Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Femrat e gjata plaken më shpejtë ?

Guest2

Antarë i Respektuar
01-26-770x470.jpg

Femrat e gjata kanë një rrezik më të madh për të pasur probleme fizike, pasi arrijnë moshën 70- vjeçare, por ky efekt mund të zbutet me një dietë dhe stil jete të shëndetshëm.

Studimi i fundit, lidhur me gjatësinë te femrat tregoi se ato që janë më të shkurtra kanë më pak probleme, në krahasim me gratë e gjata, të tilla si çështjet e shëndetit dhe çështjet e sëmundjeve mendore.

Ky është një prej rezultateve të studimit të prezantuar nga “American Heart Association”, në New Orleans. Studiuesit e universitetit të Harvard-it kanë analizuar të dhënat e mbi 68 mijë femrat që janë marrë në vitin 1980, vit në të cilin janë mbledhur të dhënat e peshës, gjatësisë, stilit të të ushqyerit, dhe në vitin 2012, kur studiuesit kanë vëzhguar ‘plakjen’, pra problemet e kujtesës, ose ato fizike, si dhe sëmundje të tjera kronike.

Femrat janë ndarë në 5 grupe sipas gjatësisë së tyre. Sipas rezultateve, shkruan Shije, femrat me gjatësi mesatare mbi 172,2 centimetra kishin një probabilitet më të ulët për t’u plakur “shëndetshëm”. Brenda grupit gjithsesi, femrat gratë që kishin një dietë më të shëndetshme, më të pasur me fruta dhe perime, si dhe drithëra integrale, kishin rezultate më të mira.

“Me fjalë të tjera, shpjegon Wenjie Ma, autorja kryesore e studimit, publikuar në “Live Science”, – një dietë e shëndetshme mund ta dobësojë lidhjen mes gjatësisë dhe plakjes”./TetovaSot
 
Titulli: Femrat e gjata plaken më shpejtë ?

Me fjale te tjera arsyet pse...nuk ishin askund.
Studim ku ecet me ligj perjashtimi sdi ku i rri vlera dhe si justifikohen kostot.
Hajt mo...
 
Ahhh, kjo shpjegoka pse une paskam ngel kaq e re...mosha iken, por une s'po rritem :P
 
  • Haha
Reactions: Tip
Titulli: Femrat e gjata plaken më shpejtë ?

Me fjale te tjera arsyet pse...nuk ishin askund.
Studim ku ecet me ligj perjashtimi sdi ku i rri vlera dhe si justifikohen kostot.
Hajt mo...

Po ti e dije qe aresyet i kisha une?...

...shtypa "Pergjigje e shpejt" para kohe!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Femrat e gjata plaken më shpejtë ?

Qe kane derrasa mangut jam dakord
 
Titulli: Femrat e gjata plaken më shpejtë ?

Me fjale te tjera arsyet pse...nuk ishin askund.
Studim ku ecet me ligj perjashtimi sdi ku i rri vlera dhe si justifikohen kostot.
Hajt mo...

Desha te them qe thua se e the bukur per "aresyet", cilat jane...

-Ku i kemi njerezit e gjate?
-Ne Afrike dhe Europe (Skandinavi me shume)...

-Ne Europe (...Skandinavi...) i ftohti e mban lekuren e njeriut me te fresket sa edhe te moshuarit ngjajne si me te rinj ne vite...
-Ne Afrike, Dielli "e pjek" me shume lekuren e njeriut dhe nje i ri ngjan si me i moshuar ne vite...

Tani mbi pyetjen "Femrat e gjata plaken me shpejte ?", ju rrofte pikepyetja ("?")...
 
Titulli: Femrat e gjata plaken më shpejtë ?

Shiko fotografinë 28845

Femrat e gjata kanë një rrezik më të madh për të pasur probleme fizike, pasi arrijnë moshën 70- vjeçare, por ky efekt mund të zbutet me një dietë dhe stil jete të shëndetshëm.

Studimi i fundit, lidhur me gjatësinë te femrat tregoi se ato që janë më të shkurtra kanë më pak probleme, në krahasim me gratë e gjata, të tilla si çështjet e shëndetit dhe çështjet e sëmundjeve mendore.

Ky është një prej rezultateve të studimit të prezantuar nga “American Heart Association”, në New Orleans. Studiuesit e universitetit të Harvard-it kanë analizuar të dhënat e mbi 68 mijë femrat që janë marrë në vitin 1980, vit në të cilin janë mbledhur të dhënat e peshës, gjatësisë, stilit të të ushqyerit, dhe në vitin 2012, kur studiuesit kanë vëzhguar ‘plakjen’, pra problemet e kujtesës, ose ato fizike, si dhe sëmundje të tjera kronike.

Femrat janë ndarë në 5 grupe sipas gjatësisë së tyre. Sipas rezultateve, shkruan Shije, femrat me gjatësi mesatare mbi 172,2 centimetra kishin një probabilitet më të ulët për t’u plakur “shëndetshëm”. Brenda grupit gjithsesi, femrat gratë që kishin një dietë më të shëndetshme, më të pasur me fruta dhe perime, si dhe drithëra integrale, kishin rezultate më të mira.

“Me fjalë të tjera, shpjegon Wenjie Ma, autorja kryesore e studimit, publikuar në “Live Science”, – një dietë e shëndetshme mund ta dobësojë lidhjen mes gjatësisë dhe plakjes”./TetovaSot

...po keshtu shpjegohet "kuptimi i propagandes"!!!

Ne tjeter vend e paskan hallin e jo te pljekuria e femres...
 
Titulli: Femrat e gjata plaken më shpejtë ?

Eugeneral...me bere me konfuze se vete tema.
Edhe pse nuk jam mbi 1.70 por nen te....
 
Erdhi dita me u gezu dhe ne te shkurtrat @Beba1 😁
 
Ska gje, le te plaken shpejt, nuk ndryshoj mendim, aq me pak shijen.

Gjithmone m'ka pelqy ajo kenga-

Moj e majr e holle e gjate
 
Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%
Back
Top