Familja rome nga Kosova mban dy të mitura si skllave

Arfenilla

Themelues i Forumit
Të hënën ka filluar ne Gjykatën e Landit në Konstancë të Gjermanisë një proces gjyqësor kundër një familjeje rome nga Kosova, të ngarkuar për skllavërim, rrahje dhe përdhunim të dy vajzave të mitura po ashtu nga Kosova.

Dy prindërit dhe tre djemtë e tyre do të përgjigjen për akuzën se i kanë sjellë në Gjermani dy të miturat dhe i kanë mbajtur ato me dhunë në banesën e tyre në qytetin Singen, landi Baden Württemberg, ka bërë të ditur për mediet gjermane prokurori i lëndës.

Sipas akuzës dy vajzat janë mbajtur të ngujuara, janë detyruar të punojnë, janë rrahur dhe po ashtu edhe janë përdhunuar ****ualisht. Aktakuza radhit një varg të veprave penale në ngarkim të familjes pesanetarëshe, si tregti me qenie njerëzore, shantazhim, privim nga liria, shtrëngim dhe përdhunim.

timthumb.php


Qëllimi fillestar ka qenë që dy vajzat të martohen me dy djemtë e familjes. Atyre, sipas aktakuzës, u janë marrë pasaportat dhe më tutje kanë provuar që përmes kërcënimeve dhe dhunës t'i disiplinojnë ato. Kur njëra nga vajzat ka kundërshtuar për trajtimin që u bëhej, njëri nga djemtë e familjes e ka therur atë me kaçavidë në krah.

Siç bën të ditur portali swr., dy vajzat kanë mundur të telefonojnë me familjarët e tyre në Kosovë vetëm nën mbikëqyrjen e të akuzuarve.

Në hapje e procesit, të pesë të akuzuarit kanë shfrytëzuar të drejtën e heshtjes para trupit gjyqësor. Ata nuk kanë dashur të japin të dhëna as për personat dhe as për ngjarjet, është bërë e ditur përmes avokatëve.

Procesi parashihet të zgjasë 21 ditë./alb.ch/
 
Titulli: Familja rome nga Kosova mban dy të mitura si skllave

u bon edhe magjupt me skllaveru dikond mozomakeq zoti po me duket e ka marre pushim keto dite
 
Titulli: Familja rome nga Kosova mban dy të mitura si skllave

Ky artikulli s'ka informacion te mjaftueshem, me ngjan sikur k'to jane martuar sipas tradites Kosovare/Shqiptare.......por qe per arsye te tjera perfitimi eshte kthyer ne anen tjeter, ec e merre vesh,
 
Titulli: Familja rome nga Kosova mban dy të mitura si skllave

Keshtu eshte kur e jep vajzen sikur te jete lope per shitje ne pazar. U kalbshin ne burg.
 
Titulli: Familja rome nga Kosova mban dy të mitura si skllave

Ky artikulli s'ka informacion te mjaftueshem, me ngjan sikur k'to jane martuar sipas tradites Kosovare/Shqiptare.......por qe per arsye te tjera perfitimi eshte kthyer ne anen tjeter, ec e merre vesh,
Pse ne shqiper si na jan martu moj se po ben nje krahasim till ti rom - shqiptar te kosoves? a nuk eshte turp sipas teje ? kur jan martu me miratimin e familjes kan shku gjerat me mir , e sot hyn Skenderi del Imeri, nuk merr veshe kush me cilin do krijoi familje.
 
Titulli: Familja rome nga Kosova mban dy të mitura si skllave

u bon edhe magjupt me skllaveru dikond mozomakeq zoti po me duket e ka marre pushim keto dite

Knej nga un thone Zoti vepron ne menyra misterioze (Dio opera in modi misteriosi)

Do doja shum te dija se kush jan kto menyrat...
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top