Femija 9-muajsh shpetohet nga nje foto

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Vogelushi 9 muajsh Jacob, ka shpetuar fale nje fotografie te bere nga e ema e tij, e cila ka vene re dicka te cuditshme ne syrin e femijes.
thumbnail.php

Samantha eshte shqetesuar per syrin e majte te vogelushit, pasi ne foto ka vene re nje njolle te bardhe dhe ajo e ka cuar menjehere tek mjeket, te cilet kane konstatuar nje kancer ne organin pamor te femijes. “Eshte nje femije i qete dhe i lumtur. Asnjehere nuk kisha menduar se mund te ishte semure kaq rende”, nis rrefimin Samantha.23 vjecarja ka injoruar familjaret dhe miqte, te cilet mendonin se behej fjale thjesht per driten e flash-it te aparatit.

Madje edhe mjeku ka qene i te njejtit mendim, por ajo i shkoi ceshtjes deri ne fund dhe pasi kreu analizat e djalit, mesoi se ai vuante nga nje forme e rralle tumorale qe prek nje ne 20 mije femije.
Mjeket dolen ne perfundimin se kanceri kishte prekur gjithe syrin e majte dhe kishte filluar te perhapej edhe ne te djathtin.

Femija po kurohet dhe mjeket jane optimiste per t’i shpetuar syrin.Keto forma tumorale jane te kurueshme ne 95 % te rasteve dhe sidomos kur ato kapen ne nje kohe te shkurter.

Samantha, permes faqeve te “Daily Mail”, ka gjetur edhe menyren per te senzibilizuar nenat, duke iu lutur qe te mos e nenvleresojne shendetin e femijve te tyre dhe te shkojne ti kontrollojne syte e tyre tek mjeket perkates.Babai i Jacob, 25 vjec, ka lene menjehere punen per ti qendruar perkrah femijes dhe gruas se tij.
•infoalb•
 
Titulli: Femija 9-muajsh shpetohet nga nje foto

nene e kujdesshme...bravo i qofte!!
 
Back
Top