GLOOM
Catch me if you can...
Nëse ka një kohë të vitit kur fobitë tona, ose më mirë ato që i njohim si “fiksime”, shpalosin gjithë efektin e tyre të jashtëzakonshëm.
Dhe kjo është stina e verës, kur frika nga ambiente të pakontrolluara, kafshët apo situata të caktuara, na bën të vuajmë më shumë se në dimër.
E çuditshme në fakt, sepse presupozohej që me pushimet, ato do të largoheshin, por në fakt është e kundërta, pikërisht gjatë pushimeve, ju kap më shumë paniku.
Pra, në vend të relaksoheni, e komplikoni edhe më shumë jetën.
Disa shembuj? Frika e fluturimit, frika nga uji i detit të hapur, ajo nga insektet ose gjarpërinjtë, por edhe mania për higjienën në hotele ...
Siç shpjegon edhe Paola Vinciguerra, psikoterapiste e njohur, gjatë stinës së pushimeve, shfaqet një nivel i lartë dhe i tepruar, madje edhe i paarsyeshëm frike.
E kjo, pasi ajo shkaktohet nga ideja se personi gjatë saj, mund të jetë i kërcënuar në sigurinë e tij.
Duke përfunduar se deti ose liqeni, si dhe prania e peshkut apo e insekteve, janë që të gjithë objekte që simbolikisht përfaqësojnë një kërcënim të thellë emocional. (NOA)