Femrat, 1 vit e 3 muaj tualet gjatë jetës

PiNkY

Anëtar i Nderuar
ثshtë e zakonshme që vajzat dhe gratë të harxhojnë kohë të bollshme përpara pasqyrës, duke u përjekur që të realizojnë tualetin perfekt përpara se të dalin nga shtëpia.

Megjithatë, se sa kohë u merr me të vërtetë ky aktivitet femrave ishte e panjohur, deri në momentin e publikimit të një studimi, që vlerësoi në një vit e tre muaj jetë kohën mesatare që harxhohet deri në fund të jetës duke u marrë me tualetin.

tualeti2002-300x225.jpg


Një studim i tillë u realizua nga një klinikë e specializuar për shërbimet kozmetike në Britaninë e Madhe, që duke analizuar një grup prej qindra femrash arriti në përfundimin se ato harxhonin tre orë e 19 minuta në javë, për t’u rregulluar përpara pasqyrës.

Në një ditë të zakonshme, realizimi i tualetit ka nevojë për vetëm 14 minuta kohë, ndërsa në daljet e të shtunës dhe të dielës, zakonisht kushtohet më shumë vëmendje, duke e zgjatur kohën e tualetit në mesatarisht 24 minuta.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top