Femrat ndërrohen 28 herë gjatë 1 jave pushimesh

Tuana

Nada é por acaso!
65265_femrate1.jpg


Një femër ndërron mesatarisht 28 herë veshjen e saj gjatë një jave pushimi. Sipas një studimi të fundit, një femër ndërrohet 4 herë në ditë kur është duke kaluar një javë pushimi total në plazh apo diku tjetër. Janë marrë në pyetje rreth 2 mijë femra britanike e madje 1 në 10 ndërroheshin edhe 7 herë në ditë kur ishin me pushime jashtë shtetit.1 në 20 theksuan se ndërrohen shpesh vetëm e vetëm për të veshur gjithçka që kanë marrë me vete, ndërsa 1 në 10 pranon se ky fiksim pas ndërrimit të shpeshtë të rrobave ka shkaktuar grindje me partnerin.
Një valixhe tip e një femre me pushime, sipas studimit të publikuar në ‘Daily Mail’ është: 4 fustane, 6 bluza, 4 pantallona të shkurtra, 2 palë xhinse, 3 palë rroba banjo, 3 palë sandale dhe 2 palë këpucë./globisti/
 
Titulli: Femrat ndërrohen 28 herë gjatë 1 jave pushimesh

epo duhet... se vere hesapi, pushime...
pastaj smund te qendrosh me te njejten veshje kur fle, ha mengjesin, del per nje kafe, ha dreken, shetit ne bregdet, apo kur del per darke, apo ne ndonje club
jo per gje, por edhe meshkujt nderrohen sipas rastit, edhe pse jo aq sa femrat
 
Pe: Femrat ndërrohen 28 herë gjatë 1 jave pushimesh

Pse ca ka gje te keqe ne kete gje??Kur i ke mundesite dhe kushtet pse mos te nderrosh??Plus eshte vere,vapa,djerset etj etj...Pastaj nuk mund te vishesh ne vere si ne mengjes qe ben pazar,si kur del per plazh,si kur del per kafe ashtu dhe kur del darkave...Secila pjese e dites ka veshjen dhe prakticitetin e saj...Rendesi ka te ndihesh rehat me rroben e veshur dhe me veten,se sa here e nderron ca ka rendesi?...
 
Titulli: Femrat ndërrohen 28 herë gjatë 1 jave pushimesh

Kjo tregon sesa te kujdesshme jemi dhe se kurohemi mire per veten :) nuk e lem veten pas dore :p

Po ne plazh sdo dalesh vetem me rroba banje per kafe apo per ne ndonje klub....cdo gje, cdo rast e cdo eveniment ka veshjen e caktuar :D............Mbaj mend qe vjet madje sme dolen as ditet per ti veshur te gjitha rrobat qe kisha marr me vete LOL
 
Titulli: Femrat ndërrohen 28 herë gjatë 1 jave pushimesh

Epo tani gjate veres duhet nderruar cik rrobat plus qe vapa ben te sajen LOL.
 
Titulli: Femrat ndërrohen 28 herë gjatë 1 jave pushimesh

E pastaj pyeten meshkujt pse jane kaq te renda valixhet kur ikin ne pushime? Se 1/2 e dollapit iken poashtu ne pushime.

Sot me tha nje shoqe " kam 18 dite pushim, duhet te mare rroba te trasha, se do hypi ne maj te malit e temp jane te ulta sidomos naten, por skam 18 pulovra/bluza leshi/rroba te trasha". E i thash qe 2 valixhe do i mbushi vetem me keto, e hajde hypi malit pastaj :p....
 
Titulli: Femrat ndërrohen 28 herë gjatë 1 jave pushimesh

Une c´tju bej sandaleve qe me zene nje valixhe pa per rrobat ja u bej dermanin lolol :D
 
Pe: Femrat ndërrohen 28 herë gjatë 1 jave pushimesh

Une mendova se brenda nje dite :p
 
Pe: Femrat ndërrohen 28 herë gjatë 1 jave pushimesh

Une marr dhe rroba shtese per raste emergjence se me ndodh shpesh qe t'me pelqejne rrobat si me rrin para se te nisem dhe kur mberrij ne destinacion filloj 'jo kjo me tregon te shendosh', 'jo kjo s'ben' kshu qe me pelqen ta kem valixhen plot dhe te kem opsione te ndryshme :p
 
Pe: Femrat ndërrohen 28 herë gjatë 1 jave pushimesh

Aaa jemi rehat ne mo vlla, vetem i pal brek na duhen... per pushime kuptohet, lol
 
Titulli: Femrat ndërrohen 28 herë gjatë 1 jave pushimesh

lol...

Epo kemi shum kilifekte ne :p..sbohemi rahat s'na pelqen te rrim me i pal rroba ton pushimin ndaj mbajem 2 valixhe rezerve me rroba...gje e mire kjo kur kujdesesh per pamjen tende :)!
 
Titulli: Femrat ndërrohen 28 herë gjatë 1 jave pushimesh

po pra me verte ku i gjejne gjithe kto lek :p....
 
Titulli: Femrat ndërrohen 28 herë gjatë 1 jave pushimesh

Hiq pa pushim cdo dit ndodhe , nje her deri sa te vendos ca te veshe dy tre pal i nrroj ,se lere mo pushimin se duhet shum valigje me vete ..... mir se meshkujt nuk jan kopleks ngajher them.
 
Titulli: Femrat ndërrohen 28 herë gjatë 1 jave pushimesh

e bukura e stines se veres eshte se edhe veshjet jane te lehta. Ne fakt nuk marr shum valixhe kur shkoj me pushime, nje mjafton se rrobat jan te vogla, te shkurta e nuk rrudhosen...nje grusht behen :). Jam praktike me shume sesa shik ne plazh :p
 
Titulli: Femrat ndërrohen 28 herë gjatë 1 jave pushimesh

Kaq pake ee un mendoj se nderrohen me shum
 
Titulli: Femrat ndërrohen 28 herë gjatë 1 jave pushimesh

Moj ngelet me shume zhvesh se vesh ju :p vish e dish :p ngelet me tesha ne dore :p
 
Titulli: Femrat ndërrohen 28 herë gjatë 1 jave pushimesh

thashe se ishte mesatare me e madhe ..............
 
Pe: Femrat ndërrohen 28 herë gjatë 1 jave pushimesh

Mua gjithmon me gjobisin kur vete per pushime (me avion)..sepse i kam valixhet mbi peshe.
 
Titulli: Femrat ndërrohen 28 herë gjatë 1 jave pushimesh

Per ti numeruar edhe nuk i kam numeruar, por qe kam merak te jem prezent ne momentet e nderrimit edhe kam :p ceshtje kureshtje :mah
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top