Festivali i fishkëllimave

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Festivali i fishkëllimave

1468862723festivali.jpg


Të apasionuarit pas fishkëllimës patën mundësinë ta shfaqnin talentin e tyre në një sallë koncertesh në Kawasaki të Japonisë, ku u mbajt festivali botëror i fishkëllimave.

50 pjesëmarrës nga gjashtë vende, Japonia, India, Australia, Koreja, Shtetet e Bashkuara dhe Venezuela, luftuan të gjithë për trofenë e eventit. Disa kishin marrë me vetë instrumente muzikore për të pasuruar performancën e tyre, të tjerë përdorën vetëm buzët.

“ثshtë hera e parë që më krijohej mundësia të performoj ndaj, më shumë i shtyrë nga kurioziteti, por edhe nga dëshira për të ndjerë emocionet e asaj që bej, vendosa të vij në Japoni”.

Anëtarët e jurisë dëgjuan me vëmendje për të vlerësuar saktësinë e ritmit e cilësinë e tingullit. Ata hiqnin pikë për çdo zhurmë të panevojshme frymëmarrjeje. Mes publikut në sallë kishte dhe shumë të moshuar, e njëra prej tyre kujtoi kohen kur vajzave të brezit te saj u tërhiqej vërejtje kur fishkëllenin.

“Mua më ka pëlqyer gjithmonë, por në kohën tonë një veprim i tillë konsiderohej i pahijshëm për femrat. Me kënaq fakti që sot fishkëllima nuk shihet më me atë sy, por konsiderohet diçka shumë e zakonshme”, shprehet Junko Minemura.

Në këtë formë kaq të kompletuar, ky lloj konkurrimi nuk ishte mbajtur ndonjëherë, e pasi panë se shkoi shumë mirë organizatorët njoftuan se gara tani do të zhvillohet rregullisht çdo vit.

/ Top Channel
 
Titulli: Festivali i fishkëllimave

Haha sa kam ne lagje qe vetem duke fishkellyer rrine, si te papune qe jane
 
Titulli: Festivali i fishkëllimave

Organizoni edhe ndonje gare me te thithme, qe ta fitoj noi shqiptar direkt :P
 
Titulli: Festivali i fishkëllimave

Nuk kishte shqipetare? Sa mekat! A thua nuk jemi regjistruar akoma ne federaten boterore te fishkellimave? Dem i madhe :sdi:
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top