Fejesa me 12-vjeçaren, rrëfehet dhëndri: Ajo donte vetë, pse beqar do rrimë ne?

AnGeLiC

VIP
V.I.P
fejesa-me-12-vjecaren-rrefehet-dhendri-ajo-donte-vete-pse-beqar-do-rrime-ne-640x452.jpg

Pak ditë pasi “Pasdite në Top Channel” solli historinë e një 12-vjeçareje nga fshati Polis Sheh i Librazhdit, që ishte fejuar nga prindërit, kësaj here emisioni ka mundur të sjellë versionin e dhëndrit.

Alfred Karaj, 24-vjeçari nga fshati Kaliveç i Gramshit pranon të flasë. Në një intervistë për “Pasdite në Top Channel”, ai tregon sesi e ka njohur të miturën. “Jemi njohur me mbles. Goca ka rënë dakord, kanë ardhur njerëzit dhe kanë parë, gjithçka në rregull. Kemi bërë marrëveshje”, thotë ai.Pyetjes nëse ka dijeni se e kap ligji për martesë nën moshën 18 vjeç, Alfredi i përgjigjet: “Pse, do të rrime beqarë ne?”

I riu këmbëngul se vajza është 14 vjeç, duke e konsideruar këtë si moshë më të lejueshme. “E kam pasur një herë vajzën në shtëpi, pastaj e kam çuar prapë lart”, rrëfen ai, duke iu referuar fshatit malor ku jeton nusja e tij 12-vjeçare. Në ndryshim nga xhaxhai i vajzës, i cili më herët tha për “Pasdite në Top Channel” se prindërit e saj janë të papërgjegjshëm, Alfred Karaj ka një tjetër pretendim. “Prindërit janë njerëz normalë dhe nuk dëgjuar asgjë për ta”.

Duke u mbrojtur nga e gjithë kjo ngjarje që e vuri në qendër të vëmendjes, ai thekson se do ta presë vajzën të mbarojë shkollën, e më pas të martohen. “Nuk kam kushte ekonomike që ta çoj në shkollë të lartë, por të mesmen do ta mbarojë”. Alfredi kërkon që të tjerët të mos ndërhyjnë në këtë situatë, sepse gruaja e tij s’ka ankesa për të dhe se është jeta e tyre private. I pyetur nëse 12-vjeçarja e ka marrë e vetme këtë vendim, 24-vjeçari shprehet: “Do të rritet avash-avash”. Shqiptarja

Ps: Se gjeta dot postimin e pare rreth ketij lajmi,nese e gjeni mundeni ti bashkoni!
 
Duke pare ne foto kete djalin,mu kujtua nje fjale e babit tim,qe thoshte shpesh me pershkru noj situat apo noj tip si ky siper;

"Cfare zhulani ",ahhahahahahahah.
 
“Do të rritet avash-avash”.

Quote of the day :D Kështu në fakt një fqinj i imi bleu një qen, të vogël ama këlysh i thashë pse kaq të vogël e more? Tha po hajt se ritet. Eh jeta të sjell kujtime të mira:)
 
S'ka faj ky kukudhi, aq di, aq flet! Gjynaf per gjith kte injorance qe akoma pushton vendin. :(
 
Keta jane akoma me shprehjen - femra mundet mjaft ti arrijne kembet ne toke...Mortja qe si ha , keta dhe prinderit e vajzes!
 
Haha nje here te mite blene nje derrkuc te vockel por thane jojooo e leme te rritet e hame me vone.

Se dinin ata qe mishi i gicit me i mire ashtu..i njome..i fresket
Po ska koqe ky jooo.
 
Luft per arsim s'ka.
Vullneti per te mbjell injorance triumfon.
Njera pale do gjeje strehe.
Vec 12 vjec o derdiment kafshe prind.
12 :( .
 
Po foto te nuses nuk ka?!do te rritet avash avash,sa me lezet e ka then hahah
 
Eh mir o mir, po nuk ka SHTET o nuk ka SHTET!!!

Nuk e marr vesh, nga 3 ~ 30 milione Shqiptare vec prinderit e kesaj qenkan te lojtur nga mendja qe edhe i lojtur nga mendja te jesh nuk e ben kete gje!!!

-Nuk habiteni nje gram fare nga KERCENIMI???

Vecse me KERCENIM disa tipa si “Pse, do të rrime beqarë ne?” do te mernin per nuse nje 12 vjecare dhe me lejen e prinderve te saj!!!

---Ku ju shpie mushka o gomenjer, ku eshte SHTETI t'ja drredhi koqet ooo c't'ju thote njeriu ju!!!

Vdiqen mbi 18 vjecaret qe te mbetet beqar ky kopil?!

-Po a e dini cka eshte ky lajm,,, se besoj qe as ky legeni nuk do e kishte seriozisht te tille martese,,, eshte PERDHUNIM,,, pra a e dini pse ka ndodh kjo gje???
---Sepse "investon" me llokume arabi dhe turrku per te tilla kafsheri qe te dali e tyrja,,, duke thene aty ne Arabi: shiko sa bukur Shqiperia, paska njerez te perparuar (((me bythe)))!

O pika qe s'ju bie, ndersa populli akoma fluturoi gomari: jemi kafshe! jemi injorante! JEMI HUTAQE!
...per te mos then ndonje te pa thene.


Flini
flini
jua fusin
e s'e dini!
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top