Filmi Mesazhi, është dubluar në gjuhën shqipe

Kresha

A pretty face can never trick me


Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës me qëllim që besimtarëve shqiptarë t’u ofrojë vlera artistike nga fusha e artit kinematografik, ka dubluar në gjuhën shqipe filmin e njohur kushtuar Misionit të Muhamedit a.s., “Mesazhi” i cili ka qenë i përkthyer në gjuhën shqipe me titra.

Filmi “Mesazhi”, edhe pse për besimtarët tanë është i njohur, ngase është shfaqur në TV tona anë e kënd trojeve shqiptare që pas rënies së komunizmit, si në TVSH, RTK e televizion të tjera.

Për dublimin e filmit në gjuhën shqipe janë angazhuar 36 aktorë më të njohur nga Kosova dhe Shqipëria. Ndërsa për realizimin sa më të mirë dhe më cilësor kanë qenë të angazhuar 50 njohës të botës televizive. Dublimi i filmit është bërë nën kujdesin e një komisioni të veçantë të Kryesisë së BIK, ndërsa realizmin e kanë bërë Kompania filmike Audio - Vizuale, Olive Entertainment dhe Kompania filmike Audio Vizuale AA - Tiranë. Filmi i dubluar në shqip së shpejti pritet të shfaqet në TV tona. //mesazhi
 
Pe: Filmi Mesazhi, është dubluar në gjuhën shqipe

insha-Allah sa ma shpejt po bohet e ta shikojm .
 
Back
Top