një takim miqësor dhe dihet që tifozët vlonjatë janë të tillë që shumë pak ndiejnë emocione në ndeshje të tilla, duket se krejt e kundërta ka ndodhur në takimin përballë Tomorit ditën e shtunë.Loja e zhvilluar nga futbollistët e Flamurtarit, pasimet e shpejta dhe rastet e krijuara para porte, kanë sjellë më shumë entuziazëm te tifozët, të cilët kanë duartrokitur ekipin e tyre.

Paraqitja në këtë miqësore ka qenë objekt i bisedave edhe një ditë më vonë, ndërsa nuk kanë munguar sportdashësit që kanë deklaruar se, nëse Flamurtari do të luante edhe me Tiranën ashtu si me Tomorin, atëherë nuk humbiste në kryeqytet. Megjithatë, paraqitja e Flamurtarit është cilësuar edhe një sinjal pozitiv në prag të takimit të radhës në kampionat përballë Pogradecit.



Begaj, gati për ndeshjen me Pogradecin

Begaj do të jetë i gatshëm për ndeshjen në kampionat përballë Pogradecit. Futbollisti nuk është aktivizuar në ndeshjen miqësore me Tomorin, ndërsa stafi mjekësor i ekipit ka konfirmuar se mesfushori do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e javës së ardhme. Konfirmohet se futbollisti nuk është rrezikuar në miqësoren ndaj Tomorit, pikërisht për shkak të dëmtimit dhe për këtë qëllim pritet që Begaj të kthehet në stërvitje shumë shpejt së bashku me grupin e tjerë të futbollistëve.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Lutaj: Flamurtari nuk do të nënvlerësojë asnjë kundërshtar


Trajneri vlonjat është kthyer nga Suedia dhe ka zhvilluar stërvitjen me të tijtë, duke komentuar përballjen me Pogradecin

Flamurtari u është rikthyer ditën e hënë e pasdite seancave stërvitore, në kuadër të takimit përballë Pogradecit, ndërsa stërvitja është drejtuar nga trajneri Edmond Lutaj, i rikthyer në Vlorë pas një jave mungese, ku ndodhej pranë familjes së tij në Suedi. Lutaj ka theksuar se përballë Pogradecit është ndeshja ku Flamurtari duhet të mendojë veç një rezultat, atë të fitores, përballë një ekipi që nuk duhet nënvlerësuar aspak.

Njeriu që drejton tashmë Flamurtarin mendon se kreu mund të arrihet shumë shpejt, ndërsa sipas tij, diferencat mes ekipeve në superligë janë të pakta, ndaj nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. “Përballë kemi një kundërshtar që unë personalisht e vlerësoj maksimalisht dhe diçka të tillë e kam përcjellë edhe te futbollistët.

ثshtë një nga ato takime ku mund të mendosh se ke tri pikë më shumë në renditje, por unë kërkoj maksimumin në fushën e lojës nga futbollistët dhe tolerimi do të jetë zero, në të kundërt, ndëshkohesh. Pra, pa nënvlerësim ndaj kundërshtarit të radhës, pasi është edhe një ekip që nuk e njohim shumë. Për Pogradecin, ndeshja në Vlorë është edhe një mundësi e tyre për të treguar vlerat në fushën e lojës ndaj Flamurtarit.

Pra, kujdes maksimal gjatë gjithë 90 minutave. Më vjen mirë që situata në ekip është pozitive dhe këtë e kam parë edhe gjatë stërvitjes së fundit, kështu që besoj dhe jam i bindur se ndaj Pogradecit do të arrijmë të fitojmë bindshëm,” – thekson trajneri vlonjat.

Sulmi “Diferencat mes ekipeve nuk janë të mëdha dhe kjo shihet qartë edhe nga pikët që kanë grumbulluar ekipet gjatë këtyre katër javëve kampionat, ndaj nuk duhet të mendojmë se dy humbjet kanë ndikuar te Flamurtari dhe në objektivat tona për këtë sezon. Do të kërkojmë në ndeshjen e radhës që edhe sulmi të dalë në lojën e tij më të mirë, duke shënuar gola, pasi loja e këtij reparti gjithmonë matet me shënimin e golave në portën kundërshtare.

Ne të gjithë kemi besim te lojtarët që luajnë në këtë repart, ndaj nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Shkojmë të sigurt në ndeshjen e radhës përballë Pogradecit dhe jam i bindur se do të kemi tri pikë më shumë në fund të 90 minutave pas përfundimit të këtij takimi. Pra, unë e quaj një ndeshje shumë të rëndësishme dhe nuk mund të lejojmë asnjë rezultat tjetër, veç fitores,” – përfundon trajneri i Flamurtarit, Emdond Lutaj.



Tekniku vlonjat: Formati i kupës, gjetje shumë e mirë

“Për Kupën e Shqipërisë është gjetur një format i mirë, pasi kemi shumë futbollistë që kanë më pak minuta në dispozicion në kampionat dhe aktivizimi i tyre në kupë është një mundësi e mirë. Dhe diçka tjetër që dua të theksoj, Flamurtari do të luftojë fort në të dy frontet, si në kampionat, ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë, ndaj ndalohen tashmë hapat falsë për Flamurtarin në çdo takim. Qëllimi është që të mos përsëritet asnjëherë ndeshja që kemi zhvilluar përballë Tiranës.”



Begaj nuk llogaritet për ndeshjen me Pogradecin

Mesfushori ka shfaqur sërish probeleme dhe është larguar nga stërvitja, duke konfirmuar faktin se do të jetë një mungesë e sigurt për sfidën e së shtunës në Vlorë ndaj Pogradecit. Ndërkohë Lutaj ka saktësuar se është në pritje edhe të futbollistëve të tjerë, si Veliu dhe Telushi, për të parë gjendjen e tyre dhe për të vendosur rreth aktivizimit të të dy futbollistëve si titullarë apo jo ndaj Pogradecit ditën e shtunë.



Trajneri kërkon nga të tijtë të ruhen nga dëmtimet

Vrapime, ndeshje brenda grupit për rreth 45 minuta dhe goditje në portë kanë shoqëruar stërvitjen e së hënës pasdite për futbollistët e Flamurtarit. Një seancë e cila ka sjellë gjatë kësaj kohe të zhvillimit të saj edhe dyluftime të forta mes futbollistëve, ndërsa disa herë Lutaj ka kërkuar kujdes, për të mos rrezikuar nga ndonjë dëmtim i mundshëm. Gjatë zhvillimit të përgatitjeve ra në sy edhe mënyra e lojës së Abrahamit, ku disa herë ka arritur të gjejë edhe rrugën e rrjetës.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

اipi: Flamurtari nuk ka treguar ende më të mirën e tij


Shefi i klubit vlonjat pohon se ekipi është në rrugën e duhur dhe në ndeshjet në vijim kuqezinjtë kanë për ta ngritur nivelin e lojës

“Flamurtari është në rrugën e duhur dhe në këto momente mund të flitet me siguri se ekipi nuk ka dhënë maksimumin.” Kështu deklaron shefi i klubit të Flamurtarit, Geri اipi, që është i qartë në fjalët e tij, kur pranon se nga Flamurtari pritet më shumë, duke konfirmuar se në javët e ardhshme ekipi ka mundësi të dalë në lojën që të gjithë kërkojnë në këtë sezon futbollistik në Vlorë dhe me gjerë, por mbi të gjitha rezultatet që dëshirohen nga drejtuesit dhe sportdashësit.

“Mendoj se këto dy javë ndërprerje të kampionatit kanë qenë të mjaftueshme për skuadrën për t’u përgatitur maksimalisht për ndeshjen e radhës, por jo vetëm. Flamurtari është një ekip për të cilin nuk mund të mendohen hapat falsë, mbi të gjitha në takimet që luhen në shtëpi, ndaj ajo që presim të shtunën është vetëm fitorja.

Nuk e njoh shumë Pogradecin, por nuk mendoj se duhet nënvlerësuar, pasi është një ekip superlige dhe të gjitha ekipet, kryesisht ato që vijnë nga një kategori më poshtë, kanë entuziazmin, sidomos gjatë javëve të para të kampionatit. Pogradeci është një ekip që ka arritur dy fitore dhe mendoj se kanë një ekip simpatik. Megjithatë, ajo që kemi kërkuar edhe nga futbollistët është të mos shihet ekipi kundërshtar, por vetëm ecuria e Flamurtarit.

Kjo është ajo që na intereson më shumë dhe aty duhet të ndalemi. Unë nuk dua këtu të bëj një analizë të pragndeshjes, pasi janë futbollistët dhe stafi teknik që mendon për këtë qëllim. Ajo që na intereson është ecuria e Flamurtarit dhe mund të themi se deri tani, pas vetëm katër javësh, të cilësosh një ekip pretendent, nuk është e drejtë,” – thekson sekretari i klubit vlonjat.

Objektivat “Dihet se cili është qëllimi i Flamurtarit, të qëndrojë gjithmonë mes ekipeve të kreut, pse jo i pari, duke mos lënë mënjanë as kompeticionin tjetër të Kupës së Shqipërisë, një tjetër objektiv që mendoj se është madhor për Flamurtarin. Por në këto momente shpërqendrimi nuk duhet të lejohet dhe ekipin duhet ta lëmë të mendojë veç për Pogradecin.

Të kalojmë me sukses këtë sfidë, për të cilën mendojmë se kështu do të ndodhë, pastaj do të vijojmë të mendojmë për ndeshjen e radhës. Jemi në një situatë të mirë, të paktën kështu e mendojmë, duke u bërë një punë shumë e mirë dhe cilësore. Tashmë të presim vetëm rezultatet, për të cilat të jeni të sigurt nuk do të mungojnë dhe Flamurtari do të kthehet aty ku e meriton, në majë,” – përfundon shefi i klubit të Flamurtarit, Geri اipi.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Lutaj i qetë, sheh një Flamurtar tejet të motivuar


“Keni për të parë një ekip plot grintë dhe luftarak. Kjo më mbush me optimizëm jo vetëm për ndeshjen ndaj Pogradecit, por edhe më shumë”

Flamurtari – Pogradeci (nesër 14:00)

Në situatën që është krijuar në kampin vlonjat, stafi teknik dhe drejtues të ekipit janë të vetmit të cilët mund të prononcohen në prag të ndeshjes me Pogradecin. “Nuk dua të keqkuptohemi, por kështu e kemi vendosur, ndaj futbollistët të mendojmë veç për ndeshjen. Për sa i përket përballjes me Pogradecin, mendoj se është një takim shumë i rëndësishëm për Flamurtarin dhe ecurinë e mëtejshme të ekipit gjatë këtij sezoni.

ثshtë një takim ku hapat falsë janë të ndaluar, megjithatë, në syrin tim shoh që gjendja në ekip është mjaft pozitive. Kjo më mbush me besim se ndaj Pogradecit do të dimë të dalim fitues në fund të 90 minutave. E kemi menduar si një takim shumë të rëndësishëm, ashtu siç theksova më lart, dhe nuk më intereson aspak gjendja apo objektivi që ka kundërshtari.

Ata bëjnë llogaritë e tyre, ne tonat, ndaj mendoj se takimi fitohet në fushën e lojës dhe për këtë duhet të tregohemi të matur të kujdesshëm dhe të mos i lëmë hapësira kundërshtarit. Nëse luajmë lojën tonë, të jeni të sigurt se në fushën e lojës do të shihni një Flamurtar mjaft këmbëngulës dhe pa dyshim luftarak, që do të dijë të kënaqë me lojë dhe rezultat,” – thekson numri një i stolit vlonjat.

Formacioni “Ndryshime në formacion? Ende nuk kam vendosur për këtë gjë, kemi edhe një ditë tjetër në stërvitje dhe për formacionin titullar do të vendosim sërish, ndoshta edhe në prag të takimit, duke parë gjendjen e çdo futbollisti në veçanti. Por siç edhe theksova më lart, klima në ekip është pozitive dhe kjo tregon se ndeshja përballë Pogradecit është vlerësuar maksimalisht edhe nga futbollistët, te të cilët kam parë impenjim maksimal edhe gjatë procesit stërvitor.

Edhe gjatë ndeshjes së kontrollit, që zhvilluam një ditë më parë, pashë në fushë ato gjëra që dëshiroja nga futbollistët. Kështu tani kryesorja është të mendojmë për ndeshjen e së shtunës, ta kalojmë me sukses këtë të fundit dhe pas saj gjithçka mund të jetë më ndryshe. Gjithsesi, të gjithë besojmë se kemi ekipin e duhur për të marrë fitoren e radhës në kampionat dhe fakti që luajmë në shtëpi, na motivon më shumë, pasi përballë sportdashësve tanë nuk mund të gabojmë,” – përfundon trajneri i Flamurtarit, Edmond Lutaj.



Vendoset heshtja për shtyp për lojtarët vlonjatë

Flamurtari vendos heshtje për mediat për futbollistët deri pas ndeshjes me Pogradecin. ثshtë ky vendimi i marrë nga klubi vlonjat në prag të takimit që do të luhet ditën e shtunë, ku vetë trajneri Lutaj ka konfirmuar se, duke u konsultuar edhe me pjesën tjetër të stafit teknik dhe drejtues të ekipit, ka vendosur që futbollistët të mos pronocohen në media në prag të takimit me Pogradecin.

Gjatë gjithë javës është folur shumë për këtë takim, si momenti ku ekipi vlonjat duhet të shkojë te fitorja pas humbjes së fundit të regjistruar në kampionat ndaj Tiranës. Duke kërkuar dhe argumentuar vendimin e marrë, trajneri dhe stafi teknik kanë bërë me dije se diçka e tillë kryhet vetëm për të lënë ekipin në qetësi të plotë dhe për të menduar për ndeshjen.

Trajneri i ekipit vlonjat ka saktësuar se kërkon që asnjë prej futbollistëve të mos shpërqendrohet me deklarata në media, por vetëm të mendojë për takimin e të shtunës. Ndaj deri pas ndeshjes me Pogradecin, futbollistët e Flamurtarit do të jenë në heshtje për mediat e shkruar dhe vizive, të paktën sipas vendimit të fundit. Ekipi i Flamurtarit aplikon pikërisht për herë të parë diçka të tillë pas vetëm katër javëve kampionat, aty ku pas dy fitoreve dhe dy humbjeve, në Vlorë kërkojnë në ndeshjen e pestë të sezonit vetëm fitoren.



Rotacion vetëm në portë, Spaho për Moçkën

Ndryshime në formacionin e Flamurtarit. Ende nuk është konfirmuar, por duket se lushnjari Spaho mund të jetë titullar në portë gjatë ndeshjes me Pogradecin. Në mbrojtje u besohet sërish lojtarëve si Sakaj, Veliu, Rajoviç dhe Abraham. Ndryshime nuk pritet të ketë as në mesfushë, me aktivizimin e Kuqit, Prognit, Arbrit dhe Lenës, ndërsa sulmi starton me Hysën dhe Brkiçin. Të paktën ky duket se do të jetë formacioni titullar i Flamurtarit për ndeshjen me Pogradecin. Në këtë ndeshje, trajneri Lutaj nuk do të ketë në dispozicion vetëm mesfushorin Halim Begaj, i cili nuk u riaftësua pas dëmtimit të pësuar në stërvitje.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Hysa shënon dy i jep tri pikë Flamurtarit



Flamurtari ka bërë detyrën në shtëpi duke fituar 2-0 me debutuesit nga Pogradeci. Fatin e këtij takimi e ka përcaktuar sulmuesi tiranas, Vilfor Hysa, i cili shënoi dygolëshin e takimit, si dhe i jep tri pikë të tjera vlonjatëve. Në pjesën e parë kuqezinjtë e trajnerit Lutaj nuk kanë mundur të çajnë barrikadën pogradecare, ndonëse patën raste. Pjesa e dytë është e tëra për Flamurtarin. Në minutën e 56-të Hysa zhbllokon rezultatin dhe fitoren e vendos po shtatshkurti tiranas, që në minutë e dytë shtesë shënon golin e dytë. Me këtë fitore Flamurtari shkon në kuotën e 9 pikëve duke e ngushtur ndieshëm diferencën me Tiranën e vendit të parë, që kryeson me 10 pikë.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Lutaj kthen “fletën”, do tri fitore rresht në Kupën e Shqipërisë

Trajneri i Flamurtarit kërkon suksesin edhe në kupë, prandaj për Vllazninë do të mendojë vetëm pas ndeshjes me Kamzën

Fitorja ndaj Pogradecit ka rikthyer qetësinë në kampin e Flamurtarit, ndërsa trajneri i ekipit vlonjat, Edmond Lutaj, e ka quajtur një fitore shumë të rëndësishme, por në të njëjtën kohë ka dashur të ulë sadopak entuziazmin për kategorizuar Flamurtarin pretendent për titull. “Fitorja përballë Pogradecit na ka kthyer qetësinë, për vetë faktin se vinim pas një humbjeje në kampionat me Tiranën dhe nuk mund të lëshonim më në ndeshjen e radhës.

E keni parë edhe vetë se ka qenë një fitore plotësisht e merituar e Flamurtarit, një ndeshje të cilën e kemi dominuar krejtësisht dhe arritëm të shënonim dy gola, por duke pasur edhe shumë raste të tjera. Por fitorja përballë Pogradecit vlen vetëm tri pikë dhe ndeshje më të vështira na presin në vijim, ndaj duhet të bëjmë kujdes maksimal për të mos toleruar në lojën tonë, pavarësisht se ku do të luajmë në Vlorë apo jashtë.

Me Pogradecin futbollistët kanë dhënë përgjigjen më të mirë se humbja në Tiranë ishte harruar plotësisht dhe pas kësaj ne mendojmë për takimet e radhës. Pogradeci arriti të mbrohej shumë mirë në pjesën e parë, por edhe fati nuk ishte në anën tonë. Gjithsesi, rëndësi tashmë që flasim ka vetëm fitorja.

Kupa “Për ekipin shkodran flasim ditën e enjte. Tani kemi kupën dhe të mërkurën luajmë ndeshjen e parë për këtë kompeticion, ku do të kërkojmë ta nisim me këmbë të mbarë. Kupa e Shqipërisë është një objektiv yni, ndaj nuk lejohet të gabojmë. Unë mendoj nëntë pikë pas tri ndeshjeve të para në grup, për të qenë më të qetë në ndeshjet në vijim të këtij kompeticioni, ndaj e besoni se sa rëndësi ka kjo ndeshje me Kamzën ditën e mërkurë.

Ndoshta kemi një favor, pasi me këtë ekip jemi ndeshur në kampionat dhe kemi njohuri për lojën e tyre. Por të mos harrojmë se edhe ata barazuan me kampionët në fuqi dhe kanë një ekip shumë të mirë. Megjithatë, unë e thashë se mendoj tri fitore pas tri ndeshjeve të para në Kupën e Shqipërisë, kështu që dihet se për çfarë udhëtojmë drejt Kamzës për takimin e parë.

Për Vllazninë, e theksova, flasim për sfidën në kampionat vetëm ditën enjte në mëngjes, madje vetë futbollistët duhet të jenë të fokusuar te kupa dhe jo te kampionati. Vllaznia do të ketë vëmendjen e duhur pas takimit të kupës, pasi dihet se si janë ndeshjet në kampionat,” – përfundon trajneri i Flamurtarit, Edmond Lutaj.



A u çlirua me të vërtetë sulmi vlonjat?

Në pesë javë kampionat, sulmi i Flamurtarit i jep fitoren ekipit vetëm në ndeshjen e fundit. Duket se tashmë për lojtarët sulmues të Flamurtarit kanë mbërritur momentet e mira, ndërsa Vilfor Hysa me tre gola është shënuesi më i mirë për Flamurtarin deri më tani. Nëse sulmi ishte kthyer një shqetësim, duket se ndeshja me Pogradecin i la pas të gjitha. Megjithatë, duket se në vijën e parë ka ende për të bërë, kur sulmuesit e tjerë të ekipit vlonjat ende nuk kanë njohur shijen e golit në kampionat.

Situata është ende e vështirë. Në klubin kuqezi mendojnë se shënimi i golit edhe nga sulmuesit e tjerë në ndeshjet e kampionatit është vetëm çështje kohe. Gjithsesi, dygolëshit të sulmuesit Vilfor Hysa i janë gëzuar shumë për faktin se gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar asnjëherë kritikat për mungesën e saktësisë përpara portës, ku situatat zgjidheshin nga lojtarët e reparteve të tjera. “I shënojmë Pogradecit dhe largojmë zërat e këqinj,” – kështu është shprehur përpara ndeshjes me liqenorët sulmuesi Hysa dhe kështu ka ndodhur.

Vlonjatët pushojnë dje, sot drejt Durrësit
Flamurtari e ka bërë pushim ditën e hënë dhe do të nisë përgatitjet sot në mëngjes, duke startuar prej orës 10:00. Konfirmohet se pasdite, pasi të ketë zhvilluar seancën stërvitore, ekipi të udhëtojë më pas drejt Durrësit, ku do të akomodohet për të kaluar natën, ndërsa vetëm të mërkurën në mëngjes do t’i drejtohet Kamzës.

Ndërkohë, bëhet e ditur se më shumë vend në formacion për takimin në Kamzë do të gjejnë futbollistët që nuk janë aktivizuar shumë gjatë kampionatit. Lutaj e ka quajtur një mundësi shumë të mirë dhe ka vlerësuar formatin e kupës, pasi, sipas tij, u jepet mundësi të gjithë lojtarëve për t’u aktivizuar.

Brahja, mungesa e vetme e vlonjatëve në Kamzë
Ekipi i Flamurtarit do të luajë ndaj Kamzës me vetëm një mungesë për ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë. ثshtë konfirmuar se të gjithë futbolistët do të jenë pjesë e ekipit për të udhëtuar drejt Kamzës, ndërsa mungesa, siç dihet, është tashmë e mbrojtësit Julian Brahja. Mbrojtësi laçian është dëmtuar përpara ndeshjes së kampionatit me Pogradecin dhe nuk është rikuperuar, ndaj mungesa e tij tashmë është e konfirmuar për këtë takim, në të cilin mendohej të luante si titullar.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Flamurtari me dy fytyra, fiton në shtëpi dhe humbet jashtë


Vlonjatët edhe në transfertën e fundit kanë humbur, edhe pse në kupë, tani presin në fundjavë Vllazninë për të bërë autokritikën

Flamurtari vuan edhe në kupë sindromën e transfertave, ku sërish ka humbur. Përballë Kamzës, ekipi vlonjat ka humbur në shifrat 1-0 dhe duket se objektivi i përcaktuar për të marrë nëntë pikët e plota në tri takimet e para nuk është realizuar tashmë. Shefi i klubit të Flamurtarit, Geri اipi, ka pranuar pas ndeshjes se për objektivin e Flamurtarit në kupë asgjë nuk ka ndryshuar, pra mbetet kualifikimi dhe vendi i parë në grup.

“Ajo që ndryshon në këtë ndeshje, krahasuar me të tjera, është paraqitja që bëri ekipi. Pra, ishte një paraqitje e dobët dhe kaq, ndaj kjo është ajo që mërzit në shumë në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë. Ndërsa për të tjerat, që lidhen me rëndësinë e kupës, nuk ndryshon gjë, pasi është luajtur vetëm një takim dhe janë pesë të tjera, nga të cilat tre do t’i luajmë në fushën tonë. اfarë nuk na pëlqeu? Loja e zhvilluar, ku nuk u paraqitëm mirë në fushën e lojës, atë Flamurtari që të gjithë kërkojmë.

Megjithatë, ishte veç takimi i parë, ajo që duhet të bëjmë është të mendojmë për kampionatin, pasi të shtunën luajmë një sfidë shumë të vështirë përballë Vllaznisë dhe duhet fitorja,” – përfundon اipi. Pavarësisht se një pronocim i shkurtër, duket qartë se humbja në Kamzë i ka zhgënjyer drejtuesit, kur kërkohej të merreshin pikët e plota, të paktën ky ishte objektivi i vendosur për tri takimet e para në Kupën e Shqipërisë, një kompeticion ku vlonjatët shpresojnë shumë t’i shkojnë deri në fund.

Oshilacioni Të bën përshtypje se si Flamurtari ndryshon kaq shumë kur bëhet fjalë për ndeshjet jashtë, kur brenda fushës së vet prej 29 ndeshjesh në kampionat, ndërsa jashtë fushës së tij vetëm humbet, të paktën prej 9 ndeshjesh, duke llogaritur edhe ndeshjen e fundit në Kamzë për kupë. Fitorja e fundit në daton në muajin mars të këtij, në fazën e dytë në Laç, teksa fiton ngushtë.

Prej asaj ndeshje vlonjatët nuk kanë arritur dot të fitojnë, minimumi ndonjë barazim. Ndërsa këtë sezon asnjë fitore, janë 2 humbje në kampionat, me Teutën në Durrës dhe me Tiranën në kryeqytet, dhe një humbje në kupë, ajo e djeshmja në Kamzë. Por si duket, nuk ka kohë shumë për të menduar për këtë oshilacion, sepse në fundjavë Flamurtari pret Vllazninë në kampionat, aty ku vlonjatët nuk mund të falin, aq më tepër që është ndeshje shtëpie.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Lutaj kthen shpejt “pllakën”: Me Vllazninë nuk na falet!

Trajneri i Flamurtarit ka mbetur i zhgënjyer nga humbja në kupë, ndaj kërkon që në fundjavë në kampionat të fitohet patjetër

Flamurtari i është rikthyer ditën e enjte paradite seancave stërvitore, ndërsa kjo ka qenë stërvitja e vetme e kryer nga ekipi vlonjat pas humbjes në Kupën e Shqipërisë përballë Kamzës. Pavarësisht se kërkohej një fitore në Kupën e Shqipërisë, diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe tashmë duhet menduar për kampionatin.

Trajneri i Flamurtarit, Edmond Lutaj, është ndier shumë i zhgënjyer nga humbja, por sipas tij, duhet të vijohet përpara, duke menduar për ndeshjen e ditës së shtunë në kampionat, përballë Vllaznisë. “Natyrisht që jam i mërzitur dhe i zhgënjyer për humbjen në kupë, mbi të gjitha për faktin se kemi zhvilluar një ndeshje të dobët. Kam aktivizuar lojtarë që kanë luajtur më pak minuta në kampionat dhe për këtë qëllim prisja më shumë prej tyre në ndeshjen e kupës, por nuk ka ndodhur kështu, ndaj jam i zhgënjyer nga paraqitja që kemi bërë në Kamzë.

E kisha shprehur se synimi ynë ishte fitorja në tri ndeshjet e para dhe kjo për qëllimin që mendonim të ishim më të qetë për sa i përket kualifikimit. Gjithsesi, kjo humbje nuk ndryshon asgjë në objektivat e Flamurtarit dhe pa dyshim që synimi i Flamurtarit në këtë kompeticion është tashmë vendi i parë në grup, një objektiv më se i realizueshëm,” – pohon Lutaj.

Vllaznia “Vëmendja kalon te kampionati. Tashmë mund të flitet për Vllazninë dhe dihet se objektivi ynë për ndeshjen e radhës në kampionat është vetëm fitorja. Asnjë rezultat tjetër nuk mund të lejojmë për ndeshjen ndaj shkodranëve, pasi komprometojmë objektivat e ekipit, ndaj të gjithë vëmendjen e kemi te ky takim. Dihet se është një ndeshje e vështirë, përballë një ekipi me mjaft emër në futbollin shqiptar, si Vllaznia, por të mos harrojmë se edhe ne jemi Flamurtari, një ekip po me traditë dhe me histori.

Ditën e shtunë besoj se do të jetë një ndeshje e bukur dhe me këtë rast ftoj edhe sportdashësit të jenë të shumtë të pranishëm në shkallët e stadiumit për të përkrahur ekipin e tyre drejt fitores,” – përfundon trajneri i Flamurtarit, Edmond Lutaj.



Flamurtari, asnjë prononcim dy ditë para ndeshjes

Futbollistët e Flamurtarit nuk mund të japin deklarata dy ditë përpara çdo ndeshjeje në kampionat. Prej së hënës deri ditën e enjte gazetarët dhe mediat mund të komunikojnë me futbollistët, sipas një grafiku të përcaktuar, ndërsa pas kësaj dite deri në zhvilimin e ndeshjes së radhës asnjë futbollist nuk do të ketë mundësinë të komunikojë apo të japë intervista për mediat sportive. Rreth një javë më parë, përpara takimit me Pogradecit, nga stafi teknik i ekipit vlonjat u vendos heshtje shtypi, ndërkohë që tashmë ka nisur të aplikohet një tjetër metodë.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Flamurtari-Vllaznia, sfida që dhuron gjithmonë bukuri dhe spektakël


Sipas zv.trajnerit Sokol Branica, dueli i sotëm mund të quhet një klasike më vete, pasi ndeshen dy shkolla me nivel në futbollin shqiptar

Flamurtari – Vllaznia (sot 14:00)

Te Flamurtari duket se për ndeshjen ndaj shkodranëve nuk mendojnë për asnjë rezultat tjetër, veç fitores. Qëllimi është të merren tri pikët, për të harruar edhe humbjen e mesjavës në kupë. Ndërsa futbollistët vijojnë të qëndrojnë “gojëkyçur”, pronocimet për ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë mund të lëshohen vetëm nga stafi teknik. Pas trajnerit Lutaj një ditë më parë, rreth takimit të ditës së sotme është ndalur tashmë zv.trajneri i ekipit, Sokol Branica.

Sipas numrit dy të pankinës vlonjate, sfida me shkodranët mund të cilësohet për Flamurtarin sprova më e vështirë që deri më tani Flamurtari ka luajtur në fushën e vet. “Dihet që takimet Flamurtari-Vllaznia kanë lënë gjithmonë gjurmë dhe pa dyshim brenda lojës që shfaqin të dy ekipet ka mjaft cilësi. Nëse mund të flitet për një takim klasik në kampionatin shqiptar të futbollit, nuk mund të mungojë përballja Flamurtari-Vllaznia, pavarësisht se ku luhet.

Pavarësisht se ndeshja zhvillohet në Vlorë, nuk mund të flasim për ekip favorit. Natyrisht, ne kërkojmë fitoren në këtë ndeshje dhe duam të zhvillojmë një ndeshje me nivel, për të arritur të harrojmë e të lëmë pas humbjen e mesjavës në kupë.

Por kjo është një ndeshje relativisht ndryshe nga takimi në Kamzë, pasi dihet se ndeshjet në kampionat kanë një specifikë të veçantë. Vllaznia mbetet një nga ekipet më të mira të kampionatit shqiptar dhe kështu ka qenë përherë, por përkundër vlerësimit që kemi për këtë kundërshtar, nuk mund të themi se kërkojmë rezultat tjetër, veç fitores,” – thekson Branica.

Tifozët “Tri pikët në takimet që luajmë në stadiumin tonë janë detyrë për Flamurtarin, ndaj nuk ka pse të ndodhë ndryshe edhe në këtë përballje të ditës së shtunë. Luajmë një takim ku edhe për sportdashësit fitorja është i vetmi rezultat që kërkojnë nga Flamurtari. Kundërshtari i kësaj jave është një nga ato ekipe që luan dhe të lë të luash futboll, ndaj do të jetë besoj një takim i hapur, ku fiton ai ekip që gabon më pak.

Ne i kemi bërë përgatitjet tona për këtë ndeshje të rëndësishme dhe do të tregojmë në fushën e lojës se e meritojmë fitoren ndaj Vllaznisë. Nuk e di, por presim që edhe sportdashësit të jenë më të shumtë në numër, duke na përkrahur, pavarësisht se në mesjavë i zhgënjyem me atë humbje, por besoj se fitorja përballë ekipit shkodran rikthen gjithçka në vendin e vet,” – përfundon zv.trajneri i Flamurtarit, Sokol Branica.



Vlonjatët, stërvitje në orarin e ndeshjes

Flamurtari dje e ka zhvilluar stërvitjen në orarin e ndeshjes. Prej orës 14:00, stërvitja e ekipit vlonjat, nën drejtimin e Lutaj-Branica-Gogunja, ka vijuar për më shumë se 90 minuta, ndërsa veç lojës me top, futbollistët kanë kryer edhe shumë goditje nga larg. Ndërkohë, është konfirmuar se pas stërvitjes ekipi ka qëndruar i grumbulluar dhe e ka kaluar natën në hotel “Olimpia”, që edhe herë të tjera ka qenë qendër e ekipit vlonjat në prag të takimeve në kampionat.



Kuqezinjtë, në kërkim të fitores së 30-të rresht

Vlonjatët janë në kërkim të fitores së 30-të në kampionat në ndeshjet që luajnë në shtëpi si ekip pritës. Aktualisht ekipi vlonjat ka prej muajit nëntor të vitit 2009 që nuk njeh asnjë rezultat tjetër në Vlorë, veç fitores, teksa numëron tashmë 29 fitore rresht. Përballja me Vlalzaninë është jubilare për vlonjatët, që mund të shkojnë kështu në 30 fitore rresht në stadiumin e vet dhe këtë mund ta arrijnë përballë një rivali të këtij sezoni, siç është Vllaznia.



Formacioni, mungojnë mbrojtësi Brahja dhe Beqiri

Mbrojtësit Julian Brahja dhe Oriad Beqiri janë të vetmet mungesa të Flamurtarit për ndeshjen e sotme ndaj Vllaznisë. Brahja qëndron jashtë ekipit për gati një javë qysh përpara takimit të javës së kaluar me Pogradecin, ndërsa Beqiri është dëmtuar në ndeshjen e fundit në Kamëz për Kupën e Shqipërisë. Ndërkohë, krahasuar me takimin e mesjavës, Lutaj pritet të kryejë sërish ndryshime në formacion.

Porta pritet t’i besohet sërish Spahos, në mbrojtje aktivizohen Rajoviç, Veliu, Abraham dhe rikthehet Sakaj. Në mesfushë nga minuta e parë pritet të aktivizohen Lena, Kuqi, Progni, ndërsa në “balotazh” duket se janë Shtubina me Arbrin. Ndërsa sulmi do t’i besohet tashmë sërish dyshes Hysa-Brkiç.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Sot ora 14:00 u luajtën:

Flamurtari – Vllaznia 1-0

Shënues: Progni 2’
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Progni: Tri pikët ndaj Vllaznisë, me shumë vlera për ne


Autori i golit të vetëm i Flamurtarit në ndeshjen ndaj shkodranëve, pohon se tani duhet një tjetër fitore, por në kupë

Mesfushori Gerhard Progni, futbollisti që luan sezonin e tretë me fanellën kuqezi, është vlerësuar në ndeshjen përballë Vllaznisë jo vetëm për golin e shënuar, por mbi të gjitha për lojën e realizuar dhe me të drejtë mund të quhet njeriu i ndeshjes për Flamurtarin. Megjithatë, mesfushori pranon se Flamurtari, pavarësisht fitores së merituar, mund dhe duhet të kishte regjistruar një rezultat më të thellë.

“Fitorja është gjithmonë e bukur, sidomos kur arrihet ndaj një ekipi pretendent, si Vllaznia, merr më shumë vlera. Kemi fituar me meritë dhe kjo nuk diskutohet, por po të shohësh rastet e regjistruara, fitorja duhej të kishte një tjetër rezultat. Gjithsesi, është një fitore dhe kjo nuk diskutohet me shumë vlera për ekipin dhe për rrugën e ecurinë në kampionat. Jemi pretendentë, Flamurtari ka një ekip shumë cilësor dhe të gjithë kemi treguar se kur kërkojmë një rezultat, e arrijmë atë në fushën e lojës.

Mendoj, dhe ky nuk është vetëm mendimi im, se me Vllazninë kemi zhvilluar një ndeshje vërtet shumë të mirë, duke dominuar ndaj kundërshtarit dhe duke mos i lënë hapësira. Vllaznia ka një ekip cilësor, me futbollistë mjaft të mirë dhe padyshim cilësohet një nga pretendentet. Por në fushën e lojës Flamurtari ka treguar më shumë dëshirë, më shumë cilësi dhe më shumë ego për të fituar takimin. Ndaj ishin tri pikë plotësisht të merituara, por nuk mbaron me kaq, duhet të vijojmë në këtë rrugë,” – thekson Progni.

Kupa “Tashmë pas Vllaznisë, vëmendja kalon te ndeshja e së mërkurës në Vlorë për kupë ndaj Teutës dhe më pas të mendojmë për ndeshjen e radhës në kampionat me Bylisin në transfertë. Duhet të fitojmë në kupë të mërkurën, për të lënë pas edhe atë zhgënjim ndaj Kamzës në këtë kompeticion, megjithëse Flamurtari nuk mendoj se do të ketë probleme për kualifikimin. Fitorja me Vllazninë na ka kthyer në rrugë të mbarë dhe kështu duhet të vijojmë,” – përfundon mesfushori i Flamurtarit, Gerhard Progni.



Flamurtari nuk do të heqë dorë nga Sukaj

Flamurtari pëlqen Xhevahir Sukajn. Sulmuesi shkodran duket se ka mjaft admirues në Vlorë, të cilët shpresojnë ta shohin veshur me fanellën kuqezi. Në fakt, interesimi për Sukajn nuk ka munguar edhe gjatë verës së fundit, por rezultoi një transfertë e pamundur. Megjithatë, në Vlorë duket se nuk i kanë humbur shpresat për ta parë sulmuesin e Vllaznisë me fanellën e Flamurtarit.

Pëlqimi për shkodranin është shprehur edhe pas ndeshjes së të shtunës në Vlorë, madje nuk munguan edhe ata të cilët deklaruan se ndoshta në janar vlonjatët mund të bëjnë një përpjekje për ta afruar pranë Flamurtarit. Nëse nuk realizohet në janar, drejtuesit e Flamurtarit e kanë vënë shkodranin si synimin kryesor të sezonit të ardhshëm.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Sakaj: Këtë javë, “luftë” në të dy frontet

Kapiteni i Flamurtarit, Artan sakaj, kërkon të vijohet kështu, pasi përpara janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, me Teutën dhe Bylisin
Artan Sakaj, kapiteni i Flamurtarit, është lojtari që tashmë kërkon të konfirmojë se ekipi vlonjat është rikthyer në skuadrat pretendente të këtij sezoni futbollistik, por ndalet mbi të gjitha te vijimësia që duhet të ketë ekipi, duke qëndruar i tillë me rezultate pozitive në të dy kompeticionet, si në kupë, ashtu dhe në kampionat.

“Përballë kemi zhvilluar një nga takimet më të mira që Flamurtari ka luajtur këtë sezon. Do të veçoja takimin në Durrës dhe atë ndaj Vllaznisë si dy takime mjaft të mira, pavarësisht se kemi marrë dy rezultate të kundërta.

Përballë ekipit shkodran, e dinim se luanim ndaj një ekipi pretendent dhe me thënë të drejtën të tillë duhet t’i konsiderojmë shkodranët. Parë këtë fakt, në fushën e lojës jemi paraqitur dukshëm me mjaft dëshirë për të fituar, por edhe për të luajtur mirë, siç edhe ka ndodhur gjatë 90 minutave.

Pavarësisht rezultatit të ngushtë, fitorja nuk është vënë në diskutim, por duhet të mos shpërdorojmë aq shumë, kur kemi mundësinë që brenda një takimi të realizojmë gola të tjerë. Jemi vetëm një pikë larg vendit të parë, të mos flasim ende për renditjen, pasi mendoj se kjo javë do të jetë shumë e rëndësishme për Flamurtarin,” – ka nënvizuar kapiteni Sakaj.

Kupa “Të mërkurën luajmë për kupë në Vlorë ndaj Teutës dhe në fundjavë në kampionat përballë Bylisit në transfertë. Janë dy takime shumë të rëndësishme për Flamurtarin, ndaj na duhet të përgatitemi maksimalisht për të arritur që të marrim rezultatet që kërkojmë në të dy këto takime. Vllaznia tashmë është lënë pas dhe të mendojmë për takimet e radhës. Fillimisht Teuta, pasi edhe kupa është një kompeticion të cilin e vlerësojmë.

Unë them që nuk jemi nën kuotën e zero pikëve, por minus tri pikë pas hapit fals në Kamzë, prandaj ndaj Teutës duhet të bëjmë të pamundurën për të fituar. Por pavarësisht kësaj, unë mendoj se Flamurtari do të jetë mes dy ekipeve të grupit që do të kalojnë më tej, madje në vend të parë.

Më pas vjen Bylisi në kampionat, një ndeshje që ka specifikë të veçantë. Një ekip mjaft i mirë dhe këtë e tregoi edhe këtë javë në Tiranë, ndaj duhet kujdes dhe përgatitje maksimale për të dy takimet. Jemi në rrugë të mbarë, por të vijojmë kështu,” – përfundon kapiteni i Flamurtarit, Artan Sakaj.

Titullarët habitin trajnerin kur i bashkohen stërvitjes
E hëna ishte e përcaktuar ditë pushimi për futbollistët e Flamurtarit, por nuk ka ndodhur kështu. Lojtarët që u aktivizuan në ndeshjen me Vllazninë janë bashkuar në stërvitje me ata të stolit. “Kam mbetur i befasuar kur kam parë futbollistët në stërvitje dhe kjo tregon për dëshirën e tyre për të vijuar për të qëndruar në formën më të mirë.

E kisha parashikuar një ditë thuajse pushim për futbollistët e formacionit, por kur i kam parë në fushë jam bashkuar me ta dhe kemi zhvilluar një seancë përgatitore të lehtë, duke mos i rënduar shumë. Kjo është diçka domethënëse, duke treguar se ky grup është i bashkuar,” – pohoi trajneri Lutaj.



Brahja bëhet për kupën, Beqiri për kampionatin
Mbrojtësi Julian Brahja, i dëmtuar prej gati 10 ditësh, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen në kupë me Teutën. Mbrojtësi laçian, që ka dëmtuar gishtin përpara takimit me Pogradecin, pritet të jetë plotësisht e gatshëm për trajnerin Lutaj, megjithatë, gjendja e tij, nëse do të luajë apo jo, do të shihet përpara takimit ndaj Teutës ditën e nesërme. Ndërkohë, i dëmtuari tjetër, mbrojtësi Oriad Beqiri, pritet të rikthehet ndoshta në dispozicion për trajnerin për ndeshjen e kampionatit, atë ndaj Bylisit në transfertë. E rëndësishme është që dëmtimet po rikuperohen dhe në këtë javë të rëndësishme grupi do të jetë i plotë dhe pa mungesa.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Hysa, i vetmi që shënon në sulmin vlonjat


Ka shënuar tre gola me peshë në kampionat dhe shënon edhe në kupë, duke i dhënë një fitore të çmuar ekipit

Sulmuesi Vilfor Hysa është sërish shënuesi dhe shpëtimtari i Flamurtarit, por tashmë në kupë. Sulmuesi kishtë arritur të gjente rrugën e rrjetës për fanellën kuqezi në ndeshjen e javës së tretë ndaj Kastriotit dhe dy gola ndaj Pogradecit. Tashmë shënon edhe për Kupën e Shqipërisë, duke u dhënë vlonjatëve edhe tri pikë shumë të rëndësishme për ecurinë e tyre në kompeticionin e dytë për nga rëndësia në vend.

Gjatë kësaj periudhe është folur shumë për golat e paktë të shënuar nga futbollistët e repartit të sulmit dhe deri më tani duket se vetëm Hysa mund të quhet lojtari që ka rritur jo vetëm të zhbllokohet, por edhe të shënojë gola me peshë. E kundërta ndodh me sulmuesin serb Mlladen Brkiç, lojtar të cilit edhe në ndeshjen e kupës ndaj Teutës i është dhënë sërish mundësia për të treguar vlerat e tij.

Por në krahasim me ndeshjen ndaj Vllaznisë, ku shumë pak u pa në fushën e lojës, Brkiç ndaj Teutës ka lëvizur më shumë në fushën e lojës, por sërish ka treguar mangësi në momentin kur duhet të realizojë në portat kundërshtare. Defekt ky që është vënë re edhe ndaj Teutës, ku rastet për sulmuesin serb nuk kanë munguar, por goli duket si diçka e pamundur për të.Të mbështetesh vetëm te Hysa dhe tek golat e mesfushorëve apo edhe të repartit mbrojtës, është shumë pak për Flamurtarin, që tashmë kërkon edhe golat e sulmuesve të tjerë.

Te Flamurtari presin pa dyshim edhe momentin e Brkiçit, ndërkohë që vetë Lutaj ka besim edhe te sulmuesit e tjerë, ku Idrizi ka arritur të gjejë hapësirë në pjesën e dytë në të dy takimet e fundit, ndërsa shumë shpejt duket edhe te Shehaj mund të besohet më shumë. Pra, për Flamurtarin tashmë rëndësi, veç lojës së mirë, duket se kanë rëndësi edhe golat, ku mbi të gjitha pritet shënimi i tyre nga sulmuesit.



S’ka pushim, sot sërish stërvitje
Flamurtari do të jetë sërish sot në stërvitje. Komunikimi futbollistëve u ka ardhur menjëherë pas përfundimit të takimit me Teutën, ndërsa është saktësuar se në stërvitje do të jenë të gjithë. Pra, asnjë ditë pushim, ku në prag është takimi me Bylisin, një ndeshje të cilën tashmë te Flamurtari e quajnë shumë të rëndësishme për ecurinë në kampionat.



Lutaj: M’u bë qejfi për tifozët

Pavarësisht se luhej një ndeshje kupe, ajo që ka sjellë më shumë entuziazëm te trajneri i Flamurtarit, Edmond Lutaj, ka qenë prania e sportdashësve në shkallët e stadiumit. “Kam mbetur me të vërtetë i kënaqur kur kam parë tifozët e shumtë në numër, pavarësisht se ishte një ndeshje për kupë dhe luhej në mesjavë. Ndaj kjo fitore u takon atyre,” – ka thënë Lutaj
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Flamurtari, aksi Ballsh-Korçë do të tregojë pretendimet

Vlonjatët, në dy transfertat e radhës do të luajnë me Bylisin dhe Skënderbeun, ndeshje që do të tregojnë forcën e vërtetë të ekipit

Fillimisht Bylisi, më pas Apolonia dhe në fund Skënderbeu. Janë këto tri takimet e radhës të Flamurtarit në kampionat, tri takime të quajtura shumë të rëndësishme për ecurinë e ekipit vlonjat. Tashmë me fitoren përballë Teutës, Kupa e Shqipërisë është lënë pas dhe te Flamurtari kanë nisur të mendojnë vetëm për kampionatin. Dhe në fakt për kupë do të luhet sërish, pasi të ketë përfunduar takimi ndaj Skënderbeut, ndaj për stafin teknik të ekipit dhe futbollistët tashmë synohet maksimumi në kampionat.

Nga tri takimet e mësipërme, vetëm një të tillë Flamurtari do të luajë në shtëpi, ndërsa dy të tjerat në transfertë, ndaj Bylisit dhe Skënderbeut. Për këtë qëllim, pikërisht tri takimet e radhës quhen mjaft të rëndësishme, ku veç pikëve maksimale në ndeshjet në stadiumin e vet, nga Flamurtari, për ta quajtur pretendent për këtë sezon, kërkohen edhe pikë jashtë fushe. Ndaj Bylisit dhe Skënderbeut, në dy ndeshjet e radhës jashtë Vlorës, Flamurtari do të gjejë përballë kundërshtarët më të vështirë të mundshëm.

Të paktën sezonin e kaluar kështu ndodhi. Por pikërisht për këtë fakt pretendohet të merren pikë në transfertë. Stafi teknik dhe drejtues të ekipit besojnë se Flamurtari paraqitet disa herë më mirë në fushën e lojës, kur luan përballë ekipeve të cilësuara të vështira, ndaj edhe besohet se në këto transferta nuk do të dilet pa pikë, pse jo, edhe fitore. Në fakt, te ekipi vlonjat është deklaruar disa herë se vetëm në javën e dhjetë mund të shihet nëse Flamurtari do të cilësohet pretendent apo jo dhe kjo vjen menjëherë pas tri takimeve të radhës.

Hysa “Duhet të mendojmë për të fituar në takimin e radhës, por kjo nuk duhet të ndikojë tek ekipi. Rezultate pozitive duhet të marrim edhe në transfertë, sepse i kemi mundësitë në Ballsh. Jam i kënaqur me golin dhe fitoren në kupë ndaj Teutës, ku kemi arritur të zhvillojmë një ndeshje shumë të mirë, kemi dominuar ndaj kundërshtarit dhe kjo ka ndodhur në të dy takimet e fundit, me Vllazninë dhe Teutën.

Tashmë duhet të tregojmë vlerat tona edhe në transfertë, në ndeshjen e radhës, ku përballë gjejmë Bylisin. Ditën e hënë do të gjejmë përballë një ekip shumë të mirë. Shihni ndeshjet e fundit, ku Tirana ka fituar me shumë vështirësi në fund, ndërsa me Vllazninë në kupë ka barazuar në transfertë.

Kështu që bëhet fjalë për një ekip shumë cilësor dhe me lojtarë që dinë se ç’është superliga dhe natyrisht ndaj nesh do të kërkojnë të arrijnë objektivin që kanë. Flamurtari shkon për të zhvilluar një ndeshje cilësore ndaj Bylisit, duke shpresuar se do të arrijmë rezultatin që kërkojmë. Nuk di ç’të them për një vit më parë, flas për momentin dhe në fushë të dy ekipet do të kërkojnë t’i rrëmbejnë fitoren njëri-tjetrit,” – ka deklaruar sulmuesi shtatshkurtër, por mjaft i shpejtë, Vilfor Hysa.

Vlonjatët, pa mungesa ndaj Bylisit

Aktualisht ekipi vlonjat nuk ka asnjë futbollist që mund të mungojë për shkak të kartonëve, ndërsa rikthehen edhe lojtarët e dëmtuar. Beqiri dhe Brahja, të cilët kanë munguar në tri takimet e fundit, tashmë i janë bashkuar grupit në stërvitje dhe trajneri Lutaj mund të shohë me optimizëm drejt takimit të radhës.
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

Lutaj “stop” euforisë: Para është Apolonia, s’mendoj për Skënderbeun


Trajneri vlonjat është i kënaqur nga ecuria e ekipit që drejton, por thotë se pikërisht tani duhet kujdes, për të vijuar kështu

Trajneri i Flamurtarit, Edmond Lutaj, dukej qartë se pas fitores me Bylisin ka qenë personi ndoshta më shumë i gëzuar për tri pikët në Ballsh. Jo vetëm për fitoren, por ajo që duket se e ka kënaqur Lutajn ka qenë loja e ekipit të tij. Sipas vetë trajnerit, ekipi ka treguar qartë se është në rrugë të mbarë. “Tashmë, duke e analizuar ndeshjen me mjaft vëmendje, mund të shohim se kemi arritur një fitore me mjaft vlera, e cila tregoi se Flamurtari është aty ku e meriton të jetë.

Nuk ishte hakmarrje, nuk më interesojnë shumë këto gjëra, ishte një fitore me vlera, që do të na vlejë maksimalisht për ecurinë e sezonit, ndaj duhet të tregojmë se tri pikët në Ballsh nuk janë një rastësi. Jam i gëzuar edhe për të gjithë futbollistët, të cilët janë ndier mjaft mirë pas fitores, por në një mënyrë të veçantë dua të falënderoj futbollistin malazes Rajoviç, që ka sakrifikuar duke qenë pranë ekipit dhe në fushën e lojës.

Rajoviç ka luajtur me brengën e dëmtimit të prindërve në aksident, por si profesionist i vërtetë arriti në kohë dhe ishte pjesë e ekipit. Gjesti i tij tregon edhe frymën që mbizotëron në ekipin e Flamurtarit, një grup që është i bashkuar maksimalisht dhe natyrisht po tregon vlerat e tij ndeshje pas ndeshjeje,” – ka theksuar trajneri Lutaj.

Besimi “Nuk mund që përpara takimit të mendonim për humbjen, pasi distanca me kreun shkonte në katër pikë, ndaj dua të them diçka. Kam besuar shumë edhe kur ishim në disavantazh dhe natyrisht kur ndeshja ka mbaruar, jam ndier i lehtësuar. Por ai takim përfundon me aq, tashmë stop euforisë dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës. Luajmë përballë Apolonisë dhe duhet të vijojmë në rrugën e suksesit.

Në Ballsh kam parë një ekip që ka ditur se çfarë kërkonte, futbollistët ishin të karikuar plotësisht për të dhënë më të mirën e tyre në fushën e lojës. Pavarësisht se kam ndonjë vërejtje për pjesën e parë, mendoj se në 45 minutat e dyta në fushë ka luajtur vetëm Flamurtari. E rëndësishme ishte që kemi kërkuar fitoren, nuk jemi demoralizuar asnjëherë, pavarësisht golit të Bylisit dhe kjo më gëzon.

Flamurtari pak nga pak po arrin atë që kërkojmë të gjithë dhe këtë e kemi shprehur edhe kur nisi sezoni se duhet të presim javë pas jave për konsolidimin e skuadrës. Flitet për transfertën e radhës, por unë as e mendoj, në prag është ndeshja me Apoloninë. Ndeshjet janë me radhë, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm, sepse duhet të vijojmë fitoret.

Këtë radhë do të luajmë në fushën tonë dhe, duke parë praninë e tifozëve në Ballsh, jam i bindur se numri i tyre në takimin e radhës do të jetë mjaft i lartë. Kjo fitore na jep shumë gëzim, moral dhe dëshirë për të vijuar në këtë rrugë,” – përfundon trajneri i Flamurtarit, Edmond Lutaj.



Vlonjatë, shpërblim për fitoren në Ballsh

Fitorja me Bylisin sjell edhe premio për futbollistët vlonjatë. Gjithçka ka qarkulluar dhe ndoshta është konfirmuar nën zë gjatë stërvitjes së ekipit. Nuk dihet shuma që mund të përfitojë çdo futbollist i Flamurtarit për fitoren në Ballsh, por duket se ndoshta premioja për këta të fundit mund të jepet në prag të takimit me Apoloninë.

Gjithsesi, edhe pse për fitoret jashtë fushe vlonjatët e kanë në kontratë vlerën e lekëvë që përfitojnë, duket se për fitoren në Ballsh mund të ketë edhe ndonjë ndryshim për futbollistët me premio të konsiderueshme për futbollistët e Flamurtarit
 
Pe: Fk Flamurtari Vlore

FLAMURTARI – APOLONIA 1-1

Pas fitores në Ballsh, Flamurtari i trajnerit Edmond Lutaj e kishte të shtruar rrugën drejt titullit. Por ka ndodhur ajo që nuk pritej, pasi kanë qenë fierakët ata që me meritë kanë marrë një pikë në Vlorë.Takimi Flamurtari-Apolonia ka përfunduar 1-1, ku të parët shënuan fierakët me Ndonin në minutën e 31-të dhe ka barazuar Veliu për vlonjatët në minutën e 63-të.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top