Fjala "OK", mbush 175 vjet

Arfenilla

Themelues i Forumit
thumbnail.php


Njëra ndër fjalët më të popullarizuara në botë në gjuhën angleze, fjala e mirënjohur "OK" ose në shqip "Në rregull", nesër mbush 175 vjet. pra kremton ditëlindjen!. Kjo fjalë për herë të parë është paraqitur në shtyp, në gazetën "Morning Post" të Bostonit të SHBA, në vitin 1839, ka njoftuar AFP.

"Mendoj që 'OK' duhet të kremtohet më fjalime dhe paradë", vlerëson Alan Metkalf, profesor nga Ilinoisi, i cili është edhe specialist botërorë i historisë dhe rëndësisë së kësaj fjale.

Në librin e tij "OK: Rrëfim i pabesueshëm për fjalën më të madhe amerikane" (OK: The Improbable Story of America`s Greatest Word) Metkalf ka shkruar se kjo është fjala me e përfolur dhe më e shtypur në tërë planetin.

Shikur nga aspektin etimologjik, kjo fjalë nuk ka lidhje direktre me gjuhën latine, greke ose gjuhë tjetër. Fjalori i Oksfordit, në web-sajtin e tij, hedh poshtë spekulimet se "OK" ka origjinë nga ndonjë shprehje Skotlandeze ose greke.

Sot "OK' përdoret për të shprehur pajtim, lejmi, mirëkuptim...". Pothuajse nuk ka njeri në botë që nuk e kupton këtë fjalë.B..Lajmi
 
Titulli: Fjala "OK", mbush 175 vjet

une se pranoj kur me thone "ok"...e dua ,,,po pra poooo lol
 
Titulli: Fjala "OK", mbush 175 vjet

Une pata ndegjuar se e ka prejardhjen nga nje vend tjeter, nese s'gaboj nga kinezet apo japonezet, se di sme kujtohet me 1 dokumentar.
 
Titulli: Fjala "OK", mbush 175 vjet

Ndersa une e dija qe ka ardhur nga nje prej betejave ndermjet Jugut dhe Veriut, ku pas nje sulmi u raportua (nga veriu mesa mbaj mend) nuk ka te vdekur dmth Zero Killed (OK), pozitive!
 
Titulli: Fjala "OK", mbush 175 vjet

hajd dhe 100 vjec, opss... ok dhe 200 pra :P
 
Titulli: Fjala "OK", mbush 175 vjet

Aq here sa e perdori une gjate dites kete fjale sikur ta zevendesoja rastesisht me 'ne rregull'... do ta kisha perbi gjuhen.

Cdo te treten fjale e kam Ok. Ma kane thene tjeret se as qe e kisha vene re.
 
Pe: Fjala "OK", mbush 175 vjet

Sa dij unë, janë inicialet e një personi që ka nënshkruar vetëm O.K..
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Fjala "OK", mbush 175 vjet

K'te fjale e shikoj me shume si nje fjale perdorimi internacional, sesa nje prb e perdorimit te saj ne gjuhe te huaj .

Jane ca fjale internacionale, qe e mundesojne/lehtesojne komunikimin me njerez qe zoterojne gjuhe te ndryshme, ne k'te rast eshte ne rregull perdorimi i saj.

175 vite atehere tashme paska bere 177 vite, kjo tregon sa te vjetra eshte perdorimi i ca fjaleve.. mbare botes.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top