Arfenilla
Themelues i Forumit
”
kështu e quanin njerëzit Mary Ann Bevan-in
Mary u lind në vitin 1874…
Ishte një vajzë e bukur e cila punonte si infermiere, ishte e dashur për të gjithë…
Një ditë u martua me një djalë që e dashuronte dhe me të solli në jetë 4 fëmijë…
Kur i mbushi 32 vite filluan t’i shfaqen simptomat e të ashtuquaturës Gigantizëm apo rritja e kockave… filluan t’i ndryshojnë tiparet e saj trupore si pasoj e rritjes jo normale të trupit, gjë që shaktoi deformim të tipareve të fytyrës, kokëdhimbje të vazhdueshme, dobësim i shikimit dhe dhimbje të muskujve dhe nyjeve…
Në këtë periudh të vështirë i vdiq edhe i shoqi i saj…me gjithë sëmundjen e rëndë ajo detyrohej të përkujdesej edhe për fëmijët e saj, filluan t’i rriten borgjet dhe për shkak të sëmundjes së saj e larguan edhe nga puna…
Përkundër zhgënjimit të saj ajo kishte nevojë për mbështetje materiale, kështu që u detyrua të marr pjesë në garat për titullin “Femra më e shëmtuar në botë” që organizohej aso kohe…
Ajo e fitoi këtë titull që kishte një shpërblim përbuzës prej 50 Paundësh…
Pastaj e morën në cirk për t’i shëtitur me të të gjitha qytetet e Britanisë, ngase njerëzit ishin kurioz ta shihnin “femrën më të shëmtuar në botë”
I digjej shpirti për brenda kurse trupi i saj ishte përplot plagë e dhimbje… si kusht për të punuar brenda cirkut ishte që të ecte distaca të gjata në këmbë, që ta shihnin njerëzit dhe të interesoheshin më shumë për cirkun, edhe pse kishte dhimbje të këmbëve dhe të nyjeve ajo mundohej t’i përballonte ato për shkak të fëmijëve të saj, kështu vazhdoi për disa vite duke duruar ndaj fyerjeve, përqeshjeve e të tallurave të njerëzve të cilat si breshëri pamëshirë bienin mbi të, megjithëkëtë ajo ia doli që të siguroj shpenzimet për fëmijët e saj dhe t’i edukoj e arsimoj ata.
Kurse fëmijët të cilët e vizitonin cirkun e goditnin me gurë e me drunjë ngase ajo ishte e frikshme dhe e quanin: Egërsira e frikshme.
Asaj i mbusheshin sytë me lotë, ia shkrepte vajit dhe me zemër të thyer u thoshte: unë ju dua juve o fëmijë, ju i ngjani fëmijëve të mi, mos keni frikë nga unë se asnjëherë nuk do të ju lëndoj, unë ju dua juve i kam përzemër fëmijët… por ata fillonin edhe më shumë ta gjuanin me gjësende duke e llogaritur si një kafshë të egër.
Ajo vazhdoi me këtë punë gjersa vdiq nga dhimbja e trupit dhe e shpirtit duke ra pajetë në mes të cirkut në vitin 1933, kurse shikuesit duke menduar se kjo ishte pjesë e aktrimit të saj duartrokisnin e fishkëllonin..
Njëri prej fëmijëve të saj kujton dhe thotë:
Ne ishim të uritur dhe prisnim me padurim që mami ynë të na sjell diç për të ngrënë, gjersa ne hanim bukë, ajo strukej në një qoshe të dhomës dhe ia plaste vajit, tërë natën gjëmonte e rënkonte nga dhimbjet e trupit, ndonjëherë e ndëgjoja duke thën në mes lotësh: E ndjejë që unë nuk e meritoj të jem një nënë e mirë, a është kusht që të jem e bukur që të më respektojnë të tjerët?! Kurse unë e përqafoja dhe i thoja: Ti je nëna më e mirë në botë!
Vërtetë sikur të kishte ndonjë peshore që e mat sakrificën dhe dashurin e nënës do ta meritonte Mary titullin: “Nëna më e bukur në botë”
Përkthyer nga Rijad Imeri