Një mëngjes si gjithë të tjerët që rinis me po ato vështirësi që mund të harrohen vetëm gjatë orëve të natës.
Për familjen Munishi varfëria është kthyer në një bashkëudhëtar të padëshiruar por të pandashëm që shoqëron cdo cast 7 antëarët e saj. Një baba dhe një nënë pa punë dhe 5 fëmijë të mitur të cilët jetojnë vetëm me lekët e ndihmës sociale nën të njëjtën cati me bagëtinë.
“Me te varfer nuk ka. Me nje perkrahje 38-40 mije leke, vete i shtati. Eshte me shume veshtiresi jeta”, shprehet kryefamiljari. Ne pamundesi per t’u plotesuar femijeve kerkesat me elementare, keta prinder e perjetojne dyfish varferine. “T’u marresh ndonje gje kalamajve s’del hesapi, kjo eshte krejt”, shton ai. Vetem pak minuta ne kembe per t’u drejtuar nga nje strehe varferie tek nje tjeter.
Nje shkolle gjysme e rrenuar e mbuluar me nje cati eterniti eshte ngrehina ku mblidhen rreth 50 femije te fshatit. Mes mureve, ne ndertesen e harruar, femijet do te presin edhe festen e tyre, 1 Qershorin. Pavaresisht se jane femije, deshirat i kane te vogla, e shumices varferia duket se ua ka tkurrur edhe enderrat dhe deshirat. Ne Mat, Bulqize, ashtu si ne Kukes, Shkoder, Puke, Vlore, Fier e Elbasan, kudo, femijet jane ata qe kane me pak vemendjen e shtetit dhe shoqerise.
Ne shtepite ku kulmon varferia, shpesh here edhe dhuna, ne rruge duke lypur, duke punuar ne te zeze, duke mbledhur kanace apo ne rrenojat ku bejne shkolle, rriten cdo dite ata qe jane e ardhmja e ketij kombi. Nje realitet qe i gjen serish shumicen e femijeve duke pritur nje tjeter 1 Qershor pa lodra ne duar, pa buzeqeshje ne fytyre, e mbi te gjitha pa nje te ardhme te sigurte perpara vetes. Nga njeri cep ne tjetrin, tek femijet qe ne vend te shkolles te detyruar kane zgjedhur te kullosin bagetine. Nga Vladimiri ne Malesi te Madhe tek Kledi i vogel ne fshatrat e Mamurrasit.
Te dy jetojne larg njeri-tjetrit por kane te njejtin fat. Pjesa me e madhe e femijeve qe jetojne kryesisht ne zonat rurale nuk do te bejne asgje me shume ne nje 1 Qershor. Ne Qafe Shtame femijet do te vazhdojne te mbledhin predha te vjeteruara per te siguruar pak para, ne Dobrunen e Kukesit ata do te kalojne ilegalisht kufirin per t’u shkolluar ne Kosove, ne Kuc te Vlores, ne Boboshtice te Korces, ne Kurth te Tiranes, ne Val te Bulqizes ku per te katertin vit me radhe nuk ka energji elektrike.
Ne Nimce ku mesojne e luajne mes mbetjeve te uraniumit, ne Spac ku mbledhin tullat e hekurishtet e ish kampit burg, tek femijet qe u jane bere duart me kallo nga puna ne ara, tek femijet e trafikuar, tek ata te dhunuar nga prinder e jo pak here edhe mesues. Viktima te varferise dhe punes se detyruar, femijet ne Shqiperi nuk gezojne mbrojtje nga ndonje ligj i vecante, si ne shume vende te tjera. Miratimi i tij ishte premtuar ne tre muajt e pare te vitit 2010 por per fat te keq ende nuk dihet se ne cilat tryeza humbi. E megjithate ne prag te 1 Qershorit femijet presin ende qe dikush vec fjaleve e premtimeve te beje te pakten nje ligj realitet.
topch