Femra ne lufte pro&contra

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Ne mjafte vende te botes kemi pare se pjesmarrese ne ushtrite e tyre ka edhe femra. Madje ne lufterat e ndryshme qe zhvillohen edhe sot ne bote shofim edhe femra luftetare.

Cfare mendoni ju? Jeni pro apo kundra te luftojne grate te organizuara ne lufte?

426520_498659063505230_198445898_n.jpg
 
Titulli: Femra ne lufte pro&contra

Varet sa e kerkon nevoja. Pergjate gjithe historise kemi femra qe kane luftuar ne fakt. Mgjth mendoj se varet nga rrethanat. Nqs trupat meshkuj mjaftojne me mire femrat tmos dali ne fushebeteje. Mduken dhe me te dobeta fizikisht. Per tmos folur per familjaret. Normal qe jo se kane per tu kujdes per familjen.. Nejse sido qe te jete une Lilo partizanja edhe do luftoja po tkishte nevoje atdheu im per mua qe te merrja pushken ndonese do hapja me shume telashe :D. ..
. Por sot lufta behet kryesosht me nje klikim butoni nga baza s'ke pse shkon ne battle field hic :D.
 
Titulli: Femra ne lufte pro&contra

Luftërat shpesh janë nevojë dhe jo dëshirë e popujve, me qellim të mbrojtjes ose pushtimit, sjellin pasoja në njerëz. Historikisht, në trojet shqiptare, femra ka qenë e "detyruar" të jetë pjesë e luftës, si një nevojë emergjente e mbrojtjes së atdheut nga pushtimi i huaj.
Sa i përket çështjes së pjesëmarrjes së femrave në luftë do të doja që në vijim të paraqes arsyet pro dhe kundër përkitazi me këtë temë.

Pse kundër?

1. Aftësia fizike e femrës, karshi mashkullit ka dallim të theksuar. Meshkujt janë më të fuqishëm se femrat në aspektin fizik, është vërtetuar se ato kanë muskuj që janë më të dobët, aftësia për të rritur masën muskulore dhe fizike në trupin e femrës është për 30 përqind me e vogël se sa të meshkujt.
Ndonëse në trajnime të ndryshme fizike, femrës mund të i jepet mundësia që të këtë nivel me të vogël të trajnimeve, por a vlen kjo për fushën e betejës? Femra do të jetë e "detyruar" që të dalë përball tankut, minave tokësore, të bartë në trup municion e armatim po aq sa një mashkull.

2.Qëndrueshmëria emotive nuk është e njëjtë si te një mashkull dhe një femër. Sa i duhet një femre të fitoj aftësinë që të shti me armë para armikut? Ndjeshmëria, emocionet, ndjenjat, nuk janë të njëjta, një femër është e ditur që është me e ndjeshme, më pak e përgatitur emocionalisht që të shtie me armë, të vrasë, madje të vrasë dhe në masë kur është nevoja.

3. Ngacmimi seksual është po ashtu një arsye për te qenë kundër pjesëmarrjes së femrës në fushën e betejës. Të bësh bashkë një mashkull dhe një femër në banjat e përbashkëta të ushtrisë, është njëlloj sikur të vendosësh barutin dhe shkrepësen ne një vend.


4. Abuzimi nga ana e armikut është po ashtu një arsye pse paraqes mendimin kundër për përfshirjen e femrave në fushë betejë dhe luftëra të ndryshme. Kur të bëhesh rob lufte, rregullat janë po thuajse të pa qenë. Femrat ushtarake mund të jenë më pak "tolerante" ndaj abuzimeve, dhunës fizike e psikike të armikut ndaj tyre, madje mund të vij edhe deri të dhunimi seksual.

5. Ndonëse promovohet se meshkujt dhe femrat janë të njëjta, ka dallime të mëdha biologjike midis të dy gjinive.

6. Kryerja e urdhrave me sukses, është problem dhe arsye për të qenë kundër, sa mundet një femër të duroj një urdhër të prerë nën diktatin "duhet të e bësh", "beje ose bëje"?!



Pse pro?



1. E drejta për trajtim të barabartë është një arsye për të qenë pro. Femrat dhe meshkujt, cila do qoftë gjinia, në rast se janë të kualifikuar për të e kryer një punë, duhet dhenë mundësia për të e dëshmuar vetën.


2. Ushtritë vullnetare janë më të përhapura sot në botë, rrallë në ndonjë shtet gjejmë ushtri që të obligon të kryesh shërbimin e detyruar ushtarak, çështje të tilla sot janë temë e së kaluarës. Për këtë arsye duhet dhenë mundësi që femra të këtë të drejtë po aq sa mashkulli të aplikoj dhe të jetë vullnetare për ushtrinë e vendit të saj.


3. Morali i luftës është një arsye pse një femër duhet të shërbej në ushtri. Femra konsiderohet me e pritur që të ketë sens pozitiv të të menduarit. Një femër, kësisoj do të mund të shërbente në shërbimin ushtarak, madje me një rol efikas dhe efecient të ushtrimit të profesionit të ushtarit. Luftërat pa moral, janë luftëra të humbura qysh në start.


4. Femrat, kur bëhet fjalë për të mbrojtur familjen, fëmijët e tyre janë më të fuqishme se sa meshkujt. Ato, nuk hezitojnë madje edhe të sakrifikojnë vetën e tyre për familjen. Edhe e bëjnë. Atdheu dhe lufta për të, me një fakt të tillë, është një arsye pro për pjesëmarrjen e femrave në luftë.


Përfundim:


Duke pasur parasysh të gjitha faktet pro dhe contra, që i paraqita më lartë dua të nxjerr si përfundim në vazhdim.

Pjesëmarrja e femrave në luftë, në fushë betejë direkt, ballë për ballë me armikun, nuk e konsideroj si të preferueshme në momentet kur numri i ushtarëve meshkuj është i mjaftueshëm për të luftuar. E konsideroj si të nevojshme pjesëmarrjen e femrave në luftë, në forma të tjera, dhe me ndihmë dhe shërbim të luftës.
Por, në rast se kërkohet një mobilizim i gjithëmbarshëm, thirrje e rezervistëve për luftë, e konsideroj të domosdoshme pjesëmarrjen në fushë betejë, ballë për ballë.



Faleminderit që ndatë kohen tuaj për të lexuar mendimin tim.

Vetoni.
 
Titulli: Femra ne lufte pro&contra

Me pelqeu postimi i mesiperm por jam e ides se vendimin duhet ta marri vet femra nese eshte ne gjendje ose jo. Sepse ka nga ato qe emocioneve i bojn shur*en dhe spysin fare... mund mos te ken forcen fizike e nje mashkulli por mbase jan me te shkathta dhe tregohen me te zgjuara perpara armikut.

Ky eshte mendimi im personal
 
Titulli: Femra ne lufte pro&contra

Femrat?!! ato ne luft jane gjithmone me arm apo pa arm!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top