Femrat miliardere te botes

Ketrushe

Pianistia
Femrat më të pasura në listën e më të pasurave të botës nuk kanë ndryshuar dhe aq, me një përjashtim të vetëm që pasuria e tyrë është rritura disa miliardë dollarë më shumë. Në vend të parë qëndron Christy Walton, e pasuar nga trashëgimtaret e “L’oreal” dhe “BMW” Walton është vejusha e John Walton, i cili u nda nga jeta në një aksident ajror në vitin 2005. Pas saj është Alice Watson, vajza e Sam Walton, i cili me vëllain e tij James nisën krijimin e dyqaneve zinxhir në Arkansas, në vitin 1962. Sot “ثal-Mart” është dyqani zinxhir i shitjeve me shumicë më i madh në botë dhe kontrollon 7900 dyqane, ka dy milionë punonjës dhe 400 milardë dollarë shitje. Pas femrave Walton renditet trashëgimtarja e “L’Oreal” Liliane Bettencourt, e cila është e ka rimarrë veten pas një viti skandaloz. Vajza e saj, Francoise Bettencourt-Meyers ngriti vjet një padi kundër të ëmës duke e akuzuar se ajo i kishte dhënë 1.3 miliardë asete dhe përfitime të sigurimeve të jetës fotografit Francoise-Marie Banier. Mashtrimi i investimit të Bernard Madoff asgjësoi disa prej fondeve të familjes. Nga vendi i katërt që ishte vjet, Susane Klatten renditet në vendin e shtatë këtë vit. Mbase në biznesin e saj ka ndikuar dhe skandali në të cilin u përfshi. Janarin e kaluar ajo u detyrua të shkonte në polici pas ish-i dashuri i saj, Helg Sgarbi i bëri shantazh, duke e kërcënuar se do postonte videot e tyre në internet duke i kërkuar miliona euro. Në marsin e kaluar, Sgarbi u dënua me gjashtë vjet burg për shantazh. Femrat miliardere, të cilat nuk u përfshinë në listë përfshijnë shkrimtaren e librave “Harry Potter”, J.K. Rowling, ish-shefen e “eBay”, Margaret Whitman dhe Oprah Winfrey. Oprah Winfrey është një prej atyre miliarderëve që e ka shtuar pasurinë e saj gjatë krizës financiare. Ajo përdori imazhin e saj për të influencuar tek votuesit në favor të presidentit aktual amerikan, Barack Obama. Fondacioni i saj ka ngritur 55 shkolla të reja në 12 vende të botës dhe ajo ka dhuruar miliona dollarë nga pasuria e saj, duke fituar një vend në listën e njerëzve më bujarë në botë. Një tjetër miliardere filantrope është dhe Meg Whitman. E diplomuar në “Harvard”, ajo arriti të korrte sukses të madh me kompaninë elektronike “eBay” në kohën e bumit të internetit. Ajo e la detyrën si shefe ekzekutive e “Ebay-t” vitin e kaluar për t’u fokusuar në politikë dhe filantropi. Në shkurtin e kaluar ajo ndërmori hapin e parë drejt kandidaturës për guvernatore e Kalifornisë në vitin 2010, duke krijuar një komitet të posaçëm.

Femrat e pasura pa punuar por që pasurinë e kanë të trashëguar
paris_hilton_350x.jpg

Paris Hilton
26 vjeç
Një prej trashëgimtareve më të njohura në botë, jo vetëm për pasurinë e saj, por edhe për protagonizmin në media dhe jetën prej ylli “Hollivudi”. Stërmbesa e themeluesit të hoteleve “Hilton”, Paris është gjithnjë e pranishme në kronikat rozë për skandalet e herëpashershme dhe dëshirën për të frekuentuar mbrëmjet e mëdha në Hollivud.

ivanka_trump1.jpg


Ivanka Trump
25 vjeç
Vajza e miliarderit Donald Trump është konsideruar si përzierja perfekt e paraqitjes dhe esencës. Ish-modelja është diplomuar me pikët maksimale në Universitetin e Pensilvanisë dhe tashmë punon në organizatën “Trump” si anëtare e bordit të zhvillimit. Aktualisht ajo po ndihmon për eksportimi ne markës “Trump” në Dubai dhe në Panama.

nicky-hilton-picture-2.jpg

Nicky Hilton
23 vjeç
Nicky Hilton është më së shumti e njohur për shkak se është motra e Paris Hilton, pasi ajo vetë është më e përmbajtur dhe përpiqet t’u qëndrojë larg aparateve fotografikë të paparacëve që e ndjekin hap pas hapi. Ajo është më e dhënë pas biznesit dhe sapo ka krijuar linjën e saj të hoteleve me emrin “Nicky O” me hotelin e parë në Florida.

julia-louis-dreyfus-picture.jpg


Julia Louis-Dreyfus
46 vjeç
Babai i saj francez, Gerard ka një pasuri prej 3.4 miliardë dollarësh që vijnë nga industri të ndryshme si nafta, gazi dhe lëngu i portokallit, por Julia nuk ka nevojë për paratë e babait të saj të pasur. Ajo është një prej trashëgimtareve më të njohura në botë dhe ka bërë paratë e saj, duke interpretuar në rolin e Elaine Benes në seritë “Seinfeld”.

474f844e-0016d-029c3-400cb8e1


Dylan Lauren
32 vjeç
Vajza e ikonës së modës amerikane, Ralph Lauren ka vendosur të mos shpenzojë paratë e babait, por të krijojë diçka me to. Kështu, Dylan ka krijuar një linjë dyqanesh ëmbëlsirash “Dylan’s Candy Bar” në gjithë vendin. Dyqanet përmbajnë dhoma ku mund të organizohen festa, llixha ëmbëlsirash dhe bluza dhe jastëkë prej ëmbëlsirash.

aerin_main_web.jpg

Aerin Lauder
37 vjeç
Ikona e modës, e cila është një figurë e përhershme në sfilatat e modës në Nju Jork, krahasohet shpesh herë me gjyshen e saj legjendare, Estee Lauder. Ajo është anëtare e bordit të kompanisë kozmetike dhe merret me gjithë aspektet vizuale të saj. Babai i saj miliarder është president i laboratorëve të produkteve kozmetike “Clinique”.

W020080620263607524481.jpg


Amanda Hearst
23 vjeç
Stërmbesa e botuesit legjendar William Randolph Hearst është një prej vajzave të shtresës së lartë të Nju Jorkut. Në një intervistë të dhënë në revistën “Harper’s Bazaar” ajo ka deklaruar se shuma e parave që i duhen për kujdesin vetjak në vit kap shifrën 136,360 dollarë. Ajo është dhe anëtare e organizatës ambientaliste “Riverkeeper”.

Delphine+Arnault+Gancia%5B5%5D.jpg


Delphine Arnault Gancia
32 vjeç
Vajza elegante e francezit të pasur të artikujve të luksit, Bernard Arnault, është diplomuar për Ekonomi në Londër dhe ka punuar në firmën e menaxhimit “McKinsey” përpara se t’i bashkohej kompanisë të të atit “Louis Vuitton”, duke u bërë femra e parë e bordit në moshën 28 vjeç. Ajo ka bashkëpunuar me John Galliano dhe ka punuar tek Christian Dior.

tamara-ecclestone-live-free-or-die-hard-die-hard-4-movie-premiere-uk-arrivals-0pEWMO.jpg


Tamara Eçlestone
23 vjeç
Vajza e miliarderit të Formula1, Bernie Eçlestone dhe modeles kroate Slavica, Tamara Eçlestone është versioni anglez i Paris Hilton. Ajo ka mundur të bëhet e famshme si prezantuese e garës televizive “Red Bull Air”. Ajo gjithashtu ka formuar dhe kompaninë e saj të produksionit me motrën e saj Petra.
holly-branson.jpg

Holly Branson
25 vjeç
Biondja që ka për baba manjatin e “Virgin”, Richard Branson punon si doktoreshë në Londër, pasi është diplomuar për pediatri. Ajo është mike e vjetër e princit Ulliam të Anglisë, me të cilin ka kaluar dhe pushimet vitin e kaluar. Sipas sondazheve të ndryshme në media, ajo është zgjedhur me 43 për qind vota si bashkëshortja më e përshtatshme për princin e Anglisë.



1. Christy Walton
Pasuria: 22 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: “Wal-Mart”
Mosha: 70 vjeçe
Statusi: Vejushë, me dy fëmijë
Vendbanimi: Uajoming, SHBA

2. Alice Walton
Pasuria: 20.6 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: “Wal_Mart”
Mosha: 60 vjeçe
Statusi: E divorcuar, me dy fëmijë
Vendbanimi: Teksas, SHBA

3. Liliane Bettencourt
Pasuria: 20 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: “L’oreal”
Mosha: 87 vjeçe
Statusi: Vejushë, me një fëmijë
Vendbanimi: Paris, Francë

4. Birgit Rausing
Pasuria: 13 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: “Tetra Laval”
Mosha: 86 vjeçe
Statusi: Vejushë, me tre fëmijë
Vendbanimi: Suedi

5. Savitri Jindal
Pasuria: 12.2 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: اeliku
Mosha: 59 vjeçe
Statusi: Vejushë, me nëntë fëmijë
Vendbanimi: Indi

6. Abigail Johnson
Pasuria: 11.5 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: “Fidelity Investments”
Mosha: 47 vjeçe
Statusi: E martuar, me dy fëmijë
Vendbanimi: Boston, SHBA

7. Susanne Klatten
Pasuria: 11.1 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: “BMV”, ilaçet
Mosha: 47 vjeçe
Statusi: E martuar, me tre fëmijë
Vendbanimi: Gjermani

8. Jacqueline Mars
Pasuria: 11 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: ثmbëlsirat, ushqimi i kafshëve
Mosha: 70 vjeçe
Statusi: E divorcuar, me tre fëmijë
Vendbanimi: Nju Xhersi, SHBA

9. Iris Fontbona
Pasuria: 11 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Minierat e bakrit
Statusi: Vejushë
Vendbanimi: Kili
Burime të tjera pasurie: “Quinenco”

10. Anne Cox Chambers
Pasuria: 10 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: “Cox Enterprises”
Mosha: 91 vjeçe
Statusi: E divorcuar, me tre fëmijë
Vendbanimi: Atlanta, SHBA
 
Titulli: Femrat miliardere te botes

Thone qe leku s'te ben te lumtur ...duke qeshur kane dal ne foto :D
 
Titulli: Femrat miliardere te botes

Thone qe leku s'te ben te lumtur ...duke qeshur kane dal ne foto :D

Dhe sa keq kete gje e thone vetem ata qe skane lek
 
Titulli: Femrat miliardere te botes

Thone qe leku nuk te ben te lumtur , te mi japin mua disa e u tregoj une pastaj se si ndihem...:p
 
Titulli: Femrat miliardere te botes

nje nga keto te kesh per grua per SHTEPI se per vete pastaj..... :p :D
 
Titulli: Femrat miliardere te botes

ah ce kan ne terezi keto..paris hilton kurr sme ka pelqyer,me shembellen me ato kukullat kartona te animuar bionde kokeboshe
 
Titulli: Femrat miliardere te botes

baxhellat..
 
Titulli: Femrat miliardere te botes

Thone qe leku s'te ben te lumtur ...duke qeshur kane dal ne foto :D
Kush thote kete fjale te mi japi mua se i tregoj un statusin tim jam i lumtur apo jo lol .
 
Titulli: Femrat miliardere te botes

Po keshtu kane then sikur leku nuk te ben te lumtur ..........por une vet se kam thene :p nuk ka dal nga goja ime kjo fjale :p

Mos me ngaterroni me keto thashetheme mua LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top