Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

"Favoret" e Berluskonit, në një roman erotik

Autorja aludon për marrëdhëniet e seksit me politikën

Një roman erotik italian ka ngritur sërish pyetje intriguese ndaj qeverisë së Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, dhe zellit të tij për të përzgjedhur dhe lancuar femra të bukura në politikë. Libri është shkruar nga Maria Genisi, 44 vjeçe, që thotë se edhe asaj i ishte ofruar një kandidaturë për deputete në partinë e Kryeministrit, por më pas e hoqën për t‘ia ofruar vendin të dashurës së një ministri të qeverisë. Pikërisht ky refuzim e shtyu gruan që të shkruante librin e saj të titulluar: "Peshku i Kuq nuk jeton më këtu". Libri flet për një punonjëse në supermarkato, që bie në dashuri me një ministër. Ai i ofron asaj një vend në Parlament, por më pas ia mohon premtimin, duke ia propozuar një tjetër të dashure. Në Itali të gjithë e kuptojnë mirë se kujt i referohet libri si dhe kush është ministri e vajza shitëse. Por nuk bëhet fjalë për një rast të veçantë, por për lidhjet e ngushta mes seksit dhe politikës në sistemin politik në Itali. Berluskoni ka javë që i ka mohuar akuzat që ka fjetur me prostituta në vilat e tij. Rrëfimi i autores së librit është në një linjë me ato të shumë vajzave të tjera që kanë pohuar se janë paguar për të marrë pjesë në festat e Kryeministrit. Libri është 200-faqësh dhe titulli jo i zakonshëm bën një aludim për politikën italiane dhe marrëdhëniet që kanë njerëzit me pushtet me seksin dhe vendimmarrjen në politikë. /G.Shqip/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back