MOSKث-Federata Ruse e njeh Palestinën si një shtet të pavarur dhe e mbështet aplikimin e Palestinës për të ndryshuar statusin në OKB, bëri të ditur të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Aleksandër Lukasheviç. “Nëse udhëheqja palestineze merr një vendim të tillë, është e drejta e tyre. Ne e njohim Palestinën si një shtet të pavarur dhe e mbështesim aplikimin e saj”, tha Lukasheviç.
Në fillim të nëntorit, përfaqësues palestinez në OKB shpërndanë një draft-rezolutë për t’i dhënë Palestinës statusin e vëzhguesit. Votimi për këtë çështje pritet të zhvillohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në 29 nëntor.
/Itar-Tass/Shekulli Online/Përgatiti: I.S./
marre nga Shekulli.com.al