Fëmija me trurin jashtë kafkës sfidon parashikimet e mjekëve

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Fëmija me trurin jashtë kafkës sfidon parashikimet e mjekëve

Bentley-Yoder.jpg


Ishte në javën e 22 të shtatzënisë, kur Sierra Yoder dhe bashkëshortit tw saj Dustin iu thanë se fëmija i tyre kishte një defekt të rrallë në pjesën e kokës. Duke parë shenjat, fëmija i tyre i palindur nuk do të mund të mbijetonte.

ecsImgSequence-01.jpg


Prindërve iu dha 24 orë kohë që të mendonin nëse donin të abortonin. Ekspertët mjekësor i thanë se sëmundja e fëmijës quhej encephalocele, qw do tw thotw se truri i tij ishte zhvilluar jashtë kafkës. Për pasojë ai nuk mund të jetonte. Megjithatë, prindërit vendosën që t’i japin fëmijës çdo mundësi që ai të jetonTe dhe vendosën të mos e ndërprisnin shtatzëninë.

Bentley-Yoder-1.jpg


Në mbrëmjen e asaj dite, Sierra ndjeu goditjen e fëmijës në bark dhe pas kësaj mendoi se kishte marrë vendimin e duhur. Ajo tha:-“Kur ne dëgjuam për herë të parë fjalën encephalocele, nuk ia kishim idenë se çfarë ishte. Ne thjeshtë dinim që ishte diçka që kishte të bënte me vdekjen e tij. Me atë që na thanë, ishte e pamundur që ai të mbijetonte”.

I lindur më 1 nëntor 2015, prindërit e quajtën atë Bentley. Në më të shumtën e rasteve, truri i fëmijëve formohet jashtë kafkës dhe ai ka një gungë në maj të kokës. Për pasojë, mjekët i thanë se nuk do jetonte shumë gjatë.

Pas ardhjes në jetë, fëmija bëri një ndërhyrje kirurgjikale dhe mjekët përdorën një printer 3D për të rregulluar kafkën e tij. Deri më tani, foshnja ka pasur progresin që prindërit nuk e prisnin. Babai i vogëlushit tha se do të bëjë gjithçka që fëmija i tij të jetë mirë.

g.shqip
 
Titulli: Fëmija me trurin jashtë kafkës sfidon parashikimet e mjekëve

I hjeq kapelen shkences per mundin, djersen dhe dijen qe po shkrin per t'i dhene nje jete sa me normale femijes dhe familjes :sije:
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top