Fjalimi i lamtumirës; Obama: Mbroni Demokracinë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Fjalimi i lamtumirës; Obama: Mbroni Demokracinë

1484109214Obama.jpg


Në fjalimin e tij të lamtumirës Presidenti Barack Obama u ka bërë thirrje amerikanëve që të mbrojnë demokracinë e tyre.

"Me pothuajse çdo masë të marrë, Amerika është një vend më i mirë, e më i fortë” nga ajo që ishte tetë vjet më parë, kur ai mori detyrën, tha ai para mbështetësve në اikago.

Por Presidenti në largim paralajmëroi se "Demokracia është e kërcënuar sa herë që merret si e mirëqenë".

Ai iu lut amerikanëve t’i marrin gjerat në konsideratë nga çdo pikëpamje, duke u shprehur "ne duhet të kushtojmë vëmendje dhe të dëgjojmë".

Në fjalimin e tij, ai bëri një përmbledhje të shkurtër të arritjeve si President dhe dha mesazhin se njerëzit duhet të angazhohen dhe të luftojnë për Demokracinë çdo ditë dhe jo vetëm në zgjedhje.

Ai përshkroi tri kërcënime ndaj demokracisë amerikane - pabarazinë ekonomike, ndarjet racore dhe tërheqjen e segmenteve të ndryshme të shoqërisë në "flluska", ku mendimet nuk janë të bazuara tek faktet.

Në mbyllje të fjalimit ai tha se kishte një kërkesë përfundimtare për amerikanët si president: "Unë ju kërkoj që ju të besoni. Jo në aftësinë time për të sjellë ndryshim - por në tuajat".

Në 20 janar, pas inaugurimit, Donald Trump bëhet zyrtarisht Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.

/ Top Channel
 
Titulli: Fjalimi i lamtumirës; Obama: Mbroni Demokracinë

Obama hyri ne historine amerikane dhe boterore si nje nga lideret me te mire. Te shofim ket sharlatanin Bukurosh cfare politikash nderkombetare do ndjeke.
 
Back
Top