Filip Petrovski: Skënderbeu është maqedonas

Arfenilla

Themelues i Forumit
filip-petrovski.jpg



Nuk mbarojnë skandalet në Maqedoni. Më i fundit vjen nga deputeti maqedonas, Filip Peterovski, i cili shkruan se, Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu nuk është shqiptar, por është maqedonas.

Sipas Peterovskit, Gjergj Kastrioti është Aleksandri i dytë maqedonas i lindur më 6 maj të vitit 1405, ndërsa ka ndërruar jetë më 17 janar të vitit 1468 dhe është i varrosur në Krujë.

Sipas tij, ai ka qenë sundues i Maqedonisë dhe i Epirit me seli në Krujë, që nënkupton Shqipërinë e sotme, gjegjësisht Maqedoninë perendimore ose Maqedoninë malore. Ai ka qenë birë i Ivanit dhe Voisllavës.

"Voisllava ka qenë motra e Kralit Marko, e bija e sunduesit nga Prilepi, VOLLKASHIN i cili ka qenë vëlla i UGLESHثS. Gjergj Kastrioti në moshën e re është dërguar nga babai i tij Ivan që të ndjek shkollimin në Venedikt të Italisë, ku ka mbaruar shkollën ushtarake. Ish deputeti maqedonas mes tjerash shkruan se “mirditët gego-arnaut” që nënkupton shqiptarët, për heroin e tyre nuk i kanë kushtuar asnjë këngë. اfar paradoksi!? Për këtë nuk nevoitet ndonjë koment", shkruan mes të tjerash Petrovski.

Ai në shkrimin e tij të fundit në gjuhën maqedonase, shkruan se Skendërbeu e ka emrin "Gjorgji Kastriot". /albeu
 
Titulli: Filip Petrovski: Skënderbeu është maqedonas

Jo po prej lufit t'puks :p
 
Titulli: Filip Petrovski: Skënderbeu është maqedonas

Smundemi ta pyesim Skenderbeun..se Maqedonasit per interesat e vet, cdo gje e shtjellojn sic u konvenon...
 
Titulli: Filip Petrovski: Skënderbeu është maqedonas

Le ta duan madheshtine e tij.

Ata shquhen per pseudohistoriane,sepse historine e tyre mbi genjeshter e kan ndertuar.
 
Titulli: Filip Petrovski: Skënderbeu është maqedonas

Skenderbeu eshte maqedonas aq sa jam une kinez.

Si nuk u lodhen nje here duke vjedh histori keta palaqodonaset.
 
Titulli: Filip Petrovski: Skënderbeu është maqedonas

Ne fakt duhej te ishte gjalle SkenderBeu,ti sillte pak ne vida keta te lajthitur.
 
Titulli: Filip Petrovski: Skënderbeu është maqedonas

Skenderi,na doli shume kombesh :p
 
Titulli: Filip Petrovski: Skënderbeu është maqedonas

Mqs shqiptaret nuk e duan, pse jo.
 
Titulli: Filip Petrovski: Skënderbeu është maqedonas

Mqs shqiptaret nuk e duan, pse jo.

Edhe Rrahman Morina ishte shqiptar, por nuk e duam!

Kjo që ti thua Laur, nuk ka logjikë.
Por, nëse ia japim, t'ia japim dikujt që së paku "ekziston"!
 
Titulli: Filip Petrovski: Skënderbeu është maqedonas

Po Adem Jasharin kujt po ja shesim, te bejme ca lek te pakten..:p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top