Finlanda përgatitet të ndalojë plotësisht duhanin

Kresha

A pretty face can never trick me
Në projektligjin e përgatitur parashikohet heqja nga shitja e produkteve të duhanit


Finlanda po bëhet gati të jetë vendi i parë që do ta ndalojë plotësisht pirjen e duhanit. Në projektligjin e përgatitur parashikohet heqja nga shitja e produkteve të duhanit.

Planifikohet që ligjet në lidhje me duhanin në këtë vend të bëhen edhe më të rrepta.

Me projektligjin e ri që pritet të hyjë në fuqi në pranverë parashikohet që edhe në makinat private të ndalohet pirja e duhanit nëse brenda ka fëmijë të moshës nën 18 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë në Finlandë deklaroi se projektligji i ri parashikon shpëtimin e plotë nga duhani por kjo nuk është një luftë kundër prodhuesve të duhanit, është thjesht një situatë në lidhje me shëndetin e popullsisë.

Prodhuesit e duhanit po përgatiten të ankohen zyrtarisht kundër vendimit të qeverisë.

Ndërkohë shumica e popullsisë, 20% e të cilës është pirëse duhani, e mbështet projektligjin në fjalë./trt/
 
Titulli: Finlanda përgatitet të ndalojë plotësisht duhanin

Bolle mire paska me ja bon qe ndalohjen Pirijen e Duhanit Ne Finland .
Dhe ne Kosove duhet me pru nje Ligji te tille.
Me shume Rresoket nga Qendrimi Bossi.!
 
Titulli: Finlanda përgatitet të ndalojë plotësisht duhanin

ky qenka nje lajm i bukur...sikur ne top list te qe edhe SHQIPERIA...
 
Titulli: Finlanda përgatitet të ndalojë plotësisht duhanin

Sbesoj se do ja dalin ka shume qe e pine .Un po mendoja te liberalizonin mariuanen kto dhe cigaren dun me na heq na moren frymen fare me kto ligje :(:(:(:(:.Jam kundra ktij ligji.Mjafton ai per te mos e pire neper lokale bare restorante ,jo me e heq fare se ska lezet .
 
Back
Top