Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Fituesja e çmimit Nobel Ebadi kërkon më shumë presion mbi Teheranin

Fituesja e çmimit Nobel Ebadi kërkon më shumë presion mbi Teheranin

Fituesja iraniane e çmimit Nobel për paqe Shirin Ebadi u ka bërë thirrje vendeve evropiane, të angazhohen më fuqishëm për respektimin e të drejtave të njeriut në Iran. Gjatë një vizite në Deutsche Welle në Bon, Ebadi tha se duhet rritur trsynia politike ndaj udhëheqjes iraniane. Sipas saj në gjendjen e tanishme delikate njerëzit në vendin e saj kanë nevojë për mbështetje nga jashtë. Ebadi u shpreh për sanksione politike, për shembull për tërheqjen e ambasadorëve nga Irani. Embargon ekonomike nga ana tjetër, veprimtarja për të drejtat e njeriut e refuzoi. Kjo dëmton, sipas saj, popullatën./Deutsche Welle/
 
"Situata në Iran mbetet delikate" - Shirin Ebadi në mikrofonin e DW-së

0,,4485145_4,00.jpg Në një intervistë ekskluzive me Deutsche Welle Ebadi flet për situatën në Iran dhe mbron kthesën demokratike në vendlindjen e saj.

Zonja me xhaketën e verdhë në podium vërtet që është trupvogël, por ajo është energjike dhe zëri i saj ka peshë. Shirin Ebadi kërkon me forcë një angazhim më të madh të shteteve të Evropës për të drejtat e njeriut në Iran. Ajo ankohet se prej vitesh bëhen negociata për programin bërthamor iranian, por të drejtat e njeriut nuk luajnë thuajse asnjë rol:"Pyetja që shtrohet është se a ka rëndësi për Evropën vetëm siguria e evropianëve, a nuk interesohen ata për sigurinë e iranianëve?"

Ebadi foli në konferencën e shtypit që u zhvillua në Deutsche Welle qartësisht kundër sanksioneve ekonomike. Ato do të preknin popullin e thjeshtë, theksoi ajo duke shtuar se angazhohet për sanksione politike:"Me sanksione politike unë kam parasysh që vendet evropiane duhej të tërhiqnin ambasadorët e tyre. Marrëdhëniet diplomatike nuk duhet të ndërpriten në asnjë mënyrë, por ambasadat mund të ulen në një shkallë më të ulët, në konsullata. Kjo nuk do ta dëmtonte popullin, por udhëheqjes do t'i nxirrte para syve izolimin e saj."

Mediat ndërkombëtare - rol kyç për lëvizjen iraniane për ndryshin

Avokatja për të drejtat e njeriut theksoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të mediave ndërkombëtare për lëvizjen iraniane të protestave dhe lëvdoi në këtë kuadër shprehimisht Deutsche Wellen. Njëkohësisht ajo u bëri thirrje gazetarëve që të ushtrojnë presion te qeveritë dhe të vënë nën lupë edhe kontaktet ekonomike.

"Pyeteni Nokia-Siemensin, pse kanë dërguar teknikë për të kontrolluar internetin dhe komunikimin mobil. Me ndihmën e këtyre pajisjeve shtypen njerëzit në Iran."

Mbajtësja e çmimit Nobel për paqe është e bindur se numri i viktimave që u vranë në protesta është shumë më i lartë se sa besohet deri tani. Veç kësaj, të arrestuarit i izolojnë - pa kontakt me familjet e tyre ose avokatët. Mënyra si vepron qeveria nuk është as në përputhje me kushtetutën, as me fenë islame. Prandaj, ndërkohë shumë klerikë me poste drejtuese janë pozicionuar kundër qeverisë dhe padrejtësisë së kryer prej saj, tha Ebadi: "Brutaliteti i udhëheqjes kundër popullit ishte kaq masiv, sa kleri e ka kundërshtuar. Dhe këto protesta nga ana e përfaqësuesve fetarë bëjnë që qeveria ta humbasë legjitimitetin."

OKB-ja krijon një delegacion për zbardhjen e ngjarjeve pas zgjedhjeve në Iran

Me iniciativën e Ebadit, Kombet e Bashkuara kanë krijuar tashmë një delegacion. Raportuesit e pavarur do të hedhin dritë në ngjarjet pas zgjedhjeve të diskutueshme parlamentare të mesit të qershorit. Por është ende e paqartë, nëse delegacionit do t'i lejohet të hyjë në Iran. Kjo pyetje shtrohet ndoshta edhe për Shirin Ebadinë vetë. Megjithë rreziqet, ajo e sheh vendin e saj në Teheran dhe kërkon të kthehet atje. Atje është bashkëshorti, thotë ajo, atje është shtëpia e saj, atje është puna e saj.

Autorë: Matthias von Hein/ Auron Dodi
Redaktoi: Sonila Harasani /Deutsche Welle/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back