alfonci
Veri investigatio
FJALA E PRESIDENTIT
DREJTUAR KOMBIT
RRETH RRUGثS Qث DO Tث NDIQET Nث AFGANISTAN DHE PAKISTAN
Salla e Teatrit Ajzenhaur
Akademia Ushtarake e Shteteve të Bashkuara në Uest Point
Uest Point, Nju Jork
20:01 Koha e Washingtonit PRESIDENTI: Mirëmbrëma. Korpusit të Kadetëve të Shteteve të Bashkuara, burrave e grave të forcave tona të armatosura, si dhe bashkëkombësve të mi amerikanë: Sonte dua t'ju flas rreth përpjekjeve tona në Afganistan -- natyrën e angazhimit tonë atje, shtrirjen e interesave tona, si dhe strategjinë që do të ndjekë administrata ime për ta përfunduar këtë luftë me sukses. ثshtë një nder i jashtëzakonshëm për mua ta bëj këtë këtu në Uest Point, ku kaq shumë burra e gra janë përgatitur për të mbrojtur sigurinë
tonë dhe për të përfaqësuar vlerat më të mira të vendit tonë.
Për të trajtuar këto çështje të rëndësishme, ka rëndësi të kujtojmë së pari se pse Amerika dhe aleatët tanë u detyruan të bëjnë luftë në Afganistan. Ne nuk e kërkuam këtë luftë. Më 11 shtator 2001, 19 persona rrëmbyen katër avionë dhe i përdorën ata për të vrarë pothuaj 3000 njerëz. Ata goditën qendrat nervore ushtarake dhe ekonomike të vendit tonë. Ata u morën jetën burrave, grave dhe
fëmijëve të pafajshëm pa patur konsideratë për besimin, racën apo gjendjen e tyre shoqërore. Po të mos ishin veprimet heroike të pasagjerëve në njërin prej këtyre avionëve, ata mund të kishin goditur
edhe një nga simbolet më të mëdha të demokracisë sonë në Uashington dhe do të kishin vrarë më tepër njerëz.
Sikurse e dimë, këta persona i përkisnin al Kaedës -- një grup ekstremistësh të cilët e kanë shtrembëruar dhe njollosur Islamin, një prej besimeve më të mëdha të botës, për të justifikuar vrasjen e
të pafajshmëve. Baza operative e al Kaedës ishte Afganistani, ku ata strehoheshin nga Talibani -- një lëvizje e pamëshirshme, represive dhe radikale që uzurpoi kontrollin e atij vendi pas shkatërrimit që kish
pësuar gjatë pushtimit shumëvjeçar sovjetik dhe luftës civile, dhe pasi që vëmendja e Amerikës dhe e miqve tanë ishte kthyer diku tjetër.
Disa ditë pas 11/9, Kongresi autorizoi përdorimin e forcës kundër al Kaedës dhe atyre që i kishin strehuar ata -- një autorizim i cili qëndron në fuqi edhe sot. Vota në Senat ishte 98 me 0. Vota në Dhomën e Përfaqësuesve ishte 420 me 1. Për herë të parë në histori, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior vuri në jetë Artikullin 5-- angazhimin që thotë se sulmi kundër një vendi anëtar është sulm kundër të gjithëve. Edhe Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratoi përdorimin e të gjitha hapave të nevojshme si përgjigje ndaj sulmeve të 11/9. Amerika, aleatët tanë dhe bota mbarë vepruan si një të vetëm për të shkatërruar rrjetin terrorist të al Kaedës dhe për të mbrojtur sigurinë tonë të përbashkët.