“Financial Times”: Papandreu mendon të japë dorëheqjen

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
47132.jpg

ATHINE- Në edicionin online të gjermanes Financial Times, thuhet se kryeministri Jorgos Papandreu është shprehur në mirëbesim në javët e fundit tek një person i afërt se "është duke menduar seriozisht dorëheqjen e tij."
Përfaqësuesi i qeverisë greke, me të cilin kontaktoi gazeta gjermane e hodhi poshtë informacionin si një "marrëzi", duke theksuar se kryeministri është i vendosur të vazhdojë "luftën".
Nga ana e tij, zëdhënësi i qeverisë Elias Mossialos, tha se "ky është lajm për t'u hedhur në mbeturina".
Sipas botimit gjerman të FT, kryeministri dy herë në tre javët e fundit u ka folur bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë për "dorëzim", dhe se "nuk ka më fuqi, pasi Greqia nuk vendos asgjë më".

Dje Trojka ka kërkuar papritmas reduktimin e pagave minimale në sektorin privat duke i bërë thirrje qeverisë, që nëse nuk ka rezultat në negociatat me partnerët socialë, të lëvizë në mënyrë të njëanshme të nxjerrë ligje, duke eliminuar Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive Kombëtare të Punës.
Kryeministri, duke folur në një takim me anëtarët e partisë në pushtet në Maqedoninë qendrore, tha: "Ne kemi armët për të mbrojtur punëtorët. Ne kemi Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive Kombëtare të Punës Ne nuk jemi India dhe as nuk do të bëhemi..."
Ndërkohë gazeta FT pohon se Greqia nuk ka të holla për të përmbushur detyrimet e saj për pagat dhe pensionet e publikut.
Në gazetë argumentohet se "Athina i ka humbur qëllimet e saj për 2011 dhe 2012" dhe "ky është dështim i qartë i Greqisë”.

(d.b/BalkanWeb)
 
Back
Top