Fëmijët punëtorë, 56.6% e tyre të angazhuar në sektorë të rrezikshëm

Guest2

Antarë i Respektuar
femije-bulqize.jpg

Në vorbullën e vështirësive financiare të familjeve shqiptare janë përfshirë edhe fëmijët, nga koha e parashkollorëve deri në gjimnaz. Një pjesë e vogëlushëve shqiptarë njihen si punëtorë fëmijë. Ata janë të punësuar, në miniera, ndërtim, restorante, bujqësi, shitje apo tregti. Ndërkohë që bashkëmoshatarët e tyre shkollohen, pushojnë dhe dëfrejnë në kohën e lirë, ata lodhen, mundohen fizikisht e mendërisht për të fituar para për të përballuar jetesën apo për të kontribuar në familje.

Të dhënat statistikore raportojnë se 7.7 për qind e fëmijëve shqiptarë janë fëmijë punëtorë.

Një studim i fundit, i Institutit të Statistikës, INSTAT, raporton se në Shqipëri janë 54 mijë fëmijë nga 5-17 vjeç në punë që qëndrojnë në krye të detyrës edhe me orare të zgjatura.

Pjesa më e madhe e fëmijëve punëtorë janë evidentuar në Qarkun e Elbasanit. Shumë prej tyre janë dëmtuar, janë të sëmurë për shkak të punës që bëjnë, ndërkohë që kanë lënë shkollën dhe nuk ndjekin mësimet si bashkëmoshatarët e tyre.

Sipas studimit, rreth 56.6% e punëtorëve fëmijë janë të angazhuar në punë të rrezikshme.

Një pjesë e madhe e fëmijëve manifestojnë lodhje dhe punojnë në kushte tepër të vështira, në të ftohtë, në pluhur, në rrugë.

Fëmijët punojnë në ndërtim dhe miniera, me orë të zgjatura dhe kushte aspak normale. Ndërsa 2.7% punojnë në treg apo në rrugë, ku u duhet të përballen çdo ditë me temperaturat ekstreme.

Një pjesë e madhe e këtyre fëmijëve janë shkëputur nga shkolla dhe punojnë me orë të zgjatura.

Punësimi

Në Shqipëri, nga vlerësimet e studimit rezultoi që: 5.1% e të gjithë fëmijëve të moshës 5 – 17-vjeçare janë punëtorë fëmijë. Sipas studimit të INSTAT-it, 8 për qind e të gjithë fëmijëve që punojnë të moshës 5 – 17-vjeçare konsiderohen si punëtorë fëmijë. Kjo kategori përfshin fëmijët, të cilët kryejnë punë të rrezikshme, si dhe fëmijët, të cilët si rezultat i moshës apo orëve të punës konsiderohen si fëmijë që hasin rreziqe të ndryshme, për zhvillimin e tyre fizik shoqëror, psikologjik apo arsimor që mund të përfitojnë nga punësimi i tyre.

Femije te vegjel duke mbledhur plehraSipas studimit të INSTAT-it, 28% e fëmijëve që punojnë në Shqipëri janë në Qarkun e Elbasanit, 19% në Qarkun e Korçës, 13% në Qarkun e Shkodrës, 9% në Qarkun e Tiranës. Një pjesë e madhe e fëmijëve janë dëmtuar gjatë qëndrimit në punë dhe manifestojnë lodhje ose sëmundje të tjera.

Kulmi i punësimit të fëmijëve është në muajt korrik – gusht.

Numri mesatar i muajve gjatë të cilëve fëmijët punojnë është afërisht 7.5% për djemtë dhe 7.9% për vajzat.

Po ashtu, 81.7% e punëtorëve fëmijë e 5.1% janë të punësuar në bujqësi, 6.1% janë të punësuar në tregtinë me shumicë dhe pakicë, 4.4% punojnë në hotele dhe restorante, 3.1% janë në ndërtim.

Studimi

Problem i madh mbeten orët e gjata të punës dhe kushtet e vështira, me të cilat këta fëmijë punëtorë, duhet të përballen çdo ditë për të siguruar të ardhura minimale për të jetuar. Studimi evidenton se 2.5% e këtyre fëmijëve janë meshkuj.

اështja bëhet edhe më shqetësuese nëse do t’i referohemi legjislacionit në vend. Sipas ligjeve shqiptare, fëmijët e moshës 5 deri në 13 vjeç, nuk duhet të punojnë asnjë orë në javë. Por pavarësisht kësaj moshe përbëjnë gati 28.5% të kontingjentit të fëmijëve punëtorë.

Përqindje më të mëdha të djemve sesa të vajzave ndjekin shkollën pa u përfshirë as në aktivitete ekonomike as në shërbime të papaguara në familje, 56% kundrejt 43.8%.

Përqindje më të mëdha vajzash sesa djemsh kombinojnë shkollën me shërbimet e papaguara në familje 43% kundrejt 28.1% ose angazhohen ekskluzivisht në shërbime të papaguara në familje 3.8% kundrejt 28.1%. Një raport i Bankës Botërore, raportuar muajin e kaluar lëshon alarmin lidhur me përvetësimin e dijeve të fëmijëve shqiptarë në shkolla. Sipas raportit, të rinjtë në Shqipëri nuk po marrin dot as aftësitë më minimale. “57 për qind e 15- vjeçarëve në Shqipëri janë analfabetë funksionalë, që nuk kanë aftësinë për të kuptuar dhe zbatuar njohuritë e marra përmes leximit”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

shqip
 
Redaktimi i fundit:
:( tmerr e shohim pastaj publicitetin e telethon per femijet ne afrik duke leviz tullat ..... shtet kot.. naten ore naten te ikesh nga aty... vend i mallkuar!
 
Kjo situata Bulqizes ka qene keshtu qe nga renia komunizmit deri me sot. Shfletoni kroniken e zeze dhe shihni pergjakjen qe ka sjell Kromi ne rradhet e atyre njerzve te atij vendi midis njeri tjetrit te manipuluar nga mendjet e 'Tiranes'. Vetem te pyesni per Balfin Group (Samir Mane) sa vite ka qe e shkaterron zonen D qe eshte ajo qe nuk po i nxjerrin dot fundin.
Para disa kohesh pata lexuar qe Bulqiza eksporton 1 milion euro ne dite krom, dmth kto Samir Manet qe jetojn ne vila hektareshe dhe shoqi ktij perfitojn me shume se gjysmen e ketyre parave ndersa ato femijet marin 50 lek per 2 or pune.
Te shohesh keto qe skllaverojn 1 popull te tere si shetisin neper Bote, duke u munduar te imitojn miliarderet e Botes, habiteni!
Ketij vendi i nevojiten grupe Guerrilase si te Amerikes Latine qe luftojn padrejtesit ne kete rast. . Ishalla vjen ajo dite sa me shpejt!
 
Po prinderit ku i kane ? Me shqetesuese k'tu eshte fakti i neglizhimit te k'tyre prinderve e largimi nga shkollat... se fakti qe mundohen qe te punojne/mbijetojne.

Dhe sa reale eshte ajo foto qe kane vene ne artikull ? e cila nuk jep as emer te fotografit e asgje tjeter me shume.
 
Fotografia eshte e vertete.

femije-bulqize.jpg

Në malin e kromit në Bulqizë (Foto: Fatos Baxhaku)
 
Qenka shkrepur ne vitin ...2013 -te ?!
 
Popull i varfër dhe jo vetëm
 
Kjo situata Bulqizes ka qene keshtu qe nga renia komunizmit deri me sot. Shfletoni kroniken e zeze dhe shihni pergjakjen qe ka sjell Kromi ne rradhet e atyre njerzve te atij vendi midis njeri tjetrit te manipuluar nga mendjet e 'Tiranes'. Vetem te pyesni per Balfin Group (Samir Mane) sa vite ka qe e shkaterron zonen D qe eshte ajo qe nuk po i nxjerrin dot fundin.
Para disa kohesh pata lexuar qe Bulqiza eksporton 1 milion euro ne dite krom, dmth kto Samir Manet qe jetojn ne vila hektareshe dhe shoqi ktij perfitojn me shume se gjysmen e ketyre parave ndersa ato femijet marin 50 lek per 2 or pune.
Te shohesh keto qe skllaverojn 1 popull te tere si shetisin neper Bote, duke u munduar te imitojn miliarderet e Botes, habiteni!
Ketij vendi i nevojiten grupe Guerrilase si te Amerikes Latine qe luftojn padrejtesit ne kete rast. . Ishalla vjen ajo dite sa me shpejt!

Dhe kush e ka shtene ne dore Bulqizen???
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top