Fëmijët e dytë të familjes sjellin vetëm telashe

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
gettyimages-sb10064639g-005-1024x1024-600x360-1.jpg

Keni motra apo vëllezër më të vegjël? Ju është dukur shpesh sikur diçka nuk shkon me ta? Epo, studimet e fundit tregojnë se nuk jeni shumë larg të vërtetës, sidomos nëse fëmija i dytë i familjes është djalë. Studiuesit realizuan disa kërkime për çiftet e vëllezërve në Amerikë dhe Danimarkë, duke dalë në përfundimin se 20 deri në 40 për qind e djemve më të vegjël rrezikojnë përfshirjen në rrugën e krimit, përjashtimin nga shkolla, marrjen e masave disiplinore në institucionet arsimore etj.

Sipas ekspertëve, edhe kjo e ka një shpjegim. Nëse fëmijët e parë kanë prindërit si role model, të dytët i kthejnë sytë nga motrat apo vëllezërit, me të cilët mund të kenë një diferencë moshe prej vetëm 2 vitesh. Nga ana tjetër, edhe vetë prindërit, pavarësisht se i kushtojnë kohë të dy fëmijëve, sipas kërkimeve ata shpesh i japin më shumë vëmendje djalit ose vajzës më të rritur. Pavarësisht këtij studimi, vetë ekspertët theksojnë: “Këto rezultate nuk janë të njëjtat për çdokënd. Duhet të kujtoni se kërkimet janë bërë vetëm për Danimarkën dhe Amerikën.” Kështu, mos i shihni me sy dyshues motrat apo vëllezërit e vegjël pas këtij leximi.



Lexo.al
 
agree ?
 
Po si do e shtyj kohen une.
 
Shume e vertet!
Femija i 2 ktu prezent??‍♀️
Apo ishte studimi vetem nese femija i dyte eshte mashkull? Lol
 
  • Haha
Reactions: Ivy
Kurre si dihet.
Nje eshte teper e dhjete jane pak.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top