LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Rilexim i Shopenhauerit në dritën e sulmeve të ISIS-it. Vullneti për të jetuar është ai që e dominon njeriun. Nën një mjedis të jashtëm zjarresh, uraganesh, zije buke, vrasjesh, masakrash dhe luftërash. Ai pesimizëm total, i lavdëruar nga Tolstoi, një alternativë ndaj Hegelit dhe e admiruar nga Niçe
“Perëndimi ka idealin e jetës, Al-Kaeda atë të vdekjes”- thoshte dikur Osama bin Laden. ISIS-i, lindi “si një degë e Al-Kaedës, e aktualizon të keqen duke prerë koka, skllavëruar gratë dhe shkatërruar vepra arti. Për këtë mund t’i drejtohemi filozofit Artur Shopenhauer, për të cilin bota është mbretëria e së keqes. Për Tolstoin, Shopenhaueri ishte filozofi më i madh, i cili më shumë se kushdo tjetër e kishte parë të keqen në botë pa e zvogëluar, ashtu siç bënë të tjerët. Me ndërrimin e epokave, njerëzit tradhtojnë një filozof të një epoke të shkuar me një të epokës aktuale, ashtu siç një burrë tradhton gruan e tij për një më të re. Kjo është ajo që ka ndodhur me Shopenhauerin. اdo filozof, sipas Bergsonit, mendon si reagim ndaj një mendimtari tjetër. Ndaj kujt reagon Shopenhaueri? Kryesisht ndaj Hegelit dhe përpjekjes së tij madhështore për të rihyjnëzuar botën me ndihmën e shqisës sonë të gjashtë, sensit të historisë. Shopenhaueri e përdhos botën dhe e demonizon natyrën, ashtu siç kishte bërë dikur Aristoteli.
Filozofia e Hegelit është një filozofi e Frymës, Idesë, racionalitetit, subjektit, aktivitetit, lirisë, e vlerave: është pra një filozofi e pozitivitetit, e mbjelljes së optimizmit, e antropomorforizuar. Në të nuk ka vend për natyrën. Kjo nuk është ndonjë gjë thelbësore, por një koncept artificial. Qielli me yje, është një qiell lebroz.
Për të shmangur dualizmin e shpirtit dhe natyrës, të subjektit dhe objektit, shkrihet natyra te shpirti, objekti te subjekti; natyra identifikohet “me procesin praktik të dëshirave, orekseve dhe ngashërimeve të përbashkëta, të kënaqësive dhe dhimbjeve” të subjektit (Kroçe). Por nëse kapërcehet natyra, kjo ndodh së bashku me të keqen e natyrës: tërmetet, cunamet, thatësirat, urinë, epidemitë, zjarret, uraganet, dhe struktura piramidale e qenieve, ku ata që gjenden lart të armatosur me brirë, kthetra, helme ose armë zjarri, ushqehen me ata që ndodhen më poshtë, përveç përjashtimeve për të kundërtën.
Tek të këqijat e natyrës përfshihen edhe ato njerëzor: padrejtësitë, krimet, luftërat dhe masakrat, të cilat janë provuar si të pashmangshme. Së fundmi, është fati i dhimbjes, pleqërisë, sëmundjes dhe vdekjes që varet mbi të gjithë. Pra filozofisë së shpirtit i kundërvihet filozofia e natyrës, filozofi irracionale, e objektit, pasivitetit, nevojës, skllavërisë dhe fatalizmit, e negativitetit, që janë pjesë të jetës shumë më të mëdha se sa ajo pozitive e lirë dhe aktive, pra një filozofi pesimiste, e disantropomorforizuar.
Filozofia idealistike, lëvizte nga ilegjimiteti i deduksionit të gjësë në vetvete, duke filluar nga dukuria e ligjit të shkakësisë, që është një ligj i parimit të arsyes, domethënë subjektiv. Kështu ata mendonin në dy nivele të realitetit, në një kohë që ka vetëm një: ajo e fenomenit. Te vetë dukuria ishte ndërfutur shpirti, duke e bërë “konkreten universale”.
Shopenhaueri bën të kundërtën. Kthehet te Kanti, për t’u hedhur më pas te risia e tij e madhe: Vullneti për të jetuar (Wille zum Leben). Reculer pour mieux sauter (të tërhiqesh për të kërcyer më mirë), kishte thënë Laibnici. Kështu, fenomeni u integrua në Vullnetin për të jetuar, që është thelbi i botës. Për Kantin, fenomeni, domethënë gjëja te ne, është i vetmi element i njohshëm. Tek gjëja në vetvete, ne s’kemi qasje.
Por, për Shopenhauerin dukuria është një pamje e thjeshtë, e cila nuk përputhet me asnjë realitet. Ai thotë: “Bota është përfaqësimi im”. Megjithatë ky përfaqësim është i bazuar tek noumenon-i, d.m.th Vullneti për të jetuar, dhe kjo është e njohshme menjëherë në ndërgjegjen tonë. Deri te Kanti, thotë Shopenhauer, filozofia ishte e gjitha një shkollë. Besohej se ligji i shkakësisë që rregullon fenomenin, dhe parimi i arsyes që i shpjegon ato, ishin ligje absolutisht të vlefshme, veritates aeternae (të vërtetat e përjetshme).
Për më tepër pranohej tutela e filozofisë fetare. Më pas u pa se parimi i arsyes “nuk është i pari i çdo gjëje, dhe se bota nuk është vetëm si pasojë dhe në përputhje me të” (Shopenhauer). Para noumen-it, Kanti ishte ndalur para një kështjelle të blinduar. Shopenhaueri depërton në një vendkalim sekret: vetë-vetëdija. Ai kishte gjetur kështu një burim të dytë të dijes, atë të drejtpërdrejtë dhe intime të Vullnetit, e cila integron njohuritë jo të drejtpërdrejta të përfaqësimit të ndërmjetësuar nga mendja.
Ai tregon me një analizë madhështore, në mënyrë të plotfuqishme dhe të papërmbajtshme, se vullneti për të jetuar mishërohet te të gjitha qeniet dhe lëviz te të gjitha gjërat në një luftë të përjetshme për përmbushjen e ëndrrave të pandërprera, të rilindura vazhdimisht, dhe për arritjen e përhershme të kufijve të rinj. ثshtë një “stuhi infernale që nuk pushon asnjëherë”, ku qeniet janë në kaos, në kërkim të vazhdueshëm të plotësimit të nevojave të jetës, dhe shkëputen nga materia, të lëkundur nga nevoja tek mërzia pas plotësimit të nevojave, dhe nga mërzia te nevojat e reja, pa arritur dot ndonjëherë një qëllim përfundimtar.
Organi mbishqisor
Vullneti na lëviz në gjumë dhe kur jemi zgjuar, dhe lëviz të gjitha qeniet dhe gjërat e tjera. Bota, në të cilën njeriu cilësohej si një mikrokozmos, bëhet kësisoj një makroantropo, që nuk është i përbërë nga asgjë tjetër veç vullnetit dhe përfaqësimit. Kjo i jep titullin e kryeveprës së Shopenhauerit: Bota si vullnet dhe përfaqësim.
Në të, thotë ai, shpreh një mendim të vetëm: bota është vullnet dhe përfaqësim. Ajo është një pemë lisi që rritet nga ky filiz. Veprat e mëvonshme janë zhvillime të mëtejshme të këtij mendimi unik. Para hyrjes së Vullnetit për të jetuar në historinë e filozofisë, besohej se gjëja më e lartë ishte arsyeja, dhe se çdo filozofi fillonte pikërisht nga ajo.
Përsëri për idealistët arsyeja ishte organi i mbishqisores. Nga Shopenhaueri e tutje, çdo filozofi e nis nga irracionalja, dhe kjo është kthesa që mori gjithë filozofia perëndimore. Ndarja dhe thellimi i dy sferave, ajo racionale e kufizuar nga parimi i arsyes, dhe ajo irracionale e pakufizuar e Vullnetit për të jetuar, shënon mbizotërimin e qartë të së dytës mbi të parën.
Ndikimi i filozofisë irracionale reflektohet më së pari te nxënësi i tij rebel Niçe, pastaj mbi antropologjinë e re filozofike, pra te “filozofia e jetës” dhe në fund mbi ekzistencializmin, duke frymëzuar edhe psikanalizën (Vullneti bëhet Pavetëdije). Bota si vullnet dhe përfaqësim, është libri më i bukur i filozofisë, i thellë dhe tërësor. Për shkak se lejon dekriptimin e botës (Erklwrung der Welt), që sipas Shopenhauerit është qëllimi i filozofisë.
Dhe për shkak se nuk përputhen, me filozofin, një moralist dhe artist i madh. Sipas Niçes, Shopenhaueri është madje një gjeni moralist dhe jo një filozof. Te Bota, Shopenhaueri pikturon në fakt një afresk i madh të jetës njerëzore, të virtyteve dhe veseve të njeriut, gëzimeve dhe hidhërimeve të tyre, dhe shpjegon gjëra që konsiderohen ende të pashpjegueshme sot.
Megjithatë, analizat nuk mbeten të izoluara, si te moralistët e tjerë: ato kthehen te parimet filozofike të sistemit dhe këto të fundit rrezatojnë dhe zbresin te çështjet njerëzore. Rezultati është një tablo e madhe dhe unike, që asnjë filozof tjetër s’mund ta konkurrojë. Stili i Shopenhauerit admirohet nga të gjithë. Por arti i tij shkon përtej stilit dhe prek thelbin.
Vizioni i tij është ai i një poet tragjik dhe ‘Bota’ është romani tragjik i njerëzimit. ثshtë strukturimi i tij artistik, ai që e bën këtë vepër mbresëlënëse dhe të paharrueshme, burim të shumë konvertimeve. Zhan Pol e krahason atë me “një liqen melankolik norvegjez, të rrethuar nga shkëmbinjtë e lartë, ku nuk pasqyrohet asnjëherë dielli, por vetëm qielli i ndritshëm”.
Por në Berlin, Chamisso, poet dhe shkrimtar, i tha Shopenhauerit se nuk kishte nevojë për ngjyrën e zezë: një gri e errët mund të mjaftonte. Së fundi, Shopenhaueri kundërshton panteizmin e Spinozës, “pandiabolizmin” e tij. Por, pavarësisht nga të qënit “ateisti i parë i sinqertë dhe i palëkundur” (Niçe), është ndërkohë ai që më shumë se të gjithë e ndjen prekjen, tmerrin dhe skandalin e hyjnores, si autor jo vetëm i njeriut, por i të gjithë dramës së natyrës.
Mapo.al