Festa e Zojës Rruzare në Bishtazhin-Kosove

Mimy

Antar Aktiv
BISHTAZHIN 07.10.2009
Fesa e Zojes Rruzare

image011.jpg


Të mërkurën me 07.10.2009 famullia e Bishtazhinit e festoi Zojën Rruzare

image012.jpg


image013.jpg


Mijëra njerëz kishin vërshuar në oborrin e kishës për të marrur pjesë në meshën shenjte që e drejtoi ipeshkëvi i Sapës monsinjor Lucian Augustini.
Në këtë meshë kishin ardhur edhe një numër i madh i meshtarëve nga mbarë Kosova

image014.jpg


Në predkun e rastit monsinjor Luciani foli për rëndësinë e lutjes së rruzarës së shenjtë në familjet tona shqiptare.
Ajo familje që lutet bashkë, ajo do të qëndron bashkë, thoshte Nëna jonë Tereze.
Në këtë meshë të gjithë u lutën për familjet e veta dhe për familjen e madhe që quhet Kisha Katolike. Në veçanti njerëzit u lutën për paqe në trojet tona shqiptare dhe për mërgimtarët tanë të shpërndarë kudo nëpër botë.

image015.jpg


Don Martin Jetishi

image016.jpg


Në fund ipeshkëvi të gjithëve ju uroj këtë festë kaq të madhe me lutjen që Zoja Rruzare të gjithë ti mbanë në dorën e vet që një ditë të gëzohen me të në amshim


 
Cfare feste eshte kjo nqfs mundet t'me tregoje dikush nga ju?
 
Ma ha mendja se rruzare eshte emertim shqip lover. Varg me rruza. Kam degjuar se permban 58 rruaza. Diqka e ngjashme me tespihet ( me shume shprehje jo shqipe) tek besimi Islam qe permbajne 33 rruaza apo tre fishi i saj me 99 rruaza.
Keto rruzaret dhe tespihet na japin te kuptojme se besimet jane i njejti dhe ndryshojne fare pak mes veti.
A mos kjo tradita e tespiheve te muslimanet eshte vjedhur nga rruzaret e katolikeve? Si munde ta spjegoshe ti lover kete problematike mjafte te komplikuar por shume te lehte per ta kuptuar? :gjujpeshk:
 
kur ke deshire mire e kupton kiterr eshte e vertet qe qdo fe ka burimin e njejte por njerzimi i ndryshoj ato.nese eshte lehte per tu kuptuar atehere qka ka me u sqaru
 
Nese nuk gaboj kiterr, Sulltanat i kane perdorur per se pari here gjate Perandorise Osmane, me pas jane perdorur edhe nga besimet e tjera fetare.
 
Nese nuk gaboj kiterr, Sulltanat i kane perdorur per se pari here gjate Perandorise Osmane, me pas jane perdorur edhe nga besimet e tjera fetare.

Nese nuk gaboj FESTA E RRUZARES, ka mbetur te festohet mu nga nje betej mes te krishtereve dhe muslimaneve, por, qe rrjedhe shume kohe me perpara se sa periudha e Perandorise Osmane. :gjujpeshk:Nese e kam mbajtur mend mire. Nuk jam 100 % i sigurt. :ciaoo:
 
Ja historiku i shkurter :)

Më 7 tetor 1571 në Lepanto, në ngushticën që ndan Gjirin e Patrasit dhe Korinthit, koalicioni i formuar nga Venediku, Spanja dhe Shteti papnor arriti një fitore të paparë deri në atë kohë kundër flotës turke, të përbërë nga 274 anije e të komanduar nga Ali Pasha. Anijet turke u mbytën të gjitha, ndërsa komandanti mbeti i vrarë gjatë betejës. Ishte një ngjarje që pati jehonë të jashtëzakonshme në gjithë botën e krishterë, gjë që e shtyu papën Piu V të caktonte një festë falënderimi e përkujtimi, e cila u quajt "Shën Maria e Fitores".
Rruzarja lindi në vitin 1200 me Shën Domenikun Guzman. Duke qenë shumë i devotshëm ndaj Nënës së Hyjit, themeluesi i Urdhrit të Predikatarëve (Domenikanëve), për t’i ndihmuar të varfrit ta jetojnë fenë në Krishtin, shën Domeniku mësoi të meditoheshin misteret e Mishërimit të Krishtit duke recituar lutjen e të Falemi Marisë. Rruzarja është pra një uratë për gjithë, e thjeshtë por dhe e thellë pohoi Benedikti XVI:
“Rruzarja është lutje kundruese së cilës të gjithë mund t’i afrohen: të mëdhenj e të vegjël, laikë e meshtarë, të ditur e më pak të ditur. Rruzarja është lidhje shpirtërore me Marinë për të mbetur të bashkuar me Jezusin, për t’u mishëruar me Të, për t’i përvetësuar ndjenjat e për t’u sjell si Ai që është sjell. Rruzarja është ‘arma’ shpirtërore në betejën kundër së keqes, kundër dhunës, për paqen në zemra, në familje, në shoqëri e në botë” (nga homelia e Meshës në Pompei, 19 tetor 2008)
Kjo festë më 1716 u shtri në mbarë Kishën universale dhe u fiksua përfundimisht më datën 7 tetor nga Shën Piu X, në vitin 1913. Festa e Zojës Rruzare, siç u quajt më pas - do të përmblidhte të gjitha festat e Zojës dhe misteret e Krishtit, që pati gjithnjë pranë Nënën e tij të Virgjër.
Nga Shenjtëroret e shumta që i kanë lartuar popujt në të katër anët e botës, Zoja Rruzare u drejton të gjithë besimtarëve ftesën ta njohin nga afër dhe ta kumtojnë Krishtin, në një shoqëri që po largohet nga vlerat e vërteta shpirtërore të krishtera.
 
Ju flm per info Mimy !

T'pershendes
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top