Fatura e majme që pagoi Shkëlzeni për të fejuarën

AnGeLiC

VIP
V.I.P
PicMonkey-Collage26-620x256.jpg
Nga Marsida Pllaha

Paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme në botë. Dashuria është. Për fat të mirë, unë dua paratë”. Kjo shprehje e famshme e aktorit dhe komedianit amerikan Jackie Mason mund të jetë hit për kohën ku jetojmë dhe përjashtim nuk bën as Armina Mevlani, e fejuara e Shkëlzen Berishës. Bukuroshja festoi mbrëmjen e 5 qershorit dhe duke gdhirë 6 qershori i ditëlindjes, 25 vjetorin, në një nga lokalet më të shtrenjta të kryeqytetit. Një festë e organizuar më së miri nga partneri i saj, Shkëlzen Berisha. Festa u hap me shpërthime të fuqishme fishekzjarrësh të cilat krijuan një spektakël në qiell dhe do mbahet mend gjatë në kujtesën e qytetarëve të Tiranës, pasi zhurma e krijuar frikësoi jo pak njerëz.

Pas mbarimit të spektaklit të fishekzjarrëve ishte përgatitur dhe një surprizë tjetër, por këtë herë edhe për të ftuarit. Armina dhe Shkëlzeni kishin rezervuar për secilin çift të pranishëm nga një “thes dëshirash” të cilat u lëshuan në qiell, duke e bërë mbrëmjen akoma dhe më interesante dhe mbresëlënëse. Pas kësaj miqtë u rikthyen brenda dhe ngritën gotat e shampanjës duke bërë kështu urimin e datëlindjes. Sigurisht që Shkëlzeni e kishte menduar mirë dhe shampanja ishte zgjedhur ndër më të shtrenjtat. Nën tingujt e muzikës të viteve ‘70 të cilat janë edhe vitet e saj të preferuara në fushën e modës.

Pasi dihet që Armina e ndjek prej vitesh botën e modës. Në festë ishin të ftuar rreth 80 miq të çiftit, si Rovena Dilo, Aurela Hoxha, Endri Mërtiri, Ermal Mamaqi, Amarda Toska, Rajmonda Bulku etj, të cilët kërcyen dhe u dëfryen gjatë gjithë natës. Paraja e shfrenuar për këtë datëlindje kap shifra të majme. Sipas portaleve të ndryshme thuhet se Shkëlzeni ka shpenzuar rreth 100 mijë euro për këtë festë. Ndërkohë rezulton se janë shpenzuar më shumë se 200 mijë lekë fishekzjarrë dhe kjo vetëm për t’i bërë të ditur qytetarëve se Armina ka datëlindjen edhe pse i gjithë qyteti ishte në gjumë duhet të zgjohej me patjetër për të “festuar”.

Shkëlzeni ka thyer rekord duke kaluar kështu edhe sasinë e fishekzjarrëve të vendosura nga bashkia e Tiranës për fundvit. Trëndafilat shumëngjyrësh, kanë qenë një tjetër shpenzim prej më shumë se 150 mijë lekë, vetëm e vetëm që Armina të ndihej si një princeshë dhe të fotografohej mes tyre. Bukuroshja kishte veshur një jumpsuit portokalli vlera e të cilit shkon mbi 2 mijë euro dhe flokët i kishte bërë kaçurrela, pa lënë mënjanë edhe aksesorët. Sigurisht që në festa të tilla edhe dhuratat e të ftuarve kanë qenë të shumta dhe me vlera jo të vogla, si dhe shumë buqeta me lule. Por gjatë kësaj festë nuk mungoi dhe një fjalim i shkurtër i Arminës. Ajo bëri një falënderim për prindërit e saj, që e kanë shoqëruar me ëndrra rrugëtimin e gëzimit të tyre në këto 25 vite. Më pas, mes emocionesh Armina i shprehu dashurinë e përjetshme Shkëlzenit.

“Asnjëherë nuk kam menduar që do të gjeja një person që do ta doja kaq shumë dhe që do më jepte kaq shumë lumturi”, shprehet ajo. Menjëherë pas kësaj Armina fton të fejuarin e saj për një kërcim, të parin në jetë, pasi sipas saj, ata nuk kishin kërcyer asnjëherë bashkë. Nën tingujt e një këngë romantike spanjolle çifti kërceu për disa minuta bashkë më njëri- tjetrin duke shkëmbyer edhe puthje pasionante. Një detaj tjetër ishte dhe prania e violonçelistit Iliard Shaba i cili performoi gjatë festë enkas për Arminën.

Reagimi i Qytetarëve

Edhe pse ka kaluar vetëm një muaj nga udhëtimi i Shkëlzenit me Arminën në Festivalin e Artit “Coachella” në Kaliforni, ku fatura ka qenë e “kripur” për xhepin e qytetarëve shqiptarë, por jo për atë të djalit të ishkryeministrit Berisha, ai nuk kurseu as këtë herë paratë për një festë e cila do mbahet mend gjatë për zhurmën që shkaktoi. Ajo ka festuar 25-vjetorin pranë të fejuarit Shkëlzen Berisha, miqve dhe familjarëve. Armina dhe Shkëlzeni nuk ka qenë asnjëherë çifti i pëlqyer nga komentuesit, të cilët nuk kanë kursyer sharjet dhe fyerjet në rrjetet sociale.

Edhe këtë herë komentet e qytetarëve lidhur me pompozitetin që u zhvilluar datëlindja kanë qenë të shumta ku nuk mungonte ironia dhe sarkazma. Pjesa më e madhe e tyre janë të shqetësuar lidhur me shpenzimet e tepruar dhe luksin e kësaj datëlindje.

Ja çfarë thonë disa prej komentuesve:

-Sapo pashë lekët mija dhe të miqve të mi të shpërthejnë në qiell,

-Ngjarje e rëndësishme, do ishte më mirë sikur ti kishin çuar këto lek për bamirësi dhe jo për qejfet e Arminës.

-Një shkëndijë fishekzjarri i përket djersës time.
Shekulli
 
Titulli: Fatura e majme që pagoi Shkëlzeni për të fejuarën

Keto shqiptaret qe bejne keshtu jane si puna e fshatit qe krihet e digjet.

Feston tj e thote ti dergoje per bamiresi, po sia do bytha mooo
Don ti shpenzoje per ate , rob me te meta si puna e legjendes
 
Titulli: Fatura e majme që pagoi Shkëlzeni për të fejuarën

Who cares plz!
 
Titulli: Fatura e majme që pagoi Shkëlzeni për të fejuarën

Edhe une po ta kisha te fejuarin te kripur me para, kshu me lule e me fishekzjarre do doja t'me mbante, ca te keqe ka ktu.
 
Titulli: Fatura e majme që pagoi Shkëlzeni për të fejuarën

Po ckane me leket e tjerve?
Athua ai e ka gru,dashnore e bashkshorte :P ahahahaha
Leket i kane tyret.te bejne ctu doj zemra.

PS;Pervec zhurmes akustike qe kane shkaktuar ne qytet me fishekzjarret,kjo ishte dasht te gjobitet si veprim.
Pasi cenon qetesin publike.
 
Titulli: Fatura e majme që pagoi Shkëlzeni për të fejuarën

PS;Pervec zhurmes akustike qe kane shkaktuar ne qytet me fishekzjarret,kjo ishte dasht te gjobitet si veprim.
Pasi cenon qetesin publike.

Merret leje ne bashki nqfse do te organizosh nje shfaqje fishekzjarresh dhe besoj se do e kene bere kte gje, ndryshe s'ka sens.
 
Titulli: Fatura e majme që pagoi Shkëlzeni për të fejuarën

Nese ka qene mbremje deri ne oren 10 maksimumi lejohet me pas eshte orari i qetesise pubilke dhe per kete rast normalisht merret leje nga bashkia .. po Shkelzeni eshte ai e ka me leje cfare do qe te bej :P
 
Titulli: Fatura e majme që pagoi Shkëlzeni për të fejuarën

Sa e llastuar kjo Armina ...gjithsesi ndihem xheloze...cdo kush do ta deshironte nje fest te tille per ditelindje ...por ndihem me shume xheloze se ajo feston 25 vjetorin....e une mbi 30 vjetorin e siper :P
Ps.kisha menduar se ishte me e madhe ne mosh

Sa per fishekzjaret e zhurmen vetem ne qe sna takon te ankohemi,kur gjithe muajt e beharit vetem nga zhurma e dasmave deri ne oret e vona apo dhe fishekzjareet qe skane munguar asnjehere
 
Titulli: Fatura e majme që pagoi Shkëlzeni për të fejuarën

Po ckane me leket e tjerve?
Athua ai e ka gru,dashnore e bashkshorte :P ahahahaha
Leket i kane tyret.te bejne ctu doj zemra.

PS;Pervec zhurmes akustike qe kane shkaktuar ne qytet me fishekzjarret,kjo ishte dasht te gjobitet si veprim.
Pasi cenon qetesin publike.

Leket e te gjithe politikaneve ne Shqiperi dhe jo vetem Shqiperi , jan fituar nga gjaku i popullit ,
prandaj do thoja qe kan te drejte.
 
Titulli: Fatura e majme që pagoi Shkëlzeni për të fejuarën

Po kjo gje dihet o Hartini pervec te tjerash kete thote e tema per ata qe se dine....sigurisht qe edhe une do doja i dashuri apo i fejuari te me organizonte festa te tilla ter luks por kur flasim per politikanet ndryshon puna pervec se jane para te nxjerra ne kurriz te popullit duhet te mbajne e nje ton (profil) te ulet pergjithesisht pa te tilla provokime kur njerezit ne ate vend vuajne per kafshaten e bukes..Apo logjikoj prap gabim une!!

Kjo ishte dhe domethenia e ''moralizmit'' me nje fjale...por sic tha Soul, WHO CARES!!! :smoke:
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Fatura e majme që pagoi Shkëlzeni për të fejuarën

Ceshtja nuk diskutohet pse i beri feste Zeni ,Armines...aman se te jeni te sigurt qe askujt si intereson kjo, pervec atyre qe jane copa mishi me dy sy.
Ajo cka i intereson gjithkujt eshte nje fakt.....kur ky djali nuk figuron askund i punesuar apo as me ndonje biznes te tijin.....nga e kane burimin leket e tij?
Nuk po flasim per laro e balo, por per djalin e ish -Kryeminstritit te vendit......
Per aq kohe sa ky individ (pothuajse 4 vjet) , figuron ne nje status te tille, si ka mundesi ne kete kohe krize te shpenzoj nje vlere qofte edhe minimaliste.

Tani edhe me rroge te qe ky, zor se realizohet kjo lloj feste....kjo eshte dilema...kjo eshte pyetja qe ngrihet?
se who cares per zen e armin per aq kohe sa jane ok me ligjin.......
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top