FK Bylis Ballsh

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Sensoy: Bylisi s’mund të kënaqet me kaq

Qysh prej fazës së tretë të sezonit të shkuar të superligës, ndeshjet në fushë kundërshtare nuk janë më tabu për Bylisin. Ky fakt është konfirmuar edhe ndaj Laçit ditën e premte, kur djemtë e Sensoy kanë marrë një pikë ndaj ekipit vendës, Laçit. Ballshiotët kaluan dy herë në avantazh në fillim me kapitenin Dimo dhe në pjesën e dytë me mesfushorin Armand Gega. Për trajnerin Sensoy, skuadra dha shenja të mira në fushë, por sipas tij, Bylisi nuk mund të kënaqet me kaq, duhet të kërkojë për më shumë…

Sensoy, Bylisi ka fituar brenda dhe ka marrë barazim jashtë. Si mendoni, po ecën mirë ekipi?

Jemi në rrugë të mbarë dhe drejt plotësimit të objektivave të këtij sezoni. Skuadra nga ndeshje në ndeshje po jep shenja pozitive dhe po tregon se ka filluar të kuptojë vizionin tim taktik. Në ndeshjen e parë fitorja jonë ishte e thellë, por unë e thashë edhe më parë se skuadra nuk i realizoi plotësisht udhëzimet e mia. Ndërsa ndaj Laçit ekipi u tregua më i shpejtë dhe mbrojtja u shfaq më solide. Gjithsesi, mendoj se ky repart ka ende nevojë për punë.

Si e patë konkretisht Bylisin në ndeshjen ndaj Laçit?

Loja jonë ishte përgjithësisht e mirë, sidomos në pjesën e parë, kur ne ishim më aktivë në veprimet sulmuese. Ne arritëm të shënojmë dy gola në një fushë shumë të vështirë, dhe padyshim që ky rezultat është shumë i rëndësishëm për objektivat e këtij sezon. Mund të kishim fituar, pasi kaluam dy herë në avantazh, por gjithsesi, mbetem i kënaqur me barazimin dhe akoma më tepër me lojën e Bylisit.

Do të përmbushet objektivi i këtij sezoni?

Ne jemi duke punuar me intensitet dhe me seriozitetin më të lartë, pasi objektivat që kemi janë shumë ambiciozë dhe impenjativë. Qëllimi im është që skuadra të futet në shinat e mendimit taktik dhe të arrijë një formë të qëndrueshme. Ekipi është duke u përmirsuar dita-ditës, ndaj duhet të vazhdojmë në të njëjtën rrugë. Mbështetja nga presidenca është maksimale dhe besoj në arritjen e objektivit.

Në javën e ardhshme do të keni përballë Kamzën në shtëpi…?

Kamza është një ekip jo i lehtë, ndaj këtë ndeshje ne duhet ta interpretojmë me qetësi. Në dy javët e para Kamza u ka hapur telashe dy prej ekipeve më të forta të superligës, si Flamurtarit, ashtu edhe Vallznisë, madje këtë të fundit e mundi. Ne do të kemi mbështetjen e publikut tonë dhe do të bëjmë gjithçka për të arritur te fitorja.
 
Pe: FK Bylis Ballsh

Kastrioti mund Bylisin në shtëpi dhe kap kreun.Tomorin e mposht edhe Laçi



Java e pestë e kategorisë superiore është e ndarë në tre ditë,ku sot luhen dy ndeshjete para, Bylis-Kastrioti dhe Tomori-Laçi, ky i fundit luhet në Lushnje,pasi stadiumi i Beratit është në rikonstruksion.

Bylisi i bëri një nisje të mirë kampionatit në tre javët e para, por pas humbjes së fundit me Teutën, Kastrioti i ka bërë “gjëmën” ballshiotëve brenda në stadiumin e tyre “Adush Muça”. Kastritoi fitoi 1-0, falë një goli të Sebino Plakut të shënuar në minutën e 9-të të pjesës së parë. Krutanët janë e kundërta e ballshiotëve, pasi patën start të keq, por tashmë kanë kapur ritmin e fitoreve, duke përligjur investimet që janë bërë në merkaton e verës. Bylisi ishte përgatitur të ruante mitin e fushës së tij edhe ndaj Kastriotit, në mënyrë që të pakëtn për 24 orë të ishte i vetëm në krye. Por pas kësaj humbje Bylisi mbetet në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Kastrioti i parakalon duke shkuar në 9 pikë, po aq sa Tirana dhe Teuta që kreysojnë superligën.

Pas humbjes shkatërruese 6-2 që Shkumbini i shkaktoi Tomorit, beratasit vijojnë të mos e marrin veten, pasi edhe në javën e 5-të janë munduar 1-0 nga Laçi. Pas dorëheqjes së trajnerit Përparim Daiu, drejtimin e Tomorit e mori vlonjati Eqerem Memushi, i cili ka debutur me humbje. Takimi është zhvilluar në “Roza Haxhiu” dhe pa praninë e tifozëve. Fati i takimit u vendos nga pika e bardhë e penalltisë, ku për laçjanët shënoi Tajkoviç në minutën e 35-të. Ndeshja ishte e ashpër dhe e kontestuar nga të dy palët, sidomos nga beratasit në rastin e 11 metërshit. Me këtë fitore në transfertë laçjanët e trajnerit Nevil Dede ngjiten në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Tomori mbetet me 4 pikë në pesë javë të luajtura



E premte



BYLIS – KASTRIOTI 0-1

Shënues: Plaku 9′

TOMORI – LAاI 0-1

Shënues: Trajkoviç 35′ (11-M)



Të shtunën

Flamurtari – Pogradeci (14:00)

Vllaznia – Tirana (16:00)

Skënderbeu – Kamza (18:00)



Të dielën



Dinamo – Shkumbini (13:00)

Apolonia – Teuta (14:00)
 
Pe: FK Bylis Ballsh

Neser Luhet

Tirana – Bylis ora 14:00
 
Pe: FK Bylis Ballsh

Tirana – Bylis 3-2

Shënues: Bala 31′, 53′, 90 / Dimo 27′, 71′ (11-m)
 
Pe: FK Bylis Ballsh

Bylisi tenton surprizën, por Bala e sfumon dhe Tirana merr kreun


Bardheblutë rikthehen te fitorja në kampionat ,duke mundur ballshiotët që ndëshkohen sërish në fund. Bala heroi i takimit me tri gola

TIRANA – BYLIS 3-2

Komenti

Tirana rikthehet te fitorja në kampionat pas një brazimi një javë më parë në Shkodër. Dje, kryeqytetasit fituan me rezultatin 3-2 ndaj Bylisit, edhe pse duhet theksuar se e kanë pasur të vështirë. Bardheblutë kanë bërë presion në minutat e fundit, derisa kanë gjetur golin me Balën, i cili ka realizuar tripletë.

Bylisi edhe dje nuk ka qenë me fat në minutën e fundit, ashtu siç u ka ndodhur edhe në Durrës pak javë më pare, kur u iku pika nga duart, ndërsa trajneri Shensoi, nuk ka mbetur fort i kënaqur nga lojtarët e tij, të cilët nuk duhet të mendonin se kishin marrë pikë para kohe. Tirana fiton dhe vazhdon të mos njohë humbje në pesë javët e fundit.

Pjesa e parë

Tirana luan me një skemë 4-1-4-1, fillimisht kur Dabulla aktivizohet në të djathtë në vend të Sinës, ndërsa Ferraj e nis nga stoli. Kurse në sulm Balaj luan “pykë” i mbështetur nga Duro, Lika e Morina. Kurse ballshiotët luajnë në formë rombi në pjesën e parë dhe duket se Shensoi ja ka dalë. Dimo pasi përfiton nga hezitimi i mbrojtësve bardheblu me kokë kalon Bylisin në avantazh.

Mirëpo pas pesë minutave, bardheblutë, me një gol të bukur të Balës, barazojnë shifrat. Ndeshja hapet dhe bëhet akoma më e bukur. Të dy ekipet sulmojnë portat e njëra-tjetrës, ndërsa bardheblutë i afrohen më shumë portë së Frashërit. Mirëpo Tirana në pjesën e parë, krijon raste pa fund, por nuk i konkretizon ato siç duhet.

Pjesa e dytë

Rubio e nis me një zëvendësim taktik, largon Dabullën dhe aktivizon Heplesin, sepse nuk e kënaq barazimi. Në një kombinim perfekt mes Duros që kroson te Bala, ky ka dyfishuar shifrat. Ofensiva e Tiranës rritet, por ballshiotët duan të ndëshkojnë kryeqytetasit. Në një aksion pa pretendime, Dimo i shpëton mbulimit të mbrojtësve të Tiranës hyn në zonë, aty Taku përpiqet që t’i largojë topin dhe Dimo rrëzohet, ndërsa اekaj akordon penallti, të cilën e kthen në gol vetë Dimo, duke barazur shifrat përkohësisht.

Shensoi kërkon që të marrë pikë dhe freskon skuadrën. Lënë fushën Soza, Gega dhe Uashington dhe aktivizohen Abazaj, Popoviç dhe Korreshi. Kurse Rubio nxjerr G. Likën dhe në vend të tij aktivizon Tushen. Tirana hidhet e gjitha në sulm, ndërsa Bylisi mbrohet me kujdes dhe kërkon me daljet e Abazajt dhe Xhafës që të ndëshkojë Tiranën. Mirëpo ballshiotët kujtojnë se e fituan ndeshjen, ndërsa në minutat shtesë harrojnë Balën në zonë, i cili me goditjen e tij në rrëmujë, ka shënuar golin e tretë të ndeshjes dhe personal, duke i dhënë fitoren Tiranës.



Rubio: Treguam dinjitet përballë një Bylisi të fortë

“Një fitore e mundimshme, por me shumë vlera. Sa herë që fitohet, është shumë e rëndësishme ashtu edhe kur humbet. Ekipi im ka shumë dinjitet, këtë vazhdoj ta them me bindje. Krijuam shumë raste dhe shpërdoruam njëkohësisht, por më e rëndësishme është që ne luajmë shumë mirë. Ka ndodhur që në kthejmë rezultatin ashtu siç ka ndodhur në Krujë, Shkodër dhe ndaj Bylisit dhe kjo është një meritë e madhe e lojtarëve. Unë s’kam fare meritë.

Lojtarët e mi e kanë kuptuar shumë mirë mesazhin, kanë një stemë që e mbrojnë me shumë krenari dhe për këtë jam dinjitoz. Bala tre gola? Ka bërë vetëm detyrën, ai pa dyshim që duhet vlerësuar për golat që ka bërë dhe është një sulmues shumë i mirë. E dua shumë, shkoj shumë mirë me të, por nuk e kam zakon të flas në mënyrë individuelë dhe të ndaj meritat. Unë flas për gjithë skuadrën.

Për sa i përket Morinës, them se ka luajtur mirë, është përpjekur që të rrezikojë gjatë gjithë lojës kundërshtarin, nuk mendoj ta ul në stol, ai punoi shumë për ekipin dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua. Lojtarët i kanë të ndara detyrat, ato që bëjnë në fushë janë të ndryshme. Ndërrimi i Dabullës ishte për të forcuar sulmin. Doja ta hapja skuadrën kundërshtarë në fushë, sepse duke bërë një gjë të tillë, do të ishte më e lehtë për ne që të gjenim rrugën e rrjetës.

Por edhe ne trajnerët gabojmë ndonjëherë, sepse gjërat nuk bëhen me kompjuter. Kurse Bylisit i bëj komplimente, sepse e bën shumë mirë detyrën e tij. Unë e pashë edhe me Teutën. Jashtë fushe ai të krijon probleme dhe mbrohet shumë mirë. Më vjen mirë që sot takova për herë të parë edhe kryebashkiakun, z. Basha.”



Shensoj: Tirana, më e mira. Për momentin s’dorëhiqem

“Asgjë nuk është rastësi, ka shumë ndeshje që në botën e futbollit humben në sekondat e fundit dhe nuk është vetëm aksident. Lojtarët e mi vetëm me trup kanë qenë në fushë, sepse mendërisht kanë qenë në dushe duke gëzuar, një mentalitet i gabuar i tyre. E vlerësoj Tiranën, por më shumë kolegun tim spanjoll, i cili gjatë gjithë javës e ka quajtur një ndeshje të rëndësishme. Vetëm ai e ka ditur më shumë se kushdo rëndësinë e skuadrës sime. I uroj suksese.

Nuk ishte një ndeshje shumë e bukur, por taktikisht e rëndë, pavarësisht se pati pesë gola. Tirana, me aq sa e kam parë, është skuadra më e mirë dhe e denjë për titullin. I ka të gjitha, mbështetjen nga drejtuesit, kualitetet, por ka guxim dhe përballet me dinjitet edhe në transferta, siç ndodhi në Shkoder. Lojtarët e mi luajtën si në dasmë, edhe pse përballë patën një Tiranë me kualitete, si Duro, Lika, Pisha, Bala etj.

Edhe gjyqtarët na kanë ndëshkuar, megjithëse nuk e kam zakon të merrem me ta. Tashmë ata janë bërë përcaktues ndaj nesh, ashtu siç ndodhi me Kastriotin. Kurse gjyqtarin e ndeshjes me Tiranën s’e njoh fare, por i uroj suksese. Sepse nuk bëri s’i disa kolegët e tij, që japin 2 % apo 5%. Futbolli s’është marketing, ndaj gjyqtari duhet të shkojë në ndeshje dhe të gjykojë drejt, kaq ka për detyrë.

Nuk e mendoj dorëheqjen momentalisht, kam marrëdhënie shumë të mira me presidentin dhe kam ardhur këtu sepse më pëlqen futbolli shqiptar, madje gjatë kësaj periudhe kam pasur edhe oferta të tjera. Unë dua të bëj diçka të mirë te Bylisi. Shqipëria është shteti i pestë që punoj. Nëse shoh që gjërat nuk shkojnë, largohem vetë.”
 
Pe: FK Bylis Ballsh

Shensoj bën raportin, sot paraqet dorëheqjen


Një profesionist i vërtetë, që në Shqipëri rrallë e bëjnë trajnerët tanë. Pas 4 humbjeve rresht në kampionat, trajneri Naxhi Shensoj ka menduar largimin. Natyrshëm kjo kur ke parasysh se Bylisi pretendon të dalë në Kupat e Europës.

Nëse tri javët e para çdo gjë ishte në rregull, madje Bylisi kryesonte në renditje, katër javët e tjera kanë qenë vetëm humbje për ballshiotët, duke filluar që nga ndeshja me Teutën në Durrës, pastaj me humbja në shtëpi me Kastriotin (më e pafalshmja sipas turkut), humbja e dhimbshme në kryeqytet me Tiranën, e ardhur në sekondat e fundit të ndeshjes dhe në fund humbja me Flamurtarin.

Janë shumë faktorë që kanë çuar në këtë situatë negative, por Shensoj merr përgjegjësitë e veta. Por para se të kërkojë dorëheqjen, ai tregohet profesionist, duke bërë një analizë të detajuar, duke thënë që çfarë është mirë, çfarë është keq, çfarë duhet rregulluar dhe lojtarët apo repartet që kanë gabuar në ndeshjet e fundit.

Me këtë raport-analizë, ai sot do t’i drejtohet presidentit Besnik Kapllanaj, duke kërkuar edhe largimin nga Bylisi, për t’ia lënë vendin dikujt tjetër. Nuk dihet nëse do ta pranojë Kapllanaj dhe nëse kjo dorëheqje është e parevokueshme. Mbetet për t’u parë sot se çfarë do të bëhet me trajnerin turk.
 
Pe: FK Bylis Ballsh

VLLAZNIA -BYLIS 3-3

Trajneri Rudi Vata nuk e ka nisur si duhet detyrën e trajnerit të Vllaznisë, ku takmi i luajtur në “Loro Boriçi” me Bylisin ka përfunduar në barazim 3-3. Gjithsesi Vata duhet të jetë i lumtur edhe me një pikë, pasi nga 2-1 për Vllazninë, janë ballshiotët që përmbysin në 3-2, por goli i Vajushit shmang katastrofën. Ky takim ka prodhur shumë ngjarje, pasi vërshëllima përfundimtare ka ardhur në minutën e 113-të. Pjesa e dytë ka zgjatur 68 minuta, pasi fillimisht u dëmtua portieri Vujadinoviç dhe loja u ndërpre për disa minuta. Në minutën e 86-të Dimo pas një përplasje me Petroviç dëmtohet rëndë dhe u desh hyrja e ambulancës në fushën e stadiumit. Ndërprerja qe e gjatë, për vetë kohën që ambulanca qëndroi në fushë. Takimi rifillon në minutën 100-të. Por në këtë takim ka pasur edhe një precedent të pazakontë, pasi një tifoz në pjesën e dytë hyn në fushë dhe godet lojtarin e Bylisit, Gegën.
 
Pe: FK Bylis Ballsh

Uashington: Në Ballsh e duan shumë futbollin


Sulmuesi brazilian rrëfehet, duke treguar karrierën e tij, lëvizjet e shumta dhe për ekipin aktual, Bylisin

Në Brazil e thërrasin “gjahtari”, ndërsa në Ballsh është fantazisit kryesor i sulmit. Bëhet fjalë vetëm për Luis Batista Uashingtonin, sulmuesi nga Maringل, që pasi ka shëtitur gjysmën e globit, prej më shumë se tetë muajsh ka ngritur “kampin” e tij pranë klubit të Bylisit.

Edhe pse dy brazilianë u larguan përpara disa ditësh, “gjahtari” ende do të vazhdojë të japë kontributin e tij të vyer pranë ballshiotëve. Uashingtoni gjatë periudhës që ka luajtur për Bylisin ka arritur të shënojë pesë gola, dy prej të cilëve këtë sezon. Ai thotë se ka luajtur në shumë vende të botës, nën dëborë apo mbi 400C, lojtari brazilian ka shumë për të treguar…

Uashington, jeni një pikë referimi në ekipin e Bylisit. Por karriera juaj është mjaft e larmishme…?

Historia ime në futboll nuk është shumë e ndryshme nga ajo e shumë lojtarëve të tjerë brazilianë. Unë jam rritur në qytetin Maringل dhe futbolli atje, si në të gjithë Brazilin, është ajo çfarë na mbante të gjallë. Në fillimet e mia kam luajtur me ekipet e moshave të disa klubeve braziliane, si Corinthians, Victoria dhe Coritiba, të cilat janë klube mjaft të respektuara në Brazil.

Por futbollit si profesionist pa dyshim që iu futa kur u aktivizova me ekipin Paranل Clube, ekip i cili gjendet në Serinë B braziliane. Këtu mësova se çfarë është futbolli profesionist dhe që atëherë kam udhëtuar në gjysmën e globit për të kërkuar suksesin personal.

Kur thoni se keni udhëtuar në gjysmën e globit, çfarë nënkuptoni konkretisht?

Kam luajtur për klube në Itali, Japoni, Iran, Kroaci, Vietnam, Guatemalë dhe së fundi në Shqipëri. Kam mësuar shumë mbi futbollin dhe mbi kulturat e shumë shteteve.

Si ia keni arritur që të luani në kaq shumë kampionate? A keni pasur dikë që ju ka ndihmuar?

Gjithë arritjet që kam bërë në karrierën time ia detyroj vetëm punës sime dhe askujt tjetër. Nëse e keni fjalën për një menaxher, jo. Natyrisht që nëse do të kisha pranë një menaxher të aftë më parë në karrierën time, do të kisha pasur eksperienca më të pëlqyeshme.

Cila është pjesa më e vështirë?

Familja. Të qenit larg nga ta është shumë e vështirë, të mos shohësh fëmijët e tu të rriten… Kam kaluar shumë eksperienca të mira dhe emocionuese, por në fund të fundit nuk ka vend si shtëpia. Një tjetër aspekt i vështirë është se shpesh në klubet ku kam shkuar kanë pritur menjëherë rezultatet. Mendoj se çdo futbollisti i duhet kohë për t’u përshtatur me dinamikat e një klubi të ri. Jam krenar për arritjet e mia.

Po te Bylisi e ndieni këtë?

Sigurisht që e ndiej, por këtu kam gjetur një ambient më të ngrohtë dhe të afërt. Një ambient me njerëz që kujdesen për njëri-tjetrin dhe me tifozë që janë shumë të pasionuar pas ekipit të tyre. Tifozët më trajtojnë me respekt dhe kjo gjë më bën të ndihem i përmbushur nga ana profesionale. Aq më tepër këtë sezon që luajmë me një trajner profesionist, i cili ka shumë për të na mësuar.

Keni thënë se keni qenë shokë të afërt me lojtarët e kombëtares braziliane, Diego Tardelli dhe Thiago Neves…?

Tardelli dhe Neves kanë qenë dy nga miqtë e mi më të afërt kur kemi qenë të rinj dhe ende vazhdojnë të jenë miqtë e mi. Ne vazhdojmë të jemi në kontakt, edhe pse komunikimi tashmë është disi më i vështirë, pasi Tiago luan në Brazil, ndërsa Diego në Rusi. Ata janë lojtarë të jashtëzakonshëm, që kanë pasur një karrierë mjaft të mirë.

Kolegët tuaj brazilianë te Bylisi, Genivaldo Souza dhe Denis Da Silva, u larguan nga klubi në mënyrë surprizë dhe madje të fshehtë. Ku qëndroni ju në këtë çështje?

Më erdhi keq kur mësova për largimin e Souzas dhe Da Silvas, ata tashmë ishim ndër miqtë e mi më të mirë, pasi ishin ndër të paktët brazilianë në ekip dhe qëndronim shpesh bashkë. Më erdhi keq që largimi ishte aq i papritur dhe nuk kam dëshirë t’i komentoj arsyet e këtij largimi. Shpresoj që kjo çështje të zgjidhet pa dëmtuar asnjë palë. Megjithatë, unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me çdo lojtar këtu dhe ndihem mjaft mirë.

Keni një ndeshje të rëndësishme në fundjavë, ku do të kërkoni që të bëni kthesë. Si vjen Bylisi në këtë sfidë?

Do të luajmë më të motivuar se kurrë dhe do të kërkojmë me çdo kusht fitoren. Fitorja në këtë ndeshje pa dyshim që është më tepër sesa një opsion, por është një detyrim absolut. Javët e fundit kanë qenë plot me surpriza, por tashmë ka ardhur koha kur nuk mund të bëjmë më gabime.
Bylisi fiton miqësoren me Ferronikelin
Ditën e djeshme, Bylisi ka zhvilluar një miqësore kundër ekipit të Ligës së Parë kosovare, FK Ferronikel. Ballshiotët kanë fituar 2-1, me gola të Xhafës dhe një të kapitenit Dimo, i cili bëri një paraqitje spektakolare. Goli për miqtë u shënua nga Qukaj.
 
Pe: FK Bylis Ballsh

Bylisi “injoron” Kupën, mendjen te Tomori


Ballshiotët janë kualifikuar për në turin tjetër, prandaj kërkojnë të marrin pikët maksimale në kampionat

Pesë ditë larg fundjavës dhe Bylisi tashmë duket se është tërësisht gati për të pritur Tomorin në “Adush Muça”. Në kampin e ballshiotëve atmosfera është pozitive dhe Bylisi mendon se mund të marrë një tripikësh ndaj beratasve. Fitorja do të ishte një dhuratë e bukur fundviti për tifozët, por edhe për lojtarët, që tashmë duket se kanë rifituar besimin në ndeshjet brenda.

Në kuadër të kësaj sfide të rëndësishme, zv.trajneri i Bylisit, Elidon Demiraj, del i garantuar se Bylisi do të dalë nga fusha me fitore, teksa thotë: “Nuk kam asnjë dyshim që në fundjavë ekipi ndaj Tomorit do të fitojë. Jo vetëm kaq, por besoj shumë te forca e këtij ekipi dhe jam i mendimit se, përveç fitores, do të reagojmë edhe me një lojë të bukur. Tashmë jemi në rrugë të mbarë, edhe pse kemi punë për të bërë do të arrijmë në pozicionin që duam shumë shpejt.

Kemi kaluar një gjysëm sezoni mjaft të ngarkuar dhe në gjysmën e dytë do të jemi më të çliruar. Tashmë i njohim kundërshtarët dhe trajneri i njeh më mirë, ndaj besoj se faza e dytë do të jetë një histori krejt tjetër. Deri më tani kemi kalur një sezon pozitiv, pasi kemi pasur rritje në lojë nga sezoni i shkuar dhe në fazën ofensive jemi të parët. Kjo vjen falë mentalitetit krejtësisht të ndryshuar të Bylisit, si dhe filozofisë sonë të lojës. Pa dyshim që meritat i takojnë trajnerit Shensoj, i cili ka ndryshuar shumë te Bylisi.

Ai ka arritur që të mbjellë te lojtarët fizolofinë e lojës sulmuese dhe të kujdesshme. Ekipi luan në fushë një lojë të hapur që e argëton publikun, sidomos atë vendës. Ngritje kemi pasur edhe në anën taktike, pasi shumë nga mesfushorët tanë kanë ardhur në një formë shumë të mirë. Koha deri në fundin e sezonit është e gjatë dhe do të kemi edhe 15 ndeshje për të rikuperuar.

Pozitive është edhe fakti që kemi bërë një ecuri të mirë në kupë, ku jo vetëm kemi shënuar shumë, por edhe kemi pësuar pak. Edhe në Kupë ne do të synojmë të shkojmë deri në fund, pasi e vlerësojmë këtë kompeticion. Por tani për tani vëmendja mbetet pa dyshim në kampionat.”
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top