Fituesi i Eurovizion kërcënohet me vdekje nga shqiptarët

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
zamer.jpg

Ky është titulli i gazetës norvegjeze VG sipas së cilës Mans Zelmerlow u kërcënua me vdekje pasi publikoi në Instagram një foto ku ishte shtrirë në një kolltuk dhe këmbët i kishte mbështetur mbi flamurin e palosur shqiptar.

Që nga momenti i postimit, artistit ju kërkua që ta hiqte foton dhe shumë njerëz, kryesisht shqiptarë e akuzuan se me atë lloj poze po i ofendonte, madje disa shkuan edhe më larg duke e kërcënuar me jetë nëse nuk e hiqte foton nga Instagrami.

Fotoja mori rreth 7000 likes dhe më pas Zelmerlow e fshiu. Ndërkohë policia suedeze ka marre seriozisht në konsideratë kërcënimet që i janë bërë fituesit të Eurovizion.

Sipas kryetarit të bashkisë së qytetit Lund, qytetit të lindjes së Zelmerlow , është shokuese që një njeri mund të kërcënohet në këtë mënyrë.

Nuk është hera e parë që artisti suedez, bëhet pjese e polemikave. Më parë ai është akuzuar se kënga e tij “Heroes” është shumë e ngjashme me këngën e David Guetta “Lovers on the sun”.

mapo
 
Titulli: Fituesi i Eurovizion kërcënohet me vdekje nga shqiptarët

Shqipot kane dale nga binaret.....turp e faqja zeze
 
Titulli: Fituesi i Eurovizion kërcënohet me vdekje nga shqiptarët

Haha s'mbushin mir ca tipa...
 
Pe: Fituesi i Eurovizion kërcënohet me vdekje nga shqiptarët

Para se të merremi me pargjykime, din dikush se ai ka
dhënë deklaratë se çka është dhe nëse është pse është aty?

Apo nuk është flamur shqipëtar?

Por nëse është, atëherë zotëria qenka mendjelehtë dhe se ështe
dashur ta largojë atë para se të fotografohet.

Por njese, sa për skjarim për disa shqipe, se me të vërtetë
duhet të jeshë i luajtur që të vdesësh për flamur e për atdhe,
e mandej të mençurit udhëheqin atë çfarë budallenjtë ia mundësojnë!
 
Titulli: Fituesi i Eurovizion kërcënohet me vdekje nga shqiptarët

Cpati ky me flamurin shqiptar
 
Titulli: Fituesi i Eurovizion kërcënohet me vdekje nga shqiptarët

Mire ja kane bere zockes
 
Titulli: Fituesi i Eurovizion kërcënohet me vdekje nga shqiptarët

Nuk është hera e parë që artisti suedez, bëhet pjese e polemikave. Më parë ai është akuzuar se kënga e tij “Heroes” është shumë e ngjashme me këngën e David Guetta “Lovers on the sun”.
Besoj se nuk duhet shqiptaret te nxitohen te shkojn aqe large me kercenime ...nuk ja vlen! dhe aqe me pak kur nuk besoj se ka ndonje vlere te madhe flamuri i shteti te tij, dhe kjo eshte pakujdesi e tij.
 
Titulli: Fituesi i Eurovizion kërcënohet me vdekje nga shqiptarët

Dhe cfare i ka bere ai flamurit se se kuptoj? I palosur eshte.
late nam me kto nacionalizma te smura....
 
Titulli: Fituesi i Eurovizion kërcënohet me vdekje nga shqiptarët

Te vdesesh per atdhe eshte gje e shenjte, ama te kercenosh dike me vdekje pse u ul siper flamurit mua me duket jo vetem e tepert por dhe budallallek. Per me teper ai eshte dhe i palosur nga siper vec cope e kuqe duket. Dhe une po t'kish ndonje flamur ne kolltuk ku do ulem, do u ulja e s'do rrija te hapja copen ta shikoja cfare eshte...
 
Titulli: Fituesi i Eurovizion kërcënohet me vdekje nga shqiptarët

Ne e kemi djegur dhe e kemi flakur tutje sa e sa here flamurin tone ,tani po kerkojme te drejtat tek dikush qe edhe po ta shihte te pa palosur nuk do e kishte iden se i kujt ishte
 
Titulli: Fituesi i Eurovizion kërcënohet me vdekje nga shqiptarët

Sepse shqiptaret janeeee....patate (cit )lol
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top