Festivali vetëm me gra, “deri kur burrat të mësojnë të sillen”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Festivali vetëm me gra, “deri kur burrat të mësojnë të sillen”

Screen-Shot-2018-02-12-at-11.27.29.jpg

Suedia do të mbajë të parin festival vetëm me gra, pasi një fushatë financimi ka arritur objektivin e 47 mijë stërlinave.

Komediania Emma Knyckare e hodhi idenë pasi disa aktivitete të mëdha në Suedi u mbushën me akuza për përdhunime dhe ngacmime seksuale.


Festivali u propozua si një aktivitet pa burra për këtë verë dhe tashmë e ka kaluar objektivin e fondeve që kërkoheshin, prej 46 mijë stërlina, nga më shumë se 3000 persona.

Në faqen e hedhjes së ideve Kickstarter thuhej: “Në festivale muzikore, të gjithë duhet të ndihen të sigurtë. Tingëllon e vetëkuptueshme, apo jo? Megjithatë, vit pas viti, festivalet përreth botës na kanë treguar të kundërtën.
Ne duam ta ndryshojmë këtë dhe në verën e 2018, do organizojmë festivalin më të bukur në botë – pa burra.
Na ndihmoni të krijojmë një hapësirë të sigurtë për njerëzit që duan të marrin pjesë në festival, pa u trembur për sigurinë e tyre personale”. / Bota.al
 

Attachments

  • Screen-Shot-2018-02-12-at-11.27.29.jpg
    Screen-Shot-2018-02-12-at-11.27.29.jpg
    119.8 KB · Shikime: 0
Back
Top