Fjalorth politik

Absolutizem. Teoria apo praktika e qeverisjes absolute, ne menyre te vecante mbeshtete ne metimin per nje te drejte te pakufizuar sundimi.

Administrim. Detyra e bashkerendimit apo zbatimit te politikes; me ngusht qe merret me informimin dhe kontrollin monetar.

Administrim I ri publik. Misherimi I teknikave te drejtimit te sektorit privat ne qeveri dhe transferimi I funksioneve publike ne trupat privat.

Aktivizem juridik. Vullneti I gjyqtareve per te arbitruar ne mosmarreveshjet politike, ne dallim nga interpretimi I thjeshte I ligjit.

Altruizem. Shqetesim per mireqenien e te tjereve mbeshtete ne nje vetinteres te nivelit te larte, ose ne pranimin e nje humaniteti te perbashket.

Anarki. Pa sundim. Anarkia shpesh perdoret me ngjyresa per te nenkuptuar paqendrueshmeri ose kaos.

Anarkizem. Ideologji e perkushtuar ndaj zhdukjes se shtetit dhe hedhjes poshte te autoritetit politik, mbeshtete ne nje besim te pakufizuar ne lirine dhe barazine.

Ancient regime. Rend I vjeter, zakonisht lidhet me strukturat absolutiste qe I paraprijne Revolucionit Francez.

Anim. Simpati a paragjykime qe ndikojne gjykimin njerezor; animi nenkupton shtremberim.

Anomi. Dobesim I vlerave dhe rregullave normative, lidhe me ndjenjat e vecimit, vetmise dhe kotesise.

Antipolitike. Zhgenjim me proceset zyrtare tradicionale politike, pasqyruar ne mospjesemarrje, mbeshtetje per partite antisistem, ose perdorimin e veprimit te drejteperdrejte.

Antisemitizem. Paragjykim a urrejtje ndaj hebrenjeve; antisemitizmi mund te marre forme fetare, ekonomike ose racore.

Antropocentrizem. Besimi se nevojat njerezore jane me rendesi te eperme morale e filozofike; e kunderta e egocentrizmit.

Aristokraci natyrore. Ideja qe dhuntia dhe drejtimi jane te lindura ose cilesi te trashegueshme qe s’mund te perftohen perms perpjekjeve apo autodidaktizmit.

Asnjanesi. Mungesa e animit apo perkushtimit.

Atomizem. Besimi se shoqeria perbehet nga nje permbledhje individesh gjeresisht te vetemjaftueshem; ose nje prirje kah shperberja shoqerore dhe vecimi.

Autonomi. Vetesundim. Njeriu autonom eshte kembengules me arsye per shkak te pavaresise nga autoriteti I jashtem.

Autoritarizem. Besimi ose praktika e qeverisjes “nga siper”; ushtrimi I pushtetit pavaresisht pajtimit te te qeverisurve.

Autoritet. E drejta per te ndikuar sjelljen e te tjereve ne baze te nje detyrimi te pranuar per t’u binde; pushteti mund te jete tradicional, karizmatik ose ligjor- I arsyeshem.

Avangardizem. Besimi Leninist ne nevojen e nje partie per ta drejtuar proletariatin drejt perbushjes se fatit te tij revolucionar.
 
Titulli: Flajorth politik

Balance pushteti. Model nderveprimi mes shteteve qe priret te ule agrecionin dhe ekspansionizmin, duke I beret e papraktikueshme.

Ballkanizim. Fragmentarizim I nje njesie politike ne copeza njesishe antagoniste.

Barazi. Parimi I caktimit te njejte e jo I “njejtesise”; barazia mund te zbatohet mbi te drejtat, rastet apo perfundimet.

Barazi politike. Shperndarja e barabarte e pushtetit dhe ndikimit politik, zakonisht nenkuptuese e “nje person- nje vote, nje vote- nje vlere”.

Bashkejetese. Marreveshje ne nje system gjysme-presidencial, net e cilin presidenti vepron me nje qeveri dhe asamble te kontrolluar nga partite kundershtare.

Bashkepunim. Pune e perbashket; arritje e qellimeve perms veprimeve te perbashketa.

Bashkesi. Parim apo ndjenje e mbeshtetur mbi identitetin e perbashket te nje grupi shoqeror; lidhje shoqerore, besnikerie dhe detyre.

Biheviorizem. Besimi se teorite shoqerore duhen ndertuar vetem ne baze te sjelljes se vezhgueshme, duke mundesuar te dhena te matshme per kerkimin.

Bipolaritet. Prirja e sistemit te sillet rreth dy poleve; bipolariteti nenkupron ekuiliber dhe qendrueshmeri.

Bllokim qeveritar. Paralize qe pason rivalitetin institucional brenda qeverise apo perpjekjen per t’iu pergjigje kerkesave konfliktuale publike.

Bonapartizem. Stil qeverisjeje qe perzien drejtimin personal me nacionalizmin konservativ; per marksistet ai pasqyron autonomine relative te shtetit.

Borgjezi. Term marksist qe shenon klasen sunduese te nje shoqerie kapitaliste, pronaret e pasurise prodhuese.

Burokraci. Sundimi I zyrtareve. Makineria administrative shtetit, ose me gjeresisht, menyre racionale me rregulla e organizimit.
 
Titulli: Flajorth politik

Censure. Kontrolli apo shtypja e botimeve, shprehjes se mendimit apo veprimeve tjera publike; censura mund te jete zyrtare dhe jozyrtare.

Centralizem demokratik. Parimi Leninist I organizimit partiak mbeshtete ne nje balance gjasshme mes lirise se diskutimit dhe unitetit te rrepte te veprimit.

Centralizim. Perqendrimi I pushtetit politik ose qeveritar ne nivel kombetar.

Ceshtje. Lende e kuptuar si pjese e axhendes politike, mbi te cilen ka debat a mospajtim publik.

Coup d’etat. Marrje me dhune perms veprimit te paligjshem dhe jo kushtetues kryer nga nje grup I vogel, (grusht shtet).
 
Titulli: Flajorth politik

Decentralizim. Zgjerimi I autonomies vendore perms transferimit te pushteteve dhe pergjegjesive nga trupat kombetare.

Deindustrializim. Rrudhje e bazes prodhuese te ekonomise, pasqyruar ne renien e industrive te “renda”.

Demagog. Drejtues politik, kontrolli I te cilit mbi masat mbeshtetet ne aftesine e nxitjes se entuziazmit histerik.

Demokraci. Sundim nga populli. Demokracia nenkupton edhe pjesemarrjen popullore edhe qeverisjen ne interesin public si dhe mund te marre nje larmi te gjere formash.

Demokraci athinase. Forme e demokracise se drejteperdrejte, mbeshtetur ne qeverine me takime massive dhe postet publike me short ose me rotacion.

Demokraci bashkepunuese. Forme demokracie qe vepron perms ndarjes se pushtetit dhe bashkepunimit te ngushte mes nje numri partishe apo formacionesh politike.

Demokraci diskutuese. Forme demokracie, qe thekson nevojen e diskutimit dhe debatit per te ndihmuar perkufizimin e interesave te publikut.

Demokraci e drejtperdrejte. Veteqeverisje popullore, karakterizuar nga pjesemarrja e drpdr.dhe e vazhdueshme e qytetareve ne detyrat e qeverise.

Demokraci liberale. Forme demokracie qe misheron edhe qeverisjen e kufizuar edhe nje system zgjedhjesh te rregullta e konkurrente; liberal-demokracia eshte lloj regjimi.
Demokracia partiake. Parimi I shperndarjes se gjere te barabarte te pushtetit brenda nje partie ose perqendrimi I tij ne duart e anetareve te saj te zgjedhur.

Demokraci perfaqesuese. Forme e kufizuar dhe e terthorte demokracie mbeshtete ne perzgjedhjen (zakonisht me zgjedhje) te atyre qe do te sundojne ne emer te popullit.

Demokraci plebishitare. Forme demokracie qe vepron perms nje lidhjeje te pandermjetesuar mes sundimtareve dhe te qeverisurve dhe zhvillohet perms plebishiteve (referendumeve).

Demokraci pluraliste. Forme demokracie qe vepron perms aftesise se grupeve te organizuara per te shqiptuar kerkesat popullore dhe siguron pergjegjshmerine qeveritare.

Demokraci radikale. Forme demokracie qe favorizon decentralizimin dhe pjesemarrjen, shperndarjen me te gjere te mundshme te pushtetit politik.

Demokraci shoqerore. Dege e moderuar apo reformiste e socializmit qe me shume favorizon balancen mes tregut dhe shtetit sesa zhdukjen e kapiptalizmit.

Demokraci totalitare. Diktature absolute qe maskohet si demokraci, ne menyre tipike mbeshtete mbi metimin e drejtuesit per monopolin e mencurise politike.

Demokraci vendore parim qe misheron edhe idene e autonomise vendore, edhe qellimin e reagimit popullor.

Demokratizim. Perparimi I reformes liberal-demokratike, qe nenkupton ne vecanti lejimin e lirive themelore dhe zgjerimin e pjesemarrjes popullore e te zgjedhjes elektorale.

Departamentalizem. Prirja e agjensive qeveritare per te ndjeke interesat e veta dhe per ti bere balle kontrollit politik apo disiplinave me te gjera administrative.

Détente (clirim). Shtendosja e tensioneve mes shteteve antagoniste.

Determinizem. Besimi qe veprimi dhe zgjedhjet njerezore kushtezohen teresisht mha faktore te jashtem; determinizmi nenkupton qe vullneti I lire eshte mit.

Detyrim politik. Detyra e qytetarit kundrejt shtetit; themel I sw drejtes se shtetit per sundim.

Devolushen. Transferimi I pushtetit nga qeveria qendrore ne trupat rajonale vartes, pa shkaktuar ndarjen e sovranitetit.

Dialektike. Process nderveprimi mes dy forcave konkurruese, qe shkakton nje shkalle me te larte zhvillimi.

Diktatura e proletariatit. Shprehje marksiste qe shenon fazen tranzitore mes shembjes se kapitalizmit dhe vendosjes se komunizmit te plote.

Diktature. Sundim nga nje individ I vetem; ushtrimi arbitrar dhe I pakontrolluar I pushtetit.

Diktature zgjedhese. Pabarazi kushtetuese net e cilen pushteti ekzekutiv kontrollohet vetem nga nevoja per te fituar zgjedhjet e ardhshme.

Dobi. Vlere perdorimi; kenaqje qe rrjedh nga konsumimi material.

Drejtesi. Caktimi moralisht I justifikuar I shperblimeve apo denimeve, ku secilit I jepet ajo qe meriton.

Drejtesi shoqerore. Shperndarja moralisht e justifikueshme e shperblimeve materiale; drejtesia shoqerore shpesh shihet se nenkupton anim nga barazia.

Drejtim. Ndikim ushtruar mbi nje grup a trup me te gjere, ose cilesi vetjake qe shkaktojne bindje te vullnetshme tek te tjeret.

Dydhomesi. Fragmentimi I pushtetit legjislativ perms qenies se dy dhomave (te barabarta) ne asamble; mjet I qeverisjes se kufizuar.
 
Titulli: Flajorth politik

E djathta e Re. Prirje ideologjike brenda konservatizmit, qe perqafon nje perzierje individualizmi tregu me autoritarizem shoqeror.

E djathte. Prirje e gjere ligjore karakterizuar nga simpatia per parime si pushteti, rendi, hierarkia dhe e drejta.

E drejte hyjnore. Doktrina qe sundimtaret tokesore zgjidhen nga Zoti dhe keshtu kane pushtet te padiskutueshem; mbrojtje per absolutizmin monarkik.

E Majta e Re. Levizje ideologjike qe kerkoi te revitalizonte mendimin socialist, duke zhvilluar nje kritike te skajshme te shoqerise se perparuar industriale, duke theksuar nevojen per decentralizim, pjesemarrje dhe clirim vetjak.

E majte. Krah I gjere ideologjik karakterizuar nga simpatia per parime si liria, barazia, vellazeria dhe perparimi.

Egalitarianizem. Teori apo praktike mbeshtete ne deshiren per te nxite barazine; ose besimi qe barazia eshte vlera kryesore politike.

Ekocentrizem. Prirje teorike qe I jep perparesi me fort mbajtjes se balances ekologjike sesa permbushjes se interesave njerezore.

Ekologji. Studimi I marredhenieve mes organizmave te gjalla dhe mjedisit te tyre; ekologjia ndricon nderlidhshmerine e natyres.

Ekologjizem. Ideologji mbeshtete ne besimin se ka lidhje thelbesore mes njerezimit dhe botes natyrore dhe qe shendeti I ekosistemit ka perparesi ndaj interesave njerezore.

Ekonomi tiger. Ekonomi me zhvillim te shpejte prire kah eksportet modeluar sipas Japonise; psh. Koreja e Jugut, Tajvani dhe Singapori.

Ekspansionizem. Politike sulmi ushtarak e pervijuar per te marre perfitime territoriale, nje dukuri e lidhur ngusht me imperializmin.

Ekzekutiv. Dega e qeverisjes pergjegjese per zbatimin ose kryerjen e ligjit dhe politikave.

Elite. Pakice ne duart e se ciles eshte perqendruar pushteti, pasuria apo prestigji.

Elitizem. Besimi ose praktika e sundimit nga elita. Teoria qe pushteti politik eshte perqendruar ne duart e pakices.

Empiricizem. Besimi se pervoja eshte baza e vetme per dijen dhe prandaj te gjitha hipotezat e teorite duhen testuar me vezhgim e eksperiment.

Empirike. Mbeshtete ne vezhgim dhe eksperiment; dija rrjedh nga te dhenat e ndjesive dhe pervojes.

Environmentalizem. Mbrojtje apo ruajtje e natyres per te miren e njerezimit.

Etnicitet. Ndjenje besnikerie kundrejt nje popullsie, grupi kulturor apo zone territoriale te dallueshme; lidhje qe jane me fort kulturore sesa racore.

Etnocentrizem. Zbatimi I vlerave dhe teorive te kultures tende mbi grupet dhe popujt e tjere; etnocentrizmi nenkupton anim ose shtremberim.

Eurokomunizem. Forme komunizmi e shtendosur, qe u perpoq te perzieje marksizmin me parimet liberal=demokratike.
 
Titulli: Flajorth politik

Fakt. E vertete e verifikuar nga pervoja apo vezhgimi; dicka qe pranohet se ka ndodhe, ose qe eshte e vertete.

Fashizem. Ideologji e karakterizuar nga besimi ne anti-racionalizmin, perpjekjen, drejtimin karizmatik, elitizmin dhe nacionalizmin e skajshem; fashizmi I referohet vecanerisht regjimit te Musolinit ne Itali.

Federalizem. Shperndarje territoriale pushteti mbeshtete ne ndarjen e sovranitetit mes trupave qendrore (zakonisht kombetare) dhe atyre periferike.

Feminizem. Ideologji e perkushtuar ndaj nxitjes se rolit shoqeror te grave dhe ne shumicen e rasteve, te barazise gjinore.

Feminizem radikal. Forme feminizmi qe I quan ndarjet gjinore si me politikisht domethenese sesa ato shoqerore dhe beson se ato I kane rrenjet ne strukturen e jetes shtepiake.

Feudalizem. Sistem I prodhimit agrar karakterizuar nga hierarki te ngulitura shoqerore dhe nga modele te ngurta detyrimesh.

Filozofi politike. Analiza sistematike e aneve normative dhe metodologjike e studimit te politikes.

Fondamentalizem. Levizje apo stil mendimi qe I quan disa parime si thelbesore dhe “te verteta” te palekundshme.

Fraksion. Pjese apo grup brenda nje formacioni me te gjere, zakonisht partie; fraksioni dallohet nga perkushtimet e perbashketa politike ose animet ideologjike.

Fraksionalizem. Lulezimi I fraksioneve brenda nje partie a qeverie; ose idhtesia e rivalitetit, apo nderluftimit fraksionar.

Fuqi e madhe. Shtet qe mendohet se renditet mes me te fuqishmeve ne nje sistem hierarkik shtetesh, pasqyruar ne ndikimin e tij mbi shtetet e vogla.
 
Titulli: Flajorth politik

Gemeinschaft- bashkesi. Lidhje shoqerore mbeshtete ne fije organike dhe respekt reciprok.

Gesellschaft- lidhje. Lidhje artificiale shoqerore mbeshtete ne njohjen e interesave te mbivendosura.

Gjendje natyrore. Shoqeri pa pushtet politik dhe kontrolle zyrtare (ligjore) mbi individin; zakonisht perdore si mjet teorik.

Gjini. Dallim kulturor mes femrave dhe meshkujve mbeshtete ne rolet dhe pozitat e tyre te ndryshme shoqerore.

Gjyqesor. Dega e qeverise me pushtetin per te vendose mbi mosmarreveshjet ligjore dhe per te percaktuar kuptimin e ligjit.

Glasnost. Hapje; shtendosja e censures dhe shtypjes kulturore.

Globalizim. Rrjet I nderlikuar ndervartesishe, perms se cilit jeta gjithnje e me shume formesohet nga vendime a ngjarje te marra ne largesi.

Grup etnik. Grup njerezish qe kane identitet te perbashket kulturor dhe historic, ne menyre tipike e lidhur me besimin ne mospajtimin e perbashket.

Grup interesi (grup presioni). Shoqate e organizuar qe synon te ndikoje politikat apo veprimet e qeverise; grupet e interesave mund te kene karakter grupor ose promocional.
 
Titulli: Flajorth politik

Hegjemoni. Prirja drejt sundimit te nje elementi te sistemit mbi te tjeret; per marksistet, hegjemonia nenkupton sundimin ideologjik.

Hierarki. Shkallezim I pozitave apo statusit shoqeror; hierarkia nenkupton pabarazine strukturore apo te ngulitur net e cilen pozita nuk lidhet me aftesine individuale.
 
Titulli: Flajorth politik

Idealizem. Pikepamje politike qe thekson rendesine e moralitetit dhe idealeve; filozofikisht, idealizmi mund te nenkuptoje se idete jane “me te verteta” se bota materiale.

Ideologji. Grup pak a shume coherent ideshe, qe japin themelin per veprim te organizuar politik.

Ideologji borxheze. Shprehje marksiste qe shenon idete dhe teorite te cilat I sherbejne interesave te borgjezise, duke fshehe kontradiktat e shoqerise kapitaliste.

Imperializem. Politika apo ushtrimi I zgjerimit te pushtetit ose sundimit te nje shteti pertej kufijve te vet; imperializmi mund te jete ideologji zgjerimi.

Individualizem. Besimi me shume ne rendesine e eperme te individit njerezor, sesa ne ndonje grup shoqeror apo trup te perbashket.

Industrializem. Teori apo system ekonomik mbeshtete ne prodhimin ne shkalle te gjere te fabrikave dhe grumbullimin e pandalshem te kapitalit.

Inkrementalizem. Teoria ku vendimet nuk merren ne driten e objektivave te qarta, por perms peshtatjeve te vogla diktuar nga rrethanat ndryshuese.

Institute. Grup interesi I formuar vecanerisht per te zhvilluar popozime politike dhe per te lobuar per pranimin e tyre mes formuesve te opinionit dhe politike-beresve.

Interes. Ajo qe perfiton nje njeri apo grup; interesat (ndryshe nevojat apo pelqimet), zakonisht kuptohen si objective apo te verteta ne dallim nga te “ndjerat”.

Interes public. Interesat e pergjithshme apo te perbashketa te nje bashkesie; ajo qe eshte e mire per shoqerine ne teresi.

Intervencionalizem. Politika qeveritare te pervijuara per te rregulluar apo drejtuar jeten ekonomike; politike angazhimi apo perfshirjeje.

Izolacionizem. Politika e terheqjes nga ceshtjet nderkombetare dhe ne vecanti mosperkushtim politik a ushtarak te tjereve.
 
Titulli: Flajorth politik

Junte. Keshill; klike (zakonisht ushtarake) qe kap pushtetin perms revolucionit apo coup d’etat.


...vazhdon
 
Titulli: Fjalorth politik

Kabinet. Grup ministrash te larte qe mblidhet zyrtarisht dhe rregullisht, kryesuar nga shefi I ekzekutivit; kabinetet mund te bejne politika ose te jene keshillues.

Kapital shoqeror. Burimet kulturore e morale qe ndihmojne nxitjen e kohezionit shoqeror, qendrueshmerise politike dhe perparimit.

Kapitalizem. System prodhimi I pergjithesuar mallrash net e cilin prona eshte private dhe jeta ekonomike organizohet sipas parimeve te tregut.

Kapitalizmi shteteror. System pronesie shteterore qe I perserit marredheniet e klases kapitaliste, duke e perqendruar pushtetin ekonomik ne duart e nje elite parti-shtet.

Karizem. Sharm apo pushtet vetjak; aftesia qe ka nje drejtues politik per te frymezuar besnikeri, varesi emocionale ose perkushtim tek njerezit e tjere.

Karte te drejtash. Document kushtetues qe specifikon te drejtat dhe lirite e individit, duke perkufizuar shtrirjen ligjore te lirise civile.

Kaukus. Takim anetaresh partie per te emeruar kandidatin per zgjedhje, apo per te diskutuar propozimet legjislative perpara procedurave zyrtare.

Kejnesianizem. Teoria apo politika e menaxhimit ekonomik, zakonisht e lidhur me qellimin e punesimit te plote.

Keqadministrim. Perdorim I papershtatshem I pushteteve, zbatim I anshem I rregullave, mosndjekje e procedurave ose thjesht paaftesi.

Klase shoqerore. Grup njerezish te cilet kane pozite shoqerore dhe interesa te perbashketa; klasat mund te pasqyrojne pushtetin e pabarabarte ekonomik ose statusin e punesimit.

Klase sunduese. Shprehje marksiste qe shenon nje klase qe sundon klasat e tjera dhe shoqerine e gjere per shkak te pronesise mbi pasurine prodhuese.

Klientelizem. Marredhenie mes se ciles agjensite qeveritare fillojne ti sherbejne interesave te grupeve kliente, te cilat mendohet se duhet ti rregullojne apo ti mbikqyrin.

Koalicion. Grupim I aktoreve rivale politike te bashkuar.

Kolegj zgjedhor. Mjet I terthorte zgjedhor; trup zgjedhor; trup zgjedhesish ngarkuar me pergjegjesine e plotesimit te nje zyre partiake apo publike.

Kolektivizem. Besimi ne aftesine e qenieve njerezore per veprim te perbashket, mbeshtete ne bashkepunim; kolektivizmi nenkupton qe njesite shoqerore jane kuptimplota.

Kolektivizim. Zhdukja e prones private ne favor te nje sistemi pronesie te perbashket apo publike.

Kolonializem. Teoria apo praktika e vendosjes se kontrollit mbi nje territory te huaj, zakonisht perms marreveshjes dhe sundimit ekonomik.

Komb. Grup njerezish qe kane trashegimi te perbashket kulturore dhe e quajne veten bashkesi te natyrshme politike.

Komitet. Nje grup I vogel pune I perbere nga anetare te marre nga nje trup me I gjere dhe I ngarkuar me pergjegjesi te caktuara.

Kompleks ushtarako-industrial. Marredhenie simbiotike mes forcave te armatosura dhe inductive te mbrojtjes, mbeshtete ne nje deshire te perbashket per te rritur harxhimet ushtarake.

Komune. Nje organizim I perbashket ne shkalle te ulet mbeshtete ne ndarjen e pasurise dhe pushtetit, mundesisht I hstrire edhe mbi marreveshjet personale dhe familjare.

Komunitarizem. Besimi se vetja apo njeriu perbehet nga bashkesia.

Koncept. Ide e pergjithshme e lidhur me dicka, zakonisht shprehe me nje fjale ose shprehje te shkurter.

Koncept I debatueshem. Concept mbi te cilin ka debat teorik a politik; konceptet jane “thelbesisht te debatueshme” kur nuk mund te zhvillohet asnjehere nje perkufizim I percaktuar.

Confederate. Bashkim shtetesh ku secili shtet ruan pavaresine, ne menyre tipike e garantuar nga vendimmarrja unanime.

Konflikt. Konkurrim mes forcave te kunderta, qe pasqyron larmi mendimesh, pelqimesh, nevojash apo interesash.

Konfucianizem. System etik qe rrjedh nga filozofia e Konfucit, e qe thekson respektin dhe besnikerine ne marredheniet njerezore dhe kultivimin e vetes.

Konsenzus. Marreveshje e gjere mbi parimet themelore, qe lejon mosmarreveshjen per ceshtje te vecanta.
Konservatizem. Ideologji e karakterizuar nga mbeshtetja e tradites, detyres, pushtetit dhe prones.

Konservatizem nje komb. Parim reformizmi konservativ, lind nga besimi ne detyren prinderore dhe frika e pabarazise shoqerore.

Kontrate. Marreveshje vullnetare, qe lidh moralisht ndoshta edhe ligjerisht.

Kontrate shoqerore. Marreveshje vullnetare permes se ciles nje shoqeri e organizuar apo nje shtet fillon te veproje; zakonisht perdoret si mjet teorik.

Kontrolle e balanca. Tensione te brendshme brenda sistemit qeveritar qe pasojne fragmentarizimin institucional.

Konvente. Rregullore sjelljeje; rregullore kushtetuese jo-ligjore.

Korporatizem. Misherimi I interesave te organizuar ne proceset e qeverise; korporatizimi mund te kete fryme liberale ose fashiste.

Korrupsion. Deshtim ne zbatimin e pergjegjesive “te duhura” si pasoje e ndjekjes se interesit vetjak (dhe zakonisht material).

Kozmopolitanizem. Besimi ne nje shtet boteror; perkushtim ndaj nxitjes se harmonise dhe mirekuptimit mes shteteve.

Kreu I shtetit. Perfaqesuesi drejtues I shtetit, zakonisht presidenti a monarku. Titull me dmth me shume simbolike.

Kristian demokraci. Tradite ideologjike brenda konservatizmit europian, e karakterizuar nga nje perkushtim ndaj tregut shoqeror dhe nderhyrje e kufizuar.

Krize fiskale e shtetit te mireqenies. Kriza ne finansat shoqerore, qe ndodh kur zgjerimi I harxhimeve shoqerore perkon me renien ekonomike dhe uljen e te ardhurave nga taksat.

Kryeminister. Kreu I qeverise-pushteti I te cilit rrjedh nga drejtimi I parties me te madhe ne kuvend.

Ksenofobi. Frika apo urrejtja ndaj te huajve; etnocentrizmi patologjik.

Kuadro. Grup anetaresh elite te nje partie, dalluar nga perkushtimet e tyre ideologjike dhe disiplina pothuajse ushtarake.

Kult personaliteti. Mjet propagande permes te cilit nje drejtues politik portretizohet si heroic apo figure e perendishme.

Kulture. Qendrimet, besimet dhe vlerat e nje populli. Ajo qe perfitohet me fort permes te mesuarit sesa nga trashegimia.

Kulture politike. Model prirjesh psikologjike kah objektet politike; qendrimet, besimet, simbolet dhe vlerat politike te nje populli.

Kulture qytetare. Kulture qe perzien pjesemarrjen popullore me qeverine e dobishme. Baze e sundimit demokratik.

Kushtetutshmeri. Teoria apo praktika e qeverisjes se kufizuar shkaktuar nga qenia e nje kushtetute dhe fragmentimi I pushtetit.

Kushtetute. Nje grup rregullash qe percaktojne detyrat, pushtetet dhe funksionet mes institucioneve te qeverise dhe perkufizojne marredheniet mes shtetit dhe individit.

Kushtetute e shkruar. Dokument autoritativ qe cakton detyra, pushtete dhe funksione mes institucioneve te qeverise dhe prandaj perben ligj me te larte.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Fjalorth politik

me fal se sdua te kundershtoj por mos doje te shkruaje fjalor apo shkruhet fjalorth ne gjuhe letrare pyetje eshte se injorante jemi
 
Titulli: Fjalorth politik

me fal se sdua te kundershtoj por mos doje te shkruaje fjalor apo shkruhet fjalorth ne gjuhe letrare pyetje eshte se injorante jemi

Kur eshte fjalor ne "miniature" (dmth me pak fjale), shkruhet fjalorth. S'ka problem fare, mund te jesh "injorant" ne nje fushe, e ekspert ne fushen tjeter. :P
 
Titulli: Fjalorth politik

Kur eshte fjalor ne "miniature" (dmth me pak fjale), shkruhet fjalorth. S'ka problem fare, mund te jesh "injorant" ne nje fushe, e ekspert ne fushen tjeter. :P

a ok flm per infon hajt mo mundihemi te behemi inteligjent por pa rrezultate hahah flm per infon dhe 1 here
 
Titulli: Fjalorth politik

Laissez faire. Lejim. Mosnderhyrja e qeverise ne jeten ekonomike.

Legjislature. Dega e qeverise qe ka pushtet te beje ligje permes krijimit zyrtar te legjislacionit.

Legjitimitet. E drejte. Cilesi qe percon nje karakter autoritativ apo detyrues, duke nenkuptuar detyrimin per tu binde.

Lejueshmeri. Vullneti per t’I lejuar njerezit qe te bejne zgjedhjet e tyre morale; lejueshmeria sugjeron qe nuk ka vlere autoritative.

Leninizem. Ndihmesat teorike te Leninit ne marksizem, vecanerisht besimi I tij ne nevojen e nje partie revolucionare apo avangarde.

Levizje shoqerore. Trup I perbashket I dalluar nga nje nivel I larte perkushtimi dhe aktivizimi politik, por qe shpesh I mungon organizimi I qarte.

Liberalizem. Ideologji mbeshtete mbi perkushtimin ndaj individualizmit,lirise, tolerances dhe pajtimit; liberalizmi modern dallon nga ai klasik.

Liberalizem ekonomik. Besim ne tregun si mjet veterregullues, qe priret natyrshem ne krijimin e perparimit te pergjithshem dhe rasteve per te gjithe.

Liberalizim. Futja e kontrolleve te brendshme e te jashtme mbi pushtetin qeveritar dhe zhvendosja kah sipermarrja private dhe tregu.

Libertarianizem. Besimi se fusha e lirise individuale duhet maksimalizuar, zakonisht lidhe me perpjekjet per te minimizuar fushen e pushtetit public.
License. Liri e tepert; dhunimi apo shperfillja e te tjerve ose ligjit.

Ligj. Grup rregullash publike e te zbatueshem qe vendosen mbi nje bashkesi politike; ligji zakonisht shihet si detyrues.

Ligj administrativ. Ligj qe rregullon ushtrimin e pushtetit ekzekutiv dhe zbatimin e politikes.

Ligj I zakonshem. Ligj I mbeshtetur mbi zakonet dhe precedentet; ligj qe me gjase eshte I “perbashket”.

Ligj kushtetues. Ligj qe rregullon marredheniet mes degeve te qeverisjes dhe mes shtetit e individit.

Ligj natyror. Sistem moral te cilit ligjet njerezore I nenshtrohen; ligji natyror parashtron standarde te perbotshme sjelljeje.

Ligj nderkombetar. Sistem rregullash qe I detyron shtetet dhe keshtu perkufizon marredheniet zyrtare mes tyre.

Ligj pozitiv. Sistem urdheresash te zbatueshme, qe vepron pavaresisht nga permbajtja e tij morale.

Ligjerim. Nderveprim njerezor, komunikim; ai mund te ilustroje marredheniet e pushtetit.

Liri. Aftesia per te menduar apo vepruar sic deshiron; liria nenkupton ose menderhyrje (liri negative) ose vetzhvillim personal (liri positive).

Liri civile. Sfera private e qenies, qe I perket qytetarit e jo shtetit; liri nga qeveria.

Liri negative. Mosnderhyrje, mungesa e permbajtjeve te jashtme mbi individin; nganjehere pare si liri “nga”.

Liri pozitive. Liria si zhvillim vetjak, veterealizim ose zoterim I vetvetes; nganjehere e pare si liri “per me”.

Lob/oj. Grup interesi qe ndikon ne procesin politik / parashtrime para politike-beresve.

Lufta e Ftohte. Rivaliteti mes Perendimit te drejtuar nga SHBA-te dhe Lindjes, drejtuar nga BRSS-ja qe shkoi nga viti 1945 ne shembjen e komunizmit ne revolucionet e viteve 1989-90.

Lufte. Gjendja e nje konflikti te hapur mes dy a me shume paleve, zakonisht shteteve.

Lufte civile. Perplasje e armatosur mes grupeve te organizuar politikisht brenda nje shteti, zakonisht ose per kontroll te shtetit ose per permbysjen dhe zevendesimin e tij.
 
Titulli: Fjalorth politik

Makiavelizem. Sjellje dinake dhe manipulative, qe synon zakonisht perparimin vetjak ose politik (sipas Nicolo Machiavelit).

Mandat. Udhezim a urdher autoritativ; mund te jete urdher ligjor ose detyrim moral.

Manifest. Document qe pervijon politikat apo programet qe propozon nje parti per t’u ndjeke, nese fiton pushtetin.

Manipulim. Manipulimi I kufijve zgjedhore per te arrite perfitim per nje parti a kandidat.

Marksizem. Sistemi teorik pervijuar nga Karl Marksi, karakterizuar nga besimi ne materializmin historic, shnderrimet dialektike dhe perdorimi I analizes klasore.

Masmedia. Indtitucione shoqerore ne forme te shtypur dhe elektronike, qe e kanalizojne informacionin drejt nje audience te madhe dhe te padiferencuar.

Materializem. Theksim I nevojave materiale dhe plotesimit te tyre; filozofikisht, ose besimi se vetem lenda eshte e vertete ose qe faktoret ekonomike jane thelbesore per shpjegimet historike.

Materializem dialektik. Forma e ashper dhe deterministe e marksizmit, qe sundonte jeten intelektuale ne shtetet tipike komuniste.

Materializem historik. Teori marksiste qe thote se kushtet materiale apo ekonomike perfundimisht strukturojne ligjin, politiken, kulturen dhe ane te tjera te qenesise shoqerore.

Mbinacionalizem. Aftesia e trupa me juridiksion nderkombetar apo te perbotshem per te imponuar vullnetin e tyre mbi kombet-shtete.

Mekkartizem. Perdorimi I “gjuetise se shtrigave” dhe hetimeve te paskrupullta sic u praktikua ne vitet 1950 kunder “komunisteve” nga senatori amerikan Joseph McCarthy.

Menaxherializem. Teoria sipas se ciles, ne shoqerine moderne, ndarjet klasore jane zevendesuar nga ato bazuar ne poziten menaxheriale dhe pushtetin burokratik; teknokraci (sundim nga ekspertet apo specialistet).

Meritokraci. Sundim I te talentuarve; parimi qe shperblimet dhe pozitat duhen shperndare ne baze te aftesise.

Meta-ideologji. Ideologji me e larte apo e rendit te dyte, qe parashtron arsyet mbi te cilat mund te ndodhe debate ideologjik.

Militarizem. Arritja e qellimeve me mjete ushtarake; ose perhapja e ideve dhe vlerave ushtarake gjithandej shoqerise civile.

Mireqenie. Mireqenie ne pergjithesi; politikisht termi zakonisht lidhet me mireqenien e krijuar bashkerisht dhene permes mjetet te “shtetit te mireqenies”.

Model. Perfaqesim teorik I te dhenave empirike, qe synon te perparoje te kuptuarit, duke ndricuar marredhenie dhe nderveprime domethenese.

Modeli Uestminster. Sistem qeverisjeje, ku ekzekutivi nxirret dhe I pergjigjet asamblese apo kuvendit.

Monarki. Institucion ku posti I kreut te shtetit trashegohetl monarkia mund te jete absolute ose kushtetuese.

Monetarizem. Teoria qe inflacioni shkaktohet nga rritja e furnizimit me para; “shume para per pak mallera”.

Monizem. Besimi ne nje teori a vlere te vetme; monizmi pasqyrohet politikisht ne bindjen e forte ndaj nje pushteti unitar dhe keshtu eshte terthorazi totalitar.
 
Titulli: Fjalorth politik

Nacionalizëm – ideologji që e quan kombin si parimin kryesor t’organizimit politik; nacionalizmi mund të lidhet me një rang të gjerë idesh dhe qëllimesh.

Nacionalizëm etnik – formë nacionalizmi që nxitet kryesisht nga një ndjesi e mprehtë dallueshmërie etnike e dëshiras për ta ruajtë atë.

Nacionalizëm integral – untuziazëm I dendur, bile histerik, nacionalist që e përthith identitetin individual në atë të kombit.

Nacionalizëm kulturor – formë nacionalizmi që thekson kryesisht rigjenerimin e kombit si qytetërim I dallueshëm.

Natyrë njerëzore – karakteri thelbësor dhe I pandryshueshëm I të gjitha krijesave njerëzore; ajo që është e lindur për njerëzimin e jo që prodhohet shoqërisht apo kulturalisht.

Ndarje pushtetesh – parimi që pushteti legjislativ, ekzekutiv e juridik duhen ndarë përmes ndërtimit të tri degëve të pavarura qeverisjeje.

Ndërgjegje e rreme – shprehje marksiste, shënon zhgënjimin dhe mistifikimin që I pengon klasat e nënshtruara të kuptojnë faktin e shfrytëzimit të tyre.

Ndërgjegje klasore – shprehje marksiste që shënon një ndërgjegjësim të saktë të interesave klasore dhe vullnetin për t’I ndjekë ato; një klasë me ndërgjegje klasore është klasë për veten e vet.

Ndërkombëtarizëm – teori o praktikë politike mbështetë në bashkëpunimin ndërkombëtar apo të përbotshëm; besimi se kombet janë artificialë dhe formacione të padëshirueshme.

Ndërqeveritarizëm – ndërveprim ndërmjet shteteve, që ndodh në bazë të pavarësisë sovrane.

Nënklasë – klasifikim njerëzish që janë shoqërisht dhe politikisht të skajuar për shkak të një ndërthurjeje shpronësimi material dhe kulturor.

Neo-idealizëm – pikëpamje mbi politikat ndërkombëtare, që thekson vleren praktike të moralitetit dhe në veçanti respektin për të drejtat e njeriut dhe pavarësinë kombëtare.

Neokolonializëm – kontroll ushtruar mbi një territory të huaj më fort përmes sundimit ekonomik (dhe nganjëherë kulturor), sesa përmes drejtimit zyrtar politik.

Neokonservatizëm – version I përditësuar I konservatizmit shoqëror, që thekson nevojen e rivendosjes së autoritetit dhe kthimin te vlerat tradicionale.

Nekorporatizëm – prirje gjetë në poliarkitë perëndimore, që interesave t’organizuara t’u jepen privilegje dhe akses I institucionalizuar në formulimin e politikës.

Neoliberalizëm – version I përditësuar I ekonomisë klasike politike, përkushtuar individualizmit të tregut dhe statizmit minimal.

Neomarksizëm – formë e përditësuar dhe e rishikuar e marksizmit, që hedh poshtë determinizmin, epërsinë e ekonomisë dhe statusin e privilegjuar të proletariatit.

Neopluralizëm – formë e rishikuar e pluralizmit, që merr parasysh padrejtësitë e tregut dhe pushtetitn disproporcional të biznesit privat.

Neorealizëm – pikëpamje mbi politikat ndërkombëtare, që ndryshon modelin e politikës së pushtetit, duke ndriçuar përmbajtjet strukturore të sistemit ndërkombëtarë.

Nisëm – lloj referendumi përmes të cilit publiku nxjerr propozime ligjore.

Njëdhomësi – përqendrimi I pushtetit legjislativ në një asamble me një dhomë.

Njeri ekonomik – model I natyrës njerëzre, që thekson ndjekjen egoiste të kënaqësisë materiale, ku individët shihen si maksimalizues të përdorimeve.

Noblesse oblige (frëngjisht) - fjalëpërfjalë, detyrimet e fisnikërisë; në përgjithësi, përgjegjësia për të drejtuar apo mbrojtë ata me më pak fat apo të paprivilegjuarit.

Nomenklatura (rusisht) – system caktimesh të kontrolluara, që vepron përmes një liste të miratuar kandidatësh.
 
Titulli: Fjalorth politik

Objektive – e jashtme ndaj vëzhguesit, e tregueshme; e papërzier me vlerat, ndjenjat apo animin.

Oligarki – qeverisje apo sundim nga pakica.

Ombudsman – zyrtar shteti caktuar për te mbrojtë të drejtat e qytetarëve dhe për te hetuar akuza për keqadministrim.

Organicizëm – besimi se shoqëria vepron si organizëm apo njësi e gjallë, duke qenë e tëra më shumë se thjeshtë bashkim i copëzave të ndryshme.
 
Titulli: Fjalorth politik

Paanësi – mungesa e animit; aftësia për të menguar simpatitë politike të ndërhyjnë në përgjegjësitë profesionale apo publike.

Pacifizëm – hedhja poshtë parimore e luftës dhe gjithë formave të dhunes si të këqija të mëdha.

Pajtim – pëlqim ose lejim; në politikë, zakonisht një marrëveshje për t’u qeverisë apo për t’u sunduar.

Pan-nacionalizëm – stil nacionalizmi i përkushtuar bashkimit të njerëzve të ndarë ose përmes ekspansionizmit, ose përmes “solidaritetit” politik.

Paradigëm – kornizë intelektuale që përfshin vlera, teori dhe hamendësime të ndërlidhura, Brenda të cilës zhvillohet kërkimi i dijes.

Parlament – forum debati dhe diskutimi; parlamenti është i barazvlefshëm me asamblenë apo legjislaturën.

Parti antiparti – parti që kërkojnë t’i përmbysin politikat partiake, duke shpërfillë kompromisin parlamentar dhe duke theksuar mobilizimin popullor.

Parti politike – grup njerëzish organizuar për të situar përfaqësim zyrtar apo për të situar pushtetin qeveritar; një parti zakonisht tregon një masë kohezioni ideologjik.

Pastrimi etnik – dëbimi i dhunshëm ose shfarosja e njerëzve “të huaj” ; shpesh përdorë si euforizëm për genocidio.

Paternalizëm – fjalëpërfjalë, sundim i babës; një sistem sundimi mashkullor dhe nënshtrimi femëror në shoqërinë e gjerë.

Patriotizëm – fjalëpërfjalë, dashuri për atdheunl; afërsi dhe besnikëri psikologjike ndaj kombit apo vendit.

Pavarësi juridike – parimi kushtetues sipas të cilit duhet të ketë ndarje të rreptë mes gjyqësorit dhe degëve të tjera të qeverisë; zbatimi i ndarjes së pushteteve.

Perandori – strukturë sundimi politik që përfshin cultura, grupe etnike dhe kombësi të ndryshme e që mbahen bashkë nga forca apo kërcënimi i forces.

Përcaktim agjende – aftësia për të strukturuar debatin politik, duke kontrolluar se cilat çështje do të trajtohen, apo duke vendosë përparësi mes tyre.

Perestrojka (rusisht) – fjalëpërfjalë, ristrukturim; sllogan që i referote përpjekjes për ta liberalizuar dhe demokratizuar sistemin sovjetik Brenda një kornize komuniste.

Përfaqësim – që qëndron apo vepron n’emër të një mase më të gjerë njerëzish; përfaqësimi mund të përfshijë besimin, delegimin ose përngjasimin.

Përfaqësim proporcional – parim apo sistem në të cilin partitë përfaqësohen në një kuvend në proporcion me fuqinë e tyre të përgjithshme zgjedhore.

Përgjegjësi – sjellje e ndjeshme ose moralisht e saktë; ose llogaridhënie ndaj një pushteti më të lartë.

Përgjegjësi e përbashkët – doctrina e qeverisë së kabinetit që thotë se gjithë ministrat janë detyruar t’i Japَn mbështetje publike politikave qeveritare.

Përgjegjësi e ministrave (ose individuale) - doktrina që ministrat janë përgjegjës për veprimet (dhe gabimet) e punonjësve të tyre civilë.

Përgjegjësi vetjake – shih përgjegjësia ministrore.

Përgjegjshmëri – llogaridhënie; detyrim për te shpjeguar sjelljen, duke iu nënshtruar monitorimit dhe vlerësimit nga një pushtet më I lartë.

Përparim – lëvizje përpara; besimi se historia karakterizohet nga përparimi njerëzor mbështetë në grumbullimin e dijes dhe mençurisë.

Pezullsi – paralizë politike që del nga mungesa e një ekzekutivi të fortë, shkaktuar nga ndarje të shumëfishta në asamble dhe (ndoshta) në shoqëri.

Planifikim – system organizimi ekonomik që mbështetet në caktimin e arsyeshëm të burimeve në linjë me qëllime qartësisht të përkufizuara; planifikimi mund të jetë direktiv ose indikativ.

Pluralizëm – besimi ose përkushtimi në larmi a shumësi; ose teoria që pushteti në shoqëritë moderne shpërndahet gjerësisht dhe barazisht.

Pluralizëm politik – qenia e një rangu vlerash, filozofish dhe lëvizjesh politike; në veçanti, një system partiak konkurent.

Poliarki – fjalëpërfjalë, sundim nga shumica; përafërsim I demokracisë mbështetë në llogaridhënien e mbajtësve të pushtetit përmes zgjedhjeve të rregullta dhe konkurrent.

Polis (greqisht) – qytet – shtet; klasikisht e kuptuar si forma më e lartë a më e dëshirueshme e organizimit shoqëror.

Politikë – vendime zyrtare marrë nga trupa publikë; “rezultatet” e qeverisjes.

Politikë – veprimtaria përmes të ciles njerëzit bëjne, ruajnë dhe ndryshojnë rregullat e përgjithshme sipas të cilave jetojnë.

Politikë fiskale – politika qeveritare taksash e shpenzimeve, kryesisht për kërkesën e agreguar.

Politikë konsensusi – stil politik mbeshtetë mbi kompromisin dhe pajtimin; ose një mbivendosje e përparësive politike dhe ideologjike mes partive.

Politikë kundërshtare – stil politike shquar për mospërputhjen ideologjike dhe luften e vazhdueshme zgjedhore mes partive kryesore.

Politikë makinë – stil politike ku “bosat” e partisë kontrollojnë një organizatë masive përmes patronazhit dhe shpërndarjes së favoreve.

Politikë monetare – ndikimi I një qeverie mbi furnizimin dhe vlerën e parave, kryesisht ushtruar përmes mekanizmit të përqindjeve t’interesit.

Politikë pushteti – një qasje politike mbështetë në hamendësimin se ndjekja e pushtetit është qëllimi kryesor politik; shprehja nganjëherë përdoret në mënyrë përshkruese.

Populizëm – besimi se instinktet e masave janë vetëm drejtim I ligjshëm I veprimit politik; ose një lëvizje që I bën thirrje instinkteve, ankesave ose synimeve popullore.

Post-fordizëm – shoqëria moderne që pason nga zhvendosja prej metodave të proshimit të shkallës së gjerë mbështetë në fabrika.

Postmaterializëm – teoria që ndërsa përhapet rrjedha materiale, shqetësimet për “cilësinë e jetës” priren të zhvendosin ato ekonomike.

Postmodernizëm – një lëvizje intelektuale që hedh poshtë idenë e të vërtetës absolute dhe të përbotshme dhe zakonisht thekson ligjërimin, debatin dhe demokracinë.

Pozitivizëm – teoria që hetimi shoqëror dhe gjithë format tjera të hetimit duhet t’I përmbahen rreptësisht metodave të shkencave natyrore.

Pragmatizëm – teori apo praktikë që e vendos theksin kryesor mbi rrethanat dhe qëllimet praktike; pragmatizmi nënkupton mosbesim ndaj ideve abstrakte.

President – kreu zyrtar I shtetit, baravlera republikane e monarkut; presidenti ekzekutiv shërben gjithashtu si kreu I qeverisë.

Privatizim – transferimi I aseteve të shtetit nga sektori public në atë privat, duke pasqyruar rrudhjen e përgjegjësive të shtetit.

Prodhim I përgjithshëm bruto – vlera e gjithmbarshme financiare e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare prodhuar në një ekonomi për një vit.

Projektligj – legjislacion I propozuar në formë projekti; nëse kalon, projektligji bëhet ligj.

Proletariat – term marksist që shënon një klasë e cila jeton përmes shitjes së krahut të vet të punës, më saktë, proletariati s’është I barazvleshëm me klasën punëtore.

Propagandë – informacion përhapë në përpjekje të qëllimshme për të krijuar opininone dhe mundësisht për të nxitë veprim politik; komunikimi si manipulim.

Proteksionizëm – kufizime importi si kuota dhe tarifa të përvijuara për të mbrojtë prodhuesit e brendshëm.

Pushtet – aftësia për të ndikuar sjelljen e të tjerëve, në mënyrë tipik përmes pushtetit për të shpërblyer apo dënuar.
 
Titulli: Fjalorth politik

Qëndrueshmëri – aftësia e një sistemi për të mbajtë shëndetin e vet dhe për të vazhduar të mbijetojë në të ardhmen; parimi kryesor I ekonomisë Green.

Qeveri – mekanizmi përmes të cilit mbahet rendi; makineria e bërjes dhe përforcimit të vendimeve të përbashkëta në shoqëri dhe tjerakund.

Qeveri e hapur – rrjedhje e lirë informacioni nga qeveria në trupat përfaqësues, masmedia dhe elektorati, mbështetë në “të drejten me ditë”.

Qeveri e kufizuar – qeveri që vepron Brenda pengesave, zakonisht vendosë nga ligji, kushtetuta ose kontrollet e balancat institucionale.

Qeveri e madhe – qeveri ndërhyrëse, zakonisht nënkupton menaxhim ekonomik dhe rregullim shoqëror.

Qeveri e përgjegjshme – qeveri që i përgjigjet apo i jep llogari një kuvendi të zgjedhur dhe përmes atij popullit.

Qeveri kabineti – sistem qeverisjeje ku pushteti ekzekutiv i vishet një kabineti, në të cilin secili anëtar ka (në teori) ndikim të njëjtë dhe i nënshtrohet llogaridhënies së përbashkët.

Qeveri koalicioni – qeveri ku pushteti ndahet mes dy a më shumë partive, mbështetë në shpërndarjen mes tyre të portofoleve ministrore.

Qeveri kryeministrore – sistem qeverisjeje ku pushteti ekzekutiv është përqendruar në duart e kryeministrit përmes shtypjes së qeverisë së përbashkët të kabinetit.

Qeveri kushtetuese – qeveri që vepron brenda një grupi përmbajtjesh ligjore dhe institucionale që edhe ia kufizojnë pushtetin, edhe e mbronjë lirinë individuale.

Qeveri parlamentare – sistem ku qeveria qeveris në dhe përmes asamblesë apo parlamentit, duke “përzier” kështu legjislaturën me ekzekutivin.

Qeveri partiake – sistem ku një parti është në gjendje të qeverisë e vetme dhe të zbatojë programin politik.

Qeverisje presidenciale – sistem qeverisjeje ku pushteti ekzekutiv përqendrohet në duart e presidentit, zyra e të cilit është politikisht dhe kushtetutshmërisht e ndarë nga legjislatura.

Quango – shkurtesë për organizatat jo-qeveritare pothuajse autonome; trup publik me staf të caktuarish e jo politikanë e punonjës civil.

Qytetari – anëtarësi në një shtet; marrëdhënie mes individit dhe shtetit mbështetë në të drejta e detyrime reciproke.
 
Titulli: Fjalorth politik

Racë – grup njerëzish (me gjasë) t'dallueshëm nga grupet e tjera, fizikisht apo biologjikisht.

Racializëm (ose racizëm) - doktrina që organizimi politik e shoqëror duhet mbështetë në racë; racizmi mund t'i referohet paragjykimit apo armiqësisë kundrejt anëtarëve të racave të tjera.

Racionalizëm – besimi se bota mund të kuptohet dhe shpjegohet përmes ushtrimit t'arsyes njerëzore, mbështetë në hamendësimet mbi strukturen e saj racionale.

Radikalizëm – përkushtim ndaj ndryshimit rrënjësor, që sfidon strukturat themelore e jo thjesht ato sipërfaqësore.

Realizëm – pikëpamje mbi politikën që thekson rëndësinë e pushtetit e vet-interesit dhe shpërfill gjykimet morale apo normative.

Rebelim – kryengritje popullore kundër rendit kushtetues, që synon zakonisht (ndryshe nga revolucioni) zëvendësimin e rregullave më fort sesa të vetë sistemit politik.

Referendum – votim ku elektorati mund të shprehë një pikëpamje mbi një çështje të caktuar të politikës publike; referendumi mund të jetë këshillues ose detyrues.

Reformë – ndryshim shkaktuar brenda sistemit, zakonisht me masa paqësore dhe zhvillimore.

Regjim – sistem sundimi; sistem politik.

Regjim ushtarak – regjim ku posti politik caktohet në bazë të pozitës së mbajtësit në hierarkinë ushtarake.

Rend – model i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm i sjelljes lidhë në veçanti me sigurinë vetjake dhe publike.

Republikanizëm – parimi që pushteti politik del përfundimisht nga pajtimi i popullit; hedhja poshtë e parimeve monarkike dhe dinastike.

Retorikë – arti i përdorimit të gjuhës për të bindë apo për të ndikuar; retorika mund të nënkuptojë fjalim të zjarrtë por bosh.

Revizionizëm – ndryshimi i besimeve fillestare apo të përcaktuara; revizionizmi mund të nënkuptojë braktisjen e parimit ose humbjen e bindjes.

Revolucion – kryengritje popullore që përfshin veprime masive jashtëligjore, të cilat synojnë ndryshimin e sistemit politik, jo thjesht t'elitës sunduese.

Rishikim gjyqësor – pushteti i gjyqësorit për të rishikuar ligjet, dekretet dhe veprimet e degëve të tjera të qeverisë dhe për t'i shpallë të pavlefshme.

Rrjet politikash – grup sistematik marrëdhëniesh mës aktorëve politik, që kanë interes apo prirje të përgjithshme të përbashkët në një fushë të veçantë.
 
Titulli: Fjalorth politik

Siguri e përbashkët – teoria apo praktika e përballimit të sulmit përmes veprimit të përbashkët nga një numër shtetesh.

Sionizëm – lëvizja për themelimin e një atdheu hebre, tashti e lidhur me mbrojtjen e interesave dhe integritetit territorial t'Izraelit.

Sistem gjysmë-presidencial – sistem qeverisjeje ku presidenti i zgjedhur veçan kryeson një qeveri nxjerrë dhe përgjegjëse ndaj kuvendit.

Sistem partiak – rrjet relativisht i qëndrueshëm marrëdhëniesh mes partive politike, që strukturohet nga numri, madhësia dhe prirja ideologjike e tyre.

Sistem politik – rrjet marrëdhëniesh përmes të cilit qeveria prodhon “rezultate” (politika) në përgjigje të “kontributeve” (kërkesave a mbështetjes) nga publiku i përgjithshëm.

Socializëm – ideologji karakterizuar nga besimi në bashkësinë, bashkëpunimin, barazinë dhe pronën e përbashkët; teoritë socialiste shkojnë nga komunizmi te demokracia shoqërore.

Socializëm nacional (ose nazizëm) - formë fashizmi praktikuar në Gjermaninë e Hitlerit dhe e karakterizuar nga terrori totalitar, antisemetizmi genocidial dhe racizmi ekspansionist.

Socializëm shtetëror – formë socializmi ku shteti kontrollon dhe drejton jetën ekonomike, duke vepruar në teori n'interesin e njerëzve.

Socializëm tregu – sistem ekonomik mbështetë në vetëdrejtimin e sipërmarrjeve të përbashkëta që veprojnë në një kontekst konkurrence tregtare.

Sovranitet – pushtet absolut dhe i pakufizuar; sovraniteti mund të nënkuptojë ose pushtet t'epërm ligjor, ose pushtet të padiskutuar politik.

Sovranitet parlamentar – pushteti absolut dhe i pakufizuar i një parlamenti a asambleje, pasqyruar në aftësinë e vet për të bërë, hedhë poshtë apo ndryshuar çdo ligj.

Sovranitet popullor – parimi që nuk ka pushtet më të lartë sesa vullneti i popullit (themeli i konceptit klasik të demokracisë).

Stalinizëm – struktura ekonimike dhe poltike që i ngjasojnë atyre të ndërtuara nga Stalini në BRSS, veçanërisht planifikimi i centralizuar dhe disiplina e dhunshme politike.

Statizëm – besimi se shteti është mjeti më i përshtatshëm për zgjidhjen e problemeve dhe garantimin e zhvillimit ekonomik e shoqëror.

Status – gjendje brenda një rendi hierarkik; roli, të drejtat dhe detyrimet e një njeriu në raport me të tjerët.

Subjektive – e brendshme e vëzhguesit; lidhur apo që del nga ndjenjat, vlerat dhe mendimet e një njeriu.

Subvencioni – transferimi i vendimmarrjes nga trupat qendrorë tek ata periferikë; parimi se vendimet duhen marrë në nivelin më të ulët të përshtatshëm.

Sundim i ligjit – parimi që ligji duhet të “sundojë” në kuptimin që ai përcakton një kornizë ku ndodhin të gjitha sjelljet apo zhvillimet.

Superfuqi – shtet me aftësi të stërmadhe nukleare ushtarake dhe ndikim të përbotshëm tërritorial; superfuqia është më e madhe sesa një fuqi “e madhe”.
 
Titulli: Fjalorth politik

Shekullarizëm – besimi se feja nuk duhet të ndërhyjë në çështjet shekullare (tokësore), zakonisht i pasqyruar në një dëshirë për ta ndarë fenë nga shteti.

Sheriat – ligji islamik që besohet se mbështetet mbi shpalljen hyjnore dhe rrjedh nga Kur'ani, hadithet (mësimet e Muhammedit) dhe burimet e tjera.

Shientizëm – besimi se metoda shkencore është burimi i vetëm i dijenisë së besueshme dhe zbatohet mbi të gjitha fushat e dijes.

Shkarkim – proces zyrtar për heqjen e një zyrtari publik në rast keq-bërjeje personale apo profesionale.

Shkencë – fusha që studion synimet për të zhvilluar shpjegime të besueshme të dukurive përmes eksperimenteve të përsëritshme, vëzhgimeve dhe deduksioneve.

Shkencë politike – studimi i qeversië, shtetit dhe politikës; më ngusht, zbatimi i teorisë empirike dhe metodave shkencore n'analizën e çështjeve politike.

Shkëputje klasore – dobësim i marrëdhënies mes klasës shoqërore dhe mbështetjes partiake.

Shoqatë – grup i formuar nga veprimi vullnetar që pasqyron pranimin e interesave apo shqetësimeve të përbashkëta.

Shoqatë përfaqësuese – grup njohë nga qeveria si përfaqësues i interesave të përgjithshme apo të përbashkëta të biznesit apo punoëtorëve.

Shoqëri civile – fusha e grupeve dhe shoqatave autonome; sferë private e pavarur nga pushteti publik.

Shoqëri mase – shoqëri e karakterizuar nga atomizmi dhe mos-përkatësia kulturore dhe politike; koncepti ndriçon prirjet pesimiste në shoqëritë moderne.

Shoqëri postindustriale – shoqëri jo më e varur nga industria e prodhimit por më shumë mbi dijen dhe komunikimin; “shoqëri informacioni”.

Shoqërizim politik – procesi përmes të cilit njerëzit përfitojnë besime dhe vlera politike dhe me të cilin ato përçohen nga brezi në brez.

Shovinizëm – besim i paarsyeshëm në epërsinë e sundimit të grupit apo kauzes tënde.

Shtet – bashkim politik që vë juridiksion sovran brenda kufijve të përcaktuar territorialë, karakterizuar nga monopoli i dhunës së ligjshme.

Shtet kujdestar – shtet me përgjegjësi të gjëra shoqërore; shprehja nënkupton së programet e mirëqenies janë të paarsyeshme dhe shumë kërkuese ndaj individit.

Shtet minimal – shtet funksionet e të cilit janë kufizuar në mbajtjen e rendit të brendshëm dhe mbrojtejen e pronës; shtet “roje nate”.

Shtet policor – formë sundimi karakterizuar nga policia arbitrare dhe terroriste, ku policia vepron si ushtri private e kontrolluar nga një elitë sunduese.

Shtet roje nate – shtet me përgjegjësi minimale, kryesisht lidhë me mbajtjen e rendit të brendshëm dhe sigurisë personale.

Shtet-komb – bashkim sovran politik brenda të cilit qytetaria dhe kombësia mbivendosen; një komb brenda një shteti.

Shtypje – gjendje nënshtrimi shkaktuar përmes frikësimit sistematik apo dhunës së hapur.

Shumësi – më i madhi nga disa numra; shumice “relative”.

Shumëfishues – mjeti përmes të cilit në kërkesën e agretuar ka efekt gjithnjë e më të madh në t'ardhurat kombëtare, ngaqë qarkullon nëpër ekonomi.
 
Titulli: Fjalorth politik

Të drejta – të drejta ligjore ose morale për të vepruar apo për t'u trajtuar në një mënyrë të veçantë; të drejtat civile dallojnë nga të drejtat njerëzore.

Të drejta natyrore – të drejta dhënë nga Zoti, që janë themelore për qeniet njerëzore dhe prandaj të patjetërsueshme (s'mund të hiqen).

Të drejta negative – të drejta që shënojnë një fushë veprimi të papenguar dhe kështu kontrollojnë përgjegjësitë e qeverisë.

Të drejta pozitive – të drejta që përbëjnë kërkesat e qeverisë në shprehje të sigurimit të burimeve dhe mbështetjes dhe kështu i zgjerojnë përgjegjësitë e saj.

Të drejtat e njeriut – të drejta që i kanë njerëzit si pasojë e qenies krijesa njerëzore; të drejta të përbotshme dhe thelbësore.

Të mira publike – të mira dhe përfitime që s'mund t'u mohohen individëve apo grupeve që nuk kanë dhënë ndihmesë në prodhimin e tyre.

Tëhuajsim – shkëputje nga natyra e vërtetë apo thelbësore; për marksistë, kthimi i punes thjeshtë në mall.

Tëhuajësim politik – dobësim i fuqisë dhe shtrirjes së identifikimit partiak, pasqyruar në rritjen e rrjedhjes së elektoratit.

Teokraci – fjalëpërfjalë, sundim nga Zoti; parimi që pushteti fetar duhet ta mbisundojë pushtetin politik përmes sundimit të kishës mbi shtetin.

Teori - shpjegim sistematik i të dhënave smpirike, zakonisht (ndryshe nga hipoteza) paraqitë si dije e qëndrueshme.

Teori sistemesh – teoria që trajton sistemin politik si mekanizëm vetërregullues e që i përgjigjet “kontributeve” (kërkesave dhe mbështetjes), duke nxjerrë vendime autoritative ose “rezultate” (politika).

Teoria e zgjedhjes publike – nën-fushë e teorisë së zgjedhjes s'arsyeshme, që merret me shpërndarjen e të mirave publike.

Tërheqje – proces më anë të cilit elektorati mund t'i bëjë zyrtarët publikë të pakënaqshëm të japin llogari dhe t'i heqë.

Tezë konvergjence – teoria që faktorët politiko-ekonomikë diktojnë se shtetet kapitaliste dhe socialiste do të bëhen gjithnjë e më të ngjashëm.

Thaçerizëm – qëndrimi ideologjik treg i lirq/shtet i fortë përdorë nga Thatcher-i; versioni britanik i projektit politik të së Djathtës së re.

Tip ideal – një konstrukt mendor i përvijuar për të nxjerrë kuptim nga një realitet i ndërlikuar përmes paraqitjes së një ekstremi logjik.

Tolerim – lejim; vullnet për t'i lejuar njerëzit të mendojnë, flasin e veprojnë në mënyrë që s'i miraton.

Tory-izëm – qëndrim ideologjik brenda konservatizmit karakterizuar nga besimi në hierarki, theksi mbi traditën dhe mbështetja e detyrës dhe organicizmit.

Totalitarizëm – sistem gjithpërfshirës sundimi politik vendosë përmes manipulimit të gjerë ideologjik dhe dhunës së hapur; zhdukja e shoqërisë civile.

Traditë – vazhdimësi me të shkuarën, pasqyruar në tejçimin e institucioneve, vlerave dhe praktikave nga një brez në tjetrin.

Treg – sistem shkëmbimesh tregtare formësuar nga forcat e kërkesës dhe ofertës dhe rregulluar nga mekanizmi i çmimit.

Treg i lirë – parimi ose politika e konkurrimit të papenguar tregtar, pa ndërhyrje qeveritare.

Treg shoqëror – ekonomi e strukturuar sipas parimeve të trgut, por pajandruar nga mirëqenia e dobishme shoqërore e përvijuar për të mbajtë kohezionin.

Tregti e lirë – sistem tregtie mes shteteve i pakufizuar nga tarifat apo format e tjera të mbrojtjes.

Trekëndësh i hekurt – rrjet politik që përfshin agjencitë ekzekutive, komitetet legjislative dhe grupet e interesit, në mënyrë tipike parë në SHBA.

Trepartizëm – ndërtimi i trupave që përfaqësojnë qeverinë, biznesin dhe sindikatat, përvijuar për të institucionalizuar konsultimin grupor.

Tribalizëm – sjellje grupi karakterizuar nga ngushtësia dhe veçimi, në mënyrë tipike e nxitur nga armiqësia kundrejt grupeve rivale.
 
Titulli: Fjalorth politik

Ushtri rezervë pune – furnizim i mundshëm krahu pune përdorë në kohë krize; “ushtria” nuk ka siguri dhe ushtron pak fuqi tregu.

Utilitarizëm – filozofi morale që barazon kënaqësinë me “të mirën” dhe dhimbjen me “të keqen”, ajo synon t'arrijë lumturinë më të madhe për sa më shumë veta.

Utopi – fjalëpërfjalë, askund apo vend i mirë; një shoqëri ideale apo e përkryer.

Utopizëm – stil teorizimi politik që zhvillon një kritikë të rendit aktual, duke ndërtuar një model të një alternative ideale apo të përkryer.
 
Titulli: Fjalorth politik

Vëllazëri – fjalëpërfjalë, vllazni; lidhje simpatie dhe shoqërie mes qenieve njerëzore.

Veçanti – veçoritë e një sistemi politik që janë unike apo të veçanta të saj dhe kështu e kufizojnë zbatimin mbi kategori më të gjera.

Vendim – veprim me zgjedhje; përzgjedhje nga një varg opsionesh.

Veprim i drejtëpërdrejtë – veprim politik ndërmarrë jashtë kornizës kushtetuese e ligjore; veprimi i drejtëpërdrejtë mund të shkojë nga rezistenca pasive tek terrorizmi.

Vetëvendosje kombëtare – parimi që kombi është njësi sovrane; vetëvendosja nënkupton edhe pavarësinë kombëtare, edhe sundimin demokratik.

Veto – pushteti zyrtar për të bllokuar një vendim apo veprim përmes mospajtimit.

Vlerë – parim moral që përshkruan një standard të pranuar për individët apo grupet.

Volksgeist (gjermanisht) – fjalëpërfjalë, fryma e popullit; identiteti organik i një populli pasqyruar në kulturën dhe veçanërisht në gjuhën e tij.

Votë – e drejta për votë.

Votim – e drejta për votë, ose ushtrimi i saj.

Vullnet i përgjithshëm – interesat e vërteta të një trupi të përbashkët, të barazvlefshme me të mirën e përbashkët; vullneti i të gjithëve nëse secili vepron me altruizëm.
 
Titulli: Fjalorth politik

Xhingoizëm – entuziazëm publik dhe festim nxitë nga zgjerimi ushtarak a pushtimi perandorak.
 
Titulli: Fjalorth politik

Zgjedhje – mjet për plotësimin e një posti përmes zgjedhjeve bërë nga një trup i përcaktuar i popullit elektorati.

Zgjedhje e arsyeshme – qasje politike mbështetë në hamendësimin se njerëzit janë aktorë arsyeshmërisht egoistë; teori “ekonomike” politike.

Zgjedhje parësore – zgjedhje ndërpartiake mbajtë për të përzgjedhë një kandidat për të konkurruar në një zgjedhje “zyrtare”.
 
Titulli: Fjalorth politik

Shume Faleminderit Jeta! :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%
Personalization

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Alternative header

    You can easily choose an alternative header structure for a different look.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back