Fatbardhi mbijeton pasi që shkelet nga treni

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Kësaj i thonë nafakë, një burrë nga Alabama Veriore e SHBA-ve ka mbetur gjallë pasi që është shkelur nga treni të enjten pasdite.

Zyrtarët e shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtimit në Huntsville të Alabamas kanë thënë se një vozitës i trenit ka vërejtur 61-vjeçarin Arnold Romine të shtrirë në udhëkryqin e binarëve me rrugën kryesore të trafikut. Dëshmitarët kanë thënë se vozitësi i ka rënë burisë dhe ka tentuar të ndalojë trenin.

Zjarrfikësit kanë thënë se deri në kohën kur treni me qymyr është ndalur, tetë vagonë veçmë kishin kaluar mbi trupin e Rominet.

اuditërisht, ai kishte pësuar vetëm disa lëndime të vogla. Më vonë ai është trajtuar dhe liruar nga spitali i qytetit Huntsville.

ثshtë e paqartë pse Romine ishte duke qëndruar i shtrirë në binarë./telegrafi/
 
shum e cuditshme. thua me te vertet te jet reale????
e papare, per tu shkruar ne librin gidens ky.
me ka habit fare.....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top