Fasoneritë e call-centerat skllavërojne Ballkanin

Guest2

Antarë i Respektuar
41276877_303.jpg


Firmat e modës i prodhojnë lirë produktet e tyre të shtrenjta në Evropën Lindore e Ballkan. Ligjet shkelen, rrobaqepëset marrin një rrogë që nuk mjafton për të jetuar, e qeveritë e rajonit i mbështesin praktika të tilla.
Skllevërit modernë në Ballkan
Ato janë dëshmi tronditëse nga një botë e fshehtë. „I thashë drejtorit tim, që nuk marr dot frymë me këtë makinë qepëse. Brenda në fabrikë janë 30 gradë, dhe kur punojmë në makinë temperatura rritet”, rrëfen një punëtore tekstili në Serbi. Pas kësaj drejtori i makinës e merr tubin e ajrit ia drejton në fytyrë rrobaqepëses e koleges së saj dhe thotë: „Ky është problemi juaj, e nëse ju nuk arrini dot ta përballoni, ka shumë njerëz që presin të zënë vendin tuaj. Dera është atje.” Një tjetër rrëfen se „menaxhmenti i firmës kërkoi të mblidhnim para për një matës tensioni, sepse na ‚trajtojnë‘ vetë dhe nuk duan të thërrasim një mjek po qe se na bie të fikët”.


Të dyja punëtorët duan të mbesin anonime, si shumë të tjera që patën guximin e raportuan për Studimin Evropian për Tekstile të Pastra. (CCC) mbi kushtet e punës në industrinë serbe të tekstilit. Vërtet shihet si fat të gjesh një vend pune në ekonominë e tregut, në një vend ku papunësia zyrtarisht kap 16%, tek të rinjtë madje 30%.

Të trajtuar si skllevër

Në një kohë që punëtorët e industrisë së tekstilit, që i përket kryesisht investitorëve të huaj e ku punohet për tregun europiano-perëndimor, duhet të durojnë kushte prodhimi nën dinjitetin njerëzor dhe arrogancën e drejtuesve të tyre. Në këtë industri sundon një atmosferë frike, rregullisht ka kërcënime për humbjen e vendit të punës. Shpesh nuk ofrohen të plota ditët e pushimeve dhe në tualet ose nuk lejohet të shkosh ose me kufizim. „Punëtoret raportojnë, se trajtohen si makineri apo skllevër, jo si njerëz. Atyre u bërtitet, edhe ngacmimi seksual është në rend të ditës”, thotë Bettina Musiolek, koordinatore e CCC për Eur opën Lindore dhe Juglindore në bisedë me Deutsche Wellen.

Të gjitha këto për një punë me orë shtesë të papaguara dhe një rrogë nën kufirin e varfërisë. Në Serbi zyrtarisht ekzistenca minimale kap shifrën e 278 eurove, dhe një familje me katër anëtarë ka nevojë të paktën për 652 euro që të mbijetojë. Ndërkohë punëtorët e industrisë së tekstilit fitojnë vetëm 202 euro në muaj, në industrinë e këpucëve 227 euro. Rreth 100.000 vetë janë të punësuar në Serbi në këtë sektor.

Parajsë e rrogave të ulta në mes të Europës


Por Serbia nuk përbën përjashtim. „Për markat globale të modës, vendet e Evropës Lindore dhe të Ballkanit janë parajsë e rrogave të ulta”, theksojnë autorët e studimit. Mes tyre gjenden firma si Benetton, ESPRIT, GEOX apo Vero Moda, por edhe marka botërore si Armani, Calzedonia, Dolce & Gabbana e H&M. Madje edhe markat e luksit Louis Vuitton, Prada dhe Versace prodhojnë lirë aty produktet e shtrenjta.

Këto vende ofrojnë punëtorë të kualifikuar e me çmim të lirë. Rrogat mujore të punëtoreve mezi i arrijnë pagat minimale shtetërore, që variojnë nga 89 euro në Ukrainë në 374 euro në Sllovaki. Një rrogë që mjafton për të jetuar duhet të ishte katër deri në pesë herë më e lartë.

Manipulim i konsumatorit


Ndërkohë këto marka vendosin etiketën „Made in Europe” ose „Made in EU” duke i ofruar kështu konsumatorit idenë se markat prodhohen në kushte të ndershme. „Në realitet të 1,7 milionë punëtoret e tekstilit në rajon jetojnë në varfëri”, thuhet në studimin e CCC-së. „Nganjëherë as nuk kemi për të ngrënë”, thotë një punëtore ukrainase. Këto kushte janë të mundura vetëm në një ambient shoqëror tejet miqësor ndaj punëdhënësve.

„Këtu bëhet fjalë kryesisht për një zonë pa sindikata, askush nuk i mbron interesat e punëtorëve”, thotë Musiolek.”

Në një kohë që qeveritë japin subvencione direkte ose jo direkte për firmat e huaja. Kështu në Serbi, firma të tilla marrin subvencione të majme si dhe truall nën vlerën e tregut, nganjëherë edhe pa para, e këtyre favoreve i shtohen edhe lehtësimet tatimore apo një infrastrukturë falas.

Marrëdhënie si në kapitalizimin e hershëm

Ka një konkurrencë ekonomike të drejtuar për poshtë, thotë Stefan Aleksiq, një nga autorët e studimit në bisedë me Deutsche Wellen. „Rreth Serbisë ka vende edhe më të varfra, e të gjithë luftojnë për të njëjtat investime. Kështu krijohet konkurrenca. Kush i ofron kapitalit të huaj kushte më të mira për një prodhim të lirë.” Rezultati katastrofik.”Shtetit financon prapambetjen ekonomike”, thotë Aleksiq.

Megjithatë fushata për veshje të pastra nuk bën thirrje për bojkotim. „Punëtoret na thonë gjithmonë „Ne kemi nevojë për këto punë. Por ato duhet të paguhen si duhet dhe të përmirësohen kushtet e punës”, thotë Bettina Musiolek. Rruga deri aty është ende e gjatë.

„Fillimisht duhen forcuar sindikatat. Nuk mund ta besosh se marrëdhëniet e punës aty janë si në kapitalizmin e hershëm dhe se sa të dobët janë aktorët e tregut të punës”, thekson Musiolek.

Insajderi.com
 
Tani me duket se tere e keqja qendron ne kete pike se grupet e interesit jane futur politikes dhe krijojne infrastrukturen ligjore vetes per te shkelur mbi te tjeret.

Ketu te ne psh. paga minimale shtetrore eshte 150 € dhe kjo i jep mundesi biznesit qe te shfrytezoje punetorin deri ne skllaveri. Ta imagjinosh jeten me kaq pak duket e pamundur por megjithate dikush kerkon te punoje edhe per aq.

Tmerri i tmerrit eshte kur punetorin e shef se ndan dicka nga pjesa e tij per sindikaten e kryesindikalistet cdo nate ne darka me politikanet. Kjo e bene gjendjen edhe me te pa shprese.
 
Fasonerite eshte problem , shteti duhet te gjobis kete kategori biznesesh ne menyre te tille, qe te ndergjegjesohen dhe ti japin hakun gjithkujt....
 
Njerezit e thjeshte jane ne hall nuk ankohen edhe me kaq pak ... ( pastaj k'to njerez pranojne qe te punojne jashte rregullave te shtetit , se perndryshe as k'to kompani nuk do ta kishin k'te mundesi qe ti shfrytezonin njerezit ne k'te gjendje ) .

Kshuqe mbetet konsumatori ai qe mund te ndryshoje dicka ne raste te tilla.... aty ku ka skandale te hapura. Te refuzoje blerjen e tyre.
 
Sipas kokes qe kane njerezit, do t'u vihet edhe kapelja...
Do te behet edhe më keq se kaq...
Jo vetëm ballkani, po e gjithe evropa do te perfundoje keshtu. Drejt kesaj rruge jane te gjithe...
 
Njerezit e thjeshte jane ne hall nuk ankohen edhe me kaq pak ... ( pastaj k'to njerez pranojne qe te punojne jashte rregullave te shtetit , se perndryshe as k'to kompani nuk do ta kishin k'te mundesi qe ti shfrytezonin njerezit ne k'te gjendje ) .

Kshuqe mbetet konsumatori ai qe mund te ndryshoje dicka ne raste te tilla.... aty ku ka skandale te hapura. Te refuzoje blerjen e tyre.

Fasonerite nuk bejne produkte per import por eksport. Jane kompmani te huaja te alokuara ne Shqiperi dhe pagesat pervec se i kane minimaliste , praktikojne edhe pjesen e dhenies nje pjese te tatueshme e tjetren nen dore.

Shteti mund ti ver kontrolle dhe ti gjobise....duhet te kete politika me te ashpra ne kete drejtim.
Po ashtu edhe sindikata qe i ka humbur vula duhet te zgjohet!
 
Fasonerite nuk bejne produkte per import por eksport. Jane kompmani te huaja te alokuara ne Shqiperi dhe pagesat pervec se i kane minimaliste , praktikojne edhe pjesen e dhenies nje pjese te tatueshme e tjetren nen dore.

Shteti mund ti ver kontrolle dhe ti gjobise....duhet te kete politika me te ashpra ne kete drejtim.
Po ashtu edhe sindikata qe i ka humbur vula duhet te zgjohet!

Munde te shtoje:

Zakonishte jane binzene te dyfishta ku njeri nga ta eshte njeri me ndikim / politikan i yni. Fitimi varesisht nga Marreveshja por te humbur gjithsesi qytetaria.
 
Munde te shtoje:

Zakonishte jane binzene te dyfishta ku njeri nga ta eshte njeri me ndikim / politikan i yni. Fitimi varesisht nga Marreveshja por te humbur gjithsesi qytetaria.

Fasonerite se besoj....nuk jane biznese afatgjata e as fitime kolosale (mbase call center edhe).
Bizneset qe thua ti ,nuk jane kjo kategori se "biznesmenet" tane te fuqishem si ndyejne duart me keto....as per pastrim parash jo.
 
Nuk ka rendesi importi apo eksporti ne k'te mes ( Une thashe qe kur k'to skandale te dalin te hapura , zakonisht kur dalin te hapura, investigohen e jepen edhe emrat e dyqaneve se ku shiten/konsumohen k'to produkte/tekstile , pavaresisht etiketave fallso ) ... si fillim ka te beje fakti qe k'to njerez pranojne vete e jashte ligjit, qe te punojne ne k'to kushte/paga te mjeruara .

Kur njerezit pranojne vete ... eshte veshtire qe ti kapi shteti, sepse fundja fundit ajo kompani me letra e taksa, mund te jete ne rregull.
 
Se lexova artikullin,por nga nje e njohur e imja qe jeton ne Fieri me tha; qe ketu te punosh ne nje fabrike kepucesh ne kushte skandaloze,merr 5 mije leke te vjetra ne dite.
Dhe firma me mikrobuz shkone i bashkon puntoret dhe i kthen pasdite ne shpi.
Eshte katastrof.

Fakt eshte qe ora e punes po bie ne te gjithe Evropen,edhe ketu ku jetoj une ,ka rene pagesa ne keto lloj biznesesh jashte mase shume,po abuzohet ne forme skandaloze.
Dhe kete e flas si eksperienc pasi pak shume merrem me fushen e rrobave.
Aty ku ora ishte te pakten 4-5 euro ,jo me larg se dje me tha njera qe pononte tere diten,gazotiki(pra qepje ne makine,kur shkojne rrobat e prera gati vetem per qepje.dhe ora i paguhej vetem 2euro dhe 50 cent)

Gjithashtu biotekniat ketu,duke qene qe ne bullgari dhe shqiperi, perseri ora eshte me lire,sidomos ne Korc ka mjafte tranferime qe behen sepse pagesa eshte minimalisht e pallogaritshme,dhe forologjite,taksat ne shipqeri jane me te lira akoma se ketu.

Shteti duhet te veproje ne keto drejtime,por mbi te gjitha duhet te funksionojne SINDIKATAT.
 
Persa kohe shteti dhe inspektoriatet perkatese joshen nga leku skllaveria moderne do jete kembkryq ne kete vend. Kam qene vete deshmitar ne nje fasoneri ku sic me thoshin pronari dhe drejtoret aty grate mbanin veshur bebelino qe mos shkeputeshin ne asnje moment nga puna.

Ja te shohim kete te gjatin cfare standartesh te reja do fuse ne te ardhmen vec kanabizimit dhe vjedhjeve galopante.
 
Persa kohe shteti dhe inspektoriatet perkatese joshen nga leku skllaveria moderne do jete kembkryq ne kete vend. Kam qene vete deshmitar ne nje fasoneri ku sic me thoshin pronari dhe drejtoret aty grate mbanin veshur bebelino qe mos shkeputeshin ne asnje moment nga puna.

Ja te shohim kete te gjatin cfare standartesh te reja do fuse ne te ardhmen vec kanabizimit dhe vjedhjeve galopante.

Vertet e thua? Dhe kjo gje ka ndodhur ne shqiperi?
 
Kapitalizmi... kshu ka qene gjithmone rich 4 rich and poor 4poor, por sot nuk eshte e nevojshme qe njerezit ta vene veten ne pozita kushte te tilla... mjafton qe te refuzojne pune te tilla, per te ju shkrire egzistencen.

Edhe nje here prb nuk qendron tek shteti ne k'te rast... sepse shteti i percakton qarte kushtet e punes ne baze te ligjit, por k'to njerez punojne jashte ligjit.... pa letra pa asgje dmth nuk raportojne asgje ne shtet , ne k'te rast.
 
Tani perseri ketu.

Duke ke patur parasysh se markat me renome boterore i kushtojne kujdes rejtingut te tyre nuk dua ta besoje qe ato jane
pas ketyre pislliqeve. Pra nje info e vogel se ato qendrojne pas ketij skllaverimi modern do ndikonte shume negativisht ne marken e tyre.
Perseri dua te besoje se pas tyre qendron parapolitika yne dhe skam asnje dyshim se ata jane ne gjendje te fusin krahet në cdo pisllik per te vjelur sa dopak kete biznes qe meq po lulezon nuk se eshte edhe pa fitime.
 
Perderisa ishe deshmitar i nje rrefimi te tille,perse se denoncove te pakten mediatikisht?!:(
lol keto jane fakte qe kushdo i di o Nevi... ;)
 
lol keto jane fakte qe kushdo i di o Nevi... ;)

Shiko nuk besoj qe ky fakt eshte i njohur per publikun shqiptar.
E di cdo te thote te vesh pampers per mos tu shkeputur nga puna per nevoja personale?!
Eshte jo diskriminim eshte kanibalizem i gjalle.
Por thuaj ti ata Faqa pambuket qe kemi ne neper sindikata e qeveri u pelqen rryfsheti qofte ky dhe mbi vjelljen gjak te keti populli.
 
Shiko nuk besoj qe ky fakt eshte i njohur per publikun shqiptar.
E di cdo te thote te vesh pampers per mos tu shkeputur nga puna per nevoja personale?!
Eshte jo diskriminim eshte kanibalizem i gjalle.
Por thuaj ti ata Faqa pambuket qe kemi ne neper sindikata e qeveri u pelqen rryfsheti qofte ky dhe mbi vjelljen gjak te keti populli.

E tere e dine dhe e pranojne faktin... gjen denoncime edhe ne ? tv po kerkove, por nuk e vret njeri mendjen.
 
Jo kete me pampers se dija....me duket absurde edhe ta mendoj.
Nese eshte metafore ok , e pranoj.....kjo per te treguar se as ne banjo nuk shkojne, por te bejne kaken ne pampers...he tani!
Do vdisnin te gjithe lol
 
Une thashe nje fakt, ndac besojeni e ndac jo.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top