FILOFOBIA: FRIKA NGA DASHURIA

! - !

Once upon a time...
Shkruan: Aelsie Divinagracia

Filofobia.jpg
Shumica e njerëzve kanë nevojë për dikë që ta ndajnë jetën dhe ti ofrojnë njëri tjetrit dashuri dhe në përgjithësi ti ndajnë emocionet sëbashku. Megjithatë, ka disa nga ne, të cilët jo vetëm që ndihen të frikësuar të ofrojnë dashuri apo të bien në dashuri, por madje në shumë raste kjo frikë mund të përcillet dhe të jetë burim i ankthit. Kjo gjendje me fjalë tjera quhet “philofobia”(filofobia) apo frika irracionale nga të rënit në dashuri.

Fjala vjen nga gjuha e vjetër greke, ku “filos” do të thotë dashuri, apo të duash. Një person që vuan nga filofobia do tu shmanget lidhjeve emocionale dhe në përgjithësi jetës romantike. Kjo frikë në shumë raste nuk mbetet thjesht vetëm një frikë por mund të zhvillohet dhe manifestohet edhe me probleme fizike dhe mund ta detyrojë personin e caktuar që tu shmanget raporteve kuptimplota dhe të shëndosha gjatë gjithë jetës.

Filofobia konsiderohet si një nga fobitë më të pazakonta. Një nga rastet më të njohura përgjatë historisë që mendohet të ketë vuajtuar nga filofobia është mbreterësha e Anglisë, Elizabeta I (shek.16). Në disa raste ajo kishte disa raporte të afërta me disa persona, madje ishte edhe afër martesës, por në fund megjithatë nuk e theu barrierën e saj. “Mbretëresha e virgjër”, kishte në shërbim të saj një numër të madh burrash por me të cilët nuk bëri kurrë asgjë. Madje ajo shpesh thoshte se “më parë do jetoja si një lypësare dhe beqare se sa mbretëreshë e martuar”. Mbretëresha Elizabetë ishte një grua e fuqishme dhe sypatrembur por si duket dashuria dhe martesa ishin dicka që e tmerronin.

Shkaqet e filofobisë

Sikurse edhe rastet tjera të fobive, edhe filofobia mund të ketë disa shkaktarë. Një përvojë traumatike dhe e pakëndshme mund të jetë një nga shkaktarët e saj. Në rastin e mbretëreshës Elizabetë, studiuesit thonë se fobia e saj mund ti ketë rrënjët në traumën që përjetoi kur nëna e saj, Anne Boleyn u ekzekutua nga babai I Elizabetës, mbreti Henry VIII, për shkak të dashurisë. Njerëzit që përjetojnë në fëmijërinë e tyre divorcin e prindëve, dhunën në familje, apo gjëra të ngjashme mund të jenë viktima të filofobisë në moshë madhore. Madje mund të ndodh që edhe nëse jemi dëshmitarë të problemeve të dikuj tjetër, tek ne të zhvillohet ankthi kur mendojmë për dashuri dhe lidhje emocionale.

Filofobia mund të shkaktohet edhe nga shkaqe kulturore dhe religjioze. Shumë kultura dhe religjione në raste të caktuara i ndalojnë raportet intime mes gruas dhe burrit, mes personave me seks të njejtë apo ndonjë raporti të thjeshtë romantik. Në shumë raste personat që i shkelin këto rregulla normative mund ta pësojnë keq. Pra është shumë e logjikshme që tek personat të cilët përjetojnë këtë dhunë dhe presion psikologjik nga shoqëria dhe familja të zhvillohet ankthi dhe paniku në raste kur bëhet fjalë për lidhje dashurore dhe emocionale.

Frika nga refuzimi dhe divorci mund t’ua pamundësojë personave që kanë filofobi që të hyjnë në raporte me të tjerët. Sikleti që e kaplon njeriun në këto situata është i mjaftueshëm që ta ndalojë atë të hyjë në raporte më intime dhe të përjetojë afërsi emocionale me dikë tjetër. Tek këta njerëz formohet një barrier psikologjike në formën e një mekanizmi mbrojtës. Njerëzit që paraprakisht kanë vuajtur nga depresioni dhe ankthi, mund të jenë viktima edhe më të lehta nga filofobia për shkak të nivelit të ulët të vetbesimit dhe mendimit negativ që mbizotëron në mendjet e tyre.

Simptomat e filofobisë

Filofobia mund të manifestohet në forma të ndryshme. Disa njerëz hezitojnë të hapen ndaj të tjerëve apo të krijojnë çfarëdo lloj raporti me ta. Disa të tjerë janë në gjendje të hyjnë në raporte por ankthi që i kaplon i bën ata shumë posesiv, ose ndodh që në procesin e shkëputjes nga tjetri ata ta largojnë atë tutje duke u kthyer në njëfarë forme tek pika fillestare e refuzimit të tjetrit për shkak të frikës. Përderisa shumica pas një ndarje do të fillonin gradualisht ta merrnin veten dhe të hynin në një raport tjetër, personi që vuan nga filofobia ka tendenca të izolohet në këtë qark dhe kjo gjendje psikologjike mund të bëj që ata të veçohen nga njerzit tjerë.

Simpromat fizike të filofobisë:

*Dridhje
*Të qara
*Cregullime e rrahjeve të zemrës
* Turbullime
* Probleme me frymëmarrje
* Djersitje e shtuar
*Mpirje emocionale(numbness)
*Shqetësime dhe nervozë
*Dhimbje gjoksi
*Ndjenjë dobësie

Shmangia e tepërt apo mos përballja është karakteristikë e çdo fobie, dhe si rjedhojë personat që vuajnë nga filofobia do tu shmangen raporteve, martesave, madje edhe vendeve ku qëndrojnë ciftet tjera si teatri, parqet, etj. Kjo ndjenjë pikëlluese, bën që ata të ndihen të izoluar dhe si pasojë tu shmangen njerëzve në përgjithësi.

Trajtimi i filofobisë

Sikurse të gjitha fobitë edhe filofobia mund të trajtohet. Për ata që vuajnë nga filofobia dhe kanë simptoma sikur ato që i përmendëm lartë, edhe një bisedë me dikë mbi këtë problem do të ishte një ndihmë e madhe. Në disa raste edhe medikamente të caktuara mund të ndhmojnë në largimin e disa simptomave fizike dhe emocionale.

Terapia e ashtuquajtur “Cognitive Behavioral Therapy” konsiderohet si terapia më efektive në përgjithësi për trajtimin e fobive. Kjo terapi synon që individi të vetëdisohet për mendimet të cilat e shkaktojnë ankthin – (dashuria) dhe pastaj të mundohet që t’ia ndryshojë mendimin dhe qasjen ndaj këtyre ndjenjave duke i parë ato si pozitive. Në disa raste edhe ekspozimi i personit që vuan nga filofobia ndaj skenave romantike. Ky ballafaqim me situata të tilla mund të ndikojë që tek personi që vuan nga filofobia të normalizohet dhe largohet ankthi. Disa trajtime tjera mund të jenë dhe hipnoza apo metoda “Neuro-Linguistike” ( Neuro-linguistic programming NLP).

Metodat alternative

Gjenjda e vështirë emocionale e mbretëreshës Elizabetë apo e kujdo tjetër që vuan nga filofobia është e ngjashme. Ata janë në konflikt të vazhdueshëm emocional, një lloj lufte e brendshme. Por njerëzit me filofobi prapëseprap mund të kenë nevojë për dashuri, afërsi dhe emocione, por për fat të keq nuk kanë mundësi ta lëshojnë veten dhe të çlirohen nga kontrolli absolut ndaj emocioneve të tyre. Me të gjitha këto problem është shumë e vështirë të mbahet një lidhje me një person që vuan nga filofobia. Por nuk duhet të harrojmë se ata janë të pafajshëm, dhe ne duhet të mundohemi tu ndihmojmë atyre që të përjetojnë kënaqësi në marëdhëniet me njerëzit tjerë.

Përktheu: E.B&A.B
Virtualsophists
 
Last edited by a moderator:
Simpromat fizike të filofobisë:

*Dridhje
*Të qara
*Cregullime e rrahjeve të zemrës
* Turbullime
* Probleme me frymëmarrje
* Djersitje e shtuar
*Mpirje emocionale(numbness)
*Shqetësime dhe nervozë
*Dhimbje gjoksi
*Ndjenjë dobësie

Zotiii qenka i madhhh,asnje nga keto sintoma. ahahahahahahahah
 
E une e kam 1 semundje te tille...... :(
 
Nje gur dy zogj ,ti
Por ne jemi sorkadhe,sna kap dot ,?
  • Do you speak English?
  • Yes!
  • Name?
  • Abdul Aziz.
  • Sex?
  • Three to five times a day.
  • No, no...I mean male or female?
  • Yes, male, female, sometimes camel.
  • Holy cow!
  • Yes, cow, sheep, animals in general.
  • But isn't that hostile?
  • Horse style, doggy style, any style!
  • Oh dear!
  • No, no! Deer run too fast...
P.S one particular.... My name isn't Abdul Aziz ?
But baboon ?????
 
  • Do you speak English?
  • Yes!
  • Name?
  • Abdul Aziz.
  • Sex?
  • Three to five times a day.
  • No, no...I mean male or female?
  • Yes, male, female, sometimes camel.
  • Holy cow!
  • Yes, cow, sheep, animals in general.
  • But isn't that hostile?
  • Horse style, doggy style, any style!
  • Oh dear!
  • No, no! Deer run too fast...
P.S one particular.... My name isn't Abdul Aziz ?
But baboon ?????
Ca ishe ti? Ai majmuni bythkuq? ?

Sidoqofte,jo ne fv ska ndonje cun aq wow sa te biesh ne dashuri,ndaj me ka humb interesi ?
 
Ca ishe ti? Ai majmuni bythkuq? ?

Sidoqofte,jo ne fv ska ndonje cun aq wow sa te biesh ne dashuri,ndaj me ka humb interesi ?
Yep ai Faqa kuqi.

Pse gjithnjë nga amballazhi i blen artikujt kur shko për shoping ti ???
 
Back
Top