Lauri
Anunnak
Zoti Laur,
Unë askund nuk kam thënë që nuk e kam kuptuar Pasho Vasën, përkundrazi pretendoj që e kam kuptuar, madje në thelb, por debatin e kap hapur për të kontribuuar që edhe të tjerët ta kuptojnë drejtë që nuk bëhet fjalë për një religjion.
Këtë e ke edhe në hapje të temës, dhe unë do të jap mendimin tim të elaboruar pas disa ditësh, kush do ta lexojë, do ta ketë mundësinë.
Sa për atë se çfarë doni të lexoni ju, është për juve, mua nuk është se më hynë në punë, unë për vete nuk kufizohem në leximin e njerëzve të një religjioni të caktuar, madje, lexoj edhe të atyre që s'kanë ndonjë religjion, janë ateist a agnostik. Për mua, më e rëndësishme është përmbajtja sesa autori, pa e ulur rëndësinë e autorit.
Të falënderoj për urimin, e, edhe për kontributin tënd në këtë temë në veçanti dhe në temat tjera në përgjithësi. Kur shkruan pa emocione, i lexoj me kënaqësi shkrimet, edhepse nuk pajtohem me shumë prej tyre.
Sa për dr. Shefqet Kransiqin, kjo s'është çështja e parë me çka nuk pajtohem, kam edhe shumë gjëra të tjera që janë më të thella, e me të cilat nuk pajtohem. Mospajtimet e mia me të, nuk e zhvlerësojnë kontributin e tij të madh në disa tema tjera. Sidoqoftë, "kush flet jashtë lëmit të tij, na vjen me çudira" - është thënie e urtë arabe.
Unë të jam drejtuar me fjalën zoti, meqenëse ti je zoti i emrit Laur. Sa për ta njoftuar dr. Shefqet Krasniqin, nëse ke komunikim me të, thuaji që edhe në gjuhë arabe përdoret fjala rab - zoti edhe për të tjerët përveç Zotit absolut. Sa për ilustrim: Thuhet rabu-l-bejt për të zotin e shtëpisë.
Po lexoje mirë çfarë shkruan o zot-ri. Vetë e the ku janë bazat e shqiptarizmit që të jetë një fe-besim..

Dhe nuk e paske kapur si duhet mesazhin real të Pashko Vasës, tani në replikë tek unë po ndryshon pllakën, sikur P-Vasa nuk e ka thënë në sens besim feje atë shprehje...

Atëherë cili qënka motivi i kësaj teme mqs ti e din që nuk duhet marrë si një besim religjioni ajo shprehje e Vasës.

Shkruaj më qartë dhe lidhi një postim me tjetrin. Kështu evitojnë replika kot.
Sa për fjalën zot-ri në fjalorin shqip që ka propozuar që të hiqet, sqaruhuni ju me Krasniqin jo unë. Thuaj ati që ekziston edhe në Arabi ai term.
Pasi hoxhallarë gomar si Krasniqi Kosova është plot, e po ju rriten veshët edhe këtyre ktej nga Al.
Soul xhan, bëj tag laurit..mos të lexoj kshu rastësishtLauri merr ate version qe i pelqen atij
Krasniqi i konvenon me teper![]()

E citova edhe sipër, si Krasniqi është Kosova plot. Dikur i kam ndjekur të gjithë këta klerik dhe i kam kaluara në filtra...nuk ja vlen tu jap kohë tjetër, aq hoxhallarë fudull janë.