“Fiton” betejën me kancerin, vret burrin, fëmijët dhe veten

Love

βeℓℓe â๓e
Në Dallas, Texas, 43-vjeçarja e cila arriti ti mbijetojë kancerit, Angelica Vazquez qëlloi me armë zjarri të shoqin dhe dy fëmijët e saj 18 dhe 21 vjeç, përpara se t’i jepte fund jetës.

Angelica-Vazquez-mother-beat-cancer-battle-murder-suicide1.jpg


Ngjarja e rëndë u sinjalizua në polici nga fqinjët e familjes Vazquez, të cilët dëgjuan të shtëna me armë, por nuk u panë dëmtime në banesë, për të provuar se persona të panjohur kishin hyrë forcërisht.

Pesë ditë pas ngjarjes njëri nga hetuesit mbërriti në banesën e të ndjerëve dhe gjeti kutinë postare plot me letra dhe gazeta, duke bërë që të thërrasë përforcime dhe të hyjnë brenda.

Pasi hapën derën, agjentët gjetën katër trupat e pajetë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Nga të dhënat paraprake thuhet se gruaja në kushte të rënduara psikologjike pas betejës së stërgjatë me kancerin, u kishte marrë jetën fëmijëve dhe bashkëshortit të saj.
Shekulli
 
Titulli: “Fiton” betejën me kancerin, vret burrin, fëmijët dhe veten

Po mire tere ate luft me kancerin dhe vrau familjen?

Mah, ka plote te cmendur ndoshta tere stresi i
mbledhur gjate periudhes e ka cuar drejt ketij gjesti
gjithsesi do zemer te vrasesh familjen.
 
Titulli: “Fiton” betejën me kancerin, vret burrin, fëmijët dhe veten

Sa keq , gjynah ka ardhur deri aty e tani prishi cdo gje, kushedi cka pasur!!
 
Back
Top