Fiton Kosova, derbi dëshmon se jemi për Evropë

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 19:32 / 27.11.2013

fiton-kosova-derbi-d-euml-shmon-se-jemi-p-euml-r-evrop-euml_2_hd.jpg


Sigal Prishtina ka dalë fituese e spektaklit të madh të basketbollit të zhvilluar ndaj Pejës në kuadër të Ligës Ballkanike. Vendasit e fituan ndeshjen që dëshmoi se jemi për garat ndërkombëtare, me rezultat 72-70, por vetëm pas vazhdimeve.

Palestra ishte mbushur përplot, Plisat në skajin e tyre dhuronin atmosferë të zjarrtë, ndërsa Termokosi kishte lëshuar ngrohëset për ta bërë këtë derbi edhe më të mirë.

Bardhekaltërit e nisën furishëm këtë përballje dhe ishin në formën e tyre më të mirë, epo çfarë mund të thoni tjetër kur Blerim Mazreku shënon dy trepikësha. Vendasit luajtën shumë bukur dhe arritën ta ngritin epërsinë deri në 13 pikë, mirëpo në fund mysafirët e zvogëluan disavantazhin në 11 pikë, 26-15.

Gjërat ndryshuan me fillim të çerekut të dytë, pasi pejanët përmes shënimeve të njëpasnjëshme të Gerti Shimës shkuan në seri prej 11-2 dhe kështu ngadalë e ngushtuan edhe më shumë disavantazhin në vetëm katër pikë, 35-31. Ky sukses i mysafirëve erdhi si rezultat i presionit të madh të ushtruar në lojtarët e Sigal Prishtinës, të cilët nuk i lanë t’i shënojnë më shumë se nëntë pikë.

DSC_0313.jpg

اereku i tretë i takoi tërësisht pejanëve të cilët bënë një rikthim nga 13 pikë disavantazh, në 10 pikë epërsi. Mbrojtja e fortë dhe loja konkrete me kundërsulme të shpejta e bënë Pejën të hyjë në çerekun e katërt me epërsi monumentale. E në anën tjetër, te Sigal Prishtina vërehej shumë mungesa e organizatorit Kendrick Jones.

Në çerekun e katërt ishim dëshmitarë të një lufte të madhe për çdo top në parket, teksa të dyja palët jepnin gjithçka nga vetja për të shënuar fitore. Trajneri i Sigal Prishtinës, Ceyhun Cabadak, i futi në lojë Kiezan dhe Wessonin, dhe urdhëroi lojtarët e tij që të bëjnë presing në tërë fushën, gjë që rezultoi të jetë shumë pozitive për bardhekaltërit, të cilët fituan shumë topa dhe arritën që në sekondat e fundit të ndeshjes ta barazojnë rezultatin në 61-61, e heroi ishte Waller i cili me dy gjuajtje të lira e dërgoi ndeshjen në kohë shtesë.

DSC_0308.jpg

Koha shtesë ishte edhe më dramatike se pjesët tjera. Shaptahovic e ndezi atmosferën me një trepikësh, mirëpo përgjigjën e njëjtë ia ktheu Waller menjëherë në anën tjetër. Në vazhdim, Peja e hendikepuar me largimin e Frederick House dhe me Samirin e lodhur, filluan të bënin gabime në sulm, të cilat i kushtuan shumë. Edhe pse gjatë pjesës së rregullt nuk ishte në formë, në kohën shtesë në skenë doli Dardan Berisha me gjuajtjet e tij precize nga gjuajtja e lirë, të cilat ia dhuruan fitoren spektakolare Sigal Prishtinës me vetëm dy pikë epërsi, 72-70.

Me këtë fitore bardhekaltërit renditen në vendin e parë në Ligën Ballkanike me 9 pikë, teksa Peja mbetet e fundit në tabelë me katër humbje radhazi. Këto dy skuadra do të takohen përsëri në fundjavë. /Telegrafi/

Koshashënuesit më të mirë të Sigal Prishtinës:
1 Antabia Waller 20 pikë
2 Dardan Berisha 14 pikë
3 Blerim Mazreku 12 pikë
4 Aurimas Kieza 8 pikë



Koshashënuesit më të mirë të Pejës:
1 Samir Shaptahovic 23 pikë
2 Gerti Shima 17 pikë
3 Drilon Hajrizi 10 pikë
4 Frederick House 10 pikë

Fotografia: Telegrafi/Ahmed Huduti
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top