Fëmijët dehen me “ujë” të restorantit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Fëmijët dehen me “ujë” të restorantit LOLLOLLOL

Një burrë kinez është duke kërcënuar me veprime ligjore pasi që një restorant i ka dehur dy djemtë e tij, duke u shërbyer alkool në vend të ujit mineral.
Kamerierët gabimisht u dhanë djelmoshave, të moshës 10 e 12 vjeç, një shishe të ujit mineral e cila përmbante alkool të pastër, raporton gazeta lokale Bandao City Daily.

Babai i tyre, zotëriu Sun, është duke kërcënuar me veprime ligjore pasi që ka mbetur i pakënaqur me ofertën e restorantit për një zbritje të çmimit dhe një lakër pa pagesë.

Ai kishte ftuar disa miq dhe të afërm për një ndejë në restorantin e një supermarketi në qytetin Qingdao, dhe ata kishin porositur ujë mineral për djemtë.

"Kamerieri u ndihmoj djemve të mbushin gotat e tyre me ‘ujë’, dhe ata i pinë", thotë Sun.

"Kah fundi i darkës, ne vërejtëm se djemtë po mbeteshin pa frymëmarrje të duhur dhe nuk kishin shikim të qartë. Pos kësaj, atyre iu vinte edhe erë e fuqishme alkooli", ka shtuar ai.

Në fund doli se shishja e ujit ishte mbushur me alkoolin e mbetur, të cilin kamarierët e kishin mbledhur derisa po pastronin tavolinat.Telegrafi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top