FIFA: Takimi në mes të Kosovës dhe Serbisë, i frytshëm

Kresha

A pretty face can never trick me
Sipas FIFA-s, takimi në mes të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe asaj të Serbisë, për të gjetur një zgjedhje për futbollin kosovar, ka qenë i frytshëm.

Sidoqoftë, ata do të takohen sërish në nëntor. Në njoftimin nga faqja zyrtare e FIFA-së, thuhet: “Presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter, sot i ka mirëpritur në një takim presidentin e Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomislav Karadzic dhe presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri në shtëpinë e FIFA-s, në Cyrih.

Takimi vjen si rrjedhojë që Komiteti Ekzekutiv i ka dhënë presidentit të FIFA-së, Sepp Blatter në maj të vitit 2013, që të ndërmjetësojë në mes të dy vendeve për të gjetur një zgjedhje rreth situatës së Kosovës.

Blatter në qershor kishte vizituar edhe Serbinë ku kishte folur me kryeministrin serb, Ivica Daçiq, të cilit i kishte thënë se qëllimi i presidentit të FIFA-s është që të takojë të inkuadrojë të dy palët si pjesë e misionit të FIFA-s, për të promovuar futbollin globalisht dhe t’i ndihmojë popullit të Kosovës me mjetet e duhura që ta zhvillojnë këtë sport.

Sidoqoftë, gjatë këtij takimi të sotëm në Cyrih, të dy Federatat e futbollit janë pajtuar për të vazhduar këto bisedime të cilat kanë për qëllim të promovojnë futbollin në Kosovë duke gjetur një zgjidhje të përbashkët përfituese.

Të dy palët janë pajtuar që të takohen sërish në nëntor para takimit të radhës të Komitetit Ekzekutiv që do të mbahet me 4 dhe 5 dhjetor”. /Zëri/


 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top