Fara e zezë dhe dobitë e saj

redi-

Anëtar i Respektuar
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) thotë: I Dërguari i Allahut, Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Përdoreni rregullisht këtë farë të zezë, (Habbetus Seuda) sepse ajo përmban në vete ilaç për çdo sëmundje, përveç vdekjes”.(Transmeton imam Ahmedi, Tirmidhiu, En Nesaiu, Ibni Maxhe, Imam Albani thotë hadithi është i vërtetë). Gjithashtu, Ebu Hurejra transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë për farën e zezë: “Në Farën e Zezë ka shërim për çdo sëmundje, përveç vdekjes.” (Transmeton Buhariu në kapitullin e mjekësisë, Muslimi në kapitullin e selamit.) Fara e Zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që gjendet te Fara e Zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. Fara përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albuminë, ndërsa pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se njëqind substanca te ndryshme. Për t’u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe aminoacidet. Veçoritë e vajrave acidikë të pangopur: - Ndihmojnë metabolizmin e trupit. - Shërbejnë për rritjen, zhvillimin dhe përtëritjen e qelizave. - Ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shëndetshëm. - Pengojnë shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike. - Pengojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç’duhet. - Kthejnë në nivele mormale kolesterolin në gjak. -Pengojnë bllokimin e damarëve, duke rregulluar strukturën e tyre, por njëkohësisht ndikojnë në shpejtësinë e qarkullimit të gjakut. - Ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve e të infarktit në zemër - Ndihmojnë në përmirësimin e shpejtë të plagëve. - Trupi i njeriut nuk i prodhon këto vajra, kështu që është i detyruar t’i marrë nga jashtë, 1gram nga vaji i Farës së Zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore. Vajrat me eter si Nigellon dhe alfa-Pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht, ato ulin sheqerin në gjak. Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajnë rol në prodhimin e enzimave dhe forcojnë sistemin mbrojtës. Acidi Folik redukton rrezikun e tensionit dhe të sëmundjeve të zemrës, por gjithashtu është i nevojshëm edhe për përtëritjen e qelizave. Antioksidantët si vitaminat A, E, C dhe Beta-Karetin forcojnë sistemin mbrojtës të trupit. Përveç efektit që jep në sistemin imunitar, në metabolizmin dhe në zhvillimin e hormoneve, Fara e Zezë pastron njëkohësisht trupin nga substancat e dëmshme të quajtura Toxin, përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve e të lëkurës. Ul tensionin e temperaturën dhe kryen funksionin e antibiotikëve. ثshtë mjaft efektiv ndaj sëmundjeve alergjike si Astma dhe alergjia ndaj polenit. Për efektin që ka në sistemin imunitar, përdorimi i saj është i këshillueshëm edhe në sëmundje si AIDS, kanceri etj. Me gjithë këto të mira që përmban, është e vështirë që Fara e Zezë të qëndrojë jashtë vëmendjes së botës perëndimore. Vitet e fundit, në Europë dhe në SHBA vërehet të ketë kërkesë për këtë farë, ndërsa në farmacitë gjermane Fara e Zezë është e pranishme tashmë në formën e saj origjinale si farë, vaj ose tabletë.
 
Titulli: Fara e zezë dhe dobitë e saj

Une do e blej tani edhe vajin e kokrres se zeze, vertet mjekon shume semundje !
 
Pe: Fara e zezë dhe dobitë e saj

Sh faleminderit per infon
 
Titulli: Fara e zezë dhe dobitë e saj

Nuk po e kuptoj, kjo fara e zeze eshte fara e ''lulediellit'' ?Ajo qe shitet ne rruge?
 
Titulli: Fara e zezë dhe dobitë e saj

Me duhet t'bleje ngase ka kohe qe s'kam perdorur.
 
Pe: Fara e zezë dhe dobitë e saj

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Fara e zezë dhe dobitë e saj

Po u sjell disa informacione se si te veprohet per semundje te ndryshme: (permban me te vertet fuqi kuruese shume te mira)

DHIMBJA E KOKES
Ferko apo ben masazh me vajin e Fares se Zeze pjesen e ballit dhe zonat afer veshit. Gjithashtu pi nje luge caji (5ml) vaj Fare Zeze para mengjesit per tre dite me radh.

MIGRENA
Lyhet pjesa në të cilën ndihet dhimbje dy herë në ditë, dhe më pas pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë (mjalti është mirë të jetë i kokrrës së zezë, apo çdo lloj mjalti tjetër). Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo dite derisa të ndiheni mirë.

DHIMBJA E SHPINES & DHIMBJE TE TJERA REUMATIKE
Ngroheni mesatarisht Vajin e Fares se Zeze dhe vendoseni intensivisht mbi zonen e dhimbjes. Gjithashu pi tre here ne dite nje lug kafeje (5ml) Vaj te Fares se zez. Sherimi do te arrihet brenda pak javeve.

DHIMBJE MUSKULARE
Beni masazh me vajin e fares se zez.

KOLLA & ASMA
Ferkojeni kraharorin dhe shpinen me vajin e Fares se Zeze, dhe pini nje luge kafeje (5 ml) ne mengjes, mesdite dhe naten.
Gjithashtu hidhni dy lugë të vogla vaj te fares zez në ujë të vluar dhe thithni avullin e tij.

DIAREA
Perziej nje luge kafeje (5 ml) vaji te Fares se Zeze me nje gote kos, pijeni perzierjen 2 here ne dite per 3 dite rradhaz.

GRIPI & BLLOKIMI I HUNDEVE
Kater pika vaj te farave te zeza ne secilen vrim te hundes.

HIPERTENSIONI (Temperatura e lart)
Nje lug kafeje te fares se zez e perzien me nje got leng limoni dhe pihet dy her ne dite derisa simptomat te zhduken.

SEMUNDJET E SYVE DHE MOSSHIKIMI MIR
Gjysmë ore para se të shkoni për të fjetur lyeni kapakët dhe lëkurën e syve me vaj të farës së zezë. Eshtë e preferueshme që njëkohësisht dhe me lyerje të pini dhe përzierjen e cila përbëhet nga një lugë kafeje me vaj të farës së zezë në një gotë me lëng karote. Rezultatet do të duken që në muajin e parë.

NERVOZIMI & STRESI
Hedhja e disa pikave të këtij vaji në një filxhan me kafe qetëson sistemin nervor.

KEPUTJE & DEMBELIZEM
Një lugë të vogël (5 deri me 10ml) vaj të fares së zezë e shoqëruar me lëng portokalli, pihet për çdo ditë për 10 ditë rrjesht pas buke ne mëngjes dhe më pas do të shihni ndryshim në vete menjëherë.

AKTIVIZIM I MEMORJES DHE AFTESIS PER TE KUPTUAR
Një lugë të vogël vaj të fares së zezë e shoqëruar me 100 ml nenexhik të zier (uj ku ke zier nenexhik, pihet për çdo ditë pas buke në mëngjes për 15 ditë rrjesht.

SEMUNDJET E ZEMRES
Pini Vaj te paster Fare te Zeze te shoqeruar me nje leng te nxehte caji. Kjo ndihmon ne shkrirjen e dhjamrave, hapjen e venave dhe arterieve.

IMPOTENCA (DOBSIA ****UALE)
200 gr fara të zeza të bluara (kujdes jo vaj por fare e bluar) përzihen me 50 gr vaj ulliri, plus 100 gr çimçakiz arab mashkull i bluar, plus 50 gr vaj xherxhiri, plus 50 gr vaj të farës së zezë, plus 20 gr mjaltë të farës së zezë, me pas përzihen të gjitha. Përdoren tre herë në ditë {në mengjes drekë dhe darkë}, pas buke nga nje lug e madhe.

PAGJUMSI
Nje luge kafeje vaj te farave te zeza e perzin me mjalt dhe e shtin ne pije te nxeht prsh. caj dhe e pin.

PER FYTYR DHE LEKUR TE SHENDETSHME
Perziej barazisht (ne mase) si vajin e Fares se Zeze dhe vajin e ullirit.
Ferkojeni me perzierjen fytyren dhe lereni keshtu per rreth 1 ore, me pas lajeni me sapun e uje.

PROBLEMET E STOMAKUT
Pini nje got qumesht te perzier me vaj te fares se zez (5ml pra nje lug kafeje) 3 her ne dit per 5 dite me radhe.

TE VJELLAT E SHPESHTA
Një lugë e vogël vaj të farës së zezë dhe një lugë e vogël karafil i bluar, hidhet në lëng nenexhiku të zier dhe pihet nga kjo përzierje tre herë në ditë në mëngjes, drekë dhe darkë pas buke. Doza këshillohet sa hërë që kemi të vjella të shpeshta.

DIABETI
Perziej nje gote me gjethet e lules WaterCress, nje gote fara te Zeza,gjysem gote me lekura shege, dhe gjysem gote gjethe Fumaria. Bluajini ne grirese deri sa te behen si puder. Pini gjysem luge caji te kesaj perzierje me nje luge caji (5 ml) vaji te Fares se Zeze para se te hani mengjesin per rreth 1 muaj apo sa her qe te keni shqetesime ne rritjen e sheqerit ne gjak.

RENIA E FLOKEVE APO PER MOSTHINJURIT PARA KOHE
Ferko rrenjet e flokeve me leng limoni dhe lereni per 15 min. Lajeni me shampo (apo me se miri me sapun te fares se zez) dhe uj teresisht. Me pas aplikoni vajin e Fares se zez ne rrenjet e flokeve. Perseritnje ket per disa jav.

GURE NE VESHK, NE TEMTH DHE NE KANALIN E URINES
1/4 kg fara Habe Seude (far e zez)
1/4 kg mjalt Habe Seude (mjalt i paster nga fara e zez)
Bluhen mirë farat e zeza dhe përzihen me mjaltin e kokrrës së zezë [Habe Seude] dhe dy lugë nga kjo përzierje i hedhim në një gotë të mbushur përgjysëm më ujë të ngrohtë shoqëruar me një lugë të vogël vaj të fares së zezë. Pihet për çdo ditë ne mengjes për një muaj rrjesht.

HEMOROIDE
Përzihet vaji i farës se zezë me vaj ulliri në të njëjtën masë dhe çdo ditë, pihen nga tre lugë të mëdha {në mëngjes, drekë dhe darkë} përgjatë një periudhë 10 ditore. Me këtë përzierje shpërlahet fyti para gjumit një hërë në tre ditë radhasi, dhe konsumohet per çdo ditë 3 kokrra fiq për gjatë një jave.

MENINGJITI
Thith avujt e vajit te fares se zez dhe pi 2 lug kafeje (10ml) vaj te fares se zez me leng limoni cdo mengjes dhe dark.

ZBARDHJA E LEKURES (VENDE VENDE NE FORM PULLASH)
Fërkohet vëndi i sëmurë më uthull molle {lëng molle i fermentuar} e më pas me vaj të fares së zezë për çdo ditë për 15 ditë me radhë.

KUNDER PARALIZEZ FACIALE DHE TETANOZIT
Thithja e avullit të vajit të vluar të farës së zezë, ndihmon kundër paralizës faciale dhe tetanozin dhe eliminon shkaktarët e saj.

ULCERI PEPTIK (ulçeri i stomakut)
Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë (mjalti është mirë të jetë i kokrrës së zezë, apo çdo lloj mjalti tjetër). Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë përgjatë një periudhe tre mujore. Largoju përdorimit të frutave të tharta si: (limoni, portokalli i thartë etj). Këshillohet masazh i lehtë nga jashtë me vajin e farës së zezë si dhe konsumimi i shegës bashkë më cipën e saj të brëndëshme.


PER TU MBORJTUR NGA CDO LLOJ SMUNDJE ESHTE MIRE DHE PREFEROHET QE VAJI I FARES SE ZEZ TE PERDORET CDO DIT EDHE ATE 15 MIN PARA MENGJESIT DHE DARKES. MERRET NJE LUG E VOGEL VAJ TE FARES SE ZEZ DHE HIDHET NE GOT TE MBUSHUR PERGJYSME ME UJ DHE ME PAS HIDHET NJE LUG E MADHE MJALT. MBASI PERZIHET KESHTU PIHET CDO DIT NE MENGJES DHE DARK 15 MIN PARA BUKE.

KUJDES
Femijet nen moshen 12 vjec te perdorin gjysmen e dozes se te rriturve. Nuk keshillohet per femijet nen 5 vjec.
Nuk këshillohet të përdoret nga gratë shtatzëna. Gjatë shtatëzanisë vaji përdoret vetem per perdorim te jashtem pra për ruajtje nga plasaritjet e lëkurës se gjoksit, të barkut dhe të kofshëve duke u lyer me të...
 
Back
Top