Dy të tretat e meshkujve planifikojnë që të propozojnë martesë pa marrë këshillat e më të afërmve, po aq prej tyre përkulen kur kërkojnë dorën e të dashurës së tyre, kurse të shumtë janë edhe ata që lejen për martesë e kërkojnë ende nga prindërit e nuses së ardhshme
Akti i propozimit të martesës, sipas mendimit të shumicës së femrave, do të duhej të ishte njëri ndër momentet më romantike në jetë.
Për shkak të pritjeve të shumta, rreth 26% e femrave ndihen keq që i dashuri i tyre nuk u ka propozuar martesë në ndonjë mënyrë më origjinale, romantike dhe të veçantë, ka treguar studimi i bërë nga revista “Men's Health”, ku kanë marrë pjesë më shumë se 3.000 njerëz.
Një nga katër femra është parë se janë të zhgënjyera me kohën e propozimit të martesës, vendin, apo mënyrën e bërjes së këtij veprimi, kurse rreth 75% e meshkujve kanë thënë se këtë veprim e kishin planifikuar vetë, pa ndihmën e shokëve, apo të familjarëve.
Rreth 30% prej tyre kanë thënë se nuk kanë kërkuar këshillë me rastin e blerjes së unazës, për shkak se kanë besim në shijen e tyre, por vetëm 18% e femrave besojnë se ata kanë zgjedhur vetë unazën, kurse 96% e femrave kanë deklaruar se janë të kënaqura nga unaza që kanë marrë.
Shumica e njerëzve vazhdojnë që t’u japin rëndësi adeteve tradicionale, prandaj mendojnë se mashkulli duhet ta kërkojë dorën e vajzës te prindërit e saj. Rreth 84% e njerëzve lajmin për propozim të martesës më së pari e kanë ndarë me prindërit, e më pas me miqtë.
webmagazina