Feja dhe rritja e numrit të vrasjeve

cent

...Lontano
timthumb.php

“Vrasja e një të moshuari brenda në xhami në Lushnjë, disa muaj më parë, thekson prirjen në rritje të forcimit të motiveve fetare ndaj krimeve, një veprim që shkon kundër besimit të Islamit të moderuar”, thanë ekspertët.

I dyshuari, që u kap nga policia, tha se i moshuari falej sipas traditës shqiptare myslimane, jo sipas traditës afgane të lutjeve, sipas autoriteteve.

"Ky krim duhet çuar në drejtësi. Të gjithë besimtarët në xhaminë tonë morën kërcënime të ngjashme,”- ka thënë Tomor Boriçi, myftiu i rajonit të Lushnjës, ku u krye vrasja.

Agron Hoxha, drejtor i marrëdhënieve publike në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë u përpoq të distancojë fenë nga krimi. "Nuk ishte një vrasje që ndodhi për arsye fetare. Policia bëri një deklaratë që thoshte se i dyshuari kishte të tjera probleme,- ka thënë ai për “SET Times”.

Aqif Maçi, një banor i Tiranës, i tha “SETimes” se, vrasja është kundër mësimeve të Islamit. "Të marrësh një jetë njeriu veçanërisht në xhami, është diçka që nuk ka lidhje me Islamin. Myslimanët kanë jetuar me shekuj me të gjitha fetë e tjera dhe kjo nuk do duhet gjithashtu të aplikohet brenda myslimanëve."

Elton Hatibi, një ish-mësues historie që ka një gradë master në kulturë dhe fe, tha se, “ligjet islamike nuk lejojnë ndëshkimin apo ekzekutimin për shkak të lirisë së shprehjes. Ai tha se në historinë e Islamit nuk ka ekzistuar qenie që ka privilegjin e një interpretimi skrupuloz.”

Hatibi nënvizoi se në botën islamike, është vetëm midis shitëve në të cilën interpretimi i një Ajatollahu është i detyrueshëm. Shqipëria nuk i takon kësaj dege. "Nuk ka interpretim të fiksuar midis myslimanëve suni," tha ai.

Myslimanët në Shqipëri pasojnë dy rryma të besimit. Pas rënies së komunizmit, mësimet islamike arabike e turke fituan terren në vend.

Myslimanët shqiptarë debatuan se cilën traditë fetare të ndjekin: traditën turke të zbatuar në Shqipëri që nga kohët otomane, apo traditën fetare arabe që u soll në vend në vitet 1990.

"Asnjë nga ne myslimanët nuk del të thotë ne i takojmë kësaj prirjeje apo këtij grupi, por ata që thonë kështu janë të njëjtët që shkruajnë e flasin si papagajtë, ose fshehtazi kundër Islamit dhe myslimanëve në Shqipëri, ose publikisht duke dashur të dobësojnë besimin islamik," i tha “SETimes”, Arben Halluni, teolog dhe ndihmës i imamit Muhamet Sytari, një myfti i Shkodrës.

/Shekulli
 
Titulli: Feja dhe rritja e numrit të vrasjeve

po kjo vrasja u be per arsye personale, vjen burri botes emigrant nga greqia dhe e vret.me sa di une dhe policia e ka thene kete gje. shkrim jo objektiv i shekullit ksaj here...
 
E ka thene mese sakt ky artikull Soulmind qe feja muslimane esht moderuar dhe po vazhdon te moderohet nga po vete islami.

Myslimanët shqiptarë debatuan se cilën traditë fetare të ndjekin: traditën turke të zbatuar në Shqipëri që nga kohët otomane, apo traditën fetare arabe që u soll në vend në vitet 1990.

As vete keta se din se cila tradit po ndiqet dhe spo din se cilen te ndjekin
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Feja dhe rritja e numrit të vrasjeve

E ka thene mese sakt ky artikull Soulmind qe feja muslimane esht moderuar dhe po vazhdon te moderohet nga po vete islami.

As vete keta se din se cila tradin po ndiqet dhe spo din se cilen te ndjekin

Jo jo s'me kuptove. Ska lidhje ndodhia me fene kesaj here dac tjet moderuar dac shtrenguar, pasi mesa di une vrasja eshte bere per arsye personale, qe ska lidhje me fene fare...keshtu doli para ca kohesh.

Jane 2 ceshtje komplet pa lidhje ne kete rast te sjelle, pra dua te them qe nuk lindi konflikti midis muslimanesh apo besimtaresh, apo ne xhami apo per arsye feje...
 
Titulli: Feja dhe rritja e numrit të vrasjeve

Jo jo s'me kuptove. Ska lidhje ndodhia me fene kesaj here dac tjet moderuar dac shtrenguar, pasi mesa di une vrasja eshte bere per arsye personale, qe ska lidhje me fene fare...keshtu doli para ca kohesh.

Jane 2 ceshtje komplet pa lidhje ne kete rast te sjelle, pra dua te them qe nuk lindi konflikti midis muslimanesh apo besimtaresh, apo ne xhami apo per arsye feje...

Vrasja nuk ndodhi per asnje arsye personale por per arsye fetare,per menyren sesi falej njeri dhe sesi falej tjetri Soulmind. :)
 
Titulli: Feja dhe rritja e numrit të vrasjeve

Vrasja nuk ndodhi per asnje arsye personale por per arsye fetare,per menyren sesi falej njeri dhe sesi falej tjetri Soulmind. :)

Epo mire pra o Cent, une them policia e ka thene kshu kur u kap ne fillim (madje dhe dhendrri i atij plakut kete arsye dha qe them une) , ti thua ashtu... une jam jasht Shqiperie kshuqe se vertetoj dot,:p Lol..por nqs jan vrare per ate arsye qe thua ti, kan bere shum shume gabim :D...
 
Titulli: Feja dhe rritja e numrit të vrasjeve

Epo mire pra o Cent, une them policia e ka thene kshu kur u kap ne fillim (madje dhe dhendrri i atij plakut kete arsye dha qe them une) , ti thua ashtu... une jam jasht Shqiperie kshuqe se vertetoj dot,:p Lol..por nqs jan vrare per ate arsye qe thua ti, kan bere shum shume gabim :D...

Ne fillim kshu u hodhen versione nga media qe esht vrar per arsye personale etj etj,por nese kerkon artikujt me pas dolen fakte dhe me deshmitar qe u zun ne xhami brenda per ritet fetare,per menyren sesi falej viktima,dhe agresorit si pelqente menyra e faljes dhe e vrau.Nese lexon artikullin qe hodha,esht prekur dhe kjo teme.As un sjam nga lushnja jo,por ca lexojm neper media :D

Myslimanët shqiptarë debatuan se cilën traditë fetare të ndjekin: traditën turke të zbatuar në Shqipëri që nga kohët otomane, apo traditën fetare arabe që u soll në vend në vitet 1990.
 
Titulli: Feja dhe rritja e numrit të vrasjeve

Se pari ky artikull duhet postuar tek "Lajme nga Bota Islame". Kot nuk e kam hapur ate teme, sepse ne te kunderten, po t'postoje cdo lajm Islam, fryme nuk merrni dot nga artikujt dhe keni per t'protestuar me pastaj per mbylljen e nenforumeve fetare. Kerkoj nga stafi dikush le ta zhvendos kete teme tek vendi i duhur.

p.s. Sa i perket ndodhise, lajmet e fundit pergenjeshtruan ate cfare thuhej ne fillim. Vrasja kishte tjeter arsye, jo fene.
 
Titulli: Feja dhe rritja e numrit të vrasjeve

Aman disa sa i zmadhojne gjerat... kam degjuar edhe une disa here kur thone: i takon keti grupi ose jo falet keshtu jo falet ashtu... po leje robin te falet si te doje vete, mjafton i esht drejtuar Zotit, mjafton ka besim ne zemer... dhe mjafton nuk i ben dem askujt. Por kush je ti qe shkon e ja merr jeten dikujt??? Ai qe eshte musliman i vertet as nuk guxon te mendojne per vrasje/vetvrasje e jo me ta kryej dicka te tille..., kshu si e logjikoj une.
 
Titulli: Feja dhe rritja e numrit të vrasjeve

Nuk i kuptoj njerezit, qe ende fene e akuzojn kur krimin e ka bere njeri, ore njeriiiiii.... Une mund te qohem neser rrahe nje shkja, se me vite na kan shkel dhe na kane sunduar, dhe del dikush se une jam me shami e vrau per arsye fetare do thoshin... po more shihni rrethin njiher, se ne shqiperi secili i dyte rrihet,m vritet ekzekutohet, brenda familjes, babai vrau birin, burri gruan, biri baban, shoku shokun, fqinji me fqinjin, e keshtu me rradh...njerezit kan probleme te renda psiqike, sidomos kriza, dhe kjo demokracia e jone i solli githe keto, kulmi politika.... pastaj kerkojm kujt tja ngacim pecin...fese.... sa psikopat dalin e vrasin ne emer te dickait nuk behet kaq buje, por nje psikopat tjete pse permend islamin, feja e ka fajin, le fare se me ju sfolet....keni nda mendjen ju, Islami e vrau, por si ya Allah....kjo me lodhe....
 
Titulli: Feja dhe rritja e numrit të vrasjeve

Ky esht budalliku njerzimit ndodh nje vrasje ne xhami thon ndodhi per motive feje...Ndodh nje vrasje ne kish prap thon ndodhi per ndodhi te fes...Pa e dit se per cfar arsye e vret tjetri pa llogarit qe tjetri e vret per aryset personale te vetat dhe sllogarit vendin ku e vret llogarit momentin ku do qe ta shoh ta vars ne vend pa llogarit se ku esht...Por sic dihet gazeta do shitet dhe ne kte menyr sajojen shum gjera qe e bejen qytetarin qorr e shurdh me pahir qe ta besojen se kto ndodhin per shkak te fes se u vra ne xhami...Nuk jam kunder pasi dhe jan ber vrasje te tilla por ne kte rast esht eksagjerim lajmi asgje me shum....
 
Titulli: Feja dhe rritja e numrit të vrasjeve

Immm qeshtja qenka serjoze! a thua ato vrasje se po ndodhin cdo dit si duhet ti vem 1 titull ?ke duhet ta gjykojm kush eshte fajtor?Nese ndodhe ni vrasje ne xhami apo kish siq thot dhe Reni duhet te gezohemi se u gjet fajtori ne ket rast feja !!

Askun ne asnje vende ku jan shqiptaret nuk ndodhin vrasje me shum sikur se ne Shqiperi!cdo dit ke lejme me krime nga me te ndryshmet ,,, ketu duhet punuar te gjejm fajtorin e ta ndalim,e mos te akuzojm fen per budallallaqe tona.
 
Titulli: Feja dhe rritja e numrit të vrasjeve

''Feja dhe numri i vrasjeve '' shkrimi titullohet hmm !

Te shkruhet per Fe ne kete menyre eshte turp . Sincerisht kur i shohe se si e kane gjendjen ''te pafet'' dhe te cilet jane shume te lige me veprat e tyre me dhimbsen te ngratit vallahin !

Po kujna ja mbush mbendjen me shkrim e tille more i gjore ?! Ku shumica e shqiptareve jane musliman , te cilet jane lind dhe jane rritur me kete fe , jane rritur ne Xhamia .
 
Titulli: Feja dhe rritja e numrit të vrasjeve

Kjo vrasje ska lidhje fare me fenë .. të ishte kështu sot sdo kishte më besimtar nëpër xhamira në Shqipëri :p
Qimet tra i bëjnë ndonjëherë .. vetëm të fusin xixat mes njerëzve ncncnc
 
Titulli: Feja dhe rritja e numrit të vrasjeve

''Feja dhe numri i vrasjeve '' shkrimi titullohet hmm !

Po kujna ja mbush mbendjen me shkrim e tille more i gjore ?! Ku shumica e shqiptareve jane musliman , te cilet jane lind dhe jane rritur me kete fe , jane rritur ne Xhamia .

Tash shpesh ketej e bejme llafin hajt se ja futi shekulli kot te ja fus dhe une. Sa per te rritur ne xhamia, mos ja fut kot me zi se shekulli sepse nuk eshte e vertete. Kjo ishte pika e pare dhe besoje e kemi diskutuar disa here.

Njerezit nuk rriten as neper kisha e as neper xhamia sepse ftamiresisht kan shtepite e tyre.

Te dalim tek e dyta. Ceshtje se pse e vrau dhe qysh e vrau nuk se eshte per tu vendosur as nga policia, as gazetaria e as nga forumistat. Ne thjeshte munde te bejme llafe dhe spekulojme. Se si e vrau dhe pse e vrau jane kompetence e prokurorise dhe gjykates dhe jam i bindur se do dali ne fun.

Megjithate, neper xhami egzistojne disa menyra te faljes dhe ceshte e verteta ka ca raste edhe tensione. Uroje qe kjo vrasje te mos kete ndodhur per kete arsye por qe ka raste te tensionuara edhe kemi raste.
 
Titulli: Feja dhe rritja e numrit të vrasjeve

Nuk po hy ne merite te tipit te faljes ne xhami, pasi se dija diri tani qe ka disa menyra falje per myslimanet..!
Por per nje gje jam i bindur me cfare lexoj lart e poshte neper libra dhe shkrime te vjetera, per sa i perket besimit fetare, mysliman, ne Shqiperi. Qe praktikimi i fese islame nder shqiptar nuk ka asnje lidhje me turqit qe qendruan ketu per 500 vjet, pale me ate arab qe nuk behet fjale.
Nje mysliam turk dhe arab nuk i ben lutje Krishit sipas zakonit duke pire goten e rakise per hire te mikut katolik qe ka ne sofer. Kjo ndodh vetem tek keta shqiptar mysliman, jo fanatik. Dhe kurr tek nje turk!!
Ja se c'shkruan Edith Durham kur ishte mysafire tek nje shtepi myslimane ne Vuthaj-(diku mbi Shkoder):"... Vazhdonin te vinin per vizite per te na nderuar per ardhjen tone, dhe derguan te merrnin nje shishe raki per ta pire per shendetin tone duke ngritur gotat thane: "kjofte i lavdruar Krishti". Nuk e di se edhe tek te krishteret te perdoret kjo miresjedhje per myslimanet.."
Me poshte shkruan: ".. pastaj filloj nje muhabet teologjik, ku njeri nga vizitatoret tha qe sipas nje miku qe ka qene ne Jeruzalem i kishte thene qe Krishti eshte ngritur ne qiell para se te gozhdohej, dhe ne vend te tije kane vene nje tjeter qe i ngjante...! Prifti franceskan qe me shoqeronte me pyeti nqs ishte rasti te zgjerohej ky debat, pasi kjo eshte blasfemi per te krishteret..! -Jo i thashe, se jemi mysafit ketu. E keshtu, ky argument u la te mbyllej me shume elegance.."

Ky eshte vetem nje shembull
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Feja dhe rritja e numrit të vrasjeve

Edhe ne kriminologji mesohet se feja ule nr e vrasjeve, ndaj ky lajm eshte kot fare.
 
Titulli: Feja dhe rritja e numrit të vrasjeve

Tash shpesh ketej e bejme llafin hajt se ja futi shekulli kot te ja fus dhe une. Sa per te rritur ne xhamia, mos ja fut kot me zi se shekulli sepse nuk eshte e vertete. Kjo ishte pika e pare dhe besoje e kemi diskutuar disa here.

Njerezit nuk rriten as neper kisha e as neper xhamia sepse ftamiresisht kan shtepite e tyre.

Nese ti nuk je rritur ne Xhamia apo Kisha athere ti mundesh te flasesh vetem per veten tende . Per veten time flas une se ku jam rritur , sepse ti per mua nese gjykon , vetem paragjykon !

Tema e cila eshte hapur , ka te beje per ''fene apo xhamin'' si kinse na qenka shkaktare e vrasjeve , kqyre njehere cfare mendimi i djallezuar ! Nje mendim te tille , vetem nje shejtan mund ta kete , sepse si thame njeri , cdo njeri qe mendon keshtu ...!

I nderuar , babgjyshi yte dhe babgjyshi im , fene , edukaten , moralin , e gjithcka qe e ''ngrite'' shpirtin e njeriut per gjera te mira i kane marrur nga Xhamiat . Te shtepit vetem kane bere gjume dhe kane ber pasaredhes , sepse tere diten kane qene ne ara , dhe kur dihet gjendja athere si kq qene rrethe dijes ....Ne Xhamia nuk kane shkuar per te vrar njerez gjysherit tane , dhe asnje gjenerat tjeter , as para e as mbas tyre , ose me fjale te tjera ata nuk kane shkuar qe te motivohen per te vrar njerez . Sepse nje mendim i tille eshte asburd deri ne pike te fundit . Ne kete kontekst e mendova rritjen , se cdo gjenerat e muslimaneve , edukohen , pasurohen , ngriten , pastrohen shpirterishte mbas Xhamiave te Zotit . Xhamia eshte qeliza e zhvillimit dhe rritjes se shoqerive te pasterta nga te cilat Zoti eshte i kenqaur me to dhe prej te cilave shoqerive ka vetem te mira dhe jetegjatesi te paqes ndernjerzore .

Pse ta morra shembull ''babgjyshin'' shpresoj se po me kupton !

Dhe mbase i permende kishat , une sa e di kishat i rrisin dhe kujdesen matrealishte , fizikisht per njerezit e caktuar , nese jam ne gabim te me ploteson dikush . Keshu qe ke pak meshire , kur permende shtepin e Zotit ? Se je ne kundershtim me veten tende , ne dy menyrat e leximit dhe komentimit te shkrimit .
 
Titulli: Feja dhe rritja e numrit të vrasjeve

c'fare skandali , i ka lene truri njerezit, dhe e paskan gjetur me 1 te moshuar........
 
Titulli: Feja dhe rritja e numrit të vrasjeve

Edhe ne kriminologji mesohet se feja ule nr e vrasjeve, ndaj ky lajm eshte kot fare.

thuhet e ke fjalen ? se realiteti tregon te kunderten ..........
 
Titulli: Feja dhe rritja e numrit të vrasjeve

Tash shpesh ketej e bejme llafin hajt se ja futi shekulli kot te ja fus dhe une. Sa per te rritur ne xhamia, mos ja fut kot me zi se shekulli sepse nuk eshte e vertete. Kjo ishte pika e pare dhe besoje e kemi diskutuar disa here.

Njerezit nuk rriten as neper kisha e as neper xhamia sepse ftamiresisht kan shtepite e tyre.

Te dalim tek e dyta. Ceshtje se pse e vrau dhe qysh e vrau nuk se eshte per tu vendosur as nga policia, as gazetaria e as nga forumistat. Ne thjeshte munde te bejme llafe dhe spekulojme. Se si e vrau dhe pse e vrau jane kompetence e prokurorise dhe gjykates dhe jam i bindur se do dali ne fun.

Megjithate, neper xhami egzistojne disa menyra te faljes dhe ceshte e verteta ka ca raste edhe tensione. Uroje qe kjo vrasje te mos kete ndodhur per kete arsye por qe ka raste te tensionuara edhe kemi raste.

tash vetem nje gje qe me qudit per ty e shum si ti qe kurr nuk i shkel kama ne Xhami ! si e din qe falen ndryshe ? apo vetem ato qka te thojn apo lexon ne media ! tjetra une qe sa vite falna , dhe falna ne kete menyren "tradicionale" qe po i thojne ! dhe kurr asnje person nuk me tha mos u fal keshtu se sbon apo une nuk i thash dikujt tjeter ! edhe pse ka shum persona qe falen ne menyra te ndryshme ! por eshte problem injorance e teprume dhe e theksumse qe nuk e kap nihere me lexu thjesht GOOGLE me ja fut me emrin MENYRAT E FALJES TE NAMAZIT te tregon qart qe te gjitha ato menyra te flajes jan LEGJITIME NE ISLAM.
 
Titulli: Feja dhe rritja e numrit të vrasjeve

thuhet e ke fjalen ? se realiteti tregon te kunderten ..........

Cili realitet, i mediave apo ?
 
Titulli: Feja dhe rritja e numrit të vrasjeve

Nese ti nuk je rritur ne Xhamia apo Kisha athere ti mundesh te flasesh vetem per veten tende . Per veten time flas une se ku jam rritur , sepse ti per mua nese gjykon , vetem paragjykon !

I nderuar , babgjyshi yte dhe babgjyshi im , fene , edukaten , moralin , e gjithcka qe e ''ngrite'' shpirtin e njeriut per gjera te mira i kane marrur nga Xhamiat .
Te shtepit vetem kane bere gjume dhe kane ber pasaredhes , sepse tere diten kane qene ne ara , dhe kur dihet gjendja athere si kq qene rrethe dijes .

Degjo, secili e kemi obligim te flasim per vete dhe mu kjo ishte arsyeja e reagimit tim sepse TI dy postime me poshte i ke pergjithesuar te gjithe kur ke thene se shumica e shqiptareve. Ti munde te folesh per vete por jo per shumicen ngase kur fillon e flet per shumicen kane te drejte te flasin edhe te tjeret. :liber:

Sa i perket moralit e gjerave tjera dhe mesimet neper xhamia une nuk e kontestoje se ne xhami dhe kisha jepen ligjerata te mira, por ti duhet ta dish se absolutisht as xhamia e as kisha nuk munde te mirren me absolutizem se jane institucione qe krijojne me formule njerez te mire.

Pra bota, tere bota, ka me miliona vite qe bene tentimin per te gjetur nje institucion qe me menyren e vet krijon njerez te edukuar por nuk ja ka arritur. Nuk ja ka arritur as xhamia as kisha.

Pra je futur llugave se kjo eshte ceshtje qe ndikohet nga shume faktor.
 
Titulli: Feja dhe rritja e numrit të vrasjeve

Sa shum i ekzagjirojm gjerat neve ahuuuuu ,,Nga secila fe pamvarsishe se si interpretohet nga tjert, ke vetem te mira dhe ato shpirtror madje ,,,ska rendesis e si behet lutja, me rendesi e din ne shpirt se dikujt po i lutesh! dhe po e falenderon per jeten se te ka dhen pa asnje kompenzim...
 
Back
Top