Sensoy: Bylisi s’mund të kënaqet me kaq
Qysh prej fazës së tretë të sezonit të shkuar të superligës, ndeshjet në fushë kundërshtare nuk janë më tabu për Bylisin. Ky fakt është konfirmuar edhe ndaj Laçit ditën e premte, kur djemtë e Sensoy kanë marrë një pikë ndaj ekipit vendës, Laçit. Ballshiotët kaluan dy herë në avantazh në fillim me kapitenin Dimo dhe në pjesën e dytë me mesfushorin Armand Gega. Për trajnerin Sensoy, skuadra dha shenja të mira në fushë, por sipas tij, Bylisi nuk mund të kënaqet me kaq, duhet të kërkojë për më shumë…
Sensoy, Bylisi ka fituar brenda dhe ka marrë barazim jashtë. Si mendoni, po ecën mirë ekipi?
Jemi në rrugë të mbarë dhe drejt plotësimit të objektivave të këtij sezoni. Skuadra nga ndeshje në ndeshje po jep shenja pozitive dhe po tregon se ka filluar të kuptojë vizionin tim taktik. Në ndeshjen e parë fitorja jonë ishte e thellë, por unë e thashë edhe më parë se skuadra nuk i realizoi plotësisht udhëzimet e mia. Ndërsa ndaj Laçit ekipi u tregua më i shpejtë dhe mbrojtja u shfaq më solide. Gjithsesi, mendoj se ky repart ka ende nevojë për punë.
Si e patë konkretisht Bylisin në ndeshjen ndaj Laçit?
Loja jonë ishte përgjithësisht e mirë, sidomos në pjesën e parë, kur ne ishim më aktivë në veprimet sulmuese. Ne arritëm të shënojmë dy gola në një fushë shumë të vështirë, dhe padyshim që ky rezultat është shumë i rëndësishëm për objektivat e këtij sezon. Mund të kishim fituar, pasi kaluam dy herë në avantazh, por gjithsesi, mbetem i kënaqur me barazimin dhe akoma më tepër me lojën e Bylisit.
Do të përmbushet objektivi i këtij sezoni?
Ne jemi duke punuar me intensitet dhe me seriozitetin më të lartë, pasi objektivat që kemi janë shumë ambiciozë dhe impenjativë. Qëllimi im është që skuadra të futet në shinat e mendimit taktik dhe të arrijë një formë të qëndrueshme. Ekipi është duke u përmirsuar dita-ditës, ndaj duhet të vazhdojmë në të njëjtën rrugë. Mbështetja nga presidenca është maksimale dhe besoj në arritjen e objektivit.
Në javën e ardhshme do të keni përballë Kamzën në shtëpi…?
Kamza është një ekip jo i lehtë, ndaj këtë ndeshje ne duhet ta interpretojmë me qetësi. Në dy javët e para Kamza u ka hapur telashe dy prej ekipeve më të forta të superligës, si Flamurtarit, ashtu edhe Vallznisë, madje këtë të fundit e mundi. Ne do të kemi mbështetjen e publikut tonë dhe do të bëjmë gjithçka për të arritur te fitorja.